Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

By: V K
20 December 2025 at 13:49

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që ka vdekur.

Ai ka deklaruar se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht tek e tashmja.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, – u shpreh Kallaku. Që nga ndarja me Xhensilën, Besi dha intervistën e tij të parë për Grida Dumën.

Por veç atyre që aktori tha i prekur, fansat në rrjet dukeshin të shqetësuar për gjendjen e tij. Të shumta kanë qenë komentet në rrjetë që janë shprehur se Besi gjendet në një moment të vështirë si emocional, ashtu edhe fizik.

Shiko si i dridhen duart”, “Ti more djalë ke nevojë për ndihmë”, ishin vetëm disa nga komentet më të shpeshta që gjendeshin, poshtë videove të këngëtarit. Besi foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.

“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse iu kam dhënë dorën, iu kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi dhe sa ‘miq’ armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?”, – tha ai në podkastin e Grida Dumës.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen. Në një postim të shkurtër të ndarë në ‘story’ në “Instagram”, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër, nuk kanë nevojë për shpjegime.

“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin”, – shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Ky reagim vjen në një moment kur aktori Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese, duke treguar se pas humorit që e ka shoqëruar për vite me radhë, fshihet një njeri që aktualisht po kalon një moment të vështirë në jetën e tij.

The post Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit appeared first on Albeu.com.

Amen feston 2-vjetorin e lindjes, Xhensila bën dedikimin e ëmbël: Ti më dhe forcën që nuk e dija se kisha…

By: V K
11 November 2025 at 09:19

Amen Kallaku, djali i këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku, feston sot ditëlindjen. Xhensila dhe Besi, u divorcuan rreth dy vite më parë, e sot djali i tyre mbush sot 2-vjeç.

Sigurisht në këtë ditë të shënuar nuk mungoi as urimi nga mami Xhensila, e cila përmes një postimi në “Instagram”, ka shkruar fjalë të ëmbla me plot dashuri për djalin e saj të vogël.

“Çdo hap i yti shte nje bekim per kite bote, dhe kur te shoh, me duket sikur shoh nje pjese te qiellit ketu, midis nesh. Jeta ime tani ka kuptim, sepse ti ke sjelle driten e tij, pa u trembur nga erresira. Ti me dhe forcën që nuk e dija se e kisha. Me ty, çdo veshtiresi u be me e lehte dhe çdo erresire mori drite. Ti me shpetove, Amen, me shpetove jeten, my savior, shpetimtari im. Fale teje, ndjej se mund te pushtojme botën te tre sebashku”, shkruan mes rreshatash Xhensila.

 

 

Postimi i plotë nga Xhensila:

Amen, Ti, bebe e bekuar, që solle drite ne jetën time, solle force aty ku mendova se s’kishte anjë, dhe me dhurove çdo dite copeza parajse qe nuk dija te ishin te mundshme.

Ti je engiell qe erdhe ne bote, me syte e qeshur qe shuan do erresire, dhe me bere te kuptoj se dashuria eshte diçka me e fuqishme se çdo mundim, sakrific.

Çdo hap i yti shte nje bekim per kite bote, dhe kur te shoh, me duket sikur shoh nje pjese te qiellit ketu, midis nesh. Jeta ime tani ka kuptim, sepse ti ke sjelle driten e tij, pa u trembur nga erresira. Ti me dhe forcën që nuk e dija se e kisha. Me ty, çdo veshtiresi u be me e lehte dhe çdo erresire mori drite. Ti me shpetove, Amen, me shpetove jeten, my savior, shpetimtari im. Fale teje, ndjej se mund te pushtojme botën te tre sebashku.

Qindro gjithmone i mire, ashtu sig erdhe, si nje engjell
– biri im. Duaje veten, duaje gjakun tend, dhe duaje çdo kend te botes, pavaresisht nese ata e meritojne apo jo.

Krishti qoft gjithmone me ty, me duar te shtrira mbi ty, me forcen qe te udhehea dhe te mbron çdo dite. Ti je me shume se do njeri që mund te njoh, je pjesë e dickaje me te madhe.

