Brikena Selmani u raportua se ka qenë në një lidhje edhe me konkurrentin tjetër të "Përputhen", Atdhe Xharavinën.
Megjithatë, ky i fundit ka reaguar në Fan Club duke treguar të vërtetën e kësaj.
Ai e vlerëson Brikenën, por thotë se vetëm një herë janë takuar dhe asgjë më shumë.
Foto: YouTube
Ka lënë të kuptohet se nuk kanë pasur asgjë bashkë, e që nuk do të komentohet në rrjet.
"Është gocë e çiltër, e pastër, nuk është intrigante. Jam duke bërë tifo për të, nuk dua të gozhdohet në rrjet prandaj desha të reagoj që nuk ka pasur gjë", u shpreh ai.
Tutje theksoi: "Thjesht jemi njohur, kemi dalë, takuar për kafe një herë përmes shokut tim. Mateon shok e kam. Kemi qenë të Përputhen".
I njëjti u pyet edhe nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, ndonëse ishte në të Kosovës në edicionin e parë. /Telegrafi/
Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin.
Ka qenë motra e Mateos në studio, ku thotë se nuk di asgjë më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
"Unë nuk kam asnjë informacion për marrëdhënien e Mateos me Brikenën. Nuk ka folur kurrë për këtë marrëdhënie. I vetmi reagim që ka pasur Mateo në momentin që u bë prezantimi i Brikenës dhe tha se e njoh këtë vajzën", u shpreh ajo.
Foto: YouTube
Tutje tha: "Ne e njohim po aq sa e njihni edhe ju nëpërmjet ekranit".
Në anën tjetër ka reaguar edhe nëna e banores duke dërguar një letër për të sqaruar të vërtetën.
Ajo thotë se ka qenë një njohje që është mbyllur vite më parë dhe nuk kanë pasur plane për fejesë.
E njëjta ka hedhur poshtë gjithashtu të gjitha aludimet në lidhje me këtë raport. /Telegrafi/
Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 5”. Olta ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se Brikena ka qenë e lidhur me një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, Atdheun. Sipas Shetës, në atë kohë Brikena ende nuk ka qenë e njohur, nuk ka qenë Miss.
Vetë Atdheu nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë, duke zgjedhur te komentoje e madje te hedhe poshte deklaraten e thene per te. Ai u lidh drejtpërdrejt me “Fan Club”, ku mohoi kategorikisht çdo aludim për një lidhje romantike, duke dhënë versionin e tij për njohjen me Brikenën dhe duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë se një takim miqësor.
“Është vajzë e çiltër, është vajzë e pastër. Nuk është intrigante. Madje po bëj tifo për të. Nuk dua të kryqëzohet në rrjet, prandaj vendosa të reagoj, nuk ka patur gjë. Thjesht jemi njohur, kemi dalë, jemi takuar një herë në kafe përmes një shokut tim, edhe kaq”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.
Ai shtoi gjithashtu se me Mateon ruan marrëdhënie shoqërore, pasi janë njohur që në kohën kur ishin pjesë e të njëjtit format televiziv, “Për’puthen”.
Shqipëria dhe Kosova janë përballur këtë javë me vërshime të shumta, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të ulëta dhe rurale.
Këto zhvillime kanë marrë vëmendje edhe në mediet ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar mbi gjendjen e rënduar, sidomos në Kosovë.
Përmbytjet në Shqipëri u trajtuan gjithashtu si temë diskutimi edhe gjatë prime-it të Big Brother VIP Albania.
Foto: Brikena / Top Channel
Gjatë spektaklit, banorët u informuan për situatën e krijuar jashtë shtëpisë, ndërsa u shfaqën edhe pamje nga zonat e prekura, ku tokat e mbuluara nga uji dhe dëmet e shkaktuara ishin të dukshme.
Me të dëgjuar për këto përmbytje dhe pasojat e tyre, Brikena shpërtheu menjëherë në lot, e prekur nga ajo që po ndodhte jashtë mureve të shtëpisë.
Foto: Përmbytjet në Shqipëri / Top Channel
Ajo është shprehur edhe më herët si një person mjaft i ndjeshëm dhe empatik, duke reaguar emocionalisht ndaj çështjeve të ndryshme.
