Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ambasadori britanik, Hargreaves: Stafi i KQZ-së i përkushtuar për zgjedhje të ligjshme dhe transparente

23 December 2025 at 12:48


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shprehur vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme që priten të mbahen së shpejti.

Gjatë vizitës, ambasadori Hargreaves falënderoi Kreshnik Radoniqin dhe ekipin e tij për përpjekjet e palodhshme që të sigurohet një proces zgjedhor i rregullt dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

“Si gjithmonë, jam impresionuar nga profesionalizmi i qetë i stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë vizitës së sotme. Faleminderit Kreshnik Radoniqi dhe ekipit të tij për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të kryhen në mënyrë të qetë dhe ligjore”, ka shkruar ambasadori.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur institucionet zgjedhore po përgatiten intensivisht për të garantuar transparencë dhe rregullsi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/


Peci priti ambasadorin britanik, diskutojnë investimet strategjike për Mitrovicën

22 December 2025 at 09:52


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe projektet zhvillimore me interes për qytetin.

Gjatë takimit, palët u fokusuan në projekte konkrete zhvillimore, me theks të veçantë në investime strategjike që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.

“Kemi synim që Mitrovica të jetë në fokus të komunitetit të donatorëve për investime strategjike si asnjëherë më parë”, ka theksuar kryetari Peci, duke ritheksuar angazhimin e tij që qyteti të jetë pjesë aktive e projekteve dhe iniciativave ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, me qëllim nxitjen e zhvillimit lokal dhe realizimin e projekteve në interes të përgjithshëm publik. /Telegrafi/


Kastrati falënderon Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

18 December 2025 at 14:47


Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kastrati e ka cilësuar takimin si të ngrohtë dhe miqësor, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Malishevës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Malishevë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, mikun tim, Jonathan Hargreaves. Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku biseduam për bashkëpunim në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira për vendin.

“Malisheva, me shpirtin e saj mikpritës, vlerëson lart Britaninë e Madhe për rolin dhe mbështetjen e saj në periudhat më të vështira për vendin tonë”, ka theksuar kryetari i Malishevës.

Kastrati e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës dhe Kosovës. /Telegrafi/


Ambasadori britanik viziton Suharekën, Muharremaj thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm

18 December 2025 at 10:39


Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, priti sot në vizitë Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, i cili erdhi për t’u njohur me zhvillimet dhe progresin e arritur në komunë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari Muharremaj theksoi: "I nderuar me vizitën e z. Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili e vizitoi komunën tonë për t’u njohur me zhvillimin dhe progresin e arritur. Komuna e Suharekës do të tregojë si gjithmonë angazhimin e saj serioz, gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve".

Ai gjithashtu bëri të ditur se bashkëpunimi me ambasadorin britanik do të vazhdojë në të ardhmen.

"Bashkëpunimi mes nesh do të vazhdojë", tha Muharremaj, duke nënvizuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin e komunës.

Vizita e ambasadorit Hargreaves thekson interesin dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur zhvillimin lokal dhe projektet që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/


​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin Hargreaves

3 December 2025 at 20:24


Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

E para e vendit tonë ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull, raporton KosovaPress.

Në takim u diskutua edhe mbi hapat konkretë drejt finalizimit të iniciativës së presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike Kosovë-Britani e Madhe në fushën e mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për të cilën ishin dakorduar gjatë vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik në Prishtinë, në prill të këtij viti.

Ambasadori britanik i shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja

2 December 2025 at 20:53


Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas refuzimit të certifikimit të Listës Serbe, për pjesëmarrje në garën e zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves u shpreh se veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci multi-etnike.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë.

Shpresoj që Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore do ta vlerësojë përsëri kërkesën e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës” deklaroi Hargreaves.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, vetëm dy vota kanë qenë për, dy kundër, ndërkaq anëtarët e tjerë kanë abstenuar, lidhur me votimin për certifikimin e Listës Serbe.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës do të mbahen më 28 dhjetor.

Hargreaves: Kosova s’mund të humbë më kohë, partitë duhet të gjejnë dakordim pas zgjedhjeve

20 November 2025 at 20:39


Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves sot është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Hargreaves tha se në këtë takim ka shprehur shqetësimin për dështimin e partive politike për të rënë dakord në lidhje me buxhetin. Ata kanë diskutuar edhe për shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet e reja si dhe për fushatën që do të zhvillohet.

“Shpresojmë për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ambasadori gjithashtu ka bërë të ditur se pret bashkëpunim nga partitë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa u shpreh se Kosova nuk mund të humbë kohë.

Edhe në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Presidentja ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike./Telegrafi/




Ambasadori britanik uron Kosovën për play-offin: Mezi pres t’iu shoh të martën ndaj Zvicrës

16 November 2025 at 13:11


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves ka uruar “Dardanët” që siguruan play-offin e Kupës së Botës 2026 me fitore ndaj Sllovenisë.

Kosova zhvilloi një paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat 0-2 në Slloveni, si dhe siguruar biletën që të shpie në play-offin e Botërorit, i cili zhvillohet në muajin mars.

Hargreaves ka uruar Kosovën për këtë arritje madhështore, si dhe shtoi se mezi pret t’i sheh lojtarët në fushë të martën ndaj Zvicrës.

“Urime në fitoren e natës së djeshme dhe kualifikimin në play-offin e Kupës së Botës. Po pres ta shikoj ndeshjen të martën dhe i uroj skuadrës shumë fat”, shkroi ai.



Ndërkohë, kujtojmë se përballja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të martën me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Osmani dhe Ambasadori Hargreaves diskutojnë zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë

13 November 2025 at 16:53


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij partneriteti në forcimin e institucioneve demokratike dhe të sigurisë në vend.

Gjatë takimit, është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë tranzicionale, përfshirë mbështetjen për Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili ka një rol kyç në dokumentimin e së vërtetës dhe promovimin e drejtësisë.

