Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

24 December 2025 at 08:44


Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet për një krisje në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe drejtueses së Top Channel, Sara Hoxha.

Edhe pse çifti nuk ka reaguar publikisht, disa detaje kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Së fundmi, vëmendja e publikut është përqendruar te një element i vogël, por domethënës: unaza e martesës.

Foto: YouTube

Në edicionet e kaluara të Big Brother VIP, Liço është shfaqur me unazë në dorë, ndërsa këtë sezon ajo mungon, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta.

Dyshja kanë tre fëmijë së bashku dhe prej muajsh janë vënë re edhe mungesa e postimeve të përbashkëta apo paraqitjeve publike si çift.

Foto: YouTube

Megjithatë, as Ledioni dhe as Sara Hoxha nuk kanë konfirmuar apo mohuar zërat për ndarje.

Ndërkohë, Ledioni po vijon normalisht angazhimin e tij si moderator i Big Brother VIP, duke ruajtur diskrecion të plotë për jetën personale. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Ledioni dhe Sara

“Ka qenë edicion tjetër ai ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”, Ledion Liço ‘thumbon’ Arbana Osmanin

21 December 2025 at 09:29


Mbrëmjen e së shtunës ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, duke rikthyer në ekran formatin më të ndjekur në vend.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, rolin e moderatorit e mban Ledion Liço.

Gjatë Prime-it të parë, një deklaratë e tij nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe u interpretua gjerësisht si një thumbim ndaj ish-prezantueses së formatit, Arbana Osmani.

Teksa fliste për rrjedhën e lojës dhe rolin e moderatorit, Ledioni u shpreh se ka pasur “një edicion tjetër ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”.

Kjo fjali u komentua menjëherë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e panë si një referencë të drejtpërdrejtë ndaj sezoneve të mëparshme të BBVA-së, të moderuara nga Arbana Osmani.

Megjithatë, Liço nuk e përmendi asnjë emër konkret, duke lënë gjithçka në nivelin e një deklarate të nënkuptuar.

Pavarësisht kësaj, momenti u kthye në një nga temat më të diskutuara të nisjes së sezonit të ri, duke ndezur debate mes fansave të formatit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit

21 December 2025 at 00:32


Moderatori, Ledion Liço i bëri një homazh prekës gjatë transmetimit, duke u ndalur tek kontributi dhe energjia e tij.

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë Artist!”, tha Ledion Liço, duke ndarë emocionin dhe respektin për Shpatin.

Ky moment i trishtë shënon mungesën e një prej artistëve të dashur shqiptarë dhe lë një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për publikun dhe audiencën e BBVA 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Nis edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, spektakli që mban të mbërthyer publikun shqiptar

20 December 2025 at 21:09


Sapo ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, një nga spektaklet televizive më të ndjekura dhe më të shumëpritura nga publiku shqiptar.

Çdo vit, ky format rikthehet me një interes të jashtëzakonshëm, duke zgjuar kureshtje të madhe dhe pritshmëri të larta mes shikuesve.

Big Brother VIP Albania, një format që transmetohet prej vitesh, vazhdon të mos zhgënjejë, duke sjellë emocione të forta, surpriza dhe të papritura që e mbajnë audiencën të lidhur pas ekranit.

BBVA/YouTube

Edhe këtë sezon, spektakli premton dinamika të reja dhe momente që do të komentohen gjerësisht.

Në krye të moderimit mbetet Ledion Liço, një nga figurat më të dashura për publikun, i cili me stilin e tij karakteristik vijon të jetë një nga shtyllat kryesore të suksesit të këtij formati.

Edicioni i pestë pritet të sjellë një sezon të mbushur me emocione, tension dhe surpriza të mëdha. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Marrin fund spekulimet/ Zbulohet kush do ta drejtojë “BBV Albania 5”

By: Brisi
20 December 2025 at 16:54

Mbrëmjen e kësaj të shtune starton për herë të parë, edicioni i pestë i “Big Brother Vip Albania”. Formati, pritet që edhe këtë vit të jetë nën drejtimin e Ledion Liços, duke u dhënë fund spekulimeve për një moderator tjetër pas aludimeve për një ndarje të mundshme nga partnerja e tij Sara Hoxha. “Reality Show” […]

The post Marrin fund spekulimet/ Zbulohet kush do ta drejtojë “BBV Albania 5” appeared first on BoldNews.al.

Ledion Liço gati për nisjen e spektaklit: Faleminderit që na pritët

20 December 2025 at 16:15


Ledion Liço, moderatori i mirënjohur i Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim që ka rritur edhe më shumë pritshmëritë për nisjen e edicionit të pestë të formatit më të ndjekur televiziv në vend.

