Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama reagon për herë të parë për zhvendosjes e kadastrës së Vlorës

1 February 2026 at 11:15


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në podkastin “Flasim” lidhur me debatet e krijuara pas zhvendosjes së zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë.

Ai sqaroi se është ngatërruar qëllimisht ose nga keqinformimi vendndodhja fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët, duke theksuar se modeli i ri i Kadastrës synon ofrimin e shërbimeve plotësisht online përmes platformës e-Albania.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua, qëllimisht ose idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv, me sportele, radhë dhe zvarritje, në një model online, ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës e-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave të mos kenë nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online", tha Rama.

Ai shtoi se gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje për atë lëvizje lidhet jo vetëm me një perceptim të gabuar apo me një informim të mangët, por edhe me një mendësi e cila duhet përmbysur.

"Duhet përmbysur duke pasur parasysh se e nesërmja e afërt e Kadastrës është një shërbim pa sportele dhe pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim si një e drejtë themelore, një e drejtë që merret përmes celularit ose kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendndodhjen e zyrës. Ky nuk është i pari veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit", u shpreh Rama.

Rama shtoi se të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ajo që po punojmë çdo ditë është të sigurojmë mbylljen e ciklit,

"Pra, jo më aplikim online dhe më pas marrje e shërbimit me postë, por i gjithë cikli online", tha Rama./euronews/


Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë/ Rama u përgjigjet kritikave: Shërbimi do jepet online, drejtori të tjera do zhvendosen

1 February 2026 at 09:44

TIRANË– Kryeministri i vendit Edi Rama në podkastin e përjavshëm “Falasim” iu dha përgjigje akuzave për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës, në Tiranë.

Sipas Ramës, zhvendosja e zyrës në kryeqytet nuk cenon shërbimin ndaj qytetarëve.

Ai u shpreh se synimi i qeverisë është që institucioni i Kadastrës të jetë tërësisht e digjitalizuar, ku qytetarët do mund të aplikojnë online pa pasur nevojë të ënden zyrave të tjera, siç ka ndodhur deri tani.

Më tej, Rama u shpreh se rasti i zhvendosjes së Kadastrës nuk do jetë i vetëm, por paralajmëroi se të njëjtin fat do kenë edhe disa drejtori të tjera.

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Dhe janë dy fjalë që duhen thënë, sepse edhe një herë tjetër u ngatërrua qëllimisht ose më falni idiotësisht, adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitiv me sportele, radha, ecejake, zvarritje etj, etj, në një model shërbimesh online, ende i pambyllur plotësisht në të gjithë ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës, e-Albania, ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale, nuk kanë nevojë për paraqitjen fizikisht në një sportel të qytetarit. Kartela pasurie, vërtetime, regjistrime aktesh, kontratash, rivlerësime, të gjithë aplikohen dhe ndiqen online nga kudo, ku ndodhet qytetari, edhe nga Amerika.

Tani, gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje, lidhet, jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi, e cila duhet përmbysur dhe duhet përmbysur, duke pasur parasysh që e nesërmja e afërt, jo e largët e Kadastrës, është një shërbim si plot shërbime të tjera, pa sportele, pa godina fizike të shpërndara në territor, por me akses në çdo shërbim, si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, që merret përmes kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendodhjen e zyrës.

Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen dhe ndërkohë, ajo që po punojmë për ditë pa pushim është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra, jo më aplikim online dhe pastaj marrje mbrapsht të shërbimit me postë, por aplikim online dhe marrja e shërbimit menjëherë po aty online.”, tha Rama.

 

Urdhri i Lorenës për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës

By: Elva
29 January 2026 at 16:44

Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të punonjësve, urdhri i Lorenës po zbatohet me nxitim.Dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e […]

The post Urdhri i Lorenës për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës, nis transferimi i materialeve drejt Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Krijohet Regjistri Qendror i Kadastrës Fiskale për taksën mbi ndërtesat

28 January 2026 at 17:18

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, një hap i rëndësishëm për administrimin e taksës mbi ndërtesën dhe për përmirësimin e menaxhimit të të dhënave mbi pronësinë e pasurive të paluajtshme në vend.

