Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama në festën e fundvitit me socialistët e Tiranës

30 December 2025 at 18:21

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me rastin e fundvitit me anëtarë të Partisë Socialiste dhe drejtues të strukturave të PS-së në Tiranë.

Rama shprehu mirënjohjen “për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste” dhe theksoi se “me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël të secilës dhe secilit prej jush”.

“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tuaja! Të dytin dua ta bëj për të gjitha vajzat, dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë, dua ta ngre për të gjitha ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, për ata që janë në vijën e dytë, në vijën e tretë, që janë kryetarë të partisë, që janë kryetarë të organizatave”, u shpreh Rama, në fjalën e tij para socialistëve të Tiranës,

Ndërkohë, drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu u shpreh se “sot është një moment për të uruar njëri tjetrit një vit sa më të mbarë dhe për të uruar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, për një vit plot me shpresë, me energji, me besim, se e nesërmja dhe Viti i Ri patjetër, do të jetë një vit shumë i mirë dhe më e mira është gjithmonë përpara”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Rama në festën e fundvitit me socialistët e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu prezanton buxhetin 2026: Komunikimi me qytetarët, i pandalshëm

5 December 2025 at 16:39

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një dëgjesë publike me banorë të Njësisë 6 dhe të Lagjes 14, ku prezantoi buxhetin për vitin 2026.

Gjatë takimit, Manastirliu u shpreh se komunikimi me qytetarët është një komunikim i pandalshëm, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ne jemi së bashku për të diskutuar për hallet dhe shqetësimet.

Për të vendosur prioritetet sepse çdo punë e mirë, bëhet duke dëgjuar qytetarët, bëhet duke dëgjuar familjet, duke dëgjuar komunitetet, aty ku nevojat janë më të mëdha, aty shkon edhe vëmendja jonë, vëmendja e qeverisë, vëmendja e bashkisë”.

(vijon…)

/r.e/a.f/

The post Manastirliu prezanton buxhetin 2026: Komunikimi me qytetarët, i pandalshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Buxheti 2026 mbështet mbi 10 mijë fëmijë pjesë e programit të ri të ushqimit në shkolla

1 December 2025 at 18:18

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetët e Tiranës, zhvilluan një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 7 dhe 10 në Tiranë, ku prezantoi prioritetet e Buxhetit 2026 dhe investimet që do të prekin drejtpërdrejt komunitetin.

Gjatë takimit, Manastirliu u fokusua te projektet kryesore në arsim, rindërtimi dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore, si dhe te programet e reja që do të mbështeten nga buxheti i vitit të ardhshëm, përfshirë ushqimin në shkolla dhe programet pas shkollore.
“Jemi këtu për të diskutuar politikat dhe programet me Buxhetin 2026. Dua të ndalem te çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Edhe pse është bërë një punë e madhe për rindërtimin e tyre, prapë kemi shumë për të bërë. Ndaj, me Buxhetin 2026, për Njësinë nr. 7 do të përfundojë ndërtimi i shkollës ‘Pjetër Budi’ dhe fillon ndërtimi i shkollës së mesme ‘Stavri Themeli’. Ndërsa për Njësinë nr. 10, do të kemi përfundimin e investimeve në shkollën ‘Avni Rustemi’, pas investimeve në shkollë, palestër dhe ambientet sportive.”, tha Manastirliu në dialogun me banorët e Njësisë 7 dhe 10 në Tiranë.

Manastirliu prezantoi edhe një nga programet më të rëndësishme që nis në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, i cili mbështetet nga Buxheti 2026.

“Një prej programeve më të rëndësishme nis me fillimin e vitit shkollor tjetër, që është pikërisht programi i ushqimit në shkolla dhe programi pas shkolle. Me mbështetjen e Buxhetit 2026 të Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, 30 shkolla 9-vjeçare nga klasa e parë deri në të pestën ku më shumë se 10 mijë fëmijë do të përfitojnë nga ky program, i cili do të nisë dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Tiranës, sipas planifikimit të buxhetit afatmesëm. Ky program do të zgjerohet edhe në bashkitë qendër qarku, ashtu siç jemi zotuar në programin tonë politik të Partisë Socialiste.”

Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu theksoi se Buxheti 2026 është një buxhet me fokus te familjet, fëmijët dhe komunitetet lokale, duke thelluar investimet që përmirësojnë cilësinë e jetës në çdo lagje të Tiranës.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Buxheti 2026 mbështet mbi 10 mijë fëmijë pjesë e programit të ri të ushqimit në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

By: Ela
1 December 2025 at 08:22

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet […]

The post Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor appeared first on BoldNews.al.

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

1 December 2025 at 07:31

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet […]

The post Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor appeared first on Reporter.al.

Manastirliu me banorët tek Njësia nr.1: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

By: redi
27 November 2025 at 17:21

Ogerta Manastirliu thotë se përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës mbetet në fokus të buxhetit 2026, duke garantuar investime për më shumë hapësira publike. Këtë të enjte së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetë të PS-së, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në kryeqytet, ku u diskutuan prioritetet sociale dhe zhvillimore që…

Source

Ibrahimaj: 1.7 mld lekë në total për pensionistët

24 November 2025 at 18:07

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se me buxhetin e vitit 2026, synohet nxitja e ekonomisë dhe dhënia e më shumë mbështetjeje për familjet shqiptare përmes shpërndarjes së të ardhurave.

Ministrja Ibrahimaj e bëri këtë deklaratë gjatë dëgjesës publike për buxhetin 2026 me banorë të njësisë 11 dhe të Kasharit në Tiranë, ku të pranishme ishin edhe drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu dhe nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Vasilika Vjero.

“Për herë të parë jemi shumë krenarë që me këtë buxhet kemi një vëmendje ndaj mirëqenies dhe ndaj të ardhurave. Vëmendja në buxhetin e vitit 2026 për pensionistët do të jetë krejt ndryshe. Dëshira jonë ka qenë e madhe që të bënim një hap cilësor në të ardhurat e pensionistëve, por vetëm tani na është krijuar mundësia për shkak të të ardhurave të shtuara, rritjes ekonomike, që të mund të bëjmë diçka të konsiderueshme për të gjithë ata të moshuar që kanë punuar gjithë jetën dhe meritojnë të kenë të ardhura më të denja”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, në buxhetin e vitit 2026, por edhe në atë të vitit 2027 dhe 2028 janë parashikuar respektivisht 10 miliardë, 20 miliardë dhe 30 miliardë lekë.

Ministrja deklaroi se bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar.

Ibrahimaj theksoi se 1.7 miliard euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, për bonuse dhe indeksim.

“Çdo muaj, nga muaji janar, çdo pensionist do të marrë një bonus shtesë bashkë me pensionin. Duke filluar nga pensioni urban i plotë, i cili sot mesatarisht është 27 mijë lekë, deri në 2030 do të shkojë 40 mijë lekë. Çdo pensionist që ka vitet e plota do të marrë një shtesë prej 1800 lekë në muaj dhe kjo është pavarësisht indeksimit që është një procedurë që do të jetë atje gjithmonë”, vijoi Ibrahimaj.

“Pensionet e pjesshme urbane do të kenë një rritje prej 8000 lekë (të vjetra – shën. i red.) në muaj përveç indeksimit, pensionet rurale do të kenë një rritje prej 10 mijë lekë në muaj, pensionet familjare do të kenë një rritje prej 7 mijë lekë në muaj dhe pensionet e invaliditetit do të kenë një rritje prej 6 mijë lekë në muaj”, theksoi ajo.

Ibrahimaj pohoi se në vitin 2027, këto shifra do dyfishohen dhe në vitin 2028 këto shifra do të trefishohen deri sa të arrijë nivelet 40 mijë lekë për pensionin urban, 22 mijë lekë për pensionin e pjesshëm, 18 mijë lekë për pensionin rural, 18 mijë për pensionin familjar dhe 30 mijë për pensionin e invaliditetit.

“Të gjithë pensionistët që kanë pension më të vogël se 200 mijë lekë (të vjetra – shën. i red.) do marrin 150 mijë lekë bonus, ata që kanë pension më të madh se 200 do marrin 100 mijë lekë bonus. Sot, paga mesatare në administratën publike është 1 milion lekë dhe falë gjithë kësaj reforme paga u rrit dhe do të rritet përsëri, nga 35% në 60% dhe përveç rritjes çdo dy vite do bëjmë indeksim të pagave. Në buxhetin 2026 kemi parashikuar indeksim të pagave me 2,5% dhe një rritje të diferencuar për disa kataegori që i kanë më të ulta që përfshijnë specialistët, ushtarakët, policët, sistemin shëndetësor që për herë të parë këtë vit jo vetëm rritje dhe indeksim, por do njihen dhe vitet e punës”, theksoi Ibrahimaj.

