Gjatë një bisedë për promovimin e romanit të tij “Jam Musliman”, shkrimtari dhe analisti Ben Blushi ka diskutuar për karakterin shumë mashkullor të feve dhe mënyrën se si ato kanë përdorur autoritetin për të nënshtruar gratë.
Blushi ka theksuar se, sipas tij, fetë kryesore, përfshirë Krishtërimin dhe Islamin, i kanë dhënë burrave privilegje mbi gratë, duke vendosur rregulla të cilat kufizojnë liritë e tyre dhe kërkojnë nga gratë të mbulojnë trupin e të ulin shikimin, ndërsa burrat nuk i nënshtrohen të njëjtave rregulla
Ai ka argumentuar se nëse fetë do të kishin kërkuar nga të dyja gjinitë të respektonin këto rregulla, shumë dhunë dhe krime ndaj grave do të ishin shmangur gjatë historisë.
Blushi ka folur edhe për mungesën e grave në klerikatin fetar, duke vënë në dukje se asnjë prift, imam apo profet i madh nuk është grua dhe se kjo ka krijuar një strukturë patriarkale që ka privilegjuar burrat.
Ai ka lidhur këtë temë me romanin e tij, ku trajtohet edhe një rast i një martese mes një burri 70-vjeçar dhe një vajze 12-vjeçare, duke treguar pasojat e këtij modeli mashkullor në praktikë.
Sipas Blushit, fetë janë përdorur për të ruajtur interesat tokësore të burrave dhe për të dominuar marrëdhëniet brenda familjes dhe shoqërisë, ndërsa gratë kanë pasur role të kufizuara dhe shpesh të pashembullta. Ai ka argumentuar se edhe koncepti i Zotit është vizatuar sipas tipareve mashkullore, duke refuzuar një përfaqësim më të balancuar gjinor.
Blushi ka përfunduar duke vënë në dukje se, edhe pse feja e krishterë ka shenjtore, ato shpesh shihen vetëm pas vdekjes dhe jo gjatë jetës, duke treguar se gratë nuk kanë pasur një rol aktiv në modelimin e fesë./Telegrafi.
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës. Në një konferencë për shtyp, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia.
Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat absolutisht më të shitur te Shtëpia e Librit këtë vit, libra që tërhoqën vëmendjen e lexuesit falë zhurmës mediatike që i parapriu dhe pasoi publikimin e tyre. Kazhani rrëfen përballjen e saj me sëmundjen dhe […]
Nga Ben Blushi 35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë një protestë. Ishin rreth 200 studentë që kishin zbritur nga konviktet e Tiranës dhe kishin bllokuar rrugën e Elbasanit. Ne qëndruam në kryqëzimin e Liceut për disa orë pa lëvizur, derisa dikush shtiu me armë në ajër dhe u shpërndamë me vrap pa ditur ku do shkonim.
Nga Ben Blushi Sot është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi. Po çfarë është otomanizmi? Otomanizmi është një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën. Otomanët na bindëm se vonesa nuk…
Në Ditën e Alfabetit, shkrimtari dhe politikani Ben Blushi ka kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, duke e cilësuar atë si “momentin kur lindi Shqipëria moderne nga shkronjat”.
Në një reagim publik, Blushi theksoi se delegatët e Kongresit u përballën me tre alternativa për alfabetin e shqipes: atë latin, grek dhe arab.
Sipas tij, vendimi për të zgjedhur alfabetin latin ishte një akt politik, jo vetëm gjuhësor, që përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve shumë përpara se vendi të kishte shtet të pavarur apo institucione europiane.
SI LINDI SHQIPËRIA NGA SHKRONJAT DHE KONGRESI I MANASTIRIT
Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi.
Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe. Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament. Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin. Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione. Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi isntitucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha. Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.
Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria.
Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab. Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri. Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët. Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.
Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin. Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen. Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar. Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër. Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma.
Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh. Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë. Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë. Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.
E kundërta është e vërtetë. Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane. Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth.
