Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi banorët e Malishevës me të cilët bisedoi për qeverisjen e tij, duke nënvizuar progresin përmes luftimit të krimit e korrupsionit.
Zotimet e Kurtit për Malishevën përfshijnë investimin 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë.
Ndërsa KOSTT ka nënshkruar kontratën për për ndërtimin e nënstacionit energjetik për Malishevën në vlerë prej 6.7 milionë euro.
435 mijë është numri i të punësuarve, i rritur nga 350 mijë sa ka qenë para mandatit të tij, ka thënë Kurti, duke thënë se papunësia ra nga 26% në më pak se 11%.
E të diplomuarit të kenë hapësirën e merituar në tregun e punës.
Duke sjellur në vëmendje slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje! "për siguri e begati" , Kryeministri Kurti ka folur për sundimin e ligjit dhe mbylljen e 29 rrugëve ilegale, komunave paralele, përdorimit të dinarit e prodhimit ilegal të kriptovalutave.
Sipas tij, kjo ka bërë që shteti të frymojë ndryshe në këtë katërvjeçar, për të vazhduar të njëjtën frymë edhe pas 28 dhjetorit për më shumë siguri dhe begati për të gjithë qytetarët.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kastrati e ka cilësuar takimin si të ngrohtë dhe miqësor, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Malishevës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
âSot pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«pres nĂ« MalishevĂ« Ambasadorin e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« KosovĂ«, mikun tim, Jonathan Hargreaves. Ishte njĂ« takim i ngrohtĂ« e miqĂ«sor, ku biseduam pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«â, ka shkruar Kastrati.
Ai ka vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira për vendin.
âMalisheva, me shpirtin e saj mikpritĂ«s, vlerĂ«son lart BritaninĂ« e Madhe pĂ«r rolin dhe mbĂ«shtetjen e saj nĂ« periudhat mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r vendin tonĂ«â, ka theksuar kryetari i MalishevĂ«s.
Kastrati e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës dhe Kosovës. /Telegrafi/
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë sot tubime elektorale në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.
Gjatë këtyre takimeve, Abdixhiku do të prezantojë programin politik dhe vizionin e LDK-së për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë shpresë për qytetarët.
NĂ« kuadĂ«r tĂ« tubimeve, pĂ«rveç shpalosjes sĂ« programit qeverisĂ«s, do tĂ« prezantohen edhe kandidatĂ«t e LDK-sĂ« nga kĂ«to komuna, tĂ« cilĂ«t cilĂ«sohen si figura tĂ« dĂ«shmuara, tĂ« pĂ«rkushtuara dhe tĂ« gatshme pĂ«r tâi shĂ«rbyer qytetarĂ«ve me ndershmĂ«ri dhe pĂ«rgjegjĂ«si. /Telegrafi/
Humanisti dhe hoxha Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar të veçantë duke strehuar një të moshuar të vetmuar dhe të braktisur në komunën e Malishevës.
Sipas njoftimit të bërë nga Kastrati në Facebook, i moshuari kishte qenë i rrënuar fizikisht dhe emocionalisht, i ftohtë, i uritur dhe i izoluar, duke shfaqur shenja të qarta lodhjeje dhe dëshpërimi.
Brenda vetëm 24 orëve që pas ndërhyrjes, i moshuari është dërguar në shtëpinë e të moshuarve, ku ka marrë trajtim të plotë: është larë, është veshur, ushqyer dhe ngrohur, ndërkohë që ka marrë mbështetje dhe respekt të plotë.
âDhe mbi tĂ« gjitha, iu kthye shpresa. SytĂ« qĂ« dje ishin tĂ« fikur, sot qeshin, trupi qĂ« dje mezi qĂ«ndronte, sot ecĂ«n me dinjitet,â shkruan Kastrati nĂ« postim.
Ky rast tregon fuqinë e veprave humanitare të shpejta dhe të përkushtuara, duke ndryshuar jo vetëm pamjen, por edhe jetën e një personi të braktisur.
Kastrati falënderon të gjithë bamirësit që e mbështesin këtë punë dhe i bën thirrje shoqërisë për solidaritet ndaj më të pambrojturve. /Telegrafi/
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë, një projekt kapital me vlerë 6,763,766.04 euro, i financuar plotësisht nga vetë kompania.