Ky regjistër shtetëror do të krijohet dhe administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standardet e menaxhimit të të dhënave shtetërore.

Regjistri përmban informacion të detajuar për ndërtesat dhe njësitë e tyre, pronarët, zhvilluesit dhe përdoruesit, zonat e vlerave me kufijtë gjeografikë dhe çmimet referuese, si dhe të dhëna mbi bazën e taksës, shkallët e taksës për përdorim banimi ose aktivitet ekonomik, ndërtesat e papërfunduara, kamatëvonesat dhe gjobat, detyrimet tatimore dhe rimbursimet.

Për secilën njësi ndërtese, regjistri përmban gjithashtu informacion mbi sipërfaqen, kategorinë e vlerës, statusin e privatizimit dhe ndërtimit, përdorimin e njësisë dhe taksat e lidhura me të.

Të dhënat për taksapaguesit përfshijnë identifikues unik teknik, të dhëna personale për individët, ose identifikues të personave juridikë, adresën, statusin juridik dhe pjesën takuese të taksapaguesit në njësinë e ndërtesës.

Regjistri dallon mes të dhënave parësore, të mbledhura direkt për qëllime tatimore, dhe të dhënave dytësore, që merren nga baza të tjera të dhënash shtetërore për të siguruar përputhshmëri dhe saktësi.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka përgjegjësi të plotë për regjistrimin, përditësimin dhe monitorimin e të dhënave, duke asistuar bashkitë dhe duke u siguruar që përdoruesit e sistemit të pajisen me kredencialet përkatëse.

Bashkitë kanë të drejtën të regjistrojnë dhe korrigjojnë të dhënat për pasuritë e paluajtshme brenda territorit të tyre dhe detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në regjistër, duke filluar nga data 10 shkurt 2026.

Regjistri do të ndërveprojë me bazat e tjera të dhënash shtetërore, përfshirë Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, Regjistrin Kombëtar të Adresave, Regjistrin Tregtar, Gjeoportalin Kombëtar, regjistra të sigurimeve dhe sistemet elektronike tatimore dhe të lejeve, duke siguruar integritetin dhe konsistencën e informacionit në nivel kombëtar.

Përdorimi i regjistrit është i kontrolluar dhe monitoruar, me gjurmë auditi për çdo veprim të përdoruesve, për të garantuar që informacioni përdoret vetëm për qëllime funksionale dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoritetet publike kanë të drejtë leximi dhe përdorimi të të dhënave, duke mundësuar konsultime dhe printim ekstrakti sipas nevojës.

Ky vendim zëvendëson vendimin e mëparshëm të 16 majit 2018, dhe ngarkon një varg institucionesh shtetërore për zbatimin e tij, duke përfshirë Ministrinë e Financave, bashkitë, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Agjencinë e Kadastrës, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

/r.e/a.f/

The post Krijohet Regjistri Qendror i Kadastrës Fiskale për taksën mbi ndërtesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë, reagon ASHK: Qytetarët nuk preken

By: lindita
28 January 2026 at 11:46

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar zyrtarisht lidhur me debatin e ndezur prej dy ditësh për transferimin e ASHK Vlorë në Tiranë. Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë pezulluar punën në shenjë proteste prej dy ditësh. Lajmërimi për zhvendosjen deri në fund të muajit janar u ka ardhur më datë 23, vendim ky i firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli.

Source

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës/ Justifikimi absurd i ASHK-së: Transferimi ka nisur 5 vite më parë

By: Brisi
28 January 2026 at 11:59

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), me në krye, Lorena Goxhobellin, ka reaguar lidhur me shkrirjen e prapritur të kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj drejt Tiranës. Vendimi është pritur me tensione nga punonjësit e kadastrës dhe qytetarët të cilët kanë frikë se do t’iu privohet shërbimi dhe nuk pranojnë të zhvendosen në Tiranë. Ndërkohë, […]

The post Shkrirja e Kadastrës së Vlorës/ Justifikimi absurd i ASHK-së: Transferimi ka nisur 5 vite më parë appeared first on BoldNews.al.

