Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk guxon njeri të më përdorë si vegël për çështje alla Ervin”, Grida Duma reagon ashpër: Nuk kam negociuar me Ramën, askush nuk mund të mendojë që bëj pazare me të

By: M C
17 December 2025 at 23:15

Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo dyshohej se kishte negociuar me kryeministrin Edi Rama për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se kishte lidhje me lëvizjet e Salianjit. Nga studio e Top Story, ajo mohoi çdo përfshirje në negociata të tilla dhe theksoi se nuk ka kërkuar kurrë përfitime personale apo ndikim nga Rama.

Duma u shpreh se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka mbrojtur integritetin e saj dhe nuk është nënshtruar presioneve politike, duke mos u përpjekur kurrë të përfitojë në mënyrë të padrejtë nga marrëdhëniet me pushtetin.

Sipas saj, çdo përpjekje për të përdorur emrin ose reputacionin e saj për çështje personale të pushtetit është e pabazuar. Grida Duma thekson se qëndrimet e saj janë të qarta dhe të ndara nga çështjet personale dhe politikat e individëve të tjerë brenda skenës politike shqiptare.

“Tani kam lobuar unë me Edi Ramën? Unë për gjërat e mia personale, për situata të miat personale, për goditje të mia personale, kam qenë në politikë rishtare dhe nuk kam kërkuar ndonjëherë për gjithë goditjet që ka bërë Rama dhe establishmenti i tij, t’i shtrij dorën, apo t’i drejtohem dhe t’i them ndalo se ka cak. Nuk më ke parë ndonjëherë të bëj viktimën në publik, t’i drejtohem audiencës shqiptare, se e bëjnë gjithë gratë në politikë, dhe t’i them si ka mundësi një grua, një nënë e copëtoni kështu në publik?! Unë për çështje personale me Edi Ramën, jo që nuk kam ofertuar unë të diskutoj, por nuk guxon njeri t’i afrohet, mua Grida Dumës, me ofertë sa i përket Edi Ramës.

Pa asnjë diskutim kur kam ardhur këtu, e kam ditur që nëse ka lobime dhe situata të kësaj natyre bëhen shumë mirë në politikë, atje ku je në politikë nuk të sheh njeri, këtu në publik na shohin të gjithë.

Nuk jam e qartë se pse kjo është paqartë. Tani, kur unë, dhe nuk ka të bëjë me çështje personale të këtij viti, vitit tjetër etj, flas për çështje të miat personale, dhe nuk ka guxuar njeri të mendojë që bëhen pazare me Edi Ramën, sepse këtë personalitet e kam krijuar nga politika dhe vij këtu.

Nga ana tjetër, kur unë nuk shtrij dorën për gjëra të pushtetshme alla Edvin, nuk ka njeri guxim të më përdorë mua si vegël më të vogël për çështje alla Ervin, janë çështje minore në situatën time, nuk duhet absolutisht në publik të them një gjë që e kam parim, por besoj e kam përcjellë, unë humanen nga politikan ia unë e ndaj”, tha Duma.

The post “Nuk guxon njeri të më përdorë si vegël për çështje alla Ervin”, Grida Duma reagon ashpër: Nuk kam negociuar me Ramën, askush nuk mund të mendojë që bëj pazare me të appeared first on Albeu.com.

“Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën

By: M C
15 December 2025 at 22:03

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka bindur disa deputetë të PD për të firmosur pro kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit.

Salianji tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori dhe se nuk ka as njohje me Shabanin. Po kështu, ai deklaroi se me Klevis Balliun, nuk pi as kafe dhe jo më t’i kërkojë firmën.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Si është kjo puna e Avokatit të Popullit? Klevis Balliu tha më kërkoi Salianji të firmosja, por pastaj tha më kërkoi Ina Zhupa të firmosja…

Ervin Salianji: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotërinë. Firma është akt individual apo kolektiv? Nuk kam fare komunikim me Endri Shabani. Ai zotëria (Balliu) thotë ka lobuar ky, por firmat mi kërkuan këta.

