Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani tregon emrat: Ja me cilët deputetë të PD-së kam pirë kafe para se të merrja firmat

By: M C
24 December 2025 at 16:55

Zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit, ka mbizotëruar skemën politikën në javët e fundit, teksa kjo ka sjellë përplasje dhe akuza brenda Partisë Demokratike.

Endri Shabani ka falenderuar sërish deputetët e opozitës që firmosën propozimin e tij për zgjedhjen në krye të Avokatit të Popullit.

Shabani tha se i është mirënjohës deputetëve të opozitës për firmat e tyre.

“Mendoni se 35 deputetë të opozitës nuk kanë parë emrin e kujt po firmosin? Mund të ketë pasur dinamika të brendshme që kanë ndodhur dhe unë nuk i di. Ka qenë Adriana Kalaja kandidate po ashtu, ndoshta ata e kanë pasur atë si preferencë. Ata kanë firmosur më shumë se një kandidat. Unë u jam mirënjohës që kanë dhënë firmat për zgjedhjen time dhe kanë lejuar që deputetët të firmosin për mua”, tha Shabani.

Më tej, ish-kreu i Nismës Thurje, ka deklaruar se para se deputetët opozitarë të firmosnin emrin e tij, ka pirë kafe me disa prej tyre, ku përmendi emrat e Klevis Balliut, Ina Zhupës dhe Xhelal Mxiun.

“Kam pirë rreth 30-40 kafe me të gjithë ata që firmosën. Klevis Balliu ka firmosur bashkë me dy deputetë të tjerë, Xhelal Mziun dhe Ina Zhupën. Me Mziun jam takuar në kafe dhe e falënderova; ai më tha të mbështes. Askush nuk ka firmosur pa e ditur”, deklaroi Shabani në News24.

The post U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani tregon emrat: Ja me cilët deputetë të PD-së kam pirë kafe para se të merrja firmat appeared first on Albeu.com.

Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave

23 December 2025 at 16:49

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal” në aferën sterilizimit, për të dëgjuar regjistrimet audio të seancave gjyqësore që janë zhvilluar në kuadër të këtij procesi penal. Pasi kërkoi kohë për […]

The post Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave appeared first on Reporter.al.

E bëri Avokat Populli, Rama për Shabanin: I vetmi me një sy mes ca qorrave

By: Elva
21 December 2025 at 10:40

Pasi shkoi posaçërisht për t’i dhënë votën që ta bënte Avokat të Popullit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Endri Shabanin si “të vetmin me një sy mes ca qorrave”. “Pra e mbeshtetën Endri Shabanin, i dhanë firmat e kërkuara nga ligji, e sollën në buqetën e tyre të kandidatëve, ku për hir të së […]

The post E bëri Avokat Populli, Rama për Shabanin: I vetmi me një sy mes ca qorrave appeared first on BoldNews.al.

Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

By: M C
19 December 2025 at 16:45

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale.

Shabani pason në këtë detyrë Erinda Ballancën, e cila ka drejtuar institucionin për 8 vite dhe ka vijuar të ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues.

Kujtojmë se Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit ditën e djeshme, më 18 dhjetor, pasi opozita kishte bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre.

Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur me dorë dhe puthje deputetët e opozitës.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

The post Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit appeared first on Albeu.com.

Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës

By: Brisi
18 December 2025 at 17:39

Nga Boldnews.al Pasi u betua në Parlament, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, lëshoi një puthje për të 35 deputetët e opozitës që i dhanë firmën për ta përfshirë në listën finale të kandidaturave. Gjesti i Shabanit ishte cinizëm malinj, por puthja e tij ngjan me prekjen e vdekjes së moralit opozitar. Paradoksalisht, në ditën që […]

The post Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Gazment Bardhi: Avokati i Popullit një karagjoz, puth me duar e këmbë deputetët duke provokuar opozitën, do ta çojmë në Kushtetuese

By: V K
18 December 2025 at 13:11

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se çështjen e Avokatit të Popullit, do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Për gazetarët, Bardhi deklaroi Endri Shabani provokoi opozitën duke thënë se; “puthi me duar dhe këmbë opozitën”, ndërsa e quajti atë si një karagjoz.

