Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vdes një 12-vjeçare në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

19 December 2025 at 09:56


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku një paciente 12-vjeçare ka ndërruar jetë në repartin e Pediatrisë.

Pacientja ishte pranuar në spital më 17 dhjetor 2025 në orën 23:45 dhe i ishte nënshtruar trajtimit të plotë klinik dhe laboratorik sipas protokolleve mjekësore, me konsultime nga specialistë të ndryshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, më 18 dhjetor rreth orës 14:55 gjendja shëndetësore e pacientes u përkeqësua, dhe mjeku pediatër thirri për konsultë kirurgun dhe anesteziologun. Pavarësisht ndërhyrjeve të kryera, pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55.

“Pas konstatimit të vdekjes, familja është njoftuar menjëherë, ndërsa rasti është raportuar te Policia e Shtetit dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,” thuhet në komunikatën e spitalit. /Telegrafi/


Hetim i vdekjes në Junik, një e moshuar humb jetën - tjetra në gjendje të rëndë

18 December 2025 at 10:26


Një rast i rëndë është raportuar pasditen e së martës në Junik, ku dy femra të moshuara janë gjetur pa vetëdije në një shtëpi.

Sipas raportit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 rreth orës 15:30.

Pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se njëra nga viktimat ishte pa shenja jete, ndërsa e moshuara tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /Telegrafi/

Policia jep detaje për vdekjen e vajzës 8-vjeçare në Suharekë

15 December 2025 at 11:41


Një vajzë 8-vjeçare u dërgua mbrëmë në Repartin e Emergjencës pa shenja jete nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur për Telegrafin se patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas mjekut kujdestar, fëmija nuk kishte shenja jete në momentin e pranimit në urgjencë.

“Më datën 14.12.2025, rreth orës 21:50, nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, është sjellë në Repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar për gjendjen e fëmijës”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti nën akuzën “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, njoftoi Bytyqi. /Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një 32-vjeçar në Prizren

29 November 2025 at 16:17


Një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri.

“Sot, më 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga familjari i viktimës është marrë informacioni se Xh. B. (32 vjeç) është gjetur i vdekur dhe pranë tij ndodhej një armë”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Sipas tij, prokurori dhe hetuesit kompetentë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat e para.

Me autorizim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

24 November 2025 at 08:40


Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në kryeqytet rreth orës 17:10.

Sipas informacioneve nga policia, viktima është një mashkull kosovar, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit. /Telegrafi/

“Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”- flet tezja e Daorsa Spahijas: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

18 November 2025 at 20:44


Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëvra në Tetovë, pretendon se ajo është vrarë nga i dashuri.

Në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live”, tezja e viktimës thotë se ajo prej kohësh vuante nga presioni dhe xhelozia e të dashurit të saj.

“Ne dyshojmë se Daorsa është vrarë. Nuk ka qenë me mendime për ta vrarë veten, ka pasur qëllime të mëdha në jetë. Ka menduar për doktoraturë në Tiranës. Vetëm është vrarë, këto mendojmë ne familja. E ka vrarë i dashuri që ka qenë në lidhje. Ka qenë lidhje familjare është prezantuar në familje. Ka pasur xhelozi të madh, kërcënime, kemi gjetur prova dhe dëshmi. “Nuk guxon të më lësh”-i ka thënë ai. Ai i ka thënë kam një vajzë që jeton me nënën, nuk kam partnere", tha tezja e viktimës.

Ajo shtoi se i dashuri kishte bërë presion ndaj Daorsës në muajin gusht pasi që ishin ndarë.

"Ditën që është vrarë më ka kontaktuar në 11:30 paradite me kamera mbesa. Nuk ka shfaqur shqetësim. Dhunën psikike jam dëshmitare, i kërkonte të mbante kamerën hapur natën. Nuk e di si i ka dhënë provimet në presionin e tij. E ka vrarë se në muajin Gusht kur Daorsa është ndarë, i ka bërë presion. I ka thënë ose gjallë ose vdekur Daorsa prej meje nuk ndahet. Nuk e di pse është në liri”, tregoi tezja.

Tezja e viktimës hodhi akuza edhe për shoqen e Daorsës, e cila sipas saj, ka gisht në këtë vrasje duke fshehur informacionet që di. /tch/

- YouTube www.youtube.com

Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, viktima u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij

13 November 2025 at 09:34


Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në komunën e Novobërdës.

