Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën qëndroi në Skënderaj. Përgjatë Rezallës e deri në Leqinë, ai vizitoi familjen e Ahmet Zabelit, Sejdi Gashit, Ibrahim Kuqanit e Naser Bajramit.
Kurti tha se UÇK-ja, forca e qëndresa që buron nga ajo, përmes invalidëve e veteranëve, si dhe sakrifica e dëshmorëve e martirëve të rënë, mbetet simboli i shtetit e kombit tonë.
“E diela në Skenderaj, nga Rezalla në Leqinë, nga familja e Ahmet Zabelit tek ajo e Sejdi Gashit, për të vazhduar në konakun e Ibrahim Kuqanit dhe Naser Bajramit. Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, është emblema e qëndresës dhe forcës sonë si shtet e komb”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka nisur mirëmbajtja dimërore e rrugëve në këtë komunë, për shkak të mjegullës dhe ngricave të shfaqura ditëve të fundit si pasojë e temperaturave të ulëta.
Sipas Lushtakut, temperaturat gjatë natës kanë rënë nën zero gradë Celsius, duke vështirësuar qarkullimin në disa segmente rrugore, veçanërisht në zonat më të rrezikuara.
“Me rënien e temperaturave dhe paraqitjen e ngricave në disa segmente rrugore, kemi filluar mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në disa nga zonat më të rrezikuara brenda komunës së Skenderajt. Ekipet tona janë në terren për të garantuar qarkullim sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka ftuar pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës. /Telegrafi/
N.P.L. “Eko Natyra” në Skenderaj ka vlerësuar punën e punëtorëve të saj, të cilët po vazhdojnë angazhimin e përditshëm në terren pavarësisht temperaturave të ulëta.
Në një postim në Facebook, ndërmarrja ka theksuar përkushtimin e tyre në mbajtjen e pastërtisë dhe rregullit në qytet.
“Edhe në ditët e ftohta të dimrit, kur temperaturat janë të ulëta, përkushtimi nuk ndalet”, thuhet në njoftim, ku theksohet se punëtorët po kujdesen çdo ditë për pastërtinë dhe estetikën e Skenderajt, përcjell Telegrafi.
Sipas postimit, ekipi në terren “me punë të palodhur kryen mbledhjen e mbeturinave, gjetheve dhe pastrimin e hapësirave publike, duke i dhënë qytetit një pamje më të rregullt dhe më të shëndetshme”.
Në fund, “Eko Natyra” ka shprehur mirënjohje për punëtorët, duke e cilësuar kontributin e tyre si të çmuar për komunitetin. “Dashuria për ambientin nuk njeh stinë.
Respekt dhe mirënjohje për çdo punëtor që, pavarësisht kushteve atmosferike, punon për një qytet më të pastër dhe më të bukur”, përmbyllet njoftimi. /Telegrafi/
Alban Skënderaj dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm për katër net radhazi në kuadër të turneut të tij “Motiv” në Prishtinë.
Koncerti “Motiv”, i cili nisi në Tiranë në vitin 2024, është mbajtur gjithashtu në Milano të Italisë dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2026 në Londër dhe Athinë.
Fillimisht ishte paraparë të mbahej vetëm një natë në Prishtinë, por për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme të publikut në Kosovë, koncerti u zgjat në katër net radhazi.
Pas kësaj maratone katërditore, artisti ka bërë të ditur se rreth 20 mijë persona morën pjesë në koncertet e tij në Prishtinë, ndërsa u shpreh po ashtu mirënjohës.
“Prishtinë! 4 netë! 20.000 zemra! Emocione të forta që rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën time. Kosovë, të jam mirënjohës përgjithmonë! Ke qenë, je dhe do të mbetesh MOTIV dhe FRYMËZIM i pashterueshëm për mua!”, ka shkruar mes tjerash artisti në postimin e tij në Instagram.
Alban Skënderaj vazhdon të mbetet një ndër emrat më të shquar të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme artistike.
Ai njihet për krijimtarinë e tij të veçantë, të cilën e shpreh përmes teksteve të thella dhe mesazheve të fuqishme që i karakterizojnë këngët e tij.