/e.i/r.e/

The post Ibrahimaj: 1.7 mld lekë në total për pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu me banorët tek Njësia 4: Instrumente të reja për të siguruar strehim të përballueshëm

By: redi
19 November 2025 at 18:58

Ogerta Manastirliu thotë se qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deputetë të zonës dhe drejtues të bashkisë së Tiranës, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjitha njësitë e…

Source

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

By: Elva
3 November 2025 at 18:38

Nga Boldnews.al Kryeministri i dhuroi një fitore të vogël Erion Veliajt, duke nxitur Gjykatën Kushtetuese që ta lërë ende në detyrë ish-beniamimin, të arrestuar prej shkurtit të këtij viti. Vendimi i trupës kushtetuese, i marrë pasditen e kësaj të Hëne (3 nëntor 2025), ishte paralajmëruar më herët nga “Boldnews.al”. Gjykata Kushtetuese, me një vendim të […]

The post Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë appeared first on BoldNews.al.

Manastirliu vijon takimet me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

By: redi
29 October 2025 at 16:41

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2. Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit…

Source

Manastirliu me të rinjtë në Laprakë: Plani ynë Tirana 2030, qyteti i mundësive për të rinjtë

By: xhir jeta
29 October 2025 at 10:25

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me të rinjtë e Laprakës, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në projektet dhe investimet që sjellin ndryshime konkrete në çdo lagje të Tiranës.

“Bashkia, si shtëpia jonë e përbashkët, na duhet të ketë kontributin e të gjithëve, e tek ju në radhë të parë, që jeni të rinjtë e qytetit. Imagjinoni sa shumë mund të bëjmë bashkë. Ju mund të sillni një ndryshim të prekshëm, sepse ne duam që të sjellim për Laprakën edhe më shumë investime, duke filluar nga rrugët që ende nuk janë prekur në zonat më të thella, si drejt Institutit e më tutje.”

Duke u ndalur te planet konkrete për zhvillimin e Laprakës, Manastirliu vuri në dukje nevojën për të rijetëzuar hapësirat publike dhe për t’i kthyer ato në shërbim të të rinjve dhe gjithë komunitetit.

“Duam të rijetëzojmë të gjitha lulishtet në zonën e Laprakës, që nga fusha e futbollit, tek blloku ‘Gintash’ e deri te rruga pranë Spitalit Ushtarak. Duam të kemi më shumë qendra për të rinjtë, si qendra TUMO, ku sot afro 3500 të rinj mësojnë, programojnë dhe zhvillojnë aftësi të reja. Ne duam që qytetit policentrik t’i shtohen vlera të tilla që rrisin mundësitë për çdo të ri e të re.”

Takimi me të rinjtë e Laprakës ishte pjesë e serisë së bashkëbisedimeve që Manastirliu po zhvillon në çdo lagje të Tiranës, për të ndarë idetë dhe projektet e saj për një qytet gjithëpërfshirës, ku çdo zë, veçanërisht ai i të rinjve bëhet pjesë e vizionit të saj për Tirana 2030.

Në Laprakë, kandidatja e e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Manastirliu shoqërohej nga drejtuesja politike e Njësisë 11 Albana Kocciu dhe deputeti i zonës, Erion Malaj.

“Zgjedhjet në Tiranë përçarje brenda PS, s’duan triumfin e Manastirliut”/ Sula: Ka një komplot ndaj Ramës

By: Rovena
28 October 2025 at 21:01

Ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka deklaruar se situata politike në Tiranë është mjaft e ndërlikuar, duke theksuar përçarjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe tensionet mes forcave kryesore politike.

Sipas Sulës, përveç kryeministrit Edi Rama që kërkon fitoren në kryeqytet, ekzistojnë figura brenda PS që nuk e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Ai foli për një “komplot ndaj Ramës” dhe për konflikte të brendshme që ende nuk janë bërë publike.