Ylli Rakipi: Cinizmi shkoi deri aty sa u tha që donte Grida të ishte Shabani Avokat i Popullit dhe u lëshua Salianji të merrte firmat…

Ervin Salianji: Zotëria që tha sot publiksiht (Balliu), unë nuk ulem me atë njeri, nuk kam asnjë kontakt. Ka njerëz në PD që nuk ulesh, nuk e kam as mik, asnjë lidhje. Përgjegjësinë për firmën e ka vet. Ai thotë më loboi ky dhe më tha ajo (Zhupa). Saimir Korreshi tha publikisht, që na e ka kërkuar shoku Flamur. Berisha ka thënë ia kanë dhënë firmën sepse ia kanë dhënë si shkëmbim për mbështetjen për Florian Binajn. Ku hyj unë këtu? Pëse unë po them disa mendime në PD, më ngarkojnë këto, edhe zgjedhjet do dali që i kam humbur unë… Po ta them, nuk kam lidhje me Avokatin e Popullit, nuk kam asnjë firmë. Mendimi im ishte të mbështeteshin Ndregjoni, Kalaja, Haluci. PD ka një çoroditje strategjike, duhet të dilte me një emër. Ne kemi çuar para tre vitesh një emër, Ledio Brahon, si mund të çojmë 15 emra tani? PD me qëndrim zyrtar, po bën luftë me Soros, si firmosin për kandidaturën që ka punuar te Soros?

The post “Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën appeared first on Albeu.com.

“Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në rehabilitim”/ Gazetarja: 20 prej tyre për vrasje

By: Elva
8 December 2025 at 22:42

Gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për rritjen shqetësuese të dhunës mes të miturve dhe mungesën e reagimit institucional për parandalimin e saj. E ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ajo theksoi se incidentet mes të rinjve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe shpesh përfundojnë tragjikisht. Sipas të dhënave që ajo bëri […]

The post “Në Institutin e Kavajës janë 120 të mitur në rehabilitim”/ Gazetarja: 20 prej tyre për vrasje appeared first on BoldNews.al.

”Gruaja më model në Shqipëri”, Ervin Salianji flet për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

By: redi
7 November 2025 at 20:16

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji flet pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës, Grida Dumën. I ftuar në emisionin ”Live From Tirana”, Salianji u pyet se si ndihet një burrë që ka pranë vetes një grua që është konsideruar prej kohësh një figurë model në skenën publike shqiptare, si në politikë, ashtu edhe tani në televizion.

Source

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

By: gaze tare
7 November 2025 at 16:45

I ftuar diten e sotme në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës, Grida Dumen. Gjatë intervistës, Salianji u pyet se si ndihet një burrë që ka pranë vetes një grua që është konsideruar prej kohësh një figurë model në skenën publike shqiptare, si në politikë, ashtu edhe tani në televizion. Mes ndjeshmërisë dhe krenarisë, ai u shpreh:

Pyetja– Si ndihet një burrë si Ervin Salianji që historinë e tij të dashurisë e ka të konkretizuar me një prej grave më model në Shqipëri, që ka frymëzuar dhe kur ka qenë në politikë dhe vazhdon e frymëzon në televizion? Sa është ritmi juaj i të qenurit krenar?

Salianji– Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja.

Në studio, Salianji la të kuptohet qartë se marrëdhënia me Dumen është jo vetëm një lidhje dashurie, por edhe një bashkëudhëtim në vlera, vizion dhe mbështetje reciproke.

The post Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja appeared first on iconstyle.al.

Pas dy intervistave të fundit, Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin?

4 November 2025 at 11:31


Këngëtarja e mirënjohur, Elsa Lila, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dy paraqitjeve të saj publike në podcastet e Grida Dumës dhe Arbana Osmanit.

Artistja, e cila prej vitesh konsiderohet një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare, ka rrëfyer në të dyja intervistat për jetën personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite.

Megjithatë, ajo që ka ngjallur më shumë diskutime në rrjete sociale ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në bisedën me Arbana Osmanin.

Foto: Instagram

Një pjesë e ndjekësve kanë vënë re se Elsa është shfaqur më e tensionuar dhe më e rezervuar krahasuar me intervistën tek Grida Duma.

Në komentet online, nuk munguan krahasimet mes dy paraqitjeve të saj.

Një përdorues tha:“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetë-korrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar".

- YouTube www.youtube.com

Në vend që ta injoronte komentin, Elsa vendosi të përgjigjej vetë, duke sqaruar me qetësi situatën.

Ajo theksoi se dy podcastet nuk janë regjistruar njëra pas tjetrës, duke hedhur poshtë aludimet për ndryshim të qëllimshëm në sjellje.