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur artistin shqiptar Alban Skënderaj.
Kurti e ka përshkruar takimin si një mundësi për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare.
Në postimin e tij në Instagram, kryeministri shpreh entuziazmin për vizitën e Skënderajt dhe e përgëzon për kontributin në muzikë dhe kulturë.
Foto: Instagram
Vizita e Skënderajt përkon me serinë e tij të koncertit në Prishtinë, ku ai performoi për katër netë radhazi në palestrën “1 Tetori”, duke sjellë një energji të veçantë dhe emocione të paharrueshme.
Postimi i plotë i Kurtit (pa ndërhyrje):
"Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot.
Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë.
Ndërkohë për katër netë me radhë ai emocionoi shumë dashamirës të muzikës së tij, me performanca mbi dy orëshe në palestrën “1 Tetori” të Prishtinës.
Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë.
I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme". /Telegrafi/
Koncerti i mbrëmshëm i Alban Skënderajt në sallën “1 Tetori” nuk solli vetëm muzikë të jashtëzakonshme dhe emocione artistike - ai u shndërrua edhe në skenën e një momenti të paharrueshëm romantik që mori vëmendjen e gjithë publikut.
Gjatë interpretimit live të këngës “Obsesion”, atmosfera e ngrohtë dhe e ndriçuar nga dritat e skenës u bë sfond i përsosur për një surprizë të veçantë.
Një vajzë, e shoqëruar nga partneri i saj dhe duke shijuar performancën, u prek papritur nga një shoqe që e ktheu vëmendjen e saj pas. Ajo mbeti e shtangur kur pa të dashurin e saj të gjunjëzuar, me një unazë në dorë, duke i bërë propozimin e shumëpritur për martesë.
Momenti u shoqërua me brohorima të fuqishme nga publiku, ndërsa emocionet e çiftit ishin të dukshme. Vajza u mbush me buzëqeshje dhe nuk hezitoi t’i thoshte “po”, duke marrë unazën dhe duke e vendosur në gisht. Çifti më pas shkëmbeu një puthje, ndërsa të pranishmit vijuan duartrokitjet dhe thirrjet e entuziazmit.
Ky moment romantik u bë një nga kulmet e mbrëmjes, duke shtuar një tjetër dimension emocionues në koncertin e Alban Skënderajt — një artist që gjithmonë ka ditur të krijojë skena të paharrueshme për publikun e tij.
Muzikë, dashuri dhe surpriza — një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë. /Telegrafi/
Salla “1 Tetori” në Prishtinë u mbush sot me mijëra artdashës, teksa Alban Skënderaj ngriti siparin e ciklit të tij të parë prej katër koncerteve radhazi, një seri muzikore shumë e pritur nga publiku kosovar.
Me skenografi elegante, tinguj live dhe një publik që e priti me duartrokitje të gjata, Albani solli një atmosferë të jashtëzakonshme që që në minutat e para.
Koncerti mori edhe një nuancë të thellë emocionale. Në një moment të veçantë, mes dritave të zbehta dhe një qetësie të plotë, Albani ndaloi performancën për t’i kërkuar publikut një minutë heshtje në nderim të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë ditë më parë në moshën 40-vjeçare.
Foto: Telegrafi
Në ekran u shfaq portreti i Shpatit, ndërsa salla u ngrit në këmbë për të nderuar kujtimin e tij. Ishte një moment prekës, që preku zemrat e të gjithëve.
Pas homazhit, atmosfera u rikthye në ritme energjike, ndërsa Albani vazhdoi të interpretojë hitet e tij të njohura që prej vitesh shoqërojnë publikun shqiptar. Interpretimi i tij i fuqishëm dhe komunikimi i ngrohtë me publikun e bënë mbrëmjen edhe më të veçantë.
Interesimi për këtë cikël koncertesh ka qenë i jashtëzakonshëm, duke konfirmuar edhe një herë pozicionin e Albanit si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të muzikës shqiptare. /Telegrafi/
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur edhe për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë rikthimin e Ramiz Lladrovcit në këtë subjekt politik.
