Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së

22 December 2025 at 19:20

Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar disa nene të Statutit dhe Rregullores së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilat ndalonin në mënyrë automatike punësimin e kandidatëve që kishin familjarë në të njëjtën njësi akademike.

Në aktgjykimin e datës 10 dhjetor 2025, Gjykata i dha të drejtë paditëses B. P., duke konstatuar se këto ndalesa shkelin parimet kushtetuese të barazisë dhe ligjet në fuqi për punësimin dhe konfliktin e interesit.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar:

  • Nenin 153, paragrafët 3 dhe 4 të Statutit të UP-së, i cili ndalonte zgjedhjen e kandidatëve që kanë persona në marrëdhënie familjare të punësuar në njësinë përkatëse akademike.
  • Nenin 7, paragrafin 6 të Rregullores nr. 2/254, e cila përcaktonte ndalesa specifike për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm me lidhje familjare (si prind-fëmijë, vëlla-motër, etj.).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Supremja shpall të paligjshme dhe shufqizon disa nene të Statutit të UP-së appeared first on Sinjali.

Sistem i dështuar! Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës

By: Ela
20 December 2025 at 08:18

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional. Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më […]

The post Sistem i dështuar! Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës appeared first on BoldNews.al.

Si të mbyllim hendekun mes arsimit e tregut të punës

By: Mira Leka
19 December 2025 at 22:06

Në Shqipëri ekziston një hendek i madh midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës, duke lënë shumë të rinj pa mundësi punësimi, edhe pse me diploma. Kurrikulat e bazuara kryesisht në teori nuk ofrojnë aftësi praktike, ndërsa sipërmarrjet kanë si shqetësim kryesor mungesën e punonjësve të kualifikuar. Ekspertët e arsimit shikojnë si zgjidhje zhvillimin e arsimit dual, me një bashkëpunim më të ngushtë të industrisë me universitetet.

 

Blerina Hoxha

Hendeku ndërmjet arsimit dhe nevojave të tregut të punës në Shqipëri është një problem që nuk ka mundur të zgjidhet në të gjithë periudhën e tranzicionit. Në vitin 2024, rreth 19,000 persona me arsim të lartë ishin të papunë të regjistruar në zyrat e punës, ndërsa mijëra të tjerë janë të dekurajuar.

Vetëm një pjesë e vogël e të diplomuarve gjen punë që përputhet me profilin e tyre, ndërsa pjesa tjetër ose mbetet e papunë, ose punon në pozicione që nuk kërkojnë kualifikime universitare.

Arsyeja kryesore e këtij hendeku qëndron në metodologjinë e mësimdhënies dhe përmbajtjen e kurrikulave akademike, të cilat janë shpesh të bazuara në teori dhe nuk sigurojnë aftësi praktike dhe teknike që kërkohen nga punëdhënësit.

Shumë të rinj ende zgjedhin fusha studimi që nuk korrespondojnë me nevojat e zhvillimit ekonomik, ndërsa sektorë që kërkojnë aftësi teknike ose digjitale mbeten me mungesë fuqie punëtore.

Ekspertët e arsimit propozojnë se kjo situatë mund të përmirësohet duke aplikuar sistemin dual të arsimit në arsimin e mesëm profesional dhe në atë të lartë, që do të thotë që nxënësit të ndajnë njohuritë ndërmjet shkollës dhe punës në të njëjtën kohë.

Ish-ministri i Arsimit, Prof. Myqerem Tafaj, në një analizë të posaçme për “Monitor”, vuri në dukje se oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional.

Por sot, sipas zotit Tafaj, disa industri dhe sektorë të vendit tonë janë të zhvilluara e të fuqizuara mirë, si sektorët e ndërtimit, ushqimit, turizmit, IT, bankave dhe energjisë. Këto industri janë edhe të mirorganizuara në Shoqata/Unione/Dhoma relativisht të konsoliduara.

Kanë potencial për investime, çka u jep atyre mundësinë të bëhen aktorët kyç në zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional në vendin tonë, për përgatitjen e forcave të kualifikuara të punës të të gjithë niveleve (punëtorë të kualifikuar, teknikë të mesëm dhe specialistë të lartë).

Investimet e pamjaftueshme në zhvillimin e aftësive të punonjësve dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim të mëtejshëm kanë bërë që një e pesta e të rinjve në vendin tonë të mos jenë as në punë, as në shkollë.

Historia ka treguar se kombet që investojnë në arsimin, shëndetin dhe punësimin e të rinjve kanë zhvillim të qëndrueshëm në afat të gjatë dhe më shumë shanse për të rritur mirëqenien se vendet e tjera që zgjedhin, p.sh., të investojnë në infrastrukturë fizike. Gjermania është shembulli më i prekshëm.

Përmes një strategjie në sistemin e arsimit profesional, ajo nxiti dhe krijoi një ekonomi të fuqishme dhe të specializuar në industri. Sistemi gjerman përgatiti të rinjtë për pozicione pune të mirëpaguara, bazuar në shkollimin teorik dhe praktik, çka e bëri vendin konkurrues në botë për prodhime industriale me vlerë të lartë.

Vende të tjera si Koreja e Jugut, Finlanda, Singapori dhe Kanadaja kanë përjetuar zhvillim të shpejtë ekonomik falë fokusit te të rinjtë. Por Shqipëria, e cila trashëgoi nga komunizmi ndoshta kapitalin më të çmuar – “dividentin demografik”, një popullsi të re në moshë – nuk e shfrytëzoi me maturi këtë potencial.

Gjatë 34 viteve të tranzicionit, të dëshpëruar nga mungesa e mundësive për punësim, arsimi i papërshtatshëm, korrupsioni i lartë, mungesa e meritokracisë dhe kostot e larta të strehimit, të rinjtë shqiptarë kanë humbur shpresën, duke zgjedhur në mënyrë masive emigrimin si zgjidhje për të ardhmen e tyre.

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se grupet e reja në moshë kanë shënuar rënie drastike në raport me popullsinë e përgjithshme. Në periudhën ndërmjet dy censeve, nga 2011 deri më 2023, popullsia e vendit shënoi rënie me rreth 14%, ndërsa të rinjtë (15-29 vjeç) u pakësuan me 39%.

 

Burimi: INSTAT

 

Zgjidhje, programet duale

Programet duale në arsimin e lartë në Europë funksionojnë si një model që kombinon mësimin akademik në universitet me punën praktike në një kompani.

Bashkë me teorinë në universitet, studentët përfshihen paralelisht edhe në punë reale në ndërmarrje. Gjatë vitit, ata kalojnë periudha të caktuara në universitet dhe periudha të tjera në kompani, duke alternuar mësimin me praktikën sipas një kalendari të paracaktuar.

Në Europë, sidomos në Gjermani, ky model është shumë i zhvilluar dhe i institucionalizuar. Universitete si HSBA apo DHBW e kanë strukturën e studimit të ndërtuar posaçërisht mbi këtë alternim.

Semestrat janë të ndarë në blloqe ku një pjesë është e fokusuar në teori dhe pjesa tjetër në punë praktike.

Për kompanitë, ky model është një mundësi për të marrë të rinj që trajnohen sipas nevojave të tyre dhe që zakonisht punësohen më pas me një kosto më të ulët trajnimi.

Për studentët, modeli dual u jep përvojë pune të vërtetë, aftësi profesionale që kërkohen në treg dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me punësimin, shpesh që para se të diplomohen.