Postimi vjen në kuadër të përgatitjeve të fundit, duke sinjalizuar se gjithçka është gati për startin e spektaklit.

Në imazhet e publikuar, Ledioni shihet në skenë, i veshur thjesht dhe në mënyrë të rehatshme, teksa bën prova dhe përgatitje teknike për moderimin.

Ledion Liço/Instagram

Atmosfera në prapaskenë reflekton intensitetin e ditëve të fundit para nisjes së spektaklit, ku çdo detaj po finalizohet.

Në përshkrimin e postimit, moderatori ka shkruar: “Siç do thosh Maria, It’s tiiiime! Faleminderit që na pritët”, një fjali që u prit me entuziazëm nga publiku dhe fansat e formatit, të cilët mezi po presin hapjen zyrtare të shtëpisë së famshme.

Ledion Liço/Instagram

Ledion Liço ka qenë gjithmonë një nga figurat më të pëlqyera nga publiku, falë stilit të tij të natyrshëm, profesionalizmit dhe aftësisë për të menaxhuar me elegancë momentet dinamike të spektaklit.

Ndaj, fansat nuk kanë asnjë dyshim se edhe këtë herë ai do të shkëlqejë në rolin e moderatorit, duke i dhënë edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania energjinë dhe ritmin që pritet. /Telegrafi/

Ledion Liço/Instagram

Ledion Liço/Instagram



Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

By: gaze tare
19 December 2025 at 21:04

Numërimi mbrapsht ka përfunduar. Nesër mbrëma, në ekranin e Top Channel, nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP, reality show që ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një nga fenomenet më të mëdha televizive në Shqipëri.

Në një mbrëmje të gjatë, që pritet të sjellë emocione të forta, surpriza dhe momente të papritura, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në vend, duke shënuar startin e një aventure të re që ka mbajtur përpara ekranit miliona shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu si në sezonet e mëparshme, drejtimin e spektaklit do ta ketë Ledion Liço, ndërsa analizat, debatet dhe komentet nuk do të mungojnë falë panelit të opinionistëve, të cilët do të ndjekin nga afër çdo zhvillim brenda shtëpisë.

Duke folur për pritshmëritë e këtij sezoni, Ledioni theksoi se Big Brother VIP është më shumë se një program televiziv. “Është një ngjarje që na bashkon të gjithëve. Si në çdo sezon tjetër, mund të presim të gjitha ngjyrat: emocione, dinamika të forta dhe shumë surpriza. Do të ketë edhe gjëra që do të ndodhin për herë të parë”, u shpreh ai.

Një tjetër element që pritet të tërheqë vëmendjen këtë edicion është shtëpia, e cila sipas moderarit do të jetë më e bukura që ka pasur ndonjëherë Big Brother, jo vetëm në versionin VIP.

“Jam shumë entuziast për shtëpinë. Si kurrë më parë, jam i lumtur të them që kjo është shtëpia më e bukur që Big Brother ka pasur ndonjëherë, jo vetëm në edicionet VIP. Shpresoj vërtet që të jetë fillimi i një aventure tjetër të paharrueshme”, tha Ledioni.

The post Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë… appeared first on iconstyle.al.

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e përgatitjeve të Big Brother VIP Albania 5

12 December 2025 at 15:09


Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA, i cili nis më 20 dhjetor.

Në fotografinë e publikuar, Lico tregon momente nga prapaskenat e përgatitjeve duke lënë të kuptohet se ka edhe momente të fshehta që nuk duhet t’ia zbulojnë publikut.

Në përshkrim ai shkruan: “Javë midis ashensorëve, zyrave, xhirimeve dhe momenteve që mbeten sekret”, duke shtuar intrigu dhe kuriozitet për shikuesit.

Ledion Liço/Instagram

Ky edicion pritet të sjellë më shumë surpriza, duke rritur pritshmëritë e publikut për ngjarjet dhe dramat brenda shtëpisë.

Shikuesit tashmë po presin me padurim të zbulojnë se çfarë do të ndodhë brenda BBVA 5 dhe cilët banorë do të bëhen protagonistët e rinj të dramës dhe surprizave. /Telegrafi/

Ledion Liço/Instagram

Ledion Liço/Instagram

Ledion Liço/Instagram



“Big Brother Vip Albania”/ Nisin përgatitjet, Ledion Liço ndan pamjet (FOTO)

By: V K
12 December 2025 at 15:35

Në postimet e tij në “Instagram”, moderatori i njohur Ledion Liço, i cili do të rikthehet në krye të sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndezur interesin e fansave në “Instagram”, me një seri pamjesh dhe momente nga përgatitjet për edicionin e ardhshëm të spektaklit më të ndjekur në vend.