Gezuar ditelindjen, engjelli im, spirti im i ndritshem. Je drita qe mbush jeten time, dhe falenderoj Zotin qe ekziston, qe je ketu, qe je djali im. Te dua me nje dashuri qe as fjala s’mund ta pershkruaje, por qe eshte me e fuqishme se do drite, me e forte se çdo dhimbje.

Une gjithmone do te jem ketu per ty, me zemen time te hapur dhe pa kushte. Te dua Mama Sila.

The post Amen feston 2-vjetorin e lindjes, Xhensila bën dedikimin e ëmbël: Ti më dhe forcën që nuk e dija se kisha… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Xhensila Myrtezaj trazon rrjetin me ndryshimin në pamje

By: M C
8 October 2025 at 16:54

Xhensila Myrtezaj, vazhdon të mahnisë fansat me pamjen e saj të jashtëzakonshme.

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, artistja arrin të qëndrojë në top formë fizike, duke tonifikuar trupin dhe duke ruajtur linjat e saj perfekte.

Përveç angazhimeve në muzikë, Xhensila është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe fotosesione të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ku shfaqet super joshëse dhe e stilizuar deri në detaj.

The post FOTO/ Xhensila Myrtezaj trazon rrjetin me ndryshimin në pamje appeared first on Albeu.com.

Ledri në një lidhje me Xhensila Myrtezajn? Sara i hedh “benzinë” rrjetit: Nuk e mohoj!

By: M C
30 September 2025 at 22:38

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj vijojnë të jenë dy këngëtarët më të preferuar nëpër clube. Një nga hitet e verës e ndërtuar së bashku nga ata bëri “namin” duke qenë “on top” në çdo lokal nate.

Dyshja është përfolur shumë për një marrëdhënie së bashku, ndërsa deri më tani asnjëri nga ata nuk ka folur rreth kësaj teme.

Por, sonte e ftuar në “Goca dhe Gra” ishte Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledri Vulës, ku kanë edhe një vajzë së bashku.

Ajo tregoi momentet e ndarjes nga këngëtari, ndërsa s’mund t’i shpëtonte dhe pyetjes për një lidhje të mundshme mes ish-partnerit dhe Xhensilës.

Për këtë Sara tha: “Ashtu si ju, edhe unë i kam lexuar lajmet në telefon. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë prindërore me Ledrin. Sa i përket lajmeve për të, nuk mund ta mohoj, por as mund ta pohoj. Megjithatë secili nga ne tashmë ka jetën e tij dhe kemi të drejtë të dy të jemi të lumtur. Unë këtë gjë dua për Ledrin dhe këtë do të dua gjithmonë”, përfundoi ajo në ekranin e Top Channel

The post Ledri në një lidhje me Xhensila Myrtezajn? Sara i hedh “benzinë” rrjetit: Nuk e mohoj! appeared first on Albeu.com.

Sara komenton për herë të parë Ledrin dhe Xhensilën

By: gaze tare
30 September 2025 at 23:08

Pas javësh të tëra spekulimesh në rrjetet sociale dhe media, Sara Hoxha ka vendosur të reagojë për herë të parë mbi zërat që lidhnin ish-partnerin e saj, Ledri Vulën, me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara u shpreh se lajmet i ka lexuar si gjithë publiku dhe se nuk e ndjen të drejtë të komentojë për diçka që nuk e di.

“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit se është babai i Poit,” tha ajo.

Sara theksoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia me Ledrin mbetet e shëndetshme dhe funksionon mbi bazën e prindërimit të përbashkët. “Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka,” – përfundoi ajo.

Ky reagim i qetë dhe pa polemika i Sarës erdhi si një mesazh qartësues për publikun, duke treguar se prioriteti i saj mbetet vajza dhe respekti reciprok me Ledrin.

The post Sara komenton për herë të parë Ledrin dhe Xhensilën appeared first on iconstyle.al.

