Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë

21 December 2025 at 13:30


Banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë në rrugën “Dul Dragusha”, kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie për një rrethrrotullim që ishte i planifikuar nga Ministria e Infrastrukturës në detyrë, për të cilin u tha se nuk do të realizohet.

Sipas banorëve të fshatit, ky rrethrrotullim është larguar për 300 metra, pasi kanë ndikuar disa individë të partisë në pushtet që të realizohet për dy lagje të tjera.

Ata janë ankuar se me mosrealizimin e këtij rrethrrotullimi, banorët dhe prindërit, për t’i dërguar nxënësit në shkolla, duhet të vazhdojnë edhe 48 kilometra tutje për t’u kthyer.

Kryetari i bashkësisë lokale, Osman Dragusha, tha se ky projekt ishte buxhetuar nga Ministria e Infrastrukturës në detyrë dhe është anuluar për interesa grupore.

Dragusha tha se përveç kësaj ankese, kanë kundërshtuar edhe projektin që ka filluar të realizohet mbi varreza disa vjeçare.

“Kjo pakënaqësi e jona nuk është e para. Kemi pasur edhe më herët konsultime me ministrin. Të projektohet, buxhetohet një projekt dhe të anulohet për shkak të interesit të disa personave, nuk kam koment. Kjo pjesë e rrugës është rrugë që gravitojnë 200 familje. Rrethi, sipas prononcimeve të tyre, synimin e ka pasur të shtyhet 300 metra. Sipas të gjitha argumenteve që kemi, ka ndikim të subjektit të tij, kanë bërë presion që ky projekt këtu të mos realizohet, por për dy lagje Besi-Rimunishtë, që nuk janë as 10 për qind e banorëve që gravitojnë në atë pjesë. Nëse mbyllet kjo pikë këtu, duhet bërë një distancë 40 kilometra deri në Lupq. Para dy javësh kemi pasur edhe një kundërshtim, sepse projekti ka filluar të realizohet përtej shkollës, mbi varreza qindra vjeçare që i përkasin lagjes së parë”, tha Dragusha.

Ai u shpreh se përgjegjësia për dy ankesat e banorëve do të mbetet mbi ministrin e Infrastrukturës në detyrë, Hysen Durmishi.

Dragusha tha se nëse është nevoja, do të dorëzojnë edhe padi ndaj ministrisë.

“Komplet përgjegjësia bie mbi Hysen Durmishin, sepse po tregohet i papërgjegjshëm. Këta qytetarë nuk do të heshtin, do të shkojmë deri në fund, nëse është nevoja, të bëjmë edhe padi, sepse po shkel mbi projektet që i ka bërë vetë. Është e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha ai.

Ndërsa organizatori i protestës, Nuhi Dragusha, ka shtuar se do të protestojnë deri në momentin që t’u plotësohen të drejtat banorëve të fshatrave përreth.

Ai paralajmëroi protesta edhe para objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kemi marrë vesh pasi që kanë dalë bagerët në vendin e ngjarjes, ku është kthesa për Besi dhe Rimunishtë. Këtu është kthesa për Barilevë dhe Drenoc që lidhet. Në këtë rrethrrotullim lidhen vetëm dy fshatra dhe e kanë bërë vetëm për Besinë. Kjo pjesë këtu është mbi varreza, gjë që nuk e lejojmë. Këto gjëra nuk i lejojmë, sepse janë vetëm për dy fshatra. Ne do të protestojmë pa ndalur derisa të shohim si do të rrjedhin gjërat. Ne nuk jemi kundër asnjë rrethi në asnjë vend, por kundër cenimit të varrezave. Protestat do të vazhdojnë edhe para ministrisë dhe këtu. Kjo është e bërë nga ministria dhe jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që të realizohen të drejtat tona”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe njësitë e Policisë së Kosovës. /KP/

Balerinë, këngëtarë, gazetarë e moderatorë/ Ja sa banorë do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e sotme

By: M C
20 December 2025 at 21:18

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, reality-show më i madh në vend që premton të mbajë shqiptarët “mbërthyer” përpara ekranit në muajt në vijim.