"Familja e Mateos tallet keq me përgjigjen e Brikenës në Big Brother VIP Albania", ka qenë titulli i një lajmi që bëri të ketë reagime nga Instagrami zyrtar i banorit të këtij edicioni të pestë.
Kjo pasi shpërndau një video në Instagram, ku duket se objekt ishte Brikena Selmani, me të cilën u tha se ka pasur një lidhje.
Ata që menaxhojnë Instagramin e Mateos, e duket të jetë dikush nga familja, ka reaguar sërish.
Foto: Instagram
Ata thotë se nuk janë tallur me askënd dhe se nuk e kanë lënduar askënd.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Kjo nuk është e vërtetë. Kam bërë repost një material.
Pa koment. Pa fjalë. Pa qëllim keqdashës.
Askënd nuk kam tallur dhe nuk kam dashur të lëndoj.
Më vjen sinqerisht keq që është krijuar ky keqkuptim, sepse unë vajzën që përmendet në lajm e respektoj.
E kuptoj presionin që ajo po kalon si çdokush aty brenda dhe nuk kam arsye as dëshirë t'i shtoj barrë emocionale asaj apo askujt tjetër.
Nuk dua konflikte, nuk dua negativitet.
Dua vetëm që gjërat të jenë të drejta dhe të vërteta.
Është e rëndë kur të gjykojnë për diçka që zemra jote nuk e ka aftësinë për ta bërë kurrë". /Telegrafi/
Por, Mateo thotë se nuk i takon atij të flas edhe për të dhe se nuk do që ta nxjerr keq.
"Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam thënë një version nga fillimi deri në fund. Nuk flas dot unë në emër të asaj. Unë nuk dua të dal mashtrues as ta nxjerr keq, por nuk më ka pëlqyer", u shpreh ai.
Tutje tha: "Ka qenë një marrëdhënie, ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur por nuk ka rëndësi ta them unë sidomos në Prime".
"Se nuk është diçka për t'u fsheh. Nuk kam nevojë të them me zë të lartë". /Telegrafi/
Brikena Selmani dhe Mateo kanë pasur një bisedë sqaruese gjatë qëndrimit të tyre në Akuarium, ku ajo ka folur hapur për raportin mes tyre dhe keqkuptimet që janë krijuar.
Brikena u shpreh se situata e ka vënë në pozitë të vështirë, veçanërisht për faktin se hyrja e Mateos në shtëpi ka krijuar perceptime të gabuara nga publiku dhe produksioni.
“Problemi im është që kur 100 mijë persona duan të hyjnë në Big Brother, edhe ju shkoni e sillni një person që para tri viteve kam folur me të. Ne një herë jemi parë, nuk mundemi me pas lidhje. Mua më pengoi fakti që e mora me të keq me produksionin. Unë thashë: ti ke hy me qëllime të qarta, përderisa e ke parë që jam brenda”, u shpreh ajo.
Foto: YouTube
Ajo theksoi se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë lidhje sentimentale, duke sqaruar se gjithmonë ka qenë e sinqertë për jetën e saj personale.
“Ti e di shumë mirë që edhe kur kemi folur, të kam thënë se nuk kam pasur kurrë lidhje. Nuk kam thënë asnjëherë që nuk kam dalë kurrë me një mashkull, por të hy me një lidhje nuk e kam pasur këtë. Unë me ty nuk kam asgjë personale, e di që je shumë djalë i mirë. Je lojtar si të gjithë të tjerët”, shtoi Brikena.
Foto: YouTube
Biseda mes tyre u zhvillua në tone të qeta dhe u pa si një përpjekje për të sqaruar situatën dhe për të shmangur keqinterpretimet e mëtejshme brenda shtëpisë, ndërsa dinamika mes banorëve vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut. /Telegrafi/
Pas momentit me Brikena Selmanin në shtëpinë e Big Brother VIP, Mateo, ka folur në dhomën e rrëfimit për vendimin e tij për t’i dhënë imunitet banores dhe për ta shpëtuar nga televotimi.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë pendesë për këtë veprim.
“Sa i takon shpëtimit që i bëra, nuk u bëra pishman, sepse bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra. Fundja unë i dhashë imunitet, një faleminderit, por nuk ka problem”, u shpreh ai.
Foto: YouTube
I njëjti u fut të shtunën në Big Brother VIP 5, ndonëse ka një histori me banoren e lartpërmendur.
