Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar në Kuvend se shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë është pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike. Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin […]
Burime brenda stafit të Hipotekës Vlorë bëjnë me dije se, pas dorëzimit të peticionit kundër zhvendosjes së zyrave në kryeqytet, punonjësit kanë marrë mbështetje nga zëvendësdrejtori i ASHK Vlorë Sokol Shehaj.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, pas kësaj mbështetjeje mësohet se zyrtari në fjalë është shkarkuar nga detyra, shkruan Euronews.al.
Ndërkohë, raportohet se ndaj 55 punonjësve të Hipotekës Vlorë po ushtrohet presion për përgatitjen e materialeve e drejt Tiranës. Punonjësit shprehen se kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe tension, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës së tyre në qytet.
Në shenjë reagimi, punonjësit kanë kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje nga përfaqësuesit e zgjedhur, ndërsa kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe marrjen e një zgjidhjeje të drejtë.
Ndërkohë, qytetarët të cilët janë gjendur sot përpara derës së kadastrës së Vlorës shprehen kundër vendimit për largimin e institucionit.
Me dokumentacione në duar ata thonë se ky vendim vetëm sa jua shton hallet dhe problemet. Sipas qytetarëve Kadastra duhet të qëndrojë në Vlorë dhe vendimi të rishikohet.
Pas vendimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës kanë nisur protesta brenda ambienteve të institucionit dhe kanë firmosur një peticion kundër këtij vendimi. Ata u njoftuan më 23 janar, ndërsa mbyllja e strukturave vendore në Vlorë u vulos nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, […]
Shkrirja e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosja e saj drejt Tiranës, ka shkaktuar përplasje dhe tensione mes punonjësve të këtij institucioni. Pas urdhërit të Lorena Goxhobellit, punonjësit e kadastrës në Vlorë kanë firmosur një peticion që të mos zhvendosen drejt Tiranës, ndërkohë që burime për mediat bëjnë me dije se pas kësaj, ndaj tyre është […]
Një situatë e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë e qytetit të Vlorës. Dhjetëra tregtarë kanë mësyrë brenda bashkisë, pas paralajmërimit për mbylljen e tregut industrial të qytetit. Tregtarë janë futur me forcë brenda institucionit, në shenjë revolte ndaj vendimeve që po i nxjerrin sipas tyre në rrugë dhe po i […]
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Vlorës kanë dalë mbrëmjen e së hënës në protestë përpara Bashkisë së qytetit. Shkak për protestën është bërë njoftimi i dhënë nga Bashkia e Vlorës, sipas të cilit tregtarët duhet të largohen brenda tre ditësh nga ambientet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, në kuadër të një projekti që […]
Ciklin e promovimit të 26 lektyrave shkollore për nxënësit filloristë nga klasa 1-5, Shtëpia Botuese "Dukagjini" e vazhdoi në qytetin e Klinës. Promovimi u përcoll me interes të jashtëzakonshëm e diskutim nga nxënësit të cilët ndanë njohuritë e shprehën dëshirën që t’i kenë në duar librat e preferuara me personazhet e dashura për ta.
Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t’i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara.
”Unë mendoj se pinokio është përrallë dhe e kam kuptu që është lektyrë e mirë– pinoko kur ka gënjyer dicka i është rritur hunda dhe më ka bërë të qeshi…”
“Më ka emocionu pjesa kur ju ka rrit hunda“
“Aventurat e Pinokut”, është vetëm njëri ndër 26 titujt, nga autorë vendorë e të huaj, të cilët Shtëpia Botuese “Dukagjini” i ka sjellë një hap më afër lexuesve, përmes promovimit që kësaj radhe u mirëprit nga mësimdhënës e dhjetëra nxënës të shkollave fillore të ciklit të ulët në Klinë.
Përmes figurave karakteristike, udhëtimi imagjinar në vende e kohë të ndryshme, nxiti interes të jashtëzakonshëm tek nxënësit.
