Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

E tradhtoi dhe e sulmoi fizikisht - Sasa Hoda rrëfen për lidhjen 10 vjeçare

22 December 2025 at 23:24


Sasa Hoda ka bërë një rrëfim prekës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka folur për lidhjen toksike që ka pasur me ish-partnerin e saj për dhjetë vite me radhë.

E njëjta ka folur për sakrificat që ka bërë për të, ndonëse nuk iu kthye me të njëjtën monedhë.

Foto: Instagram

Sasa zbulon se u tortorua nga ai, e kishte tradhtuar e madje edhe e sulmoi fizikisht.

Tani thotë se është e lumtur që e ka kaluar këtë periudhë dhe se ka kuptuar shumë nga kjo marrëdhënie.

Komente pozitive për forcën dhe gjithë këtë mori edhe nga opinionistet e këtij edicioni, duke e përgëzuar për gruan që është.

Sidoqoftë, Sasa tregon se ka vazhduar jetën dhe se tani është e lumtur që e kaloi gjithë këtë dramë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

“Kur të dalësh do ta humbësh punën”, Labi dhe Sasa nisin ditën me përplasje

21 December 2025 at 12:20


Dita e sotme në Big Brother VIP Kosova (e diel) ka nisur me tension dhe debate mes banorëve, ku në qendër të vëmendjes ishin Labinot Rexha dhe Sasa Hoda.

Konflikti nisi kur Labi i tha Sasës se, pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ajo do të humbë punën e saj.

Banorja nga Gjakova i kundërpërgjigj duke nënvizuar se, në fakt, ai do të jetë ai që do të humbasë mundësinë për të marrë pjesë në dasmat dhe aktivitetet e tij, pasi nuk do ta thërrasin më.

Foto: Instagram

Ata kanë qenë rivalë të njëri-tjetrit që nga fillimi i këtij edicioni, duke bërë akuza vazhdimisht.

Labi gjithashtu e ka ngacmuar që nga fillimi duke prekur edhe familje atë, gjë për të cilën u kritikua tejet shumë.

Foto: Instagram

Megjithatë, debatet janë të pranishme vazhdimisht nga konkurrentët, ku gara veçse po bëhet më e fortë.

Së fundmi që u largua nga shtëpia e BBVK ishte Toney, i cili tani u pa duke qëndruar në ‘kapsulë’. /Telegrafi/

Debati për Bia Khalifa-n, Sasa e thotë troç: Me pas qenë ju jashtë nuk do ta refuzonit atë kurrë

20 December 2025 at 12:15


Bia Khalifa ka qenë temë diskutimi në prime-in e së premtes.

Kjo pas disa shprehjeve paragjykuese që banori Ludo Lee i kishte drejtuar ndaj saj.

Këto deklarata shkaktuan menjëherë reagime të shumta mes banorëve, duke krijuar debat të fortë brenda shtëpisë.

Shumica i dolën në përkrahje banores rumune, duke përfshirë edhe konkurrenten aty brenda Sasa Hoda.


Ajo përmes një deklarate pohoi se sjellja e meshkujve është e ndikuar nga fakti se ndodhen në një format televiziv.

“Bia nuk ka ardhë si shqiptare këtu së pari, as nuk ka ardhë me i përfaqësu shqiptart, por veten. Bia nuk ka ardhë këtu si profesoreshë as intelektuale por si modele e OnlyFans. Të kishit qenë ju jashtë secili nuk do ta refuzonit Bia-n kurrë, por jeni para kamerave. Është Edi që ka pas guxim, se ju asnjëri nuk e kishit refuzu”, ka deklaruar Sasa.

Deklarata e saj u prit me pozitivitet edhe nga banorët e tjerë aty brenda.

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025 at 10:24


Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, shpërtheu në lot gjatë një momenti emocional brenda shtëpisë, duke shfaqur lodhjen dhe rëndësinë e emocioneve që po përjeton.

Ajo nuk i mbajti dot lotët dhe u shpreh me një sinqeritet të dhimbshëm për ndjenjat e saj:
“Jam e lodhur, s’po munden më. Kam harru kur kam qenë e lumtur, kam harruar”.

