Zona e njohur si “Pushimi i Ragës” në Elbasan, e ndodhur mes fshatrave Balëz dhe Letan, në rrugën që të çon drejt liqeneve të Funarit, është mbuluar nga mbeturinat. Sipas informacioneve, situata paraqitet alarmante, ku natyra dhe përroi që kalon pranë zonës janë ndotur rëndë, duke e kthyer këtë vend pushimi në një vatër ndotjeje. […]
Çmimi i bakrit në tregjet ndërkombëtare ka arritur rekordin duke kapërcyer mbi 13 mijë dollarë për tonë. Të dhënat nga bursat tregojnë se në harkun kohor të një viti çmimi i bakrit është rritur me 50 për qind, për shkak të ndërprerjeve të ofertës dhe kërkesës së madhe. Por ndërsa çmimet shkojnë në qiell, shqiptarët […]
Ish-ndërmarrjet shqiptare janë konsideruar dikur një nga krenaritë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sidomos gjatë kohës së regjimit komunist. Tanimë, të lëna në harresë si ajo e superfosfatit të Laçit apo uzina mekanike e naftës në Kuçovë, ato konsiderohen pika mjedisore të rrezikshme për shëndetin e komunitetit dhe qyteteve ku ato kanë lindur. Të dhënat […]
Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje një kapanon dhe nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje. Mbetjet nga punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje. “Gjatë kontrolleve të kryera në të […]
TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim”, përmblodhi disa nga zhvillimet kryesore të fillimit të janarit 2026.
Në “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama deklaroi se përtej motit ekstrem dhe ndryshimeve klimatike, faktori njerëzor mbetet një nga shkaqet kryesore që rëndon situatat e përmbytjeve në vend.
Sipas tij, ndotja masive e lumenjve dhe mjedisit, veçanërisht nga plastika, përbën një “krim” të mirëfilltë ndaj natyrës dhe vetë Shqipërisë.
“Ama përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, ne si popull!”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te ndotja e lumenjve, duke e cilësuar alarmante. Ai shtoi se ndotja e mjedisit cenon jo vetëm natyrën, por edhe identitetin kombëtar
“Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë”, tha Rama.
Duke folur për masat në vijim, Rama theksoi se qeveria nuk do të tërhiqet nga përpjekjet për ta luftuar këtë fenomen
“Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithësecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM”, tha Rama.
Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik. Në […]
Ndanë pragut të shtëpisë, pusi ‘i zi’ nr. 1754-P, tanimë i izoluar me kapak betoni, është shenja që nuk hiqet lehtë për 71-vjeçaren dhe fëmijët e saj, të mëdhenj e të vegjël. “Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si […]
Nga Boldnews.al Pak javë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ministrja e Financave dhe e Ekonomisë e asaj kohe, Anila Denaj, zhvilloi një takim-vizitë në ambientet e kompanisë private “Alba Cosmetic International”, me seli në zonën e Porto Romanos, në Durrës. Si rrallë herë, një […]
Nga Luljeta Progni Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i […]
Një situatë shqetësuese është raportuar nga qytetarët e Tiranës në lidhje me Liqenin Artificial. Sipas JOQ, qindra peshq janë parë duke u përpëlitur, ndërsa shumë prej tyre kanë ngordhur, pranë digës së liqenit. Dëshmitarët thonë se tufat e peshqve qëndronin pranë digës, duke u përpëlitur dhe ngordhur, por nuk kanë mundur ta kuptojnë shkakun e […]
Zona e naftës në Shqipëri, Patos–Marinza, vijon të mbetet një prej pikave më problematike mjedisore në vend, sipas gjetjeve të një auditimi të posaçëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit që hedh dritë mbi situatën alarmante të ndotjes dhe mungesës së kontrollit institucional. Auditimi evidenton se gropat ekologjike, vendet ku depozitohen mbetet e rrezikshme të […]
Një episod i pazakontë, por tepër domethënës, po qarkullon sot në rrjetet sociale: një turist italian ka shtuar në Google Maps një vendndodhje të re, duke e quajtur “Fiume di M*rda (Frogna a cielo aperto)”, që në shqip përkthehet “Lumi i m*tit (Kanal i hapur i ujërave të zeza)”. Vendndodhja ndodhet përgjatë lumit të Lanës, […]
Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë. Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend. “I gjithë lumi […]
KLSH, në një raport të hollësishëm mbi ndotjen e Liqenit Artificial në Tiranë, duke iu referuar disa analizave konstaton probleme serioze nga ngordhja e gjallesave deri në ndotjen në nivele të larta nga shkarkimi i ujërave të zeza.