Deklarata e Bardhit:

“Grupi i këshilltarëve të PD ka marrë udhëzime dhe është duke përgatitur kërkesën dhe do të depozitohet në GJK. Ju e patë, ne nga sot nuk kemi një avokat populli, por një karagjoz që puth me duar e këmbë deputetet duke provokuar opozitën e vendit. Por Rama është krye karagjozi”, tha Gazment Bardhi.

The post Gazment Bardhi: Avokati i Popullit një karagjoz, puth me duar e këmbë deputetët duke provokuar opozitën, do ta çojmë në Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

U zgjodh Avokat i Popullit nga Rama, Endri Shabani betohet në Kuvend mes kaosit, puth opozitën

By: Elva
18 December 2025 at 10:39

Endrit Shabani u betua këtë të enjte në Kuvend si Avokat i Popullit, në një seancë të shoqëruar me tensione dhe kaos. Pas betimit, ai u largua nga salla plenare duke përshëndetur deputetët, ndërsa opozita e cilësoi procesin të manipuluar dhe pa konsensus. Endri Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor 2025, me firmat […]

The post U zgjodh Avokat i Popullit nga Rama, Endri Shabani betohet në Kuvend mes kaosit, puth opozitën appeared first on BoldNews.al.

“Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën

By: M C
15 December 2025 at 22:03

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka bindur disa deputetë të PD për të firmosur pro kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit.

Salianji tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori dhe se nuk ka as njohje me Shabanin. Po kështu, ai deklaroi se me Klevis Balliun, nuk pi as kafe dhe jo më t’i kërkojë firmën.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Si është kjo puna e Avokatit të Popullit? Klevis Balliu tha më kërkoi Salianji të firmosja, por pastaj tha më kërkoi Ina Zhupa të firmosja…

Ervin Salianji: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotërinë. Firma është akt individual apo kolektiv? Nuk kam fare komunikim me Endri Shabani. Ai zotëria (Balliu) thotë ka lobuar ky, por firmat mi kërkuan këta.

Ylli Rakipi: Cinizmi shkoi deri aty sa u tha që donte Grida të ishte Shabani Avokat i Popullit dhe u lëshua Salianji të merrte firmat…

Ervin Salianji: Zotëria që tha sot publiksiht (Balliu), unë nuk ulem me atë njeri, nuk kam asnjë kontakt. Ka njerëz në PD që nuk ulesh, nuk e kam as mik, asnjë lidhje. Përgjegjësinë për firmën e ka vet. Ai thotë më loboi ky dhe më tha ajo (Zhupa). Saimir Korreshi tha publikisht, që na e ka kërkuar shoku Flamur. Berisha ka thënë ia kanë dhënë firmën sepse ia kanë dhënë si shkëmbim për mbështetjen për Florian Binajn. Ku hyj unë këtu? Pëse unë po them disa mendime në PD, më ngarkojnë këto, edhe zgjedhjet do dali që i kam humbur unë… Po ta them, nuk kam lidhje me Avokatin e Popullit, nuk kam asnjë firmë. Mendimi im ishte të mbështeteshin Ndregjoni, Kalaja, Haluci. PD ka një çoroditje strategjike, duhet të dilte me një emër. Ne kemi çuar para tre vitesh një emër, Ledio Brahon, si mund të çojmë 15 emra tani? PD me qëndrim zyrtar, po bën luftë me Soros, si firmosin për kandidaturën që ka punuar te Soros?

The post “Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën appeared first on Albeu.com.

