Mbrëmjen e së shtunës ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, duke rikthyer në ekran formatin më të ndjekur në vend.
Ashtu si edhe sezonin e kaluar, rolin e moderatorit e mban Ledion Liço.
Gjatë Prime-it të parë, një deklaratë e tij nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe u interpretua gjerësisht si një thumbim ndaj ish-prezantueses së formatit, Arbana Osmani.
Teksa fliste për rrjedhën e lojës dhe rolin e moderatorit, Ledioni u shpreh se ka pasur “një edicion tjetër ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”.
Kjo fjali u komentua menjëherë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e panë si një referencë të drejtpërdrejtë ndaj sezoneve të mëparshme të BBVA-së, të moderuara nga Arbana Osmani.
Megjithatë, Liço nuk e përmendi asnjë emër konkret, duke lënë gjithçka në nivelin e një deklarate të nënkuptuar.
Pavarësisht kësaj, momenti u kthye në një nga temat më të diskutuara të nisjes së sezonit të ri, duke ndezur debate mes fansave të formatit. /Telegrafi/
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit.
Në një foto të publikuar ku shfaqej duke gatuar, u vu re se unaza e fejesës ndodhej mbi tavolinë dhe jo në gishtin e saj, gjë që nxiti menjëherë pyetje dhe dyshime mbi marrëdhënien me partnerin, Eduart Grishaj.
Për të shuar çdo keqkuptim, moderatorja sqaroi se heqja e unazës është një veprim i zakonshëm për të kur është në kuzhinë. Ajo theksoi se e bën këtë për arsye praktike dhe higjiene gjatë gatimit, duke i dhënë përparësi komoditetit.
Sqarimi i saj i drejtpërdrejtë i dha fund spekulimeve, duke u mirëpritur nga ndjekësit si një veprim krejtësisht normal i jetës së përditshme.
Arbana Osmani ka ndarë më në fund lajmin që fansat e saj e prisnin prej kohësh: nisjen e programit të saj më të ri televiziv, një projekt të cilin ajo e quan “shumë të dashur për zemrën”.
Emisioni titullohet “Mirëmbrëma Yje Kids” dhe, sipas Arbanës, nuk është thjesht një format argëtues, por një hapësirë e vogël, intime dhe e ngrohtë ku fëmijët janë në qendër me ëndrrat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre plot sinqeritet.
Moderatorja tregon se gjatë xhirimeve ka mësuar pafund nga të vegjlit, ndërsa përgjigjet e tyre e kanë bërë të reflektojë më shumë për jetën dhe vendimet e përditshme. Ajo pranon se ka bërë edhe “shaka të vogla” dhe rrengje të pafajshme, duke u përpjekur që fëmijët të ndiheshin mirë dhe të mos mërziteshin asnjë çast.
Screenshot
Arbana ka falënderuar gjithashtu partnerët që i besuan projektit, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tyre. Programi pritet të sjellë një energji të re në ekran, me emocione të pastërta dhe spontanitetin e fëmijëve që gjithmonë mbeten “yjet” më të sinqertë.
Nderkohe, projekti i saj “Mirembrema Yje” i cili publikohet ne Youtube, vijon te jete shume i shikuar nga publiku shqiptar, per shkak te te ftuarve dhe deklaratave qe ata japin.
Opinionisti i njohur Arjan Konomi, teksa ishte i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ka befasuar jo vetëm moderatoren, por edhe publikun me një deklaratë të sinqertë mbi jetën e tij intime.
Gjatë rubrikës së lojës “E kam bërë, s’e kam bërë”, ku të ftuarit duhet të përgjigjen me sinqeritet pyetjeve personale, Konomi është vënë përballë pyetjes direkte: “A keni puthur një vajzë”?
Pa hezituar, opinionisti ka ngritur tabelën me mbishkrimin “S’e kam bërë”, duke pranuar kështu publikisht se nuk ka shkëmbyer puthje me gjininë e kundërt.
Ky moment sinqeriteti ka shkaktuar habi, duke qenë një nga deklaratat më personale që Konomi ka ndarë ndonjëherë për jetën e tij private para kamerave.
Arbana Osmani ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
“Shume i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan ajo.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Gazetarja e njohur Zhaklina Lekatari ishte e ftuar në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, së bashku me Inida Gjata (Zhaku) dhe Arian Konomi, ku diskutuan me moderatoren Arbana Osmani mbi situatën dhe perceptimin e komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
Gjatë bisedës, Zhaklina ndau një përvojë personale dhe një pyetje intriguese që i kishte ardhur nga një çift italian, pjesëmarrës në një festival drag queer në Shqipëri.