Projekti përfshin instalimin e një transformatori 40 MVA dhe linjën e re të kyçjes 220 kV, duke e lidhur për herë të parë komunën e Malishevës me rrjetin e tensionit të lartë 220 kV. Kjo nënkupton kapacitete shumë më të mëdha të furnizimit dhe një stabilitet të shtuar, krahas rrjetit ekzistues 35 kV.
Sipas KOSTT-it, investimi do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset e Malishevës, përfshirë cilësi më të lartë të energjisë elektrike, siguri më të madhe të furnizimit dhe mbështetje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal.
Në nivel kombëtar, nënstacioni do të rrisë besueshmërinë e operimit të sistemit, do të ulë varësinë nga linjat e tensionit të mesëm, do të reduktojë humbjet teknike dhe do të forcojë sigurinë operacionale, duke kontribuar gjithashtu në përmbushjen e kriterit rëndësishëm N-1. Projekti krijon edhe hapësirë më të madhe për integrimin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, në përputhje me objektivat afatgjata energjetike të vendit.
KOSTT ka paralajmëruar se afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është rreth 13 muaj nga nisja e projektit.
Një rast i dhunës fizike është raportuar në Malishevë, ku një grua u sulmua nga ish-nusja e djalit të saj.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
"ĂshtĂ« raportuar se viktima femĂ«r kosovare, Ă«shtĂ« sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit tĂ« saj. ĂshtĂ« intervistuar e dyshuara e cila mĂ« pas me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« liruar", thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«, raporton Telegrafi.
Rasti po vazhdon të trajtohet në përputhje me procedurat e rregullta ligjore. Policia dhe prokuroria po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te ky incident.
Autoritetet theksojnë rëndësinë e parandalimit të dhunës në familje dhe kujdesin ndaj viktimave, duke inkurajuar raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të ngjashëm. /Telegrafi/
KRU âHidroregjioni Jugorâ Sh.A nĂ« Prizren ka njoftuar se ekipet inspektuese po vazhdojnĂ« aksionin e gjerĂ« tĂ« shkyçjeve nga rrjeti i ujĂ«sjellĂ«sit pĂ«r tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« nuk kanĂ« shlyer detyrimet financiare, pavarĂ«sisht njoftimeve dhe mundĂ«sive tĂ« ofruara mĂ« herĂ«t pĂ«r pagesĂ«.
VetĂ«m gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, kompania ka realizuar gjithsej 61 shkyçje: â 39 nĂ« Prizren, â 14 nĂ« njĂ«sinĂ« e SuharekĂ«s, â 8 nĂ« njĂ«sinĂ« e MalishevĂ«s.
Në njoftim theksohet se nuk do të ketë më falje apo tolerim për konsumatorët që vazhdojnë të mos e përmbushin obligimin e pagesës së ujit, ndërsa paralajmërohet se aksioni do të vazhdojë në të gjitha zonat operuese.
Kompania ka kĂ«rkuar nga qytetarĂ«t qĂ« tâi kryejnĂ« pagesat me kohĂ« pĂ«r tĂ« shmangur masa tĂ« mĂ«tejshme shkyçjeje. /Telegrafi/
Drejtoria e Buxhetit dhe Financave nĂ« KomunĂ«n e MalishevĂ«s ka rikujtuar tĂ« gjithĂ« tatimpaguesit qĂ« ende nuk e kanĂ« realizuar pagesĂ«n e tatimit nĂ« pronĂ« pĂ«r vitin 2025, qĂ« ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« obligim brenda afatit ligjor â deri mĂ« 31 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi është shmangia e llogaritjes së gjobave dhe interesit për vitin 2026, të cilat do të aplikohen automatikisht nëse pagesa nuk kryhet në kohë.
Në rast të vonesave, parashihet zbatimi i këtyre masave ndëshkuese:
Gjobë prej 10% mbi shumën e tatimit të papaguar;
Interes mujor prej 0.65% mbi shumën e mbetur të papaguar.
Drejtoria ka ftuar qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.
Njoftimi është lëshuar më 4 dhjetor 2025, nga Zyra e Tatimit në Pronë e Komunës së Malishevës. /Telegrafi/
Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 euro para të gatshme dhe DVR-në e kamerave një personi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:40, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se personat e maskuar janë larguar në drejtim të panjohur.