Gjatë lidhjes direkte, gazetarja Doris Sallaku, na ka njohur me risitë dhe çfarë pritet të ndodhë këtë edicion në BBVA.

Ajo mëson se do të jenë 14 banorë që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri këtë mbrëmje dhe do të jenë nga fusha të ndryshme si këngëtar, balerinë, podcast-er, aktorë, gazetarë dhe moderator, të cilët do të na shoqërojnë çdo ditë me emocione dhe histori të forta.

Ky edicion do të moderohet sërish nga Ledion Liço, i cili do të shoqërohet nga dy opinionistë, Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi.

The post Balerinë, këngëtarë, gazetarë e moderatorë/ Ja sa banorë do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e sotme appeared first on Albeu.com.

Banorët në fshatin Bilaj në Krujë ankohen për rrugën e dëmtuar nga kompania e ndërtimit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë (VIDEO

By: V K
13 December 2025 at 15:54

Banorët e fshatit Bilaj në Krujë, ankohen për gjendjen e mjerueshme ku ndodhet rruga që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të vendit.

Rruga prej afro 4 kilometrash është totalisht e degraduar dhe për këtë banorët bëjnë fajtorë firmën GENER 2 e cila ka përdorur këtë rrugë, por edhe rrugë të tjera për të ndërtuar autostradën me pagesë.

Rreth 2000 banorë të këtij fshati, por edhe të fshatrave përrreth, janë të detyruar të zgjedhin gropën në të cilën duhet të kalojnë, pasi në disa vende asfalti është zhdukur totalisht duke të lënë përshtypjen që aty s’ka patur kurrë asfalt.

Janë me dhjetëra kamjona të tonazhit të rëndë të firmës GENER 2 që kalojnë dhe sot çdo ditë në këtë rrugë rurale, por gjatë ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar numri i tyre shkonte në disa qindra.

Kompania e përdor këtë rrugë pasi në këtë fshat në të dy anët e autostradës ajo ka ndërtuar dy impiantë të përpunimit të asfalto-betonit.

Banorët thonë se për këtë janë vënë në dijeni si kryetari i bashkise Krujë, por edhe deputetët e zonës të cilët ju kanë thënë banorëve se rikonstruksioni i rrugës është detyrim i kompanisë Gener 2 por sipas tyre kompania nuk do t’ja dijë dhe vijon punë pa kokëçarje duke i lënë banorët e kësaj zone me një rrugë të degraduar.

Ata kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë, duke vënë para përgjegjësisë kompaninë që ka detyrim ligjor rikonstruksionin e rrugëve që ka dëmtuar.

 

The post Banorët në fshatin Bilaj në Krujë ankohen për rrugën e dëmtuar nga kompania e ndërtimit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë (VIDEO appeared first on Albeu.com.

Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën

By: Elva
6 December 2025 at 15:39

7 km rrugë e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit rrezikon jetën e 200 banorëve, shkak rrëshqitja e masiveve malore. Segmenti 7-kilometërsh i ndërtuar në fazën e parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hyrë në një gjendje alarmante, pasi masive malore kanë nisur të rrëshqasin drejt rrugës, duke krijuar çarje dhe deformime të mëdha në […]

The post Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do marrim armët kur të vijnë për të na marrë kullotat

By: Elva
5 December 2025 at 19:08

Fshati Qinam ndodhet në prag të një konflikti që, sipas banorëve, “rrezikon të shkojë deri tek armët”. Shkak është projekti për ndërtimin e një parku fotovoltaik në kullotat e fshatit, aty ku çdo ditë kullosin mijëra krerë bagëti e qindra lopë, që për dekada kanë qenë burimi kryesor i të ardhurave për familjet fermere. Banorët […]

The post Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do marrim armët kur të vijnë për të na marrë kullotat appeared first on BoldNews.al.

Banorët e fshatit Qinam në Kolonjë në protestë kundër instalimit të paneleve diellore: Ku do kullosin bagëtitë tona, askush nuk na dëgjon (VIDEO)

By: V K
29 November 2025 at 12:10

Këtë të shtunë, banorët e fshatit Qinam në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave.

Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre.

Gjithashtu, ata theksuan se ndihen të përjashtuar nga procesi dhe të pambrojtur nga institucionet dhe askush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura.

