Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga “perla turistike” tek rrëshqitjet e dheut, premtimi i harruar për Funarin

8 December 2025 at 10:00

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, gjatë fushatës zgjedhore, prezantoi planin e tij për turizmin

Ndërsa kërkonte mandatin e dytë, Llatja theksonte rëndësinë e rimëkëmbjes të rrugës së Funarit, fshatit turistik 22 km larg Elbasanit.

Në Maj 2023, gjatë një takimi elektoral, kryebashkiaku Llatja u premtoi banorëve të Funarit se “këtë vit do të rregullojmë pjesën e parë të rrugës ekzistuese” 

Krah tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS në atë kohë, Damian Gjiknuri, premtoi mbështetjen e qeverisjes qendrore, specifikisht kryeministrit Rama, me “4-fish më shumë investime”

faqen zyrtare të bashkisë Elbasan, Funari promovohet si një perlë turistike e pazbuluar me 4 liqene dhe 7 fshatra në administrim.

Megjithatë, për të tretin vit radhazi, premtimi për rimëkëmbjen e rrugës drejt kësaj perle mbetet i pambajtur.

Bazuar në përgjigjen e kërkesës për informacion dërguar Bashkisë Elbasan këtë vit, duket se premtimi është harruar fare.

përgjigjen e dërguar në Shtator 2025, Bashkia e Elbasanit kursen fjalët e tepërta duke na orientuar ta gjejmë informacionin e kërkuar “të publikuar tek regjistri i kërkesave për vitin 2024 në webin e Bashkisë Elbasan, pasi kjo është një kërkesë e ripërsëritur disa herë nga ana juaj”

Ndërkaq në përgjigjen e vitit 2024, Bashkia Elbasan refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve për projektin e rrugës së Funarit duke deklaruar se “ky investim është kompetencë e Këshillit të Qarkut Elbasan” 

Ndërkaq, Këshilli i Qarkut Elbasan na informoi se “nuk ka kryer asnjë investim për rrugën e Funarit dhe nuk ka parashikuar fond për këtë rrugë”

Nga verifikimi në terren në Tetor 2025, Faktoje vëzhgoi se rruga e Funarit ishte shtruar në disa segmente, ndërsa në pjesë të tjera të saj ende nuk ishte vënë dorë. Koha dhe kushtet atmosferike kanë lënë gjurmën e tyre të dukshme. 

Rruga e Funarit, Bashkia Elbasan, 6 tetor 2025

Rruga e Funarit, Bashkia Elbasan, 6 tetor 2025

Rruga e Funarit, Bashkia Elbasan, 6 tetor 2025

Rruga e Funarit, Bashkia Elbasan, 6 tetor 2025

Pjesa më e dëmtuar e rrugës, ku kishte rrëshqitje dheu, kishte të njëjtën pamje si 2 vitet paraardhëse, kur Faktoje vizitoi rrugën për të verifikuar mbajtjen e premtimit të kryebashkiakut.

Rruga e Funarit, Bashkia Elbasan, 6 tetor 2025

Në fund të rrugës lodhëse, gjetëm një infopoint të zbrazët dhe një liqen të tkurrur. 

Funar, Bashkia Elbasan, 6 tetor 2025

Kështu, për të tretin vit radhazi, premtimi zgjedhor i kryebashkiakut të Elbasanit mbetet i pambajtur.

The post Nga “perla turistike” tek rrëshqitjet e dheut, premtimi i harruar për Funarin appeared first on Faktoje.al.

Llatja: Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore

1 December 2025 at 15:43

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Në 116-vjetorin e hapjes së Normales së Parë në Elbasan, një nga institucionet më të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar, Bashkia e Elbasanit nderoi traditën arsimore të qytetit dhe vizionin për të ndërtuar një të ardhme më cilësore për nxënësit dhe të rinjtë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se “arsimi është themeli mbi të cilin është ndërtuar qyteti ynë dhe ku projektohet e ardhmja jonë e përbashkët nga tradita tek vizioni ku duam të shkojmë”. Sipas tij, investimet që po kryhen në infrastrukturën shkollore synojnë krijimin e një rrjeti institucionesh moderne, të sigurta dhe frymëzuese.

“Arsimi është themeli i së ardhmes sonë. Me investimet që po ndërmarrim duam të shkojmë nga tradita drejt vizionit tonë për shkolla të sigurta, moderne dhe frymëzuese për fëmijët tanë. Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë sot në ambiente të reja shkollore, me hapësira bashkëkohore sportive dhe fusha të rindërtuara” deklaroi Llatja.

Ai theksoi se vitet e fundit janë rikonstruktuar një sërë shkollash të rëndësishme në qytet. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Bashkia e Elbasanit ka realizuar ndërhyrje të thella për t’i sjellë shkollat në standardet e institucioneve moderne evropiane.