âĂshtĂ« raportuar se dy persona tĂ« maskuar nĂ«n dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e armĂ«ve i kanĂ« grabitur rreth 800 ⏠para tĂ« gatshme dhe DVR-nĂ« e kamerave viktimĂ«s mashkull kosovar, dhe janĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« panjohur. Rasti Ă«shtĂ« duke u hetuarâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
NxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« katĂ«rt dhe tĂ« pestĂ« tĂ« shkollĂ«s fillore âKajtaz Ramadaniâ, paralelja e ndarĂ« nĂ« fshatin StapanicĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, prej mĂ« shumĂ« se dy muajsh po pĂ«rballen me mungesĂ« tĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sve, duke mos zhvilluar me rregull procesin mĂ«simor. Kjo situatĂ« ka revoltuar prindĂ«rit, tĂ« cilĂ«t e konsiderojnĂ« si torturĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t qĂ« vijnĂ« nĂ« shkollĂ«, por largohen pa mbaruar orarin. MegjithatĂ«, drejtori i Arsimit nĂ« MalishevĂ«, Sabit Berisha, thotĂ« se problemi pritet tĂ« zgjidhet sĂ« shpejti.
Në shkollë vijnë me orar por dalin pa përfunduar i tëri.
Kjo pasi kĂ«ta nxĂ«nĂ«s tĂ« klasĂ«s sĂ« 4-tĂ« tĂ« shkollĂ«s fillore âKajtaz Ramadaniâ, paralele e ndarĂ« nĂ« fshatin StapanicĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s nuk kanĂ« mbajtur mĂ«sim tash e 2 muaj.
Me të njëjtin problem po përballën edhe nxënësit e klasës së pestë si pasojë e mungesës së mësimdhënësve.
âNĂ« shkollĂ« vina pĂ«r çdo ditĂ«, mĂ«sim nuk mbajmĂ« qĂ« dy muaj ditĂ«. Veç po vijmĂ« e po kthehemi pas nuk po vijnĂ« mĂ«suesitâ, ka theksuar Luan Veselaj, nxĂ«nĂ«s i klasĂ«s sĂ« 4-tĂ«.
âMĂ«sim nuk mbajmĂ« tash e dy muaj se nuk na vjen mĂ«suesjaâ, ka thĂ«nĂ« Ronela Krasniqi, NxĂ«nĂ«se e klasĂ«s sĂ« 4âtĂ«.
Mosmbajtja e mësimit tash e 60 ditë i ka revoltuar prindërit e të miturve.
âJemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« neglizhencĂ«s sĂ« mĂ«simit, klasa e 4-tĂ« dhe e 5-tĂ« shkaku i mĂ«sueses qĂ« ka qenĂ« mĂ« herĂ«t ajo Ă«shtĂ« nĂ« pushim tĂ« lehonisĂ«. DKA e MalishevĂ«s e ka hapur konkursin pĂ«r me pru me dhanĂ« mĂ«sim e kanĂ« refuzu e kanĂ« hapĂ« konkursin tjetĂ«r. KĂ«tu nĂ« realitet nuk Ă«shtĂ« duke u mbajtĂ« mĂ«sim tash e dy muajâ, ka theksuar Shaban Musaj, prind.
Madje dikush prej tyre po e konsideron këtë situatë torturuese për fëmijët.
âI sjellim fĂ«mijĂ«t kĂ«tu i lĂ«mĂ« nĂ« lagĂ«shti edhe ju thonĂ« shkoni nga shtĂ«pia. Taman shkojmĂ« te shtĂ«pia na thojnĂ« hajdeni merrni djalin pasi nuk ka mĂ«sim, ai nuk Ă«shtĂ« veç tash por qe 3 muaj nuk kanĂ« mĂ«sim fĂ«mijĂ«tâ, ka deklaruar Hazir Veselaj, prind.
Por sipas u.d së drejtorit të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ky problem do të zgjidhet shpejt.
âNe e kemi hapĂ« konkursin menjĂ«herĂ« pĂ«r StapanicĂ« por procedurat pĂ«r hapjen e konkursit merr kohĂ«. Jemi nĂ« finalizim. Sigurisht qĂ« nĂ« momentin qĂ« do fillojmĂ« punĂ«n me mĂ«suesin e ri do konsultohemi pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kompensim tĂ« orĂ«veâ, ka deklaruar Sabit Berisha, U.d i drejtorit tĂ« DKA-sĂ«.