Në përmbyllje të takimit, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë, mbrojtjen, ekonominë, tregtinë dhe të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, u diskutua për përgatitjet për shtyrjen përpara të iniciativës së Presidentes Osmani për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila është trajtuar edhe gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Prishtinë.

Britania e Madhe mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria: Forcon paqen dhe stabilitetin

30 October 2025 at 17:21


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur vendimin e Sirisë për të njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

“I mirëpres njohjen e Kosovës nga Siria si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është një hap i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimeve euroatlantike".

"Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari përkrah Kosovës që nga dita e parë dhe vazhdon t’i inkurajojë të gjitha vendet t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe së ardhmes shumetnike të Kosovës. Njohja ka rëndësi: ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves.


Ambasadori britanik, Hargreaves viziton KQZ-në: Tani është radha e qytetarëve të Kosovës të dalin e të votojnë

12 October 2025 at 14:05


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka nisur ditën e sotme me një vizitë në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) në Prishtinë, ku ka falënderuar drejtuesit dhe institucionet përgjegjëse për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përcjell Telegrafi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hargreaves ka shprehur mirënjohje për kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe për prokurorin kujdestar, për përkushtimin e tyre dhe të ekipeve përkatëse në sigurimin e një procesi të qetë dhe efikas zgjedhor.



“Ka shumë njerëz që po punojnë pa pushim sot për të garantuar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani është radha e qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë”, ka theksuar ambasadori britanik. /Telegrafi/

Hargreaves: Britania po e ndihmon KQZ-në në sigurinë kibernetike

9 October 2025 at 22:20


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel.

Në një deklaratë pas takimit, ambasadori Hargreaves tha se ka falënderuar Radoniqin dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre në organizimin e një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe efikas.

“E falënderova atë dhe ekipin e tij për përpjekjet që po bëjnë për t’i bërë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe efikase, dhe theksova rëndësinë që mediat legjitime të kenë mundësinë të vëzhgojnë procesin zgjedhor në përputhje me ligjet e Kosovës”, tha Hargreaves.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur që po ofron mbështetje për KQZ-në përmes një projekti kibernetik të financuar nga qeveria britanike, që synon forcimin e sigurisë dhe integritetit të zgjedhjeve.

Hargreaves njofton se Procesi i Berlinit do të mbahet këtë vjeshtë në Mbretëri të Bashkuar

1 October 2025 at 22:13


Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik në Kosovë, ka njoftuar se këtë vjeshtë Britania e Madhe është e kënaqur të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit për të nxitur diskutimet dhe për të rritur bashkëpunimin midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Hargreaves ka thënë se mëngjesin e datës 01.10.2025 ka folur në ceremoninë e hapjes së takimit të ministrave të Bujqësisë nga Europa Juglindore, që këtë vit po mbahet nën kujdesin e Procesit të Berlinit.

“Falënderova Qeverinë e Kosovës për organizimin e takimit dhe shpresova që diskutimet lidhur me të ardhmen e bashkëpunimit rajonal dhe reformat në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural të jenë frytdhënëse” – ka shkruar Hargreaves në Facebook më 01.10.2025.

Vitin e kaluar, më 14.10.2024, Samiti i Procesit të Berlinit u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Nga Kosova në Samitin e 10-të të kësaj nisme të rëndësishme rajonale mori pjesë kryeministri Albin Kurti.

Në këtë Samit nënshkruhen marrëveshje që kanë ndikim në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Para kësaj nisme, presidenti i atëhershëm i Këshillit Europian, Jean-Claude Juncker kishte shpallur ‘pauzë’ në zgjerimin e BE-së.

Më pas, përmes Procesit të Berlinit ishte qëllimi që Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina duke rritur bashkëpunimin mes vete të bëjnë vend në institucionet e BE-së.

Marrëveshja për heqjen graduale të tarifave për telefoninë mobile dhe internetin kishte hyrë në fuqi në vitin 2023, që ishte një nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Me kalimin e viteve, Procesi i Berlinit u zgjerua dhe prej atëherë mbahen samite të përvjetshme. Përjashtim bëri viti 2021 që për shkak të pandemisë, Samiti u mbajt në një formë të adaptuar në mënyrë virtuale, por pa takime midis liderëve të shteteve.

Procesi i Berlinit tanimë ka dhjetë vende partnere: Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Bërthama e Procesit të Berlinit është “Agjenda e Lidhshmërisë”, që ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër, ndërkaq, u nënshkruan në Samitin e Sofjes, më 2020.

Samitet janë mbajtur në vende të ndryshme që nga fillimi i nisjes të tij.

Në vitin 2023 Samiti i Berlinit u mbajë në Tiranë. Ndërsa në vitin 2022, 2021 dhe 2014 ishte mbajtur në Berlin.

Në vitin 2020, Samiti ishte mbajtur në Sofia të Bullgarisë; në 2019 në Poznan të Polonisë; në vitin 2018 në Londër të Anglisë; në vitin 2017 në Trieste të Italisë; në vitin 2016 në Paris të Francës dhe në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë.

Në vitin 2023 për herë të parë ky samit u mbajt jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë të Shqipërisë.

Disa nga marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Në kuadër të këtyre vendimeve ishte nënshkruar marrëveshje për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Pavarësisht marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy vendeve e cila buron nga Procesi i Berlinit, as boshnjakët e as kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm nga Kosova në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas. E gjitha për shkak se një marrëveshje e tillë është bllokuar nga Republika Srpska – entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës.

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar

By: redi
27 September 2025 at 19:07

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike nga buxheti deri te reformat. Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje…

Source

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

27 September 2025 at 10:09


Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat.

Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës.

Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët – ligjore dhe politike – duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen.

Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.

Hargreaves po ashtu thotë se është “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi.

Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut – ekstradimin e Millan Radoiçiqit – Hargreaves thotë se është thelbësore që Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pandëshkueshmëria për këtë sulm “nuk mund të vazhdojë”.