- YouTube www.youtube.com

“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuumë kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë”, tha Lila. /Telegrafi/

“Luftë” klikimesh mes Grida Dumës dhe Arbana Osmanit, ja çfarë u bë shkak

By: M C
30 October 2025 at 16:44

Këtë javë, rrjetet u ndezën nga një garë e heshtur por shumë e vërejtur mes dy prej grave më të komentuara të ekranit, Arbana Osmanit dhe Grida Dumës.

Në pamje të parë duket si një rastësi, por kush njeh botën e mediave e di: asgjë s’është rastësore kur bëhet fjalë për klikime dhe ekskluzivitet.

Zakonisht Grida e publikon podcastin e saj të dielave, ndërsa Arbana me “Mirëmbrëma Yje” mbretëron çdo të enjte në mbrëmje.

Por këtë javë, Grida luajti ndryshe dhe e hodhi episodin të enjten, plot dy orë para Arbanës. Një lëvizje që shumë e panë si një sfidë të drejtpërdrejtë për t’i marrë vëmendjen koleges.

Vetëm se Arbana nuk mbeti duarkryq. Ajo publikoi mëngjesin e së enjtes intervistën e saj me Elsa Lilën, duke rrëmbyer ekskluzivitetin e ditës përpara se Grida të futej në lojë.

Të dyja moderatoret këtë javë kishin të njëjtin personazh në qendër, duke e bërë garën edhe më interesante.

Komentet në rrjet ishin menjëherë të shumta:

“Meqë Grida e ka në orën 18:00 Elsen, po ja mori Arbanes live ekskluzivitetin,” shkroi dikush.

“Po pse kaq herët, kush e shikon në mëngjes?” pyeti një tjetër, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet: “Konkurrenca sot s’të len me marrë frymë, kush vonohet humb.”

Në fund, publiku mbetet në pritje për të parë se si do të jetë intervista e Gridës me Elsa Lilën, ndërsa ajo e Arbanës tashmë veçse është online. Një garë që nuk pati nevojë për deklarata, sepse oraret thanë gjithçka.

The post “Luftë” klikimesh mes Grida Dumës dhe Arbana Osmanit, ja çfarë u bë shkak appeared first on Albeu.com.

“I vetmi kujtim nga politika je ti”, Hati surprizon Grida Dumën: Erdhe për fushatë, na përshëndete e na puthe në ballë

By: M C
26 October 2025 at 21:41

Hati, personazhi i njohur nga rrjetet sociale, ka qenë e ftuara e radhës në Podcastin me Grida Dumën. Modetaroja e njohur u rikthye për një çast pas në kohë, atëherë kur kontaktet me qytetarët i kishte më të shumta, në garën politike kur kandidonte për Bashkinë e Durrësit.

Hati disa vite më parë, së bashku me motrën e saj kishte zënë rreshtin e parë të karrigeve në vendin ku Grida Duma kishte organizuar një takim me qytetarët e Durrësit. Ajo që kujton Hati, është përshëndetja e politikanes dhe një e puthur në ballë.

Kjo u komentua me humor nga Duma, e cila tha se këto futen në rendin e marketingut politik.

Pjesë nga podcasti:

Grida Duma: Si e ke raportin me politikën?

Hati: Shumë keq. Nuk ndjek politikë fare.

Mbaj mend kur ke kandiduar për kryetare bashkie në Durrës. Ke ardhur tek lagjja ime për fushatë. Unë isha e vogël, po luaja me motrën, dhe dikush na tha: ‘Hajdeni, do takojmë Grida Dumën’. Na ulën në rresht të parë, ti erdhe, na përshëndete, madje na puthje në ballë. Këtë kujtim kam nga politika në Shqipëri.

Grida Duma: Edhe për bukuri, është kjo taktika e marketingut politik, normal.

The post “I vetmi kujtim nga politika je ti”, Hati surprizon Grida Dumën: Erdhe për fushatë, na përshëndete e na puthe në ballë appeared first on Albeu.com.

“Kur dashurohesh kujt i tregon”, Endrit Thaçi me përgjigje interesante

13 October 2025 at 16:14


Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka ndarë së fundmi disa momente personale dhe ndjenja nga vizitat e familjes në Hagë, ku po mbahet babai i tij.

Gjatë një bisede për “Grida Duma Podcast”, ai tregoi se familja viziton Thaçin çdo muaj.

“Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe”, rrëfeu Endriti.

Foto: YouTube

Ai shtoi se ndjehet me fat dhe krenar që është djali i Hashim Thaçit.

“Jam me fat dhe shumë i lumtur që jam djali i tij, djali i një çlirimtari që fitoi luftën ndaj Serbisë, i një arkitekti që bashkë me shokët e tij bëri pavarësinë e Kosovës. Është përgjegjësi e madhe, por krenaria dhe lumturia janë në qiell”, u shpreh tutje.

Përballë përgjegjësive familjare, ai foli edhe për momentin kur iu desh të merrte përsipër rolin e kryefamiljarit në moshë të re.

“Nuk e kam menduar që në moshë të re do të më binte kjo peshë. Kam qenë 21 vjeç kur babai shkoi në Hagë. Sa herë që e vizitojmë, ai më thotë të kujdesem për mamin e gjyshen”.

- YouTube www.youtube.com

Intervista nuk la pa prekur edhe çështjet e zemrës dhe dashurisë.

Kur Grida Duma e pyeti: “Po kur ti bie në dashuri, me kë flet?”, Endriti u përgjigj me sinqeritet: “Ende s’kam rënë në dashuri, po kur do bij, do të flas me nënën”.

Kështu, ai tregoi një kombinim të ndjeshmërisë dhe lidhjes së fortë familjare që e karakterizon, edhe në momentet më të vështira të jetës. /Telegrafi/

Martesë në horizont? Ervin Salianji rrëfen për lidhjen me Grida Dumën

By: gaze tare
10 September 2025 at 19:49

Një intervistë në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut mjaftoi që deputeti demokrat Ervin Salianji të kthehej në kryefjalë të rrjeteve sociale. Arsyeja? Për herë të parë, ai foli hapur për lidhjen e tij me Grida Dumën, një nga figurat më të spikatura të skenës politike dhe mediatike shqiptare.

Në rrëfimin e tij, Salianji u ndal te periudha më e vështirë e jetës, burgu. Ai nuk ngurroi të përmendte rolin e rëndësishëm të Dumas në ato ditë:

“Ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg,” u shpreh ai, duke treguar një anë më personale të marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, pyetja mbi të ardhmen dhe kurorëzimin e lidhjes nuk mungoi. Deputeti, i njohur për diskrecionin e tij, zgjodhi të mos japë detaje:

“Nuk është momenti për këtë. Do të ketë kohë e vende të tjera ku do të flasim gjatë e gjerë. Unë nuk e kam përfshirë kurrë jetën time personale në publik,” u shpreh ai.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta, duke e bërë këtë intervistë një nga më të komentuara të ditëve të fundit, sidomos për faktin se konfirmimi i marrëdhënies me Grida Dumën ishte pritur prej kohësh në publik.

Nga ana tjeter, Grida nuk ka folur per lidhjen e tyre.

The post Martesë në horizont? Ervin Salianji rrëfen për lidhjen me Grida Dumën appeared first on iconstyle.al.

“Kënaqësia ime e përjetshme”/ Batuta që ndezi studion mes Salianjit dhe Grida Dumës

By: gaze tare
5 September 2025 at 11:27

Sezoni i ri i emisionit politik “Top Story” u çel mbremjen e kaluar në ekranin e Top Channel, nën drejtimin e moderatores dhe ish-politikanes Grida Duma. Mes diskutimeve për verën politike të tensionuar dhe sfidat e pazgjidhura që vijojnë të karakterizojnë jetën institucionale në vend, një moment i veçantë spikati në nisje të programit: përshëndetja e Ervin Salianjit ndaj moderatores.

Deputeti demokrat, i ftuar në panelin e mbrëmjes, e nisi ndërhyrjen e tij me një koment personal ndaj Grida Dumës, duke e cilësuar atë si “kënaqësia ime e përjetshme”, një frazë që menjëherë tërhoqi vëmendjen si në studio, ashtu edhe në rrjete sociale.

Kjo deklaratë, e cila doli përtej toneve të zakonshme të debatit politik, u interpretua nga disa si një shprehje simpatike me nuanca personale, ndërsa nga të tjerë si një tentativë për të lehtësuar atmosferën në një debat të ngarkuar politikisht. Ashtu sikurse perflitet ne rrjet, Salianji dhe Duma prej vitesh kane nje raport sentimental bashke.