Siç ka deklaruar, ata kanë pasur një lidhje disa vite më parë, e që sipas modeles kanë shkëmbyer vetëm disa mesazhe.
Brikena nuk pranoi fillimisht të futej në Akuarium, si pjesë e lojës që zgjodhi Mateo, duke thënë se ishte e qëllimshme.
Pritet në vazhdim të sqarohet më mirë raporti mes dyshes së këtij edicioni. /Telegrafi/
Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë ish-partneri i Brikena Selmanit, Mateo.
Megjithatë, modelja theksoi se kanë shkëmbyer disa mesazhe me njëri-tjetrin dhe asgjë më shumë.
Derisa tre banorët e rinj, përfshirë edhe Mateon, po qëndrojnë në Akuarium - ata kanë shpëtuar tre emra nga televotimet.
Foto: YouTube
Mateo shpëtoi Brikenën, ndonëse kjo për të ishte e qëllimshme për ta nxjerr keq para publikut.
Dyshja u sqaruan dhe Mateo i tha që nuk ka hyrë brenda me ndonjë qëllim dhe se nuk është tip i skandaleve.
“E di ti pse e kemi shkëputur, prandaj po them nuk ka lidhje fare. Thjesht të dhashë imunitet, secili lojën e vet. Unë nuk jam për skandale”, u shpreh ai.
Brikena nga ana tjetër e përsëriti se nuk kanë pasur gjë tjetër, veçse kanë shkëmbyer disa mesazhe. /Telegrafi/
Një situatë e papritur u krijua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Brikena refuzoi hapur t’i bashkohej Akuariumit, duke shprehur pakënaqësi dhe dyshime mbi arsyet pse po kërkohej një veprim i tillë nga ana e produksionit.
Gjatë diskutimit live, Brikena u shpreh hapur për qëndrimin e saj: A jam e detyruar të shkoj aty, sepse unë personalisht nuk dua të shkoj atje.
Ledioni iu përgjigj duke theksuar se ky ishte pjesë e rregullave të lojës: Je e detyruar, përderisa është pjesë e lojës.
BBVA/Instagram
Por Brikena vijoi me një reagim të fortë, duke shpjeguar arsyet e refuzimit të saj: Në fakt, unë nuk dua të shkoj dhe, të them të drejtën, unë me sa kuptova, pak a shumë mund t’i kuptoj me çfarë qëllimesh ka hyrë Mateo aty dhe nuk jam fare dakord me produksionin që mundoheni të bëni lojëra të tilla, të mundoheni të bëni një person… thjesht e kam njohur jashtë, s’është se ka pasur ndonjë gjë më shumë, thjesht për të ma prishur imazhin. Kështu që unë nuk jam fare dakord dhe nuk dua të shkoj, dhe nuk jam fare dakord me produksionin për një gjest të tillë.
Pas këtij debati, Brikena u ftua në Dhomën e Rrëfimit për të diskutuar më tej situatën.
Ndërkohë, edhe Mateo reagoi, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke mohuar çdo prapavijë personale: Unë ftesën për të hyrë në Big Brother e kam marrë para se të fillonte Big Brother-i, pa e ditur cilët banorë do të ishin brenda. Fakti kur pashë Brikenën edhe për mua ishte surprizë, pasi nuk kam lënë asnjë gjë jashtë dhe nuk dua të ketë asnjë gjë brenda. Nuk kam hyrë këtu për Brikenën, kam vlerësim dhe respekt për të. /Telegrafi/
Zgjedhja e Brikenës si një nga banoret e preferuara të publikut ka sjellë tensione të reja brenda shtëpisë, duke shkaktuar përplasje të forta mes saj dhe vajzave të tjera.
Debatet janë përqendruar kryesisht mes Brikenës, Selinës, Lornës dhe Armelës, të cilat kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me suksesin e saj dhe mënyrën e lojës.
Selin u shpreh se ka qenë e para që e ka uruar Brikenën për zgjedhjen si e preferuar, duke theksuar se akuzat për kunja dhe xhelozi nuk qëndrojnë: “Brikena duhet të jetë koherente dhe e drejtë, sepse kur është bërë e preferuar, kam qenë e para që e kam takuar dhe i kam thënë urime. Për pjesën që nuk di të çojë një lojë deri në fund, natën e Vitit të Ri erdhi dhe më qëndroi afër, ndërkohë që këto komentet se i kam gjuajtur me kunja, nuk është e vërtetë. Është pëlqyer sepse, pavarësisht debateve që ka pasur, nuk kishte asnjë situatë të vetën. Është një vajzë shumë seksi, e çiltër dhe e drejtë dhe kjo gjë ka bërë që të pëlqehet te publiku. Xhelozia duhet të shihet nga ana tjetër”.