Në listën e shkollave të rikonstruktuara përfshihen: “Onufri”, “Fadil Gurmani”, “Jorgji Dilo”, “Europa”, “Abdyl Paralloi”, “Ptoleme Xhuvani”, “Luigj Gurakuqi”, “Mengel”, “Jonuz Carshiu”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe disa të tjera, të cilat tashmë ofrojnë klasa të ngrohta, laboratorë teknologjikë, ambiente të përmirësuara mësimore dhe terrene sportive të hapura për komunitetin.

Llatja bëri të ditur se investimet do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Brenda vitit 2026, shkollat ‘Dhaskal Todri’, ‘Naim Frashëri’, ‘Fejzulla Guranjaku’ dhe shkolla e Shushicës do të jenë të rikonstruktuara sipas standardeve më të larta. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në të gjitha shkollat e Bashkisë Elbasan, duke investuar në hapësira sportive, laboratorë teknologjikë dhe programe që rrisin aftësitë e fëmijëve” theksoi ai.

Kryetari Llatja u shpreh se përmirësimi i cilësisë së arsimit është angazhim afatgjatë dhe premtim për brezat që rriten në këto klasa.

“Sepse të investosh në arsim do të thotë të investosh në të ardhmen e fëmijëve tanë të Elbasanit dhe të Shqipërisë” përfundoi ai.

/e.xh/a.f/

 

The post Llatja: Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November 2025 at 18:18

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të firmëtarit të Aktit të Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani.

Deputetët e Elbasanit Adi Qose, Aulona Bylykbashi, Sara Mile, Evis Kushi, prefekti i Qarkut Ilir Bejtja, drejtuesi politik i qarkut Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, përfaqësues të pushtetit vendor, qytetarë dhe nxënës të shkollave, vendosën kurora me lule dhe zhvilluan homazhe pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit.

Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Gledian Llatja përcolli urimet për Festën e Flamurit dhe Pavarësisë, duke theksuar rolin historik të Elbasanit si një nga djepet e Pavarësisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Aqif Pashë Elbasanit dhe patriotëve të tjerë elbasanas në themelimin e shtetit shqiptar. Ai nënvizoi se respekti për figurat e historisë është detyrim qytetar dhe institucional, si dhe një mesazh edukues për brezat e rinj.

Edhe drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, në përshëndetjen e tij, vuri theksin te mirënjohja ndaj firmëtarëve të Pavarësisë dhe uroi qytetarët për 28 Nëntorin, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vazhdimit të projekteve zhvillimore në Elbasan dhe në mbarë qarkun.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, ku u bashkuan institucione, përfaqësues politikë dhe qytetarë, duke e kthyer homazhin në një akt simbolik nderimi për historinë, identitetin kombëtar dhe rolin e Elbasanit në Pavarësinë e Shqipërisë.

/e.i/r.e/

The post Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Llatja në Austri: Elbasani, qendër e rëndësishme industriale dhe destinacion për investime

26 November 2025 at 15:48

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, mori pjesë në Konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri–Austri, zhvilluar në Parlamentin austriak, ku prezantoi potencialin e madh që Shqipëria ofron për investime, e në veçanti Elbasani, si një nga zonat më të rëndësishme industriale të vendit.

Llatja vuri në dukje pozicionin strategjik të Elbasanit si qendra më e madhe industriale në Shqipëri, territor me traditë në industri dhe me mundësi të shumta për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, si dhe pol tërheqës për investitorët e huaj.

Kryebashkiaku u ndal veçanërisht te mundësitë e investimit në industrinë përpunuese, energjinë e gjelbër, projektet infrastrukturore dhe fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ai theksoi se procesi i integrimit europian dhe përgatitjet drejt axhendës 2029 i japin Shqipërisë dhe veçanërisht Elbasanit një avantazh të rëndësishëm konkurrues, duke e bërë vendin edhe më tërheqës për sipërmarrjet austriake që kërkojnë partneritete të reja në rajon.