Diplomati britanik po ashtu foli edhe për çështjen e integrimit të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, duke thënë se integrimi i tyre është “jashtëzakonisht e ndjeshme, duke theksuar zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit ligjor të Kosovës, përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

By: V K
27 September 2025 at 10:17

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat.

Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës.

Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët ligjore dhe politike, duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen.

Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese, pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.

Hargreaves po ashtu, thotë se është “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi.

Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut – ekstradimin e Millan Radoiçiqit – Hargreaves, thotë se është thelbësore që Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pandëshkueshmëria për këtë sulm “nuk mund të vazhdojë”.

Diplomati britanik foli edhe për çështjen e integrimit të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, duke thënë se integrimi i tyre është “jashtëzakonisht e ndjeshme, duke theksuar zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit ligjor të Kosovës, përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë: Çdo ditë tani presim një vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve që vijnë nga komunitetet. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Jonathan Hargreaves: Faleminderit shumë për ftesën! Para se të kaloj në këtë temë, dua të theksoj se kjo javë shënon përvjetorin e dytë të sulmit të tmerrshëm në Banjskë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen [e policit të vrarë, Afrim] Bunjaku dhe të siguroj, gjithashtu, se ne vazhdojmë të insistojmë që autorët e këtij sulmi të gjurmohen dhe të sillen para drejtësisë.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë.

Natyrisht, nuk e di se çfarë do të jetë, dhe nuk mendoj se ndonjëri prej nesh e di me siguri.

Mendoj se më e rëndësishmja është që të gjitha palët e përfshira ta marrin shumë seriozisht, të deklarojnë publikisht se do të zbatojnë çdo gjë që sugjeron ose urdhëron Gjykata dhe, mbi të gjitha, të veprojnë për ta zbatuar.

Kemi qenë në këtë situatë – pa Kuvend dhe pa qeveri të plotë – për një kohë shumë të gjatë për interesin e Kosovës. Dhe, mendoj se tani është me të vërtetë urgjente. Ka qenë urgjente për një kohë të gjatë që Kuvendi të formohej siç duhej dhe të kishte një qeveri funksionale.

Mendoj se Kosova po humb gjatë kësaj periudhe, duke mos pasur një zë të plotë dhe të besueshëm ndërkombëtar.

Mësa kuptoj, pothuajse një miliard euro grante dhe hua janë të bllokuara në Kuvend. Janë, gjithashtu, shumë ligje që duhet të kalojnë. Pra, populli i Kosovës po humb nga mungesa e një kuvendi dhe qeverie të plotë.

Shqetësim për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese

Radio Evropa e Lirë:Por, pse Mbretëria e Bashkuar ndjen nevojën të theksojë respektimin e vendimeve të Gjykatës? A ka ndonjë shqetësim se një pjesë nuk do t’i respektojë?

Jonathan Hargreaves: Natyrisht, ajo është një pjesë thelbësore e Kushtetutës së Kosovës dhe një pjesë thelbësore e zbatimit të sundimit të ligjit, ku Kosova ka bërë shumë përparim gjatë periudhës së fundit. Dhe, është diçka për të cilën Kosova duhet të jetë shumë krenare. Që nga pavarësia, është bërë një përparim i madh në zbatimin e fortë të sundimit të ligjit.

Jemi shqetësuar, sikurse të tjerët, për disa fjalë që janë thënë rreth Gjykatës Kushtetuese dhe për pasojat që mund t’i kishin, nëse Gjykata do të mund ta bënte punën e saj siç duhet dhe nëse vendimet e saj do të respektoheshin plotësisht.

Ndaj, shpresoj shumë dhe pres që të gjitha partitë politike dhe gjithë shoqëria ta lejojnë Gjykatën të punojë dhe, më e rëndësishmja, t’i zbatojnë vendimet që ajo merr.

Radio Evropa e Lirë: A po i referoheni gjuhës së përdorur nga partia fituese e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët ta bëjnë të qartë se, pavarësisht bindjeve politike, janë në të njëjtën linjë, kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese – ta lënë ta bëjë punën e saj dhe t’i respektojnë vendimet e saj.

Mundësia e zgjedhjeve të reja për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Radio Evropa e Lirë: Çfarë rreziqesh shihni nëse ky ngërç zgjatet?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se ka shumë rreziqe. Një ka të bëjë me kohën. Ne kemi vërtet nevojë që Kuvendi të jetë funksional dhe në gjendje të zgjedhë një president të ri në fillim të pranverës.

Kosovës i duhet patjetër një buxhet i miratuar. I duhet të jetë aktive në skenën ndërkombëtare. Ne kemi punuar me Kosovën për shumë vite, jo vetëm këtu, por edhe në plan ndërkombëtar.

Duam ta shohim Kosovën pjesë të më shumë organizatave ndërkombëtare. Duam ta shohim si partnere në sigurinë evropiane. Duam të shohim që Qeveria e Kosovës bën gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Dhe, të gjitha këto janë bllokuar tani. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Por, kemi dëgjuar edhe opsionin e mbajtjes së një cikli tjetër zgjedhjesh. A mund ta përballojë Kosova këtë?

Jonathan Hargreaves: Nëse duhen dhe nëse partitë arrijnë në përfundimin se janë të nevojshme për ta lëvizur situatën përpara, atëherë le të mbahen. Para së gjithash, mendoj se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet lokale të kalojnë mirë. Po punojmë shumë me Komisionin [Qendror] të Zgjedhjeve dhe të tjerët, për t’u siguruar që zgjedhjet lokale të organizohen siç duhet. Dhe shpresoj që do të jenë të tilla. Shpresoj vërtet që shumë qytetarë në mbarë vendin do të marrin pjesë. Shpresoj shumë që rezultatet të respektohen dhe të zbatohen. Mendoj se ky është hapi i parë.

Nëse më pas ka nevojë për zgjedhje të reja nacionale, sepse janë mënyra e vetme që Kosova të dalë nga ngërçi aktual, atëherë le të mbahen.

