Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Xhodi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

28 December 2025 at 01:15


Një vendim surprizues ka ndodhur gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania.

Pas hapjes së televotimit për banorët Lorna, Angelo, Seno dhe Xhodi, publiku ka vendosur që banori që do të largohet nga shtëpia është Xhodi.

Megjithatë, Xhodi ka biletë fati, që i mundëson të ketë një mundësi tjetër për t’u rikthyer në shtëpi, nëse kushtet e biletës plotësohen.

Ky eliminim pritet të ndikojë në dinamikat brenda shtëpisë, duke sjellë emocione dhe reagime të ndryshme nga banorët e tjerë.

Tani loja do të vazhdojë me tensione të reja, ndërsa Lorna, Angelo dhe Seno mbeten të fokusuar në sfidat dhe strategjitë e ardhshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shtatë vite pa u parë, Mali refuzon të takojë babain: shans të dytë u jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet

28 December 2025 at 00:24


Një moment shumë emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur babai i Malit ka hyrë për të takuar djalin e tij.

Pas divorcit, ata nuk kanë pasur shumë kontakte dhe tani janë vite që nuk janë parë e takuar, çka ka sjellë emocione të forta mes tyre.


Mali para se të merrte lajmin se babai i tij ndodhej aty, tha: “Jam pak shpirt i lirë dhe s’e kam pritur që do të adaptohem kaq shpejt, edhe pse rri me pak njerëz, kam surprizuar veten. Nuk jam futur me strategji, jam futur të tregoj karakterin tim, kjo është e rëndësishme për mua”.

BBVA/YouTube

Ai foli me dashuri për nënën e tij: “Për nënën e përshëndes shumë, jemi si shokë. Nëna më ka dhënë jetën dhe i kam shumë borxhe dhe ishalla ia kthej një ditë. Më kanë përkrahur, sidomos nëna, për të gjitha gjërat që kam bërë dhe më ka thënë që je për atë format dhe ishalla e kam bërë krenare atë”.

Për marrëdhënien me vëllain, Mali tha: “Me vëllain i kemi mendimet të ndryshme, por e dua shumë, po me të dy i kam marrëdhëniet e ndryshme që i shijojmë. Shpresoj që t’i kem bërë krenarë dhe i kam qëndruar vetes ashtu si duhet”.

Babai i Malit ndau perspektivën e tij për mungesën e kontakteve: “Ma i bukuri, ma i miri, llokum. Kemi 7 vite e tre muaj që nuk jemi parë e takuar. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Unë me bashkëshorten time jemi ndarë dhe fëmijët kanë qenë të prekur. Ka pasur ditë që më takonin, më flisnin, por një ditë nuk erdhën as të më takonin e as të më flisnin”.

Ai shtoi se Mali nuk ka asnjë arsye që ta shmangë takimin: “E kam mbajtur si pëllumbin, edhe unë edhe gjyshja. Qajmë për të natë e ditë. Ai e ka hallin e nënës së vet”.

Mali foli edhe për marrëdhëniet e tjera familjare: “Violeta ka shtatë vëllezër dhe unë kam raporte shumë të mira me ta, edhe nëna m’i merr në telefon. Edhe me Njomzën edhe me Anisin, edhe ajo jeton në Gjermani dhe u uroj jetë të gjatë Njomzës dhe djalit të saj që bën një vjeç”.

Ai përfundoi duke shpjeguar vendimin e tij për të mos e takuar babain për momentin: “Nuk është e vështirë, po zgjedh mos të përmend, jo se kemi hequr përpara unë, nëna, motra dhe vëllai. Shumë pata qejf prej nënës ose motrës, shans të dytë i jepet njerëzve që gabojnë dhe mësojnë nga gabimet, jo atyre që vetëm gabojnë dhe nuk të lënë të ecësh përpara. Unë i uroj të gjitha të mirat në jetë, por kur të vijë dita do e takojë ku nuk ka kamera”. /Telegrafi/




- YouTube www.youtube.com

"Këtë lloj përkujdesi nuk e pranoj as nga miqtë e ngushtë, as nga prindërit", Stenaldo nuk ndihet komod nga kujdesi i Brikenës

28 December 2025 at 00:07



Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përkujdesja e Brikenës ndaj Stenaldos ka ngjallur reagime të ndryshme.

Ndërsa disa banorë e kanë perceptuar këtë si të shtirur, Stenaldo është shprehur se nuk pranon një kujdes të tillë, madje as nga njerëzit e tij më të afërt.