Në këtë atmosferë festash kombëtare, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i Elbasanit dhe Shqipërisë në zemër të institucioneve austriake u cilësua nga kryebashkiaku si një nder dhe përgjegjësi, por edhe si një mundësi reale për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe për të hapur rrugë të reja zhvillimi për qytetin dhe vendin. /j.p/

1 nga 5

The post Llatja në Austri: Elbasani, qendër e rëndësishme industriale dhe destinacion për investime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku Gledian Llatja prezanton Elbasanin në Parlamentin Austriak si qendër e rëndësishme industriale dhe destinacion për investime

By: lindita
26 November 2025 at 12:23

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, mori pjesë në Konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri–Austri, zhvilluar në Parlamentin Austriak, ku prezantoi potencialin e madh që Shqipëria ofron për investime, me fokus të veçantë te Elbasani, si një nga zonat më të rëndësishme industriale të vendit. Gjatë fjalës së tij, Llatja vuri në dukje pozicionin strategjik të Elbasanit si qendra më e…

Source

Elbasan, hapet qendra e katërt multifunksionale për të moshuarit

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Bashkia e Elbasanit vijon angazhimin e saj për përmirësimin e cilësisë së jetës së moshës së tretë, me hapjen e qendrës së katërt multifunksionale të Kujdesit Ditor për të Moshuarit, një hapësirë e re që ofron kujdes, ngrohtësi dhe shërbime cilësore për komunitetin e të moshuarve.

Në këtë qendër multifunksionale ofrohen asistencë shëndetësore bazë, fizioterapi, këshillime sociale, si dhe aktivitete të ndryshme argëtuese që nxisin komunikimin dhe aktivizimin e anëtarëve. Hapësira është menduar si një shtëpi e dytë, ku çdo detaj është kujdesur për t’u ofruar pjesëmarrësve komoditet, ngrohtësi dhe respekt.

Çdo ditë, punonjëset e qendrës kujdesen për matjen e tensionit dhe kontrollin e diabetit, ofrojnë çaj e kafe sipas dëshirës, ndërsa në ambientet e tjera zhvillohen seanca fizioterapie dhe aktivitete që sjellin buzëqeshje e energji pozitive.

Falë programit dhe bashkëpunimit të Zyrës së Punës me UNDP Albania, të rinj të angazhuar janë bërë pjesë e këtyre qendrave, duke mbështetur stafin në ofrimin e shërbimeve dhe në gjallërimin e jetës sociale të të moshuarve. Ky bashkëpunim ndihmon në forcimin e solidaritetit ndërbrezor dhe krijimin e një komuniteti më të bashkuar.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka zhvilluar vizitën e tij në qendër, ku është takuar me të moshuarit dhe me stafin, duke ndarë me ta ide dhe iniciativa të reja për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve.

“Elbasani është qyteti i njerëzve me shpirt dhe traditë. Kujdesi për të moshuarit nuk është vetëm detyrim, por respekt për brezat që kanë ndërtuar këtë qytet. Synimi ynë është që çdo i moshuar të ketë një vend ku ndjehet i mirëpritur, aktiv dhe pjesë e komunitetit”, u shpreh Llatja gjatë vizitës.

Qendra e Kujdesit Ditor për të Moshuarit në Elbasan është shembull i përkushtimit të bashkisë për ndërtimin e një modeli social gjithëpërfshirës, ku çdo brez gjen hapësirën dhe vlerën e vet në jetën e përditshme të qytetit.

Bashkia Elbasan ka paralajmëruar hapjen edhe të dy qendrave të tjera të këtij lloji brenda vitit, duke zgjeruar kështu rrjetin e kujdesit dhe mbështetjes për moshën e tretë në çdo lagje të qytetit.

/k.s/j.p/

The post Elbasan, hapet qendra e katërt multifunksionale për të moshuarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asnjë shenjë për ndërtimin tre pikave të grumbullimit të prodhimit bujqësor në Elbasan 

20 October 2025 at 10:00

Gjatë fushatës zgjedhore të 2023, kreu i Bashkisë Elbasan Gledjan Llatja prezantoi planin e tij për zhvillimin e bujqësisë. Ndër të tjera, kryebashkiaku që po kërkonte mandatin e dytë premtoi ndërtimin e pikave të grumbullimit të prodhimit bujqësor në Shushicë, Bradashesh, dhe Gjergjan.

Dy vite më vonë, ky premtim vijon të mbetet i pambajtur.

përgjigje të kërkesës për informacion dërguar nga Faktoje në Korrik 2025 ku kërkonim përditësim mbi premtimin e kreut të saj, Bashkia Elbasan na udhëzoi të kërkonim informacionin “tek regjistri i kërkesave për vitin 2024 në Webin e Bashkisë Elbasan, pasi kjo është një kërkesë e ripërsëritur disa herë nga ana juaj”

përgjigjen e vitit 2024, Bashkia Elbasan na kishte dërguar të dhëna mbi “gjendjen aktuale të agropërpunimit” duke radhitur numrin e pikave të grumbullimit dhe punishteve dhe duke pohuar se “ky sektor duhet të zgjerohet dhe të fuqizohet sepse tërheq prodhimet bujqësore e blegtorale”

Megjithatë, Bashkia nuk i ishte përgjigjur pyetjeve që kishin të bënin direkt me fuqizimin e këtij sektori të rëndësishëm, konkretisht kur dhe si do të krijohen pikat e grumbullimit në Bradashesh, Gjergjan dhe Shushicë, siç premtoi Llatja.

