Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Mjeku indian rrahu një pacient pasi ky i fundit 'kërkoi t'i flitej me respekt'

23 December 2025 at 08:17


Një mjek indian u pa duke rrahur një pacient me probleme me frymëmarrjen, pasi ky i fundit “kërkoi t'i flitej me respekt”.

Një mjek në Kolegjin Mjekësor Indira Ghandi në Shimla (IGMC), në Indinë veriore, u akuzua për sulm fizik ndaj pacientit gjatë grindjes të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pacienti, Arjun Panwar, kishte vizituar spitalin për analiza mjekësore dhe ishte shtrirë në një shtrat në një repart tjetër pasi kishte përjetuar vështirësi në frymëmarrje.

Panwar tha se mjeku filloi t'i fliste me një ton të vrazhdë pa asnjë provokim, përpara se të shpërthente një grindje kur ai u ankua për sjelljen.

Sipas pacientit, mjeku më pas filloi ta godiste.

"Sapo i isha nënshtruar një bronkoskopie dhe po merrja frymë me vështirësi. Kur kërkova oksigjen, mjeku vuri në dyshim statusin tim të pranimit", tha Z. Panwar.

"I kërkova që të fliste me mua me respekt, por ai u bë konfrontues”.

"Kur e pyeta nëse ai i fliste familjes së tij në një mënyrë të tillë, ai filloi të më godiste", shtoi ai.

Videoja shpejt fitoi vëmendje në internet dhe mjeku mund të shihet duke goditur vazhdimisht z. Panwar ndërsa ai përpiqej të mbrohej. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Gruaja në Malishevë sulmohet fizikisht nga ish-nusja e djalit

10 December 2025 at 09:50


Një rast i dhunës fizike është raportuar në Malishevë, ku një grua u sulmua nga ish-nusja e djalit të saj.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

"Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit të saj. Është intervistuar e dyshuara e cila më pas me vendim të prokurorit është liruar", thuhet në njoftimin e policisë, raporton Telegrafi.

Rasti po vazhdon të trajtohet në përputhje me procedurat e rregullta ligjore. Policia dhe prokuroria po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te ky incident.

Autoritetet theksojnë rëndësinë e parandalimit të dhunës në familje dhe kujdesin ndaj viktimave, duke inkurajuar raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të ngjashëm. /Telegrafi/

Kërkime për të dyshuarit pas 'sulmit me sprej' në aeroportin Heathrow të Londrës

7 December 2025 at 11:50


Policia britanike po heton pasi një "numër njerëzish" besohet se janë sulmuar me sprej me piper, nga një grup burrash të cilët më pas ikën.

Policët u thirrën në orën 8:11 të mëngjesit në një parking shumëkatësh në terminalin 3 pas raportimeve për sulm ndaj disa personave, transmeton Telegrafi.

Një deklaratë nga policia tha: "Një numër njerëzish u spërkatën, me atë që besohet të jetë një formë spreji me piper nga një grup burrash të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes".

Policia e armatosur mori pjesë dhe një burrë u arrestua me dyshimin për sulm. Ai mbetet në paraburgim dhe hetimet vazhdojnë për të gjetur të dyshuar të tjerë. Policia nuk po e trajton incidentin si terrorizëm.

Aktualisht ka disa ndërprerje të trafikut në zonë dhe Terminali 3 mbetet i hapur. Komandanti Peter Stevens tha: "Në këtë fazë, ne besojmë se incidenti përfshinte një grup njerëzish të njohur me njëri-tjetrin, me një grindje që përshkallëzohet dhe rezultoi në plagosjen e një numri njerëzish. Oficerët tanë reaguan shpejt dhe do të ketë një prani të shtuar policore në aeroportin Heathrow gjatë gjithë mëngjesit, për të vazhduar hetimet dhe për të siguruar sigurinë e atyre në zonë. Ne nuk po e trajtojmë këtë incident si terrorizëm. Unë i kuptoj shqetësimet e publikut dhe do të doja të falënderoja ata në zonë për bashkëpunimin e tyre këtë mëngjes".

