Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.
Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.
Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria".
Foto: Instagram
Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka 'tru peshku', një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.
Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza".
Foto: Instagram
Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.
Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi. /Telegrafi/
Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku disa banorë po qëndronin në lavanderi.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e shikuesve ishte afrimi i tejet i ngushtë mes Bias dhe Edit, i cili u konsiderua nga shumë të pranishëm dhe ndjekës si i jashtëzakonshëm për një format televiziv të tillë.
Në pamjet që u bënë publike, Bia shihet duke u ulur në prehër të Edit, ndërsa ai e mbante me duar, duke krijuar një situatë të cilësuar nga ndjekësit si tejet eksplicite për natyrën e programit.
Ky afrimitet ekstrem ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumica e komenteve në video janë negative, me shikues që shprehnin revoltim për atë që panë.
Situata ka ndezur debatin mbi kufijtë e intimitetit mes banorëve në reality show-t dhe etikën e publikimit të momenteve të tilla në rrjet, duke treguar njëherësh se audienca është shumë e vëmendshme ndaj çdo shfaqjeje të afërt në shtëpinë më të ndjekur të momentit. /Telegrafi/
Ajo përmes një deklarate pohoi se sjellja e meshkujve është e ndikuar nga fakti se ndodhen në një format televiziv.
“Bia nuk ka ardhë si shqiptare këtu së pari, as nuk ka ardhë me i përfaqësu shqiptart, por veten. Bia nuk ka ardhë këtu si profesoreshë as intelektuale por si modele e OnlyFans. Të kishit qenë ju jashtë secili nuk do ta refuzonit Bia-n kurrë, por jeni para kamerave. Është Edi që ka pas guxim, se ju asnjëri nuk e kishit refuzu”, ka deklaruar Sasa.
Deklarata e saj u prit me pozitivitet edhe nga banorët e tjerë aty brenda.
Ludo Lee ka kritikuar Bia Khalifa-n për sjelljet e saj si dhe për tatuazhet, çka ka ngritur një diskutim të gjerë dhe të tensionuar në mesin e banorëve të shumtë.
Në disa momente ai madje është dëgjuar duke thënë se ajo nuk përfaqëson një shembull për popullin shqiptar.
Gjatë një diskutimi e sipër, ishte Olta Gixhari, e cila mori fjalën duke i kujtuar atij fotografinë që ka bërë ai me të famshmen, Kim Kardashian.
“Dua të ta kujtoj se ke dalë në foto dhe thua se është një nga mikeshat e tua më të mira, që ka bërë video, me përmbajtje për të rritur dhe krenohesh me këtë foto. Mos hajde të na mbash dy standarde”, i tha ajo Ludo-s.
Banori i ri më pas nuk qëndroi indiferent derisa i tha të mos e krahasonte Kim Kardashian me Bia Khalifa-n.
Bia Khalifa dhe Edi Kuçi janë parë kohët e fundit jashtëzakonisht të afërt me njëri-tjetrin, duke ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta.
Afrimiteti mes tyre është vërejtur edhe gjatë ditës së sotme, ku dyshja ka kaluar disa momente së bashku, duke mos e fshehur rehatinë dhe afërsinë që ndajnë.
Në disa nga këto momente, Bia u pa e ulur në prehrin e Edit, teksa i dhuronte puthje të vazhdueshme në kokë dhe në qafë, gjeste që nuk kaluan pa u vënë re nga të pranishmit.
Pavarësisht afrimiteti, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi natyrën e raportit që ata kanë.
Kjo situatë vjen menjëherë pasi Edi dhe Dolce i dhanë fund raportit të tyre, për shkak të pakënaqësive nga të dyja palët, ndërsa gjatë diskutimeve ata akuzuan njëri-tjetrin për distancim dhe mungesë komunikimi.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Bia dhe Edi do ta konfirmojnë ose sqarojnë raportin e tyre.
Një moment në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Bia Khalifa dhe Eduard Kuçi janë parë duke qëndruar në shtrat së bashku.
Edhe pse të mbuluar, dyshja kanë bërë disa gjeste që nuk kaluan pa u vënë re.
Foto: Instagram
Ky moment ka nxitur komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit e spektaklit gjatë këtyre ditëve.
Ky zhvillim vjen pas lajmit se Eduardi i dha fund raportit të tij me Dolcen, duke shtuar spekulimet për një afrim të mundshëm me Bian.
Situata pritet të vazhdojë të jetë pjesë e diskutimeve brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother, ndërsa fansat janë kuriozë për zhvillimet e mëtejshme mes dy banorëve.
Sidoqoftë, ata janë parë këtë kohë në momente të nxehta, që tregojnë shumë. /Telegrafi/
Bia Khalifa ka pasur një debat me Toney për punën që bën duke përfshirë edhe raportin që kanë pasur.
Kanë përfshirë po ashtu edhe babanë e banorit, pasi ai i kërkoi që të shkëputej nga lidhja që krijoi me konkurrenten nga Rumania.