FOTOT/ Dita e parë e shkollës së Ajkës ‘bën bashkë’ Xhensilën dhe Besin

By: D Marku
8 September 2025 at 13:22

Në një ditë të veçantë për vajzën e tyre, Ajka, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë treguar se, pavarësisht ndarjes së bujshme, ata janë të angazhuar për të siguruar një fëmijëri të lumtur dhe të qëndrueshme për fëmijët e tyre.

Në vitin 2024, pas një periudhe të gjatë spekulimesh, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj konfirmuan ndarjen e tyre. Xhensila, e ftuar në emisionin “Mirëmëbrëma Yje” me Arbana Osmanin, shpjegoi se marrëdhënia kishte vite që ishte në krizë dhe se vendimi për t’u ndarë erdhi për të siguruar një të ardhme të qetë për fëmijët e tyre. Ajo theksoi se dëshironte që fëmijët të rriteshin në një ambient pa tensione.

Në këtë fillim shtatori, Ajka nisi vitin e saj të parë shkollor. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Besi dhe Xhensila ndanë foto të veçanta në rrjetet e tyre sociale. Xhensila postoi një foto me Ajkën, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë e saj për vajzën e saj. Nga ana tjetër, Besi ndau një foto ku ai dhe prindërit e tij shoqëronin Ajkën në ditën e saj të parë në shkollë.

Pavarësisht ndarjes, Besi dhe Xhensila duket se kanë arritur të kalojnë dallimet e tyre personale dhe të vendosin interesat e fëmijëve mbi gjithçka tjetër.

The post FOTOT/ Dita e parë e shkollës së Ajkës ‘bën bashkë’ Xhensilën dhe Besin appeared first on Albeu.com.

E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt

By: M C
8 August 2025 at 16:46

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, ka folur së fundmi mbi reagimet që publiku ka në lidhje me Xhensila Myrtezaj për performancat dhe daljet e saj publike. Nëpërmjet një “Instastory”, ajo shprehu çudinë e saj në lidhje me kritikat që fansat kanë për të.

“Kam një pyetje shumë të rëndësishme për t’ju bërë. Përse Xhensila merr kaq shumë urrejtje në rrjetet sociale? Mund të mos na pëlqejë mënyra si kërcen, por nuk bën asgjë më shumë apo më ekstravagante se këngëtaret e tjera. Çfarë i irriton kaq shumë njerëzit dhe e masakrojnë?”, shkroi ajo.

Ish-konkurrentja gjithashtu ndau edhe disa nga komentet e njerëzve ku thoshnin se Xhensila nuk ka dashur të njihej si ajo vajza seksi por të njihej për talentin e saj. Disa të tjerë mendonin se si ajo e ka shitur veten e saj.

Mesa duket Arsida e mori përgjigjen e pyetjeve që ajo bëri duke dalë në konkluzionon se sot njerëzit nuk durojnë dot fallcitetin ose të qenurit e një personi që nuk je:
“Mesa kuptova nga mesazhet, urrejtja (e pajustifikueshme për mendimin tim) vjen nga fakti që e ka shitur veten ndryshe në momente të ndryshme të jetës së vet. Nuk është as nga kërcimet as nga ekstravaganca. Sot njerëzit nuk durojnë më fallcitetin apo të qenuit e një personi që nuk je”.

The post E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt appeared first on Albeu.com.

Ledri partneri perfekt/ Nga i “huaj” në suportuesin e parë të Xhensilës, këngëtari bën lëvizjen e radhës

By: M C
30 July 2025 at 19:24

Sytë e Ledrit “buzëqeshën” kur ju përmend emri i Xhensila Myrtezajt në intervistën që ai dha së fundmi për Alketën.

Ndonëse pohoi se janë thjesht “shok”, fansat e tyre nuk i besuan asnjë fjalë, kjo dhe për shkak të mimikave që reperi bënte, të cilat e nxirrnin “zbuluar” që mes tyre ka vërtet diçka më tepër se një miqësi.

Këtë e kemi vënë re dhe nëpër klipet e tyre të fundit si dhe nëpër koncertet që kanë së bashku. Kimia që kanë me njëri-tjetrin vihet re kilometra larg dhe këtë nuk e luan as “topi”.