Ky është rasti jonë. Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam. Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.
I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare. Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë. Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë. Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.
Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari. Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.
Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë. Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve. Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë. Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë. Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.
Nga Sevilja, ku ndodhet për angazhime pune, sipërmarrësi Gjergj Luca ka reaguar ndaj shkrimit të sotëm të Ben Blushit, me titull “Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”. Luca e vlerëson prej kohësh Blushin për qëndrimin e tij të palëkundur ndaj çështjeve kyçe që kanë shënjuar e shënjojnë ende zhvillimet shoqërore, kulturore dhe politike të vendit. Në reagimin e tij publik…
Neritan Seferkolli, një nga ish zyrtarët e lartë të Partisë LIBRA të Ben Blushit, ku edhe garoi për kryetar, përmes një komunikimi publik në rrjetet sociale ka akuzuar shkrimtarin për përvetësim të fondeve publike. Ai shkruan se Ben Blushi është hiti i Panairit të Librit këtë vit me librin ku provokon myslimanët dhe e akuzon […]
Mbrëmjen e djeshme, në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani, kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.
Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.
Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.
Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.
“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.
Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.
Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.
Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.
Postimi i Ledionit, u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit.
Një deklaratë e bërë mbrëmë nga Ben Blushi në podcastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit ka shkaktuar reagime dhe diskutime të gjera në rrjet. Gjatë bisedës, shkrimtari dhe figura e njohur e medias preku çështje fetare dhe sociale, duke dhënë opinione që u konsideruan nga shumë si provokuese.
Duke folur për raportin e tij me fenë dhe mënyrën se si ai percepton sjelljen e disa besimtarëve, Blushi u shpreh:
“Nuk e kuptoj pse njerëzit që falen gjithë ditën, dhe më akuzojnë mua që jam ateist, flasin në emër të Zotit, në emër të profetit dhe nga goja e tyre çfarë nuk del.
Sipas meje, mysliman është një njeri që pranon normat e një shoqërie civile. Një person që është katolik, ateist, nuk të dhunon që të besosh si ai, nuk dhunon gruan e tij, gocat e veta që të mbulohen. Islamikët nuk mbajnë fotografi familjare, është normë, këta janë islamikët. Kur janë te sheshi, kthejnë kurrizin Skënderbeut, sepse e quajnë armik të islamit.”
Deklarata e Ben Blushit u përhap menjëherë në rrjetet sociale, ku përdoruesit ndanë opinione të ndryshme: nga ata që e panë si një koment personal të tij, deri te ata që e kritikuan për përgjithësime ndaj komuniteteve fetare.
Në puntatën më të fundit të programit “Mirëmbrëma Yje”, atmosfera u nxe nga një dialog mes Arbanës Osmanit dhe shkrimtarit Ben Blushi, i cili ishte i ftuar për të promovuar librin e tij të ri. Ajo që nisi si një bisedë për letërsinë, u kthye shpejt në një rikthim te eksperiencat e tyre të përbashkëta në Top Channel.
Në një moment kyç të intervistës, Arbana i drejtoi Blushit një pyetje të drejtpërdrejtë e plot kuriozitet: kë do preferonte si drejtues të një formati reality, atë apo Ledion Liçon?
Blushi zbuloi një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother VIP”, duke deklaruar:
“Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”
Deklarata e papritur e vuri moderatoren në siklet dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku përdoruesit nisën të komentonin për vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.
Ndërkohë që intervista transmetohej ende ‘live’, Ledion Liço dha një reagim të tërthortë përmes Instagram-it. Ai publikoi një thënie të Jim Carrey:
“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.
Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një koment i koduar, filozofik, por me nuanca thumbuese, ndaj deklaratave të Blushit.
Në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.
Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.
Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.
Foto: YouTube
Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.
“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.
Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.
Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.
Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.