Në këtë situatë të vështirë, Sasën e shoqëruan afër Klodi dhe Londrimi, të cilët u përpoqën ta qetësonin dhe ta mbështesnin gjatë shpërthimit të saj.

BBVK/|YouTube

Sasa shtoi se në jetën e saj gjithçka ka qenë e vështirë dhe se ka përballuar sfida në çdo fushë: “Te gjitha gjërat në jetë i kam pasur vështirë. Në çdo fushë sfida”.

Klodi, duke e kuptuar dhe përkrahur, i tha: “Kështu është jeta”, duke tentuar ta qetësonte dhe ta motivonte të mos dorëzohej.

BBVK/|YouTube

Sasa, megjithatë, vazhdoi të shprehë ndjenjat e saj të lodhjes dhe të sfidave të përditshme: “Por diku ta kem mirë, jo gjithmonë keq, gjithkund vështirësi, s’mundem më”.

Klodi iu përgjigj me një fjalë mbështetëse dhe pozitive: “Mundesh”, duke treguar se nuk është vetëm dhe se ka fuqinë të përballojë vështirësitë.

Ky moment emocional i Sasës tregoi qartë se jeta brenda shtëpisë nuk është gjithmonë e lehtë dhe se banorët përballen jo vetëm me lojën, por edhe me ndjenja të thella dhe sfida personale që shpesh dalin në pah në situata të tilla. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Sasa kujton vizitën e Ronaldos në Gjakovë gjatë vitit 1999: Unë e kam parë, e solli KFOR-i italian

18 December 2025 at 20:52


“Fenomeni” Ronaldo Nazario ka qenë temë diskutimi mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Kjo ndodhi pasi këngëtari Labinot Rexha pohoi se e kishte parë në ëndërr dhe shkoi edhe një hap më tej, duke prerë flokët në stilin e tij karakteristik.

Megjithatë, debati nuk u ndal këtu. Ishte banorja Sasa Hoda, e cila gjatë një bisede me Edin kujtoi kohën kur Ronaldo vizitoi Kosovën, disa ditë pas çlirimit të vendit.


Futbollisti kishte ardhur në qytetin e Gjakovës, një prej qyteteve më të prekura nga lufta, si pjesë e një misioni humanitar.

Banorja Sasa tregon se këtë moment e mban ende mend dhe e kishte parë vetë:

“A e din që [Ronaldo] ka qenë në Gjakovë pas luftës. Jom dalë unë e kam pa, e ka pas pru KFOR-i italian. Atëherë ai ka qenë ‘top’, si me e pas pru tash Cristiano Ronaldon. Unë e kam pas pa… ka qenë në percjellje të tenkave italiane”, shtoi mes tjerash Sasa duke kujtuar atë kohë.

Sasa: Qëllimi im në Big Brother është t'iu them grave 'duajeni veten dhe trupin si e keni'

16 December 2025 at 13:00


Sasa Hoda pak ditë më parë ka tronditur me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo tregoi se vuan nga sëmundja e rrallë që e kanë vetëm 16 njerëz në glob dhe se është e vetmja që u operua.

Më pas ndau në rrjetet e saj sociale disa fotografi se si duket në të vërtetë me sëmundjen që e ka prekur.

Foto: Instagram

Në një bisedë ditën e sotme (e martë) me banorin e ri Ludo Lee, Sasa thotë se ka pasur një qëllim që ka hyrë në këtë format.

"Ky ka qenë qëllimi im për me qenë në Big Brother për me iu thënë të gjitha femrave që duani veten dhe trupin si e keni", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Tani paramendoje kur del në Big Brother para miliona njerëzve në emisionin më të shikuar dhe e tregon veten, këtu mundohem të tregojnë veten tonë".