Sipas tij kjo situatë pritet të zgjidhet të hënën./Tv Dukagjini
kru Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se ekipet e Inspektoratit të kompanisë kanë identifikuar dhe shkyçur gjithsej 15 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit, gjatë aksioneve të zhvilluara javën e kaluar në tri komuna.
Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« kompanisĂ«, rastet e evidentuara janĂ« regjistruar nĂ«: Prizren â 9 lidhje ilegale, SuharekĂ« â 5 lidhje ilegale, MalishevĂ« â 1 lidhje ilegale, pĂ«rcjell Telegrafi.
Nga kompania thonë se aksionet për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërsa ndaj të gjithë shkelësve do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.
Hidroregjioni Jugor apelon tek konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për të gjithë qytetarët.
Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/
Të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. E kaluara kriminale e tij, tregon se Isufi ishte dënuar më herët për dhunë në familje, dënim i cili më pas i ishte ulur. Për recidivistët, avokatët theksojnë nevojën e ashpërsimit të dënimeve, gjersa Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se bazuar në monitorimin e tyre, gjykatat karakterizohen me shqiptim të dënimeve të buta.
Një muaj paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore e Gjakovës Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc të Malishevës.
Seanca u mbajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku i dyshuari ka qenë duke u trajtuar deri sot pasdite.
Siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, shkak i këtij incidenti ishte bërë një fjalosje mes palëve, kur Isufaj kishte shkuar ta merrte bashkëshorten pas ceremonisë së varrimit të babait të saj.
Vëllezërit e saj, tani të ndjerë, kishin nisur një fjalosje marrë parasysh dhunën e ushtruar ndaj motrës së tyre nga Isufaj, fjalosje kjo që dyshohet se çoi deri tek të shtënat.
Por i dyshuari Isufaj, përballjen me organet e drejtësisë nuk e ka për herë të parë.
Në prill të këtij viti, ai ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj gruas së tij për çka, ishte dënuar me 5 muaj burgim burgim dhe 800 euro gjobë. Por, dënimi i ishte ulur nga Gjykata e Apelit në prill të këtij viti, në 3 muaj burgim e që ndërkohë, i ishte ngritur aktakuzë tjetër për dhunë në familje.
Për recedivistët, avokatë vlerësojnë se ka nevojë që dënimet të ashpërsohen, e jo të ulen.
âFakti qĂ« po pĂ«rsĂ«risin veprat, duhet rishikuar politika ndĂ«shimore por edhe politika e ekekzutikimit tĂ« sanksioneve penale. E dhe me rastin e pĂ«rcaktimit tĂ« shkallĂ«s, lartĂ«sisĂ« sĂ« dĂ«nimit, recedivizmi apo pĂ«rsĂ«ritja e veprĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« prej rrethanave rĂ«nduese qĂ« gjykata duhet ta marrĂ« parasysh nĂ« lartĂ«sinĂ« e dĂ«nimit. Duhet rishikuar dhe ashpĂ«rsuar sanksionet penale pĂ«r veprat penale me theks tĂ« veçantĂ« ato qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me âdhunĂ«n nĂ« familjeâ pĂ«r faktin se njĂ« fenomen i tillĂ« Ă«shtĂ« mjaft i shpeshtĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« tona. NdĂ«rsa nĂ« rastin konkret kur kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me elementet e vrasjes sĂ« rĂ«ndĂ«, shkalla e ndĂ«shkueshmĂ«risĂ« Ă«shtĂ« jo mĂ« pak se 10 vite burgimi mirĂ«po mund tĂ« shkojĂ« edhe me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«mâ, ka thĂ«nĂ« Ardian Bajraktari-Avokat.
Gjatë monitorimit të proceseve gjyqësore, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka theksuar se në rastet e politikave ndëshkimore të rasteve penale, gjyqtarët karakterizohen me ndëshkime të buta.
âGjetjet kryesore tĂ« IKD-sĂ« pĂ«r veprat e armĂ«mbajtjes pa leje nĂ« periudhĂ«n 2022-2024 shumica e dĂ«nimeve ishin me gjobĂ«, ndĂ«rsa dĂ«nimet me burgim janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« rralla. Konkretisht: nga 147 raste tĂ« analizuara, 128 dĂ«nime ishin me gjobĂ«, 18 me burgim me kusht, dhe vetĂ«m 1 rast me burgim efektiv. GjyqtarĂ«t duhet tĂ« ndalojnĂ« praktikĂ«n ku kanĂ« mĂ« shumĂ« mĂ«shirĂ« pĂ«r kryesin e veprĂ«s penale se sa pĂ«r viktimĂ«n e krimitâ, ka thĂ«nĂ« Ehat Miftaraj â Drejtor ekzekutiv i Institutit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si.