Sipas Policisë së Kosovës, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i saktë i vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë në vijim. /Telegrafi/

Vdekja e studentes kosovare në Tetovë, reagon Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut

5 November 2025 at 23:16


Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë, ku një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase lidhur me këtë rast.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i pajetë i 25-vjeçares – e cila dyshohet të ketë qenë studente në Tetovë – është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00.

Siç mëson Telegrafi, dyshohet se ajo ka bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore dhe Prokurori Publik, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Një 67-vjeçare gjendet e vdekur në Zubin Potok, rasti nën hetime

29 October 2025 at 19:13


Një grua 67-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të Policisë në Facebook, ku theksohet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.

Gjendet trup i pajetë i një gruaje të huaj në Shtërpcë

20 October 2025 at 09:45


Një trup i pajetë i një gruaje shtetase të huaj është gjetur të dielën (19 tetor) në komunën e Shtërpcës.

Policia ka njoftuar se pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

"Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj", thuhet në raportin e policisë, raporton Telegrafi.

"Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë".

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim. /Telegrafi/

Hetim vdekjeje në Malishevë: Personi humb jetën pas rrëzimit pranë barnatores

12 October 2025 at 08:59


Policia e Kosovës ka njoftuar se është iniciuar një hetim lidhur me një rast vdekjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Malishevë, rreth orës 23:30.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dëshmitari mashkull ka raportuar se, pasi ka dalë nga një barnatore, ka vërejtur se prindi i tij ishte rrëzuar në tokë, pëcjell Telegrafi.

Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Hetimet mbi rastin janë në zhvillim. /Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një burrë në Skenderaj, nisin hetimet

10 October 2025 at 09:53


Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në komunën e Skenderajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar rreth orës 20:00, kur është raportuar se një person ishte gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta, raporton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Policia ka konfirmuar se rasti është në hetim dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave. /Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

9 October 2025 at 09:00


Një person është gjetur pa shenja jete në kryeqytet mbrëmjen e së mërkurës.

Policia ka konfirmuar se viktima është një mashkull kosovar.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Aktualisht, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksidentale apo me elemente të tjera penale./Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

29 September 2025 at 10:15


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur gjatë së dielës në komunën e Istogut.

Rreth orës 13:50, është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të saktësohet shkaku i vdekjes. /Telegrafi/

Vdes në rrethana të paqarta një shtetase e huaj në Prizren – rasti nën hetim

29 September 2025 at 09:48


Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të dielën.

Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin apo kombësinë e viktimës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja është raportuar në orar të pacaktuar ("NN"), ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse hetimore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Policia ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

Një person humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Istog

21 September 2025 at 11:46


Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën paradite në komunën e Istogut, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 10:20, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se një person ka rënë nga një objekt banesor në Istog. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për Telegrafin.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/

Humb jetën një 16-vjeçar në Leposaviq, u rrokullis me traktor

10 September 2025 at 16:56



Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në fshatin Zemanic të komunës së Leposaviqit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 11:00 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se një person ishte rrokullisur me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç. Sipas dëshmive nga vendngjarja i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor kur mjeti është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen.

Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që hetimet të nisin me klasifikimin “vdekje e dyshimtë”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar familjarëve. /Telegrafi/

Një person gjendet pa shenja jete në një restorant në Malishevë

19 August 2025 at 23:51

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në një restorant në qytetin e Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën Avdyl Krasniqi në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ajo.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Një person gjendet pa shenja jete në një restorant në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë

30 July 2025 at 19:36

Një qytetar nga fshati Bardhi (ish-Lladroviqi) i komunës së Malishevës është dërguar pa shenja jete sot në mëngjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 09:15, dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Jemi njoftuar se nga fshati Lladroviq-Malishevë, një person mashkull i moshës madhore, nga familjarët, është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rasti si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Hetimet për rastin janë në zhvillim.

The post Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë appeared first on Telegrafi.

Vdekje e dyshimtë në Klinë, policia jep detaje

20 July 2025 at 18:19

Një person ka humbur jetën këtë të diel në qytetin e Klinës, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se fillimisht autoritetet janë njoftuar për një zjarr në atë zonë.

“Në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur një person të shtrirë në tokë, me lëndime trupore”, deklaroi Gashi.

Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas në repartin e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Aktualisht nuk është konfirmuar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e zjarrit apo për ndonjë shkak tjetër.

Policia dhe njësitë përkatëse janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit./Telegrafi/

The post Vdekje e dyshimtë në Klinë, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

❌
❌