Programet duale ndihmojnë edhe universitetet të qëndrojnë të lidhura me realitetin ekonomik, sepse kurrikulat e tyre ndërtohen në bashkëpunim me industrinë.

Kjo i bën studimet më të aktualizuara dhe më të përshtatshme me kërkesat e tregut. Ky model gjithashtu po zgjerohet në vende të tjera europiane, ku ka nisma për të forcuar bashkëpunimin mes universiteteve dhe bizneseve dhe për të reduktuar hendekun midis arsimit dhe tregut të punës.

Zoti Tafaj thotë se duhet një aleancë reale ndërmjet shtetit, biznesit dhe universiteteve për të bërë aktive programet duale. “Deri tani pranohet nga të gjithë aktorët se kjo Aleancë është e domosdoshme.

Por qeverisë i takon lidershipi për krijimin dhe funksionimin e kësaj Aleance.

Ajo duhet të krijojë disa parakushte të tjera që e mundësojnë këtë rol të ri të sipërmarrjes, duke filluar me përmirësimet e duhura në kuadrin ligjor të arsimit profesional dhe sidomos të arsimit të lartë, deri te rregullimet nxitëse financiare”, tha ai.

Sipas tij, modelet ekzistojnë dhe janë përshtatur edhe në vende të tjera të Ballkanit (p.sh., Serbia ka përshtatur plotësisht modelin e Zvicrës për arsimin dual).

Këto rregullime duhet të prekin edhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe arsimit të lartë, që ofrojnë programe të arsimit profesional dual.

Sipas tij, do të ishte një zgjidhje më e mirë hartimi i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional. Qeveria ka deklaruar disa herë se do të bëjë ndryshime në kuadrin ligjor të arsimit të lartë.

“Nëse nuk do të konsiderohet opsioni i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual, ndryshimet e ligjit të arsimit të lartë duhet të rregullojnë plotësisht edhe arsimin e lartë profesional, përfshirë format duale të tij”, tha ai.

 

Burimi: INSTAT

 

Aftësitë e punonjësve shqiptarë: vetëm 37% e BE-së

Një raport i Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregoi se aftësitë mesatare të punëtorëve shqiptarë arrijnë vetëm 37% të nivelit mesatar në Bashkimin Europian.

Kjo tregon se, edhe nëse një person ka diplomë, ai shpesh nuk ka aftësitë e duhura për kërkesat që ofrohen në shumë sektorë.

Nga ana tjetër, struktura e tregut të punës në Shqipëri po ndryshon drejt vendeve që kërkojnë dhe përdorin kualifikime të larta.

Një studim i fundit nga Banka Botërore tregoi se rritja e vendeve të punës për profesionistë me kualifikime të larta (high‑skill jobs) ka qenë shumë më e ngadaltë në dekadat e fundit krahasuar me punët me kërkesa më të ulëta për aftësi.

Modelet e vendeve të zhvilluara tregojnë shumë mënyra se si sipërmarrjet mund të ndikojnë në rritjen e aftësive. Bizneset mund të përfshihen direkt në procesin mësimor.

Kjo mund të përfshijë zhvillimin e moduleve praktike, punë praktike në kompani, ose projekte bashkëpunimi që simulojnë situata reale të punës.

Kur të rinjtë trajnohen në këtë mënyrë, ata dalin nga shkolla me aftësi të përdorshme, gjë që ul hendekun midis arsimit dhe tregut të punës.

Sipërmarrjet gjithashtu mund të ofrojnë burime materiale dhe teknologjike për shkollat dhe universitetet, p.sh., pajisje moderne, laboratorë praktikë dhe programe software, duke sjellë standarde më të larta mësimdhënieje.

Një tjetër mënyrë është krijimi i programeve të mentorimit dhe praktikave profesionale. Sipërmarrjet mund t’u ofrojnë të rinjve mundësi për të kaluar periudha të shkurtra pune ose praktike, ku ata përballen me sfida reale dhe mësojnë të punojnë në një ambient profesional.

Përveç kësaj, sipërmarrjet mund të angazhohen në trajnime të vazhdueshme për mësuesit dhe pedagogët, duke i njohur ata me teknologjitë dhe metodat më të fundit që përdoren në industri.

Kur mësuesit janë të përgatitur dhe të përditësuar me praktikat e tregut, ata mund të përforcojnë mësimin me shembuj praktikë dhe teknika të reja që lidhen me punën reale.

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

The post Si të mbyllim hendekun mes arsimit e tregut të punës appeared first on Revista Monitor.

Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës

By: Mira Leka
19 December 2025 at 22:04

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional.

 

Nga Prof. Myqerem Tafaj

Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në sektorët prodhues, ashtu edhe në sektorët e shërbimeve.

Kjo situatë po merr formën e krizës për burime njerëzore të mirëkualifikuara, sidomos në disa profesione të lidhura me disa sektorë kyç të ekonomisë sonë, si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe akuakultura, agropërpunimi si sektorë kyç të prodhimit të ushqimeve shtazore e bimore për popullatën, përpunimit dhe sigurisë së tyre. Situatë e ngjashme ekziston edhe për fusha e sektorë të tjerë, si pyjet, mjedisi, burimet minerare dhe burimet e tjera natyrore të vendit.

Pa harruar, në këtë kontekst, edhe thellimin e prirjes negative të largimit të të rinjve në profesionet e tjera që nuk lidhen me sektorë prodhues, por me sektorë bazë të shërbimeve siç është arsimi, konkretisht mësuesia në shkencat natyrore dhe ato ekzakte, aq sa numri i studentëve në programet e mësuesisë në matematikë, fizikë dhe kimi është aq i ulët, sa me vështirësi krijohet ndonjë një grup i vogël mësimor për t’i mbajtur hapur këto programe studimi.

Nga ana tjetër, po thellohet, nga viti në vit, prirja horizontale, pra që prek thuajse të gjithë fushat dhe profesionet, ajo e uljes së cilësisë së studentëve të rinj që regjistrohen, krahasuar me grupin e programeve të preferuara si mjekësia, shkencat teknike mjekësore, të kërkuara tani si lloj “green card” për tregun europian të punës në sektorin e shërbimit shëndetësor dhe të kujdesit social, sidomos të Gjermanisë, por edhe të vendeve të tjera.

Deri tani, këtë natyrë po merrnin edhe profesionet e IT, të cilët, me zhvillimet e vrullshme të AI, nuk mund të prognozohet se me çfarë sfidash do të përballen, madje edhe në të ardhmen e afërt.

Ky është karakterizim më shumë sasior i situatës së burimeve njerëzore të kualifikuara, çka është evidentuar në disa studime të tregut të punës në vendin tonë. Por, më kritike është ana tjetër e medaljes: cilësia e të shkolluarve. Në çdo studim apo anketim që bëhet edhe në vendin tonë, sipërmarrja e vlerëson të pakënaqshëm nivelin e përgatitjes së të porsadiplomuarve, sidomos atë të formimit praktik të tyre.

Sipërmarrjet përpiqen të përmirësojnë nivelin e kualifikimit për specialistët/ekspertët që rekrutojnë përmes afrimit të stazheve disamujore në kompani/biznes, përpara se atyre t’u besohen poste dhe detyra të caktuara. E njëjta situatë është edhe me nxënësit që përfundojnë shkollat e mesme profesionale që punësohen si punëtorë të kualifikuar ose teknikë të mesëm në kompani dhe biznese.