Brikena ka shpjeguar arsyen e sjelljes së saj: “Unë jam një person që jam një person i tillë, i kujdesshëm. E kanë parë edhe ata që janë këtu. Është një gjë që e bëj me të gjithë banorët. Jam tip që kam qejf të ndihmoj çdokënd”.

BBVA/YouTube

Nga ana tjetër, Stenaldo ka treguar kufijtë e tij personalë: “Është kënaqësi të kesh një vajzë si Brikena. Bukuria e Brikenës, është shumë e këndshme në të gjithë dimensionin e saj, por të hysh në BBV është të marrësh përsipër një sfidë. Ju më keni parë gjatë qëndrimit në shtëpi është e vështirë ta lë veten time kaq vulnerabël. Mendoj që është faktike, që asnjëri nuk i ka përjetuar. Këtë lloj përkujdesje nuk e pranoj as nga miqtë e mi më të ngushtë, as nga prindërit e mi, jo më në këto rrethana që jemi”.

Ky moment nxjerr në pah tensionin mes nevojës për mbështetje dhe dëshirës për pavarësi, duke reflektuar sfidat emocionale që sjell pjesëmarrja në lojë. /Telegrafi/

Yesterday — 27 December 2025Main stream

Lorna dhe Seno vendosin nominimet e reja, çojnë edhe Xhodin e Angelon në televotim

27 December 2025 at 22:55


Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon.

Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”.

BBVA/YouTube

Seno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.

Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për fatin e banorëve përmes televotimit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni

By: gaze tare
27 December 2025 at 15:03

Sinjali i drejtpërdrejtë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania është ndërprerë përkohësisht për shkak të disa problemeve teknike, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit në rrjetet sociale.

Në një njoftim zyrtar të publikuar nga produksioni ne rrjetin social Instagram, bëhet e ditur se ndërprerja nuk lidhet me ndonjë situatë të pazakontë brenda shtëpisë, por me çështje teknike që kanë ndikuar në transmetim. Ekipi teknik, sipas organizatorëve, po punon intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të sinjalit dhe normalizimin e transmetimit live.

Produksioni ka siguruar gjithashtu publikun se, pavarësisht ndërprerjes së sinjalit për shikuesit, banorët e shtëpisë vazhdojnë të jenë nën monitorim të plotë dhe të pandërprerë nga kamerat, duke garantuar kështu transparencën dhe sigurinë e formatit.

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit. Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Big Brother VIP.

Ndërkohë, pritet që transmetimi të rikthehet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të reja dhe rikthimit të spektaklit në normalitetin e tij të përditshëm.

The post Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni appeared first on iconstyle.al.

Ndërpritet transmetimi i Big Brother VIP Albania 5 - produksioni del me njoftim zyrtar

27 December 2025 at 13:40


Një situatë e pazakontë është shënuar mesditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania, duke ngjallur reagime dhe konfuzion te publiku.

Abonentët kanë raportuar se të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh nga shtëpia janë bërë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje të plotë të pamjeve. Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngritur pikëpyetje të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët janë mësuar me monitorimin e pandërprerë të banorëve.

Përballë reagimeve, produksioni ka reaguar përmes një njoftimi urgjent, duke sqaruar se ndërprerja ka ardhur si pasojë e problemeve teknike. Sipas njoftimit zyrtar, ekipi teknik ka qenë menjëherë në punë për rikthimin e sinjalit dhe normalizimin e transmetimit.

Foto: Big Brother VIP Albania/InstaStory

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit,” thuhet në reagim.

Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident të mundshëm brenda shtëpisë, produksioni ka theksuar se monitorimi i banorëve ka vazhduar gjatë gjithë kohës dhe se ndërprerja ka prekur vetëm transmetimin për publikun.

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5

24 December 2025 at 23:30


Nuk kanë kaluar shumë ditë nga hapja zyrtare e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë shpejt në fazën e parë të përplasjeve serioze. Atmosfera e qetë dhe bashkëjetesa pa tension, e njohur zakonisht si “muaji i mjaltit” mes banorëve, duket se ka marrë fund në kohë rekord.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën ishte prezantuar si një banor me humor dhe qasje sportive, ka shënuar kthesën e parë të fortë në dinamikën e lojës. Pasditen e sotme, ai u përfshi në një debat të ashpër në ambientet e sallonit, debat që eskaloi me shpejtësi dhe mori përmasa shqetësuese.

