Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta

20 December 2025 at 20:40


Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku disa banorë po qëndronin në lavanderi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shikuesve ishte afrimi i tejet i ngushtë mes Bias dhe Edit, i cili u konsiderua nga shumë të pranishëm dhe ndjekës si i jashtëzakonshëm për një format televiziv të tillë.

Në pamjet që u bënë publike, Bia shihet duke u ulur në prehër të Edit, ndërsa ai e mbante me duar, duke krijuar një situatë të cilësuar nga ndjekësit si tejet eksplicite për natyrën e programit.

Ky afrimitet ekstrem ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumica e komenteve në video janë negative, me shikues që shprehnin revoltim për atë që panë.

Situata ka ndezur debatin mbi kufijtë e intimitetit mes banorëve në reality show-t dhe etikën e publikimit të momenteve të tilla në rrjet, duke treguar njëherësh se audienca është shumë e vëmendshme ndaj çdo shfaqjeje të afërt në shtëpinë më të ndjekur të momentit. /Telegrafi/

Labi ngatërron Bugattin me Maseratin dhe pranon se gjatë tre viteve ka pasur mbi 120 vetura

19 December 2025 at 15:56


Gjatë ditës së sotme, Labi ka bërë një gafë të lezetshme. Ai tha se e kishte blerë “Bugattin” e tij për mbi 100 mijë euro, por më pas sqaroi se në fakt kishte në mendje “Maseratin”.

Gafa e tij u bë e dukshme kur banorët e tjerë filluan të qeshnin, duke i thënë se vetura e markës “Bugatti” është shumë më e shtrenjtë sesa shuma që ai përmendi.

Labi u shpreh: “E kam përzier Bugattin me Maseratin, aq shumë vetura kam pasur”.

BBVK/FaceBook

Toney tregoi: “Tha e kam blerë Bugattin 160 mijë euro”.

Ndërsa Edi shtoi: “Ai as dritën nuk e ka aq”.

Labi shpjegoi më tej: “Me është përzier me Maseratin, për besë”.

Ai gjithashtu tha se gjatë tre viteve të fundit kishte pasur mbi 120 vetura të ndryshme, duke treguar se përvojat e tij me makinat janë të shumta.

Kjo gafë ka shkaktuar qeshje dhe reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa Labi duket se e mori me sportivitet situatën. /Telegrafi/

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

16 December 2025 at 15:28


Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre.

Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij.

Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.

Gjatë ditës së djeshme, ishte publikuar profili i Edit në rrjetet sociale, ku vihej re se ai ende e ndiqte Dolcen.

Megjithatë, pas ndarjes së mbrëmshme, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Familjarët e Edit kanë reaguar duke ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen.

Ata e kanë hequr Dolcen nga lista e ndjekësve, një veprim që është interpretuar si një mbyllje përfundimtare e çdo raporti mes palëve.

Ky reagim ka shtuar edhe më shumë bindjen se ndarja mes Edit dhe Dolc-s është tashmë përfundimtare, jo vetëm mes tyre, por edhe në rrethin familjar. /Telegrafi/



Pas mbylljes së kapitullit me Edin, Dolce shijon momente vallëzimi me Londrimin

16 December 2025 at 14:28


Pas disa ditëve me raport të ftohtë me Edin në shtëpinë e Big Brother Kosova 4, Dolce duket se ka vendosur të mbyllë këtë kapitull.

Ajo u shfaq sot në mëngjes dhe pasdite me humor më të qetë, duke treguar një anë më të relaksuar të vetes dhe gatishmërinë për të shijuar momentet e përditshme në lojë.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte kur Dolce u përfshi në një vallëzim të përbashkët me Londrimin.

BBVK/Instagram

Të dy banorët u dukën në humor të mirë, duke treguar energji pozitive që tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë dhe të publikut.

Vallëzimi u shndërrua në një moment argëtimi dhe lehtësimi, duke treguar se Dolce është gati të lërë pas tensionet e mëparshme dhe të shijojë eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Banorët dhe fansat e programit kanë vërejtur se pas largimit të tensionit me Edin, Dolce është më e qetë dhe më e hapur ndaj bashkëbanorëve të tjerë.