Sa i përket lojës, Sasa ka qenë më pasive dhe jo më kot në një moment u shpall më pak e preferuar nga publiku. /Telegrafi/

Publikohen fotografitë e guximshme të Sasës që tregojnë plagët e tumorit - vajza e çeliktë e Big Brother VIP Kosova që i mbijetoi sfidave

12 December 2025 at 23:53


Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Sasa Hoda ka publikuar disa fotografi të realizuara pak para se të hynte në Big Brother VIP Kosova 4, të cilat po marrin vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në këto imazhe, Sasa shfaqet me një stil elegant dhe të fuqishëm, e veshur me një kostum të zi dhe një reçipë të punuar me dantellë, ndërsa ekspozon për herë të parë publikisht barkun e saj, ku dallohen qartë shenjat kirurgjikale të betejës së saj me tumorin në enët e gjakut – një sëmundje e rrallë me të cilën ajo vazhdon të përballet.

Fotografia që ajo ndau, ku shihet e sigurt dhe e pa lëkundur, është kthyer në një simbol të forcës dhe pranimit. Ajo tregon realitetin e saj pa filtra, duke e bërë plagën – që dikur ishte burim dhimbjeje – në një dëshmi të guximit dhe mbijetesës.

Sasa, e cila sëmundjen e menaxhon me kujdes të rregullt mjekësor, vendosi t’i bëjë publike këto imazhe si një formë solidarizimi me çdo person që përballet me sfida shëndetësore, duke e përdorur platformën e saj për të përhapur fuqizim dhe vetëbesim.

Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkruan mes tjerash: “Sot po mësoj të dua veten kështu siç jam dhe bashkë me këtë shpresoj të ngjallë një dritë vetëbesimi e vetëdashurie te secili që në një mënyrë ose tjetër ka përjetuar gjërat që kam përjetuar edhe unë. E juaja, më e vërtetë se asnjëherë tjetër, Sasa”

Publikimi i këtyre fotografive ka prekur shumë ndjekës, ndërsa Sasa vijon të shihet si një prej figurave më të forta dhe inspiruese të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Sasa Hoda trondit me rrëfimin në Big Brother, tregon se vuan nga sëmundja e rrallë që e kanë vetëm 16 njerëz në glob: Vetëm unë kam pasur guximin që të operohem

12 December 2025 at 23:28


Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova 4, banorja Sasa Hoda ndau me publikun një pjesë shumë personale të jetës së saj, duke treguar sfidat e mëdha që ka kaluar që në fëmijëri.

Gjatë rrëfimit, Sasa zbuloi se ka kaluar periudha të vështira për shkak të një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrallë - tumor në enët e gjakut. Ajo theksoi se vetëm 16 persona në të gjithë botën vuajnë nga kjo gjendje, dhe se është e vetmja që ka pasur guximin të kryejë operacionet.

Sasa rrëfeu se, sipas mjekëve, shanset për të mbijetuar pas operacioneve ishin shumë të vogla, por ajo vendosi të guxonte dhe të ndërmerrte rrezikun për t’u kuruar. Përtej sfidave fizike, ajo përballoi edhe pasojat emocionale dhe personale të sëmundjes.

Banorja nga Gjakova tregoi gjithashtu se kjo sëmundje i ka kushtuar edhe mundësinë për të pasur fëmijë, por ajo tha se e ka pranuar çdo gjë që i ka ndodhur si një testim nga Zoti, duke treguar forcën dhe vendosmërinë e saj për t’u përballur me jetën.

Rrëfimi i Sasas ishte një nga momentet më emocionuese të spektaklit të së premtes, duke lënë mbresa tek publiku për guximin dhe qëndrueshmërinë e saj. /Telegrafi/

Vuan nga sëmundja e rrallë që e kanë vetëm 16 njerëz në glob, Sasa: Vetëm unë u operova

By: gaze tare
12 December 2025 at 23:45

Sasa Hoda ndau sot në shtëpinë e Big Brother një nga rrëfimet më të forta dhe më prekëse të këtij edicioni, duke hapur zemrën për një betejë jetike që, sipas saj, e ka çuar shumë pranë vdekjes. Banorja foli pa filtra për sëmundjen e rrallë me të cilën është përballur dhe pasojat që ajo vazhdon të ketë në jetën e saj.