Ky vendim ka ngjallur reagime brenda degëve lokale dhe ka hapur debat për konsolidimin e PDK-së në prag të procesit të ri politik në vend.
I pyetur pas betimit të tij për mandatin e ri, Lushtaku deklaroi hapur se qëndrimi i tij personal në lidhje me Lladrovcin mbetet i pandryshuar, pavarësisht vendimit zyrtar të partisë për ta rikthyer atë në strukturat e saj.
“Mendimet asnjëherë nuk i ndryshoj. Për mua, Lladrovci nuk është PDK, por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë së partisë”, tha Lushtaku, duke nënvizuar se dallimet e tij me Lladrovcin janë të njohura dhe nuk kanë ndryshuar me kalimin e viteve, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se, pavarësisht rezervave personale, është i gatshëm të respektojë hierarkinë e partisë dhe vendimmarrjen kolektive, duke sinjalizuar se nuk do të krijojë tensione të reja brenda degës së Skenderajt.
Deklaratat e Lushtakut vijnë në një moment kur PDK-ja po tenton të paraqitet e unifikuar para opinionit publik, ndërsa rikthimi i disa figurave të vjetra është parë si përpjekje për forcimin e partisë. Megjithatë, vërehet se dinamika e brendshme vazhdon të jetë e ndjeshme, sidomos në zonat ku figurat politike kanë histori të gjata rivalitetesh.
Me këtë qëndrim, Lushtaku la të kuptohet se edhe pse është i gatshëm të punojë në kuadër të vendimeve zyrtare, distanca e tij politike ndaj Lladrovcit mbetet e qartë. /Telegrafi/
Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skenderaj, do të ngjisë skenën e Prishtinës me një nga projektet më të mëdha të karrierës së tij: ciklin recital “Motiv”, që do të zhvillohet për katër net radhazi më 4, 5, 6 dhe 7 dhjetor 2025 në sallën “1 Tetori”.
Detajet ai bëri të ditura gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën në hotelin Mercure në Prishtinë, ku ndau emocionet dhe sfidat e këtij projekti ambicioz. Fillimisht, ekipi i tij kishte planifikuar vetëm dy netë, por kërkesa e jashtëzakonshme e publikut solli zgjerimin e koncertit në katër mbrëmje të plota.
“Nuk e prisja. Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës”, tha Albani para gazetarëve. “Do të mundohemi që të katër netët të jenë njësoj për nga energjia dhe spektakli. Është shumë e vështirë, sepse janë të gjitha këngë të dashura dhe me orkestrimet e reja, po na vjen shumë keq t’i heqim. Në fund kemi futur mbi 30 këngë”.
Artisti njoftoi se gjithashtu do të ketë të ftuar specialë nga bashkëpunimet e tij, por preferoi t’i mbajë si surprizë për publikun.
Gjatë konferencës, Skenderaj u rikthye edhe tek kujtimet e tij me skenën e Kosovës, përfshirë pjesëmarrjet në festivalet si Videofest, të cilat i përshkroi si momente të paharrueshme me atmosferë unike dhe organizim mbresëlënës.
Megjithatë, artisti ngriti edhe një shqetësim të kahershëm që vazhdon të ndikojë skenën muzikore në vend: mungesa e një salle të denjë për koncerte të mëdha.
Alban Skenderaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Telegrafi)
“Prishtina ka një sallë të jashtëzakonshme, atë që ju e quani të djegur, me kapacitet 7 deri në 8 mijë veta. Është një strukturë fantastike, e lartë, dinjitoze dhe shumë e bukur. Po të restaurohej, do të ishte një vend ideal për shfaqje të mëdha muzikore,” theksoi ai, duke shtuar se aktualisht artistët janë të detyruar të performojnë në ambiente të improvizuara si “1 Tetori”.
Artisti shprehu shpresën se një ditë kjo hapësirë do të rikonstruktohet, duke i dhënë Prishtinës një sallë të standardeve europiane për evente kulturore dhe koncerte madhështore.