Shënjestër e këtij shpërthimi ishte Juxhini, banori më i ri i shtëpisë, i cili iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të dytë “Prime” të sezonit. Tensioni mes dyshes u rrit ndjeshëm, duke kaluar kufijtë e një përplasjeje verbale të zakonshme.

WTF #bbvipal #bbvipal5 #bbvipks4 pic.twitter.com/bowaqqYQ3I
— 706964686E6F6E65 (@linjapajdhore) December 24, 2025


Situata arriti në një pikë kritike, ku debati rrezikoi të shndërrohej në konfrontim fizik. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme e banorëve të tjerë, të cilët u detyruan ta mbajnë Ilirin për ta penguar afrimin ndaj Juxhinit, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

Ky episod ka tronditur qetësinë e ditëve të para në shtëpi dhe pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në vijim. Publiku tashmë pret me interes reagimin e “Vëllait të Madh”, për të parë nëse kjo situatë do të konsiderohet shkelje e rregullave themelore të lojës dhe çfarë pasojash mund të ketë për banorët e përfshirë. /Telegrafi/

Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos

By: gaze tare
24 December 2025 at 16:45

Një situatë mjaft e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku një debat i ashpër mes Angelo dhe Seno ka degraduar jo vetëm në fjalë të rënda, por edhe në një kontakt të vogël fizik, duke ngritur alarmin mes banorëve dhe publikut. Shkak i përplasjes është bërë mënyra e komunikimit të Senos ndaj vajzave në shtëpi, gjë që u kundërshtua ashpër nga Angelo. Ky i fundit mori hapur rolin mbrojtës, duke deklaruar se në këtë format, por edhe jashtë tij, ngritja e zërit ndaj vajzave është e papranueshme.

Debati u ndez shpejt dhe u shoqërua me replika të forta nga të dyja palët:

Angelo: “Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.”
Seno: “E di unë kujt i bërtas.”
Angelo: “Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.”
Seno: “S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.”
Angelo: “Nuk ka as edhe një shans t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo.”
Seno: “Rri urtë! Usht!”
Angelo: “S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.”
Seno: “Ty si strateg… s’do të lë të flesh deri në fund.”
Angelo: “Sapo i humbe të gjithë sot.”

Toni i ashpër dhe fjalori i përdorur e bënë situatën të pakëndshme, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin gjakrat dhe të shmangnin një përshkallëzim të mëtejshëm. Momenti u konsiderua nga shumë ndjekës si një nga episodet më të forta të këtij edicioni.

The post Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos appeared first on iconstyle.al.

Violeta Kukaj thotë dy fjalë për Malin pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5

24 December 2025 at 15:19


Djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj, Mal Retkoceri, ka bërë hapin e tij të madh dhe është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 5.

Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta edhe nga fansat, të cilët mezi presin të ndjekin lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Kukaj nuk ka kursyer mbështetjen për të birin.

Foto: TikTok

Në një video të shpërndarë në TikTok, ajo i ka uruar suksese në këtë rrugëtim.

“Suksese djali im, Mal", ka thënë ajo.

Shikuesit tashmë janë kuriozë të shohin sesi ai do të përballojë sfidat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Ndërkaq, Mali duket premtues këtë edicion, një karakter tejet interesant brenda shtëpisë. /Telegrafi/

@violetekukaj Suksese Djali jem @MAL 👑❤️rrugetimi yt ne BIG BROTHER ALBANIA VIP 🤗 #mal #malbigbrother #bigbrotheralbaniavip #@Top Channel - Big Brother Vip ♬ CMENDUR - MAL

Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër

By: gaze tare
24 December 2025 at 12:07

Një tjetër përplasje e fortë ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër që shumë shpejt ka kaluar nga replika ironike në ofendime të drejtpërdrejta personale.

Gjithçka nisi gjatë një bisede që u përshkallëzua, kur Selin akuzoi Lornën për qëndrime që, sipas saj, nuk ishin të sinqerta. Tonet u ngritën dhe debati mori një kthesë më të rëndë në momentin kur Selin iu drejtua Lornës me fjalët se ajo është “e shëmtuar në zemër dhe në shpirt”, duke theksuar se nuk e kishte fjalën për pamjen fizike.