Sula komentoi edhe qëndrimet e Partisë Demokratike dhe propozimin e Sali Berishës, duke e interpretuar si një lëvizje që, sipas tij, nuk i shërben më opozitës, por interesave personale të Berishës. Ish-deputeti theksoi se zhvillimet e fundit mes PS dhe PD pritet të zbulojnë shumë për dinamikat reale politike në ditët në vijim.

“Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon kontrollon gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.

Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari jot’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula.

Manastirliu me të rinjtë e njësisë nr. 9 në kryeqytet: Platformë dialogu me të rinjtë për çdo vendimmarrje të bashkisë

By: xhir jeta
27 October 2025 at 15:10

Kandidatja e PS për kryetare bashkie e Tiranës Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë 9 të kryeqytetit, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në vendimmarrjet dhe politikat e Bashkisë së Tiranës. Ajo i ftoi ata të japin kontributin e tyre dhe të jenë pjesë e programeve dhe nismave të reja të bashkisë, duke nisur me një pjesëmarrje aktive në diskutimet e platformave të dialogut me të rinjtë.

“Nëse do të bëjmë një gjë dhe do ta bëjmë në mënyrë konsistente është diskutimi në platformat e dialogut me të rinj për çdo vendimmarrje të bashkisë sepse të rinjtë, jo vetëm që duhet të jenë pjesë e politikave që bashkia ndërmerr, programeve, por të rinjtë duhet të kontribuojnë aktivisht në këto programe. Duhet të kontribuojnë aktivisht në punët e bashkisë, në punët e qytetit.”, u shpreh Manastirliu, teksa vlerësoi se energjia e të rinjve është e jashtëzakonshme për t’i kthyer idetë në realitet.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Tirana e vitit 2030 do të jetë “një qytet i të rinjve dhe për të rinjtë”,
“Janë shumë të rinj sot që na bashkohen sepse shohin qëllimin e përbashkët, për të mirën e përbashkët dhe ajo që na bashkon të gjithëve sot këtu, është edhe një tjetër emërues. Është ajo që ne duam të bëjmë për fëmijët dhe për të rinjtë, sepse Tirana e 2030-ës është Tirana e së ardhmes që u përket ju, të rinjve”, tha Manastirliu ndërsa nënvizoi se Bashkia e Tiranës do të jetë me “derë të hapur” për çdo profesionist të ri që dëshiron të kontribuojë për qytetin, përmes programeve të praktikave të punës dhe angazhimeve vullnetare.

Balla nga njësia 5: Me Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë Tiranë, do t’u japim zgjidhje hyrjeve të vendstrehimeve

By: V K
26 October 2025 at 15:56

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në cilësinë e njërit prej Bashkëdrejtuesve politikë të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5, ka paralajmëruar sistemimin e hyrjeve të vendstrehimeve të dikurshme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, duke shoqëruar një foto të tij para një ish-transheje, Balla shprehet se kjo problematikë do të marrë zgjidhje.

“Me Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliu me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma”, – ka deklaruar Balla.

Nisma synon të pastrojë dhe sistemojë këto hapësira, duke i kthyer ato në ambiente të sigurta dhe të përdorshme për banorët, në përputhje me standardet e mbrojtjes civile dhe planifikimit urban.

The post Balla nga njësia 5: Me Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë Tiranë, do t’u japim zgjidhje hyrjeve të vendstrehimeve appeared first on Albeu.com.

Ogerta Manastirliu takimin me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet

By: redi
22 October 2025 at 17:50

Kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë tek kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet. Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin ”Tirana 2030”, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas. “Tirana e 2030 do të…

Source

VIDEO/ Manastirliu takim me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin mes bashkisë, shkollës dhe familjes

By: redi
20 October 2025 at 18:03

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu e ka nisur javën me një takim ku pranë saj ka pasur mësues, të cilëve iu parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat dhe modernizimin e tyre. “Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës.

Source

Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin mes bashkisë, shkollës dhe familjes

20 October 2025 at 17:28

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me mësuese dhe mësues, të cilëve iu parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat dhe modernizimin e tyre.

“Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar”, u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë-familje-bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit.

“Unë besoj fort dhe jam e bindur për këtë gjë, që marrëdhënia me shkollën, familjen dhe bashkinë, duhet jo vetëm fuqizuar, por kthyer në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit. Në shkollë është gjithë energjia, jo vetëm e fëmijëve dhe juaja, është energjia e prindërve, është energjia e familjes, është energjia e komunitetit, që pret të rikthehet në dijen për fëmijët, por edhe në kënaqësi për ju si mësues”, tha Manastirliu.

