Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Alba Pollozhani e bindur që prek gjysmëfinalen

25 December 2025 at 22:43


Banorja e “shtëpisë më të madhe në vend”, Alba, është shprehur mjaft e sigurt për rrugëtimin e saj në garë, duke thënë se beson fort se do të prekë gjysmëfinalen e formatit.

Gjatë një bisede të qetë në lavanderi, ku po qëndronte së bashku me Ludon, Labin dhe disa konkurrentë të tjerë, Alba u hap për pritshmëritë e saj dhe e bëri të qartë se e sheh veten mes më të mirëve.

Ajo shtoi se, nëse do të gjendej në gjysmëfinale së bashku me ta, do të ndihej jashtëzakonisht e lumtur, duke lënë të kuptohet se për të, ky do të ishte një sukses i madh personal dhe emocional.

Deklarata e saj ka ngjallur reagime brenda shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse publiku do t’ia realizojë këtë dëshirë. /Telegrafi/

Yesterday — 25 December 2025Main stream

“Mos ma përmend nënën”, Benita reagon me tone të larta ndaj Albës

25 December 2025 at 21:32


Situata mes Albës dhe Benitës ka eskaluar, duke u shndërruar në një debat me tone të larta dhe tension të dukshëm.

Gjatë përplasjes, Benita iu afrua shumë pranë fytyrës së Albës dhe, me zë të ngritur, i kërkoi që të mos e përmendte nënën e saj

Pavarësisht reagimit të ashpër dhe britmave të Benitës, Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj.


Ajo vazhdoi të theksonte se nëna e Benitës është e sëmurë, duke e përmendur disa herë këtë fakt, çka shtoi edhe më shumë tensionin mes tyre.

Momenti ka zgjuar reagime të shumta, duke hapur debat rreth kufijve të komunikimit dhe respektit kur përmenden familjarët në situata konfliktesh. /Telegrafi/

Tensionohet situata në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën

25 December 2025 at 18:35


Në shtëpi është regjistruar një tjetër moment tensioni i lartë, këtë herë mes Dolces dhe Albës, ku një debat verbal ka eskaluar në përplasje fizike, duke tronditur qetësinë mes banorëve.

Sipas pamjeve dhe reagimeve të çastit, Dolce është acaruar ndjeshëm ndaj Albës pas një situate që u perceptua si provokuese. Debati u ndez kur Alba iu drejtua me fjalët “Mos ma lag pellushin”, deklaratë që duket se ka shërbyer si pikë shpërthyese për reagimin e ashpër të Dolces.

Situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga fjalët në kontakt fizik, çka ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim te banorët e tjerë, të cilët u përfshinë për të qetësuar gjendjen dhe për të parandaluar agravimin e mëtejshëm të konfliktit.


Ky incident ka rritur ndjeshëm tensionin brenda shtëpisë dhe ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes dy banoreve, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në dinamikat e ardhshme dhe në qëndrimin e tyre brenda lojës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Edi thotë se Big Brother i Kosovës është më i miri nga të gjithë

24 December 2025 at 15:54


Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj, zhvilluan një bisedë rreth formatit të Big Brother dhe krahasimeve mes tyre.

Ata folën për fillimet e programit dhe për mënyrën se si ka evoluar në vende të ndryshme.

Gjatë diskutimit, Edi theksoi se sipas tij, më i miri nga të gjithë Big Brother është ai i Kosovës.

Foto: Instagram

“Unë besoj që Big Brother më të mirin e kemi ne, ne në Kosovë. Sa surpriza bëhet", tha ai.

Shikuesit gjithashtu kanë reaguar me komente dhe diskutime në rrjetet sociale për këtë krahasim.

Edi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar të këtij reality shou, por qëndroi për vetëm dy javë.

Në të kaluarin fitues u shpall boksieri nga Drenica, Drilon Rama. /Telegrafi/

Labi me deklaratë të fortë për Kushtrimin: Ia ka ngacmuar motrën dasmorit, e kanë rrahur

24 December 2025 at 13:00


Një tjetër moment tensioni ka ndodhur së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, ku debati mes banorëve Labinot Rexhës dhe Kushtrim Kelanit ka marrë përmasa serioze.