Këto deklarata nuk u pritën aspak mirë nga Lorna, e cila reagoi menjëherë, duke e konsideruar këtë gjuhë si ofendim të papranueshëm. Ajo i kërkoi Selinit të kontrollonte fjalët dhe të mos kalonte kufijtë e respektit, ndërsa tensioni mes tyre vazhdoi të rritej.

Pjesë nga debati:

Selin: “Ti nuk je xheloze, ok?!” (duke imituar)
Lorna: “Patjetër, ndaj më imiton ti mua.”
Selin: “Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Patjetër.”
Selin: “Jo si fizik, por në shpirt. Mendoj se disa njerëz e kanë mision të jenë të këqij dhe ti je një ndër to.”
Lorna: “Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua.”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je.”
Lorna: “Selin, ike!”
Selin: “Të iki unë nga ty? Është kulmi.”
Lorna: “Të kalosh në ofendim…”
Selin: “Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.”

The post Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër appeared first on iconstyle.al.

Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

24 December 2025 at 10:29


Armela Hyseni është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, duke rikthyer menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijëria e saj ka qenë sa e bukur, aq edhe e vështirë.

Armela është rritur në Laprakë, në një familje modeste, së bashku me nënën dhe motrën, ku kushtet ekonomike nuk kanë qenë të lehta.

- YouTube www.youtube.com

Megjithatë, siç është shprehur edhe vetë, familja e saj ka bërë gjithmonë të pamundurën që ajo të mos ndiente mungesa dhe të rritej me dashuri e përkujdesje.

Për publikun, Armela nuk është një emër i panjohur.

Armela Hyseni

Ajo ka qenë pjesë e Big Brother Albania, në edicionin e nëntë, ku u bë e njohur për karakterin e saj dhe praninë në lojë.

Krahasuar me atë periudhë, sot Armela shfaqet dukshëm ndryshe, veçanërisht në pamje, duke reflektuar një transformim të madh ndër vite.

Armela Hyseni

Transformimi i saj ka ngjallur komente të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë vënë re evoluimin e saj si në stil, ashtu edhe në vetëbesim.

Rikthimi i Armelës në formatin e Big Brother, këtë herë në versionin VIP, pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet ajo në lojë dhe çfarë surprizash do t’i rezervojë publikut këtë herë. /Telegrafi/

Biseda qesharake në BBVA, Kristi: Në fillim më shihnin në sy, tani më shohin nga dhëmbët

23 December 2025 at 10:28


Në një nga momentet qesharake të Big Brother VIP Albania, Kristi dhe Xhodi zhvilluan një bisedë që shkaktoi shumë të qeshura.

Ai tha se kur njerëzit i flisnin, zakonisht e shikonin në sy për të parë ngjyrën e tyre.

Por, biseda mori një kthesë të papritur kur Kristi shtoi se në kohët e fundit ka vënë re diçka të ndryshme.

BBVA/Instagram

Ai tha “Në fillim më shihnin në sy, tani më shohin nga dhëmbët”.

Kristi ka dhëmbë të rregulluar, të bardhë të cilët tërheqin menjëherë vëmendjen.

Xhodi nuk mundi të mbante të qeshurën dhe biseda mes tyre u kthye në një moment shumë të qeshur për banorët e tjerë.

Kristi shpjegoi se kjo ndryshon mënyrën se si perceptohen nga të tjerët dhe se tani çdo bisedë duket se përqendrohet edhe tek buzëqeshja e tij.

Ky moment i vogël, por qesharak, tregoi edhe një herë se Big Brother VIP Albania nuk është vetëm një reality show për konkurrencë, por edhe një vend ku banorët ndajnë momente të veçanta dhe të sinqerta që tërheqin vëmendjen e publikut. /Telegrafi/

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit që në nisje të Big Brother VIP Albania

22 December 2025 at 19:20


Brikena Selmani dhe Armir Shahini kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Gjatë diskutimit, Brikena i ka thënë Mirit se ata do të jenë armiq në shtëpi, pasi sjelljet e tij superiore e kanë irrituar atë.

Ndërkaq, këngëtari është munduar t’ia argumentojë se e ka gabim, pasi në shtëpi janë të gjithë të barabartë dhe nuk ka asnjë person superior.

Foto: Instagram

Miri i ka thënë Brikenës që të mos analizojë shumë, pasi mund t’i analizojë gabim dhe se nuk ka shumë kohë.

Gjersa Brikena i është kthyer duke i thënë se ka kohë, duke i kujtuar atij se BBVA sapo ka nisur.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Miri: Me kë bërë armik?