"Çfarë ke me punën time, këtu nuk jam për punë. Jemi për lojë, jemi në Big Brother, jemi për eksperienca. Pse mërziten aq shumë me mua", tha ajo ndërsa po bisedonte me banorët.
Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të tensionuar mes dy banoreve, Alba dhe Bia.
Përplasja mes tyre është përshkallëzuar aq shumë sa që e dyta ka paralajmëruar hapur Albën se sonte, gjatë Prime, njëra nga ato dy do të largohet nga shtëpia.
Ky moment ka ndodhur pas një incidenti të vogël, i cili u bë shkak për grindjen e tyre më të madhe.
BBVK/YouTube
Sipas burimeve brenda shtëpisë, gjithçka nisi kur Alba i fryu tymin e cigare elektronike në sy Bias, një gjest që shkaktoi pakënaqësi dhe tension të menjëhershëm.
Bia nuk ka ngurruar ta bëjë paralajmërimin e saj të fortë, duke e bërë të qartë se nuk do të tolerojë sjellje të tilla dhe se situata ka arritur në një pikë vendimtare.
Tensioni ndërmjet dy banoreve ka qenë i dukshëm gjatë gjithë ditës, dhe të gjithë shikuesit e Big Brother po presin me padurim zhvillimet e mbrëmjes në Prime.
Kjo përplasje mes Albës dhe Bias pritet të sjellë momente dramatike, ndërsa pyetja që shtrohet është se cila nga dy banoret do të dalë nga shtëpia, duke e bërë tensionin dhe intrigën të pandalshme për publikun. /Telegrafi/
Një situatë e pazakontë dhe mjaft e komentuar ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Alba u përball me një zgjim jo fort të këndshëm nga bashkëbanorët e saj.
Teksa Alba ishte duke fjetur, ishte Bia ajo që e nisi momentin, duke iu afruar shtratit të saj dhe duke bërë zhurmë me tigan dhe garuzhde pranë kokës.
Pak çaste më vonë, në këtë veprim u bashkua edhe Labi, i cili e intensifikoi situatën duke vazhduar me të njëjtën mënyrë.
BBVK/Instagram
Në video dëgjohet Alba duke reaguar e shqetësuar, teksa u kërkon të ndalen, duke thënë: “Mos, jam e sëmurë”.
Megjithatë, zhurma vazhdoi për disa momente, duke krijuar tension.
Kjo skenë u përhap shpejt në rrjete sociale, ku ndjekësit e spektaklit u ndanë mes atyre që e panë si një shaka tipike të lojës dhe atyre që e konsideruan të tepruar, sidomos për shkak të gjendjes shëndetësore të Albës.
Tashmë mbetet të shihet nëse kjo situatë dhe këto dinamika mes banorëve do të trajtohen dhe diskutohen gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Një përplasje e papritur ndodhi mes Labit dhe Bias.
Në një video të publikuar në TikTok, Labi dëgjohet duke thënë: “Aroma më e mirë është e nënës sime”.
Bia keqkupton dhe i thotë: “Pse nga e di si e ka erën nëna jote?”
Ndërsa Bia mendon diçka tjetër, i thotë: “Je kurioz? Është incest”.
Labi më pas përshkallëzon debatin, duke i thënë Bias: “Pse s’ke hyrë në TikTok për t’i reklamuar sendet?”, dhe bën me dorë nga gjoksi.
Screeshot/TikTok
Bia pyet: “Kush, nëna jote?”
Këtu Labi eskalon: “Kujdes, kujdes, hera e parë edhe e fundit”.
Bia pyet: “Çka? Ti the”.
Labi ngrihet në këmbë dhe fillon të bërtasë: “Kujdes, hera e parë dhe e fundit po të them, kujdes!” Ai i afrohet Bias dhe shton: “Kujdes se ec prej shtëpisë”.
Në një moment, Bia kërkon ndihmë për përkthim nga Klodi, pasi nuk e kuptonte se për çfarë po bëhej fjalë.
“Unë nuk kuptova”, sqarohet Bia më vonë.
Ky moment nxiti reagime të shumta në rrjet, teksa fansat komentuan për tensionin që u krijua dhe mënyrën se si dy banorët përballuan përplasjen. /Telegrafi/
Një ndërveprim i fundit midis Bia dhe Labi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka nxitur një valë diskutimesh në rrjetet sociale.
Gjatë një bisede të fundit, Bia filloi të provokonte Labin duke prekur pjesën e organit gjenital.
BBVK/FaceBook
Bia: “O ta hanksha buzën”.
Labi: “Hajde provoje”.
Bia më pas prek pjesën e organit gjenital duke i thënë Labit: “Hajde pak këtu”.
Labi: Ja ja s’hyj unë aty.
Bia pastaj vazhdon me lëvizje të njëjtë thotë: “Ha pak, të boftë mirë”.
Labi prapë thotë: “Hajde provoje, ajo prapë nuk vjen”.
BBVK/FaceBook
Bia vazhdon duke bërë lëvizje provokuese.