Konflikti u shkaktua nga një përplasja verbale që lidhej me ngjarje të jashtme, të përmendur nga Labi.

Rexha pretendoi se Kushtrimi kishte qenë i përfshirë në një incident gjatë një dasme, ku sipas tij, ai kishte ngacmuar motrën e dasmorit dhe kishte paguar 20 mijë euro për të zgjidhur situatën.

Foto: Instagram

Pas kësaj deklarate, Kushtrimi reagoi duke qeshur dhe i tha Labit se po i tregonte gjërat e veta.

“Ti je mgjitor, ti bën magji”, iu drejtua Kushtrimi Labit.

Foto: Instagram

“Burrë me pelena”, iu kthye Labi, duke mos kursyer ironinë.

Ky incident tregon qartë se konflikte të tilla nuk janë të pazakonta në reality shou, ku emocionet shpesh çojnë në debate të hapura dhe dramatike. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Ishte shumë rëndë", Shkurta tregon historinë se si është larguar nga Kosova gjatë luftës

24 December 2025 at 11:40


Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.

“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek", tha Haxhiu.

Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.

Foto: YouTube

“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.

Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.

"Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë", shtoi në vazhdim.

Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Farë e fëlliqur", Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

24 December 2025 at 10:59


Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda shtëpisë.

Gjatë një debati me konkurrentët, Fjolla u shpreh me tone të larta dhe të nervozuara, duke kritikuar ashpër sjelljen e banorëve të tjerë.

"Asnjëri nuk janë në gjendje me u ul, me i dhënë pozitivitet njëri-tjetrit, me i dhënë kurajo, me i dhënë dinjitet, forcë, çka jeni ju bre, çka jeni ju. Farë e fëlliqur", tha ajo.

Foto: YouTube

Pas këtij shpërthimi, ajo u tërhoq në dhomën e gjumit, ku u pa qartë duke qarë dhe duke përjetuar emocione të forta.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta brenda shtëpisë, duke e bërë Fjollën sërish një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni.

Foto: YouTube

Ky është vetëm një nga episodet e shumta ku Fjolla ka treguar shpërthime emocionale dhe tensione të forta, duke bërë që publiku të ndjekë me interes çdo lëvizje të saj brenda Big Brother VIP 5.

E njëjta ka pasur disa raste ku është përfshirë në debate me të tjerët, marrë parasysh stilin e saj të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Nuk më palon askush mua", përplasje sërish mes Fjollës dhe Labit

24 December 2025 at 09:22


Debatet mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës duket se nuk kanë të ndalur.

Përplasjet verbale mes dyshes kanë qenë të shpeshta, ndërsa tensionet janë rritur nga dita në ditë.

Së fundmi, situata ka dalë jashtë kontrollit kur Labi i kërkoi këngëtares të mos fliste më, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Fjollës.

Foto: Instagram

Ajo u shpreh me tone të forta duke deklaruar: “Nuk ka bir nëne që më palon, veç i lumi Allah”.

Artistja vijoi më tej duke theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga shtëpia, pavarësisht tensioneve dhe debateve të vazhdueshme.

Foto: Instagram

Sipas saj, largimi do të ndodhë vetëm nëse i kërkohet nga “Vëllai i Madh”, duke e bërë të qartë se nuk do të dorëzohet përballë presionit të askujt tjetër.

Gjatë ditëve të fundit, Morina ka pasur shpërthime të shumta emocionale, duke u përfshirë në debate të forta edhe me banorë të tjerë. /Telegrafi/

Toney feston ditëlindjen në shtëpinë e Big Brother - refuzohet nga Benita gjatë ndejës

24 December 2025 at 08:12


Toney ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 4.

Atij i është organizuar një festë me muzikë nga 'Vëllai i Madh' në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Megjithatë, Benita Zena gjatë kësaj mbrëmjeje nuk i qëndroi afër, pavarësisht raportit që kanë krijuar.

E njëjta siç shihet ka bërë një distancim që ia kërkoi e ëma, në spektaklin e së hënës.