Alban Skenderaj premtoi një përvojë emocionale, muzikore dhe vizuale të pakrahasueshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë në cilëndo nga katër netët e koncertit.
Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skenderaj, do të ngjisë skenën e Prishtinës me një nga projektet më të mëdha të karrierës së tij: ciklin recital “Motiv”, që do të zhvillohet për katër net radhazi më 4, 5, 6 dhe 7 dhjetor 2025 në sallën “1 Tetori”.
Detajet ai bëri të ditura gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën në hotelin Mercure në Prishtinë, ku ndau emocionet dhe sfidat e këtij projekti ambicioz. Fillimisht, ekipi i tij kishte planifikuar vetëm dy netë, por kërkesa e jashtëzakonshme e publikut solli zgjerimin e koncertit në katër mbrëmje të plota.
“Nuk e prisja. Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës”, tha Albani para gazetarëve. “Do të mundohemi që të katër netët të jenë njësoj për nga energjia dhe spektakli. Është shumë e vështirë, sepse janë të gjitha këngë të dashura dhe me orkestrimet e reja, po na vjen shumë keq t’i heqim. Në fund kemi futur mbi 30 këngë”.
Alban Skenderaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Telegrafi)
Artisti njoftoi se gjithashtu do të ketë të ftuar specialë nga bashkëpunimet e tij, por preferoi t’i mbajë si surprizë për publikun.
Gjatë konferencës, Skenderaj u rikthye edhe tek kujtimet e tij me skenën e Kosovës, përfshirë pjesëmarrjet në festivalet si Videofest, të cilat i përshkroi si momente të paharrueshme me atmosferë unike dhe organizim mbresëlënës.
Megjithatë, artisti ngriti edhe një shqetësim të kahershëm që vazhdon të ndikojë skenën muzikore në vend: mungesa e një salle të denjë për koncerte të mëdha.
Alban Skenderaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Telegrafi)
“Prishtina ka një sallë të jashtëzakonshme, atë që ju e quani të djegur, me kapacitet 7 deri në 8 mijë veta. Është një strukturë fantastike, e lartë, dinjitoze dhe shumë e bukur. Po të restaurohej, do të ishte një vend ideal për shfaqje të mëdha muzikore,” theksoi ai, duke shtuar se aktualisht artistët janë të detyruar të performojnë në ambiente të improvizuara si “1 Tetori”.
Artisti shprehu shpresën se një ditë kjo hapësirë do të rikonstruktohet, duke i dhënë Prishtinës një sallë të standardeve europiane për evente kulturore dhe koncerte madhështore.
Alban Skenderaj premtoi një përvojë emocionale, muzikore dhe vizuale të pakrahasueshme për të gjithë ata që do të marrin pjesë në cilëndo nga katër netët e koncertit.
“Shpresoj që do kënaqen dhe do kthehen pak më të lumtur në shtëpi,” përfundoi ai me sinqeritetin që e karakterizon.
Koncertet “Motiv” priten të jenë një ndër ngjarjet muzikore më të rëndësishme të këtij viti në Kosovë, duke sjellë recitalin e shumëpritur të një prej artistëve më të dashur të skenës shqiptare. /Telegrafi/
Alban Skënderaj dhe Capital T kanë lansuar sot (e enjte), këngën e tyre më të re me titull “Fryma e fundit”.
Teksti dhe muzika janë krijuar nga vet artistët në bashkëpunim me Tonic dhe Denk, duke sjellë një kombinim të veçantë të stilit të tyre muzikor.
Producimi i këngës është realizuar gjithashtu nga Tonic dhe Denk, duke i dhënë asaj një tingull modern dhe ritmik që pritet të pëlqehet gjerësisht.
Foto: YouTube
Videoklipi shoqërues është realizuar nga Aveny dhe përmban imazhe që reflektojnë mesazhin dhe emocionet e këngës, duke e bërë përvojën vizuale po aq tërheqëse sa edhe muzikore.
Kënga tashmë është e disponueshme në platformën YouTube, ku fansat mund ta shijojnë menjëherë dhe të ndajnë përshtypjet e tyre.