Mes të tjerash, IKD thotë se gjetjet e saj tregojnë se gjykatat aplikojnë më shpesh rrethanat lehtësuese.
Ndërkaq, aplikimi i rrethanave rënduese, sipas Institutit, është shumë i rrallë ose, jo i argumentuar mjaftueshëm./TV Dukagjini
Rrahje me kabllo, kĂ«rcĂ«nime se do tâi vrasĂ« familjen, paralajmĂ«rime se mbante armĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, KALLXO.com ka arritur qĂ« tĂ« zbuloj detaje pĂ«r ngjarjen qĂ« ishte regjistruar nĂ« mars tĂ« kĂ«tij viti e ku viktimĂ« ishte gruaja e tashmĂ« tĂ« dyshuarit kryesor pĂ«r vrasjen e vĂ«llezĂ«rve Morina nĂ« MalishevĂ«.
KALLXO.com raportoi më 06.11.2025, se ndaj Isufit kishte pasur një aktakuzë në prill të këtij viti për dhunë në familje e kanosje.
Për këtë ngjarje KALLXO.com zbuloi se ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për çka e dënonte Isufin për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.
E madje ngjarja shkon edhe më larg kur vendoset që dënimi i Gjykatës së Prishtinës të ndryshohet nga Gjykata e Apelit, dënimi ulet duke vlerësuar se ka arritur efektin e përgjegjësisë së të dënuarit.
Isufi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 07.04.2025.
NĂ« vendimin qĂ« ka siguruar KALLXO.com jepen detaje tĂ« ngjarjes sĂ« dhunĂ«s nĂ« familje dhe kanosjes ndaj bashkĂ«shortes sĂ« tij. Dosja pĂ«rshkruan se Astrit Isufi mĂ« 30 mars 2025, rreth orĂ«s 15:00 por edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n kishte rrahur gruan e tij e kishte kĂ«rcĂ«nuar qĂ« nĂ«se ndahet nga ai do tâia vrasĂ« familjen.
Ky paralajmërim është theksuar edhe në dosjen e gjykatës për vendimin që i ishte dhënë me burgim.
E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit
MĂ« 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes sĂ« gjykatĂ«s rreth orĂ«s 06:00 tĂ« mĂ«ngjesit pĂ«rderisa gruaja e tij e kishte pĂ«rgatitur drekĂ«n e festĂ«s sĂ« Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrĂ« gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir nĂ« trup duke i kĂ«rkuar tĂ« njĂ«jtĂ«s qĂ« tâi zgjoj fĂ«mijĂ«t nga gjumi.
Gruaja kishte shkuar tĂ« fĂ«mijĂ«t por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sĂ«rish te Astrit Isufi pĂ«r tâi treguar.
Dosja që ka siguruar KALLXO.com tregon se Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup.
Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor e kjo më pas sërish kishte qenë një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.
Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo të rrymës në pjesë të ndryshme të trupit.
NĂ« ato momente vajza e tyre kishte hyrĂ« brenda dhomĂ«s dhe i kishte kĂ«rkuar babait tĂ« saj tĂ« ndaloj sepse âpo e mbyste nĂ«nĂ«nâ.
Ani pse kishte kërkesë nga vajza, dosja shpjegon se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm se e ka rrahur të dëmtuarën në këtë rast gruaja e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.
NĂ« po tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, Astrit Isufi sipas dosjes qĂ« ka siguruar KALLXO.com e kishte kĂ«rcĂ«nuar gruan e tij dhe e kishte paralajmĂ«ruar se nĂ«se ndahet nga ai do tâia vrasĂ« gjithĂ« familjen.
âTi nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejtâ, pĂ«rshkruhet kĂ«rcĂ«nimi qĂ« i kishte bĂ«rĂ« Astrit Isufi, gruas sĂ« tij mĂ« 30 mars 2025.
Kjo situatë të njëjtës i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.
Më krejt këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë- Dega në Drenas, kishte dënuar të njëjtin me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.