Për Mit’hatin 68-vjeçar, Liqeni Artificial në kryeqytet është vendi ku ai kalon më shumë kohën sesa në shtëpinë e tij që e ka mes kaosit të trafikut, pranë Tiranës së Re. “Është si jetë e dytë këtu”-thotë ai teksa vijon-“shëtis shpesh sa të mundem, më parë edhe pëshkoja për qejf, por tani ka diçka që nuk shkon. Shoh shumë peshq të ngordhur dhe kanë vendosur tabela që nuk të lenë të peshkosh”-thotë ai për Faktoje.al, pa qenë në dijeni se aty ku ai kalon më shumë se gjysmën e ditës, po vdesin gjallesat nga ndotja e madhe, përfshi edhe peshqit. “Përmbajtja e rritur e nutrientëve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vogël me oksigjen, tregon se ky liqen është në gjendje eutrofike (“I sëmurë”). Përkeqësimi i kësaj gjendje do e bëjë të pamundur jetesën e gjallesave në këtë trup ujor”. Ky është një nga përkufizimet e studimit të hollësishëm të bërë për ndodtjen e Liqenit Artificial, i publikuar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Eksperti i mjedisit, prof Gavrosh Zela, tha për Faktoje.al se situata e ndotjes në Liqenin Artificial është shumë problematike dhe nevojitet marrja e masave të menjëhershme. “Duhet ndërprerë niveli i ndotjes kryesore që vjen nga shkarkimi u ujërave urbane të papërpunuara dhe situata duhet mbajtur në monitorim të përhershëm”-thotë Zela. Nga një vëzhgim në terren në paraditen e 29 tetorit, konstatuam me sy ndotje të theksuar, ku edhe një breshkë uji ka marrë ngjyrën e errët të ujërave të zeza që rrjedhin nga “Tirana e ngjeshur urbane”.
Tetë pika të errëta
Në një hapësirë prej 4.5 hektarësh, Liqeni Artificial ndodhet në pozicionin gjeografik që fatkeqësisht po shërben si “vëndshkarkim i ujërave të ndotura të patrajtuara urbane (ujëra të zeza)” në tetë pika kyçe të saj. Në pjesën jugore të liqenit, ku nis Unaza e Madhe, problem janë shkarkimet e ujërave të zeza që vijnë nga zona urbane e “Liqenit të Thatë”, e mbushur me shumë pallate dhe njësi shërbimi. Ekspertët kanë konstatuar 16 pika derdhjesh të ujërave, ku në tetë prej tyre cilësohen shumë problematike, me prurje të mëdha të ujërave të ndotur. Gjithashtu edhe në pjesën veriore të liqenit, prania e disa lokaleve dhe pallateve në nisje të digës cilësohet një tjetër vatër ndotjeje. “Përmbajtja e lartë e nutrientëve dhe e ulët e oksigjenit tregon se në liqen ka derdhje të shumta, qoftë të substancave të pasura me azot dhe fosfor, qoftë edhe të substancave reduktuese, të cilat konsumojnë oksigjenin.