Ky ndryshim duket se i ka dhënë mundësinë të shfaqë anën e saj më sociale.

Fansat e Big Brother e kanë komentuar këtë moment, duke e parë Dolcen në një dritë më të qetë dhe argëtuese. /Telegrafi/

Dolce dhe Edi përballen në banjë këtë mëngjes, raport i ftohtë mes tyre

16 December 2025 at 12:28


Sot në mëngjes, një moment i zakonshëm në banjë ndërsa banorët e Big Brother Kosova 4 po kujdeseshin për higjienën personale, u shndërrua në një shkëmbim të vogël fjalësh mes Dolce dhe Edi.

Dolce shkoi për të larë dhëmbët dhe hyri në banjo, ku gjeti Edin, i cili tashmë po i lante të tijët.

Me një ton të butë, Dolce e pyeti: “A pushove?” Edi, i cili dukej se nuk ishte shumë në humor, iu përgjigj ftohtë: “Qe, ti”.

BBVK/Instagram

Pas kësaj përgjigjjeje të shkurtër dhe të ftohtë, Dolce nuk nguroi të vazhdonte me rutinën e saj, duke u përpjekur të mos e marrë shumë seriozisht përgjigjen e tij.

Edi vazhdoi të kryente ritualin e tij të mëngjesit pa u shqetësuar, duke treguar se ndonjëherë marrëdhëniet mes banorëve mund të jenë të shkurtra dhe të rezervuara, madje edhe në momente të thjeshta, si ato të mëngjesit.

Ky moment i heshtur dha një pasqyrë të vogël për natyrën e marrëdhënies mes dy banorëve, sidomos pas spektaklit të mbrëmshëm, ku ata patën një përballje për shkak të marrëdhënies së ftohtë që ka mbizotëruar që kur Dolce u kthye nga Grande Fratello. /Telegrafi/

“Jam mërzitur për të, dua të di pse është larguar”, Edi shpreh shqetësimin e tij për distancimin e Dolces

15 December 2025 at 14:59


Edi ka folur sërish për raportin e tij me Dolcen, duke treguar se ka vënë re një largim nga ana e saj.

Ai ia ka përmendur këtë edhe Londrimit, duke thënë se i dukej se Dolce është distancuar.

Më pas, gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë me Sasën dhe Kushtrimin, Edi u shpreh: “Nuk jam tip që e teproj edhe kjo vërehet që është tip që s’ka qejf”.

BBVK/Instagram

Nga ana tjetër, Sara tha se ndoshta edhe Dolce e ka kuptuar se Edi “vdes” pas saj.

Edi theksoi se është mërzitur për të, duke shtuar: “Ajo erdhi, në rregull shumë mirë që erdhi, e kam përqafuar dhe e kam ditur që është kthyer në shtëpi dhe u krye filmi, por syri është për të parë, vërehet që është distancuar, është ftohur diçka, nuk e di çka, bash më intereson cila është arsyeja”. /Telegrafi/

“E kam vërejtur që është ftohur” – Edi flet hapur për raportin me Dolcen

15 December 2025 at 08:23


Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi, ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me Londrimin lidhur me marrëdhënien e tij me Dolcen.

Ai ka treguar se që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello ka vërejtur një ndryshim në sjelljen e saj, duke e përshkruar atë si një ftohje ndaj tij.

BBVK/YouTube

Gjatë bisedës, Edi ka ndarë edhe një rast konkret që e ka bërë të ndihet i pasigurt për raportin e tyre. “Kur doli Labinoti jashtë, u lirua një shtrat. Unë e mora si mesazh indirekt ‘kam nevojë për privatësi’. Ndoshta jam gabim, vetëm dua t’ia them. E di që e ke lojën tënde, s’kam qejf të të pengoj. Kam vërejtur një ftohje, vetëm dua ta di. Më shumë s’po di çka ta pyes. Po më intereson arsyeja pse”, është shprehur ai, pa fshehur shqetësimin e tij.

Nga ana tjetër, Londrimi i është përgjigjur duke thënë se Dolca ka një mentalitet tjetër, pasi është rritur jashtë vendit.

