Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem

By: Fax Web
17 January 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.

Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim.

 

Before yesterdayMain stream

Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën

By: Elva
6 December 2025 at 15:39

7 km rrugë e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit rrezikon jetën e 200 banorëve, shkak rrëshqitja e masiveve malore. Segmenti 7-kilometërsh i ndërtuar në fazën e parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hyrë në një gjendje alarmante, pasi masive malore kanë nisur të rrëshqasin drejt rrugës, duke krijuar çarje dhe deformime të mëdha në […]

The post Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën appeared first on BoldNews.al.

Reshje të dendura në Gjirokastër, bllokohet aksi Kolonjë-Golëm, izolohen dhjetëra banorë

By: Ela
27 November 2025 at 10:07

Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut. Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit. Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, […]

The post Reshje të dendura në Gjirokastër, bllokohet aksi Kolonjë-Golëm, izolohen dhjetëra banorë appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë

26 October 2025 at 11:06

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Kavajë, me pasojë vdekjen e një gruaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin […]

The post Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Golem/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësoren

By: V K
26 October 2025 at 11:31

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 56-vjeçareje, ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”në Golem.

Policia bën me dije se një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet R. F. duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56-vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Golem/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas për vdekje këmbësoren appeared first on Albeu.com.

Makina e një hoteli përplasi shitësin e misrit në Golem, policia asnjë reagim

By: Elva
31 August 2025 at 19:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten e 29 gushtit në Golem, ku një person që po pjekte misra në anë të rrugës u përplas nga një automjet që lëvizte kundravajtje. Sipas denoncimeve, makina është në pronësi të hotelit De Light, dhe drejtuesi i saj pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes. Si […]

The post Makina e një hoteli përplasi shitësin e misrit në Golem, policia asnjë reagim appeared first on BoldNews.al.

Vapa ikën me gushtin/ Moti i keq përfshin vendin me stuhi e reshje shiu. Dëme e vështirësi qarkullimi në disa qytete

30 August 2025 at 14:27

Temperaturat e larta ia kanë lënë vendin rrebesheve të shiut dhe erërave të fortë. Fundi i muajit gusht po mbyllet me reshje shiu dhe me temperatura më të ulëta.

Një kthesë e papritur e motit ka shkaktuar edhe problemet e para në vend, pasi thuajse i gjithë territori i vendit është përfshirë nga moti i keq.

Stuhia e fortë goditi fillimisht Durrësin, Golemin, Kavajën, ndërsa rrebeshet e shiut shkaktuan probleme në qarkullim për shkak edhe të përmbytjes së rrugëve. Edhe Lezha u përfshi nga moti i keq dhe me përmbytje në disa rrugë.

Vlora u përball me një tjetër fenomen një stuhi rëre dhe erë njëkohësisht, për t’ia lënë më pas vendin rrebesheve të shiut dhe rrugëve të bllokuara nga shirat e dendur.

Në Fier nuk u raportuan përmbytje masive, ndërsa qyteti u përfshi nga reshje shiu. Por në fshatrat përreth u raportua ndërprerje e energjisë elektrike.

Gjithashtu edhe kryeqyteti u godit nga stuhia dhe erëra të forta. Disa pemë u rrëzuan për shkak të erës së fortë, ndërsa pati edhe dëme në disa automjete.

Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.

Reshjet e shiut shkaktuar probleme në lëvizjen e qytetarëve si edhe të automjeteve.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve.

/abcnews.al/

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

By: Ardit
18 August 2025 at 10:12

Në Golem, banorët dhe pushuesit e zonës midis Malit të Robit dhe Qerretit, pranë Prestige Resort, kanë ngritur shqetësimin për ndotjen e madhe që ka përfshirë zonën e pishave, e cila është shumë e frekuentuar për piknikë dhe plazh. Sipas tyre, mbeturinat e shumta të lëna nga pushuesit kanë shkaktuar një mjedis të ndotur, duke […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj

11 August 2025 at 12:30

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish.

Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve.

“Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të ketë një pushues në një moment të caktuar, një medikament apo një ndërhyrje e stafit mjekësor që mund edhe të shpëtojë jetë në raste të veçanta”, u shpreh Koçiu.

Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se shërbimet në këto qendra janë falas për të gjithë, pa dallim nëse janë apo jo rezidentë në Shqipëri.

“Duhet theksuar që e ofrojmë shërbimin njësoj edhe për ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, falas, pa radhë, pa listë pritje dhe pa rezervim”, deklaroi Koçiu.

Në këtë kuadër, Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi edhe të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e mjekësisë që të përfshihen në këto struktura, për të fituar eksperiencën e parë praktike.

“Është një eksperiencë shumë e mirë për ju të rinjtë që sapo keni mbaruar studimet dhe doni një eksperiencë të parë, dhe ku më mirë sesa tek këto të papriturat që sjellin Qendrat Shëndetësore, tipologjitë e sëmundjeve apo problematikave shëndetësore që vijnë e trajtohen”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur tek puna dhe efektiviteti i qendrës shëndetësore verore në Golem, Koçiu deklaroi se “mbi 3 mijë vizita janë pritur në këtë qendër nga 1 qershori që është hapur” si dhe shtoi se “qendra do të vijojë të jetë e hapur deri në fund të muajit gusht”.

Në përfundim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vuri në dukje infrastrukturën e kësaj Qendre Shëndetësore, e cila ka në dispozicion pajisjet e nevojshme që u japin mundësi stafit të shërbejnë siç duhet.

Me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore dhe staf të kualifikuar dhe të përkushtuar, qendrat shëndetësore verore të shtrira në të gjithë vendin vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e reagimit dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë për pushuesit dhe turistët e huaj gjatë sezonit turistik.

/m.m//a.f/

The post Koçiu: Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Golemit.

Plazhi i Golemit, i ndodhur në zonën e Kavajës vetëm pak kilometra nga Durrësi dhe rreth 40 minuta nga Tirana, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Me një vijë bregdetare të gjatë, rërë të artë, ujëra të pastër kristal dhe një peizazh që përputh natyrën me infrastrukturën turistike, Golemi është kthyer në një magnet për turizmin bregdetar shqiptar.

Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm hotelet, resortet, vilat dhe restorantet që ofrojnë shërbime cilësore dhe mikpritje tradicionale.

Së fundmi në këtë plazh mudn të shijohet edhe një eksperienca off-road në plazhin e Golemit.

Kjo iniciativë e veçantë ofron udhëtime nëpër shtigje të fshehura dhe terrene sfiduese, ku natyra e egër takon emocionin e aventurës.

Destinacioni është ideal për të zbuluar peizazhe të mrekullueshme dhe vende që rrallë shihen nga turistët e zakonshëm.

Turizmi off-road është një formë e turizmit aventurier që konsiston në udhëtime dhe eksplorime nëpër terrene të vështira, natyrore dhe jashtë rrugëve të asfaltuara, duke përdorur mjete të posaçme si fuoristrada (4×4), quad, motoçikleta etj.

/gj.m/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi i “morën frymën” Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë

By: Ela
23 July 2025 at 08:59

Për 2024, në rang vendi 61 bashkitë arkëtuan 18,5 mld lekë apo rreth 42,3% më shumë se në 2023 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e reja që jepen për ndërtim, sipas raportit të Institutit të Bashkive të Shqipërisë “Qeverisja Vendore në Shqipëri – Raport mbi situatën aktuale”. Tirana vijon të mbajë peshën […]

The post Pasi i “morën frymën” Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës

21 July 2025 at 15:55

Një banore e kompleksit “Mond i Rikes” në Golem të Kavajës ka ngritur shqetësimin për ndotjen e rëndë që shkakton një kanal që kalon përpara vilës së saj dhe që vazhdon të derdhë ujëra të zeza. Sipas denoncimit të dërguar për JOQ, pavarësisht se zona është pajisur me sistem kanalizimi, kanali i jashtëm vazhdon të […]

The post FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës appeared first on BoldNews.al.

Kultivonin kanabis me llamba, arrestohen tre persona

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit vijon operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike me anë të llambave, të shitjes së saj, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “The Wrong Meeting” gjatë të cilit janë vënë në pranga 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Sipas Policisë, janë sekuestruar gjithsej 6,2 kg kanabis në formë boçeje (dyshohet e prodhuar me llamba), një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.

Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në zonën e Golemit gjatë shkëmbimit të një sasie kanabisi, ndërsa tjetri posedonte armën e zjarrit, një sasi tjetër të lëndës narkotike dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. T., 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; D. S., 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit G. S., 39 vjeç, dhe M. Ll., 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Sh. T. dhe D. S., në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.

Nga hetimet e kryera, në këtë aktivitet ishte i përfshirë edhe shtetasi J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1,1 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit, nga sherbimet e Komisariatit të  Policisë nr. 7 Tiranë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sh. T., u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve po vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Kultivonin kanabis me llamba, arrestohen tre persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kavajë, përplasen dy mjete lundruese/ Plagoset njëri prej drejtuesve, tjetri arrestohet

By: Re Nato
13 July 2025 at 19:32

Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat

By: M C
13 July 2025 at 19:47

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Golem ku në vendin e quajtur “Manhatan” janë përplasur dy motorë ujë.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:36 ku 25-vjeçari me ininciale S.D, duke drejtuar një motor uji është përplasur në det me një tjetër motor uji i cili drejtohej nga 31-vjeçari me ininciale P.B, banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 25-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

The post E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

By: Oldi
13 July 2025 at 19:59

Pasditen e së dielës dy mjete lundruese të tipit “Jet Ski” janë përplasur në det në zonën e Golemit, rreth 800 metra larg bregut. Sipas policisë, një nga mjetet drejtohej nga shtetasi me iniciale S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga shtetasi P. B., 31 vjeç, nga Kosova. Si pasojë e përplasjes, […]

The post Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Lirohen hapësira publike në plazhin e Golemit, 3 persona procedohen për pushtim toke

By: Besnik
11 July 2025 at 11:42

Përveç lirimit të zonave në plazh të zëna me shezllonge dhe çadra pa lejen përkatëse, Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë”, ka vijuar edhe këtë të premte me lirimin e hapësirave publike, si trotuare dhe rrugë të zëna nga tregtarë ose subjekte private në plazhin e Golemit.

Më konkretisht, Policia e Durrësit njofton se nga kontrollet e ushtruara këtë të premte u konstatua se shtetasit P. Gj., Q. S. dhe R. A. kishin zënë secili nga një hapësirë publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

Këta tre shtetas, banues në Golem dhe Kavajë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirohen hapësira publike në plazhin e Golemit, 3 persona procedohen për pushtim toke appeared first on Euronews Albania.

Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

11 July 2025 at 11:57

Përveç lirimit të zonave në plazh të zëna me shezllonge dhe çadra pa lejen përkatëse, Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë”, ka vijuar edhe këtë të premte me lirimin e hapësirave publike, si trotuare dhe rrugë të zëna nga tregtarë ose subjekte private në plazhin e Golemit.

Më konkretisht, Policia e Durrësit njofton se nga kontrollet e ushtruara këtë të premte u konstatua se shtetasit P. Gj., Q. S. dhe R. A. kishin zënë secili nga një hapësirë publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

Këta tre shtetas, banues në Golem dhe Kavajë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

The post Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Nxirren armët në Golem, plagoset 22-vjeçari, arratiset autori

By: D Marku
24 June 2025 at 11:03

Një i plagosur është bilanci i një përplasje me armë zjarri pak pas mesnate në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilët janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

I plagosur ka mbetur shtetasi Luiz Sheqi, 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, por vijon të monitorohet nga personeli shëndetësor.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Shpëtim Dedja, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Forcat e rendit po vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

The post EMRAT/ Nxirren armët në Golem, plagoset 22-vjeçari, arratiset autori appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem, tre persona nën hetim

By: user 11
23 June 2025 at 10:36

Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.

Në këtë zonë të bregdetit u hoqën 100 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme. Tre personat u vunë nën hetim, ndërsa rasti i ka kaluar Prokurorisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në një hapësirë publike në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 100 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. O., 37 vjeç, T. O., 72 vjeç dhe B. A., 41 vjeç, banues në Kavajë dhe në Golem”, njoftoi sot policia.

The post Sekuestrohen 100 çadra e shezlongë në Golem, tre persona nën hetim appeared first on Lapsi.al.

❌
❌