Përtej këtij momenti, emisioni trajtoi çështje të thella që kanë dominuar skenën politike gjatë verës, nga përqendrimi i pushtetit në një pol të vetëm, tek sfidat e decentralizimit dhe ndërtimet pa leje.

Në panel, përveç Salianjit, morën pjesë edhe analisti Lorenc Vangjeli, gazetarja Anila Basha, kandidati për kryetar bashkie Ilir Alimehmeti dhe gazetari Aulon Kalaja.

The post “Kënaqësia ime e përjetshme”/ Batuta që ndezi studion mes Salianjit dhe Grida Dumës appeared first on iconstyle.al.

”Kënaqësia ime e përjetshme”, Salianji në ”Top Story” bën batutë pas prezantimit nga Grida Duma

By: redi
4 September 2025 at 21:50

Pas verës së nxehtë politike por jo vetëm, demokrati Ervin Salianji, analisti Lorenc Vangjeli, gazetarja Anila Basha, kandidati Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja u bënë bashkë sonte në ”Top Story”. Gjatë prezantimit të të ftuarve nga Grida Duma, përshëndetja e Ervin Salianjit drejtuar moderatores ishte e veçantë. ”Kënaqësia ime e përjetshme”,-tha ai.

Source

💾

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

19 June 2025 at 23:47

Gjenerali izraelit Amir Avivi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës dhe kritikave në rritje për viktimat civile, veçanërisht fëmijët.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Top Channel, gjenerali Avivi tha se Izraeli është futur në këtë luftë pas sulmit të paprovokuar të 7 tetorit, që sipas tij, ishte një masakër e kryer nga Hamasi.

“Së pari të mos harrojmë, ne u sulmuam në mënyrë të paprovokuar nga një organizatë terroriste që masakroi 12 persona, u preu kokën fëmijëve, përdhunoi gratë. Izraeli hyri në luftë për t’u vetëmbrojtur, për të çrrënjosur këtë organizatë terroriste”, tha Avivi.

Ndërkohë, Duma kujtoi traditën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që nuk dorëzuan asnjë hebre nazistëve, duke theksuar ndjeshmërinë e shqiptarëve ndaj çështjeve humanitare.

Ajo përmendi edhe protestat e fundit në Shqipëri kundër masakrave ndaj civilëve në Gaza, duke e pyetur gjeneralin nëse kjo situatë mund të ndalohej.

Gjenerali izraelit theksoi se Izraeli po vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se nuk ka qëllim të vrasë civilë.

“Nuk mund të biem pre e propagandës së Hamasit. Para sulmeve, ne u bëmë thirrje qytetarëve palestinezë që të shpërnguleshin për të shpëtuar. Ne luftojmë terroristët, jo fëmijët dhe gratë”, deklaroi Avivi.

Ai gjithashtu akuzoi Iranin për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmet ndaj Izraelit dhe e quajti të rremë propagandën që qarkullon për goditjen e spitaleve apo viktimat civile në Gaza.

“Lufta është mjaft e ndërlikuar. Irani po na godet. Ne jemi të fokusuar te terroristët, jo te qytetarët”, shtoi gjenerali.

Situata në Rripin e Gazës vazhdon të jetë e tensionuar, me një numër të madh viktimash civile, ndërsa kritikat ndërkombëtare për operacionet ushtarake izraelite po shtohen dita-ditës.

The post “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës appeared first on Telegrafi.

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

By: M C
11 June 2025 at 23:31

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet.

Në hyrje të emisionit “Top Story”, pas publikimit të videos nga gazetari Eraldo Harlicaj, moderatorja Grida Duma tha se media ka qenë “pushteti” që ka siguruar që kjo ngjarje të mos harrohej.

Grida Duma: “Nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë indiferent ndaj ngjarjes. Kjo tragjedi në momentet e para siç e kemi ndjekur dhe analizuar, është dashur një reagim shumë më i madh sa i përket përmasës së tragjedisë. Media ka qenë pushteti që ka siguruar një lloj valvule sigurie për familjen e Martinit që kjo ngjarje nuk mund të lihej në harresë. Media e ka bërë këtë kudo në Shqipëri. Në Top Story kemi mbajtur një standard, duke e konsideruar të shenjtë. Vrasja e një fëmijëve nga një fëmijë është një tragjedi për familjet. Ne me shumë gojë, siç po më merret fryma për të mos e themi të gjithën, kemi edhe rrëfimin e babait të fëmijës që e goditi Martnin. Duke mbajtur këtë balancë edhe nga familja që nuk do donte kurrë që fëmija të godiste diku tjetër”.