“Big Brother VIP 5”, është konfirmuar zyrtarisht se nis më 20 dhjetor në ekranet e Top Channel dhe do të transmetohet live përmes kanaleve të dedikuara në DigitAlb.

Liço ka ndarë me ndjekësit disa detaje nga përgatitjet për sezonin e ri, duke treguar prapaskenat dhe momente të punës së ekipit para startit të spektaklit, që po përgatitet me intensitet të lartë.

Ledion Liço, është bërë emër i lidhur ngushtë me “Big Brother VIP” që nga sezoni i tretë i formatit, dhe rikthimi i tij si moderator për këtë sezon të pestë është pritur me shumë entuziazëm nga publiku.

Përmes profileve sociale zyrtare, si ato të tij dhe të Top Channel, situata po mbetet aktive, me fansa që spekulojnë mbi konkurrentët potencialë, dinamikat e reja dhe formatet speciale që produksioni mund të sjellë këtë vit.

Spektakli televiziv do të vijë përsëri si një nga formatet më të ndjekura të fundvitit, duke rikthyer debatet, strategjitë dhe emocionet karakteristike që e kanë bërë Big Brother VIP një fenomen të vërtetë të audiencës shqiptare.

 

The post “Big Brother Vip Albania”/ Nisin përgatitjet, Ledion Liço ndan pamjet (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania 5

8 December 2025 at 16:59


Spektakli më i madh shqiptar, Big Brother VIP, po rikthehet me emocion, intrigë dhe surpriza të papritura.

Edicioni i ri do të nisë më 20 dhjetor, duke sjellë një reality shou që do të mbajë të gjithë të pasionuarit të lidhur pas ekranit.

Ledion Liço do të jetë edhe këtë edicion nën drejtimin e programit, me stilin e tij të veçantë dhe interaktivitetin që e ka bërë të dashur për publikun shqiptar.

Foto: Instagram

Rrjeti tashmë po 'zien' me spekulime për konkurrentët e mundshëm, ndonëse kanë dalë disa nga emrat.

Premtohet po ashtu se edicioni i këtij viti do të jetë i mbushur me surpriza, lojëra, sfida dhe situata të paparashikueshme që do të testojnë aftësitë e banorëve dhe do të argëtojnë spektatorët.

Foto: Instagram

Big Brother VIP ka një histori të gjatë në Shqipëri, duke sjellë disa nga momentet më të diskutueshme dhe më të ndjekura televizive.

Edicioni i ri synon të tejkalojë pritshmëritë dhe të krijojë eksperiencën më të madhe televizive të vitit.

E ardhmja e spektaklit tashmë është e shkruar: 20 dhjetori do të shënojë fillimin e një aventure që nuk duhet humbur nga publiku shqiptar. /Telegrafi/

VIDEO/ “E ardhmja është e shkruar…”! Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5

By: D Marku
8 December 2025 at 17:09

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços.

Nga 20 dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.
Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.

E ardhmja është e shkruar… E ardhmja nis prej 20 dhjetorit!

The post VIDEO/ “E ardhmja është e shkruar…”! Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5 appeared first on Albeu.com.

Lori Hoxha shfaqet për herë të parë në publik me burrin e saj, ndërsa Sara e vetme pa Ledionin

6 December 2025 at 12:33


Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, shfaqet për herë të parë me bashkëshortin e saj, Visin.

Dyshja janë parë të ulur në rreshtat e parë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të udhëhequr nga Arbër Hajdari, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të ndjekësve në rrjetet sociale.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy është se pranë tyre ndodhej e vetme Sara Hoxha, motra e Lorit dhe producente e spektaklit Big Brother VIP Albania. Ajo nuk ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ledion Liço (moderator i BBVA), me të cilin prej kohësh qarkullojnë thashetheme se janë në një krizë.

Në vend të Ledionit, pranë saj ndodhej moderatorja dhe ish-deputetja Grida Duma.

Ngjarja ka nxitur komente dhe spekulime mes fansave, të cilët presin të shohin se si do të vijojë situata, veçanërisht me nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, që është vetëm pak ditë larg.

Ndjekësit tashmë po komentojnë çdo detaj të pamjeve, duke vënë në fokus marrëdhëniet e dy motrave Hoxha dhe praninë e bashkëshortëve të tyre në evente publike. /Telegrafi/

Ledion Liço reagon pasi “Big-u” i Kosovës i vodhi idenë për Grande Fratellon (FOTO)

By: V K
26 November 2025 at 09:03

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ndodhi një zhvillim historik,  ku u zyrtarizua shkëmbimi i banores Dolce me “Grande Fratello” në Itali.