"Jam në fund të organizimit të festivalit dhe kishin ardhur shumë njerëz, të ftuar nga Italia, që thjesht kishin parë posterin dhe donin të merrnin pjesë në një drag show të organizuar në Shqipëri. Dhe unë u njoha me dy italiane që ishin çift, dy djem, dhe pyetja e parë ishte: 'Si ka mundësi që Shqipëria është një vend kaq homofob, plot me gay?' Është gjithmonë ajo fasada dhe ajo dëshirë për të thënë gjërat populliste: 'Unë e dua familjen', traditat, 'Unë jam mami', 'Unë jam babi’", deklaroi Lekatari.
Reagimi i saj nxori në pah tensionin mes perceptimeve tradicionale dhe realitetit modern të diversitetit seksual në vend, duke rikthyer diskutimin mbi rëndësinë e respektimit dhe përfaqësimit të komunitetit LGBT+. /Telegrafi/
Mbrëmjen e djeshme, në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani, kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.
Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.
Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.
Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.
“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.
Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.
Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.
Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.
Postimi i Ledionit, u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit.
Në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.
Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.
Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.
Foto: YouTube
Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.
“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.
Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.
Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.
Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.
Postimi i Ledionit u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit. /Telegrafi/
I ftuar këtë mbrëmje në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi përballë pyetje të shumta, u ndal tek format i ”Big Brother Albania Vip”. Ai tha se është ai që e çeli si format dhe se këtë detyrë ja dha Arbana Osmanit. E pyetur nga vetë moderatorja se kë do të zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços, ai u shpreh ”Nëse unë nuk do të vija në Top Channel, nuk do të kishte…
Turjan Hysko ka folur për pengjet profesionale dhe dëshirat apo xhelozitë që ka ndjerë prej ambicies përgjatë karrierës së tij 20-vjeçare në media. Ne podcastin e Dalina Buzit, ai shprehu admirimin për punën e Dritan Hoxhës me Top Channel-in, televizioni i vetëm në të cilin ai nuk ka hyrë ende, për një sërë arsyesh që shpjegoi përgjatë intervistës:
“Një nga pengjet profesionale që kam është që nuk kam njohur Tan Hoxhën. Në aspektin, si strukturë flas. Unë nuk kam shkuar akoma në Top Channel, për ta mbyllur ciklin e plotë të televizioneve.”
Turjani u tregua i hapur edhe për emisionet televizive të cilat ka pasur dëshirë t’i prezantojë, si “Kënga Magjike”, “Big Brother” dhe “Top Fest”:
“Kur unë shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother-in, aty më kapte trishtimi. Arbana ka qenë fantastike, Ledioni ka qenë shumë i zoti në atë gjënë e vet, Goni me Amin, me Xhemi kanë qenë shumë të fortë me Portokallinë, Arditi s’diskutohet. I shihja dhe më vinte shumë inat, se e dija që e kisha kapacitetin për ta ‘kafshuar’ atë skenë. Thjesht më vinte shumë inat, të nesërmen pastaj, kthehesha në punë.
Të jem i sinqertë, kur shihja Arbanën, Ledionin, kush e bënte Top Fest-in atëherë, ndihesha xheloz, shumë. Sepse e dija dhe muzikën si funksiononte. Ndihesha xheloz në atë kohë, tani jo. Ika [nga televizioni] se nuk kisha çfarë të bëja më. […]Unë nuk kthehem më në televizion pa e patur punë të tretë.”
Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim të tërthortë por domethënës ndaj thumbit të Elsa Lilës, e cila la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” për shkak të “personit që kishte përballë”.
Elsa Lila u shpreh se qetësia e saj në një intervistë “ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë,” duke nxitur spekulime se ishte Arbana Osmani shkaku i “agresivitetit” të saj.
Arbana Osmani zgjodhi t’i përgjigjet me një video ironike në InstaStory. Ajo shpërndau një montazh të bërë nga faqja @mjekërrziu1, i cili bashkon fjalë nga emisione të ndryshme me kukulla të animuara.
Në këtë video, zëri i Elsa Lilës i ishte vendosur kukullës Izma, e cila është antagonistja dhe personazhi më negativ në filmin vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.
Ky veprim i Arbanës, e cila në stilin e saj diplomatik nuk e mohon, por as nuk e konfirmon qëllimin, u interpretua nga publiku si një thumb i fortë dhe i drejtpërdrejtë ndaj Elsa Lilës, duke sugjeruar se ajo nuk ishte një e ftuar aspak pozitive apo e sinqertë.
Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dy paraqitjeve të saj publike në podcastet e Grida Dumës dhe Arbana Osmanit.