Ajo i tha që të largohet nga Toney pasi ka hyrë vetë dhe se është mirë të dalë e vetme.

Mes tjerash, i kërkoi edhe që ta lërë BBVK meqë kishte probleme dhe nuk ndjehej mirë.

Toney për ditëlindje mori edhe një letër nga dy fëmijët e tij. /Telegrafi/

Vajza e Fjolla Morinës reagon pas ngjarjeve të sotme: Nuk do të heshtë përballë ofendimeve ndaj nënës sime

23 December 2025 at 20:57


Vajza e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjeve të sotme në Big Brother VIP Kosova, të cilat kanë përfshirë nënën e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka deklaruar se nuk do të qëndrojë indiferente përballë ofendimeve të drejtuara ndaj nënës së saj.

“Nuk do ta lejoj dhe nuk do të hesht përballë ofendimeve që i janë bërë nënës sime. Kritika është një gjë, loja është diçka tjetër. Por fyerja e një nëne dhe gruaje nuk do të jetë kurrë e pranueshme, në asnjë rrethanë dhe në asnjë format televiziv. Nëna ime ka dinjitet, ka emër dhe ka familje pas vetës”, ka reaguar Lediana.

Foto: Lediana / Instagram

Gjatë ditës së sotme, Fjolla Morina ka pasur një debat të ashpër fillimisht me Albën dhe me Shkurtën.

Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.

Gjatë një momenti tensioni në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj. Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.

Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën me fjalën “pise”, të cilën e përsëriti disa herë.

"Pise", Fjolla reagon e revoltuar ndaj Albës

23 December 2025 at 19:09


Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjollës, Albës dhe Shkurtës, ku këngëtarja u ballafaqua me të dyja me nervozizëm të theksuar.

Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.

Gjatë një debati e sipër në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj.


Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.

Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën fjalën pise, derisa e përsëriti këtë term disa herë.


Ndërkohë, në një bisedë të ndarë, Fjolla u përfshi në një debat të ashpër edhe me Shkurtën, duke e tensionuar më tej situatën mes të dyjave.

Elijona flet për humbjen tragjike: E kuptoj që s’kanë me u kthy më vetëm kur ju shkoj te varri

23 December 2025 at 18:02


Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur thellë publikun e gjerë.

Siç ka treguar edhe më herët banorja, ajo humbi dy nga njerëzit më të dashur të familjes së saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.

Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, teksa po fliste pikërisht për këtë ngjarje të dhimbshme, Elijona u përlot, e kapluar nga emocionet e forta që i riktheu kjo histori.


“A e din kur e kuptoj që nuk kanë me u kthy më, vetëm kur ju shkoj te varri”, tha ajo.

Më pas, Ludo Lee e pyeti se çfarë kishte ndryshuar tek ajo pas humbjes së tyre.

“Si fillim i kam këput krejt kontaktet me njerëz, nuk kam pas shoqëri, dy vjetët e para kanë qenë tmerr, nuk ja dëshiroj askujt me e përjetu atë se pernime kam hjek shumë, se të mungon një shtyllë e madhe a po kupton, edhe e kam pa edhe familjen tu ndryshu, si babi, si motra, si vëllau. Ama çka kom mësu ka qenë se kam përballu shumë sende vetë edhe kam mësu me i vlerësu njerëzit që i ki afër, me i vlerësu në maksimum”, tha Elijona.

"Unë ia di profesionin Bias", Eduard Kuçi flet për raportin e krijuar me të

23 December 2025 at 15:56


Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj kanë folur për situatën me banorit dhe Bia Khalifës.

Kohëve të fundit dyshja janë parë tejet të afërt dhe në momente shumë intime me njëri-tjetrin.

Edi ia përmendi Elijonës edhe profesionin e Bias, që për të, konsiderohet si problem.

Foto: YouTube

“Ne ia dimë profesionin Bias, edhe ajo me sinjale e gjeste… të gjithë banorëve i thoshte që ka nevojë, dhe askush se ka pasur guximin ose pavarësisht për çka, unë e kam bë, e kam ndje e kam bë, punë e madhe".