Por, ky sukses i formatit në Kosovë duket se ka trazuar ujërat në Tiranë, duke sjellë një reagim të nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço.

Për kujtesë, bashkëpunimi me “Grande Fratello” ishte një risi që u paralajmërua fillimisht nga vetë Ledion Liço gjatë “Big Brother VIP Albania”, por që mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve dhe nuk u realizua kurrë konkretisht.

Sot, vetëm pak orë pasi Kosova e bëri fakt të kryer këtë lëvizje, Ledioni ka publikuar një thënie të Steve Jobs në “Instastory” që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për situatën:

“Idetë janë të lehta. Pjesa e vështirë është të zgjohesh çdo ditë dhe t’i kthesh ato në realitet”.

Ky postim është interpretuar gjerësisht si një koment mbi faktin se, ndërsa ideja mund të kenë qenë e BBVA, ishte BBVK ajo që arriti ta “kthejë në realitet”, duke theksuar diferencën mes të thënit dhe të bërit.

 

The post Ledion Liço reagon pasi “Big-u” i Kosovës i vodhi idenë për Grande Fratellon (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“A jeni gati?”, Sara Hoxha zbulon një kënd nga shtëpia e re e Big Brother VIP Albania

24 November 2025 at 14:56


Me afrimin e premierës së edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, interesi i publikut po rritet dita-ditës.

Dhe këtë herë, ka qenë vetë producentja e programit, Sara Hoxha, që ka vendosur të ngacmojë fansat me një detaj të ri nga shtëpia më e famshme në vend.

Në një Instastory, ajo ka publikuar një pamje nga ambientet e brendshme, ku shfaqet një mur i dekoruar me pllaka pasqyre në nuanca blu një element që lë të kuptohet se edhe këtë sezon do të dominojnë estetika moderne dhe luksoze.

Sara Hoxha/Instragram

Në pasqyrim duken edhe punëtorët, duke treguar se punimet janë drejt përfundimit dhe shtëpia po merr formën finale.

“A jeni gati?”, shkruan Sara duke etiketuar faqen zyrtare të spektaklit, ndërsa fansat presin me padurim çdo detaj të ri.

Big Brother VIP Albania 5 pritet të nisë në dhjetor, nën drejtimin e Ledion Liços.

Kjo fotografi është sinjali i dytë zyrtar vizual nga brenda shtëpisë së re, duke e shtuar edhe më shumë kuriozitetin për sezonin që po afron. /Telegrafi/

Ledion Liço/Instagram


Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

By: V K
14 November 2025 at 15:00

Mbrëmjen e djeshme, në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani, kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.

Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.

Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.

 

 

Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.

Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey:Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Postimi i Ledionit, u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit.

The post Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori appeared first on Albeu.com.

‘Kunja’ dhe kundërpërgjigje! Ç’po ndodh mes Ledion Liços dhe Ben Blushit?

By: gaze tare
14 November 2025 at 10:41

Në puntatën më të fundit të programit “Mirëmbrëma Yje”, atmosfera u nxe nga një dialog mes Arbanës Osmanit dhe shkrimtarit Ben Blushi, i cili ishte i ftuar për të promovuar librin e tij të ri. Ajo që nisi si një bisedë për letërsinë, u kthye shpejt në një rikthim te eksperiencat e tyre të përbashkëta në Top Channel.

Në një moment kyç të intervistës, Arbana i drejtoi Blushit një pyetje të drejtpërdrejtë e plot kuriozitet: kë do preferonte si drejtues të një formati reality, atë apo Ledion Liçon?

Blushi zbuloi një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother VIP”, duke deklaruar:

“Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”

Deklarata e papritur e vuri moderatoren në siklet dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku përdoruesit nisën të komentonin për vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Ndërkohë që intervista transmetohej ende ‘live’, Ledion Liço dha një reagim të tërthortë përmes Instagram-it. Ai publikoi një thënie të Jim Carrey:

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një koment i koduar, filozofik, por me nuanca thumbuese, ndaj deklaratave të Blushit.

Screenshot

The post ‘Kunja’ dhe kundërpërgjigje! Ç’po ndodh mes Ledion Liços dhe Ben Blushit? appeared first on iconstyle.al.

Ledion Liço reagon pas deklaratës së Ben Blushit në emisionin e Arbana Osmanit, për moderimin e Big Brother VIP

13 November 2025 at 22:21


Në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja Arbana Osmani kishte të ftuar shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, me rastin e publikimit të librit të tij më të ri.