Avokati i Popullit/ Pasi i dhanë firmat, PD çon në Kushtetuese Endri Shabanin

By: Brisi
15 December 2025 at 17:37

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli. Burime për mediat bëjnë me dije se argumenti i PD është se zgjedhja e Avokatit të Popullit u krye në shkelje të procedurave parlamentare, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të PD që i kishin tërhequr paraprakisht. Ky […]

The post Avokati i Popullit/ Pasi i dhanë firmat, PD çon në Kushtetuese Endri Shabanin appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

By: Brisi
14 December 2025 at 19:37

Nga Lutfi Dervishi Marrëveshja për Avokatin e Popullit, në traditë, është një kandidaturë e propozuar nga opozita. Por tradita ka edhe një kusht: kandidati duhet të pranohet nga shumica, sepse ajo i ka votat. Dhe në finale nuk zgjidhet avokati i opozitës, por Avokati i Popullit. Votat e disa deputetëve të PD -së për të […]

The post Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur appeared first on BoldNews.al.

Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e Avokatit të Popullit: Historia e turpit vazhdon!

By: armand
14 December 2025 at 14:19

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar ndaj debatit politik të ditëve të fundit, lidhur me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe deklaratën e Partisë Demokratike se firmat e tyre për këtë kandidaturë ishin hedhur gabimisht dhe më pas tërhequr. Në një status të publikuar në Facebook, Fuga ngre një sërë pyetjesh […]

The post Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e Avokatit të Popullit: Historia e turpit vazhdon! appeared first on BoldNews.al.

Qori: Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha

By: Ela
13 December 2025 at 22:48

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, deklaron se Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si “pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë Rama-Berisha”, që, sipas tij, “do prekë edhe Reformën në Drejtësi”. “Endri Shabanin nuk e ka bërë Avokat Populli vetëm Edi Rama. E ka bërë Edi Rama me Sali Berishën dhe kjo është […]

The post Qori: Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha appeared first on BoldNews.al.

Hodhi firmën për Endri Shabanin, Elda Hoti deputetja e parë nga PD që thyen heshtjen: Ishte gabim, i kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati

By: M C
12 December 2025 at 19:50

Deputetja demokrate Elda Hoti i ka kërkuar ndjesë demokratëve për firmën që dha për Endri Shabanin, në mënyrë që ai të propozohej si kandidat për Avokatin e Popullit, siç në fakt ndodhi. Ajo thotë se e gjitha ka qenë një gabim.

Ajo sqaron se firmat u janë kërkuar në mënyrë që kandidati të dëgjohej në Komisionin e Ligjeve, por siç thotë ajo, më pas është keqpërdorur.

“Ndjesë të sinqertë demokratëve, opozitarëve dhe mbështetësve tanë për një firmë të dhënë vetëm për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve një firmë që më pas u keqpërdor nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të miratuar kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit.

Pavarësisht faktit që firmat janë tërhequr zyrtarisht, Edi Rama zgjodhi Avokatin e Popullit në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo standard demokratik. Megjithatë, nuk dua të shmang përgjegjësinë”, shkruan deputetja Elda Hoti.

Sipas deputetes demokrate, Edi Rama dhe Taulant Balla i kanë përdorur firmat e demokratëve për të miratuar kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit. Ajo sqaron se e gjitha ka qenë një gabim dhe kërkon ndjesë, pavarësisht mënyrës sesi ndodhi.

“Ky mbetet një gabim, për të cilin kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati dhe çdo qytetari shqiptar”, përmbyll Elda Hoti.

Endri Shabani mori 35 firma nga deputetët e Partisë Demokratike për të shkuar si kandidaturë për Avokatin e Popullit në Kuvend. Më vonë, demokratët u tërhoqën, por atëherë propozimi kishte shkuar në seancë dhe vetëm me votat e socialistëve, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit.

The post Hodhi firmën për Endri Shabanin, Elda Hoti deputetja e parë nga PD që thyen heshtjen: Ishte gabim, i kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Fajin e ka Saliu/ Korrigjon Berishën: Çështjen Shabani e çojmë në Kushtetuese

By: Rovena
12 December 2025 at 18:40

Kush ankohet në PD për Endri Shabanin?