Foto: YouTube
Ky bashkëpunim mes dy artistëve të njohur vjen pas suksesit të projekteve të tyre të mëparshme dhe pritet të tërheqë vëmendje.
“Fryma e fundit” shënon një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e Skënderajt dhe Capital T, duke konsoliduar vendin e tyre si artistë kryesorë të skenës shqiptare. /Telegrafi/
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë një prej çifteve më të njohura dhe të dashura të skenës shqiptare, të cilët gëzojnë një martesë të lumtur prej 6 vitesh, por lidhja e tyre ka nisur tash e 18 vjet. Historia e tyre bashkë është shembull frymëzues për shumë çifte të tjera, duke treguar sesi mund t’i rezistosh kohës, rrethanave dhe sfidave të ndryshme.
Së fundmi, Albani ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të rrallë me Miriamin, të shkrepur shumë vjet më parë. Fotografia ka ngjallur nostalgji te artisti, i cili ka shkruar: “U bëmë pak nostalgjikë sot”. Për ta kompletuar momentin, Albani ka bashkëngjitur edhe kolonën zanore të këngës së tyre të përbashkët “Let Me Die With You”, duke rikthyer kujtime të veçanta nga koha kur muzika i bashkonte edhe më shumë.
Çifti është prindër i dy fëmijëve dhe ndonëse jeta publike i mban shpesh në vëmendjen e mediave, ata ruajnë momente intime dhe familjare që i ndajnë me ndjekësit e tyre herë pas here. Bashkëjetesa e gjatë dhe respekti reciprok janë disa nga elementët që e bëjnë historinë e tyre të veçantë dhe të admirueshme.
Fansat dhe ndjekësit e çiftit shpesh i shohin si shembull për dashurinë e qëndrueshme dhe partneritetin në jetën private, duke vlerësuar mënyrën se si Albani dhe Miriami ruajnë balancën mes karrierës, familjes dhe lidhjes së tyre.
Policia e Kosovës ka raportuar për dy persona të zhdukur në 24 orët e fundit.
Njëri rast ka ndodhur në Prizren, ku nuk dihet për vendndodhjen e një vajze, ndërsa rasti tjetër është në Skenderaj.
Raporti i Policisë:
Rr.At Mejdani, Prizren 31.10.2025 – 20:00. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.
Rr.Shaqir Smaka, Skenderaj 31.10.2025-14:30. Ankuesja ka raportuar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime. /Telegrafi/
Punimet në Parkun “Idriz Rrecaj”, parkun më të madh të qytetit të Skenderajt, po vazhdojnë me intensitet, duke e kthyer këtë hapësirë në një zonë të gjelbër dhe rekreative për qytetarët.
Sipas Komunës së Skenderajt, parku po kompletohet çdo ditë me elemente të reja, përfshirë hapësira për ecje, shteg për biçikleta, kënd lojërash për fëmijë, gjelbërim dhe sistem të ujitjes, me qëllim që të krijohet një ambient i përshtatshëm për pushim dhe argëtim familjar, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar sot punimet për të parë nga afër ecurinë dhe transformimin e parkut.
Ky projekt, i cili pritet të përfundojë së shpejti, do të jetë një nga hapësirat më të rëndësishme publike të qytetit, duke ofruar kushte moderne për rekreacion dhe gjallërim të jetës urbane në Skenderaj. /Telegrafi/
Në zgjedhjet lokale, disa kryetarë komunash kanë arritur të sigurojnë mbështetje të madhe qytetare, duke fituar me përqindje të larta të votave në komunat e tyre.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht kryetari me përqindjen më të lartë të votave është Sami Lushtaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili fitoi në Komunën e Skenderajt me 83.45% të votave, duke lënë prapa të gjithë kandidatët e tjerë në nivel vendi.
Pas tij renditet Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili fitoi 58.78% të votave në Komunën e Istogut.
Në vendin e tretë është Agim Aliu nga PDK, që fitoi 56.47% të votave në Ferizaj.