Aeroporti Heathrow po këshillon pasagjerët të lënë kohë shtesë kur udhëtojnë për në aeroport, dhe të kontrollojnë me linjën e tyre ajrore për çdo pyetje.

Pati ndërprerje në shërbimet e trenit dhe të metrosë, me disa vonesa në linjën Elizabeth dhe linjën Piccadilly.

Hekurudha kombëtare tha në faqen e saj të internetit se linjat ishin rihapur, duke lejuar trenat të ndalonin në Heathrow "pasi shërbimet e emergjencës u morën me një incident në aeroport". /Telegrafi/


BREAKING: Armed police deployed at Heathrow Airport; a suspect has been arrested. pic.twitter.com/WL3h4vtiq2
— Asia Free Press (@AsiaFreePress) December 7, 2025


BREAKING 🔴

Initial reports from London Heathrow say armed police responded to a ‘Major incident’, prompting authorities to block all roads leading to the airport as a security precaution. pic.twitter.com/cDkGCJXsAY
— Open Source Intel (@Osint613) December 7, 2025

Sulmohet fizikisht gjatë një ahengu në Leposaviq - viktima përfundon në spital

7 December 2025 at 08:44


Një burrë kosovar ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht gjatë një ahengu, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas informatave fillestare, viktima është goditur nga një person i dyshuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur t shtunën n Leposaviq.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në institucion shëndetësor, ndërsa policia ka njoftuar se prokurori kompetent është informuar për rastin.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /Telegrafi/

Ia prenë rrugën dhe e sulmuan me sende të forta, 40-vjeçari në Lezhë jep dëshminë: Ishin të maskuar

3 December 2025 at 12:51


40-vjeçari që u sulmua të martën në rrugët e Lezhës në dëshminë e tij ka mbajtur të njëjtin qëndrim se nuk ka arritur t’i identifikojë autorët, pasi kanë qenë të maskuar.

Policia, pas analizimit të pamjeve filmike dhe hetimeve, ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje që ndodhi një natë më parë. Po ashtu, policia ka kryer disa kontrolle banesash.

Kujtojmë se 40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 në rrugën e Rriles, kur persona të maskuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip Audi të zi, i prenë rrugën duke e goditur me sende të forta.

Ai ka marr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, raporton Tch. I ka plagë të rënda në trup, por është jashtë rrezikut për jetë dhe ka dalë nga spitali.

Konflikti dyshohet për motive banale, ku burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që autorët dhe i dëmtuari janë nga e njëjta zonë.

MPB: Sulmohet fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike në fshatin Nerez

27 November 2025 at 14:37


Në fshatin Nerez është sulmuar fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Sipas raportit të policisë ai u sulmua me mjet të fortë dhe i njejti ka përfunduar në spital.

"Policia dje u njoftua se 50-vjeçari T.I. nga fshati Matkë është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" me një lëndim.
Sipas njoftimit, të njëjtën ditë rreth orës 11:00 në fshatin Nerez ndërsa kryente detyrat e punës si punonjës i EVN, është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur sende të forta", thuhet në njoftim.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Sulmoi fizikisht motrën, viktima merr tretman mjekësor në Ferizaj

27 November 2025 at 09:40


Policia e Kosovës ka bëtë të ditur për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 12:11.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Sulmohet një person në Drenas, merr tretman në QKUK – Policia ‘takon’ të dyshuarin

14 November 2025 at 08:58


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik në Drenas.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 12:30.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës se një person është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte edhe armë-pistoletë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar të dyshuarin. Në konsultim me prokurorin, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar 16-fishekë kalibra të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin viktima ka vazhduar në QKUK për tretman mjekësor.

Në konsultim e koordinim me prokurorin, rasti është në proces hetimor. /Telegrafi/

Sulm fizik në një lokal në Prizren – e sulmuara e denoncon rastin, policia nis hetimet

7 November 2025 at 08:40


Një sulm fizik është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Prizrenit, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht në një lokal.