BBVA/Instagram
Nga ana tjetër, Lorna pranoi se raporti i saj me Brikenën është i ndërlikuar, duke e cilësuar si një marrëdhënie “dashur-urrejtje”: “Unë dhe Brikena kemi një dashuri-urrejtje. I qëndroj pro mendimit që Brikena e ka lojën te kamerat. Sa i përket ‘Queen’-it në tentativë, s’ka të bëjë me Brikenën, por me Selinën”.
Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Selinës, e cila u shpreh: “E kam thënë unë atë, jo ti. A i sheh klipet? Mbrohem vetë aty”.
Megjithatë, Lorna shtoi se, pavarësisht kritikave, ajo e vlerëson Brikenën si person: “Sa i përket mendimit për Brikenën, pavarësisht paraqitjes që është një vajzë seksi, është e sinqertë dhe aktivizohet shumë. Është aty për të më pranuar mua në krevatin e saj, pavarësisht marrëdhënieve që kemi. Brikena është positive”.
Vetë Brikena reagoi ashpër ndaj situatës, duke e quajtur xhelozi reagimin e vajzave: “Siç e patë, shihet qartë që i ka djegur. Secila prej nesh ka dëshirë të dalë e preferuara. Secila e pret për veten. Në momentin kur zgjidhet dikush që këta nuk e presin, mendoj se kapen me gjërat e kota. Unë kam hyrë të jem vetvetja dhe vetëm kaq”.
Ndërkohë, Armela kishte një këndvështrim krejt tjetër, duke fajësuar vetë Brikenën për klimën mes vajzave: “Këtë xhelozi mes vajzave e lobon vetë Brikena. Lojën që e bën, e bën në mënyrë të pisët. Është politikisht dhe shumë korrekte në atë që thotë”. /Telegrafi/
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania ka nisur vetëm pak ditë më parë, por tashmë ka filluar të dalë në pah preferenca e publikut për banorët.
Nga një televotim i zhvilluar, janë përzgjedhur pesë banorët më të pëlqyer deri tani: Armir Shahini, Brikena Selmani, Ilir Vrenozi, Stine dhe Kristi Lamaj.
Këta emra janë të cilët kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut me personalitetin e tyre, sjelljen në shtëpi dhe momentet më të veçanta gjatë ditëve të para të edicionit.
Foto: YouTube
Banorët e përzgjedhur janë ata që kanë krijuar lidhje të veçanta me shikuesit, duke kombinuar argëtimin, strategjinë dhe spontanitetin.
Shtëpia e Big Brother VIP vazhdon të mbetet një arenë ku emocioni, konkurrenca dhe surprizat nuk mungojnë, ndërsa fansat presin me padurim çdo lëvizje të banorëve të tyre të preferuar.
Foto: YouTube
Ky edicion premton të jetë një nga më dinamiket, duke sjellë situata të papritura, rivalitete dhe miqësi që do të jenë në qendër të vëmendjes së publikut deri në finale.
Publiku mbetet vendimtar për fatin e banorëve, duke e bërë televotimin një nga elementët më të rëndësishëm të këtij reality shou. /Telegrafi/
Debati mes Brikenës dhe Stenaldos ka vijuar, por me tone më të larta.
Gjatë diskutimit, Stenaldo iu drejtua Brikenës duke i thënë se ajo nuk mund ta mbrojë. Nga ana tjetër, Brikena u shpreh se ishte ndier keq për një fjali të thënë më herët, duke tentuar të shpjegojë qëndrimin e saj.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi menjëherë: “Si mund të ndihesh keq ti për atë fjali, kur unë nuk u ndjeva keq. Unë ju kam kundërshtar të gjithëve dhe mos e merrni për dobësi qasjen time prej njeriu të edukuar”.
BBVA/Instagram
Më pas, Stenaldo shtoi se ishte pikërisht sjellja e Brikenës ajo që e kishte shtyrë të fliste me tone kaq të larta, duke theksuar se ishte provokuar nga ajo.