Banorët kujtojnë se kullotat dhe arat që pritet të zëvendësohen me panele, janë të ndara prej brezash mes familjeve të fshatit, dhe se aty kullosin deri në 4000 krerë bagëti, përfshirë 600 lopë.

Sipas tyre, heqja e këtyre sipërfaqeve do të paralizonte të gjithë ciklin bujqësor e blegtoral të zonës.

Një prej fermerëve, u shpreh se vendosja e paneleve diellore mund t’i largojë përfundimisht edhe familjet fundit që mbështeten te blegtoria për të siguruar jetesën.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve për ndërhyrje urgjente, duke u shprehur se mbrojtja e kullotave është e vetmja mënyrë për të ruajtur ekonominë e fshatit.

 

The post Banorët e fshatit Qinam në Kolonjë në protestë kundër instalimit të paneleve diellore: Ku do kullosin bagëtitë tona, askush nuk na dëgjon (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Banorët e fshatrave në Kolonjë në protestë: Jemi të izoluar prej një jave, kemi të sëmurë që presin ndihmë

By: V K
27 November 2025 at 10:30

Këtë të enjte, banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës, kanë dalë në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila kalon mbi lumin Osum.

Shkak për protestën është izolimi i mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve.

Sipas banorëve, ura lidhëse me rrugën kryesore është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe mjetet e ndihmës.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese, pasi në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke apeluar që të mos lihen në një gjendje ku, sipas tyre, “janë në mëshirë të fatit”.

The post Banorët e fshatrave në Kolonjë në protestë: Jemi të izoluar prej një jave, kemi të sëmurë që presin ndihmë appeared first on Albeu.com.

Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

By: M C
24 November 2025 at 19:56

Një masiv shkëmbor u shkëput përgjatë aksit Qukës–Qafëplloçë një ditë më parë, duke bllokuar plotësisht korsitë e lëvizjes dhe duke krijuar rrezik serioz për udhëtarët.

Qarkullimi i mjeteve u devijua vetëm përmes bypass-it provizor të ndërtuar gati një javë më herët, pasi zona është konsideruar problematike për shkak të formacioneve të dobëta gjeologjike.

Sipas njoftimit të ARRSH, shembja erdhi si pasojë e motit të keq, i cili shkaktoi çarje në skarpatë dhe rrëshqitje gurësh në trup të rrugës, konkretisht në kilometrin e 35 të saj. Një ditë pas ngjarjes, në terren vijojnë punimet për pastrimin dhe stabilizimin e plotë të segmentit, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal ndërsa jashtë kamerës punonjësit pohojnë se rreziku i shembjes ishte konstatuar më herët ndaj edhe ishte ndërtuar bypassi.

Megjithëse autoritetet kanë njoftuar se rruga është e kalueshme dhe nuk paraqet rrezik për drejtuesit e mjeteve, situata në terren tregon të kundërtën: lëvizja është ulur, ndërsa shumë udhëtarë zgjedhin të shmangin zonën për shkak të pasigurisë. Banorët e zonës por edhe ata që kalojnë për të fituar kohë kërkojnë më shumë siguri

Kjo situatë ngre sërish pikëpyetje për një nga projektet më të gjata dhe më të kushtueshme të infrastrukturës shqiptare. Për ndërtimin e kësaj rruge, që kap vlerën e afro 260 milionë dollarëve, qytetarët pritën plot 16 vite një pritje e gjatë që sot përballet me problematika serioze sigurie, vetëm pak kohë pas përfundimit të saj.

The post Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re appeared first on Albeu.com.

Njihuni me 19 banorët e “Big Brother VIP Kosova 4” (EMRAT)

By: V K
18 November 2025 at 09:28

Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova”, nisi zyrtarisht dhe banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme për të garuar për çmimin e madh.