Gjithashtu, kur ka një akumulim të biomasës (bimësisë), pas “vdekjes” së bimëve ose algave, fillon procesi i dekompozimit, i cili kërkon oksigjen dhe çon në një ulje të përmbajtjes së oksigjenit të tretur në ujë, veçanërisht në orët e errësirës, kur fotosinteza ndalon dhe ndodh respiracioni. Kjo e bën ekuilibrin e oksigjenit një faktor delikat të cilin duhet ta monitorojmë në liqen”-citon raporti i KLSH-së në një studim më të fundit përgjatë viteve 2024-2025. “Nevojiten masa të menjhershmë, së pari duhet ndërprerja e kanalizimeve aktuale dhe të futen në sistemin e ujërave të zeza të Tiranës. Së dyti, kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe nxitjen e bizneseve apo pjesës urbane të popullatës që të vendosin impiante të decentralizuara për trajtimin e ujërave të ndotur”-thotë prof Zela, ndërsa thekson se me situatën aktuale të ndotjes, nevoja më e madhe është mbushja me ujë të pastër të liqenit, çka mund të sillte një mundësi pastrimi dhe uljen e nivelit të ndotjes.
Analizat
Profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës u kontraktuan nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për të kryer analiza mbi nivelin e ndotjes së ujërave të Liqenit Artificial. “Kjo dukuri (ky lulëzim algash) në Liqenin Artificial të Tiranës është pasojë dhe sinjal i ngarkesës relativisht të lartë (ndotjes) me lëndë ushqyese (azot dhe sidomos fosfor) që kanë shumë mundësi të vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat mund të grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë liqen… Mbetet e ngutshme për Bashkinë Tiranë grumbullimi dhe largimi i shkarkimeve nga liqeni! Por sidomos mbetet sfidë grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza për gjithë pellgun e Tiranës, si domosdoshmëri për cilësinë e jetës për njeriun dhe për gjithë botën e gjallë”-thonë në raport ekspertët e Fakutetit të Shkencave të Natyrës. “Rritja e temperaturave dhe zvogëlimi i vëllimit të ujërave ka gjasë të përkeqësojë situatën gjatë stinës së verës.
Si rrjedhojë, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për të verifikuar e ndaluar të gjithë shkarkimet e ujërave të përdorura urbane, industriale, etj., që mund të vijnë si rrjedhojë e aktivitetit brenda territorit te PMLAT ose të përzierjes së jashtëligjshme të ujërave të zeza me kanalet e ujërave të bardha/ të shiut që shkarkojnë në liqen. Si rrjedhojë është e domosdoshme të kryhen analizat e ngarkesave të koliformëve fekale dhe totalë (CFU)”-theksojnë më tej ata. Sa i takon vlerësimit kimiko-biologjik, nga një sondazh i kryer nga Departamenti i Inxhinierisë Kimike në Universitetin Politeknik të Tiranës rezultoi se përmbajtja e nutrienteve në mostrat e marra në liqen, gjatë muajit janar 2025 ishte shumë e lartë. “Ujërat quhen të eutrofikuar kur përmbajtja e fosforit është 0.020 mg/L. Ndërkaq, analizat e kryera nga Universiteti Politeknik të Tiranës treguan vlera shumëfish më të larta të përmbajtjes së fosforit, rreth 0.070 mg/L. Gjithashtu, përmbajtja e oksigjenit, edhe pse në periudhë dimri, ishte me një saturim rreth 55%, vlerë mjaft e ulët për këtë periudhë. Pa dyshim, në stinën e verës, përmbajtja e oksigjenit do të jetë më e ulët dhe gjendja do të përkeqësohet”-thekson raporti, duke iu referuar përgjigjes së analizave të dala nga kampionë të ujit të marra në disa pika të Liqenit Artificial.
Përgjegjësit e (pa) përgjegjshëm
Për situatën alarmante, audituesit e KLSH-së, duke u nisur nga raportet e ekspertëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të Departamenti i Inxhinierisë Kimike në Universitetin Politeknik të Tiranës, të cilët kryen analizim të thelluar për ndotjen e liqenit, kërkuan që institucionet përgjegjëse të merrnin masat e nevojshme. KLSH në raport, të cilën Faktoje e disponon të plotë, theksojnë përplasjen institucionale mes drejtorive në varësi të Bashkisë Tiranë, ku asnjëra prej tyre nuk merrte përsipër përgjegjësinë për problemin e ndotjes së theksuar të Liqenit Artificial. “Duke vlerësuar si shkaktues potencial të ndotjes prurjet e ujërave të ndotura nëpërmjet kanaleve të ujërave të shiut/ të bardha që derdhen në liqenin artificial të Tiranës, grupi i auditimit ka kërkuar një planimetri të shtrirjes së këtij rrjeti, informacion mbi gjendjen e tyre, si dhe procedurat përkatëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, nga strukturat e varësisë së Bashkisë Tiranë, si APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit), UKT (Ujësjellës Kanalizimet Tiranë) dhe DPN2”-thotë raprti. Po çfarë përgjigje morën? Në shkresa të ndryshme, institucionet ia veshin përgjegjësinë njëra-tjetrës, kjo vërtetohet edhe nga dokumentacioni i mbërritur për KLSH-në. raporti.