Pas transmetimit të këtyre pamjeve, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Një pjesë e madhe e komenteve kanë qenë negative ndaj qasjes së Stenaldos, ku disa ndjekës e kanë cilësuar sjelljen e tij si të ashpër dhe të panevojshme.
BBVA/Instagram
Madje, ka pasur edhe komente që e kanë quajtur mosmirënjohës dhe arrogant, duke kritikuar mënyrën se si iu drejtua Brikenës.
Përplasja ka hapur diskutime të shumta mes publikut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në raportet mes banorëve në vazhdim të lojës. /Telegrafi/
Një situatë e tensionuar u regjistrua së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Stenaldo shpërtheu ndaj Brikenës pas një bisede mes tyre.
Brikena kishte shprehur se donte të kujdesej për Stenaldon, duke treguar gatishmëri për t’i qëndruar pranë.
Megjithatë, kjo sjellje nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi ashpër, duke theksuar se nuk i pëlqen të marrë kujdes të veçantë nga askush, sidomos në një lojë ku, sipas tij, të gjithë janë konkurrentë të barabartë.
BBVA/Instagram
I nervozuar, ai iu drejtua Brikenës me tone të larta, duke i thënë: “Për ty do të jetë hera e fundit që merr përsipër gjërat e mia në raport me mua, sepse të krahasojmë mendët e ne të dy, ti je aty ku thërret qameti, nuk duhet ta çosh më nëpër mend, e kupton, të mos e çosh më nëpër mend, s’ka njeri të të ketë ty këtu motër asgjë, je një konkurrente si të gjitha të tjerat, ke ato limite që ke, ato benefite që ke, ke ato limite që ke, mos ta qosh më nëpër mend, jo ti, por asnjë këtu, se s’më plas mua absolutisht në mënyrë totale për asnjërin, në qoftë se unë vij në këtë lojë, vij t’ju fut të gjithëve poshtë, të tërëve pa përjashtim”.
Reagimi i Stenaldos krijoi një atmosferë të rënduar në shtëpi dhe u komentua gjerësisht nga banorët, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në marrëdhënien mes tij dhe Brikenës në vazhdim të lojës. /Telegrafi/
Modelja nga Kosova, Brikena Selmani, e cila është një nga banoret e Big Brother VIP Albania 5, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Gjatë bisedave me banorët e tjerë, Brikena u shpreh se beson se shumica e meshkujve të pasur kanë tendencë të tradhtojnë.
“Unë mendoj që meshkujt që kanë shumë para, shumica mendoj që tradhtojnë", tha ajo.
Foto: TikTok
Ajo gjithashtu shtoi se dëshiron një partner të thjeshtë, “bukë e kripë e zemër”, një person me të cilin të ndihet mirë dhe të ketë një marrëdhënie të sinqertë.
Brikena, e cila është e njohur në Kosovë për karrierën e saj si modele, po e shfrytëzon pjesëmarrjen në Big Brother për të treguar më shumë nga personaliteti i saj dhe për të hapur diskutime mbi tematikat që lidhen me marrëdhëniet dhe jetën personale.
Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga fansat, të cilët komentojnë mbi preferencat dhe bindjet e saj për dashurinë dhe partneritetin.
E njëjta ka treguar se është e hapur për të diskutuar çështje personale dhe preferenca të saj, duke i bërë momentet e saj në shtëpi më tërheqëse për audiencën. /Telegrafi/
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përkujdesja e Brikenës ndaj Stenaldos ka ngjallur reagime të ndryshme.
Ndërsa disa banorë e kanë perceptuar këtë si të shtirur, Stenaldo është shprehur se nuk pranon një kujdes të tillë, madje as nga njerëzit e tij më të afërt.
Brikena ka shpjeguar arsyen e sjelljes së saj: “Unë jam një person që jam një person i tillë, i kujdesshëm. E kanë parë edhe ata që janë këtu. Është një gjë që e bëj me të gjithë banorët. Jam tip që kam qejf të ndihmoj çdokënd”.