Ndërkaq, në një përgjigje të vitit 2023, Bashkia Elbasan na kishte thënë se “është menduar që të ngrihet një pikë grumbullimi për frutat në njësinë administrative Shushicë në vendin e quajtur ish-qendra e rezervave të Shtetit”

Ky është i vetmi detaj konkret i dhënë nga Bashkia Elbasan në 3 vite sa i përket premtimit të Llatjas për pikat e grumbullimit në 3 fshatra.

Kështu Faktoje, për të tretin vit radhazi, u nis për tek ish-Rezervat e Shtetit në Shushicë për të verifikuar në terren premtimin e kryebashkiakut.

Në Tetor, rrugës për në Shushicë, pemët e kopshteve nga të dyja anët e rrugës përkulen nga shegët dhe rrushi. Buzë rrugës, vendas të moshuar shesin prodhimet e bahçes pavarësisht shiut.

Elbasan, 24 tetor 2023

Ndërkaq, në Qendrën e Rezervave të Shtetit në Shushicë, ashtu si një vit më parë, nuk dukej se kishte filluar puna për ta transformuar atë në një pikë grumbullimi bujqësore.

Qendra e Rezervave të Shtetit, Shushicë, Elbasan, 6 tetor 2025

Për momentin, Qendra duket se po shërben si pikë grumbullimi skrapi, mbushur me motomjete dhe automjete të prishura stivuar në kapica.

Qendra e Rezervave të Shtetit, Shushicë, Elbasan, 6 tetor 2025

Banorët e fshatrave Shushicë, Bradashesh dhe Gjergjan pohuan për Faktoje se ndërtimi i pikave të grumbullimit do të ishte i volitshëm për ta. 

Në mungesë të këtyre pikave, ata detyrohen të shesin në buzë të rrugës ose t’i dërgojnë prodhimet për t’i shitur në Elbasan, me shpenzimet e tyre. Disa prej tyre pranuan se i tregtojnë prodhimet me humbje, vetëm që të mos përfundojnë duke i hedhur poshtë. 

Kështu, për të tretin vit radhazi, premtimi zgjedhor i kryebashkiakut të Elbasanit mbetet i pambajtur.

Faktoje.al, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), monitoron 10 bashki në vend, duke verifikuar nëse premtimet e kryebashkiakëve po mbahen apo jo.

The post Asnjë shenjë për ndërtimin tre pikave të grumbullimit të prodhimit bujqësor në Elbasan  appeared first on Faktoje.al.

Pastrimi i përroit Gurrë i Shushicës mbetet ende premtim i pambajtur

18 October 2025 at 10:00

Në vitin 2023, ndërsa i kërkonte mandatin e dytë banorëve të Shushicës, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, u premtoi atyre pastrimin e përroit të Gurrës.

24 prill 2023, gjatë një takimi elektoral, kryebashkiaku Llatja u tregoi banorëve të Shushicës planet e tij:

“Ne kemi edhe një projekt tjetër, që duam të pastrojmë përroin e Shushicës, Gurrën tuaj këtu, Gurrën e Shushicës. E dimë që ka probleme, ka sjellë prurje të mëdhaja, nuk është pastruar. Duam ta pastrojmë edhe atë. Dhe ai është një projekt i madh që kërkon një mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Prandaj deputetja Desantila [Tahiraj] bashkë me Damianin [Gjiknuri] po luftojnë që ne të krijojmë mundësinë dhe fondet të pastrohet e gjithë Gurra”

Më herët, në 14 shkurt 2023, në një tjetër takim me banorët e Shushicës, Llatja kishte premtuar se “në pranverë kur të pushojnë shirat do të pastrojmë përroin e Gurrës”

Megjithëse videot, dikur të publikuara në faqen zyrtare të kryebashkiakut në Facebook, tashmë rezultojnë të jenë fshirë, Faktoje ka ruajtur klipin e mëposhtëm, ku mund të shihet ende Llatja duke dhënë premtimin me gojën e tij.

Në vitin e tretë radhazi të verifikimit, premtimi i Llatjas mbetet i pambajtur.

Bazuar në përgjigjen e kërkesës për informacion dërguar Bashkisë Elbasan, ai duket se është harruar fare.

përgjigjen e dërguar në Shtator 2025, Bashkia e Elbasanit kursen fjalët e tepërta duke na orientuar ta gjejmë informacionin e kërkuar “të publikuar tek regjistri i kërkesave për vitin 2024 në Webin e Bashkisë Elbasan, pasi kjo është një kërkesë e ripërsëritur disa herë nga ana juaj”

Që nga viti i kaluar, Bashkia Elbasan nuk ka bërë asnjë përparim për të përmbushur premtimin zgjedhor të kryebashkiakut Llatja.