Sasa zbuloi se vuan nga tumori i enëve të gjakut, një diagnozë jashtëzakonisht e rrallë që, sipas mjekëve, prek vetëm 16 persona në mbarë botën. Ajo është e vetmja prej tyre që ka mundur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

“Doktori më tha: 90% e ke kokën në rrezik. I kam thënë babit: mos më le me vdek,” rrëfeu ajo mes lotësh, duke përshkruar momentet më të vështira të betejës së saj për jetën.

Një nga momentet më emocionuese të rrëfimit ishte ai kur Sasa foli për sakrificën e babait të saj, duke zbuluar një detaj që nuk e kishte ndarë kurrë më parë.

“Jam falënderuese që ka fjet një muaj në makinë, vetëm që të mos shpenzonte paratë e spitalit,” tha ajo, duke e kthyer vëmendjen te forca e familjes dhe dashuria prindërore në kohët më të errëta.

Edhe pse ka kaluar një operacion të rëndë, beteja e Sasës nuk ka përfunduar. Ajo pranoi se ende jeton me një pjesë të tumorit në trup, një realitet që e shoqëron çdo ditë.

“Jam në këtë jetë me një bombë në trup, që nuk e di kur mundet me shpërthy,” u shpreh ajo, duke lënë pa fjalë banorët dhe publikun.

Në një tjetër deklaratë të dhimbshme, Sasa tregoi se sëmundja i ka marrë edhe një nga ëndrrat më të mëdha të jetës së saj: mundësinë për t’u bërë nënë.

“Kjo sëmundje ma ka pamundësu ndjenjën ma të bukur në botë, me qenë nënë,” tha ajo, duke zbuluar edhe fjalët e mjekut që i kanë mbetur thellë në mendje:

“Nuk guxon me rreziku shëndetin tand për me u bë nënë.”

The post Vuan nga sëmundja e rrallë që e kanë vetëm 16 njerëz në glob, Sasa: Vetëm unë u operova appeared first on iconstyle.al.

"Le të han edhe Olta", del videoja që tregon se si Sasa e ofendoi Olta Gixharin në spektakël

29 November 2025 at 12:16


Në spektaklin “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, opinionistja Olta Gixhari u përfshi në një debat të nxehtë rreth sjelljeve të Sases brenda shtëpisë, duke e vlerësuar një prej veprimeve të saj si “kërcënuese”.

Gjatë analizës së klipit, ku Sasa shihet duke ia tërhequr jorganin Labit dhe duke e prekur atë në një moment tensioni, Olta deklaroi se situata ishte tejet e papërshtatshme dhe se një gjest i tillë, nëse do të ishte bërë nga një mashkull ndaj një femre, do të sillte pasoja shumë më të rënda.

“Nëse këtë veprim do t’ia bënte Labi Sases, ai do të dilte me zarf të zi”, u shpreh Gixhari, duke aluduar se produksioni mund të jetë i prirur të zbatojë standarde të dyfishta në bazë gjinie.

Deklarata e saj ndezi reagime të menjëhershme në studio, por duket se më së shumti e preku vetë Sasën, e cila nga shtëpia reagoi me nervozizëm ndaj komenteve të opinionistes. Në një moment, ajo u dëgjua duke thënë me ironi dhe acarim: “Le të han Olta, le të han”.

Pritet që dinamika mes tyre të vazhdojë të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve në ditët në vijim, ndërsa publiku tashmë po ndjek me vëmendje çdo zhvillim të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend. /Telegrafi/

“Gjyshja serbe t’i ka paluar 10 shqiptare”, Sasa Hoda sqaron deklaratën që ndezi rrjetin

By: redi
28 November 2025 at 22:49

Spektakli i radhës i ”Big Brother Kosova Vip 4” ka vijuar me një tjetër moment të tensionuar, këtë herë mes Saşa Hodës dhe Labinot Gashit. Pas përfundimit të debatit të ashpër mes Shkurtës dhe Labit, produksioni transmetoi pamjet ku Labi provokon Saşën përmes një komenti të ndjeshëm një ditë më parë në shtëpi. Në klipin e shfaqur, Labi e ngacmon Saşën duke i përmendur gjyshen nga ana e nënës…