Krahas moderatorëve të përhershëm Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, dy opinionisteve, Olta Gixharit dhe Leonora Jakupit, ja 19 banorët e parë të BBVK-4:

Hygerta Sako, moderatore

Benita Zena, influencuese

Getoar, spiritualist

Elijona Binakaj, modele

Klodian Mihaj, aktor

Mentor Haziri, kantautor

Alba Pollozhani, personazh i reality show

Artan Misini, (Toney), regjisor

Ardit Stafai, këngëtar

Nailir Piri, moderator podkasti

Bia Khalifa, modele OnlyFans-i

Linda Rei, make up artist

Eduart Kuçi, personazh i reality show

Kushtrim Kelani, këngëtar

Shkurta Haxhiu, aktiviste

Dolce, content creator

Ibro Deli, këngëtar

Londrim Mekaj, këngëtar

Saranda Hoda (Sasa), politikane

The post Njihuni me 19 banorët e “Big Brother VIP Kosova 4” (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK-ut, akuzojnë për shpronësimin e paligjshëm

By: V K
17 November 2025 at 11:35

Këtë të hënë, banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK. Në paditë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.

Konkretisht, mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.

KALLËZIMI I PLOTË:

Kërkojmë ndjekjen penale të Këshillit të Ministrave, dhe verifikimeve dhe hetimit penal sipas pretendimeve të kallëzimit për rolin, veprimet dhe mosveprimet institucionale që dyshohet se kanë kontribuar në krijimin, lejimin dhe konsolidimin e një situate të përshkruar në kallëzim si cenim i të drejtave themelore të komunitetit autokton, duke kërkuar vlerësimin penal të elementëve që kallëzuesit i konsiderojnë si në përputhje me nenin 74 të Kodit Penal (krime kundër njerëzimit), nëse këto veprime apo mosveprime institucionale sipas pretendimeve të kallëzimit kanë sjellë pasoja në formën e dëbimit ekonomik, shpronësimit faktik, zhvendosjes së popullsisë, privimit nga mjetet e jetesës dhe shkatërrimit sistematik të infrastrukturës së komunitetit, të cilat dyshohen të jenë kryer në kuadër të një modeli të strukturuar të shpërdorimit të kompetencave publike dhe mbështetjes indirekte të pastrimit të produkteve të veprës penale në kuptimin e nenit 287 të Kodit Penal, gjithmonë në kuadër të vlerësimit të SPAK dhe pa paragjykim mbi fajësinë e askujt.

The post Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK-ut, akuzojnë për shpronësimin e paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

16 October 2025 at 20:40

Në Tiranën që shpreson të bëhet kryeqytet i një vendi anëtar të Bashkimit Europian brenda 5 vjetësh, banorët vazhdojnë ta matin me pika ujin që del nga rubineti i shtëpive të tyre, ndonëse vera e thatë kaloi. Nga Selita në Laprakë, nga Kinostudio në Kombinat, të gjitha lagjet vuajnë mungesën kronike të ujit. Selita është […]

The post Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë! appeared first on BoldNews.al.

Manastirliu vijon turin në Tiranë: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit

13 October 2025 at 17:14

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të turit Tirana 2030 për Shqipërinë 2030, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe  Erion Braçe zhvilluan një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane.

Manastirliu vuri theksin te ndërtimi i një Tirane që u përket qytetarëve, ku hapësirat, shërbimet dhe zhvillimi urban të jenë në funksion të komunitetit.

“Ka rëndësi që ne të ndërtojmë një qytet që i përket komunitetit, ku secili të ndjejë pronësinë mbi “katin zero” të lagjes, mbi territorin ku ndajmë jetën e përditshme, ndaj një nga prioritetet tona do të jetë pikërisht ajo që tashmë kemi nisur: çlirimi i hapësirave të përbashkëta dhe kthimi i tyre komunitetit. Çdo lagje duhet të ketë hapësira ku fëmijët të luajnë, të moshuarit të çlodhen dhe biznesit t’i shtohet vlera. Shumë e rëndësishme është që çdo projekt, çdo punë publike, çdo program që nisim të ketë dimensionin social, si i shërben ky projekt fëmijëve, të moshuarve dhe familjeve. Kemi nisur Rilindje 2.0, një program që i heq barrierat këtij qyteti. Kjo nuk është një betejë kundër dikujt, por për Tiranën europiane me punët e vogla dhe të mëdha të qytetit”, tha Manastirliu.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Njësinë 5, Taulant Balla u ndal te vlerat që Ogerta Manastirliu do të sjellë në drejtimin e Tiranës:

“Është një mundësi e madhe për Tiranën që më në fund pas 105 vitesh kryeqyteti i shqiptarëve i besohet një zonje të vërtetë 24 karat tironse puro. Eksperienca e Ogertës në krye të sektorëve jetikë me të cilët përballen qytetarët, siç është shëndeti publik, siç është arsimi, e bëjnë Ogertën jo vetëm kandidaten më të mirë, por kandidaten e vetme në këto zgjedhje për të investuar votën”.