Artistja, e cila prej vitesh konsiderohet një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare, ka rrëfyer në të dyja intervistat për jetën personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite.
Megjithatë, ajo që ka ngjallur më shumë diskutime në rrjete sociale ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në bisedën me Arbana Osmanin.
Foto: Instagram
Një pjesë e ndjekësve kanë vënë re se Elsa është shfaqur më e tensionuar dhe më e rezervuar krahasuar me intervistën tek Grida Duma.
Në komentet online, nuk munguan krahasimet mes dy paraqitjeve të saj.
Një përdorues tha:“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetë-korrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar".
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë”, tha Lila. /Telegrafi/
Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së saj në dy intervista të njëpasnjëshme, te podcasti i Grida Dumës dhe te podcasti i Arbana Osmanit. Në të dyja intervistat, artistja foli me sinqeritet për jetën e saj personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në intervistën me Arbana Osmanin, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar më të tensionuar dhe nervoze.
Një komentues në rrjetet sociale i ka shkruar këngëtares:
“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetëkorrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”
Elsa zgjodhi t’i përgjigjej personalisht komentit me shumë qetësi dhe klas:
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”
Me këtë përgjigje, Elsa Lila sqaroi se ndryshimet në sjellje nuk lidhen me ndonjë nervozizëm apo qëllim të caktuar, por me dinamikën njerëzore dhe raportin që krijohet gjatë bisedës.
Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së saj në dy intervista të njëpasnjëshme, te podcasti i Grida Dumës dhe te podcasti i Arbana Osmanit. Në të dyja intervistat, artistja foli me sinqeritet për jetën e saj personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në intervistën me Arbana Osmanin, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar më të tensionuar dhe nervoze.
Një komentues në rrjetet sociale i ka shkruar këngëtares:
“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetëkorrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”
Elsa zgjodhi t’i përgjigjej personalisht komentit me shumë qetësi dhe klas:
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”
Me këtë përgjigje, Elsa Lila sqaroi se ndryshimet në sjellje nuk lidhen me ndonjë nervozizëm apo qëllim të caktuar, por me dinamikën njerëzore dhe raportin që krijohet gjatë bisedës.
Një “përplasje” mediatike është vënë re sot mes dy emrave të njohur të ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe Grida Duma. Të dyja kanë zgjedhur të publikojnë në të njëjtën ditë episode të reja të programeve të tyre, dhe për koincidencë (ose ndoshta jo) të dyja me të njëjtin personazh të ftuar: këngëtaren e njohur Elsa Lila.
Arbana Osmani, e cila prej javësh ka rikthyer në YouTube emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, zakonisht publikon episodet çdo të enjte në mbrëmje. Por këtë herë, ajo zgjodhi ta publikonte videon e re që në orët e paradites. Episodi i fundit i sezonit të dytë, me të ftuar Elsa Lilën dhe Isli Islamin, u hodh në kanalin e saj që herët në mëngjes dhe brenda pak orësh arriti gati 200 mijë shikime.
Screenshot
Në anën tjetër, Grida Duma kishte përgatitur një tjetër intervistë ekskluzive me të njëjtën artiste në podcastin e saj, që sipas njoftimeve duhej të transmetohej mbrëmjen e sotme. Titulli i fortë i episodit “Elsa Lila rrëfen momentin tragjik kur humbi nënën, kërcënimet me vdekje dhe arrestimin në Itali” tregon se Grida kishte synuar një rrëfim emocional dhe të thellë.
Por me publikimin e parakohshëm të Arbanës, ndjekësit e vëmendshëm e kuptuan menjëherë se po ndodhte një “garë për klikime”. Të dyja moderatoret kishin përgatitur episode me të njëjtën protagoniste, dhe Arbana duket se vendosi të “parakalojë” duke e nxjerrë të parën intervistën e saj për të kapur audiencën e parë të ditës.
Ndërsa vetë Arbana reagoi me një postim të shkurtër në Instastory, duke shkruar: “Thank you Yje”, duke lënë të kuptohet se ishte e kënaqur me reagimin e publikut dhe suksesin e menjëhershëm të episodit.
Nga ana tjetër, podcasti i Gridës është publikuar vetëm pak orë më vonë dhe ka nisur të grumbullojë shikime në rritje, por tashmë “beteja” për vëmendjen e publikut ishte ndezur.
Screenshot
Paavarësisht rivalitetit mediatik, Elsa Lila u kthye sot në “kurbanin” më të kërkuar të klikimeve, duke mbushur titujt e ditës dhe duke marrë dy intervista të bujshme brenda pak orësh.
Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e rikthyer fuqishëm në skenë pas 25 vitesh me triumfin në Festivalin e Këngës, ka bërë deklarata të forta lidhur me garën dhe mënyrën si u zgjodh përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision.
E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ajo ka hedhur dyshime të drejtpërdrejta ndaj procesit të votimit, duke insinuar se Albina Kelmendi, rivalja e saj në garë dhe dikur pjesë e skuadrës së saj në The Voice of Albania më 2014, ka përfituar nga blerja e votave të publikut.
Elsa kujtoi se ndonëse juria e vlerësoi me çmimin e parë, publiku zgjodhi Albinën dhe familjen Kelmendi për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Por sipas saj, ky rezultat nuk përputhet me realitetin.
“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Mendoj që jo, ç’publik?”, deklaroi ajo.
Artistja shtoi se “provat janë të shumta”, duke theksuar se ka indicie të qarta se “votat janë blerë nga publiku. Pafund”.
Ajo madje u shpreh se kishte mundësi ta çonte çështjen në gjykatë, duke nënkuptuar se familjarët e saj kanë profesionin e avokatit: “Atë çështje do e kisha çuar shumë larg, por nuk e bëra. Jam mësuar të mos merrem me polemika, por me talentin tim. Nuk desha t’i jepja skandalit edhe më shumë famë”.
Albina & Familja Kelmendi - Duje | 🇦🇱 Albania | Second Semi-Final | Eurovision 2023 youtu.be
Elsa u ndal edhe te raporti i vjetër me Albinën, duke e përmendur indirekt, por pa ia thënë emrin: “Nuk e bëra skandalin, për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim. I njëjti person”.
Në fund, ajo dha një paralajmërim të fshehtë: “Të kenë pak kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”.
Deklaratat e Elsës kanë hapur sërish debat në publik, duke rikthyer në vëmendje një nga garat më të komentuara të viteve të fundit. /Telegrafi/
Këtë javë, rrjetet u ndezën nga një garë e heshtur por shumë e vërejtur mes dy prej grave më të komentuara të ekranit, Arbana Osmanit dhe Grida Dumës.
Në pamje të parë duket si një rastësi, por kush njeh botën e mediave e di: asgjë s’është rastësore kur bëhet fjalë për klikime dhe ekskluzivitet.
Zakonisht Grida e publikon podcastin e saj të dielave, ndërsa Arbana me “Mirëmbrëma Yje” mbretëron çdo të enjte në mbrëmje.
Por këtë javë, Grida luajti ndryshe dhe e hodhi episodin të enjten, plot dy orë para Arbanës. Një lëvizje që shumë e panë si një sfidë të drejtpërdrejtë për t’i marrë vëmendjen koleges.
Vetëm se Arbana nuk mbeti duarkryq. Ajo publikoi mëngjesin e së enjtes intervistën e saj me Elsa Lilën, duke rrëmbyer ekskluzivitetin e ditës përpara se Grida të futej në lojë.
Të dyja moderatoret këtë javë kishin të njëjtin personazh në qendër, duke e bërë garën edhe më interesante.
Komentet në rrjet ishin menjëherë të shumta:
“Meqë Grida e ka në orën 18:00 Elsen, po ja mori Arbanes live ekskluzivitetin,” shkroi dikush.
“Po pse kaq herët, kush e shikon në mëngjes?” pyeti një tjetër, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet: “Konkurrenca sot s’të len me marrë frymë, kush vonohet humb.”
Në fund, publiku mbetet në pritje për të parë se si do të jetë intervista e Gridës me Elsa Lilën, ndërsa ajo e Arbanës tashmë veçse është online. Një garë që nuk pati nevojë për deklarata, sepse oraret thanë gjithçka.
Arbana Osmani duket se po përgatitet për një rikthim surprizë në televizion, por jo në formatin që shumica e publikut mund të presin. Burime pranë “Vip Magazine” bëjnë me dije se Arbana është parë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e institucionit, Eni Vasili.
Ky takim ka nxitur menjëherë zërat se Osmani mund të jetë zgjedhja e re për të moderuar Festivalin e Fundvitit.
Kujtojmë se disa javë më parë është raportuar se si Arbana Osmani, ashtu edhe Luana Vjollca, kanë dorëzuar pranë organizatorëve të festivalit idetë dhe konceptet e tyre kreative. Kjo ka krijuar një konkurrencë të re mes dy moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila e bën garën për këtë rol edhe më interesante.