Source

"E kam gjyshen serbe që t'i ka paluar 10 shqiptare", Sasa Hoda sqaron deklaratën që tha se iu keqkuptua

28 November 2025 at 22:27


Spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova 4 ka vijuar me një tjetër moment të tensionuar, këtë herë mes Saşa Hodës dhe Labinot Gashit. Pas përfundimit të debatit të ashpër mes Shkurtës dhe Labit, produksioni transmetoi pamjet ku Labi provokon Saşën përmes një komenti të ndjeshëm një ditë më parë në shtëpi.

Në klipin e shfaqur, Labi e ngacmon Saşën duke i përmendur gjyshen nga ana e nënës, e cila me etni është serbe. Reagimi i Saşës erdhi menjëherë dhe me tone të larta, teksa ajo iu përgjigj me deklaratën: “E kam gjyshen serbe që t’i ka paluar 10 shqiptarë”.

Momenti u komentua gjerësisht edhe brenda shtëpisë, por sidomos nga publiku, për shkak të ndjeshmërisë që mbart çështja e etnisë në raportet ndërkomunitare.

- YouTube youtu.be

Pas transmetimit të pamjeve, Saşa – e cila vjen nga Gjakova – ndjeu të nevojshme të bënte një sqarim të drejtpërdrejtë për publikun.

“Edhe pse nuk ka qenë faji jem për dikë që janë martuar para 60 viteve. Ajo ka qenë prej Shkodrës, serbe e Shkodrës. Gjatë gjithë jetës njerëzit e kanë shfrytëzuar këtë gjë tek unë. Dua ta sqaroj atë deklaratën që ‘i palon 10 veta’, e kam pasur fjalën që i palon 10 tipa sikur Labi, sepse është keqkuptu”, tha Sasa.

- YouTube youtu.be

Sqarimi i saj u prit si një përpjekje për të shmangur interpretimet e gabuara dhe për të theksuar se reagimi kishte qenë i momentit dhe i drejtuar vetëm ndaj Labit, jo ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/

Familja e Sasës reagojnë urgjentisht pasi ajo deklaroi në Big se: Gjyshja ime serbe i ka p*lu 10 shqiptare

By: M C
28 November 2025 at 20:01

Familja e banores së “Big Brother VIP Kosova”, Sasa Hoda, ka bërë një reagim publik të menjëhershëm dhe të detajuar, pas deklaratës së fortë që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj me origjinë serbe.

Fraza e Sasës, e thënë me tone të larta gjatë një debati, “Gjyshja ime serbe i ka palu 10 shqiptare”, ndezi debate të ashpra në rrjet, duke u interpretuar si ofenduese.

Megjithatë, familjarët sqarojnë se kjo deklaratë është bërë nën presion emocional dhe është keqkuptuar thellësisht nga publiku.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se gjyshja e Sasës ka qenë një figurë e respektuar që ka ndihmuar shumë familje në nevojë me bukë dhe strehë gjatë kohëve të vështira, duke dëshmuar humanizëm të lartë pavarësisht përkatësisë etnike.

Lidhur me frazën specifike që shkaktoi zhurmën, familja sqaron përfundimisht kontekstin: “Fraza ‘paloj 10 shqiptare’ ka qenë e thënë në kuptimin se gjyshja e tyre ka pasur vlera sa dhjetë shqiptare, e jo në ndonjë kuptim tjetër të gabuar.”

Ata kërkojnë mirëkuptim për të mos njollosur reputacionin e një gruaje që, sipas tyre, ka bërë vetëm mirë për komunitetin.

The post Familja e Sasës reagojnë urgjentisht pasi ajo deklaroi në Big se: Gjyshja ime serbe i ka p*lu 10 shqiptare appeared first on Albeu.com.