E në një kohë kur lart e poshtë po thuhet se Ledri dhe Xhensila tanimë janë dy zemra të bashkuara në një, edhe suporti për njëri-tjetrin nuk mungon.

Ka qenë vetë Ledri ai i cili së fundmi ka hedhur menjëherë në llogarinë e tij në “Instagram” projektin më të ri të Xhenit.

The post Ledri partneri perfekt/ Nga i “huaj” në suportuesin e parë të Xhensilës, këngëtari bën lëvizjen e radhës appeared first on Albeu.com.

Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga…

By: V K
19 July 2025 at 13:07

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe aktori i humorit Besart Kallaku, nuk humb kohë.

Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.

Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit, nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjell, apo edhe nga jeta si baba.

Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj.

Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen.

Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falenderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj.

Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

“I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre Sipas vendimit Bes Kallaku, ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës, si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

“I padituri Besart Kallaku, ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallaku, fundjavat e para dhe të treta të çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e dielë ora 18:00 dhe java e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e mërkurë dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00”.

The post Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga… appeared first on Albeu.com.

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën

By: gaze tare
12 July 2025 at 15:53

Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, ka festuar sot ditëlindjen, por kjo ditë e veçantë nuk ka qenë një rast ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Edhe pse më parë janë parë të bashkuar për momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve, këtë herë ata kanë organizuar dy festa të ndara, secili në mënyrën e vet.

Të dy prindërit kanë ndarë në rrjete sociale foto nga ditëlindja e Ajkës, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqen bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë veçmas, duke e ndarë gëzimin me familjarë dhe miq të afërt, secili në rrethin e vet.

Pavarësisht se ndarja e tyre është zyrtarizuar muaj më parë, ky vendim për të mos qenë bashkë as në ditën e lindjes së vajzës së tyre më të madhe, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar.

The post As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën appeared first on iconstyle.al.

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në Ibiza?

By: M C
30 June 2025 at 22:23

Dy emrat më në zë të estradës shqiptare duket se nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave të tyre.

Ledri Vula dhe një vajzë misterioze, me fytyrë të mbuluar janë fotografuar në Ibiza në Spanjë.

Nuk ka një konfirmim 100% se vajza në foto është Xhensila Myrtezaj, por ajo që vihet re janë tatuazhet e vajzës në foto, që përkojnë me ato të këngëtares.

The post Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në Ibiza? appeared first on Albeu.com.

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

By: M C
28 June 2025 at 16:26

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin, sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund. Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.

Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje.

Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh. Thuhet se këto pamje janë realizuar në Ibiza. Ndërsa Xhensila përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, një detaj e tradhton: tatuazhi në dorë që e identifikon qartë. Veshur me streçe të zeza dhe crop top të njëjtë, ajo shihet duke përqafuar Ledrin, në një moment që duket mjaft intim. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto foto, pamjet kanë ndezur rrjetin dhe po lënë hapur shumë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Nëse më parë u fol se projekti i përbashkët muzikor “Ma kthe” ishte thjesht bashkëpunim profesional, sot interpretimet janë më të guximshme. Në videoklipin e këngës ata shfaqen në skena të ngrohta, plot kimi dhe intimitet një ndjesi që, sipas ndjekësve, tejkalon kufijtë artistikë. Vetë Ledri është pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, dhe në një intervistë të shkurtër është shprehur: “Nuk kam ç’të fsheh, por ndonjëherë është mirë të mos thuash asgjë.”

Një përgjigje që më shumë ushqen se ndalon spekulimet. Nga ana tjetër, Xhensila ka zgjedhur të mos komentojë për jetën private, duke e lënë publikun të flasë me interpretimin e vet. Ajo ka postuar fragmente nga klipi dhe momente nga Ibiza, pa përmendur as Ledrin, as ndonjë sqarim për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Por pushimet në Ibiza, shkëndijat në klip dhe heshtja publike e të dyve, vetëm sa e bëjnë historinë më intriguese. A është Xhensila arsyeja e vërtetë e ndarjes së Ledrit me Rinën? Apo thjesht rasti i një bashkëpunimi artistik që “dogji pak më shumë se duhej”? Koha do ta tregojë.