Gjatë intervistës, biseda kaloi përtej letërsisë, duke u ndalur te prapaskenat e Top Channel, ku të dy kanë punuar më parë.

Arbana e vuri Blushin përballë një pyetjeje që ngjalli kureshtje te publiku: kë do zgjidhte mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality.

Foto: YouTube

Përgjigja e Blushit ishte e drejtpërdrejtë dhe zbuloi një detaj të panjohur më parë nga historia e Big Brother VIP.

“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. Më vjen keq që nuk e bën ‘Big’-un. Ata donin që ta bënte Ledioni, por unë nuk pranova. Vura veton për ty dhe bëra shumë mirë”, u shpreh Blushi, duke e vënë në siklet moderatoren.

Deklarata e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi diskutime mbi vendimet e marra në prapaskenat e televizionit.

Pak minuta pas kësaj deklarate, teksa intervista ende transmetohej ‘live’, Liço reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në Instagram.

- YouTube youtu.be

Ai publikoi një thënie të famshme të Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”.

Postimi i Ledionit u interpretua nga ndjekësit si një reagim filozofik dhe disi ‘thumbues’ ndaj deklaratës së Blushit. /Telegrafi/

FOTO/ Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania”

By: M C
10 November 2025 at 17:38

Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e “Big Brother VIP Albania”.

Zërat për Ledion Liçon u ndezën pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili la të kuptohej se Ledioni ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.

Për t’i dhënë fund aludimeve, Ledioni ka postuar në InstaStory thënien e njohur nga “Game of Thrones”: “Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve!” Ai e shoqëroi këtë citim me frazën: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua edhe si paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të formatit.

Ky postim, ku perdoreshin fjalët e personazhit Lord Tywin Lannister, u interpretua nga pamfleti.net, si një përgjigje e fortë ndaj atyre që spekulojnë për jetën e tij, duke treguar se moderatori nuk i merr seriozisht thashethemet dhe po vazhdon me planet e tij profesionale.

The post FOTO/ Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania” appeared first on Albeu.com.

Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

9 October 2025 at 13:25


Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një reagimi ironik që mesa duket siç spekulojnë i është drejtuar moderatorit Ledion Liço.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Xumi i është përgjigjur me humor batutës që Ledioni kishte bërë për të gjatë spektaklit të eliminimit, duke i kujtuar me ironi fjalët e dikurshme.

“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”, dëgjohet duke thënë Xumi, ndërsa qesh.

Deklarata e tij është interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj thumbit të Ledionit, i cili gjatë spektaklit e kishte përmendur me fjalët: “Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë”.

Ky moment u bë viral në rrjete, pasi i referohej deklaratave të Xumit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, kur shpesh shprehej me bindje se do të fitonte edicionin.

Pas përfundimit të spektaklit, Xum Allushi është fokusuar në biznesin e tij me suplementet ushqimore për palestër, të cilin e promovon rregullisht në rrjete sociale.

Megjithatë, duket se ish-banori nuk e ka harruar ironinë e dikurshme të moderatorit dhe ka zgjedhur momentin e duhur për t’ia kthyer me të njëjtën “monedhë”.

Kjo video vjen në një kohë kur në media po qarkullojnë zëra për një krizë në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës — lajme që deri më tani nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë dhe mbeten pa bazë të verifikuar. /Telegrafi/

Xum Allushit nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

By: gaze tare
9 October 2025 at 12:01

Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, ka bërë “lëmsh” rrjetin me një reagim të papritur dhe thumbues ndaj moderatorit Ledion Liço. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Xumi duket se ka gjetur momentin e duhur për t’i kthyer përgjigje batutës që Ledioni bëri ndaj tij gjatë spektaklit.

Duke buzëqeshur, Allushi thotë:
“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë… Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?”

Kjo deklaratë është lexuar gjerësisht si një përgjigje për komentin e Ledionit gjatë spektaklit:
“Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë.”

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Xumi kishte bërë disa deklarata me tone vetëbesimi të lartë, ku e shihte veten si fitues të mundshëm të BBVIP. Pas daljes nga formati, ai është fokusuar në biznesin e tij me suplemente për palestër, të cilin e promovon rregullisht në rrjet.

Në sfondin e këtij shkëmbimi ironik, mediat rozë po qarkullojnë zëra për një krizë në martesën e Ledion Liços me Sara Hoxhën, lajme që nuk janë konfirmuar dhe mbeten në nivel spekulimi.

The post Xum Allushit nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