”Gjyshja serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës: Shprehje e gabuar nën presion emocional

By: redi
28 November 2025 at 15:51

Familja e Sasa Hodës, banores së ”Big Brother Kosova Vip 4”, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj. Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht. Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori…

Source

“A je biseksual?”, Sasa ngacmon Labinotin për shkak të mbushjes së buzëve

28 November 2025 at 15:56


Debatet e mbremjes së kaluar para gjumit duket se kanë shkaktuar shumë tension në shtëpi.

Pas shumë videove që u shpërndanë, shihet se debatet kanë eskaluar ndjeshëm.

Në një nga videot, Sasa duket duke i thënë Labinotit se ai mund të jetë biseksual.

BBVK/Instagram

Labi kishte buzët e mbushura, dhe Sasa e shfrytëzoi këtë rast për ta pyetur dhe për ta vendosur në qendër të debatit.

Ajo tha: “Beba e vogël, a ke tamël? Kur t’i kesh buzët silikon, ke edhe tamël. Bëje edhe gjoksin. Po të pyes a je ‘bi’. E di ti pse po të pyes? Le ta marrë vesh publiku. Une nuk lodhem për publik, ai që do të dalë si ‘M’ je ti”.

Situata ka shkaktuar reagime të ndryshme te banorët dhe shikuesit, duke treguar tensionin dhe provokimet që shpesh shfaqen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Pas deklaratës “gjyshja serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës reagon: Shprehje e gabuar nën presion emocional

28 November 2025 at 14:34


Familja e Sasa Hodës, banores së Big Brother VIP Kosova, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj.

Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht.

Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori ishte jo vetëm e pasaktë, por edhe e papranueshme, duke mos përfaqësuar aspak bindjet dhe vlerat e familjes.

Ata rikujtojnë se gjyshja, pavarësisht prejardhjes, ka qenë gjithmonë një njeri me zemër të madhe dhe me një shpirt të thellë human.

Sipas tyre, ajo ka shërbyer komunitetin me mirësi, duke ndihmuar familje të ndryshme gjatë periudhave të vështira të luftës, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe ka qëndruar pranë njerëzve në nevojë. Për këtë arsye, ajo njihet gjerësisht në qytet si shembull i vlerave të mira njerëzore.

Familja thekson se deklarata e Sasës është keqinterpretuar dhe se reagimet e publikut po i japin një drejtim të gabuar fjalëve të saj.

Ata ndihen të detyruar të vendosin të vërtetën në vend, me qëllim që një shprehje e rrëshqitur të mos dëmtojë figurën e një gruaje që ka bërë vetëm vepra të mira gjatë gjithë jetës.

Në vazhdim, ata shtojnë se humanizmi i gjyshes është trashëguar edhe te Sasa, të cilën sipas tyre shumë njerëz e njohin për mirësinë dhe karakterin e saj.


Në fund të deklaratës, e publikuar në profilin zyrtar të Sasës në Instagram, familjarët sqarojnë kuptimin e shprehjes së përfolur. Ata theksojnë se fraza “paloi 10 shqiptare” ishte thënë me idenë se gjyshja e tyre ka pasur vlera “sa dhjetë shqiptare”, e jo në ndonjë kuptim negativ apo ofendues.

Me këtë sqarim, ata shpresojnë të largojnë çdo keqkuptim dhe të rikthejnë respektin për figurën e gjyshes. /Telegrafi/

"E kam pasur gjyshen serbe që i ka paluar 10 shqiptare", Sasa përshkallëzon debatin me Labinotin

28 November 2025 at 12:06


Pas shumë debateve, Sasa u tregua shumë e ashpër ndaj Labinotit.

Ajo pati një përplasje me të kur ai i tha: "A e ndien veten shqiptare".

BBVK/YouTube

Më pas, Sasa e kritikoi Labinotin duke thënë se po luante me informacionet nga jashtë dhe shtoi një deklaratë të fortë: "Kush jam unë? Që e kam pasur gjyshen serbe? Që i ka paluar 10 shqiptare? Për çka po vjen? Me çfarë informacionesh po vjen? Turp duhet të të vijë ty, je njeri i ligë?"

Deklarata e Sases surprizoi shumë shikues, të cilët nuk u ndien aspak krenarë për atë që ajo tha.