Tutje theksoi: "Me vetë-dëshirë ka ardhur. Nëse unë e kisha bo çka po thotë ajo, unë do të isha [në pranga]. Por ne jemi veç shokë”.

“Ne thjesht kemi pasur pëlqim fizik, e pranoj”, theksoi mes tjerash.

Pavarësisht kësaj, skenat e tyre janë komentuar me të madhe në rrjete sociale, e madje u akuzuan edhe për më shumë se kaq. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mentor Haziri kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother

23 December 2025 at 15:35


Këngëtari nga Ferizaj, Mentor Haziri, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai u largua nga Big Brother VIP vetëm një ditë pas nisjes së këtij spektakli, më 18 nëntor.

Kjo për shkak të disa arsyeve personale, që kishin të bënin me jetën e tij jashtë.

Foto: Facebook

Rikthimi i tij është pritur mirë nga banorët, ku u pa duke u përqafuar me të gjithë.

Nuk dihet nëse artisti do t'i bashkohet sërish formatit apo ka hyrë vetëm për të zgjuar kureshtje.

Megjithatë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë ky rrugëtim i ri për të.

Së fundmi në shtëpi është kthyer edhe Toney, i cili u eliminua nga BBVK të premten. /Telegrafi/

Pas dushit, Dolce në qendër të vëmendjes me vallëzim provokues

23 December 2025 at 15:20


Dolce ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar nga Big Brother VIP Kosova.

Në pamje, ajo shihet duke dalë nga dushi e veshur me bikini, ndërsa poshtë trupit kishte lidhur një peshqir, po ashtu edhe në kokë.

Para se të fillonte përgatitjen dhe grimin, Dolce nisi një vallëzim sensual dhe provokues, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

BBVK/Instagram

Në një çast, edhe Fjolla iu bashkua vallëzimit, ndërsa Londrimi, i cili ndodhej në dush, reagoi me lëvizje ritmike.

Dolce është shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj dhe format elegante, duke u kthyer në një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Këtu mund të gënjesh, por publiku i di gjërat”, Labi i ashpër me Elijonën në BBVK

23 December 2025 at 14:28


Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Labi pati një përplasje të drejtpërdrejtë me Elijonën.

Debati nisi pas një komenti ironik të Elijonës, e cila iu drejtua Labit duke i thënë: “Më fal, a mund të të pyes, a e ke mirë syrin?”, duke iu referuar situatës së mëparshme kur Klodi i kishte hedhur pije në sy, ndërsa Labi kishte reaguar duke e ekzagjeruar gjendjen, duke thënë se nuk shihte.

Ky koment nuk u prit mirë nga Labi, i cili reagoi menjëherë dhe ia përmendi Elijonës një situatë të sajën me Edin, për të cilën banorja kishte folur më herët, duke përmendur raportin e tyre jashtë shtëpisë. Sipas Labit, ajo kishte tentuar të paraqitej ndryshe para publikut.

BBVK/YouTube

“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë. Mund të gënjesh këtu, por publiku i di gjërat”, i tha Labi Elijonës, me një ton të ashpër.

Nga ana e saj, Elijona u mbrojt duke thënë se betohet që nuk ka gënjyer në asnjë fjalë dhe se nuk ka hyrë në BBVK për të gënjyer, duke insistuar se gjithçka që ka thënë ka qenë e vërtetë.

Ky debat shtoi edhe më shumë tensionin mes banorëve dhe u komentua gjerësisht edhe nga publiku jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë” – Debati mes Labinotit dhe Elijonës! www.youtube.com

"Kush merr përgjegjësi", llogaria e Kushtrim Kelanit me reagim të fortë pas rikthimit të Toneyt

23 December 2025 at 13:00


Rikthimi i papritur i Toneyt në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vetëm pak ditë pas eliminimit, ka shkaktuar trazira brenda dhe jashtë lojës.

Vendimi për rikthimin e tij u mor nga miqtë e ngushtë, Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha, të cilët pas daljes së Toneyt, u treguan tepër emocionalë, por vendosën unanimisht ta rikthejnë në garë.

