Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Beteja e foltoreve/ Sula: Fatkeqësi gjendja ku ndodhet PD, Berisha s’mund të vazhdojë “Foltoren 2” pa përmbushur premtimet e të parës

2 December 2025 at 20:23

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tha se është fatkeqësi e madhe kur shikon gjendjen ku është futur Partia Demokratike dhe opozita në tërësi.

Ai theksoi se “kafja e mortit” në PD është aty që prej vitit 2013, kohë kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas tij, Berisha nuk mund të vijojë me mbajtjen e “Foltoren” numër dy, kur nuk ka përmbushur ende premtimet e “Foltores” së parë.

“Është fatkeqësi në situatën në të cilën ndodhet PD në veçantë dhe opozita në tërësi, Foltorja numër dy që kërkonte bëjë Berisha. Salianji ka bërë burg për PD dhe për opozitën.

Këto shqetësohen për kafen e 20 demokratëve normalë dhe nuk shqetësohen për “kafen e mortit” që është në derën e PD qysh nga 2013, dhe vazhdon sot e kësaj dite kjo “kafe morti” dhe i vetmja fuqi që i ka ngelur Berishës dhe entuarazhit të tij është të luftojnë apo të përjashtojnë njerëzit brenda PD që ë mendojnë ndryshe.

Kjo është e  tmerrshme. Fati i madhi Ramës është që ka Sali Berishën dhe enturazhin e tij përballë, Nuk  beson njeri dhe prandaj sheshet nuk mbushen dhe ato janë bosh. Përçmohesh nga njerëzit dhe vret dhe shpresën.

Si mund të ngresh “Foltoren’ numër dy kur ti nuk ke përmbushur premtimet e Foltores 1? Gjërat duhet ti marrim me radhë. Një parti ekziston dhe punon për të fituar në sajë të strukturave, sot strukturat e PD janë inekzistente një pjesë s’kanë eficencë”, tha ai./abcnews.al

Ish-deputeti i PD, Sula: Më shumë njerëz mblidhen në një dasmë, sesa në protestën e Berishës!

By: redi
28 November 2025 at 19:25

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha i ka përplasur derën në fytyrë e më pas e largoi nga PD. Nga ana tjetër Sula mohoi që mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është kryetari Berisha. ”Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht, po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat.

Source

Sula: Të themelohet UÇD, opozitar me makinë 100 mijë euro nuk frymëzon për rrëzimin e qeverisë

By: redi
12 November 2025 at 17:33

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, thotë se në Shqipëri duhet krijuar UÇD (Ushtria Çlirimtare e Demokratëve) për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Duke komentuar dorëheqjen e kreut të PDK-së në Kosovë, ish-deputeti e sheh si një vlerë qytetare, përkundër asaj që ndodh tek ne. ”Kreu i PDK Memli Krasniqi i opozitës dha dorëheqjen. Është vlerë.

Source

Vendoret 2025/ Sula: Nëse opozita humbet përsëri, Berisha do fajësojë të pavarurit. Vokshi: PD është e ngujuar

By: Rovena
9 November 2025 at 14:55

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që po zhvillohen në pesë bashkitë e vendit, analisti Indrit Vokshi dhe ish-deputeti i PD, në një intervistë për ABC Neës, ka komentuan situatën aktuale të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe brenda kampit blu, PD.

Sula tha se edhe nëse opozita humb këto zgjedhje të pjesshme lokale, njësoj siç humbën në zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj, Berisha do ua hedhë fajin kandidatëve të pavarur.

Nga ana tjetër analisti Vokshi tha se PD është shumë e ngujuar, prandaj do ishte më mirë të shihej një alternativë tjetër për t’u futur në fushën e politikës.

Dashnor Sula: Nuk e kemi ne fajin e ka edhe shoqëria, dështoi shoqëria. Berisha fajin e humbjes do ua lerë kandidatëve të pavarur, shoqërisë së pavarur.

Indrit Vokshi: Elementët politikë në momentin që shohin që nuk ka një shenjë reformimi apo dëshire për të këtë front politik, duhet të shikojnë mundësi të tjera. PD është shumë e ngujuar, nuk e di pse merren akoma me Sali Berishën. Nuk ka rëndësi më. Njerëzit që duan të merren me politikë të krijojnë një platformë të re në zgjedhje. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Dashnor Sula: Ditën që ikën Berisha, më mirë do të jetë, më keq se ka nuk ka. Do duhet me patjetër që të ketë një frymë të re. Berisha vetëm që nuk ka certifikatë pronësie, se PD-në e ka bërë të tijën.