Sipas përgjigjes së Bashkisë Elbasan as në 2024 nuk kishte një projekt rehabilitimi për Gurrën e Shushicës, një përrua i përshkruar nga vetë Bashkia si “shumë i rrezikshëm, pasi gjatë periudhës së dimrit, nga prurjet e tepërta, del nga shtrati i tij dhe përmbyt gjithë fushën e Shushicës”

Një projekt pritash malore përgjatë Gurrës së Shushicës, që u postua nga kryebashkiaku Llatja në Janar 2025, duket se nuk përfshinte pastrimin e premtuar të Gurrës.

Gjatë verifikimit në terren në Tetor 2025, Faktoje vëzhgoi se përroi i Shushicës nuk ishte pastruar. 

Përroi i Shushicës, 6 tetor 2025

Përroi i Shushicës, 6 tetor 2025

Të dyja anët e tij ishin të mbushura me mbeturina, e njejta pamje si në verifikimet e fundit në terren, në Shtator 2024, dhe në Tetor 2023.

Përroi i Shushicës. Tetor 2023, Shtator 2024, Tetor 2025

Në një përgjigje të mëparshme, Bashkia Elbasan ka thënë se investimi i fundit për pastrimin e Gurrës është bërë në Janar 2022. 

Në këto rrethana, premtimi i kryebashkiakut të Elbasanit, Gledjan Llatja, për pastrimin e Gurrës së Shushicës mbetet i pambajtur për të tretin vit radhazi.

Faktoje.al, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), monitoron 10 bashki në vend, duke verifikuar nëse premtimet e kryebashkiakëve po mbahen apo jo.

The post Pastrimi i përroit Gurrë i Shushicës mbetet ende premtim i pambajtur appeared first on Faktoje.al.

Premtim gjysmë i mbajtur për rindërtimin e dy shkollave në Elbasan

16 October 2025 at 10:00

Në kërkim të mandatit të dytë gjatë fushatës së vitit 2023, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja premtoi rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu” në fshatin Tregan dhe rikonstruksionin e shkollës “Naim Frashëri” në qytetin e Elbasanit.

Në fund të 2025, vitit të tretë të verifikimit nga Faktoje, premtimi i kryetarit të bashkisë është gjysmë i mbajtur.

Në vitin 2023 Bashkia Elbasan i tha Faktoje se këto projekte “janë të pamundura për tu financuar nga buxheti i Bashkisë Elbasan” 

Që nga viti 2020, Bashkia Elbasan i ka kërkuar qeverisë për financim nga buxheti i shtetit për projektet e premtuara nga kryebashkiaku.

Në vitin zgjedhor 2025, duket se qeveria i ka kthyer sytë nga Elbasani dhe ka zgjidhur qesen.

Rikonstruksioni i shkollës “Naim Frashëri” në Elbasan

Këtë vit, përgjigja që Bashkia Elbasan i ktheu kërkesës për informacion dërguar nga Faktoje jep lajmin e mirë se rikonstruktimi i shkollës “Naim Frashëri” është në proces prokurimi.

Sipas të dhënave nga Open Data Albania, Bashkia Elbasan ka hapur procedurën për tenderimin e rindërtimit të kësaj shkolle në Shtator 2025. Kohëzgjatja e kontratës parashikohet të jetë 15 muaj ndërsa projekti 240 milionësh do të financohet nga Buxheti i Shtetit për vitet 2025, 2026 dhe 2027.

Nga verifikimi në terren në Tetor 2025 Faktoje konstatoi se 690 nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” vijojnë të bëjnë mësimin me turne në ndërtesën ekzistuese. Krahas shkollës, aty ku në 2023 ndodhej një kantier ndërtimi, qëndron një godinë 7-katëshe.

Shkolla “Naim Frashëri” në Elbasan, 6 tetor 2025

Rindërtimi i shkollës “Jonuz Çarçiu” në Tregan

Në fshatin turistik Tregan, prindërit, mësuesit dhe nxënësit janë të gëzuar që pas 5 vitesh shkolla “Jonuz Çarçiu”, e vetmja e fshatit, tashmë me një ndërtesë të re ka hapur dyert për 200 nxënës këtë vit shkollor. 

Shkolla “Jonuz Çarçiu” në Tregan, 6 tetor 2025

Ndërtesa e vjetër e shkollës, mbyllur si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i Nëntorit 2019, qëndronte në majë të një kodre të paktën deri në Shtator 2024, kur Faktoje vizitoi Treganin. Në atë kohë, banorët e fshatit shpresonin që pushteti lokal do t’i kthente sytë nga halli i tyre përpara zgjedhjeve të përgjithshme në 2025. 