“Kjo seri përbëhet nga 26 tituj fantastik të autorëve të huaj dhe shqiptarë, libra që gjithë fëmijët e botës i kanë lexuar dhe kësaj radhe ne po i sjellim edhe për fëmijët tanë, që t’i kenë më afër edhe të kenë libra cilësor jo vetëm si përmbajtje por edhe me ilustrime edhe në çdo aspekt të formimit të librit. Këto aktivitete nuk janë vetëm promovim i lektyrave shkollore është një interaktivitet bashkë me fëmijën ne po bashkëbisedojmë bashkë ata po na zbulojnë shumë prej leximeve të tyre”, k a thënë – Jeta Zymberi – Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Edhe mësimdhënësit u ndanë me përshtypje të mira, me shumë shpresë se promovimi ka nxitur edhe më shumë dëshirën për lexim.
“Është një eveniment i veçantë për shkak se do të mbetet në mbamendjen dhe kujtesën e nxënësve për shkak se janë mësuar që të kemi diskutime, që të njihen me personazhet, dhe me librat/lektyrat shkollore, sikur që e kanë pasur rastin sot, ndaj ky bashkëbisedime ka qenë një emocion i veçantë dhe një motiv shtesë që nxënësit të lexojnë më shumë”, ka thënë – Mehmet Bashota – Mësimdhënës.
Nga promovimi i 26 titujve për nivelet nga klasa e 1-5, nxënësit nuk u kthyen duarthatë, Shtëpia Botuese “Dukagjini”, për secilin nxënë shpërndau edhe nga një dhuratë simbolike.
TIRANË, 26 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama mbajtoi sot një fjalim historik në Knesset, parlamenti i Izraelit, në një seancën plenare të veçantë.
Në qendër të fjalës së tij kryeministri Rama vuri marrëdhëniet mes dy vendeve, harmoninë fetare shqiptare dhe rolin unik të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se në Vlorë do të hapet muzeu i parë kushtuar mbrojtjes së hebrenjve.
Kryeministri kujtoi edhe vizitën historike të presidentit izraelit Isaac Herzog në Tiranë, si kreu i parë i shtetit izraelit që vizitoi Shqipërinë, gjatë së cilës vendosi një kurorë në Memorialin e Holokaustit.
Duke u ndalur te toleranca fetare, Rama theksoi se në shumë familje shqiptare ndodh që të jenë edhe të feve të ndryshme, ndërsa bëhen së bashku për të festuar ditët e tyre të rëndësishme.
“E njëjta gjë vlen për të katër komunitet tona fetare, të cilët festojnë ditët e rëndësishme të njëri-tjetrit dhe për krerët e tyre të cilët mblidhen rregullisht, ashtu siç u mblodhën për të shoqëruar presidentin Herzog, kur ai vendosi një kurorë në Memorialin tonë të Holokasutit në Tiranë gjatë vizitës së tij historike si kreu i parë i shtetit izraelit që zbriti në tokën shqiptare”, tha Rama.
Rama theksoi se Shqipëria krenohet me 73 shqiptarë të të gjitha besimeve, të njohur si “Të drejtë midis kombeve”, emrat e të cilëve janë përjetësuar në Yad Vashem.
“Është një shpirt i farkëtuar përgjatë shekujsh vështirësish, pushtimesh e varfërie. Ishte i njëjti shpirt që i nxori shqiptarët e të gjitha besimeve në rrugë, për të pritur e përshëndetur papa Françeskun dhe me zërin tij korrigjoi termin që ne përdorim shpesh: “Jo, – tha Ati i Shenjtë, – juaja nuk është tolerancë fetare, është vëllazëri fetare, sepse nuk mbështetet te durimi, por te bindja e qetë se besimi nuk dobësohet nga prania e një besimi tjetër, por hapet prej tij”. Atij shpirti ne i detyrojmë krenarinë e njërit prej nderimeve më të mëdha morale, 73 shqiptarë të të gjitha besimeve, të njohur si “Të drejtë mes kombesh”, kujtimi i të cilëve ndriçon brenda mureve të dinjitetit njerëzor në Yad Vashem”.