Lajmin e ka bërë publik vetë e sulmuara përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka rrëfyer përvojën e saj dhe ka kërkuar drejtësi.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës, përmes njësisë rajonale në Prizren, ka konfirmuar për Telegrafin se ngjarja është raportuar dhe se po zhvillohen hetime për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas përgjigjes të policisë, rasti është cilësuar si ""Sulm – Kanosje", ndërsa i dyshuari është larguar nga vendngjarja në drejtim të panjohur.

“Rr. Reshat Karjakdiu. Është pranuar informata se në një lokal, i dyshuari M/SH/K ka sulmuar ankuesen F/SH/K. Kjo e fundit raporton se i dyshuari ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka kanosur. Pas incidentit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është në hetim”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkohë, ngjarja ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kanë kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë me urgjencë. /Telegrafi/

Burri akuzohet për therjen e dy adoleshentëve me pirun metalik në një fluturim nga Çikago në Gjermani

28 October 2025 at 15:38


Një aeroplan i aviokompanisë gjermane Lufthansas gjatë fluturimit nga Çikago për në Gjermani u devijua në Boston, pasi një burrë goditi me thikë dy pasagjerë adoleshentë me një pirun metalik, thanë autoritetet të hënën, shkruan nbc news.

Praneeth Kumar Usiripalli, 28 vjeç, u akuzua për një akuzë për sulm me një armë vdekjeprurëse me qëllim dëmtimin trupor në lidhje me incidentin e së shtunës, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA-së në Massachusetts, transmeton Telegrafi.

Usiripalli u arrestua pasi aeroplani u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Usiripalli ka një avokat për të folur në emër të tij.

Një pasagjer 17-vjeçar që po flinte në një ulëse të mesme u zgjua nga Usiripalli duke qëndruar mbi të me pirun pas një shërbese vakti, thanë prokurorët federalë.

Usiripalli iu hodh pasagjerit, duke goditur klavikulën e tij të majtë, përpara se të godiste me thikë një 17-vjeçar tjetër në pjesën e pasme të kokës, pretenduan zyrtarët.

Pasagjeri i dytë kishte një prerje në pjesën e prapme të kokës, tha zyra e prokurorit.

Kur ekuipazhi i fluturimit u përpoq ta nënshtronte Usiripallin, ai formoi një armë me gishtat e tij, e futi në gojë dhe e tërhoqi këmbëzën, thanë prokurorët.

Më pas ai goditi një pasagjere, sipas deklaratës, dhe u përpoq të godiste një anëtar të ekuipazhit të fluturimit.

Usiripalli, një shtetas indian, ishte pranuar më parë në Shtetet e Bashkuara me një vizë studentore dhe ishte regjistruar në një program masteri në studime biblike, sipas zyrtarëve federalë.

Zyra e prokurorit të SHBA-së tha se Usiripalli nuk ka status të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

28 October 2025 at 12:19


Një adoleshent 14-vjeçar nga Kosova është bërë hero në Gjermani pas veprimit të tij guximtar për të shpëtuar një shok të shkollës. Len Fejzullahu rrezikoi jetën e tij kur një bashkëmoshatar e sulmoi shokun e tij me një çekiç, shkruan albinfo.ch.

“Friedberger Allgemeine” raportoi të hënën rrëfimin e Lenit, i cili tregoi guxim të jashtëzakonshëm. Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës, ku Len qëndronte me dy shokë kur një adoleshent iu afrua me një çekiç, i veshur me uniformë ushtarake.

“Fillimisht mendova se ishte një shaka,” tha Leni. Por situata ishte serioze: një 15-vjeçar sulmoi dy 14-vjeçarët, duke plagosur rëndë njërin. Nëse Leni nuk do të ndërhynte, pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda.

Sipas raportimeve, sulmuesi goditi një nga shokët e Lenit në kokë. Leni u godit vetëm në krah, ndërsa një tjetër shok arriti të largohej. “E pash shokun tim të shtrirë në tokë,” rrëfeu Leni. Ai ndërhyri, fillimisht duke e goditur sulmuesin në këmbë dhe më pas duke ia marrë çekiçin dhe duke e rrëzuar.

