Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 May 2026Main stream

31 vite në shërbim të komunitetit, vlerësohet për kontributin në Policinë e Shtetit Inspektor Serri Memetaj

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u zhvillua ceremonia e daljes në pension të Inspektor Serri Memetaj, një prej figurave me kontribute të spikatura në strukturat e Policisë së Shtetit.

Pas rreth 31 vitesh në shërbim, Memetaj përmbylli karrierën e tij profesionale, gjatë së cilës ka ushtruar detyra të rëndësishme si ndihmës specialist, agjent gjyqësor në Seksionin për Hetimin e Krimeve, pjesë e trupës operacionale “Delta Force”, si dhe për një periudhë të gjatë ndihmës specialist SPZ në Seksionin e Policimit në Komunitet.

Në shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe profesionalizmin ndër vite, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, i dorëzoi “Certifikatën e Karrierës”, akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë, Çela vlerësoi figurën dhe kontributin e Inspektor Memetajt, duke theksuar se ai ndërtoi një karrierë të gjatë e dinjitoze, të mbështetur mbi korrektësinë, integritetin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Për më shumë se tre dekada ai ka shërbyer me profesionalizëm në struktura të rëndësishme të Policisë së Shtetit, duke fituar respektin e kolegëve, drejtuesve dhe komunitetit”, u shpreh Çela.

Nga ana e tij, mes emocionesh dhe mirënjohjeje, Inspektor Memetaj falënderoi kolegët dhe drejtuesit për mbështetjen dhe vlerësimin e treguar ndër vite.

“Policia ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe një familje e dytë. Largohem krenar për detyrat e përmbushura dhe për çdo sfidë të kaluar në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

Në përfundim të ceremonisë, stafi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë i uroi shëndet dhe mbarësi në etapën e re të jetës, duke e falënderuar për shembullin profesional dhe kontributin e vyer në radhët e Policisë së Shtetit.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

The post 31 vite në shërbim të komunitetit, vlerësohet për kontributin në Policinë e Shtetit Inspektor Serri Memetaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ankorohet skafi me flamur anglez në Portin e Vlorës/ Dëmtohen dy kroatët, shkak kushtet e këqija atmosferike

By: Re Nato
12 May 2026 at 22:54

Në portin e Vlorës ka mbërritur një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez rreth orës 17:30. Në bord ndodheshin dy persona me kombësi kroate, të nisur nga porti i Korfuzit me destinacion portin e Dubrovnikut.

Gjatë lundrimit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ata kanë pësuar dëmtime fizike.

Për këtë arsye, mjeti është kthyer në portin e Vlorës, ku përmes një agjencie detare përfaqësuese është kërkuar shërbim shëndetësor. Të dy personat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor./abcnews.al

Vëllai bëhet nip, vëllai tjetër femër, gabimi i gjendjes civile mban peng familjen!

By: ela
12 May 2026 at 22:10

Rasti i radhës i trajtuar nga emisioni “Stop”, mbrëmjen e sotme, më 12 maj, lidhet me denoncimin e qytetares Violeta Sotiri nga Vlora në lidhje me një gabim serioz në certifikatën e trungut familjar, të lëshuar përmes sistemit e-Albania. Sipas saj, dokumenti i ardhur rezultonte me pasaktësi të rënda: vëllai ishte regjistruar si nip i […]

The post Vëllai bëhet nip, vëllai tjetër femër, gabimi i gjendjes civile mban peng familjen! appeared first on BoldNews.al.

Përmbyset skafi në bregdetin e Vlorës, dy persona nisen me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

By: M C
12 May 2026 at 23:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës ku mësohet se dy shtetas kroatë të cilët po udhëtonin nga Korfuzi për në Dubrovnik kanë mbetur të lënduar pasi skafi me të cilin udhëtonin u dëmtua.

Paraprakisht bëhet me dije se skafi është kthyer përmbys për shkak të kushteve të këqija atmosferike, duke lënë të plagosur të dy kroatët.

Këta të fundit aktualisht mësohet se ndodhen të shtruar në spitalin e Vlorës duke marrë mjekimin e e nevojshëm mjekësor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, priten që të dalin detaje të reja në vijm.

The post Përmbyset skafi në bregdetin e Vlorës, dy persona nisen me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’

By: ela
12 May 2026 at 21:42

Një firmë ndërtimi po mban “peng” prej më shumë se 27 vitesh plot 16 familje në Vlorë, duke mos i kolauduar pallatin 4 katësh, megjithëse këto familje i kanë blerë apartamentet me kontrata të rregullta noteriale. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankuan banorët e pallatit në lagjen “1 Maji”, të cilët thanë […]

The post “Duan të na marrin pronat për kullë”, 16 familje në Vlorë mbahen ‘peng’ prej 27 vitesh nga firma ‘Hanxhari’ appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në në Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, humb jetën 34-vjeçari

By: V K
12 May 2026 at 13:43

Ditën e sotme 12 maj 2026 rreth orës 11:10, një aksident i rëndë dhe me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Panaja-Novoselë, A.H., 34-vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin.

Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. 34-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në në Vlorë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, humb jetën 34-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Defekt në ujësjellësin e Vlorës/ Avaria në tubacionin kryesor shkaktoi ndërprerje uji për disa orë

12 May 2026 at 11:08

Një avari në tubacionin kryesor të ujësjellësit la për disa orë pa ujë qytetin e Vlorës.

Defekti solli ndërprerje dhe bllokim të stacioneve të furnizimit gjatë mbrëmjes.

Pas ndërhyrjes së ekipeve teknike, situata u normalizua vetëm pas mesnate. Mëngjesin e sotëm furnizimi me ujë është rikthyer në normalitet.

Vlora sërish në “thatësirë”! UKV: Rregulluam defektin. Denoncojnë qytetarët: S’kemi ujë!

By: armand
12 May 2026 at 11:28

Vlora sërish pa ujë! Teksa UKV stakoi të gjitha stacionet e ujësjellësit, pas një defekti të rëndë, furnizimi me ujë të pijshëm u ndërpre. Ndërkohë, UKV në një reagim në ‘Facebook’ sqaron se pas një ndërhyrjeje urgjente pas konstatimit të një avarie të rëndë në linjën e transmetimit të ujit nga Stacioni nr. 4 drejt […]

The post Vlora sërish në “thatësirë”! UKV: Rregulluam defektin. Denoncojnë qytetarët: S’kemi ujë! appeared first on BoldNews.al.

Vlora mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi: Do punojmë gjithë natën për riparimin e avarisë

By: redi
11 May 2026 at 22:01

Qyteti i Vlorës është aktualisht pa ujë të pijshëm. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka njoftuar qytetarët se shkak është një avari e rëndë në një prej tubacioneve kryesore. Kjo sipas Ujësjellësit të Vlorës ka bërë që të stakohen të gjitha stacionet e ujësjellësit të qytetit, deri në riparimin e defektit. Do të punohet gjithë natën me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë sa më parë të jetë e mundur.

Source

Gjendet e mbytur një 32-vjeçare në Vlorë, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj

11 May 2026 at 21:51


Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në det.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, viktima me inicialet E.T., dyshohet se vuante nga depresioni.

Trupi i saj është konstatuar nga bashkëshorti, i cili ka arritur ta nxjerrë nga uji, por pa shenja jete.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat policore dhe ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pajetë është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Bashkëshorti i viktimës është marrë në pyetje nga grupi hetimor, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të rastit.

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin 500

By: ela
11 May 2026 at 21:59

Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit. Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës […]

The post Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin 500 appeared first on BoldNews.al.

Ishte zhdukur nga banesa, 32-vjeçarja gjendet e pajetë në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë

By: ela
11 May 2026 at 20:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku është gjetur e pajetë një 32-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa dhe familjarët, të shqetësuar për mungesën e saj, kishin nisur kërkimet në bashkëpunim me Policinë. Pas disa orësh kërkime, 32-vjeçarja është gjetur e mbytur në […]

The post Ishte zhdukur nga banesa, 32-vjeçarja gjendet e pajetë në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Alarm në Greqi/ Gjendet dron ukrainas me eksploziv në Lefkadha, dyshime për baza në Vlorë

By: M C
11 May 2026 at 20:56

Një dron detar i llojit “MAGURA V5”, i pajisur me rreth 100 kilogramë lëndë eksplozive, ka alarmuar autoritetet greke pasi u gjet i bllokuar në brigjet e Lefkadhës. Sipas mediave greke, droni cili njihet si një teknologji sulmi e përdorur nga forcat ukrainase, u diktua fillimisht nga peshkatarë lokalë.

Mediat raportojnë se, ekspertët e përshkruajnë këtë pajisje me rrezikshmëri të lartë, dhe e aftë për të asgjësuar objektiva detarë me përmasa të konsiderueshme përmes telekomandimit. Hetimet paraprake të shërbimeve inteligjente sugjerojnë se objektivi i mundshëm i këtij droni ishte një autokolonë anijesh ruse që po lundronte në ujërat e Mesdheut, mes Kretës dhe Maltës, me destinacion portin e Tartusit në Siri.

Sipas të dhënave, droni lundrues dyshohet se ka humbur kontrollin ose ka pësuar defekt gjatë tentativës për të goditur flotën ruse.

Por cila është lidhja me Shqipërinë? Baza e dronit detar është në Vlorë, Shqipëri ose në Libinë Perëndimore.

Dy porte, një në Adriatik dhe një në Mesdhe, janë vënë nën “lupën” e autoriteteve greke të sigurisë. I pari, në Vlorë, Shqipëri, dhe i dyti, në portin e Misratës në Libinë Perëndimore. Atje, në fakt, një hetim zbuloi së fundmi se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe specialistë të dronëve.

Ndërkohë që Autoriteti Portual i Lefkadhës vijon procedurat e sekuestrimit, ky incident ka ngritur pikëpyetje të reja mbi sigurinë detare në Jon dhe shtrirjen e konfliktit ukrainas në ujërat e Mesdheut.