Megjithatë, nga kjo bisedë kuptohet se raporti mes Edit dhe Dolces ka pësuar një krizë, ndërsa gjasat që ata të shkojnë drejt ndarjes duken gjithnjë e më të mëdha. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Prishet ditëlindja e Dolces, Edi dhe Fjolla përplasen gjatë festës

14 December 2025 at 11:42


Një moment tensioni u krijua gjatë festës së ditëlindjes së Dolces në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Fjolla dhe Edi duket se prishën atmosferën e organizuar për të.

Teksa po vallëzonin, Fjolla u duk e prekur dhe iu afrua Dolces duke i thënë: “Është ditëlindja jote dhe erdha këtu, por më ngacmoi”.

Dolce shprehu shqetësimin e saj, duke komentuar se Edi po i prishte ditëlindjen dhe se situata nuk po shkohej sipas pritshmërive të saj.

BBVK/Instagram

Pas disa momenteve të tensionuara, Fjolla dhe Edi u panë duke u afruar dhe duke bërtitur njëri-tjetrit, gjë që shtoi dramatizmin e mbrëmjes.

Më pas, Fjolla u përpoq të sqaronte situatën për Dolcen, duke i thënë: “Është ditëlindja jote dhe njerëzit nuk duhet të lëshojnë kunja në këtë ditë. Nuk ka rëndësi nëse të respektojnë ty apo jo. Nuk të njoh shumë, por kur më thirre në ditëlindje, u ndjeva shumë e lumtur që isha këtu”.

Dolce i kërkoi Fjollës që ta lërë situatën dhe të mos merret më me këtë çështje, duke tentuar të rikthejë qetësinë dhe atmosferën festive.

Megjithatë, momenti i tensionuar mes banorëve mbeti një nga episodet më të komentuar të natës, me fansa që reaguan në rrjetet sociale për mënyrën se si u përplasën dy konkurrentët gjatë festës. /Telegrafi/

Dolce feston ditëlindjen në BBVK, Edi i dhuron një unazë

13 December 2025 at 22:49


Sot, banorët e Big Brother VIP Kosova organizuan një festë të veçantë për Dolcen, e cila shënoi ditëlindjen e saj brenda shtëpisë.

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot gëzim, ndërsa banorët u bashkuan për të festuar momentin.

Dolce u shfaq si gjithmonë elegante, me një fustan të zi që përqafonte linjat e trupit dhe një grim të thjeshtë që nxirrte në pah tiparet e saj.

Eleganca dhe stili i saj nuk kaluan pa u vënë re nga të gjithë të pranishmit.

Një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte dhurata e Edit për Dolcen.

Ai solli një unazë dhe çifti shkëmbeu disa puthje përpara kamerave, duke i dhënë një nuancë romantike festës së ditëlindjes.

Festa për Dolcen tregoi jo vetëm dashurinë dhe vëmendjen e banorëve për të, por edhe momentet e ngrohta dhe të veçanta që krijohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/


Edi dhe Dolce zgjojnë shtëpinë me një moment të ëmbël, afërsia mes tyre mbetet e dukshme

12 December 2025 at 11:57


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mëngjesi i sotëm ka nisur me një skenë të ëmbël që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Dolce shihej duke u kujdesur për higjienën personale në banjë, duke pastruar dhëmbët, kur papritmas Edi u afrua dhe e puthi lehtë në qafë, duke treguar afërsinë dhe rehati mes tyre.

Ky moment i ngrohtë vjen pas kthimit të Dolces në shtëpi, pasi ajo kishte munguar për disa ditë gjatë pjesëmarrjes në “Grande Fratello”.

BBVK/Instagram

Afërsia e tyre nuk duket se ka ndryshuar, dhe banorët e tjerë mund të shohin lehtësisht lidhjen e veçantë që ata ruajnë me njëri-tjetrin.

Përveç këtyre momenteve të qeta, tensioni dhe emocionet mbeten të larta brenda shtëpisë, pasi aktualisht të nominuar për eliminim janë Alba, Ibro, Shkurta, Labinoti dhe Sasa.