Edhe atyre u duhen 1-2 vite praktikë me mjeshtrit në profesione, në mënyrë që të fillojnë të punojnë disi të pavarur.

Kjo situatë e përshkruar më sipër është e mirënjohur për të gjithë. Çështja është se cilat janë rrugët e përmirësimit të kësaj situate, dhe, më konkretisht, çfarë roli mund të ketë vetë sipërmarrja në këtë sfidë.

Sipas përcaktimit në Kushtetutën tonë, arsimimi dhe kualifikimi sipas aftësive të fëmijëve dhe të rinjve është një nga objektivat themelorë socialë që synon shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që ai disponon.

Shkalla e përmbushjes së këtij objektivi social të shtetit reflektohet, më së pari, në kuadrin ligjor që mishëron këtë objektiv në ligje, si dhe me investimin që bën/planifikon qeveria, në burime njerëzore dhe mjete financiare, për arsimimin dhe kualifikimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Pavarësisht nga premtimet qeveritare, i gjithë opinioni është i bindur se investimi që ofron qeveria për arsimin është akoma shumë larg nevojave të mëdha të këtij sektori. Edhe në buxhetin e vitit 2026, investimi për një nxënës dhe student në arsimin publik është disa herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD.

Kjo do të thotë se, me një investim kaq të ulët, rruga e arritjes së standardeve europiane të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, nga ai parashkollor deri tek ai universitar, do të jetë shumë e gjatë.

Ndërkohë, sipërmarrja e vendit tonë kërkon cilësi më të lartë shkollimi dhe kualifikimi për të rinjtë që punëson. Pyetja që lind është: si mund të ndikojë vetë sipërmarrja për të rritur cilësinë e të shkolluarve?

Përvoja e vendeve të tjera ofron një sërë modelesh të mirënjohura të kontributit të sipërmarrjes në arsimin profesional të mesëm dhe të lartë, si dhe në kërkimin shkencor.

Por, unë dëshiroj të qëndroj në këtë shkrim, tek një prej modeleve më të suksesshme të kontributit të sipërmarrjes në arsim.

Është fjala për arsimin profesional dual, i cili origjinon nga shekulli i kaluar, i institucionalizuar me ligj federal në vitin 1969 në Gjermani, dhe pastaj u përhap, në forma të ndryshme, në shumë vende të tjera të Europës dhe më gjerë.

Zhvillimi i vrullshëm i industrisë gjermane pas Luftës së Dytë Botërore çoi në rritjen e nevojës jo vetëm për punëtorë, por edhe për teknikë të mesëm, si dhe specialistë të mirëshkolluar, jo vetëm teorikisht, por edhe nga ana praktike.

Prandaj, në fillim të viteve ‘70-të, kompania Daimler-Benz në Stuttgart, u bë nismëtare për hapjen e Akademive të arsimit profesional dual. Kjo kompani, së bashku me disa të tjera të mirënjohura të organizuara në Dhoma/Unione/Shoqata të industrisë të këtij Landi, themeluan edhe Akademitë (Berufsakademie) e para të arsimit të lartë profesional dual (“Duale berufliche Bildung”) për shkollimin e teknikëve dhe specialistëve të lartë.

Në dekadën e fundit, Akademitë profesionale janë transformuar në Shkolla të larta Duale (Duale Hochschulen).

Në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual thuajse gjysma e kohës së studimeve zhvillohet direkt në kompani/biznese, sipas parimit të të mësuarit përmes punës praktike profesionale të nxënësit/studentit në kompani.

Shqipëria e ka në kuadrin ligjor në fuqi, kolonën e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional. Arsimi i mesëm profesional në të gjitha format e tij, përfshirë edhe ai dual, është i institucionalizuar në ligjin e arsimit dhe formimit profesional.

Ndërsa ligji i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, rregullon arsimin e lartë profesional në formën e programeve të arsimit të lartë post-sekondar 2-vjeçar profesional, bachelor (që nuk përjashton formën profesionale), si dhe masterit profesional (1 dhe 2-vjeçar).

Të tre këto forma të arsimit të lartë mund të ofrohen nga të gjithë llojet e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), përkatësisht universitetet, kolegjet universitare, akademitë dhe kolegjet profesionale të larta.

Por ky ligj nuk e përfshin në asnjë nen të tij arsimin e lartë profesional me emërtimin “dual”, edhe pse e njeh Akademinë profesionale si institucion i arsimit të lartë i profilizuar, i cili, në përputhje me fushën përkatëse të kompetencës, mund të ofrojë programe të studimeve në të gjitha ciklet e studimit (post-sekondar, Bachelor, Master), si dhe programe studimi me karakter profesional.

Pra, legjislacioni ynë i arsimit ka hapësirë jo të vogël për zhvillimin edhe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional të formës duale. Aktualisht, disa shkolla të mesme profesionale kanë filluar të ofrojnë programe duale, me mbështetjen e projekteve të vendeve partnere, të koordinuar kryesisht nga Zvicra.

Edhe pse ligji i arsimit të lartë nuk e citon literalisht arsimin e lartë dual, aktet nënligjore rregullatore mundësojnë aplikimin e programeve Bachelor dhe Master të integruar me praktikën (formalisht të ngjashëm me arsimin dual), madje edhe me një raport të formimit praktik deri në 1/3 e totalit të krediteve (d.m.th. raporti teori afro 60-65% dhe praktikë afro 30-35%) në ciklin post-sekondar, Bachelor dhe Master profesional.

Disa nisma të arsimit të lartë të integruar me praktikën janë zhvilluar që nga viti 2007 dhe funksionojnë aktualisht në vendin tonë, në forma të ngjashme me atë dual, në ciklin Bachelor (në fushën e menaxhimit të bankave, turizmit dhe sipërmarrjes, zooteknisë dhe sigurisë së produkteve shtazore, si dhe disa programe profesionale në shërbimet e makinave, etj.). Shumë nga kurrikulat e programeve 2-vjeçare post-sekondare, që ofrojnë aktualisht IAL publike dhe private, janë të “prekur” nga sindromi i ngarkesës së madhe teorike, me një formim të dobët praktik.

Oferta e tanishme e sistemit tonë arsimor me programe të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional është e pamjaftueshme në raport me kërkesat e sipërmarrjes, si për punëtorë të kualifikuar dhe teknikë të mesëm, ashtu edhe për specialistë të nivelit Bachelor dhe Master profesional.

Prej vitesh janë bërë përpjekje me mbështetjen e madhe të projekteve të disa vendeve (Zvicra, Gjermania, Austria, Italia, etj.), për përfshirjen e biznesit dhe rritjen e rolit të tij në zhvillimin e arsimit të mesëm profesional, jo vetëm për formimin praktik të nxënësve, por edhe për hartimin e kurrikulave të programeve. Përfaqësues të biznesit janë prej gati 15 vitesh pjesë të bordeve të shkollave të mesme profesionale, si dhe të Këshillit Kombëtar të Arsimit Profesional.

Megjithatë, në çdo raport për arsimin tonë profesional, ende lexon se përfshirja e biznesit në zhvillimin e arsimit profesional është e mangët dhe roli i tij është ende i dobët. Këtë e dëgjuam edhe tani, në diskutimet për buxhetin e arsimit profesional, të shprehur nga ministria që e mbulon këtë sektor.

Në tërësi, deri tani, pas mbi tri dekadash, përparimi në arsimin e mesëm profesional është modest, edhe pse arsimi i mesëm profesional është nënsektori që ka pasur mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të huaj, sidomos Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Ndërsa në arsimin e lartë profesional në vendin tonë kemi vetëm elemente embrionale, më shumë në formë ose strukturën e kurrikulës.