Brikena: Nuk besoj se do bëhemi miq, besoj se do bëhemi armiq.

Miri: E ke pozicionuar veten kot, ke arsye?

Brikena: Disa sjellje të tua superiore më kanë irrituar.Miri: E ke marrë gabim.

Brikena: Shpresoj që të kem marrë gabim.Miri: Ta garantoj unë, asnjeri nuk është superior, këtu jemi të barabartë. Dikush flet më shumë, dikush më pak, nuk jemi të gjithë njësoj. Ti që flet më pak je inferiore.

Brikena: Unë jam njeri që flas shumë, por më pëlqen që t’i analizosh gjërat para se të flas.

Miri: Mos i analizo shumë, se nuk ke kohë, se i analizon gabim.

Brikena: Kohë kam unë, kam 2-3 muaj kohë, mos ke problem, kohë kemi sa duash.

Miri: Pas tre muajsh nuk do analizosh më, se ka mbaruar. /Telegrafi/

Landi i "West Side Family" tregon se çfarë i tha Mirit para se të hynte në Big Brother Albania

22 December 2025 at 16:34


Roland Hysi, i njohur si Landi i grupit muzikor "ëest Side Family", ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje nga jeta e Armir Shahinit, Miri, i cili është tani banor i Big Brother VIP Albania 5.

Landi ndau për publikun bisedat me Mirin, para se të futej në shtëpinë më të famshme në shtëpi, ndërsa shtoi se është duke e ndjekur vazhdimisht.

“Është momenti që Miri do të marrë atë që i takon, për veten, grupin", u shpreh ai.

Foto: YouTube

Tutje theksoi: "Ai e di sa i fortë është dhe duhet të jetë. Familja është pika e dobët e Mirit, është shumë i lidhur me familjen".

"Sidomos me gocën. Ka një gjë shumë të mirë, nëse kjo gjë ecën, do ketë më shumë mundësia familja që të vijë dhe ta vizitojë më shpesh. Ata jetojnë në Gjermani, ndërsa ai rri këtu për familjen".

- YouTube www.youtube.com

"Ajo që kemi diskutuar është ‘rri i qetë, ruaj qetësinë dhe shëndeti yt mendor ka më shumë rëndësi, të tjerat…’. Kam bërë abonimin në Digitalb më datë 19 dhjetor”, theksoi mes tjerash.

Grupi ekziston prej shumë vitesh, ku pjesë e tij ishte edhe DR.Flori, që ka ndërruar jetë në 2014. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin”, Brikena hap zemrën për jetën në çift

22 December 2025 at 14:53


Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj për jetën në çift dhe për atë që ajo vlerëson më shumë te një mashkull.

Diskutimi u fokusua te marrëdhëniet, bashkëjetesa dhe vlerat familjare, tema që Benita i trajtoi me sinqeritet.

Ajo u shpreh se për të, një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje është lidhja e partnerit me familjen e tij. Sipas saj, ajo do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit.

BBVK/Instagram

“Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij”, u shpreh Benita.

Më tej, ajo shtoi se e tërheq shumë jeta tradicionale familjare dhe rutina e mëngjesit, ashtu siç kanë jetuar brezat e mëparshëm.

“Kam qejf të zgjohem herët, si më parë që janë zgjuar nuset, kanë larë oborrin dhe kanë bërë bukën”, tha ajo.

Benita theksoi gjithashtu se e pëlqen shumë bashkëjetesën me vjehrrit dhe familjen e zgjeruar, duke treguar respekt dhe dashuri për të moshuarit.

“Kam qejf shumë të jetoj me vjehërr me familje. Pleqtë i adhuroj”, përfundoi ajo.

Deklarata e Benitës u prit me reagime të ndryshme nga banorët, duke hapur një debat interesant mbi traditën, bashkëjetesën dhe mënyrën se si shihen sot marrëdhëniet familjare. /Telegrafi/

Nisin përplasjet e para në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Iliri i drejtohet Kristit: Skuth, ta fut edhe qesh

21 December 2025 at 15:58


Big Brother VIP Albania 5 ka nisur menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh që është 100 mijë euro.

Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.

Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat.

Foto: YouTube

Pjesë nga debate mes tyre:

Iliri: Profesor Kristi.

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Ai kishte borxhet e veta, unë të miat”, banori i ri i BBVA 5 nga Shkodra 'ironizon' Luiz Ejllin

21 December 2025 at 14:30


Banori i ri i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, ka tërhequr vëmendjen që në hyrjen e tij në shtëpi.