Peleshi tha se, Manastirliu është personi i duhur për Tiranën: “Ne kemi personin e duhur, politikisht dhe me aftësi menaxheriale, që i ka treguar kudo.”

Ndërsa deputeti Erion Braçe tha se ka ardhur koha për një grua në drejtimin e Tiranës:

“Ka ardhur dita që në krye të Tiranës të sjellim një grua. Gratë dhe vajzat duhet të mbështesin një grua nga fillimi deri ne fund.”

Duke folur për përgjegjësinë e kandidimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët, Manastirliu theksoi se administrimi i Tiranës kërkon vizion afatgjatë dhe angazhim të përbashkët për çdo lagje dhe familje.

“Tirana duhet të pulsojë me ritmin e komunitetit”, tha Manastirliu, duke kërkuar besimin e qytetarëve për të ndërtuar një qytet ku çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo familje ndihet pjesë e së njëjtës shtëpi të madhe.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

The post Manastirliu vijon turin në Tiranë: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banorët e Martaneshit denoncojnë firmën e HEC-it: Po devijon ujërat, nga Mati në Drin

2 October 2025 at 20:56

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një tjetër problematikë për ndërtimin e HEC-eve, kësaj herë në zonën e Martaneshit, në Bulqizë. Grupi i emisionit Fiks Fare u rikthye në këtë vend pas plot 7 vitesh e gjysmë, ku në muajin qershor 2018, u denoncua shkatërrimi i një sipërfaqe të stërmadhe me pyje e kullota nga firma “Teodori […]

The post Banorët e Martaneshit denoncojnë firmën e HEC-it: Po devijon ujërat, nga Mati në Drin appeared first on BoldNews.al.

Durrës, 32 familje në ish-kabinat e plazhit rrezikojnë të mbeten pa strehë

29 September 2025 at 16:42

Sipas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, 32 familje, që banojnë në ish-kabinat e plazhit në rrugën “Albanopoli”, duhet të lirojnë shtëpitë deri më 5 tetor.

“Me mbarimin e afatit vullnetar, në rast mosveprimi […] ekzekutimi do të kryhet në mënyrë të detyrueshme,” citohet në vendimin e gjykatës dhënë më datë 18 shtator 2025.

Nexhmir Belshari, banuese prej rreth 35 vitesh në këto godina tregon për Citizens, se banorët nuk i kanë zaptuar ato, por janë strehuar sipas një vendimi të ish-Komitetit Ekzekutiv të sistemit komunist, i cili më vonë u zëvendësua në funksion nga struktura e bashkisë Durrës.

“Kemi statusin e të pastrehëve. Jemi strehuar nga shteti dhe kërkojmë zgjidhje po nga shteti,” thekson ajo për Citizens.al.                                   

Banorët u mblodhën të hënën, përpara Bashkisë për të dytën herë, pasi më 26 shtator iu kërkua të sillnin dokumentet për statusin, pagesat ndër vite të faturave të shërbimeve drita-ujë, që vërtetojnë banimin e tyre, si dhe vetë deklarimin e sipërfaqes.

Petrit Brodhina tha se pas mbledhjes nuk i ishte ofruar asnjë zgjidhje nga bashkia, por i ishte sugjeruar që ai dhe banorët e tjerë të lënë shtëpitë brenda afatit të përcaktuar.

“Filloni dilni dhe aplikoni si të pastrehë te bashkia! Më e keqja është se na bëri dhe parapritë dhe tha kemi tre mijë veta që janë në radhë dhe s’po i strehojmë dot,” tha Brodhima, duke ju referuar fjalës që i kishte komunikuar kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Bashkia përgjegjëse morale dhe ligjore e situatës

Avokatja Merita Dakovelli,e cila është njëkohësisht dhe banore në këto godina, shpjegoi se familjet nuk ishin në dijeni se kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Durrës, që në vitin 2009 pati caktuar mundësinë e privatizimit të këtyre banesave në favor të banorëve, ishte hapur një proces gjyqësor nga pronari i truallit, Mikel Noçka.