Nga përvoja e vendeve që kanë traditën më të mirë në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional, dihet se roli i sipërmarrjes është përcaktues për zhvillimin e kësaj forme të arsimit.

Edhe pse projektet e para të reformimit të arsimit të mesëm profesional kanë filluar në vitet e para gati 30 vitesh, nuk mund të pritej ndonjë progres domethënës, sepse sipërmarrja private ishte inekzistente.

Sigurisht, ato zhvillime ruajtën të paktën personelin pedagogjik, kontribuuan në reformimin e kurrikulave, dhe, gradualisht, përmirësuan infrastrukturën e shkollave të mesme profesionale. Sipërmarrja filloi të zhvillohet realisht në dekadën e dytë të tranzicionit, për t’u fuqizuar në dekadën e tretë të tij.

Sot, disa industri dhe sektorë të vendit tonë janë të zhvilluara e të fuqizuara mirë, siç janë sektorët e ndërtimit, ushqimit, turizmit, IT, bankave, dhe energjisë. Këto industri janë edhe të mirorganizuara në Shoqata/Unione/Dhoma relativisht të konsoliduara.

Këto organizime kanë arritur tani një stad të përparuar të organizimit dhe kanë, në anëtarësinë e tyre, biznese me potenciale investimi të konsiderueshme, çka u jep atyre mundësinë të bëhen vërtet aktorët kyç në zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional në vendin tonë, për përgatitjen forcave të kualifikuara të punës të të gjithë niveleve (punëtorë të kualifikuar, teknikë të mesëm dhe specialistëve të lartë).

Këtë rol të aktorit kryesor sipërmarrja mund ta përmbushë në shumë forma. Njëra mund të ishte përmes një partneriteti institucional me shkollat dhe universitetet private ekzistuese, që kanë interes për një partneritet të tillë. Në disa vende ekziston edhe partneriteti me shkollat dhe universitetet publike, ku Shoqatat/Dhomat e sipërmarrjes private kontribuojnë për infrastrukturën mësimore praktike dhe mbështetjen financiare për formimin praktik të nxënësve dhe studentëve, dhe, në këmbim, marrin pjesë në bordet këshilluese për ofertën akademike (llojet e programeve dhe degëve) si dhe në bordet e mbikëqyrjes së shkollave dhe universiteteve që afrojnë këto programe.

Kjo formë është ndoshta akoma jo aq realiste, kryesisht për mentalitetin e të gjithë aktorëve (sipërmarrje, shkolla të mesme e të larta, shteti). Forma tjetër, ndoshta më realiste, do të ishte themelimi i shkollave të mesme dhe akademive profesionale duale nga vetë Dhomat/Unionet/Shoqatat e sipërmarrjeve. Hapësira ligjore ekziston pjesërisht në kuadrin aktual ligjor të arsimit profesional dhe arsimit të lartë për këto forma bashkëpunimi.

Por kuadri ligjor ekzistues duhet zgjeruar dhe përmirësuar, për të rregulluar njohjen e kontributit të biznesit në shkollim, mbështetjen e praktikave dhe stazheve praktike të paguara të nxënësve dhe studentëve, format e zhvillimit të studimeve, si dhe ndarja e qartë, strikte, e përgjegjësive midis partnerëve të biznesit (që lidhet me mbështetjen financiare dhe infrastrukturën, si dhe drejtimin menaxherial), nga përgjegjësitë e kolonës akademike që është e ndarë strikt nga ajo menaxheriale dhe drejtohet nga personeli drejtues akademik i shkollave dhe akademive profesionale. Modele shumë të mira orientuese për këto forma të shkollave dhe akademive profesionale ekzistojnë në shumë vende, sidomos në Gjermani dhe Zvicër.

Në këtë mënyrë, sipërmarrja mund të ndërmerrte një hap shumë të rëndësishëm për t’u bërë realisht aktor dhe kontributor kryesor në zhvillimin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional për përgatitjen e forcave të kualifikuara të punës që i duhen asaj (sipërmarrjes).

Ekzistojnë shumë forma të tjera të rritjes së kontributit të sipërmarrjes në arsimin e mesëm dhe të lartë profesional që aplikohen thuajse në të gjitha vendet e Europës dhe më gjerë, të cilat mund të përshtaten edhe për vendin tonë. Ky shkrim nuk mund të jetë ezaurues në karakterizimin e tyre.

Por, unë mendoj se një Aleancë reale midis sipërmarrjes, shtetit dhe shkollave/universiteteve, është faktor kyç përcaktues për zhvillimin e modernizimin e shpejtë të arsimit tonë të mesëm dhe të lartë profesional, i cili mund të përgatitë punëtorë të kualifikuar, teknikë të mesëm dhe specialistë dhe ekspertë të lartë, me aftësi teorike e praktike për të përballuar me sukses zhvillimin e dijes dhe teknologjisë në vendin tonë, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tregut tonë të punës, privat dhe publik.

Kjo Aleancë është e mundur të realizohet, sepse sot

(i) sipërmarrja është fuqizuar dhe e mirorganizuar, kërkesa e saj për profesionistë të mirëshkolluar është rritur, dhe ajo është ndërgjegjësuar shumë më mirë për rolin që duhet të luajë në arsimin profesional;

(ii) shteti ka mundësi financiare shumë më të mëdha për të investuar në arsimin profesional dhe për të promovuar më shumë rolin e biznesit;

(iii) kuadri ligjor e ka institucionalizuar disi mirë kolonën e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional,

(iv) shkollat profesionale dhe universitetet janë më të fuqizuara dhe kanë interes më të madh për bashkëpunim me sipërmarrjen për zhvillimin e ofertës së arsimit të mesëm dhe të lartë profesional, dhe

(v) mbështetja e huaj për zhvillimin e këtij lloji të arsimit është shumë më e madhe, dhe ajo do të rritet më tej, sa më shumë Shqipëria i afrohet BE, i cili ka programe shumë të mëdha mbështetëse për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional.

Atëherë çfarë duhet të ndodhë që kjo Aleancë të institucionalizohet dhe të veprojë realisht?

Deri tani pranohet nga të gjithë aktorët se kjo Aleancë është e domosdoshme. Por qeverisë i takon lidershipi për krijimin dhe funksionimin e kësaj Aleance.

Ajo duhet të krijojë disa parakushte të tjera që e mundësojnë këtë rol të ri të sipërmarrjes, duke filluar me përmirësimet e duhura në kuadrin ligjor të arsimit profesional dhe sidomos të arsimit të lartë, deri te rregullimet nxitëse financiare. Modelet ekzistojnë dhe janë përshtatur edhe në vende të tjera të Ballkanit (p.sh. Serbia ka përshtatur plotësisht modelin e Zvicrës për arsimin dual).

Këto rregullime duhet të prekin edhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe IAL publike apo private, që ofrojnë programe të arsimit profesional dual. Ndoshta do të ishte një zgjidhje më e mirë hartimi i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional. Qeveria ka deklaruar disa herë që do të bëjë ndryshime në kuadrin ligjor të arsimit të lartë.

Nëse nuk do të konsiderohet opsioni i një ligji të veçantë për arsimin e mesëm dhe të lartë profesional dual, ndryshime e ligjit të arsimit të lartë duhet të rregullonin plotësisht edhe arsimin e lartë profesional, përfshirë formën duale të tij.