Pas ndërhyrjes, Leni dhe shoku i tij shkuan drejt shkollës, ku u ndihmuan nga dy mësues dhe u lajmërua policia dhe ambulanca. Sulmuesi, 15-vjeçar, u arrestua dhe është në mbajtje nën akuzën për tentim vrasje dhe lëndim të rëndë. Hetuesit po shqyrtojnë nëse sulmuesi ka lidhje me ideologji ekstremiste.

Leni gjithashtu ka mohuar spekulimet në TikTok se sulmuesi ishte i bullizuar, duke theksuar se e njihte vetëm si një figurë dhe se komentet do të ishin ndryshe po të ishte i huaj.

Sot, Len do të takohet me kryebashkiakun Roland Eichman për të nderuar veprimin e tij të guximshëm.

Një vajzë e mitur është sulmuar nga bashkëmoshatarë në Karposh

12 October 2025 at 15:10


Policia në Shkup ka regjistruar edhe një rast tjetër të dhunës ndaj të miturve.

Viktima është një vajzë e cila është sulmuar fizikisht nga dy bashkëmoshatarë në një kënd lojërash në Karposh, dhe i gjithë incidenti është filmuar dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Denoncimi është bërë në polici nga babai i vajzës së sulmuar.

“D.M. 39 vjeçar nga fshati Bardovcë, i Shkupit, ka denoncuar se më 09.10.2025 rreth orës 13:00 në një kënd lojërash në zonën e Karposhit të Shkupit, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Ngjarja është filmuar me telefon dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ketë kallëzim përkatës”, thanë nga Ministria e Brendshme.

Ky është një tjetër rast në një seri rastesh të dhunës midis të miturve në vend, të cilat janë filmuar dhe më pas shpërndarë. Rasti i fundit ishte sulmi ndaj vjeçares nga tre bashkëmoshatare në Çair. Fatmire Ajdari, nga “Megjashi” thotë se dhuna kibernetike kohëve të fundit është tejet e pranishme te të rinjtë, ndërsa shpërndarja e videove në internet përbën formën më të erret të dhunës.

”Dhuna fizike është ajo që e shohim apo veç më ka eskaluar kurse dhuna kibernetike, e çkyqjes sociale dhe lloje të tjera të dhunës janë në rritje dhe përderisa më parë kemi pasur kufizimin e hapësirës të veprimit, deri sa kanë kontaktin fizik, tani dhuna kibernetike është mjaftë e rrezikshme pasi 24 orë është e vazhdueshme dhe përhapet dhe nuk është që e dinë vetëm shkolla apo lagja, pra është e vështirë për viktimat në kësi raste të përballën me këtë nëse nuk kërkojnë ndihmë”, tha Fatmire Ajdarit – Punonjëse paqësorë në “Megjashi”.

Ndihma sipas Ajdarit, është e domosdoshme dhe duhet që viktimat të trajtohen për të tejkaluar pasojat psikologjike dhe izolimin e mundshëm social që vjen pas shpërndarjes së materialeve të dhunës në rrjetet sociale./Alsat.mk

Një grua në Prishtinë sulmohet nga djali dhe nusja

11 October 2025 at 11:02


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar nga djali dhe nusja e tij.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 23:20.

“Është raportuar se një femër është sulmuar nga djali i saj dhe gruaja e tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Më 10.10.2025 pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Një person rrah shtetasen e Gjermanisë në Prizren, e bën për spital

9 October 2025 at 09:27


Një person pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase të Gjermanisë).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00 në rrugën “Rrust Kabashi”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të Prizrenit, e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje të çastit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalin e Prizrenit e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Pasi e ndaluan se ra në radar, sulmon tre policë në Kamenicë

8 October 2025 at 17:18


Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë dhe shkaktoi rrezik serioz në trafikun rrugor.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, rasti ndodhi më 7 tetor 2025, rreth orës 21:00, kur patrulla policore ndaloi një automjet me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 185 km/h në një zonë ku lejohet 80 km/h.

Ngasësit i është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjeteve për 6 muaj.

Megjithatë, ai nuk iu bind urdhrave të policisë, por vazhdoi të voziste në mënyrë të rrezikshme dhe u largua nga vendi i ndalimit, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Gjatë ndalimit të tij në fshatin Hodonoc, personi ka rezistuar dhe ka shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policorë.