Ai është me origjinë nga Shkodra dhe ka një prani të fortë në ekran, duke e bërë të qartë që është gati të përballet me çdo sfidë brenda programit.

Ledion Liço në një moment bëri një krahasim mes Fishtës dhe fituesit të Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejllit, pasi janë nga Shkodra.

Mirëpo Seno u përgjigj me një ‘thumb’.

“Luizi ka bërë një performancë të jashtëzakonshme, por i kemi rrugët e ndara. Ai kishte borxhet e veta dhe unë të miat”, tha Seno.

Kjo përgjigje e tij ka krijuar një valë reagimesh dhe komentesh nga publiku.

Seno në ndërkohë ka lindur në Shkodër dhe e quan veten ‘delja e zezë’ e familjes, kjo pasi ka qenë fëmijë kundër rrymës së kohës.

- YouTube www.youtube.com

Ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar një ‘podcast’ ku flet për futbollin: “Na shkoi jeta rrefishat”. /Telegrafi/

“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për Big Brother VIP

21 December 2025 at 10:00


Mbrëmja e parë e edicionit të pestë të Big Brother VIP nuk ishte thjesht nisja e spektaklit, por edhe një moment i rëndësishëm për të kujtuar artistin e ndjerë Shpat Kasapi, i cili humbi jetën tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Gjatë kësaj, iu bë një dedikim nga Top Channel, meqë do të ishte pjesë e këtij reality shou.

Në lidhje me këtë reagoi edhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila tregoi brengën që kishte Shpati për t’u bërë pjesë e këtij formati.

- YouTube www.youtube.com

E njëjta theksoi se shqetësimi kryesor i Shpatit ishte familja.

“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”.

Në atë moment, ajo i kishte dhënë përgjigje, ku tregonte mbështetje për vendimin e tij.

“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve”, u shpreh ajo.

Foto: Instagram

Selvija rrëfen se shpirti i saj ende mbante një fije shprese, duke pritur që gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.

“Unë prita deri në këto momente! Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë”.

“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, tha ndër tjerash.

Shpati vdiq në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër. /Telegrafi/

“Ka qenë edicion tjetër ai ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”, Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin

21 December 2025 at 09:29


Mbrëmjen e së shtunës ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, duke rikthyer në ekran formatin më të ndjekur në vend.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, rolin e moderatorit e mban Ledion Liço.

Gjatë Prime-it të parë, një deklaratë e tij nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe u interpretua gjerësisht si një thumbim ndaj ish-prezantueses së formatit, Arbana Osmani.

Teksa fliste për rrjedhën e lojës dhe rolin e moderatorit, Ledioni u shpreh se ka pasur “një edicion tjetër ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”.

Kjo fjali u komentua menjëherë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e panë si një referencë të drejtpërdrejtë ndaj sezoneve të mëparshme të BBVA-së, të moderuara nga Arbana Osmani.

Megjithatë, Liço nuk e përmendi asnjë emër konkret, duke lënë gjithçka në nivelin e një deklarate të nënkuptuar.

Pavarësisht kësaj, momenti u kthye në një nga temat më të diskutuara të nisjes së sezonit të ri, duke ndezur debate mes fansave të formatit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Akuza dhe ofendime të rënda - banorët hynë në mes të Fjollës dhe Edit

21 December 2025 at 09:01


Ka eskaluar së fundmi situata në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

E kësaj radhe mes Eduard Kuçit dhe Fjolla Morinës, të cilët kanë vazhduar me akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ka qenë këngëtarja që ka rikthyer sërish rastin me të në festën e ditëlindjes së Dolces.

Foto: YouTube

Derisa po flisnin, ngjarja mori kahje krejtësisht tjetër, me ofendime të mëdha.

“Kush je ti, unë jam Fjolla Morina diva”, iu drejtua artistja banorit nga Deçani.

Foto: YouTube

“Ti as femër nuk je, e gjithë bota qesh me ty. Ik largohu”, ia ktheu ai.

E në anën tjetër, Morina theksoi: “Shtetin e kam përmas, hajde prekem. Nuk më prek askush mua”.

- YouTube www.youtube.com

Fjalori i tyre i papërshtatshëm vazhdoi me banorët që tentuan të ndërhyjnë, duke hyrë mes tyre. /Telegrafi/

❌
❌