 

 

The post Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me tregun e punës appeared first on Revista Monitor.

Ristani: Tirana, standarde edukimi të krahasueshme me qytetet evropiane

15 December 2025 at 17:12

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, tha sot se fëmijët janë në qendër të politikave të Bashkisë së Kryeqytetit.

E pranishme në ceremoninë e zhvilluar sot në Tiranë, ku Shkolla e Drejtorëve certifikoi 334 kandidatë për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor, ajo u shpreh se Bashkia e Kryeqytetit i vlerëson fëmijët si një aset të çmuar për të ardhmen.

Ristani, evidentoi investimet në infrastrukturë gjatë dhjetë viteve të fundit të realizuara nga Bashkia e Tiranës, për të ofruar standarde edukimi për fëmijët të krahasueshme me çdo qytet tjetër evropian.

Ristani tha se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi infrastrukturës, por edhe mirërritjes së fëmijëve, duke krijuar kushtet që ata të jenë qytetarë të denjë të së ardhmes, si një një aset i rëndësishëm i shoqërisë.

“Ne i vëmë fëmijët të parët, i vëmë në shtëpitë tona, në kulturën tonë, në mjediset tona, në buxhetin tonë në fund të ditës dhe kjo do të reflektojë jo vetëm në investimet, ato që janë të rënda, por edhe në investimet e buta, pra në infrastrukturën e butë, atë të edukimit, jo vetëm në kushtet në të cilat operojnë kopshtet apo çerdhet tona, pra i gjithë sistemi i arsimit parashkollor por edhe mënyrën se si qasemi ndaj arsimit parashkollor, mënyrën se si sillemi me fëmijët, ambientin që u krijojmë atyre”, tha ajo.

Në ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, si dhe drejtuesja e Shkollës së Drejtorëve, Jola Kepi.

Në përfundim të aktivitetit, u ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit.

/e.xh/a.f/

The post Ristani: Tirana, standarde edukimi të krahasueshme me qytetet evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fakulteti Juridik i UP-së nënshkruan bashkëpunim me Akademinë e Nurembergut për avancimin e së drejtës penale ndërkombëtare

12 December 2025 at 22:13

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se do të ketë një bashkëpunim të avancuar me Akademinë e Nurembergut (International Nuremberg Principles Academy), një institucion me reputacion ndërkombëtar, i vendosur në Nuremberg, Gjermani, vendi historik ku u zhvillua gjyqi i Nurembergut.

Akademia fokusohet në avancimin e së drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Avni Puka, më 10-12 dhjetor 2025 realizoi një vizitë zyrtare në Nuremberg me ftesë të Akademisë së Nurembergut. Gjatë vizitës, ai mori pjesë në prezantime në forumet e akademisë, takoi stafin dhe studiuesit e saj, si dhe u prit në një takim të veçantë nga Drejtori, Prof. Christoph Safferling.

Bashkëpunimi parashikon realizimin e vizitave studimore, pjesëmarrjen e personelit akademik dhe studentëve në konferenca, aktivitete hulumtuese me nivel të lartë, seminare, projekte dhe publikime akademike.

“Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi do të fokusohet në mbështetjen e programit master në gjuhë angleze të Fakultetit Juridik “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”, përmes pjesëmarrjes së profesorëve nga Akademia e Nurembergut dhe Shkolla Juridike e Universitetit të Erlangenit në ligjërata dhe organizimin e vizitave studimore të studentëve të këtij programi në Nuremberg, si dhe mbështetjen e zhvillimit e avancimit të misionit të “Qendrës për Studimin e Gjenocidit, Holokaustit dhe Drejtësi Tranzicionale” që është themeluar pranë Fakultetit Juridik UP.”, thuhet në njoftimin e Fakultetit Juridik.

Sipas njoftimit, puna e Akademisë së Nurembergut si institucion prestigjioz mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë për krimet kryesore ndërkombëtare, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimin e agresionit. Aktivitetet e Akademisë bazohen në trashëgiminë e Parimeve të Nurembergut, simbol i sundimit të ligjit dhe drejtësisë për krimet ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fakulteti Juridik i UP-së nënshkruan bashkëpunim me Akademinë e Nurembergut për avancimin e së drejtës penale ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

Inteligjenca Artificiale shtrin tentakulat në arsim/ Futet në kurrikula nga klasa e IV

By: Brisi
11 December 2025 at 14:44

Qeveria synon të përfshijë në kurrikulat e arsimit parauniversitar, në formë më të zgjeruar Inteligjencën Artificiale. Agjenda Digjitale Për Arsimin 2025-2030 rendit si një ndër pikat që do të ketë fokus të shtuar Inteligjencën Artificiale duke pasur parasysh praktikat që po ndjekin vende të tjera ku edukimi nis herët në bankat e shkollës. “Përfshirja e […]

The post Inteligjenca Artificiale shtrin tentakulat në arsim/ Futet në kurrikula nga klasa e IV appeared first on BoldNews.al.

Armë të ftohta në shkolla, por jo në raportet zyrtare! Oficerët e sigurisë 3 vite pa bërë kontrolle

9 December 2025 at 11:57

Nga Gazeta Si- Edhe pse u tha nga kryeministri Edi Rama u tha se Oficerët e sigurisë do mbrojnë fëmijët si dhe do jenë sytë dhe veshi i prindërve, realiteti është totalisht i ndryshëm. Siguria në shkolla përgjatë periudhës shtator 2021- dhjetor 2024 ka rezultuar një process jo efektiv, si rezultat i mangësive të kuadrit ligjor, mos ushtrimit si duhet i rolit të oficerëve të policiësë si dhe mungesës së monitorimit të tyre.

Në këtë përfundim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer në disa shkolla.

Në pesë shkollat (Shkolla e Bashkuar Zejmen – Lezhë, Shkolla e Mesme të Bashkuar Gosë – Rrogozhinë, Shkolla 9 vjeçare “Fan Noli” – Tiranë, Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Tiranë, Gjimnazi “Arben Broci” – Tiranë) ku u intervistuan  Oficerët e sigurisë dhe drejtorët e shkollave, u shtrua pyetja, se: “Sa kontrolle fizike janë zhvilluar nga OS- të gjatë periudhës objekt auditimi?”.

Referuar përgjigjeve të dhëna dhe këqyrjes së dokumenteve të dosjeve të OS- ve, u konstatua,se kontrolli fizik i nxënësve dhe ai mjedisor, për të evidentuar raste armëmbajtjeje, posedim lëndësh narkotike, apo pijeve alkoolike, përjashtuar gjimnazi “Arben Broci”, nuk ishte zhvilluar kurrë gjatë gjithë këtyre viteve, në këto shkolla.

Përjashtim bëjnë vetëm dy kontrolle në këtë gjimnaz.

Arsyet dhe justifikimet e dhëna nga OS gjatë intervistave për moszhvillimin e kontrolleve fizike ishin të ndryshme.

“Mundohem t’a shmang kontrollin fizik, që të evitoj konfliktin me prindërit, meqë e cilësojnë si etiketim të fëmijës. Nuk kemi bërë asnjë kontroll fizik” u shpreh oficeri i sigurisë të Gjimnazit “E. Ç.”.

Në Urdhrin91 nr. 31, datë 28.1.2020, është përcaktuar detyrimi që oficerët e sigurisë duhet të zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve.