Teksa foli për projektet e bashkisë në të ardhmen, Manastirliu tha se çdo projekt do të ketë në fokus dimensionin social të tij, në mënyrë që çdo anëtar i komunitetit në rolin që ai ka, të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin mes bashkisë, shkollës dhe familjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamjet e takimit të Manastirliut me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës: Ogerta për Tiranën

19 October 2025 at 18:37

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndau sot pamje nga takimi që kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi me studentë të degëve të arkitekturës, urbanistikës dhe dizajnit të universiteteve publike dhe jopublike në Tiranë.

“Ogerta për Tiranën. Tirana 2030 për Shqipërinë 2030”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Takimi u zhvillua në instalacionin më të ri që i është shtuar Tiranës, “Tirana Moons”, në sheshin “Nënë Tereza”, vepër e studios arkitekturore “Precht”.

Takimi kishte për qëllim bashkëbisedimin me të rinjtë që studiojnë për arkitekturë, mbi vizionin e së ardhmes për Tiranën, për ta bërë atë më të jetueshme, më të gjelbër dhe më miqësore.

Duke iu referuar projektit “Tirana Moons”, Manastirliu u shpreh se ky është një model që do të ndiqet edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“‘Tirana Moons’ është tamam ky oazi i gjelbër dhe krijimi i bibliotekës që rritet çdo ditë. Besoj që kjo është ajo që të rinjtë presin dhe që duan të replikohet edhe në qendra të tjera të qytetit”, tha Manastirliu.

Një prej studentëve u shpreh se, “për sa i përket pjesës së konstruksioneve të reja që po ndërtohen mendoj që po ndërtohet një hierarki shumë e bukur në Tiranë. Pavarësisht një gjë që shpesh e hasim si problematikë është hapësira e parkimit”.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës ndau me studentët planin për rijetësimin e hapësirave të çliruara dhe ridimensionimin e katit zero, për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve, por edhe për të rritur vlerën e biznesit.

Manastirliu u shpreh se, “një prej planeve dhe projekteve tona ambicioze është programi i Rilindjea Urbane 2.0, një program i cili shkon përtej estetikës që lidhet me funksionalitetin tek hapësirat e përbashkëta që duhet t’i shërbejnë komunitetit, tek vlera që ne duhet t’i japim çdo hapësire dhe në këtë pikë tashmë çlirimi i hapësirave është duke ndodhur”.

“Kemi mbi 1000 hapësira tashmë të çliruara, 1000 mundësi më shumë për t’i bërë të vlefshme për komunitetin dhe për të vendosur harmoninë mes asaj që ne duhet të krijojmë për fëmijët, për këndet e lojërave, sheshet e pushimit për familjet, gjithashtu edhe për biznesin, duke i dhënë vlerën dhe rëndësinë që ai ka, por duke e harmonizuar me të tërën”, tha Manastirliu.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu i ftoi studentët të jenë pjesë aktive të rijetësimit të qytetit përmes angazhimit të tyre, si profesionistë të së ardhmes.

“Bashkia do të jetë kampionia e Paktit për Universitetin edhe në raport me angazhimin e studentëve dhe projekteve të përbashkëta dhe për këtë ne e kemi një plan edhe për angazhimin e gjithësecilit prej jush që jeni një potencial i jashtëzakonshëm”, tha Manastirliu.

/gj.m/r.e/

The post Rama ndan pamjet e takimit të Manastirliut me studentë të arkitekturës dhe urbanistikës: Ogerta për Tiranën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

By: armand
19 October 2025 at 18:45

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar qeverinë, duke akuzuar për përfshirjen e administratës shtetërore në fushatën elektorale. Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi ka denoncuar se dy drejtoresha të Ministrisë së Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani, po marrin pjesë aktivisht në fushatën e ish-shefes së tyre, Ogerta Manastirliut, duke lënë pas dore […]

The post Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak! appeared first on BoldNews.al.

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

17 October 2025 at 19:29

Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, në fillim të muajit shtator u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në dosjen e SPAK ndaj Erion Veliajt, rezulton se Klotilda Bushka ka ndikuar tek dëshmimtarja Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e qendrës BYL-A, e cila […]

The post E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