Tani mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë gjatë spektaklit të sotëm. /Telegrafi/

Përplasje e ashpër mes Labinotit dhe Klodit - Edi eskalon në fjalor të papërshtatshëm

28 November 2025 at 11:15


Një përplasje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar, teksa banorët po përgatiteshin për të fjetur.

Debati eskaloi mes Labinotit dhe Edit, pasi Labinoti u përplas me Sasën dhe Klodin. Ajo dëgjohet duke i thënë: "Lëre se me mua e ka".

Labinoti i drejtohet Edit: "Kush je ti?"

BBVK/Instagram

Edi dëgjohet duke i thënë: "Oj pevaçica e muzikës live", një shprehje që nuk ishte e përshtatshme nga ana e tij dhe u duk shumë e ashpër.

E gjithë situata bëri që komentuesit të jenë të pakënaqur me ngjarjen dhe me fjalorin. /Telegrafi/

Debat i ashpër mes Sasës dhe Labinotit para gjumit: Pyetja “A e ndien veten shqiptare?”, ndez tensionet në shtëpi

28 November 2025 at 10:11


Mbrëmë, pak para orarit të gjumit, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një debat i fortë mes Sasa dhe Labinotit.

Një video e publikuar në rrjet ka zbuluar momentet kur Sasa shihet duke shkuar drejt krevatit të Labinotit për ta përballur pas një bisede që duket se e ka prekur emocionalisht.

Sipas asaj që dëgjohet në video, Labinoti dyshohet se e ka pyetur Sasen: “A e ndien veten shqiptare?”. Kjo pyetje duket se e ka nervozuar thellë Sasen, e cila e ka kundërshtuar menjëherë.

BBVK/Instagram

E irrituar, ajo i drejtohet Labinotit duke i thënë: “Çka deshe të thuash, a e ndien veten shqiptare? Ti je shumë i ligë, je burrë i ligë”.

Në përgjigje të reagimit të saj, Labinoti dëgjohet duke thënë: “Mfal? Në rregull. E përmendim në prime”.

Sasa, e cila vijon të jetë e nervozuar nga pyetja e tij, përsërit: “Çka deshe të thuash, a e ndien veten shqiptare?”

Ndërsa në kulmin e acarimit të saj, ajo i përgjigjet me një “jo”, duke e bërtitur nga nervoza. Më pas shton me zë më të ulët, por me vendosmëri: “E di populli shumë mirë kush jam. Unë jam Saranda Hoda”.

Kjo situatë ka ngritur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku përdoruesit po diskutojnë pyetjen e Labinotit, reagimin e Sasës dhe kufijtë e një bisede të tillë brenda një formati televiziv.

Tani mbetet të shihet se si do të trajtohet kjo çështje në spektaklin e sotëm të mbrëmjes, pasi të dy banorët pritet të përballen me opinionistët dhe me reagimin e publikut për këtë debat të ndjeshëm. /Telegrafi/

“A bëhesh i imi”, Sasa i bëri pyetje të drejtpërdrejtë Kushtimit – a po lind diçka mes dyshes?

25 November 2025 at 18:15


Sasa dhe Kushtrimi janë parë mjaft të afruar me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshime për një romancë të re në BBVK.

Gjatë një momenti në tarracë, teksa po bisedonin, Sasa i komentoi Kushtrimit për syzet që ai ia kishte dhënë Edit.

Kushtrimi u përgjigj: “Veç mos me i pëlqy dikujt diçka, se e tij bëhet në çast”.


Kjo fjali u bë nxitje që Sasa t’i drejtonte një pyetje më të drejtpërdrejtë.

“E çka nëse më pëlqen ti mua, a bëhesh i imi në çast?”, e pyeti ajo.


Kushtrimi iu përgjigj menjëherë: “Menjëherë”, duke shtuar se ajo ishte pyetja më e mirë që i ishte bërë që nga hyrja në shtëpi.

Në disa momente të tjera, dyshja janë parë të afruar dhe të përqafuar.

❌
❌