Me përjashtim të dy rasteve, të regjistruara në 2023 dhe 2024, në shkollat e tjera, nuk është ushtruar asnjë kontroll fizik ndaj nxënësve dhe asnjë kontroll i mjediseve të shkollave.

Oficerët e sigurisë i shmangin kontrollet, për të shmangur konfliktin me prindërit, të cilët e konsiderojnë kontrollin si një akt që etiketon fëmijët.

KLSH shkruan se  mungesa e kontrolleve shton rrezikun e qarkullimit dhe mbajtjes së mjeteve dhe lëndëve, që cenojnë sigurinë në shkolla.

Gjithashtu, udhëzuesi për praktikën e punës së  OS përcakton se raporti i incidenteve/probkematikave i dërgohet policisë por, nisur nga kontratimet e KLSH, oficerët e sigurisë vetëcensurohen, nga presioni i drejtuesve të shkollave.

Gjithashtu, ato lënë me vetëdije të pazbatuara detyrime të parashikuara qartë në akte nënligjore, si ai i kontrolleve fizike të nxënësve, për të shmangur konflikte me prindërit, në raste të caktuara e shohin me skepticizëm bashkëpunimin me policinë dhe në raste të caktuara vuajnë nga një formim profesional i mangët

Mos mbulimi i të gjitha shkollave me oficerë sigurie ka cënuar gjithashtu sigurinë në shkolla si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi midis Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe Akademisë së Sigurisë, nuk është në nivele të duhura.

Oficerët e sigurisë në shkolla nuk monitorohen, as nga drejtuesit e IAP-ve dhe, as nga strukturat përkatëse të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar.

Paraprakisht, shkruhet në auditim, vlen të nënvizohet se nuk ka të dhëna të plota lidhur me numrin e rasteve/incidenteve të administruara në shkollat shqiptare nga oficerët e sigurisë dhe arsyet janë nga më të ndryshmet.

– Ka mungesë mbledhjeje dhe përpunimi të dhënash, nga institucionet e arsimit, sikurse ka dhe mbledhje të dhënash të pabazuar në ligj.

– Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, marrin nga shkollat ku shërbejnë OS-të, referime rastesh/incidentesh, raporte javore apo dhe vjetore të tyre, por këto të dhëna nuk i përpunojnë, analizojnë, apo përcjellin në hallkat eprore të zinxhirit organizativ.

– Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar – AKAP, institucion në varësi të MAS, e cila e ka detyrë të saj, “të organizojë punën për menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e institucioneve të sistemit arsimor parauniversitar”, nuk merr dhe nuk përpunon asgjë nga kjo masë të dhënash.

– Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk janë të plota.

Nga raportimet e OS, rezulton se problematika më e shpeshtë, është ajo e dhunës fizike, me 892 raste të referuara. Dhuna psikologjike/verbale radhitet e dyta, me 333 raste në këto vite. E treta, ndër problematikat më shqetësuese, me të cilat ballafaqohet siguria në shkolla, është bullizmi, e cila është raportuar 186 herë, në të njëjtën periudhë.

Por, po t’u referohemi të dhënave të Pyetësorit të grupit të auditimit, i cili iu drejtua vetëm 227 nxënësve, u konstatua se armët e ftohta janë vërejtur një apo dy herë gjatë vitit, nga 36 nxënës apo 15,8 % e tyre.

Këtu kuptojmë se sa të mangëta janë të dhënat e referuara nga oficerët e sigurisë, sipas të cilave, në vitin 2022- 2023, me numrin më të lartë të referimit të rasteve të këtij lloji, rezulton të ketë pasur vetëm 16 raste.

The post Armë të ftohta në shkolla, por jo në raportet zyrtare! Oficerët e sigurisë 3 vite pa bërë kontrolle appeared first on Gazeta Si.

Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me Tregun e Punës

By: Mira Leka
8 December 2025 at 20:48

Nga Prof. Myqerem Tafaj
 
Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në sektorët prodhues, ashtu edhe në sektorët e shërbimeve.
Kjo situatë po merr formën e krizës për burime njerëzore të mirëkualifikuara, sidomos në disa profesione të lidhura me disa sektorë kyç të ekonomisë sonë, si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe akuakultura, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Nga klasa te karriera, aleanca që lidh shkollën me Tregun e Punës appeared first on Revista Monitor.

Si të mbyllim hendekun

By: Mira Leka
8 December 2025 at 20:47

Në Shqipëri ekziston një hendek i madh midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës, duke lënë shumë të rinj pa mundësi punësimi, edhe pse me diploma. Kurrikulat e bazuara kryesisht në teori nuk ofrojnë aftësi praktike, ndërsa sipërmarrjet kanë si shqetësim kryesor mungesën e punonjësve të kualifikuar. Ekspertët e arsimit shikojnë si zgjidhje zhvillimin e arsimit dual, me një bashkëpunim më të ng...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si të mbyllim hendekun appeared first on Revista Monitor.

“Thika ka zëvendësuar librin”/ Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë, jo festë

By: Brisi
8 December 2025 at 09:36

Në Ditën e Rinisë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e thellë për rritjen e dhunës mes të rinjve dhe për dështimin e institucioneve në mbrojtjen dhe edukimin e brezit që po rritet. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit tragjike ku të rinj kanë humbur jetën, Mehmeti theksoi se problemi nis që në familje, […]

The post “Thika ka zëvendësuar librin”/ Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë, jo festë appeared first on BoldNews.al.

Hajrullahu: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet

5 December 2025 at 20:08

Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, duke folur për tendën e KEDS-it në pronën e UP-së që po pengon largimin e shtyllës së tensionit të lartë te objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe funksionalizimin e objektit, rektori Arben Hajrullahu tha se ky fakultet, për mungesë hapësire të mësimit, rrezikon seriozisht të mos akreditohet dhe të mbyllet, njofton UP.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu bëri me dije se situata është shumë serioze dhe nuk ka më as edhe një orë për të humbur.

“Nuk mund ta zhvillojmë mësimin në ara, por na duhet shtëpi. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk ka shtëpi”, tha ai, thuhet në njoftim.

Ai tha se UP-ja ka përkrahjen nga të gjitha institucionet publike për zhvendosjen e shtyllës të tensionit të lartë nga afërsia e objektit të FBV-së, por tregoi se KEDS-i nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zhvendosjen e depos, edhe pse kjo gjë i është kërkuar edhe zyrtarisht nga universiteti prej fillimit të korrikut të vitit 2025.

“Me pamje të marra nga gjeoportali, një platformë online e pronave e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, rektori tregoi se depoja që po rrezikon mbylljen e një fakulteti të rëndësishëm të UP-së, nuk ka ekzistuar para tetor të vitit 2020”, shkruan RTK.

Ai paralajmëroi veprime tjera deri në lirimin e plotë të pronave të UP-së, ndërsa ftoi të gjitha organet e rendit dhe sundimit të ligjit që të merren seriozisht me të gjithë uzurpatorët e hapësirave nën shfrytëzim të Universitetit të Prishtinës.

Me rektorin në konferencën për gazetarë ishin edhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, prof Arben Musliu, prodekani Fatgzim Latifi dhe profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. Përparim Ameti.

UP-ja thotë se për pengesat që KEDS-i po i shkakton funksionalizimit të FBV-së, Universiteti i Prishtinës të martën doli më një sqarim të detajuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajrullahu: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet appeared first on Sinjali.