The post Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën appeared first on Albeu.com.

Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën?

27 June 2025 at 21:56

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula e kanë mohuar disa herë lajmin se janë në një romancë bashkë.

Raportin e tyre të afërt, si Xhensila ashtu edhe Ledri, e kanë justifikuar si marrëdhënie profesionale. Mirëpo fotot e fundit të publikuara nga Lokimagazine treguan të kundërtën.

Në foto, Xhensila dhe Ledri shihen të afërt, me reperin që i ka vendosur duart në trupin e Xhensilës, ndërsa shijojnë pushimet në Ibiza.

Mirëpo duket se bashkë me Xhensilën dhe Ledrin, e pranishme në këto pushime është dhe Ajka, vajza që këngëtarja ka nga lidhja e mëparshme me aktorin e njohur, Bes Kallaku.

Vetë Xhensila i ka nxitur këto dyshime me disa foto që ka publikuar në Instagram.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një reagim nga Xhensila dhe Ledri për fotot që tashmë janë bërë virale në rrjet.

The post Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën? appeared first on Sot News | Lajme.

Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift

By: redi
25 June 2025 at 17:52

Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.

Source

Ledri Vula romancë me Xhensila Myrtezajn?/ Këngëtari i jep fund zërva dhe zbulon të vërtetën: Për çështje showbiz-i…

25 June 2025 at 11:45

Këngëtari i njohur Ledri Vula ka reaguar për herë të parë lidhur me aludimet për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Në një intervistë televizive, edhe pse nuk i përmendi drejtpërdrejt lajmet, Ledri u pyet nëse do të lidhej ndonjëherë me një figurë publike për qëllime marketingu apo famë.

“Nuk bëhet kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh për fansat. Nuk jam lidhur kurrë me dikë për çështje showbizzi, nuk jemi kukulla,” u shpreh reperi.

Thashethemet për një lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës nisën pas raportimeve se të dy janë parë bashkë gjatë përgatitjes së një projekti muzikor të përbashkët. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje përtej bashkëpunimit artistik.

The post Ledri Vula romancë me Xhensila Myrtezajn?/ Këngëtari i jep fund zërva dhe zbulon të vërtetën: Për çështje showbiz-i… appeared first on Sot News | Lajme.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

By: Oldi
24 June 2025 at 21:06

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij në muzikë, por jo vetëm. I intervistuar gjatë koncertit të Alban Skënderajt pak kohë më parë në Milano, ai nuk i ka shpëtuar asnjë një pyetje ‘me spec’ nga Eni. A do të lidhej me […]

The post A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula appeared first on BoldNews.al.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

By: M C
24 June 2025 at 21:13

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij në muzikë, por jo vetëm.

I intervistuar gjatë koncertit të Alban Skënderajt pak kohë më parë në Milano, ai nuk i ka shpëtuar asnjë një pyetje ‘me spec’ nga Eni.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’?

“Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, tha ai.

The post A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Bes Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës

By: M C
17 June 2025 at 20:24

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri tjetrin.

Dikur, aktori kishte bërë një tatuazh mjaft të veçantë në trupin e tij dedikuar Xhensilës. Ai kishte shkruar “B – Xh”, që simbolizonte emrat e tyre, Besi dhe Xhensila.

Por pas ndarjes duket se Besi ka vendosur ta ndryshojë këtë detaj personal. Ai ka mbuluar shkronjën “Xh” me ngjyrë të zezë, duke fshirë kështu edhe simbolikisht ish-partneren e tij nga trupi.

Ky veprim i Besit shihet nga shumë ndjekës si një mënyrë për të mbyllur përfundimisht një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, duke hequr jo vetëm kujtimet, por edhe gjurmët fizike të një dashurie që tashmë i përket së kaluarës.

The post FOTO/ Bes Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës appeared first on Albeu.com.

❌
❌