Fansat e rrjeteve sociale reaguan menjëherë, duke diskutuar për dinamiken e çuditshme mes dy të rinjve dhe duke komentuar mbi mënyrën se si situata u zhvillua.
Shumë e përshkruan momentin si provokues dhe ngacmues nga ana e Bias.
Mbete të shihet nëse kjo ngjarje do të diskutohet gjatë natës së spektaklit të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Gjatë një diskutimi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Fjolla ka kërkuar nga Bia që të shprehet në gjuhën shqipe.
Ajo theksoi se Bia di të flasë shqip, por shpesh nuk e përdor atë në biseda.
“Oj shoqe, fol shqip, fol shqip moj, se di shqip ti veç po ‘fullirat’”, u shpreh Fjolla, duke i bërë thirrje Bias.
BBVK/FaceBook
Më pas, ajo shtoi për vete: “Nuk e di anglishten veç ia futi ‘paushall’ ashtu”.
Nga ana tjetër, Bia e shfrytëzoi momentin për të ndarë një detaj nga zakonet e saj gjuhësore, duke treguar se fjala “rëndësishme” është fjala e saj e preferuar dhe shpesh e përdor gjatë bisedave.
Ky moment nxiti reagime të ndryshme nga banorët, duke treguar se përdorimi i gjuhës dhe mënyra e shprehjes mund të jenë pjesë e tensionit, humorit dhe strategjisë brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
Alba dhe Bia patën një debat të tensionuar gjatë ditës së sotme.
Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi fjalosjen mes tyre, por në një moment Bia iu afrua Albës dhe i përmendi disa herë emrin e ish-partnerit, Limi.
Bia iu afrua fytyrës së Albës disa herë, duke përsëritur emrin: “Limi, Limi, Limi”.
Edhe pse Alba u përpoq të qëndronte e qetë, ajo reagoi për mënyrën se si Bia iu afrua shumë pranë fytyrës së saj.
“Pse afrohesh kështu, kur nuk ke këtë afrimitet me mua?” i tha ajo Bias.
Aty pranë ishin gjithashtu Shkurta dhe Dolce, derisa kjo e fundit e këshillonte Albën të mos e lejonte Bia-n t’i afrohej në atë mënyrë.
Gjatë një momenti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Benita Zena shprehu pakënaqësinë e saj ndaj Bia Khalifës, duke komentuar përdorimin e gjuhëve të huaja nga kjo e fundit.
"Flet gjuhë të huaja, ajo duhet të dal prej këtu. Në momentin që nuk kupton, duhet të dal nga këtu", tha Benita.
Ajo shtoi më tej: "Bias ia bëj krejt rrafsh. Nuk e kuptoj asgjë".
Foto: Instagram
Bia Khalifa ka origjinë rumune, çka mund të shpjegojë përdorimin e gjuhëve të huaja.Situata duket edhe më e tensionuar pas ndryshimeve në marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Toney, i cili më parë kishte afërsi me Bian, tani po qëndron me Benitën.
Ky ndryshim u bë sipas kërkesës së familjes së producentit.Babai ishte futur të hënën në spektakël dhe ia bëri me dije se nuk e pranojnë lidhjen me të.
E pas kësaj, Toney shprehu në një formë pëlqim për Benitën dhe u pa afër saj. /Telegrafi/
Në rrjetet sociale janë shpërndarë së fundmi disa pamje të Bia Khalifës nga vitet e kaluara, të cilat tregojnë dukjen e saj para se të kryente ndërhyrjet estetike në fytyrë.
Fotot dhe videot po qarkullojnë me shpejtësi, duke nxitur komente dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të saj.
Bia Khalifa, e njohur për ndryshimet e saj të shumta estetike dhe imazhin provokues, aktualisht është një nga banoret më të komentuara në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Shfaqja e pamjeve të vjetra ka rikthyer vëmendjen te transformimi i saj, ndërsa fansat po krahasojnë ndryshimet mes dukjes së saj dikur dhe tani.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme në rrjet, Bia vazhdon të jetë një prej personazheve më të zhurmshëm dhe të ndjekur në shtëpinë e BBVK, ku shpesh gjeneron debate dhe situata virale.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë së fundmi disa pamje të Bia Khalifës nga vitet e kaluara, të cilat tregojnë dukjen e saj para se të kryente ndërhyrjet estetike në fytyrë.
Fotot dhe videot po qarkullojnë me shpejtësi, duke nxitur komente dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të saj.
Bia Khalifa, e njohur për ndryshimet e saj të shumta estetike dhe imazhin provokues, aktualisht është një nga banoret më të komentuara në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Foto: Instagram
Shfaqja e pamjeve të vjetra ka rikthyer vëmendjen te transformimi i saj, ndërsa fansat po krahasojnë ndryshimet mes dukjes së saj dikur dhe tani.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme në rrjet, Bia vazhdon të jetë një prej personazheve më të zhurmshëm dhe të ndjekur në shtëpinë e BBVK, ku shpesh gjeneron debate dhe situata virale.