Rama vijon të “shkretojë” Shqipërinë! Ul fondet për arsimin deri në vitin 2028, jo më shumë se 2.1% të PBB

By: Ela
4 December 2025 at 09:33

Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026-2028. Shqipëria alokon pak fonde për arsimin. Sipas INSTAT, shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2,9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe […]

The post Rama vijon të “shkretojë” Shqipërinë! Ul fondet për arsimin deri në vitin 2028, jo më shumë se 2.1% të PBB appeared first on BoldNews.al.

Miratohet plani i veprimit të agjendës digjitale për arsimin 2025-2030

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi “Planin e veprimit të agjendës digjitale për arsimin 2025-2030”, duke përfshirë standardet për arritjen e kompetencës digjitale.

Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të përmendura në tekstin e këtij plani veprimi për zbatimin e këtij vendimi.

Ky plan synon të transformojë sistemin arsimor shqiptar përmes digjitalizimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Plani synon zhvillimin e kompetencave digjitale për nxënësit dhe mësuesit, zgjerimin e rrjetit të SMARTlab-eve në shkollat bazë dhe të mesme, furnizimin me 5500 laptopë për shkollat publike, me mbështetjen e Bankës Botërore, CEB dhe IPA III, zgjerimin e lidhjes broadband dhe Wi-Fi me shpejtësi të lartë në të gjitha institucionet arsimore, krijimin e mekanizmave monitorues për të ndjekur progresin e digjitalizimit në arsim si dhe rritjen e përfshirjes sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të gjelbër në sistemin arsimor.

Gjithashtu ky plan kontribuon gjithashtu në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, në veçanti në fushën e arsimit dhe shoqërisë digjitale.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Miratohet plani i veprimit të agjendës digjitale për arsimin 2025-2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studentët e regjistruar nga 2011-a e deri sot, mund të marrin numrin e matrikullimit në e-Albania

2 December 2025 at 09:59

Nga sot, 2 dhjetor, studentët dhe ish-studentët e universiteteve do të mund të aplikojnë online, përmes e-Albania, për të marrë informacionin mbi statusin e numrit të matrikullimit.

Shërbimi jep informacion në kohë reale për numrin e matrikullimit me një nga statuset:

-Aprovuar

-Në proces

-Refuzuar

Përfshihen të gjithë studentët e regjistruar nga viti akademik 2011-2012 e në vijim. Ata duhet të përzgjedhin mënyrën e identifikimit në platformë, specifikisht shtetas shqiptar apo i huaj.

Numri i matrikullimit (kod unik), është një numër identifikimi që çdo student merr kur regjistrohet në universitet dhe ai përdoret për regjistrime akademike, transferime studimesh e deri te dokumentet apo diplomat.

The post Studentët e regjistruar nga 2011-a e deri sot, mund të marrin numrin e matrikullimit në e-Albania appeared first on Gazeta Si.

Arrihet marrëveshja, në UP do të ketë afat të nëntorit dhe prillit

1 December 2025 at 18:20

Tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, të cilët njoftuan se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së.

Sipas njoftimit, ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrihet marrëveshja, në UP do të ketë afat të nëntorit dhe prillit appeared first on Sinjali.

Llatja: Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore

1 December 2025 at 15:43

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Në 116-vjetorin e hapjes së Normales së Parë në Elbasan, një nga institucionet më të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar, Bashkia e Elbasanit nderoi traditën arsimore të qytetit dhe vizionin për të ndërtuar një të ardhme më cilësore për nxënësit dhe të rinjtë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se “arsimi është themeli mbi të cilin është ndërtuar qyteti ynë dhe ku projektohet e ardhmja jonë e përbashkët nga tradita tek vizioni ku duam të shkojmë”. Sipas tij, investimet që po kryhen në infrastrukturën shkollore synojnë krijimin e një rrjeti institucionesh moderne, të sigurta dhe frymëzuese.

“Arsimi është themeli i së ardhmes sonë. Me investimet që po ndërmarrim duam të shkojmë nga tradita drejt vizionit tonë për shkolla të sigurta, moderne dhe frymëzuese për fëmijët tanë. Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë sot në ambiente të reja shkollore, me hapësira bashkëkohore sportive dhe fusha të rindërtuara” deklaroi Llatja.

Ai theksoi se vitet e fundit janë rikonstruktuar një sërë shkollash të rëndësishme në qytet. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Bashkia e Elbasanit ka realizuar ndërhyrje të thella për t’i sjellë shkollat në standardet e institucioneve moderne evropiane.

Në listën e shkollave të rikonstruktuara përfshihen: “Onufri”, “Fadil Gurmani”, “Jorgji Dilo”, “Europa”, “Abdyl Paralloi”, “Ptoleme Xhuvani”, “Luigj Gurakuqi”, “Mengel”, “Jonuz Carshiu”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe disa të tjera, të cilat tashmë ofrojnë klasa të ngrohta, laboratorë teknologjikë, ambiente të përmirësuara mësimore dhe terrene sportive të hapura për komunitetin.

Llatja bëri të ditur se investimet do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Brenda vitit 2026, shkollat ‘Dhaskal Todri’, ‘Naim Frashëri’, ‘Fejzulla Guranjaku’ dhe shkolla e Shushicës do të jenë të rikonstruktuara sipas standardeve më të larta. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në të gjitha shkollat e Bashkisë Elbasan, duke investuar në hapësira sportive, laboratorë teknologjikë dhe programe që rrisin aftësitë e fëmijëve” theksoi ai.

Kryetari Llatja u shpreh se përmirësimi i cilësisë së arsimit është angazhim afatgjatë dhe premtim për brezat që rriten në këto klasa.

“Sepse të investosh në arsim do të thotë të investosh në të ardhmen e fëmijëve tanë të Elbasanit dhe të Shqipërisë” përfundoi ai.

/e.xh/a.f/

 

The post Llatja: Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Boçi: Seancë dëgjimore me Kumbaron për efektet e ligjit për barazinë gjinore në shkolla

26 November 2025 at 15:00

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Kryetari i Komisionit të Edukimit, Shkencës dhe Sportit, Luçiano Boçi, propozoi sot që ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, të thërritet në një seancë dëgjimore në komision, në lidhje me një lajm të publikuar në medie për një broshure e cila u është shpërndarë fëmijëve në shkollën “Lidhja e Prizrenit” për konceptin e gjinisë.

Sipas denoncimit të prindërve, përmes kësaj broshure fëmijëve iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social.

“Një shqetësim i pasqyruar dje në media lidhur me një ngjarje që ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në raport me efektet që do të ketë ligji i miratuar në Kuvend për barazinë gjinore. Shqetësimi ynë si opozitë është që ky ligj përmbys strukturën edukuese në Shqipëri ndikon në programe kurrikula dhe më pas efektet do t’i japë dhe në tekstet. Ngjarja e parë ka ndodhur, është shpërndarë një broshurë në këtë shkollë, ku relativizohet koncepti binar i gjinisë dhe ka pasur një reagim të fortë të prindërve ndaj kësaj broshure e cila është justifikuar nga psikologia si hedhja e një informacioni promovues”, parashtroi Boçi.

“Prindërit nuk e pranojnë, por rreziku është tek porta. Ligji heq konspektin binar të mbështetur mbi biologjinë. Nuk do të jetë reagimi i parë nëse ky ligj do të fillojë të aplikohet. Aq më tepër që ligji akoma nuk është dekretuar. Po çorientojnë nxënësit fëmijët të cilët pikëpyetjen më të madhe e kanë se kush janë ata më veten e tyre”, tha Boçi.