The post Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej appeared first on Albeu.com.

Grida Duma feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush ish deputetja

By: M C
11 June 2025 at 17:10

Ish deputetja e PD, Grida Duma, sot feston 48 vjetorin e lindjes.

Grida është një nga ato figura që ka një prezencë shumë të fuqishme mediatike, sidomos përmes mesazheve dhe diskutimeve në panele mediatike, ku zë një peshë shumë të madhe dhe opinionet e saj godasin.

Duket se mosha nuk është një pengesë për Gridën, por vetëm një numër dhe bukuria e saj sa vjen dhe bëhet më dominante.

Përpos të gjithë karrierës së saj, si deputete dhe moderatore tani në Top Channel, duket se Gridës nuk po i humbet sensi i kundërshtimit, dhe me kalimin e shumë situatave të vështira në studio.

Ajo mban akoma një “hije” nga posti i saj në parlament , dhe duket se këtë po e implikon shumë mirë edhe në emisionin e saj.

The post Grida Duma feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush ish deputetja appeared first on Albeu.com.

Grida Duma feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush ish deputetja

11 June 2025 at 17:00

Ish deputetja e PD, Grida Duma, sot feston 48 vjetorin e lindjes.

Grida është një nga ato figura që ka një prezencë shumë të fuqishme mediatike, sidomos përmes mesazheve dhe diskutimeve në panele mediatike, ku zë një peshë shumë të madhe dhe opinionet e saj godasin.

Duket se mosha nuk është një pengesë për Gridën, por vetëm një numër dhe bukuria e saj sa vjen dhe bëhet më dominante.

Përpos të gjithë karrierës së saj, si deputete dhe moderatore tani në Top Channel, duket se Gridës nuk po i humbet sensi i kundërshtimit, dhe me kalimin e shumë situatave të vështira në studio.

Ajo mban akoma një “hije” nga posti i saj në parlament , dhe duket se këtë po e implikon shumë mirë edhe në emisionin e saj.

The post Grida Duma feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush ish deputetja appeared first on Sot News | Lajme.

Vdes në moshë të re diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës

7 June 2025 at 17:48

Ka ndërruar jetë të premten diplomati Ilir Shqina, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë trishtim në rrethin e miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij. Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Ai kujtohet për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur ndër vite ndërsa vdekja e tij e parakohshme ka lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Lajmin për ndarjen nga jeta të diplomatit e bëri publik politikania Majlinda Bregu në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

Bregu shkroi në Facebook se Ilir Shqina solli në Ministrinë e Integrimit Evropian atë që shpesh mungon në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Postimi i Majlinda Bregut:

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir! /EuronewsAl/

 

The post Vdes në moshë të re diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës appeared first on Telegrafi.

Ndahet nga jeta në moshë te re ish-bashkëshorti i Grida Dumës

By: Besnik
6 June 2025 at 20:00

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë trishtim në rrethin e miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij ndërsa Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

Ai kujtohet për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur ndër vite ndërsa vdekja e tij e parakohshme ka lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

Lajmin për ndarjen nga jeta të diplomatit e bëri publik politikania Majlinda Bregu në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

Bregu shkroi në Facebook se Ilir Shqina solli në Ministrinë e Integrimit Evropian atë që shpesh mungon në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Postimi i Majlinda Bregut:

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te anëtarësimit në Europë.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta në moshë te re ish-bashkëshorti i Grida Dumës appeared first on Euronews Albania.

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

By: gaze tare
6 June 2025 at 19:15

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur diplomati Ilir Shqina. Ai ishte ish-bashkëshorti i politikanes Grida Duma, me të cilën ka një djalë.

Lajmin e ka dhënë ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila e ka pasur bashkëpunëtor në atë kohë në atë ministri. Bregu shkruan se Ilir Shqina solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik. Ish-deputetja Duma dhe Ilir Shqina u ndanë vite më parë, teksa kanë dhe 1 fëmijë.

Postimi

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur Shqipëria përballej me një nga fazat më të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir!

The post Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