“Me të njëjtën krenari së shpejti do të hapim muzeun tonë të parë kushtuar mbrojtjes e shpëtimit të hebrenjve, në qytetin e Vlorës, dikur qyteti më i madh mesjetar në Shqipëri, ku, pa gjejeni, në shekullin e 16-të hebrenjtë që iknin nga persekutimi në Perëndim përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së tij”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se “të rinjtë tanë dhe vizitorët e shumtë që vijnë nga e gjithë bota të vizitojnë vendin tonë, ku numri i turistëve izraelitë u rrit shumë më shumë se çdo vend tjetër, do të shohin me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë me veshët e tyre sesi Shqipëria e vogël ka qenë një strehë e sigurt për hebrenjtë shumë kohë më parë, se si shqiptarët e zakonshëm e bënë këtë vend shumë të vogël të vetmin vend në hartën e Evropës që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj seç kishte kur hyri në të”.
Rama nënvizoi se “askush tjetër në Evropë nuk mund të pretendojë një faqe kaq të pastër historie, pa asnjë hebre, pa as edhe një hebre të dorëzuar”.
Kryeministri Edi Rama në Parlamentin e Izraelit
1 nga 11
Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit - Foto: Kryeministria
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Lorena Goxhobellit për transferimin e strukturave vendore të Kadastrës nga Vlora në Tiranë, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, të njëanshëm dhe thellësisht të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e qarkut të Vlorës. Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë […]
Nga Boldnews.al Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, vendosi të shkrijë Kadastrën e Vlorës, për ta sjellë në Tiranë, 100 metra larg Burgut 313. Pa një motiv të saktësuar, është urdhëruar që brenda datës 31 të këtij muaji i gjithë dokumentacioni të transferohet në Tiranë. Arsyet më shumë se strukturore janë […]
Një 85 vjecar është gjetur i vdekur orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Vlorë. Ngjarja është shënuar rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.
Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës do të zhvendoset drejt Tiranës. Vendimi mban datën 23 janar 2026 dhe është firmosur nga drejtorja e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt dhe Vlora nuk do të ketë më Kadastër. Vendimi Në mbështetje të germës d), të nenit 28 te Ligjit nr. 9000, date 30.01.2003…
Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet. Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve. […]
Muaji janar ka sjellë një shtim të pacientëve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës në Vlorë. Në repartin e pediatrisë nuk përjashtohen rastet me komplikacione, për të cilat nevojitet edhe shtrim në spital. Mjekja pediatre, Rina Llanaj, tregon se cilat janë simptomat kryesore dhe kur duhet që prindërit të kenë kujdes të shtuar. […]
Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë. I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën […]
Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë.
I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën mjekësore.
Autori i kësaj ngjarje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se deri më tani ka pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave, nga gjithsej 109 të arrestuarit për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se kërkesat janë parashtruar nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe lidhen me vepra të rënda penale që cenojnë procesin zgjedhor.
“Sipas kërkesave të pranuara deri tani, për 21 të dyshuar në cilësinë e komisionerëve kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit”, ka deklaruar Lekaj.
Ai ka shtuar se për një të dyshuar tjetër, komisionere, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për dy vepra penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje e ryshfetit.
Ndërkohë, sipas Lekajt, për një të pandehur tjetër në cilësinë e vëzhguesit, kërkesa për paraburgim bazohet në dyshimet për kryerjen e veprave penale kanosje dhe dhënie ryshfeti.
“Gjykata aktualisht është në pritje të pranimit të kërkesave të tjera nga Prokuroria Themelore në Prizren”, ka theksuar zëdhënësi Lekaj.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë mbajtur dy seanca dëgjimore, ndërsa pritet që të mbahen edhe dy seanca të tjera, lidhur me kërkesat për paraburgim në këtë rast.
Kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit. Sipas njoftimit zyrtar, lundrimi do të pezullohet duke nisur nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00. Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo […]
TIRANË, 24 janar/ATSh/ Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, sot u zhvilluan në Vlorë, homazhe në varrin e tij monumental.
Për të nderuar kujtimin dhe veprën e Ismail Qemalit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini dhe personalitete të tjera morën pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.
Ministri i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se duke përkujtuar veprën këmbëngulëse të Ismail Qemalit, ripërtërijmë paktin shekullor të Vlorës për pavarësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar Shqipërinë përpara.
Ismail bej Vlora, ishte arkitekti i shtetit shqiptar, me një vizion shtetformues dhe guxim politik, ai i dha Shqipërisë pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetit shqiptar.
Ismail Qemali ishte pasardhës i njërës prej familjeve më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Lindi në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut.
Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.