Kam besim se të gjitha partitë dhe institucionet do t’i organizonin ato të paktën po aq mirë sa zgjedhjet e shkurtit të kaluar.

Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtij ngërçi?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se është e të gjitha partive politike. Sigurisht që ka çështje ligjore dhe institucionale, dhe kjo është puna e Gjykatës Kushtetuese. Por, nevojitet të ketë një kombinim të qasjeve ligjore dhe atyre politike.

Unë nuk mendoj se do të shkojmë përtej kësaj, nëse partitë nuk bëjnë atë për të cilën është ndërtuar sistemi kozmopolitik – që njerëzit dhe partitë të punojnë së bashku, të gjejnë zgjidhje politike në interes të vendit, duke respektuar dhe zbatuar Kushtetutën.

Prandaj, po u bëj thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë së bashku çfarëdo zgjidhjeje që munden.

Nuk e di se cili është kombinimi më i mirë, por besoj se, përveç ndjekjes së procedurave ligjore, nevojitet shumë punë, shumë guxim politik nga udhëheqësit e këtij vendi.

E di se nuk është e lehtë dhe se situata është e vështirë për secilin prej tyre, por pikërisht ky guxim politik për të bërë kompromise dhe për të punuar bashkë për interesin e vendit, është ajo që na duhet.

“Shqetësime për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Radio Evropa e Lirë: Përmendët më herët gjuhën që po përdoret. Kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese janë pikërisht ato që nxitën Shtetet e Bashkuara ta pezullonin Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën. Masat e BE-së ndaj Kosovës, të vëna dy vjet më parë, janë ende në fuqi. Cili është partneriteti aktual apo marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës?

Jonathan Hargreaves: Unë ndodhem në këtë vend që 18 muaj. Jam tejet i privilegjuar që ndodhem këtu, në këtë rol, si ambasador britanik. Gjëja e parë që më ka lënë përshtypje, në pothuajse çdo takim që kam zhvilluar gjatë kohës time këtu, është thellësia dhe ngrohtësia e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila, siç e dini, daton nga viti 1999, kur trupat britanike ishin ndër të parat që erdhën si pjesë e operacionit të NATO-s. Më 2008, Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Kemi bashkëpunuar gjatë dhe thellësisht për sigurinë, dhe ne besojmë se Kosova duhet të jetë dhe është vend i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendoj se marrëdhënia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës i ka rrënjët shumë të forta, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë e vazhdojmë të jemi, dhe do të vazhdojmë kësisoj.

I kemi disa shqetësime, që i ndajmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. I përmenda disa prej këtyre shqetësimeve për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese. I kemi thënë publikisht. E kam thënë publikisht se jam i shqetësuar për disa prej veprimeve që janë ndërmarrë, veçanërisht në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, të cilat nuk janë bërë në konsultim të mirëfilltë me komunitetet e prekura, dhe të cilat kanë nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri në këto komunitete.

Brengosem kur dëgjoj njerëzit duke vënë në pikëpyetje themelin e këtij shteti, i cili, nga këndvështrimi ynë, mbështetet në Planin e Ahtisaarit, siç pasqyrohet në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë; i cili formon lidhjen themelore ndërmjet vendeve tona, sepse pikërisht mbi këtë themel ne e mbështetëm ndihmën tonë thelbësore që Kosova të fitonte njohje nga mbi 100 vende.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova nuk po mbështetet sa duhet mbi të?

Jonathan Hargreaves: Brengosem kur i dëgjoj njerëzit duke e hapur atë diskutim, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të mbështetet mbi atë themel që i solli njohjet shtetit. Në veçanti, është tejet e rëndësishme mbrojtja e komuniteteve joshumicë, që ishte në thelb të të tri dokumenteve që i përmenda. I kemi disa… Do të donim të shihnim një zbatim më aktiv të atyre parimeve, të mbrojtjes së njëmendtë të të drejtave të komuniteteve joshumicë, një gjuhë dhe veprime vërtet aktive, që garanton se të gjitha komunitetet joshumicë që jetojnë në këtë vend ndihen vërtet të mbrojtura, ndihen se kanë të ardhme këtu, ndihen se janë pjesë e këtij vendi.

Radio Evropa e Lirë: Besoj se ia keni përcjellë këto mesazhe kryeministrit në detyrë, Kurti, gjatë takimeve tuaja. A shihni gatishmëri?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se njerëzit më kanë dëgjuar duke i thënë këto gjëra shpesh në publik dhe, sigurisht, i them të njëjtat edhe privatisht. U inkurajova nga ajo që tha kryeministri në videomesazhin e tij për komunitetin serb, para rreth një jave, ku ai foli për angazhimin e tij për komunitetin serb të Kosovës, në veçanti për angazhimin e tij për bashkëpunim me kryetarët e rinj serbë të komunave të Kosovës, nëse dhe kur ata të zgjidhen, veçanërisht në katër komunat veriore.

Ai foli për diskutime të mirëfillta me ta për disa prej vendimeve që mund të prekin jetën e tyre. Prandaj, ajo që dëgjova ishte vërtet inkurajuese. Ajo që ne do të donim të shihnim tani dhe gjatë muajve dhe viteve të ardhshme janë veprat, përtej fjalëve, të cilat demonstrojnë vërtet se ai dhe qeveria e kanë përnjëmend. Dhe, që serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera joshumicë të ndihen se ky është një vend në të cilin ata kanë të ardhme, i kanë të njëjtat të drejta për shërbime dhe mbrojtje, si çdokush tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Besoni se ky duhet të jetë ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme? Dhe, çfarë prioritetesh tjera mendoni se duhet të ketë qeveria e ardhshme?