Xhelozia shkak i dhunës në familje
Pa telefon, duke pĂ«rjetuar dhunĂ« tĂ« vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit nĂ« deklarimin e saj nĂ« seancĂ«n pĂ«r caktimin e paraburgimit kishte thĂ«nĂ« se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur mĂ« herĂ«t tĂ« raportoj dhunĂ«n nĂ« familje sepse nuk kishte mundĂ«si, burri i saj ishte xheloz dhe i njĂ«jti nuk ia kishte dashur familjen gruas sĂ« tij dhe i kishte thĂ«nĂ« shumĂ« herĂ« qĂ« ânuk kanĂ« çka lypin kĂ«tuâ.
KALLXO.com zbuloi se gruaja kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë.
Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.
Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel
Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës.
KALLXO.com zbulon se Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit.
Gjykata e Apelit kishte vendosur qĂ« nĂ« total tâi jap Astrit Isufit dĂ«nim me burg 3 muaj dhe gjobĂ« prej 300 euro pĂ«r dhunĂ« nĂ« familje ndĂ«rsa nuk kishte ndryshuar dĂ«nimin me gjobĂ« pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« kanosjes.
Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku.
Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.
Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj.
Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.
Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar tĂ« gjithĂ« situatĂ«n dhe kishte ardhur nĂ« pĂ«rfundim qĂ« tâi ulte dĂ«nimin me burgim tĂ« dĂ«nuarit Astrit Isufit nga 5 muaj nĂ« tre muaj burgim duke shtuar se ky dĂ«nim Ă«shtĂ« mĂ« i butĂ« Ă«shtĂ« nĂ« harmoni me intensitetin e rrezikshmĂ«risĂ« shoqĂ«rore tĂ« kryerjes sĂ« veprĂ«s penale me shkallĂ«n e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« tĂ« akuzuarit dhe kjo do tĂ« shĂ«rbej si preventivĂ« gjenerale.
Kush është Astrit Isufi?
Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se i njëjti është i plagosur po ashtu.
Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati ndërsa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.
Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile. /Telegrafi/
NjĂ« vrasje e dyfishtĂ« ka ndodhur ditĂ«n e enjte nĂ« fshatin Golluboc tĂ« MalishevĂ«s, ku tĂ« vrarĂ« mbetĂ«n dy vĂ«llezĂ«r. I dyshuari pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje Ă«shtĂ« dhĂ«ndri i viktimave. Autori i vrasjes, Astrit Isufi fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndĂ«rsa sot policia ka arritur ta arrestojĂ« atĂ«. Lajmin e ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin, [âŠ]
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave.
Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë atë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.
"Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK", tha Graishta.
Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.
"Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme", thuhet në njoftim.
Tutje, Prokuroria thotë se brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, dyshohet se ka vrarë dy vëllezërit në oborrin e shtëpisë së tyre.
Mësohet se i dyshuari, ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje".
"Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmĂ« se prokurori i shtetit ndaj personit te dyshuar A.I., mĂ« datĂ« 06.04.2025, Ă«shtĂ« paraqitur kĂ«rkesa pĂ«r caktimin e masĂ«s se paraburgimit, e cila po tĂ« njĂ«jtit iu Ă«shtĂ« caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu me datĂ« 07.04.2025, Prokuroria Themelore ne Prishtine, ka ngritur aktakuzĂ« ndaj tĂ« pandehurit A.I., pĂ«r veprat penale âDhunĂ« ne familjeâ sipas nenit 248 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, dhe âKanosjeâ nĂ« bazĂ« tĂ« nenit 181 tĂ« KPRK-sĂ«", ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin, Kaltrina Shala, zĂ«dhĂ«nĂ«se e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« PrishtinĂ«.
Ndryshe, policia më herët ka konfirmuar se vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 11:00./Telegrafi/
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.
Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari Astrit Isufi, nga fshati Stankoc i Drenasit i cili është në arrati, kishte të kaluar kriminale.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë se viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.
Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha Elezi.
Hetimet dhe e kaluara e të dyshuarit
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është konfirmuar se i dyshuari A.I. kishte qenë më parë nën hetime dhe kishte të kaluar kriminale.
Zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje më 7 prill të këtij viti, ndërsa paraprakisht, më 6 prill, ishte kërkuar caktimi i paraburgimit ndaj tij.
Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë për caktimin e paraburgimit, e cila i është aprovuar nga gjykata kompetente.
Po ashtu, mĂ« 07.04.2025 Ă«shtĂ« ngritur aktakuzĂ« ndaj tij pĂ«r veprat penale âdhunĂ« nĂ« familjeâ dhe âkanosjeâ, tha Shala.