“Për sa më sipër, APR bën me dije se nuk disponon planimetri të kanaleve të ujërave të shiut dhe se nga punonjësit e këtij institucioni, kryhet vetëm pastrimi fizik i mbetjeve të dukshme, si p.sh. gjethe, degë, materiale plastike/ plastmasi, kartona, letra, etj. Ky lloj pastrimi kryhet rregullisht në mënyrë që ato të jenë të pastra dhe të mos krijojnë problematika me reshjet e dendura. Gjithashtu edhe Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes, Rrugë, Ndriçim, Sinjalistikë (DNP 2), në përgjigjen e pyetësorit dërguar elektronikisht në datën 12.03.2025, bën me dije se nuk disponon hartë/ planimetri të kanaleve të ujërave të shiut, pasi liqeni i Tiranës nuk menaxhohet nga kjo drejtori. Në shkresë citohet se “nga verifikimet e kryera nga një grup i ngritur për këtë çështje rezultoi që në liqenin artificial të Tiranës nuk ka asnjë pikë shkarkimi të ujërave të shiut, pasi ato shkarkohen në kolektorët e ujërave të zeza të cilat menaxhohen nga UKT sh.a”. Ndërsa UKT, në përgjigjen e pyetësorit dërguar elektronikisht në datën 18.03.2024, shprehet se “Referuar rrjetit të largimit të ujërave të shiut ju informojmë se administrimi dhe mirëmbajtja e tyre nuk bëhet nga UKT, por nga Bashkia Tiranë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, si dhe APR që menaxhon territorin e PMLAT”-thekson raporti.
Ndotje në çdo drejtim
Më tej KLSH shprehet se pavarësisht se në shkresat e institucioneve të varësisë së Bashkisë Tiranë dhe dokumentacionin e gjeneruar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit citohet se “është konstatuar se në 6 nga 8 pikat e shkarkimit të ujërave të bardha kishte rrjedhje”, asnjë nga institucionet e varësisë së Bashkisë Tiranë (që drejtpërdrejt ose tërthorazi lidhen me administrimin e atij territori, pastrimin e mirëmbajtjen së kanaleve të ujërave të shiut apo të rrjetit të kanalizimeve), nuk administron një planimetri të këtyre kanaleve të ujërave të bardha që derdhen në liqen, për të evidentuar shtrirjen dhe rrugën që kanalet ndjekin, për t’u derdhur në fund në liqen, njëkohësisht për të vlerësuar zonat urbane nëpërmjet të cilave këto kanale kalojnë dhe që mund të kenë ndërhyrje në mënyrë të jashtëligjshme duke lidhur kanalizimet e ujërave të zeza me kanalet e ujërave të shiut. Nalizimi më i fundit që i përket këtij viti rezultoi se uji i Liqenit Artificial është i ndotur rreth 50 pikë më shumë se norma, ndërsa e cilësojnë “të sëmurë” dhe në rrezik të madh që nëse nuk merren masat bimësia dhe gjallesat të zhduken, duke e kthyer në “liqe të vdekur”.