Jonathan Hargreaves: Sigurisht se mendoj që kjo është ndër gjërat vërtet të rëndësishme, dhe një gjë ku ne, si komunitet ndërkombëtar, përqendrohemi shumë, për arsyen që e përmenda, se ishte aq thelbësore për themelin e marrëdhënies sonë. Por, natyrisht, tani, jam i lumtur ta them, kam vizituar gati çdo komunë në Kosovë. Më kanë mbetur vetëm edhe disa të cilat më duhet t’i vizitoj. Në vizitat në këto komuna kam biseduar me kryetarët dhe me banorët. Sigurisht, dëgjoj shumë gjëra të tjera që i preokupojnë ata. Dëgjoj hallet e njerëzve për ujin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Radio Evropa e Lirë: Këto i dëgjojmë edhe gjatë fushatës zgjedhore…

Jonathan Hargreaves: Pikërisht. I dëgjoj njerëzit që flasin për cilësinë e arsimit. Dhe, i dëgjoj të rinjtë, sikurse javën e kaluar, në një nga ngjarjet e Procesit të Berlinit këtu, që flasin për ato që i shtyjnë të rrinë dhe të punojnë dhe të jenë produktivë në këtë vend, në vend se të ndihen se mund të kenë një jetë më të mirë diku tjetër. Bisedoj shpesh me grupet e grave, të cilat i shqetëson dhuna mbi bazë gjinore. Janë shumë gjëra në këtë vend, me të cilat cilado qeveri e re duhet të merret, krahas disa prej gjërave themelore që, siç them unë, formojnë themelin e këtij shteti.

Dialogu me Serbinë

Radio Evropa e Lirë: Po dialogu me Serbinë? Rrethanat, si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë, nuk duken të favorshme për vazhdimin e këtij procesi. Si mund të ecë përpara ky proces, nga pikëpamja juaj?

Jonathan Hargreaves: S’është sekret që ai aktualisht nuk po lëviz aq shpejt. Dhe, nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh mungesën e një Kuvendi dhe të një qeverie me kompetenca të plota këtu. Ne, po ashtu, e kuptojmë se ka shumë zhvillime në Serbi aktualisht, të cilat po marrin shumë vëmendje politike.

Prandaj, është zhgënjyese dhe shqetësuese që dialogu nuk po lëviz shpejt aktualisht. Por, BE-ja ka një përfaqësues të posaçëm të shkëlqyeshëm, dhe një ekip të shkëlqyeshëm, që unë e di se po punojnë fort për të përgatitur terrenin për momentin kur të paraqitet një mundësi më e mirë për të lëvizur përpara. Mbretëria e Bashkuar është sigurisht e vendosur për ta mbështetur BE-në në atë proces. Dhe, në ndërkohë, po siguron që kushtet në Kosovë të jenë më të mirat e mundshme, për të mundësuar një mjedis të mirë për këtë. Kjo është diçka që Kosova mund ta bëjë, pavarësisht bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe. Por, baza e dialogut do të ndikohet shumë nga kushtet në terren. Dhe, kjo është diçka që unë mendoj se është në kontrollin e Kosovës dhe të qeverisë së saj.

A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?

Radio Evropa e Lirë: Por, ka edhe një kusht tjetër, që kryeministri Kurti e ka vënë për vazhdimin e dialogut, dhe ai është ekstradimi i Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?

Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Radio Evropa e Lirë: Ku?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se fillimisht është çështje për autoritetet serbe, dhe ne, në mënyrë të qëndrueshme dhe të rregullt, flasim me autoritetet serbe për këtë. Nuk dua të hyj në atë se çfarë ndodh më pas, sepse mendoj, para së gjithash, se është çështje e sistemit gjyqësor serb për t’u marrë me këtë. Por, është vërtet e rëndësishme që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të vazhdojmë me pandëshkueshmërinë për atë sulm të tmerrshëm, dhe duhet të ketë veprime kundërzotërisë Radoiçiq dhe kolegëve të tij.

Radio Evropa e Lirë: Pra, po thoni se kryeministri duhet t’i përmbahet atij kushti?

Jonathan Hargreaves: Unë nuk po i referohesha asaj se a duhet të jetë kusht apo jo për dialog. Mendoj se është një proces që duhet të ndodhë. Gjithashtu, mendoj se sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të kthehen në rrugën e duhur, me një dialog konstruktiv mes tyre, aq më mirë do të jetë për popullin e Kosovës.

“Shëndetësia dhe arsimi, vetëm në përputhje me themelimin e Asociacionit”

Radio Evropa e Lirë: Ka, gjithashtu, një diskutim të vazhdueshëm tani, dhe ju përmendët mesazhin e kryeministrit për komunitetin serb, javën e kaluar, rreth integrimit të sistemit shëndetësor dhe atij arsimor. Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo është, në njëfarë mënyre, vijë e kuqe për ta. Si e shihni këtë proces? A jeni të përfshirë në diskutimet me Qeverinë e Kosovës për këtë?

Jonathan Hargreaves: Është një temë shumë e ndjeshme dhe, sigurisht, çdo familje do të mendojë shumë seriozisht për cilësinë e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, nga do të vijë ajo, si do të vazhdojë, si do të financohet, si fëmijët e tyre do të vazhdojnë të kenë qasje në to. Pra, është jashtëzakonisht… Ato dy çështje janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe, ndërkohë, janë çështje të mëdha për njerëzit anembanë Kosovës dhe kanë rëndësi për familjet në gjithë vendin.

Ato [shërbime] aktualisht ofrohen nga strukturat serbe. Dhe, ne gjithmonë kemi mbajtur qëndrimin se mënyra kryesore në të cilën ato duhet të qeverisen dhe rregullohen, sipas kuadrit ligjor të Kosovës, do të ishte përmes mekanizmit të dakorduar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, ne ende besojmë se ky është qëllimi përfundimtar, të arrihet dakordim, të formohet dhe të zbatohet një asociacion, i cili mbikëqyr ato shërbime.

Radio Evropa e Lirë: A pajtoheni që këto shërbime duhet të zgjidhen brenda Asociacionit, ashtu siç është paraparë në draft-statutin që iu paraqit kryeministrit Kurti?

Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se Asociacioni duhet të jetë pika përfundimtare, dhe çdo punë mbi shëndetësinë dhe arsimin duhet të jetë në përputhje me themelimin e një asociacioni. Mendoj se pika tjetër vërtet e rëndësishme është, dhe ndoshta një pikë edhe më e rëndësishme është, siç thashë, këto janë shërbime që prekin drejtpërdrejt familjet dhe individët. Dhe, çdo politikëbërës, kudo në botë, mendoj se do të pajtohej se të kesh një konsultim të vërtetë, një përfshirje reale të komuniteteve që do të preken nga ndryshimet, në mënyrën si u komunikohen atyre çështje kaq të rëndësishme, kjo duhet të jetë një bisedë e vërtetë.

Siç thashë, isha shumë i kënaqur të dëgjoja kryeministrin duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të diskutonte çështje të tilla me kryetarët e rinj të komunave. Por, gjithashtu, mendoj se ka kanale të ndryshme, përmes të cilave është vërtet e nevojshme që autoritetet e Kosovës të kenë komunikim real, personal dhe të drejtpërdrejtë me komunitetet që preken, dhe të gjejnë një mënyrë që, çfarëdo që do të ndodhë me ato shërbime, ato të mbeten të qasshme, me cilësi të lartë dhe të përballueshme.

Dhe, siç thashë, kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, sepse ky është një zotim afatgjatë i Kosovës. Por, gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, mendoj, [në konsultim] me komunitetet që do të preken nga ato.

Radio Evropa e Lirë: Por, pas asaj që ka ndodhur gjatë dy vjetëve të fundit në veri, duket sikur dialogu, komunikimi, kurrë nuk ka qenë më i largët mes serbëve lokalë dhe autoriteteve zyrtare në Prishtinë. Siç e thashë, kreu i Listës Serbe tashmë ka deklaruar se ato janë vijat e kuqe. Cila do të ishte mënyra që Qeveria e Kosovës t’u qaset këtyre njerëzve, të rikthejë ndoshta besimin e tyre, dhe të hapë diskutim për këtë çështje?

Jonathan Hargreaves: Sigurisht nuk pretendoj se është e lehtë, dhe ne, në Mbretërinë e Bashkuar, kemi njëfarë përvoje me komunitete që, për një kohë të gjatë, nuk i kanë besuar njëri-tjetrit. Po i referohem, natyrisht, situatës në Irlandën e Veriut. Me kalimin e kohës janë gjetur mënyra që këto komunitete të krijonin forma më të mira dialogu.

Mendoj se një pjesë e rëndësishme është përdorimi i mekanizmave të ndryshëm për biseda të sinqerta – qoftë përmes përfaqësuesve politikë, por edhe përmes shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë autentikë të komuniteteve. Por, ndoshta edhe më e rëndësishme është se Kosova, siç më thuhet shpesh dhe me të cilën pajtohem, ka një kornizë shumë të mirë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Korniza ekziston, por ajo që nuk ndodh gjithmonë është zbatimi i saj në mënyra të qarta, të arritshme dhe të qëndrueshme.

Ekzistojnë institucione dhe mekanizma shumë të dobishëm që mund të ndihmojnë në këtë drejtim – për shembull, Inspektorati i Policisë, një organizatë e mirë, por që duhet të jetë edhe më e qasshme dhe të tregojë reagim ndaj ankesave që i drejtohen. Roli i Avokatit të Popullit është, po ashtu, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ekziston edhe Zyra për Çështje të Komuniteteve, pranë Zyrës së Kryeministrit, e cila duhet të merret me çështjet e gjuhës, Zyra e Komisionarit për Gjuhët, dhe shumë të tjera.

Këto struktura ekzistojnë, por, shpeshherë, ka vende të paplotësuara, mungesë fondesh ose pengesa që komunitetet të kenë qasje në to, apo të dinë saktësisht si funksionojnë. Prandaj, mendoj se ka shumë hapa praktikë që mund të ndërmerren, përtej fjalëve dhe deklaratave të mira për qëllime, dhe që realisht do të tregonin se autoritetet e Kosovës duan t’ua bëjnë më të lehtë serbëve të Kosovës të ndihen pjesë e këtij shoqërimi.

Radio Evropa e Lirë: Do të ndalem edhe pak te dialogu. Duket sikur dialogu me Serbinë po e pengon përparimin e Kosovës drejt njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata të ndryshme, si Këshilli i Evropës, apo edhe NATO. Nëse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë – është pak hipotetike kjo – por nëse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë, a ka një pikë kur bashkësia ndërkombëtare do të thotë “mjaft me vonesa për Kosovën, le ta ndihmojmë të ecë përpara”?

Jonathan Hargreaves: Serbia dhe Kosova kanë bërë zotime në pika të ndryshme gjatë këtij procesi të dialogut, siç mund ta quaj, ndër vite, dhe ne do të donim të shihnim që të dyja palët – Serbia dhe Kosova – t’i zbatojnë plotësisht këto zotime. Kjo do të thotë që, sigurisht, Serbia ka përgjegjësi për gjërat për të cilat është zotuar, por edhe Kosova duhet të ecë përpara me gjërat për të cilat është zotuar vetë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë që Kosova të bëjë më shumë përparim drejt institucioneve ku ne, në fakt, duam ta shohim.

Ne duam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Shpesh, ne e mbrojmë rastin e Kosovës. Por, është më e vështirë kur ka vende që shohin çfarë po ndodh, dhe shohin disa zotime që ende nuk janë përmbushur. Është më e vështirë për ne t’i bindim të tjerët që Kosova duhet të bëhet pjesë e klubeve ku ata janë anëtarë, nëse nuk i përmbush zotimet që vetë i ka marrë përsipër.