Lidhur me këtë lëvizje, disa banorë si Londrimi, Hygerta dhe Klodi shprehën pakënaqësitë e tyre, ndërsa Kushtrim Kelani komentoi me sarkazëm: “Me këtë logjikë ‘hyr-dil’, do të mbesim në Big Brother deri në korrik".

Por pakënaqësitë nuk kanë mbetur vetëm brenda shtëpisë.

Llogaria e Kushtrimit në Instagram, e menaxhuar nga familjarët publikoi një reagim të fortë, duke kërkuar llogari publike nga produksioni.

Në postimin e tyre, ata ngritën disa pyetje të hapura për situatën.

"1. Çfarë përgjegjësie merr produksioni për mijëra SMS-a që kemi dërguar, të cilat rezultuan sikur të mos ishin dërguar fare, pa asnjë ndikim real në rezultat?

2. Nëse do të ishte eliminuar Kushtrimi spo cilido banor tjetër, a do të vlente i njëjti rikthim për të gjithë, që herën tjetër ne, si mbështetës, të dimë nëse ka apo jo kuptim të shpenzojmë para?

3. Si është e mundur që u anashkalua plotësisht situata ku Labinot Rexha e denigroi rëndë Kushtrimin, duke e etiketuar si serb/sllav dhe duke ia deformuar emrin në 'Kushiq'?

Kjo situatë u trajtua gjerësisht në media portale dhe mijëra komente të shikuesve, ndërkohë që për raste shumë më të lehta janë dhënë zarfe të zeza dhe eliminim direkt". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother

23 December 2025 at 12:01


Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.

Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.

Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit.

Foto: Instagram

“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale", u shpreh ai.

Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës.

Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika. /Telegrafi/

Olta Gixhari magjeps me paraqitjen elegante në fotografitë e fundit

23 December 2025 at 08:41


Olta Gixhari ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, duke konfirmuar edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen si me dukjen, ashtu edhe me prezencën e saj në studio.

Aktorja u shfaq me një fustan elegant ngjyrë vjollcë, i gjatë dhe me prerje të ngushtë, që theksonte linjat e saj trupore.

Fustani kishte një dekolte të hapur dhe dizajn të butë në pjesën e sipërme, duke i dhënë një pamje shumë femërore.

Olta Gixhari/Instagram

Materiali i lehtë dhe me shkëlqim shtonte edhe më shumë hijeshinë e paraqitjes së saj nën dritat e studios.

Grimi i Oltës ishte po aq i kuruar, me fokus te sytë e theksuar me penel dhe hije të lehtë, ndërsa buzët ishin në ton natyral, duke ruajtur një ekuilibër perfekt mes elegancës dhe finesës.

Olta Gixhari/Instagram

Flokët i kishte të lëshuara, të drejta dhe të ndara në mes, një stil klasik që i shkonte shumë dhe kompletonte pamjen e saj të rafinuar.

Olta Gixhari njihet për paraqitjet e saj të veçanta dhe këtë herë nuk bëri përjashtim. Përveç dukjes që mori vëmendje të madhe në rrjete sociale, ajo vazhdoi të spikaste edhe me komentet e saj direkte dhe pa filtra për situatat dhe dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke e bërë prezencën e saj edhe më të fortë në spektakël. /Telegrafi/

Olta Gixhari/Instagram

Benita refuzoi të linte shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi të kujdeset për të

23 December 2025 at 08:01


E ëma e Benita Zenës ka qenë për surprizë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Nëna i ka kërkuar asaj që të largohet nga shtëpia dhe të kujdeset për të.

Kjo pasi tha se është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për të, marrë parasysh se janë shumë të lidhura.

Foto: YouTube

Mirëpo, vajza ka refuzuar të largohet nga shtëpia, sepse sipas saj, nëna është mirë, po nuk i ka pëlqyer loja e saj.

Benita e refuzoi disa herë pasi tha se e njeh të ëmën dhe se nuk ka të bëj me shëndetin.

Ajo madje i kërkoi që ta përfundoj linjën e jetës, të tregoj veten edhe për një kohë dhe i premtoi se do ta ndryshojë tërësisht lojën.

Mbetet për t'u parë në vazhdim se cili do të jetë vendimi i saj përfundimtar. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