Foto ilustruese nga ish-kabinat e plazhit, Durrës/Citizens.al

Dakovelli vijon se Këshilli Bashkiak, i përfaqësuar nga Bashkia Durrës nuk ka qenë prezent në seancat gjyqësore. Sipas avokates, pronari i truallit, konkretisht familja Noçka, ka bërë kontratë privatizimi me Ministrinë e Ekonomisë, pra “këto objekte në këto moment kanë një pronësi të ndarë midis pronarit dhe Ministrisë në fjalë”.

“Nuk jemi lajmëruar kur bashkia i ka dorëzuar objektet, sepse ka një akt-dorëzimi sikur objekti është bosh, ndërkohë që ne kemi qenë aty. Bashkia duhet të ndjehet borxhlie me ne dhe nga 2013 duhet të ofronte një alternativë strehimi,” vijon Dakovelli.

Momentalisht banorët janë në disfavor, sepse ata duhet të dalin jashtë derisa çështja të shqyrtohet në Apel. Ajo shton se familjet kanë depozituar një ankim të veçantë kundër vendimit të ekzekutimit të përkohshëm për lirimin e banesave.

“Ne i kemi kërkuar bashkisë në një kërkesë, që të mos jepet leje ndërtimi në këtë periudhë dhe e dyta, nëse nuk ka alternativa të tjera, që ne të jemi qiramarrës te pronari, të paguajmë një qira sociale, deri në përfundim shqyrtimi të situatës,” përmbylli avokatja.

Kjo është situata e dytë brenda pak ditësh ku banorë të qytetit Durrësit po protestojnë përpara Bashkisë, për çështje pronësie.

Fillimisht protestat nisën nga banorët e zonës arkeologjike A, konkretisht pas Bulevardit Tregtar, të cilët nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit, që është përcaktuar sipas qeverisë në sajë të projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID”.

Banorët e ish-kabinave të plazhit konfirmuan për Citizens se mund të bashkohen me banorët që po kundërshtojnë projektin e rijetëzimit të zonës së kalasë për një rezistencë më të fortë, edhe pse vinë nga kontekste të ndryshme urbanistike.

Lexoni gjithashtu:

The post Durrës, 32 familje në ish-kabinat e plazhit rrezikojnë të mbeten pa strehë appeared first on Citizens.al.

Sulaj: Së shpejti nis puna në rrugën e fshatit Vilëz

19 September 2025 at 11:17

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e njësisë administrative Zall-Bastar dhe fshatrave përreth, ku diskutuan mbi mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të gjithë zonës, duke vënë theksin në investimet në infrastrukturë, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve.

Sulaj informoi banorët se rruga e fshatit Vilëz, e kërkuar prej tyre, ka kaluar të gjitha procedurat dhe së shpejti do të nisin punimet.

“Zona ka të gjithë potencialin edhe të gjithë mundësinë për t’u zhvilluar si nga ana turistike, por edhe nga pjesët e tjera të bujqësisë edhe të të gjithë gjërave që ju duhen juve si zonë. Ne i kemi kaluar të gjitha proceset dhe e kemi futur rrugën që të bëhet gati për t’u prokuruar. Në më pak se një muaj do të jemi të gjithë bashkë aty për inaugurimin e punimeve të asaj rruge. Ka qenë një kërkesë e juaja kjo”, tha Sulaj.

Rruga e re, siç theksoi ai, do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të ndihmojë jo vetëm banorët, por edhe fermerët që t’i dërgojnë produktet e tyre në tregjet e Tiranës shumë më lehtë.

“Ishte një rrugë shumë e nevojshme për komunitetin, unë e kam bërë dhe vetë para disa kohësh këtë rrugë dhe në fakt kushedi sesa makina mund t’u jenë prishur banorëve të zonës për të shkuar në shtëpi ditë për ditë apo të tjera e të tjera gjëra. Dhe këtë gjë që ne jua kemi premtuar dhe këtë gjë që ju e doni për një muaj do ta inaugurojmë të gjithë bashkë fillimin e punimeve, por mbi të gjitha dua të them që zona juaj ka të gjithë potencialin turistik”, deklaroi më tej ai.