Duket se intuita e tyre nuk gaboi. Në 10 tetor 2024, kryebashkiaku Llatja deklaroi gjatë një takimi me banorët e Treganit se rindërtimi i shkollës 9-vjeçare kishte nisur. Më 9 shtator 2025, Llatja postoi krenar në Facebook pamje nga hapja e shkollës së re. Pas 5 vitesh zvarritje, shkolla u prish dhe u zëvendësua me një godinë më të madhe e moderne brenda një viti.

Rindërtimi i kushtoi Buxhetit të Shtetit dhe Bashkisë Elbasan 161 milionë lekë.

Shkolla “Jonuz Çarçiu” në Tregan, 6 tetor 2025

Nxënësit që për pesë vite udhëtonin 5 km me autobuzë për të ndjekur mësimin me turne në fshatin Kuqan pohojnë të ngazëllyer se “këtu është më mirë.”

Prindërit, gjithashtu, janë lehtësuar nga meraku dhe kostot e transportit. Mësuesit tregojnë se shkolla e re e shumëpritur është mjaftueshëm e madhe dhe lirimi nga mësimi me turne ka kontribuar në mbarëvajtjen e mësimdhënies.

Shkolla “Jonuz Çarçiu” në Tregan, 6 tetor 2025

Krahas gëzimit, drejt përfundimit të bisedës, prindër dhe mësues u shprehën se rruga e  përpjetë që të çon tek shkolla e re është dëmtuar nga makineritë e ndërtimit që kanë kaluar mbi të dhe ende nuk është riparuar, duke shpresuar se Bashkia do ta çojë punën deri në fund.

Rruga që të çon tek shkolla “Jonuz Çarçiu” në Tregan, 6 tetor 2025

Faktoje.al, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), monitoron 10 bashki në vend, duke verifikuar nëse premtimet e kryebashkiakëve po mbahen apo jo.

The post Premtim gjysmë i mbajtur për rindërtimin e dy shkollave në Elbasan appeared first on Faktoje.al.

“Kivi nga Elbasani po gjen vend në tregjet e huaja”, Kryebashkiaku Llatja viziton fermerin në Jagodinë

By: lindita
6 October 2025 at 09:31

Fermerët e Jagodinës po tregojnë se bujqësia e Elbasanit po njeh zhvillim të qëndrueshëm dhe orientim drejt tregjeve të eksportit. Një shembull i qartë është fermeri Jani Avdiu, i cili këtë vit ka arritur të shesë të gjithë prodhimin e kivit ende pa e vjelë, me një çmim shumë të favorshëm në tregjet ndërkombëtare. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë vizitës së tij në fermën e…

Source

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

By: Ela
4 October 2025 at 15:43

Në nëntor të vitit 2024, SPAK-u goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, e cila pothuajse i ka dhënë fund pas dy dekadash sundimit të oganizatës kriminale-mafioze Çapja. “Truri financiar” i organizatës është konsideruar 52-vjeçari Bujar allias Marsel Shega, i cili u arrestua në Itali. I akuzuar nga SPAK për trafik droge dhe pastrim parash në kuadër […]

The post Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Lagja “Fushë-Mbret” feston 90-vjetorin, nderon figura të shquara nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

4 October 2025 at 13:41

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Lagjja historike “Skënderbej” në Elbasan festoi 90-vjetorin e themelimit me një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe Princ Leka, nipi i Mbretit shqiptar Ahmet Zogu.

Kjo lagje u themelua në vitin 1935, si pjesë e Reformës Agrare të Mbretit Zog, që synonte sistemimin e familjeve shqiptare të dëbuara nga Kosova dhe Maqedonia. “Fushë-Mbret” u bë strehë e re për dhjetëra familje që lanë pas trojet e tyre, duke ndërtuar këtu një komunitet të fortë, me vlera të spikatura qytetare e kombëtare.

Në ceremoninë përkujtimore, e zhvilluar në ambientet e lagjes, u nderuan me certifikata mirënjohjeje figura të shquara të komuniteteve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, për kontributin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturës dhe traditave.

Të vlerësuarit ishin, Bajram Ipeku, për guximin dhe vendosmërinë që hapën rrugë për brezat e rinj të Pejës, Sadik Merko, patriot nga Struga, i njohur për angazhimin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare. Idris Gërlica Krasniqi, rapsod popullor dhe ruajtës i trashëgimisë kulturore shqiptare,Hasan Feratozi, nacionalist nga Maqedonia, i dalluar për përkushtimin ndaj çështjes shqiptare, Mustafa Dauti, myfti i respektuar, që ruajti traditat dhe identitetin shpirtëror të komunitetit mysliman, dhe Faslli Berisha, përfaqësues i një familjeje patriotike me kontribut në Luftën Nacionalçlirimtare dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Gjatë aktivitetit u përkujtua edhe momenti historik i  tetorit 1935, kur në lagjen “Fushë-Mbret” u vendosën për herë të parë 56 familje kosovare dhe 15 familje maqedonase, duke shënuar fillimin e një bashkëjetese shembullore që vijon prej nëntë dekadash.