Ajo që më duket se shqetëson shumë njerëz në këtë vend – dhe që, siç e përmenda në fillim të këtij diskutimi, është thelbësore për marrëdhëniet tona – është siguria e njerëzve të Kosovës. Dhe, sipas meje, mënyra më e mirë që njerëzit e këtij vendi të ndihen të sigurt është që Kosova të jetë anëtare e atyre organizatave ndërkombëtare që garantojnë këtë siguri.

Do të doja, siç thashë, ta shihja Kosovën duke bërë më shumë përparim drejt NATO-s. Do të doja ta shihja Kosovën duke luajtur rol edhe më të madh në atë që nganjëherë e quajmë eksportim të sigurisë. Kosova ka kapacitet dhe aftësi të jashtëzakonshme, për të cilat ne punojmë së bashku, për shembull në operacionin Interflex, ku Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në stërvitjen e ukrainasve.

Prandaj, mendoj se është në interesin e Kosovës të bëjë gjëra që na mundësojnë të ndihmojmë Kosovën të bëhet pjesë e këtyre organizatave ndërkombëtare. Por, Kosova, gjithashtu, duhet të jetë në gjendje t’i bindë anëtarët ekzistues të këtyre organizatave se mund të jetë pjesë e tyre.

Gjendja e sigurisë në Kosovë: E qetë, por e brishtë

Radio Evropa e Lirë: Meqë përmendët sigurinë, Mbretëria e Bashkuar, në njëfarë mënyre, kishte shprehur shqetësime para ngjarjes në Banjskë. E di që ambasadori i mëparshëm, në një intervistë, pati thënë se ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte në javët në vijim – dhe më pas ndodhi Banjska. Si do ta përshkruanit gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se, për momentin, në pamje të jashtme është e qetë, dhe shpresoj që kështu të vazhdojë. Por, mendoj se ekziston një brishtësi për të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Banjska dhe incidente të tjera treguan se gjithmonë ekziston një cenueshmëri ndaj ngjarjeve të tilla – sidomos kur ka arsye që komunitetet të mos i besojnë njëri-tjetrit, ose kur ndodhin situata që tregojnë përpjekje për të minuar institucionet.

Pra, në përgjithësi është e qetë, por e brishtë. Dhe, le të punojmë së bashku që kjo brishtësi të jetë e menaxhueshme, dhe ta zhvendosim drejt një drejtimi tjetër – drejt më shumë stabiliteti për të gjithë, sepse mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve.

Ne, sigurisht, kemi trupa këtu, si pjesë e KFOR-it. Aktualisht, kemi 350 trupa që janë pjesë e rezervës strategjike. Kjo situatë, pra, prek jo vetëm Kosovën, por edhe Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës të sigurojë që situata të mbetet jo vetëm e qetë, por edhe të fitojë qëndrueshmëri më të thellë.

Radio Evropa e Lirë: Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë regjistruar fluturime dronësh, që dyshohet se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe se Policia është në kontakt me KFOR-in dhe me partnerët. A dini diçka për këtë?

Jonathan Hargreaves: Jo, nuk i di hollësitë për këtë çështje. Jam shumë i bindur se drejtori Hoxha dhe KFOR-i do të vazhdojnë komunikimin shumë të mirë që e di se e kanë mes vete, për të kuptuar saktësisht çfarë po ndodh dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim.

Procesi i Berlinit

Radio Evropa e Lirë: Situata e sigurisë më çon edhe te Procesi i Berlinit. Migracioni, siguria dhe rritja ekonomike janë prioritetet e këtij samiti, i cili do të mbahet në tetor në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër. Përtej deklaratave, çfarë rezultate konkrete mund të presin Kosova dhe rajoni nga ky samit?

Jonathan Hargreaves: Jemi të kënaqur që këtë vit jemi mikpritës të Procesit të Berlinit. Siç përmendët, do të ketë një takim të liderëve më 22 tetor, në Londër. Para këtij takimi, ministrat e Jashtëm do të mblidhen në Irlandën e Veriut, ndërsa ministrat e Brendshëm dhe ata të Ekonomisë do të takohen, po ashtu, në Londër.

Ka një arsye pse quhet Procesi i Berlinit – sepse është një përpjekje e vazhdueshme, të cilën miqtë tanë shumë të mirë në Gjermani e kanë udhëhequr përgjatë dekadës së fundit, për të gjetur mënyra të shumta që qeveritë, shoqëria civile dhe bizneset nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të komunikojnë për çështje me të vërtetë të rëndësishme.

Këtë herë, besoj se kemi rreth 16 takime të ndryshme në rajon. Ne kemi dashur të sigurohemi që një pjesë e këtyre takimeve të zhvillohen brenda rajonit, dhe të udhëhiqen nga vendet e rajonit, për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit dhe për të forcuar bashkëpunimin praktik mes pjesëve të ndryshme të shoqërisë në Ballkanin Perëndimor.

Ka, sigurisht, disa gjëra konkrete që shpresojmë të dalin prej këtij procesi. Jemi shumë të kënaqur që vitet e fundit kemi punuar me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe së fundi edhe me Maqedoninë e Veriut, për një grup të përbashkët pune për migracionin, i cili na ndihmon të bashkëpunojmë në këtë fushë. Shpresojmë që Procesi i Berlinit të krijojë hapësirë për ta shtrirë këtë bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit.

Po ashtu, ky proces do të përdoret për të shtyrë përpara zbatimin e disa aspekteve të CEFTA-s, si dhe për çështje praktike që lidhen me teknologjinë, roaming-un dhe shumë tema të tjera, duke përfshirë edhe njohjet.

Radio Evropa e Lirë: Për shembull, për dokumentet mes Kosovës dhe Bosnjës.

Jonathan Hargreaves: Ky është një nga elementet për të cilat po punojmë shumë – njohja e letërnjoftimeve dhe, po ashtu, njohja e ndërsjellë e diplomave universitare – gjë që shpresojmë të jetë pjesë e zgjidhjes. Jemi shumë të lumtur që këtë vit jemi mikpritës të procesit. Kryeministri ynë ishte jashtëzakonisht i interesuar që ta bënim këtë, sepse kjo përfaqëson rëndësinë që Mbretëria e Bashkuar i kushton këtij rajoni, dhe rolit të tij në stabilitetin në të gjithë Evropën – gjë që, në një kuptim shumë më të gjerë, është në mendjen e të gjithë liderëve evropianë sot.