Sulaj inspektoi edhe punimet në rrugën që lidh Zall-Bastarin me Bovillën dhe fshatrat përreth, një aks që ka mundësuar rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë këtë destinacion.

“Po shikonim rrugën që të lidh për të shkuar në Bovillë, sepse aty shkojnë turistë, shkojnë shumë njerëz. Më përpara ishte shumë e vështirë të shkonim, tani asfalti është deri në fund edhe turistët shkojnë nëpërmet një rruge të re që bëhet edhe nëpërmjet Unazës, se për të gjithë ata fermerë të zonës dhe për të gjithë të tjerët mund t’i çojnë produktet e tyre shumë herë më lehtë. Vëmendja e Bashkisë Tiranë dhe e imja si kryetar është maksimale për zonat rurale që të kenë zhvillim, sepse potenciali është i jashtëzakonshëm”, theksoi nënkryetari.

/e.xh//r.e/

The post Sulaj: Së shpejti nis puna në rrugën e fshatit Vilëz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Lezhës ia kalon SPAK-ut çështjen e HEC-eve në Kaçinar

16 September 2025 at 14:05

Gjykata e Lezhës vendosi të shpallë moskompetencën dhe t’ia kalojë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) çështjen e katër hidrocentraleve të planifikuara në Kaçinar të Mirditës nga kompania “Shpërdhaza-Energji”.

Gjykata e arsyetoi vendimin me përfshirjen në padi të zyrtarëve të nivelit vendor dhe qendror si për shembull përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës apo dhe ish-kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj.

Avokati Marash Logu, i cili përfaqëson në këtë çështje banorët e zonës, tha për Citizens.al se padia ngre dyshime se funksionarët publikë janë përfshirë në “vepra të natyrës së grupit të strukturuar kriminal”. Për rrjedhojë gjykata vendosi që hetimi dhe gjykimi duhet të kalojnë në kompetencë të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Në seancën e datës 15 shtator 2025, përfaqësues të këshillit bashkiak dhe Prokuroria kërkuan pushimin e çështjes. Edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë kërkoi kohë për të mbajtur zyrtarisht qëndrim, por gjykata nuk e pranoi.

“Gjykata u shpreh se kishte pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’u njohur me aktet dhe për të përgatitur qëndrimin,” tregoi avokati.

Logu konfirmoi se vendimi për delegim pritet të zbardhet brenda 10 ditësh pune dhe dosja do t’i përcillet më pas GJKKO-së së shkallës së parë.

Banorët në betejë për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë denoncuar projektin e katër hidrocentraleve që në vitin 2019, duke pretenduar se koncesioni u dha me shkelje të rënda, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar disa protesta dhe përballje me gjykatat.

Në mars, prill dhe maj të këtij viti, protestat u zhvendosën në bjeshkë dhe më pas para Ministrisë së Infrastrukturës, ku u kërkua ndalimi i punimeve pasi kompania kishte sjellë makineritë në zonë.

Banorët janë të shqetësuar pasi dëmet mjedisore dhe rrjedhën e ujit mund të jenë të parikuperueshme nëse drejtësia nuk vepron në kohë. Ata kanë qenë kundër projekteve hidroenergjitike, pasi druajnë se mund t’u ndalohet qasja dhe furnizimi me ujë.

Sipas avokatit Logu, kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, ato mjedisore dhe ato për shfrytëzimin e ujërave janë përtej afatit të miratuar.

Më 21 korrik 2025, banorët protestuan para Gjykatës së Lezhës, ndërsa seanca u shty.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata e Lezhës ia kalon SPAK-ut çështjen e HEC-eve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë: Rruga pa standarde

By: Elva
15 September 2025 at 17:50

Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan të hënën për mungesën e trotuareve në rrugën që po ndërtohet aktualisht. Duke folur për mediat ata shprehen shqetësimin për sigurinë e qytetarëve, duke theksuar se gjatë viteve të fundit tre persona kanë humbur jetën pasi u përplasën nga automjetet. Banorët shtojnë se në projektin e […]

The post Tre viktima nga aksidentet, banorët e Spitallës në protestë: Rruga pa standarde appeared first on BoldNews.al.