The post Alarm në Greqi/ Gjendet dron ukrainas me eksploziv në Lefkadha, dyshime për baza në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Burri gjen gruan të mbytur në zonën e Plazhit të Vjetër, ja çfarë dyshohet

By: M C
11 May 2026 at 20:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 32-vjeçare është gjetur e mbytur.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër. Policia bën me dije se shtetasja me iniciale E.T. vuante nga depresioni.

Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji.

Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa bashkëshorti i 32-vjeçares po merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Burri gjen gruan të mbytur në zonën e Plazhit të Vjetër, ja çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Aksident në Vlorë, lëndohet drejtuesi i motorit

11 May 2026 at 15:52

VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në qytetin e Vlorës.

Një automjet ka aksidentuar një motor në lëvizje dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.

I lënduari ka marrë ndihmën e parë dhe po transportohet me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Makina merr para motomjetin në Vlorë, përfundon në spital një person

By: M C
11 May 2026 at 16:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po marrin në pyetje drejtuesin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Makina merr para motomjetin në Vlorë, përfundon në spital një person appeared first on Albeu.com.

Krisje muresh dhe rrezik shembjeje/ Ina Zhupa për Muzeun e Pavarësisë në Vlorë: Degradim për dinjitetin kombëtar, duhet ndërhyrje e menjëhershme

By: V K
10 May 2026 at 11:16

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar nga Vlora për gjendjen e amortizuar të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.

Duke publikuar pamje nga godina historike, Zhupa denoncoi krisjet në mure dhe rrezikun e degradimit të mëtejshëm deri në shembje të një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit kombëtar.

Ajo i bëri thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës që të nisë menjëherë restaurimin e muzeut, në mënyrë që gjatë sezonit turistik Shqipëria të prezantohet me dinjitet para qytetarëve dhe vizitorëve të huaj.

Reagimi i plotë:
Ndodhem në qytetin e Vlorës, mbrapa meje është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Një simbol kombëtar identitetit shqiptar, historisë shqiptare.

Siç mund ta shikoni, fatkeqësisht ky muze ka pësuar krisje kudo nëpër muret e tij, ballkoni është totalisht i pa aksesueshëm dhe i pa vizitueshëm nga banorët dhe rrezikon shëmbjen.

Kjo nuk është fytyra e shtetit shqiptar, ky nuk është dinjiteti që duhet të kenë shqiptarët të prezantuar në raport me veten e tyre por edhe me turistët që vijnë.

Ndaj sot nga Vlora i bëj thirrje Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës që menjëherë të nisë restaurimin e kësaj godine historike, të vërë paratë e duhura, të vërë njerëzit e duhur që të kenë mundësi që gjatë sezonit turistik të kemi dinjitet në simbolin më të rëndësishëm të identitetit kombëtar.

The post Krisje muresh dhe rrezik shembjeje/ Ina Zhupa për Muzeun e Pavarësisë në Vlorë: Degradim për dinjitetin kombëtar, duhet ndërhyrje e menjëhershme appeared first on Albeu.com.

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat sollën gjallëri në çdo rrugë dhe shesh të qytetit bregdetar.

Gjatë ditës për fëmijët u zhvilluan lojëra volejbolli, shahu, shfaqje të teatrit të kukullave etj. Pjesë e aktiviteteve ishte edhe hapja e panairit me artizanët e Vlorës, të cilët ekspozuan produktet e tyre për qytetarët dhe turistët.

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini tha për mediet se “qyteti është gati për një sezon cilësor, me rreth 20 mijë shtretër akomodimi dhe me zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve, ndërsa prenotimet raportohen në nivele të larta”.

Festimet kulmuan në mbrëmje me koncertin në Lungomare, ku mijëra qytetarë dhe turistë kishin mbushur sheshin për të festuar nisjen e sezonit veror.

Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Festa e hapjes zyrtare të sezonit turistik konfirmon çdo vit që Vlora është një nga destinacionet më të preferuara të verës në Shqipëri.

Në Vlorë, turizmi gjithëvjetor është karakteristikë kryesore e zhvillimit të këtij qyteti bregdetar, ku vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj shijojnë kulinarinë e qytetit bregdetar, por edhe peizazhet e mrekullueshme të Labërisë.

Aktivitetet e organizuara nga bashkia për çeljen e sezonit veror do të vijojnë edhe ditën e diel.

/k.s/r.e/

The post Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlora çel sezonin turistik me super koncert në zemër të Lungomares

By: redi
9 May 2026 at 21:22

Këtë mbrëmje Vlora ka çelur sezonin turistik 2026 me një koncert spektakolar në “zemër” të Lungomares. Mijëra qytetarë dhe turistë kanë mbushur sheshin për të festuar nisjen e një sezoni që premton të jetë fantastik për qytetin bregdetar. Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive. Muzika…

Source

Drejtoria e Burgjeve mësyn IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin! Ja çfarë u sekuestrua nëpër qeli nga aksion blic

By: D Marku
9 May 2026 at 16:52

“Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.

Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.
Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo institucion të vuajtjes së dënimit. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Toleranca ndaj shkeljeve është zero”, thuhet në njoftim.

The post Drejtoria e Burgjeve mësyn IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin! Ja çfarë u sekuestrua nëpër qeli nga aksion blic appeared first on Albeu.com.

❌
❌