Boçi propozoi që për të pasur dijeni në raport me efektet që do të ketë ky ligj në shkolla, të thirret në seancë dëgjimore ministren e Arsimit.

“Propozoj marrë shkas dhe nga kjo ngjarje, për të folur edhe për situatën në arsimin parauniveristar por edhe për arsimin universitar, vendosim një datë me konsensus që ministrja të vijë dhe të paraqitet dhe për të dhënë shpjegime”, tha Boçi.

Por deputetët e mazhorancës theksuan se fillimisht duhet marrë informacion i saktë në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur.

“Edhe ne e kemi ndjekur lajmin, por akoma është i paqartë si lajm në lidhje me kush e ka përgatitur broshurën, në çfarë procedure është shpërndarë, sepse sipas prononcimit të psikologes thuhet se materiali ka qenë pjesë e programit të mëparshëm dhe nuk ka lidhje me ligjin e miratuar të barazisë gjinore”, u shpreh deputetja Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit.

“Ne propozojmë të marrim një informacion me shkrim urgjent sot në mënyrë që të kemi më shuëm detaje në lidhje me ngjarjen dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe një seancë dëgjimore do ta zhvillojmë. Nuk jam e qartë nëse ka lidhje me ligjin. Ta ezaurojmë këtë çështje me një kërkesë urgjente për informacion dhe nga informacioni që do të marrim ta shqyrtojmë nëse duhet të vijë në komision apo jo”, u shpreh Evis  Kushi.

Deputetja Ogerta Manastirliu, po ashtu ish-ministre e Arsimit, shtoi se “ne sot nuk jemi në dijeni nëse kanë ndodhur ndryshime të kurrikulave zyrtare apo ndryshim të tjera që më pas do të sjellin këto efekte. Nuk mund të bëhemi pjesë e fake news apo informacioneve jo të sakta apo edhe informacioneve gjysmë të vërteta”.

Gjatë mbledhjes u ra dakord për të bërë një kërkesë për informacion.

/m.q/j.p/

The post Boçi: Seancë dëgjimore me Kumbaron për efektet e ligjit për barazinë gjinore në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Është zhvlerësuar paga’/ Dorëzohet në kuvend projektligji për njohjen e diplomave të mësuesve para vitit 2015

24 November 2025 at 12:45

Nga Gazeta Si- Miratimi i një akti normativ që zhvlerësoi diplomën e mësuesve të diplomuar para vitit 2015 ka shtyrë mësuesit që të dërgojnë në kuvend një projektligj të ri i cili ka për qëllim të zgjidhë problemin e pagave të rreth 11 mijë mësuesve në sistemin parauniversitar.

Në VKM e pagave në 2014, diplomat 3 vjeçare të mësuesve që kanë mbaruar studimet me sistemin e vjetër janë zhvlerësuar, duke u reflektuar edhe në paga.

Kështu, një diplomë 3 vjeçare para sistemit të Bolonjës është njehsuar me një diplomë Bachelor, edhe pse asokohe 3 vjecari konsiderohej si cikël i mbyllur dhe cilësohej “Cikël i plotë i studimeve, me titull mësues i profilit”, pasi në ato vite programi ishte hartuar që të zhvillohej i plotë në 3 vite.

Ndërkohë, me ligjin e ri, ‘bachelor’ përfshin vetëm mbylljen e ciklit të parë të studimeve, pa një titull specifik. Kështu, mësuesit që kanë mbaruar ‘bachelor’ me cikël të plotë paguhen njësoj si mësuesit që kanë mbaruar ‘bachelor’ si cikël të parë studimi.

Në pagë, mësuesit që kanë mbaruar cikël të plotë 3 vjeçar paguhen 10 mijë lekë rrogë bazë, nga 14 mijë lekë që duhej të paguheshin.

Projektligji është dërguar nga deputetja Ina Zhupa e cila bashkë me disa mësuese, tha se kjo është një padrejtësi që u bëhet.

Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor thotë se pas 25 vitesh punë, diploma e saj zhvlerësohet dhe nuk paguhet në të njëjtën mënyrë si kolegët e saj.

“Ky projektligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar.”

Teuta Langa, mësuese e edukimit fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk njihet plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë. 

Ndërsa Alma Lama, kryetare e sindikatës së bashkuar të mësuesve tha se kjo VKM është dërguar edhe në Kushtetuese por nuk është marrë një vendim pasi votimi u nda 4 me 4.

The post ‘Është zhvlerësuar paga’/ Dorëzohet në kuvend projektligji për njohjen e diplomave të mësuesve para vitit 2015 appeared first on Gazeta Si.

Dy muaj pa mësim, nxënësit e Stapanicës në Malishevë ende pa mësimdhënës

22 November 2025 at 22:43


Nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralelja e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës, prej më shumë se dy muajsh po përballen me mungesë të mësimdhënësve, duke mos zhvilluar me rregull procesin mësimor. Kjo situatë ka revoltuar prindërit, të cilët e konsiderojnë si torturë për fëmijët që vijnë në shkollë, por largohen pa mbaruar orarin. Megjithatë, drejtori i Arsimit në Malishevë, Sabit Berisha, thotë se problemi pritet të zgjidhet së shpejti.

Në shkollë vijnë me orar por dalin pa përfunduar i tëri.

Kjo pasi këta nxënës të klasës së 4-të të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralele e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës nuk kanë mbajtur mësim tash e 2 muaj.

Me të njëjtin problem po përballën edhe nxënësit e klasës së pestë si pasojë e mungesës së mësimdhënësve.

“Në shkollë vina për çdo ditë, mësim nuk mbajmë që dy muaj ditë. Veç po vijmë e po kthehemi pas nuk po vijnë mësuesit”, ka theksuar Luan Veselaj, nxënës i klasës së 4-të.

“Mësim nuk mbajmë tash e dy muaj se nuk na vjen mësuesja”, ka thënë Ronela Krasniqi, Nxënëse e klasës së 4–të.

Mosmbajtja e mësimit tash e 60 ditë i ka revoltuar prindërit e të miturve.

“Jemi të shqetësuar për shkak të neglizhencës së mësimit, klasa e 4-të dhe e 5-të shkaku i mësueses që ka qenë më herët ajo është në pushim të lehonisë. DKA e Malishevës e ka hapur konkursin për me pru me dhanë mësim e kanë refuzu e kanë hapë konkursin tjetër. Këtu në realitet nuk është duke u mbajtë mësim tash e dy muaj”, ka theksuar Shaban Musaj, prind.

Madje dikush prej tyre po e konsideron këtë situatë torturuese për fëmijët.

“I sjellim fëmijët këtu i lëmë në lagështi edhe ju thonë shkoni nga shtëpia. Taman shkojmë te shtëpia na thojnë hajdeni merrni djalin pasi nuk ka mësim, ai nuk është veç tash por qe 3 muaj nuk kanë mësim fëmijët”, ka deklaruar Hazir Veselaj, prind.

Por sipas u.d së drejtorit të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ky problem do të zgjidhet shpejt.

“Ne e kemi hapë konkursin menjëherë për Stapanicë por procedurat për hapjen e konkursit merr kohë. Jemi në finalizim. Sigurisht që në momentin që do fillojmë punën me mësuesin e ri do konsultohemi për të bërë kompensim të orëve”, ka deklaruar Sabit Berisha, U.d i drejtorit të DKA-së.

Sipas tij kjo situatë pritet të zgjidhet të hënën./Tv Dukagjini

- YouTube youtu.be

❌
❌