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

By: D Marku
13 September 2025 at 10:16

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina të ndërtuara prej druri nga banorët vendas, të cilat përbëjnë të vetmen mundësi mbijetese në një nga zonat më të izoluara dhe më të braktisura të Shqipërisë.

Në mes të pluhurit, fadromave dhe policisë, dëgjohen zërat e dhimbjes dhe revoltës, banorë të dëshpëruar që shohin të shembet e vetmja pasuri që kanë ngritur me duar dhe me borxhe.

Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, kanë shpërthyer në lot dhe akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa bujtina e tyre tre-dhomëshe, ndërtuar këtë vit, po përgatitet për shembje.

“As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, thotë burri i moshuar, ndërsa sheh punëtorët që përgatiten për t’i futur fadromën në shtëpi.

Ai tregon se ndërtimi është bërë me para borxh, se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe kjo bujtinë ishte i vetmi burim jetese.

“Këto i kemi me mund. I kemi paguar gjithçka, edhe dritat. Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha ‘ju ecët mbarë’. E sot, na shembin gjithçka! Me mirë të na kishin pushkatuar!”, shprehet ai me revoltë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, me sytë me lot, shton:“Këto shtëpi pa na vra nuk shemben. Janë me lagështirë, me baltë, punojmë për një copë bukë. Këtë vit i bëmë, e e dinim ku ishim. E sot ja ku jemi… pa mëshirë.”

Të dy kërkojnë që qeveria të ndalë këtë masakër të ndërtimeve të thjeshta që i shërbejnë turizmit dhe mbijetesës së banorëve vendas.

“30 vite ja kam dhënë votën këtij Ramës, e sot më më pushkatoi! Nuk e prisja këtë, nga vet shqiptarët! Kërkojmë vetëm të mos na i prishin është gjynah!”

Bujtinat janë ndërtuar këtë vit, sipas banorëve, me materiale druri dhe pa ndikim në mjedis. Janë ndërtime të ulëta, jo pallate apo resorte, që mirëpresin turistët gjatë sezonit veror. Por për autoritetet, ato cilësohen ndërtime pa leje dhe po shemben pa asnjë mëshirë.

Pamjet që vijnë nga Valbona tregojnë një realitet të hidhur: shqiptarë që qajnë përpara shtetit të tyre, që u shkatërron atë pak që kanë, ndërsa kërkojnë drejtësi, ose të paktën, pak mëshirë.

The post ‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë… appeared first on Albeu.com.

Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë

By: V K
16 August 2025 at 12:34

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar indiferencën e policisë së shtetit ndaj ndërtimeve pa leje që po kryhen në Tiranë.

Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, tha se një prej këtyre rasteve është objekti në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’.

Vangjeli tha se ky rast u denoncua nga qytetarët pranë PD-së, përmes fotove që tregojnë mungesën e reagimit të policisë së shtetit, megjithëse janë njoftuar nga qytetarët.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë. Sipas informacioneve të tyre, objekti ndodhet në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’.

Këto pamje të siguruara nga banorët tregojnë qartë ndërtimin e paligjshëm.

Ata shprehen se kanë njoftuar disa herë Policinë e Shtetit, por nuk ka pasur asnjë reagim.

E njëjta situatë përsëritet edhe me strukturat kryesore inspektuese në nivel kombëtar për evidentimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilave u është bërë me dije shkelja, por pa asnjë ndërhyrje nga ana e tyre.

Sipas qytetarëve, zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të verifikojnë situatën dhe veprojnë menjëherë, në mënyrë që të ndalohen abuzimet dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa mbrojtje për shkelësit.

 

 

Sipas qytetarëve, zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të verifikojnë situatën dhe veprojnë menjëherë, në mënyrë që të ndalohen abuzimet dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa mbrojtje për shkelësit.

The post Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë appeared first on Albeu.com.

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

15 August 2025 at 14:21

Banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë […]

The post Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