Nga Sebi Alla KLSH, në një raport të hollësishëm mbi ndotjen e Liqenit Artificial në Tiranë, duke iu referuar disa analizave konstaton probleme serioze nga ngordhja e gjallesave deri në ndotjen në nivele të larta nga shkarkimi i ujërave të zeza. Për Mit’hatin 68-vjeçar, Liqeni Artificial në kryeqytet është vendi ku ai kalon më shumë […]
Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme […]
Reuters i ka kushtuar një artikull sërish vendin tonë, por këtë herë duke u ndalur në Vjosë. Agjencia amerikane e lajmeve, shkruan se në Vjosë është ngritur alarmi, pasi ujërat e zeza po derdhen në të dhe po bëhen gërmime vazhdimisht për zhavorr. Në artikull është përmendur edhe kur qeveria e shpalli Vjosën park kombëtar në […]
TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Lapraka është zona më e zhurmshme e kryeqytetit. Banorët e kësaj zone, jo vetëm ditën, por edhe natën janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës.
Të dhënat bëhen të ditura nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, sipas së cilës ditën në këtë zonë ka tejkalim të normës me 27%, ndërsa natën me 9,3%.
Sipas AKM, nivelet e monitoruara ditën në Laprakë janë në vlerën 69,8 dB, nga 55 që është norma e lejuar e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por në monitorim kanë qenë edhe zona të tjera të kryeqytetit. Pas Laprakës, e dyta si zona më e zhurmshme është ish-Stacioni i Trenit, i ndjekur nga kryqëzimi i “Vasil Shantos”.
Duke iu referuar AKM-së mediet raportojnë se në të 15 pikat e monitoruara ka tejkalim të normës së zhurmave, ku burim kryesor kanë trafikun e automjeteve, sirenat dhe boritë.
E vetmja zonë me tejkalimin më të ulët të normës së lejuar për zhurmat është “Shkolla e Bashkuar”.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave shkakton probleme me dëgjimin, inflamacion të trurit, mungesë përqendrimi, probleme me gjumin, agresivitet.
Po ashtu, nivelet e larta të zhurmës mund të rezultojnë në efekte kardiovaskulare dhe ekspozimi ndaj niveleve të larta gjatë një periudhe të vetme 8-orëshe shkakton një rritje në presionin e gjakut.
Zjarret kanë kontribuuar ndjeshëm në ndotjen e ajrit vitin e kaluar, sipas një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM). “Flakët janë një burim i përhershëm ndotësish në atmosferë,” tha Lorenzo Labrador, anëtar i Organizatës. Trupi meteorologjik i OKB-së vuri në dukje se ekziston një lidhje e ndërlikuar midis cilësisë së ajrit dhe ndryshimeve klimatike. Djegia […]
TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, në të cilin u diskutua për të vendosur piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt zhvillimit të turizmit, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni, u ndal tek çështja e trajtimit të mbetjeve.
Rama theksoi se pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për pastrimin e zonave bregdetare, problemi i mbetjeve mbetet i madh për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve.
“Sa i takon çështjes së mbetjeve, kemi shumë rezultate pozitive nga operacioni i “Plazheve të pastra”. Kemi një transformim rrënjësor falë udhëheqjes jo nga zyra, por nga terreni i ministres së Mjedisit, kryepastrueses së Shqipërisë, por nuk mund të bëjë dot gjë jo kaq, por sikur gjithë ushtria popullore e dikurshme të vihet, nëse paralelisht me ato që pastrojnë janë edhe ato që hedhin plehra. Turistë jo anglisht-frëngjisht-spanjisht-italishtfolës, turistë shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë edhe selfie: “O sa e mirë je ti, o Shqipëria ime”, dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre dhe po të shohësh pikat panoramike, janë edhe pikat ku kanë edhe grumbullimin më të madh të plehrave që hidhen.
Kryeministri theksoi gjithashtu se bashkitë janë përgjegjëse për pastrimin e qyteteve, teksa shtoi se qeveria do të angazhohet për trajtimin e mbetjeve në nivel kombëtar.
“Trajtimi i mbetjeve është problem i madh. Qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën, duhet ta pastrojë bashkia. Qeveria nuk mund të bëjë pastrimin e qyteteve, por do të angazhohet që të bëjë trajtimin e mbetjeve të të gjithë qyteteve dhe bashkive në nivel kombëtar”, u shpreh Rama.