I katërti në këtë listë është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 53.42% në Podujevë, ndërsa menjëherë pas tij renditet Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate, i cili mori 53.41% të votave në Malishevë.
Lista vazhdon me Ramiz Lladrovcin, kandidat i pavarur në Komunën e Drenasit, i cili fitoi me 52.32% të votave, dhe më pas me Bashkim Ramosajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që fitoi 51.57% në Deçan.
Ndërsa në fund të listës së kryetarëve që fituan me përqindje të larta janë:
Imri Ahmeti (LDK) – Lipjan me 51.15% të votave.
Mehmet Ballazhi (PDK) – Hani i Elezit me 50.94% të votave.
Kadri Rahimaj (LVV) – Kamenicë me 50.56%.
Qemajl Aliu (LVV) – Shtime me 50.47% të votave. /Telegrafi/
Ramiz Lladrovci ia ka dalë që të fitojë qysh në raundin e parë Komunën e Drenasit, por tani si kandidat i pavarur, duke u rikonfirmuar si kryetar i kësaj komune.
Pas mosmarrëveshjeve që kishin për muaj me radhë, Lladrovci vendosi të kandidonte si i pavarur për Drenasin, pasi kryesia e PDK-së vendosi që të futej në këtë garë me Petrit Hajdarin, raporton Telegrafi.
Mirëpo, qytetarët e Drenasit ia besuan edhe një mandat Lladrovcit, derisa në një lidhje direkte me autorin e emisionit “Debat Plus”, Ermal Padurin, ai tha se e ka mposht me vota edhe Sami Lushtakun nga Skenderaj.
“Lujta pra. Ermal, kemi fituar bindshëm, e kemi mposhtur edhe Skenderajn me vota”, thotë kryetari i Drenasit.
Lladrovci ka marrë 13,140 vota në Drenas apo në përqindje 52,31 për qind, ndërsa Lushtaku në Skenderaj ka marrë 12,433 vota e përkthyer në përqindje 83,45 për qind. /Telegrafi/
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Iniciativa Qytetare për Skenderaj (Kandidati Sokol Halili), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.54/2025, të datës 26.09.2025.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, lidhur me dënimin e subjektit politik Iniciativa Qytetare për Skenderaj, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhje Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datë 12 Tetor 2025.
"Kolegji i Gjykatës Supreme konstatoi se në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës, prandaj, pretendimet ankimore janë refuzuar si të pabazuara", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në komunën e Skenderajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar rreth orës 20:00, kur është raportuar se një person ishte gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta, raporton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Policia ka konfirmuar se rasti është në hetim dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave. /Telegrafi/
Alban Skënderaj ka sjellë një tjetër projekt të ndjerë për publikun shqiptar, duke bashkuar forcat me njërin prej emrave më të respektuar të artit shqiptar, aktorin dhe poetin Timo Flloko.
Kënga më e re titullohet “Aulona” dhe është publikuar së fundmi në YouTube.
Ky bashkëpunim përfaqëson një ndërthurje të bukur mes brezave dhe formave të artit - poezia dhe muzika - që përplasen në mënyrë harmonike për të krijuar një këngë me shpirt, ndjeshmëri dhe mesazh.
Foto: YouTube
Teksti është shkruar nga vetë Skënderaj dhe Flloko, ndërsa muzika dhe melodia mbajnë vulën e Albanit, i cili edhe këtë herë sjell një interpretim të qetë, emocional dhe artistikisht të përpunuar.
Në këngë ndihet fryma poetike e Fllokos, që ndërthuret natyrshëm me stilin lirik dhe melodik të Skënderajt.
Pas publikimit të kësaj kënge, Albani po përgatitet për një prej eventeve më të rëndësishme të karrierës së tij - koncertin madhështor në Prishtinë, i cili do të mbahet më 4, 5 dhe 6 dhjetor.
Ky koncert pritet të jetë një spektakël i vërtetë emocionesh, ku artisti do të sjellë hitet e tij më të dashura për publikun, si dhe këngë të reja që do të shënojnë një kapitull të veçantë në rrugëtimin e tij artistik. /Telegrafi/