Kryetari Gledian Llatja theksoi se lagjja “Fushë-Mbret” përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së qytetit dhe të identitetit të tij kulturor. Ai vuri në dukje se vitet e fundit janë realizuar investime të mëdha infrastrukturore dhe sociale në këtë zonë, për t’i dhënë vendin që i takon në historinë urbane të Elbasanit.

“Ky përvjetor është një kujtesë e rrënjëve tona dhe e lidhjeve të forta që na bashkojnë si komb. ‘Fushë-Mbret’ është dëshmi e gjallë e historisë, sakrificës dhe unitetit shqiptar”, u shpreh Llatja gjatë fjalës së tij.

Ceremonia u mbyll me një atmosferë festive dhe simbolike, duke vlerësuar trashëgiminë, guximin dhe përkushtimin e brezave që ndërtuan këtë lagje dhe e kthyen në një pjesë të rëndësishme të mozaikut historik të Elbasanit.

Gledian Llatja në 90-vjetorin e themelimit të lagjes historike “Skënderbej”
1 nga 9

/e.i/a.f/

The post Lagja “Fushë-Mbret” feston 90-vjetorin, nderon figura të shquara nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton 4 zona të reja zhvillimi

1 October 2025 at 17:53

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Nisma qeveritare “Paketa e Maleve”, e prezantuar me synimin për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në zonat malore të Shqipërisë po ngjall interes për investime.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi sot shpalljen e Gjinarit, Funarit, Treganit dhe Shushicës si zona prioritare për zhvillim.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “ky vendim synon nxitjen e turizmit malor, ekoturizmit, turizmit shëndetësor dhe atij rural, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë lokale”.

“Prioritet mbetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore në shërbim të qytetarëve dhe rajonit. Elbasani ka gjithçka për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, dhe ne po i hapim rrugë këtij zhvillimi”, tha Llatja.

Aplikimet për “Paketën e Maleve” do të vijojnë përgjatë gjithë vitit për qytetarët dhe emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të gushtit në qarkun e Elbasant ka pasur 348 aplikime për “Paketën e Maleve”.

Kjo nismë synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror, por me akses të kufizuar në investime.

Aplikimet mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për një periudhë 10-vjeçare, një masë që synon të nxisë investimin e hershëm dhe të qëndrueshëm në këto zona.

/e.i/j.p/

The post Paketa e Maleve, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton 4 zona të reja zhvillimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku Llatja: Bizneset familjare janë baza e zhvillimit lokal

By: lindita
1 October 2025 at 09:02

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vizitoi një biznes familjar në fshatin Gjergjan, i cili prej një dekade merret me shitjen dhe riparimin e mjeteve bujqësore. Ky aktivitet, i ngritur nga Bardhi Muça pas kthimit nga emigracioni, është bërë një pikë referimi për fermerët e zonës dhe jo vetëm. Familja Muça ka arritur të krijojë një model të qëndrueshëm pune, ku të gjithë anëtarët janë të…

Source

Llatja: 120–170 qytetarë u shërbehet çdo javë në zyrat e “e-Shërbime”

30 September 2025 at 15:26

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Qytetarët e Elbasanit marrin asistencë administrative dhe shërbim falas në zyrat me një ndalesë, të hapura tashmë pranë bashkisë së këtij qyteti.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja bëri me dije se ka një rritje të fluksit të qytetarëve që përfitojnë asistencë falas në zyrat e “e-Shërbime”.

“Zyrat e e-Shërbimeve po përjetojnë një rritje të vazhdueshme të kërkesës, me 120–170 qytetarë çdo javë që përfitojnë shërbime administrative të ndryshme”, tha Llatja, në një postim në rrjetet sociale.

Llatja siguroi se “bashkia Elbasan do të vijojë me zgjerimin dhe përmirësimin e këtyre shërbimeve për një administratë më të afërt dhe më efikase me qytetarët”.

Qytetarët që u drejtohen këtyre zyrave, mund të asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar “e-Albania” dhe në portalin “Shqipëriaqëduam.al”, si dhe mund të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

/e.i/r.e/a.f/

The post Llatja: 120–170 qytetarë u shërbehet çdo javë në zyrat e “e-Shërbime” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Byshek Fest”, argëtim mes natyrës dhe traditës në zemër të Shushicës

20 September 2025 at 17:48

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Bysheku, vetëm 5 kilometra larg qytetit të Elbasanit, këtë të shtunë, u shndërrua në një qendër të gjallë festimi, ku natyra, tradita dhe argëtimi u bashkuan në një aktivitet unik. “Byshek Fest”, e organizuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, solli një ditë të mbushur me atmosferë, mikpritje dhe gjallëri për banorët dhe vizitorët.