Ai u arrestua dhe pas procedurave ligjore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i cili po hetohet nga hetues të Stacionit Policor Kamenicë./Telegrafi/

Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, protestuesit qëllojnë me gurë – autoritetet arrestojnë pesë persona

8 October 2025 at 09:56


Pesë persona janë arrestuar pas një tentative vrasjeje të dyshuar të presidentit të Ekuadorit.

Rreth 500 persona hodhën gurë në makinën e presidentit Daniel Noboa dhe kishte "shenja dëmtimi nga plumbat" në automjetin e tij, sipas ministrit të Energjisë dhe Mjedisit të vendit, i cili shtoi se Noboa nuk është lënduar.

Një video, e ndarë me BBC nga zyra e presidentit, tregon protestues duke hedhur gurë në një makinë dhe tre vrima të vogla në njërën nga dritaret e makinës.

Conaie, organizata më e madhe indigjene në vend e cila udhëhoqi një grevë kombëtare, tha se "pesë prej nesh janë ndaluar në mënyrë arbitrare".

Zyra e Noboas tha se të arrestuarit do të akuzohen për vepra penale të terrorizmit dhe tentativës së vrasjes.

Vendi është tronditur nga përleshje dhe protesta të dhunshme për më shumë se dy javë.

Kjo filloi pasi Konfederata e Kombësive Indigjene të Ekuadorit, ose Conaie, shpalli një grevë kombëtare për të protestuar kundër qeverisë që i dha fund subvencioneve për naftë. Ata kanë organizuar marshime dhe bllokime rrugësh.

Qeveria ka mbrojtur ndërprerjen e subvencionit, i cili thotë se do të kursejë 1.1 miliardë dollarë në vit, të cilat mund t'u shpërndahen fermerëve të vegjël dhe njerëzve në sektorin e transportit.

Noboa po udhëtonte me diplomatë të lartë nga OKB-ja, BE-ja, Italia dhe Vatikani, ndërsa po u jepte ndihmë komuniteteve të prekura gjatë një greve kombëtare.

Ai postoi foto të xhamave të përparmë dhe dritareve të thyera të makinave në të dërguarin e tij në mediat sociale.

Disa anëtarë të forcave të armatosura thuhet se janë plagosur, dhe Conaie tha se një person është vrarë.

Conaie ka akuzuar qeverinë për arrestime arbitrare dhe një shtypje të dhunshme ndaj protestuesve, por qeveria i ka përshkruar veprimet e grupit si "kriminale".

Grupi udhëhoqi demonstratat që rrëzuan tre presidentë midis viteve 1997 dhe 2005. /Telegrafi/

Así terminó el vehículo en el que se trasladaba Daniel Noboa, presidente del Ecuador, tras recibir pedradas de manifestantes en #Cañar. pic.twitter.com/M5k8VwIbyI
— Christian Sánchez Mendieta (@Sanchezmendieta) October 7, 2025


Así terminó el vehículo en el que se trasladaba Daniel Noboa, presidente del Ecuador, tras recibir pedradas de manifestantes en #Cañar. pic.twitter.com/M5k8VwIbyI
— Christian Sánchez Mendieta (@Sanchezmendieta) October 7, 2025

Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë reagon për sulmin ndaj infermierit në QKMF, kërkon veprim ligjor

7 October 2025 at 15:55


Drejtoria Komunale për Shëndetësi në Mitrovicë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku një infermier kujdestar u sulmua fizikisht gjatë orarit të punës.

Në një reagim zyrtar, Drejtoria dënon ashpër këtë akt dhune, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të dënueshëm. Rasti është njoftuar menjëherë tek organet e rendit dhe sipas njoftimit, policia është angazhuar dhe procedurat ligjore janë në zhvillim e sipër.

“Personeli shëndetësor ka njoftuar menjëherë policinë dhe rasti është në procedim dhe shqyrtim të organeve ligjzbatuese, ku besojmë se do të marrë epilogun përfundimtar e të merituar sipas ligjit,” thuhet në reagim.

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, Fahri Shabani, apeloi për më shumë respekt dhe bashkëpunim ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke theksuar se rastet e tilla izoluara nuk e përfaqësojnë qytetarin mitrovicas.