Postimi i Ledionit u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit. /Telegrafi/
I ftuar këtë mbrëmje në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi përballë pyetje të shumta, u ndal tek format i ”Big Brother Albania Vip”. Ai tha se është ai që e çeli si format dhe se këtë detyrë ja dha Arbana Osmanit. E pyetur nga vetë moderatorja se kë do të zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços, ai u shpreh ”Nëse unë nuk do të vija në Top Channel, nuk do të kishte…
TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Në një takim që mblodhi të apasionuar të librit, miq e adhurues të autorit, u promovua mbrëmë libri “Jam mysliman” me autor Ben Blushin.
Romani “Jam mysliman”, i botuar nga “Onufri”, është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku një shkrimtar përballet me islamizimin e ngadaltë të shoqërisë dhe të jetës së tij private, përfshirë edhe gruan e tij të dytë, e cila shndërrohet në besimtare. Pas një udhëtimi në Mekë, i vetmuar dhe i kërcënuar nga islamikët, ai bëhet mysliman, duke e kthyer romanin në një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe pasi ka humbur besimin te shoqëria.
Autori Ben Blushi, ishte i pranishëm në panelin e promovimit të librit, së bashku me botuesin Bujar Hudhri, gazetarin Roland Qafoku dhe shkrimtarin Rudolf Marku. Blushi u shpreh se, pati kënaqësinë të ndante emocionet e prezantimit të romanit “Jam mysliman” me shumë miq dhe të afërm.
“Ata erdhën për të më mbështetur dhe për të më bindur se letërsia nuk ka mbetur jetime por ka ende dashamirës dhe tifozë të shumtë”, u shpreh Blushi.
“Jam mysliman” është botimi i dymbëdhjetë i Ben Blushit, pas sukseseve me bestseller-at “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Kandidati” dhe “Komploti”.
promovimi i librit te Ben Blushit. Fotot nga Andrin Hoxha
Ben Blushi pasi tregoi ditë më parë se ka nxjerrë në treg librin më të ri, sot ka zbuluar se romani ka titullin “Jam Mysliman”. Postimi i plotë JAM MYSLIMAN E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar. Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time. E megjithatë unë mendoj se shkon.
Ben Blushi tregon se libri i tij më i ri që është një roman, tashmë është i botuar në kopjet e para dhe do të jetë gati për Panairin e Librit. Përmes një postimi në Facebook, Blushi ka ndarë disa detaje, ku titullin e ka mbajtur ende sekret, por tregon që kopertinën e ka bërë djali i tij. ”Romani është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton…
Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera drejtimin e anijes. Sa herë bëhej pishman ai grindej me ata që u kishte lënë timonin, kacafytej dhe plagosej dhe e merrte anijen prapë për ta lënë prapë dhe për ta rimarrë prapë. Pasioni më i fortë i jetës së tij ishte të rifitonte me vështirësi atë që humbte…
Nga Ben Blushi DMZ është një rrip toke i gjerë 4 kilometra dhe i gjatë 250 kilometra që ndan Korenë e Jugut me Korenë e Veriut. Brenda kesaj zone nuk lejohet të hyjë ushtria e asnjërës nga dy Koretë prandaj quhet zonë e demilitarizuar pra pa prezencë ushtarake. Meqë aty pothuajse nuk kalon asnjeri prej më shumë se 70 vitesh kur janë ndarë dy Koretë, DMZ është kthyer në një kopsht natyror ku…
Nga Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një avion lluksoz mbi qiejt e botës dhe aty ku shikon ndonjë zjarr ulet dhe e shuan. Ky është Donald Trump. Ai kërkon të shuajë zjarre. Ka gjetur një lojë të re që po i jep më shumë kënaqësi se pasuria, gratë, golfi dhe zgjedhjet. E thënë me fjalët e tij, ai kërkon të vendosë paqen në botë. Dje i testoi dhuntitë si zjarrfikës në Gaza dhe…
Nga Ben Blushi Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor. Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen, por për të qetësuar dyshimet e mia ua dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve. Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë: para dhe pas tij. Shkrimtari i dytë tha duhet…