Prej dekadash, elbasanasit e kanë zgjedhur Byshekun si një vend pushimi e relaksi, nën hijen e rrapit shekullor dhe pranë ujit të freskët që buron nga burimet natyrore. Në vitet e fundit, këtij vendi i janë shtuar edhe turistë të huaj, duke e futur Byshekun në hartën e pikave turistike më të vizituara të Elbasanit dhe duke e kthyer në një nga destinacionet e para që të huajt kërkojnë të zbulojnë.

Nën hijen e rrapave, vizitorët shijuan ushqime tradicionale, muzikë live dhe aktivitete zbavitëse që pasqyruan shpirtin e kësaj zone. Një vend të veçantë zuri edhe panairi i punimeve artizanale të zonjave të zonës, ku u ekspozuan produkte të dorës si qëndisje, punime me grep, tekstile dhe produkte të tjera tradicionale që pasqyruan mjeshtërinë dhe trashëgiminë kulturore të trevës.

Atmosfera festive u ndërthur me vlerat kulturore e natyrore të Byshekut, duke e bërë këtë festë një përvojë të veçantë për fëmijë, të rinj dhe familje të tëra.

I pranishëm në festë, kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi rëndësinë e promovimit të zonave rurale dhe vlerave të tyre natyrore e kulturore.

“Bysheku është një perlë turistike e Elbasanit. Përmes kësaj feste ne jo vetëm që i japim jetë traditës, por krijojmë edhe një mundësi për të forcuar ekonominë lokale dhe për të afruar qytetarët me natyrën dhe bukuritë e saj”, u shpreh ai. Në këtë event ishin të pranishme edhe dy deputetet e Elbasanit Aulona Bylykbashi dhe Evis Kushi.

“Byshek Fest” nuk ishte thjesht një ditë argëtimi, por një urë lidhëse mes qytetit dhe fshatit, një mundësi për të risjellë në vëmendje pasurinë kulturore e natyrore që rrethon Elbasanin. Festa e Byshekut solli bukurinë e traditës dhe gjallërinë e komunitetit, nën hijen e rrapeve shekullorë dhe pranë ujit të freskët të burimit.

/m.q/a.f/

The post “Byshek Fest”, argëtim mes natyrës dhe traditës në zemër të Shushicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Harrojeni inceneratorin: Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

8 August 2025 at 10:26

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik. “Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur […]

The post Harrojeni inceneratorin: Elbasani në kërkim të një landfilli të ri appeared first on Reporter.al.

Elbasani në ritmin e verës, Ansambli Popullor jep shfaqje në shesh

6 August 2025 at 12:02

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Sheshi kryesor i qytetit të Elbasanit u shndërrua mbrëmë në një festë të traditës shqiptare, teksa Ansambli Popullor ndezi atmosferën me tingujt dhe vallet më të bukura nga të gjitha trevat.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Ky spektakël i kulturës kombëtare çeli zyrtarisht kalendarin e pasur të aktiviteteve verore që do të vijojnë gjatë gjithë muajit gusht, duke e kthyer Elbasanin në një destinacion tërheqës për artdashësit, turistët dhe çdo qytetar që kërkon argëtim dhe promovim të identitetit kulturor.

Qindra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në shesh për të shijuar më shumë se dy orë këngë, valle dhe emocion, në një mbrëmje që solli gjallëri, dhe energji pozitive në zemër të Elbasanit.

/a.f/

The post Elbasani në ritmin e verës, Ansambli Popullor jep shfaqje në shesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

By: Oldi
23 July 2025 at 20:45

Në mungesë të investimeve nga Bashkia e Elbasanit, edhe pse Gledian Llatja mbledh rregullisht taksat, banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak u vunë vetë në lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën. Ata vendosën t’i financojnë nga “xhepi” i tyre punimet për shtrimin e rrugës që i lidh, duke mbushur boshllëkun që institucioni lokal dhe qendror i […]

The post “Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën appeared first on BoldNews.al.

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11 July 2025 at 11:04

Edi Rama, gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive ka kritikuar publikisht edhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja. Ai u kap me zjarrin e rënë në varrezat e Elbasanit, ku sipas Ramës, bari jo vetëm që ishte lënë pa korrur, por po bëhej kallam. Rama iu drejtua Llatjas se duhet të rrijë pa gjumë dhe jo […]

The post “Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