Blen shtëpi, shlyen detyrimet, Kadastra nuk e pajis me certifikatë

By: Ela
27 January 2026 at 21:44

Në Rrugën e Dibrës, në Tiranë, Nefail Rodhe bleu një banesë me titull pronësie nga Ylli Beqiraj dhe pasi u lëshuan dhe u paguan faturat e truallit, kërkoi pajisjen me certifikatë pronësie. “Shtëpinë e kam blerë në 2022 nga Ylli Beqiraj, me certifikatë pronësie ndërtimore. Ndërkohë, ishin në proces e faturat e tokës. Shkova tek […]

The post Blen shtëpi, shlyen detyrimet, Kadastra nuk e pajis me certifikatë appeared first on BoldNews.al.

Zhvendosja e Kadastrës/ Presion ndaj punonjësve në Vlorë, zv.drejtori pezullohet nga puna

By: Brisi
27 January 2026 at 11:23

Shkrirja e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosja e saj drejt Tiranës, ka shkaktuar përplasje dhe tensione mes punonjësve të këtij institucioni. Pas urdhërit të Lorena Goxhobellit, punonjësit e kadastrës në Vlorë kanë firmosur një peticion që të mos zhvendosen drejt Tiranës, ndërkohë që burime për mediat bëjnë me dije se pas kësaj, ndaj tyre është […]

The post Zhvendosja e Kadastrës/ Presion ndaj punonjësve në Vlorë, zv.drejtori pezullohet nga puna appeared first on BoldNews.al.

Kur korrupsionin e pajis që nga Tirana me hipotekë Vlore!

By: Elva
26 January 2026 at 18:33

Nga Boldnews.al Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, vendosi të shkrijë Kadastrën e Vlorës, për ta sjellë në Tiranë, 100 metra larg Burgut 313.  Pa një motiv të saktësuar, është urdhëruar që brenda datës 31 të këtij muaji i gjithë dokumentacioni të transferohet në Tiranë. Arsyet më shumë se strukturore janë […]

The post Kur korrupsionin e pajis që nga Tirana me hipotekë Vlore! appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve

By: armand
26 January 2026 at 14:45

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimin e saj në Tiranë. Zhupa duke e cilësuar këtë akt si arbitrar, të paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Sipas saj, ky është një precedent i rrezikshëm që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike. Reagimi:  Mbyllja e Zyrës […]

The post Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Drejtoria e Përgjithshme merr vendimin: Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:26

Kadastra e Vlorës do të zhvendoset në Tiranë. Vendimi është marrë nga drejtoria e përgjithshme e cila kërkon zhvendosjen brenda datës 31 janar.

Në shkresën e firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kërkohet zhvendosja e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

Zhvendosja e ambienteve të punës sipas pikës 1 të këtij urdhri të përfundojë brenda datës 31.01.2026.

Ngarkohen Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë, si dhe Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Sistemeve dhe Drejtoria e Investimeve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme, për zbatimin e këtij urdhri.

Shkrihet kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

By: lindita
26 January 2026 at 13:01

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës do të zhvendoset drejt Tiranës. Vendimi mban datën 23 janar 2026 dhe është firmosur nga drejtorja e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt dhe Vlora nuk do të ketë më Kadastër. Vendimi Në mbështetje të germës d), të nenit 28 te Ligjit nr. 9000, date 30.01.2003…

Source

Shpikjet e Lorenës së ASHK, Kadastrën e Vlorës e sjell në Tiranë

By: armand
26 January 2026 at 12:04

Me një firmë të vetme, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vulosur mbylljen e strukturave vendore të Kadastrës në Vlorë. Vendimi, i cili hyn në fuqi më 1 shkurt 2026, i heq qytetit bregdetar shërbimet e menaxhimit të pronave, duke i kaluar ato në kryeqytet. Sipas dokumentit zyrtar, ky hap […]

The post Shpikjet e Lorenës së ASHK, Kadastrën e Vlorës e sjell në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Verifikimi i pronave në Has dhe Kukës, publikohet regjistri fillestar

24 January 2026 at 15:54

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Faza e afishimit publik për regjistrimin fillestar të pronave po zhvillohet aktualisht në disa fshatra të qarqeve Has dhe Kukës, në kuadër të procesit të formalizimit dhe garantimit të të drejtës së pronësisë.