Berisha thotë jo, Gazment Bardhi thotë po. Një ditë më parë doktori pranoi gabimin me Endri Shabanin, por ankesat për zgjedhjet e tij i mbajti vetëm në nivel politik, jo juridik.

“Jo, nuk do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, për ça ta çojmë? Nuk pyet ai për Gjykatë Kushtetuese.”

Por, Gazment Bardhi ka dhënë tjetër direktivë. Ai shkruan se përpos një kallëzimi penal për kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi, do të ankohet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese.

“Do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme”, tha Bardhi.

Por a do t’i mbledhë dot 25 firmat? Gabimi me firmat për Shabanin nisi pikërisht nga grupi parlamentar, kur 35 deputetë i dhanë firmat Shabanit.

Në fakt, Gazment Bardhi është vetë kryetari i grupit parlamentar.

Deputete si Saimir Korreshi thane publikisht se për të firmosur për Endri Shabanin, kishin marre miratimin e Gazmend Bardhit.

Por me veprim te ri gazmend bardhi del edhe zyrtarisht mbi doktorin. Dikush kërkon të rregullojë gabimin, edhe pse Berisha e pranoi se nuk ishte gabim, por Pazar vote për kandidatin e Tiranës, Florian Binajn.

Gabim bardhi dhe Berisha, apo jo, por njeri doli se kishte të drejtë.

“Paskan bërë gabim. Si ka mundësi që PD dhe grupi parlamentar japin firmat e shkojnë pa strategji duke i dhënë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. A mban kush përgjegjësi?”, shtoi Bardhi.

Veprimi i Bardhit qe korrigjon doktorin, i jep përgjigje edhe kësaj pyetje. Gabimi nuk ishte i tij, por i Sali Berishës./abcnews.al

Avokati i Popullit, PD-ja bëri tradhti politike ndaj demokratëve

By: Ela
12 December 2025 at 12:26

Nga Boldnews.al Partia Demokratike nuk u mashtrua, nuk u detyrua dhe nuk u kap në befasi. Ajo firmosi me vetëdije. Firmosi për Endri Shabanin dhe i hapi rrugën zgjedhjes së tij si Avokat i Popullit nga mazhoranca socialiste. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë akt si “procedural” apo “teknik” është gënjeshtër politike dhe fyerje për […]

The post Avokati i Popullit, PD-ja bëri tradhti politike ndaj demokratëve appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit, Kalaja/ Berisha dhe PD-ja më shitën për Shabanin

By: Brisi
12 December 2025 at 11:51

Adriana Kalaja, një ndër gjashtë kandidatet për Avokat Populli, ka reaguar me kritika pas zgjedhjes së Endri Shabanit në këtë post. Kalaja ka ngritur akuza ndaj Sali Berishës, se ky i fundit bashkë me deputetët e opozitës e ‘kanë shitur’, për Endri Shabanin, të mbështetur nga PS-ja, duke i dhënë atij firmat. Kalaja thotë se […]

The post Avokati i Popullit, Kalaja/ Berisha dhe PD-ja më shitën për Shabanin appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Shabanin i dhamë vetë Ramës. Berisha mos bëjë viktimën, ai i largon të vetët

12 December 2025 at 11:45

Berisha gabon, por dikush në PD po ia numëron. Ervin Salianji ka ironizuar doktorin nga Gjirokastra për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat të Popullit. Ish-deputeti pyeti: ç’faj Rama, kur firmat ia dha Berisha me deputetë demokratë?

“Sot paskan bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës kur thotë se bëmë gabim që ia dhamë firmat Shabanit. Por si atëherë na e futi Rama, kur ia dhamë firmat vetë? Si ka mundësi t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. Po takohemi e po bëjmë, që PD të krijojë organizma të përgjegjshme. Që mos themi ‘na i hodhi Rama’ pasi hodhëm firmat vetë.”

Për Salianjin, PD i kishte mundësitë të mbështeste një kandidat demokrat, por nuk ishte ky plani.