Publiku do të jetë ai që do të vendosë se kush do të largohet nga shtëpia më e famshme në vend gjatë spektaklit të radhës. /Telegrafi/


Edi nis mëngjesin me kërcim energjik, shfaqet duke bërë lëvizje sensuale

8 December 2025 at 11:29


Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur me një surprizë të këndshme për banorët.

Edi, ka zgjedhur të nisë ditën me një kërcim sensual, të shoqëruar nga tingujt e njohur të Michael Jackson.

Banorët e tjerë, duke u zgjuar dhe duke e parë performancën e tij, nuk kanë mundur të mos vlerësojnë energjinë dhe ritmin e Edit, i cili është shfaqur plot energji dhe humor.

BBVK/Instagram

Me lëvizjet e tij, ai ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shokëve të shtëpisë, por edhe të kamerave, duke siguruar një moment të gjallë dhe argëtues.

Ky moment ka treguar edhe një herë se Edi nuk ngurron të marrë iniciativën për të sjellë humor dhe energji pozitive në shtëpinë e BBVK, duke i dhënë një start të veçantë dhe të paharrueshëm mëngjesit për të gjithë banorët. /Telegrafi/


Edi bredh në oborr duke thirrur Dolcen: Dolce, Dolce, je duke më munguar, oj Dolcelushe

29 November 2025 at 20:59


Romanca mes Edit dhe Dolces, e lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duket se ka lënë gjurmë të thella te ai edhe pas largimit të saj.

Që kur Dolce u nis drejt shtëpisë së xhamit, prej nga më pas do të vazhdojë në Grande Fratello, versionin italian të Big Brother, Edi është dukur dukshëm i prekur emocionalisht.

Dyshja u afruan dita-ditës dhe u bënë çifti më i komentuar i sezonit, me përqafime, puthje dhe momente të shumta të afërsisë që fituan vëmendjen e publikut.

BBVK/Instagram

Por largimi i Dolces e ka lënë një boshllëk te Edi, i cili u pa madje edhe duke lotuar natën kur ajo doli nga shtëpia.

Sot, banorët panë një tjetër moment prekës: Edi duke shëtitur i vetëm nëpër oborr, duke përsëritur me nostalgji: “Dolce, Dolce, je ka m’mungon, oj Dolcelushe".

Fjalët e tij janë komentuar nga ndjekësit kudo në rrjet, se sa shumë e ka goditur ndarja e papritur nga partnerja e tij brenda lojës.

Tashmë pritet me kuriozitet se çfarë do të ndodhë me këtë romancë të sapolindur. /Telegrafi/

Përplasje e ashpër mes Labinotit dhe Klodit - Edi eskalon në fjalor të papërshtatshëm

28 November 2025 at 11:15


Një përplasje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar, teksa banorët po përgatiteshin për të fjetur.

Debati eskaloi mes Labinotit dhe Edit, pasi Labinoti u përplas me Sasën dhe Klodin. Ajo dëgjohet duke i thënë: "Lëre se me mua e ka".

Labinoti i drejtohet Edit: "Kush je ti?"

BBVK/Instagram

Edi dëgjohet duke i thënë: "Oj pevaçica e muzikës live", një shprehje që nuk ishte e përshtatshme nga ana e tij dhe u duk shumë e ashpër.

E gjithë situata bëri që komentuesit të jenë të pakënaqur me ngjarjen dhe me fjalorin. /Telegrafi/

“Je shumë i fryrë”, Dolce admiron muskujt e Edit, teksa i prek gjoksin

25 November 2025 at 14:36


Dolce dhe Edi, çifti i parë i formuar brenda Big Brother VIP Kosova 4, po vazhdojnë të shfaqin afërsinë e tyre në çdo moment.

Përveç puthjeve dhe përqafimeve të shpeshta, tashmë duket se kanë filluar të “shijojnë” edhe fizikun e njëri-tjetrit.

Teksa Edi po kryente ushtrime në oborr, Dolce e vështroi me admirim dhe nuk hezitoi t’i bëjë një kompliment të fortë: “Je shumë i fryrë”, duke iu referuar muskujve të tij.