Për një periudhë 45-ditore, qytetarëve u janë vënë në dispozicion listat e pronave me sipërfaqet përkatëse dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si edhe hartat kadastrale të zonave ku po kryhet regjistrimi.

Në këtë faze janë përfshirë fshati Kryemadh, zona kadastrale 2290, në bashkinë Kukës, njësia administrative Malzi, si edhe fshatrat Qarr, Cahan, Peraj dhe Metaliaj në Bashkinë Has, përkatësisht në zonat kadastrale 3085, 1349, 2910 dhe 2674, në njësitë administrative Golaj, Krumë dhe Fajzë.

Gjatë fazës së parë të regjistrimit fillestar, në bashkëpunim me banorët e zonave të përfshira, janë mbledhur dokumentet e disponueshme, është kryer evidentimi në terren dhe janë përpunuar materialet ligjore dhe hartografike, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë, transparent dhe të besueshëm.

Kadastra fton banorët e zonave të përfshira të verifikojnë të dhënat e publikuara dhe, për çdo paqartësi, pretendim apo kërkesë për saktësim, të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrave ku është kryer afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës.

Afishimi publik është vendosur në godinat e njësive administrative përkatëse, konkretisht në njësinë administrative Malzi në Shemri për zonën kadastrale Kryemadh, si dhe në godinat e njësive administrative Golaj, Krumë dhe Fajzë në bashkinë Has për zonat e tjera të përfshira në proces.

Pas përfundimit të regjistrimit fillestar, qytetarët do të kenë mundësi të regjistrojnë pronën dhe të pajisen me dokumentacionin përkatës përmes portalit zyrtar “e-Albania”.

/r.e/

The post Verifikimi i pronave në Has dhe Kukës, publikohet regjistri fillestar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra Shqiptare nis regjistrimin fillestar të pronave në tre fshatra të Bulqizës

22 January 2026 at 19:52

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi se ka nisur faza e regjistrimit fillestar të pronave në tre fshatra të Bulqizës: Lubalesh (ZK 2501) dhe Çerenec i Epërm (ZK 4002) në Njësinë Administrative Gjoricë, si dhe Gjinovec (ZK 1743) në Njësinë Administrative Klenjë (Trebisht).

Sipas njoftimit të Kadastrës, gjatë një periudhe 45-ditore, banorët mund të konsultojnë listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale të zonave të përfshira. Dokumentacioni i mbledhur dhe të dhënat nga evidentimi në terren janë përpunuar ligjërisht dhe hartografikisht, duke mundësuar verifikimin e saktësisë së të dhënave për çdo pronë.

Kadastra njoftoi qytetarët të paraqesin kërkesë me shkrim për çdo paqartësi, pretendim ose kërkesë për korrigjim të të dhënave të pronës, pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Zyrës Vendore të ASHK-së në Bulqizë.

Pas përfundimit të regjistrimit fillestar, banorët mund të aplikojnë për regjistrimin e pronës dhe pajisjen me dokumentacion pronësie përmes portalit e-Albania. /j.p/

The post Kadastra Shqiptare nis regjistrimin fillestar të pronave në tre fshatra të Bulqizës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has

15 January 2026 at 15:25

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare ka nisur afishimin publik për regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të Bashkisë Has, duke garantuar transparencë dhe mundësi për verifikim të të dhënave nga banorët.

Sipas njoftimit të Kadastrës, gjatë kësaj faze, afishohen listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale të zonave të përfshira në proces.

Zonat kadastrale ku po zhvillohet procesi janë: ZK 2463, Liqeni i Kuq, Njësia Administrative Fajzë; ZK 3911, Zgjec, Njësia Administrative Golaj; ZK 2983, Plani i Pates, Njësia Administrative Golaj; ZK 2950, Perollaj, Njësia Administrative Golaj dhe ZK 1278, Brenogë, Njësia Administrative Fajzë.

Banorët e këtyre zonave mund të verifikojnë me kujdes të dhënat e publikuara gjatë fazës së afishimit publik. Për çdo paqartësi, pretendim ose nevojë për saktësim, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Kukës.

Vendndodhjet e afishimit publik janë: godinat e Njësisve Administrative Golaj dhe godina e Njësisë Administrative Fajzë, në Has.

Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik dhe mbylljes së procesit të regjistrimit fillestar, banorët do të kenë mundësi të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës përmes portalit zyrtar e-Albania.

Ky proces synon të përmirësojë shërbimet e regjistrimit të pronave, të rrisë sigurinë juridike për qytetarët dhe të mundësojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në certifikatat e pronës.

e.xh/j.p/

The post Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis regjistrimi fillestar i pronave në tre fshatra të bashkive Elbasan, Gjirokastër e Këlcyrë 

14 January 2026 at 17:26

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (AShK) njofton se ka nisur faza e afishimit publik për regjistrimin fillestar të pronave në tre fshatra të vendit, në kuadër të procesit të formalizimit dhe regjistrimit të pronësisë.

Sipas njoftimit, procesi po zhvillohet në këto zona kadastrale: ZK 2707, fshati Mlizë (bashkia Elbasan); ZK 3622, fshati Tranoshisht (bashkia Gjirokastër) dhe ZK 3007, fshati Podgoran Mal (bashkia Këlcyrë).

Gjatë kësaj faze, e cila do të zgjasë 45 ditë, janë të afishuara për qytetarët listat e pronave, me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale përkatëse.

Sipas njoftimit të AShK-së, banorët e këtyre zonave njoftohen se mund të konsultojnë në çdo kohë materialet e afishuara dhe, për çdo pretendim apo nevojë për saktësim, mund të paraqesin kërkesa me shkrim pranë drejtorive vendore përkatëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës .

Vendndodhjet ku janë afishuar materialet janë: Njësia administrative Shushicë (bashkia Elbasan); njësia administrative Antigone (bashkia Gjirokastër) dhe njësia administrative Sukë (bashkia Këlcyrë).

Pas përfundimit të fazës së afishimit publik, banorët do të kenë mundësinë të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës përmes portalit “e-Albania”, sipas procedurave në fuqi.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Nis regjistrimi fillestar i pronave në tre fshatra të bashkive Elbasan, Gjirokastër e Këlcyrë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjatë dhjetorit 3081 vendime të reja legalizimi

TIRANË, 5 janar  /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) bëri të ditur se, gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar 3,081 qytetarë janë pajisur me vendim legalizimi.

Lista e përfituesve të vendimeve të legalizimit, të ndarë sipas drejtorive vendore u publikua në faqen zyrtare, ndërkohë që Kadastra ftoi qytetarët të verifikojnë emrin e tyre përmes rubrikës së publikimeve në portalin zyrtar të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas kalimit të 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit, përfituesit kanë të drejtë të aplikojnë përmes portalit e-Albania për regjistrimin e vendimit të legalizimit, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe hartë kadastrale.

Procesi i legalizimit vijon në mënyrë të pandërprerë në të gjithë territorin e vendit, me synim garantimin e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve të standardizuara për qytetarët.

 

e.xh/j.p/

The post Gjatë dhjetorit 3081 vendime të reja legalizimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës

29 December 2025 at 12:19

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Rreth 300 mijë objekte informale janë trajtuar në total ndër vite në të gjithë vendin, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë përpunuar 28 mijë raste, në kuadër të procesit të legalizimeve që vijon pa ndërprerje për përmbylljen e çdo procedure.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën me dije se puna po vijon pa ndërprerje, me qëllim finalizimin e çdo dosjeje të mbetur dhe përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve, një ndër proceset më të rëndësishme për garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për qytetarët.

Legalizimi i objekteve informale jo vetëm që u jep fund pasigurive pronësore për mijëra familje, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillim urban, investime dhe rritje të vlerës së pronës.

Gjatë këtij viti, fokusi ka qenë në përshpejtimin e procedurave administrative, verifikimin në terren dhe trajtimin e rasteve të mbartura, duke synuar që çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore të pajiset me dokumentacionin përkatës.

ASHK, thekson se procesi i legalizimeve do të vijojë edhe në muajt në vijim, me angazhimin për të përmbyllur çdo procedurë të mbetur dhe për të garantuar një proces transparent, të shpejtë dhe në shërbim të qytetarëve. e.xh/j.p/

 

 

 

The post 28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

By: armand
28 December 2025 at 18:00

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe […]

The post Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