Pra, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e mozaikut të sigurisë dhe stabilitetit më të gjerë evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rol vërtet të rëndësishëm në këtë drejtim, dhe kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar është e interesuar ta lehtësojë këtë proces, përmes mënyrave praktike gjatë këtij viti.

Radio Evropa e Lirë: Si do t’u përgjigjeshit disa ekspertëve që na kanë thënë se Ballkani është në “vitet e 90-ta të reja”? Jeni të shqetësuar? E shihni edhe ju kështu, apo…

Jonathan Hargreaves: Mendoj se lloji i bashkëpunimit që po shohim gjatë këtij procesi tregon se nuk është gjithmonë e lehtë. Tregon se kujtimet është vështirë të tejkalohen, dhe tregon se ka gjëra për të cilat vendet nuk pajtohen plotësisht.

Por, rëndësia e këtij procesi qëndron pikërisht te fakti se ai është një hapësirë për kaq shumë çështje të ndryshme, që mundëson komunikim më të mirë, bashkëpunim më të mirë dhe, mbi të gjitha, përfitime praktike nga ky bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe, mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që të ecim përpara, e jo prapa./REL

The post Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet appeared first on Albeu.com.

Konstituimi i Kuvendit/ Ambasadori britanik në Kosovë: Udhëheqësit politikë të respektojnë vendimet e Kushtetueses!

23 September 2025 at 21:21

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë.

Këto deklarata ai i bëri pasi u takua me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme nga 5 shtatori deri më 30 shtator, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime dhe duke ndaluar zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Gjykata më e lartë në Kosovë është duke e trajtuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë.

“Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që lidhen me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë në mënyrë që t’i jepet fund ngërçit në të cilin është futur Kosova që një kohë të gjatë dhe në mënyrë që Kuvendi dhe Qeveria e re të mund të nisin punën në interes të popullit të Kosovës. Puna e Gjykatës është vitale në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia është thelbësore për punën e Gjykatës”, tha ambasadori Hargreaves përmes një postimi në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por edhe grupi i deputetëve të pakicave joserbe kanë dorëzuar komente në Kushtetuese, duke kërkuar nga gjykata më e lartë në Kosovë që të shpallë të papranueshme çështjen e Listës Serbe.

Pas vendosjes së masës së përkohshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zyrtarë të LVV-së, përfshirë nënkryetarin, Glauk Konjufca, e kanë kritikuar Kushtetuesen për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për mosndërhyrje në punën e Kushtetueses, ndërkaq, Ambasada gjermane në Prishtinë po ashtu u bëri thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të përmbahen nga sulmet ndaj saj.

Lista Serbe beson se janë kryer shkelje kushtetuese pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha – nga LVV-ja – i ka hedhur në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga minoriteti joserb dhe ai serb.

Kjo parti, që ka në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte vetëm Sllavko Simiqin edhe pasi ai dështoi t’i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve të votimit. Kur ajo nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, Basha vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Përveç të gjithë deputetëve të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiç nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. As Rashiç nuk i mori votat e nevojshme. Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e Kuvendit, pavarësisht moszgjidhjes së nënkryetarit të pestë./REL/

Ambasadori britanik: Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen për t’i dhënë fund ngërçit politik

23 September 2025 at 21:01


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të gjykatës në lidhje me formimin e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Mbretëria e Bashkuar pret që udhëheqësit politikë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mbyllet ngërçi politik që ka bllokuar vendin për një kohë të gjatë.

“Kuvendi dhe qeveria e re duhet të fillojnë punën në interes të qytetarëve të Kosovës,” citohet të ketë thënë ambasadori Hargreaves.

Ambasada britanike gjithashtu ka theksuar se puna e Gjykatës Kushtetuese është jetike për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës, duke nënvizuar se pavarësia e saj është themelore për funksionimin e drejtësisë në vend.

Ambasadori britanik në kampin “Bondsteel”, viziton ushtarët e Gardës Skoceze

19 September 2025 at 11:55


Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se ishte në vizitë në kampin Bondsteel.

Hargreaves thekson se ka vizituar Gardën Skoceze në këtë kamp, që sipas tij demonstron angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Pata kënaqësinë të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në Kampin Bondsteel këtë javë...Vendosja e tyre dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin në NATO dhe demonstron angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.


Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Corporation fuqi ekonomike për Kosovën

9 September 2025 at 18:49

Në ambientet e Fabrikës “Prince Caffe” në Pejë sot erdhi një mysafir i veçantë. Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves vizitoi çdo cep të vendit ku prodhohet kafja.

Ai u prit nga themeluesi Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë nga kush edhe u njoftua me procesin në plotni.

Hargreaves tha për Klan Kosova se ishte i lumtur që kishte realizuar një vizitë të këtillë në një vend që përbën fuqi ekonomike për Kosovën.

Poashtu i lanë përshtypje dy elemente:

“E mrekullueshme të jem këtu sot. Më bënë përshtypje të madhe dy gjëra. E para shtetet e shumta me të cilat kjo fabrikë ka bashkëpunim me shumëllojshmërinë e kafesë që prodhon. Dhe e dyta numri i personave të punësuar. Për Kosovën është e rëndësishme të ketë kompani të këtilla me këso kapacitete”, u shpreh Hargreaves pas vizitës disaorëshe tek Devolli Corporation.

Kujtojmë se ambasadori i Britanisë kishte vizituar edhe pikën e prodhimit të dyshekëve “Comodita” në Gjakovë ku ishte shprehur i habitur me kapacitetet e cilësinë e kësaj kompanie që është poashtu nën ombrellën e korporatës Devolli.

❌
❌