BBVK/YouTube

Në një moment, Edi u ul pranë saj, të dy filluan të shkëmbenin puthje, ndërsa Dolce i preku gjoksin për t’i vërtetuar fjalët e veta.

Pas kësaj, Edi vazhdoi ushtrimet ndërsa Dolce e shikonte e buzëqeshur.

Raporti i tyre po bëhet çdo ditë e më i afërt, duke e kthyer çiftin në një nga temat më të diskutuara të shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vazhdojnë përplasjet, Labi - Shkurtës: Pa grim po më tutshe, kam qejf me të pa natyrale

25 November 2025 at 14:11


Tensionet mes Shkurtës dhe Labit në Big Brother VIP Kosova nuk po ndalen.

Së fundmi, banori i ri i BBVK-së i tha Shkurtës: “Pa grim po më tutshe”, duke shtuar se sipas tij femrat janë të bukura natyrale. “Kam qejf me të pa natyrale”, tha Labi.

Shkurta reagoi menjëherë: “Faleminderit që po ma nënçmon fizikun, kështu më ka falë Zoti”.

BBVK/YouTube

Ajo vijoi: “A jam e keqe, faleminderit! A më the e shëmtuar, faleminderit shumë. Faleminderit ti si fetar po ma nënçmon fizikun”.

Labinoti u përpoq të sqaronte: “Më fal, ishte kjo kundër fesë?”

Shkurta e ktheu përgjigjen me vendosmëri: “Ti, meqë je fetar, duhet të pranosh njerëzit si i ka bërë Zoti.

Si jam zgjuar në mëngjes e shëmtuar më tha, në qoftë se jam më shëmtuar jam për vete, çka po të bëj ty?”

Ky moment ka ngjallur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke nxjerrë në pah tensionet dhe debatet mbi perceptimin e bukurisë natyrale brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Edi në lidhje jashtë BBVK? I publikohet fotografia me një vajzë zeshkane

25 November 2025 at 12:52


Edi, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 4 për lidhjen e tij me Dolcen, mund të mos jetë beqar jashtë shtëpisë së famshme.

Dyshimet për një lidhje të mundshme jashtë u ngritën sot gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ku u shfaq një fotografi e Edit së bashku me një vajzë zeshkane.

“Në rrjetet tona sociale ka ardhur një fotografi ku shihet Edi me një vajzë zeshkane gjatë verës. Sipas dërguesit, fotografia nuk është shumë e vjetër, ka pak muaj. A po i bie kjo që ai ka lënë një lidhje të hapur jashtë?”, u than ë studio.

BBVK/YouTube

Ndërkohë, brenda shtëpisë, Edi dhe Dolce po shfaqin çdo ditë afërsi të dukshme, duke shkëmbyer puthje të zjarrta dhe momente shumë intime, që nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga publiku dhe komentuesit në rrjetet sociale.

Kjo situatë ka ndezur debat dhe kuriozitet mbi jetën private të Edit dhe ndikimin që kjo mund të ketë mbi marrëdhënien e tij me Dolcen brenda BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

BBVK/YouTube

Edi dhe Dolce nuk ndahen dot, zgjohen me puthje e përqafime të ngrohta

25 November 2025 at 12:14


Mëngjesi për Edin dhe Dolcen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nisi në mënyrë jashtëzakonisht romantike.

Teksa qëndronin të shtrirë bashkë në shtrat, dyshja shkëmbeu puthje të ëmbla dhe përqafime të ngrohta, duke treguar afrimin dhe kiminë që po krijohet mes tyre.

Në një moment, Edi vendosi dorën nën këmishën e Dolces, duke shtuar akoma më shumë intimitetin e momentit.

BBVK/YouTube

Ky afrim vjen pas disa ditësh gjatë të cilave dyshja ka shkëmbyer puthje brenda shtëpisë, duke bërë që fansat të komentojnë pafund për këtë lidhje të mundshme.

Kujtojmë se këtë të premte, Dolce do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Grande Fratello, një shkëmbim i veçantë mes banorëve të dy formateve, gjë që mund të sjellë zhvillime të reja dhe momente të paparashikueshme brenda shtëpisë.