Edhe pse RTSH ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse takimi i Arbanës me Eni Vasili nënkupton finalizimin e marrëveshjes, burime nga televizioni publik pohojnë se gjithçka po shkon drejt vendimit përfundimtar. Koha është e shkurtër, pasi festivali pritet të nisë pas vetëm disa javësh.
Nëse ky bashkëpunim konkretizohet, nuk do të ishte hera e parë që Arbana ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Moderatorja e prezantoi festivalin edhe tre vite më parë, në një periudhë kur shënoi kulmin e suksesit të saj me “Big Brother VIP Albania”.
Reperi i njohur Fero, në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka folur hapur për sfidat dhe vështirësitë që ka përjetuar në fillimet e karrierës, për bujën që shoqëroi marrëdhënien dhe ndarjen me ish-bashkëshorten e tij Arbenita Ismajli, si edhe për statusin e tij aktual dhe përkushtimin e plotë ndaj muzikës.
Fero e pranoi se në të kaluarën kishte bërë gabime, për të cilat është penduar, dhe për të dalë nga ato vështirësi kishte pasur një rol të madh, angazhimi i tij në fe.
“Me të tregu drejt, unë [si dola] është, [nga] ndihma që e kam pasur pak prej religjionit, fesë, kur kam nisë me u merr me religjion, edhe kjo ka qenë ndihma ime për me u largu prej gjërave të këqija se automatikisht nëse e dinë që një djalë apo një vajzë është duke u marrë me fe, automatikisht ai e ka një mburojë... sepse ai më pas është i fokusuar vetëm tek gjërat e mira. Dhe kjo ka qenë njëfarë mburoje për mu”, ka deklaruar Fero.
I pyetur nga Arbana se si i ndodhi ri-zgjimi dhe pikënisja e tij në fe, Fero ndau me publikun një detaj të padëgjuar më parë, ai zbuloi se për herë të parë ishte falur gjatë kohës sa ishte në paraburgim.
“Me të tregu drejt, kur kam filluar që të falem, kam qenë në paraburgim edhe kur e kam falë vaktin e parë jam ndier shpirtërisht tepër mirë dhe vetë më erdhi që të falem [në paraburgim]”, ka thënë reperi.
Ai gjithashtu pohoi se ishte falur edhe më herët ndonjëherë porse nuk dinte që të kryente edhe aq mirë ritualin e faljes para Zotit.
Përveç, thirrjes dhe vetëdijes së tij të brendshme për tu lidhur me Zotin, Fero gjatë kësaj interviste ka folur gjithashtu edhe për bujën e madhe rreth vajzës së tij dhe për dramën me Arbenitën.
Reperi ka deklaruar se kanë kaluar një vit që se ka takuar vajzën. Thirrjet ndaj ish-bashkëshortes për t’ia mundësuar takimin me të bijën kanë eskaluar shpesh në fjali thumbuese, gjëra për të cilat ai i kërkoi falje.
“Unë s'kam dashtë asnjëherë me fol keq asnjëherë për të, sepse ajo është nëna e vajzës time. Edhe në jetën reale, për njerëzit që e dinë që janë afër meje, e dinë qe unë kam vetëm fjalë të mira për të. Por kur bohet një kohë e gjate që nuk e ke pa vajzën, as përmes telefonit dhe në asnjë lloj forme, .... ndihesh keq emocionalisht edhe këqyrë me 'shpërthy' një lloj forme, vetëm për me arrit atë qëllimin që me e pa vajzën në atë gjendje kom ‘mujt’ me thonë ndonjë fjalë te pahijshme dhe i kërkoj falje edhe tani nëse është ndier ajo keq prej fjalëve te mia.... Por qëllimi im ka qenë vetëm për me e pa vajzën. U bë një vit qe nuk e kam parë vajzën. Herën e fundit kur e kam takuar ka qenë më 5 tetor, në Gjilan”, ka deklaruar Fero.
Por, reperi nuk foli vetëm për çështjen e kujdestarisë, ai në këtë rrëfim të rrallë, foli edhe për statusin e tij aktual.
Reperi i njohur Fero ka lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, duke theksuar se për momentin, fokusi i tij kryesor është karriera muzikore.
“Me të tregu drejt, unë jam nuk t’u u marrë me lidhje jam i fokusuar në karrierën time edhe zakonisht lidhjet, prej përvojës time jetësore, lidhjet të qesin...sepse të duhet përkushtim. Aq është dinamike muzika e biznesi i muzikës, saqë nëse e ke një partner, të dekoncentron nga sukseset dhe aktivitetet e karrierës. Kështu që, unë jam kështu rehat, më mirë merrem me muzikë”, ka deklaruar Fero gjatë kësaj interviste.