BBVA/YouTube
Nga ana tjetër, Stenaldo ka treguar kufijtë e tij personalë: “Është kënaqësi të kesh një vajzë si Brikena. Bukuria e Brikenës, është shumë e këndshme në të gjithë dimensionin e saj, por të hysh në BBV është të marrësh përsipër një sfidë. Ju më keni parë gjatë qëndrimit në shtëpi është e vështirë ta lë veten time kaq vulnerabël. Mendoj që është faktike, që asnjëri nuk i ka përjetuar. Këtë lloj përkujdesje nuk e pranoj as nga miqtë e mi më të ngushtë, as nga prindërit e mi, jo më në këto rrethana që jemi”.
Ky moment nxjerr në pah tensionin mes nevojës për mbështetje dhe dëshirës për pavarësi, duke reflektuar sfidat emocionale që sjell pjesëmarrja në lojë. /Telegrafi/
Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj për jetën në çift dhe për atë që ajo vlerëson më shumë te një mashkull.
Diskutimi u fokusua te marrëdhëniet, bashkëjetesa dhe vlerat familjare, tema që Benita i trajtoi me sinqeritet.
Ajo u shpreh se për të, një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje është lidhja e partnerit me familjen e tij. Sipas saj, ajo do të ndihej shumë mirë të jetonte së bashku me prindërit e bashkëshortit.
BBVK/Instagram
“Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij”, u shpreh Benita.
Më tej, ajo shtoi se e tërheq shumë jeta tradicionale familjare dhe rutina e mëngjesit, ashtu siç kanë jetuar brezat e mëparshëm.
“Kam qejf të zgjohem herët, si më parë që janë zgjuar nuset, kanë larë oborrin dhe kanë bërë bukën”, tha ajo.
Benita theksoi gjithashtu se e pëlqen shumë bashkëjetesën me vjehrrit dhe familjen e zgjeruar, duke treguar respekt dhe dashuri për të moshuarit.
“Kam qejf shumë të jetoj me vjehërr me familje. Pleqtë i adhuroj”, përfundoi ajo.
Deklarata e Benitës u prit me reagime të ndryshme nga banorët, duke hapur një debat interesant mbi traditën, bashkëjetesën dhe mënyrën se si shihen sot marrëdhëniet familjare. /Telegrafi/
Bukuroshja nga Kosova, Brikena Selmani, ka hyrë zyrtarisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë menjëherë një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Vetëm pak orë pas nisjes së spektaklit, Brikena është shndërruar në një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e publikut me prezencën dhe karizmën e saj.
Ndjekësit nuk kanë kursyer komplimente dhe komentet pozitive: “Shumë bukur e ke nisur”, “Besoj që Brikena do të jetë kryefjala këtë vit”, “Kjo është goca më e mirë deri tani”, “Brikena personazh” etj.
Foto: Instagram
Hyrja e saj duket se ka sjellë një energji të mirë brenda shtëpisë, ndërsa fansat e spektaklit e ndjekin me kureshtje për të parë se si do të zhvillohen marrëdhëniet dhe momentet e saj gjatë edicionit.
Me këtë fillim të fuqishëm, Brikena duket gati të lërë gjurmë në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.
Foto: Instagram
Gjithsej në këtë format kanë hyrë 14 konkurrentë, karaktere të ndryshme dhe mjaft interesante.
Një nga ta që do të hynte ishte edhe këngëtari Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë pak javë më parë. /Telegrafi/
Brikena Selmani dhe Armir Shahini janë dy banorët e parë që i janë bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip Albania’ këtë edicion të pestë. Armir Shahini, është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar, i njohur më së shumti si një nga anëtarët kryesorë të grupit “West Side Family”. Ndërsa Brikena Selmani është një […]
Banorja e dytë që hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është Brikena Selmani, e cila u bë virale për pjesëmarrjen e saj në Miss Grand International.
Momenti që e bëri të njohur ndodhi gjatë një gafë të komentuar gjerësisht, ku Brikena tha: “Flas shqipen dhe gjuhën e Kosovës”, duke tërhequr vëmendjen e medieve dhe publikut ndërkombëtar.
BBVA/YouTube
Ajo hyri në shtëpinë e BBVA 5 me një vetëbesim të dukshëm dhe energji pozitive, duke bërë që prezenca e saj të ndihet menjëherë në studio.
Brikena njihet si personazh viral dhe figura e saj pritet të sjellë dinamika interesante dhe diskutime brenda formatit, duke shtuar emocion dhe ngjyra në këtë edicion të ri. /Telegrafi/