Afërsia mes Edit dhe Dolces duket se po bëhet gjithnjë e më e dukshme, dhe publiku mbetet kurioz për mënyrën se si kjo histori do të zhvillohet në ditët në vijim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dolce dhe Edi zgjojnë pasionin në mëngjes, shkëmbejnë puthje të nxehta

24 November 2025 at 12:48


Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Edi nisën ditën me një moment shumë të afërt dhe plot emocione.

Dyshja u shfaq në oborr duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, dhe më pas shkëmbyen një puthje pasionante, e cila u kap nga kamerat e shtëpisë.

Kjo puthje e sotme vijon afrimin e tyre të parë, që ndodhi vetëm mbrëmë, dhe tregon se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më intensive.

BBVK/Instagram

Publiku në rrjetet sociale nuk ka nguruar të reagojë, duke komentuar kiminë e fortë dhe të dukshme mes dy banorëve.

Përveç puthjes, momenti u shoqërua me përkëdhelje dhe shenja të afërsisë fizike, duke treguar se Dolce dhe Edi nuk po përpiqen të fshehin emocionet e tyre brenda shtëpisë.

BBVK/Instagram

Ndjekësit e spektaklit janë të emocionuar dhe të kënaqur nga këto momente, ndërsa presin të shohin se si do të zhvillohet më tej kjo histori brenda Big Brother VIP Kosova.

Afërsia e tyre po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe duket se lidhja mes dy banorëve është një nga temat kryesore të spektaklit këtë sezon. /Telegrafi/

"Si bukë ma ke dorën", Edi i shpreh dashurinë Dolces në mënyrë të pazakontë

24 November 2025 at 08:55


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, afërsia mes Edit dhe Dolces po bëhet çdo ditë e më e dukshme.

Dyshja pati një moment të veçantë dhe mjaft interesant teksa rrinin të përqafuar në oborr, duke shkëmbyer batuta plot ngrohtësi.

Teksa e mbante Dolcen pranë, Edi i foli me humor: “O ty dorën ta hangsha, si bukë ma ke dorën”.

BBVK/Instagram

Dolce fillimisht nuk e kupton dhe i kthehet: “Çfarë?”

Edi e përsërit me të qeshur: “Si bukë”.

Dolce e pyet sërish me habi: “Pse?”

Edi ia kthen shkurt: “Ashtu të mire”.

Dolce buzëqesh dhe shton me shaka: “E trashë”.

Ky shkëmbim i ëmbël solli edhe më shumë afërsi mes tyre dhe vetëm pak çaste më vonë, dyshja e kaloi kufirin e miqësisë, duke ndarë puthjen e parë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Edi kap për qafe Dolcen, afërsia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme

23 November 2025 at 13:54


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, afërsia mes Dolce dhe Edit duket se po bëhet çdo ditë e më e dukshme.

Sot, dyshja u panë duke biseduar së bashku në tualet, një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave dhe të ndjekësve.

Ajo që ra më shumë në sy ishin gjestet e vazhdueshme të afërsisë midis tyre, të cilat janë përshkruar nga fansat si të veçanta dhe të ngrohta, herë-herë me një dozë të lehtë sensualiteti, por gjithmonë me shaka dhe buzëqeshje.

BBVK/FaceBook

Gjatë bisedës, Dolce fliste ndërsa Edi i vendoste dorën te qafa dhe e afronte, duke e puthur lehtë në ballë.

Ai e mbajti dorën për një moment, ndërsa Dolce reagoi me një buzëqeshje të qetë, duke treguar se gjesti nuk e shqetësonte, përkundrazi.

BBVK/FaceBook

Ky moment ka bërë që publiku të spekulojë mbi kiminë mes tyre dhe të presë me padurim se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë.

Me afrimin e tyre të dukshëm, duket se Dolce dhe Edi do të jenë një nga çiftet më të përfolura të këtij sezoni, ndërsa fansat po ndjekin çdo hap të tyre me shumë interes. /Telegrafi/

❌
❌