“A s’duhet të vlerësojë Besim Ndregjonin, si mos thotë që kandidatura jonë të jetë Adriana Kalaja apo Skënder Haluci? Si shkon pa strategji drejtuesi i PD, dhe i jep 15 emra Ramës për të zgjedhur? Nuk mban qëndrim të qartë e të çojë një kandidaturë të vetme, apo Tartar Bazaj.
Pasi bëjmë gabime, themi ‘bëjmë gabime'”, tha ai.

Por për Salianjin, ky nuk është vetëm gabim. PD nuk mbështet të vetët, si dje, si sot. Dhe me një kritikë të fortë, në ditën e themelimit të PD, Berisha i tha se me rikthimin e tij, përveçse hoqi Bashën, s’ka ndryshuar gjë tjetër në Partinë Demokratike.

Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit

12 December 2025 at 10:21

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Endri Shabani reagoi sot pas zgjedhjes si Avokat i Popullit nga Kuvendi, duke e cilësuar procesin si “një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shabani u shpreh i befasuar nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij, fillimisht e mbështetën me firma për kandidaturën, por më pas vendosën të mos e votojnë në seancë.

“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja”, shkruan Shabani.

Ai falënderoi 35 deputetët opozitarë që firmosën kandidimin e tij, duke theksuar se do të punojë në mënyrë të tillë që të mos japë arsye për pendim apo dyshim.

Gjithashtu, Shabani vlerësoi qëndrimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët fillimisht nuk i dhanë firma për kandidimin, por në votimin final e mbështetën unanimisht.

“Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit. E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

“Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund”, tha ai.

Shabani theksoi se mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit, pavarësisht se ai vetë ka qenë aktivist i opozitës dhe ka bërë deklarata që “mund të mos u kenë ardhur mirë” deputetëve socialistë.

“Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë. U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve”, theksoi Shabani.

/m.q/r.e/a.f/

The post Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U zgjodh Avokat Populli me votat e PS, reagon Endrit Shabani: Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, i falenderoj për firmat që më dhanë mundësi të kandidoj

By: M C
12 December 2025 at 09:24

Endrit Shabani i cili u zgjodh nga Kuvendi Avokat Populli me 85 votat e PS mbrëmë pas një seance maratonë (11 dhjetor) ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook.

Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, 0 abstenime dhe 3 vota kundër.

Përmes shkrimit në Facebook Endrit Shabani falanderon mazhorancën për votat që i dhanë.

“Nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie”, shprehet Endrit Shabani.

Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur opozitën, e cila fillimisht i dha votat për kandidaturë, por që më pas u tërhoq nga kandidatura e tij.

Shabani shprehet i befasuar lidhur me ndryshimin e qendrimit te opozitës karshi kandidaturës së tij. Sakaq ai falenderon 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre i dhanë mundësinë të kandidojë për postin e Avokatit të Popullit.

“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja… Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues”, shkruan Shabani në Facebook.

Reagimi i Endrit Shabanit

Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.
Faleminderit!

Kujtojmë se procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.

Në Kuvend u shfaq edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme, por u fut në sallë pak para nisjes së votimit për Avokatin e Popullit.

Si u ndan votat për 6 kandidatët:

Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder

Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim

Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.

Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret.

Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.

“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

The post U zgjodh Avokat Populli me votat e PS, reagon Endrit Shabani: Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, i falenderoj për firmat që më dhanë mundësi të kandidoj appeared first on Albeu.com.

LISTA/ Kush janë 35 deputetët e opozitës që falenderon Shabani për firmat

By: Brisi
12 December 2025 at 09:04

Endri Shabani, i zgjedhur tashmë Avokat i Popullit, falenderoi sot deputetët e opozitës që i dhanë firmat për të kandiduar në këtë funksion kushtetues. Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehej se mbeti i befasuar nga këta të fundit që braktisën sallën, pasi ishin vetë deputetët që e inkurajuan dhe i dhanë firmat për […]

The post LISTA/ Kush janë 35 deputetët e opozitës që falenderon Shabani për firmat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