Prokuroria e Gjakovës: Motiv i paqartë, dorasi në arrati
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes, ndërsa theksoi se policia është në kërkim të autorit.
Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryerësi është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmerr të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij, tha Gashi.
Ai konfirmoi se viktimat dhe i dyshuari kishin raporte familjare, ndërsa drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, deklaroi për mediat lokale se i dyshuari është dhëndri i viktimave.
"Tani pĂ«r tani sâmund tĂ« japim informacione shtesĂ«, sepse duhet tĂ« bĂ«jmĂ« verifikimet. Ajo qĂ« mund tĂ« them Ă«shtĂ« se viktimat dhe i dyshuari kanĂ« raporte familjare, por motivin ende nuk e dimĂ« saktĂ«sisht, theksoi Gashi.
Vrasjet e fundit në Kosovë
Ky rast i rĂ«ndĂ« vjen vetĂ«m pak muaj pas njĂ« vale vrasjesh qĂ« tronditi vendin â pesĂ« persona u vranĂ« vetĂ«m gjatĂ« muajit gusht tĂ« 2024-Ă«s nĂ« pjesĂ« tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla.
Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.
Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri.
Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.
Në vend llogaritet se janë mbi 230.000 armë pa leje në duart e qytetarëve.
Policia tha se në baza vjetore konfiskon mesatarisht rreth 1.500 armë pa leje.
Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në fshatin Llapçevë të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se viktima ishte gjetur fillimisht në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
âSot rreth orĂ«s 07:20, nĂ« fshatin LlapçevĂ«-MalishevĂ«, Ă«shtĂ« gjetur nĂ« rrugĂ« njĂ« person mashkull i moshĂ«s madhore nĂ« gjendje tĂ« rĂ«nduar shĂ«ndetĂ«sore. NĂ« vendngjarje kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet policore dhe ekipi mjekĂ«sor. Viktima Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« QKMF MalishevĂ«, ku edhe ka ndĂ«rruar jetĂ«. NĂ« konsultim me Prokurorin e Shtetit, Ă«shtĂ« iniciuar rasti âHetim i vdekjesâ, ndĂ«rsa policia po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« ngjarjesâ, tha Elezaj.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës ka njoftuar se vendimi për hapjen e sezonit të gjuetisë për vitin 2025/2026 nuk do të zbatohet në territorin e kësaj komune.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim bazohet në Ligjin për Gjueti Nr. 02/L-53 dhe në procesverbalet e inspektimit të Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë. Drejtoria ka theksuar se masa do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të ri, raporton Telegrafi.
Në kuadër të këtij vendimi:
Agjencioni i Pyjeve tĂ« KosovĂ«s â NjĂ«sia nĂ« MalishevĂ« obligohet tĂ« marrĂ« masa pĂ«r parandalimin e aktiviteteve tĂ« paligjshme tĂ« gjuetisĂ«;
Policia e Kosovës është e njoftuar për zbatimin e këtij vendimi në tërë territorin e komunës;
Shoqata e Gjuetarëve udhëzohet të ndërpresë të gjitha aktivitetet e gjuetisë.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka apeluar që të gjithë qytetarët dhe grupet e interesuara të respektojnë këtë vendim, duke theksuar se ai është ndërmarrë për mbrojtjen e faunës dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror në komunë. /Telegrafi/
Sot u mbushën 21 vjet nga tragjedia e Fushë Arrëzit, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, teksa ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri.
Në nderim të tyre, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me përfaqësues të familjarëve, personelit arsimor, disa nga bashkëmoshatarët e asaj gjenerate dhe kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, zhvilluan homazhe në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi.
Kastrati tha se çdo vit kjo ditë sjell të njëjtën ndjesi dhimbjeje e malli, duke kujtuar se më 14 tetor 2004 Malisheva humbi 15 të rinj plot ëndrra e shpresa.
âKujtimi pĂ«r 15 maturantĂ«t tanĂ« mbetet i gjallĂ«, i dhimbshĂ«m dhe i shenjtĂ« nĂ« zemrat tona. Qofshin tĂ« paharruarâ, tha Kastrati.
Tragjedia e vitit 2004 mbetet një nga ngjarjet më të rënda që ka goditur komunën e Malishevës, ndërsa kujtimi për të rinjtë e humbur vazhdon të nderohet çdo vit në Fushë Arrëz. /Telegrafi/