“Ky rast është një rast i izoluar dhe asesi nuk paraqet as disponimin e qytetarëve ndaj mantelbardhëve e as nivelin e sjelljes dhe kulturës së qytetarëve të Mitrovicës,” u shpreh Shabani.

Ai gjithashtu përkujtoi qytetarët për kanalet zyrtare të ankesave dhe komunikimit, të cilat janë të hapura në të gjitha njësitë shëndetësore komunale.

“Në të gjitha sektorët dhe njësitë organizative të QKMF-së, QMF-të dhe AMF-të janë të vendosura kutitë e ankesave, numri për linjën e veçantë telefonike të Ministrisë së Shëndetësisë për ankesat e pacientëve, si dhe zyra e Këshillit të Pacientëve,” theksoi ai.

Drejtoria shprehu përkushtimin për ofrimin e kushteve më të mira për mjekët dhe sigurinë gjatë ushtrimit të detyrës, duke ritheksuar se sulmet ndaj stafit shëndetësor rrezikojnë shëndetin dhe jetën e të gjithë qytetarëve.

“Rastet e tilla, sa do që janë të izoluara, pengojnë punën e stafit mjekësor dhe kështu rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve, prandaj duhet të trajtohen me rigorozitetin më të madh brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe QKMF falënderuan qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke siguruar se përkushtimi për shërbime cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët do të vazhdojë. /Telegrafi/

Punonjësi i emergjencës sulmohet fizikisht pas një fjalosjeje me pacientin në Mitrovicë

7 October 2025 at 08:56


Deri sa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit një person e ka sulmuar fizikisht pasi kishin pas një fjalosje rreth një tretmani mjekësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30 në rrugën “Bislim Bajgora”, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një tretmani mjekësor, ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Farmacisti godet me shuplakë në fytyrë mjekun, çfarë thotë policia

26 September 2025 at 13:24


Vetëm tre ditë pas incidentit në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një imazherist goditi me mjet prerës një mjek, një tjetër akt dhune ndaj personelit mjekësor është regjistruar në Delvinë.

Një farmacist 24-vjeçar, D. M., ka goditur me shuplakë në fytyrë mjekun Th. Ç., 68 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se policia e Delvinës ka referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 24-vjeçarin D.M., farmacist, i cili dyshohet se ka goditur me pëllëmbë në fytyrë mjekun Th.Ç., 68 vjeç, për shkak të detyrës. /euronews.al/

LDK akuzon LVV-në për përleshjen fizike te Komuna e Prishtinës

24 September 2025 at 18:36


Një rrahje dyshohet se ka ndodhur në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, janë konfrontuar fizikisht kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, dhe asamblisti i LDK-së, Sami Salihu.

LVV dhe LDK kanë akuzuar njëra tjetrën për incidentin.

Fillimisht është raportuar për sulm fizik ndaj kryesuesit të Kuvendit, Fehmi Kupina, e më pas Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një sulm ndaj asamblistit të kësaj partie, Sami Salihu.

Sipas njoftimit të Grupit të Asambleistëve të LDK-së, sulmi është kryer nga djali i kryesuesit të Kuvendit, Fehmi Kupina, dhe përbën një akt të papranueshëm që godet demokracinë, institucionet dhe dinjitetin e Kuvendit të Kryeqytetit.

“Ky sulm nuk është vetëm dhunë ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve, por edhe një goditje ndaj demokracisë dhe institucioneve tona. Dhuna nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në jetën institucionale dhe politike të vendit tonë,” thuhet në reagimin e LDK-së.

Grupi i Asambleistëve të LDK-së ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e menjëhershëm dhe ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë ndërmarrjen e masave të shpejta ndaj autorëve.

LDK po ashtu konfirmon se qëndron pranë Sami Salihut, duke theksuar se dhuna nuk do të ndalë misionin e tyre për të mbrojtur interesin e qytetarëve, demokracinë dhe rendin ligjor në Prishtinë dhe në Kosovë.

Ndërkaq Policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar tre persona.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

❌
❌