“Zgjedhjet në Tiranë përçarje brenda PS, s’duan triumfin e Manastirliut”/ Sula: Ka një komplot ndaj Ramës

By: Rovena
28 October 2025 at 21:01

Ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka deklaruar se situata politike në Tiranë është mjaft e ndërlikuar, duke theksuar përçarjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe tensionet mes forcave kryesore politike.

Sipas Sulës, përveç kryeministrit Edi Rama që kërkon fitoren në kryeqytet, ekzistojnë figura brenda PS që nuk e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Ai foli për një “komplot ndaj Ramës” dhe për konflikte të brendshme që ende nuk janë bërë publike.

Sula komentoi edhe qëndrimet e Partisë Demokratike dhe propozimin e Sali Berishës, duke e interpretuar si një lëvizje që, sipas tij, nuk i shërben më opozitës, por interesave personale të Berishës. Ish-deputeti theksoi se zhvillimet e fundit mes PS dhe PD pritet të zbulojnë shumë për dinamikat reale politike në ditët në vijim.

“Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon kontrollon gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.

Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari jot’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula.

“Veliaj i bashkohet koalicionit anti-Rama”/ Dashnor Sula: Pyetjet e PD për Dumanin, për hallet e Berishës

By: Re Nato
28 October 2025 at 20:33

Ish deputeti Dashnor Sula thotë se Erion Veliaj i është bashkuar Sali Berishës, kundër Edi Ramës, për të shpëtuar veten nga drejtësia.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh se ata do godasin Ramën, për të shpëtuar nga situata ligjore ku ndodhen.

Sula shtoi se pyetjet e deputetëve të PD në Kuvend për Altin Dumanin, ishin për hallet e Sali Berishës.

“Për shkak të 15 viteve si prokuror dhe 20 viteve në politikë, unë shoh një paralelizëm, si në rastin e bandave kundërshtare, të vogla, të fuqishme, kundrejt një bande më të fuqishme, që lënë mëritë, kanë luftuar njëri-tjetrin, tani e kuptuan që do pushojnë luftën. Këtë luftë të pushuar, do e bëjmë ndaj kreut të bandës më të fuqishme. Te pjesa politike, të gjithë kundërshtarët politikë, përfshirë babain, zoti Berisha, përfshirë Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, do bashkohen. E kuptojnë që i vetmi njeri që këto mund të shpëtojnë, është të godasin Edi Ramën. Kush nuk e kupton këtë, është budalla politik. Bashkimi, po bëhen të gjithë bashkë për të sulmuar Edi Ramën. Rama nuk po godet. Unë nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk është SPAK në duart e Ramës. Por ka segmente, ka tendenca. Edhe nga ana e opozitës. Seanca e djeshme është një turp për parlamentarizmin shqiptar. Të gjithë mendonin për hallin e vet. E turpshme.”, theksoi ai./abcnews.al

“Shumë anëtarë po largohen nga PD”, Sula: Zgjidhja, largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij në parti

24 October 2025 at 18:43

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se “hemorragjia” brenda Partisë Demokratike ka nisur në vitin 2019, kohë kjo që përkon me djegien e mandateve të deputetit nga opozita.

Sipas tij, ajo strategji rezultoi një kauzë boshe e Sali Berishës që çoi në rrudhjen e strukturave të partisë.

Ai theksoi se shumë anëtarë të Partisë Demokratike janë lodhur me premtimet e pambajtura nga Sali Berisha edhe në këto kushte kanë zgjedhur largimin e tyre nga partia.

“Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike”, tha ai.

Sipas Sulës, Sali Berisha Partinë Demokratike e ka me certifikatë pronësie dhe çdo zë, i cili guxon t’i dalë kundër do përballet me fatin e largimit ose të linçimit publik. Farsa e Berishës dështoi. Unë garën time të nivelit të qarkut, unë e fitova. Partia është e Sali Berishës. Po të kishte mundësi, do të merrte dhe certifikatë pronësie.”, tha ai.

Shpëtimi për Partinë Demokratike thekson ish-deputeti është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve që ai ka brenda partisë.

Ai tregoi shembullin e vet personal, i cili pavarësisht se fitoi në procesin e primareve  në Elbasan, u la jashtë listave për zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Në PD ka nisur hemorragjia. Zgjidhja është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij. Po dole nga linja e Berishës je armik. Fitova primaret në Elbasan dhe më përzunë nga partia, nuk më futën as në lista të hapura dhe as në lista të mbyllura. Nuk njeh kundërshtar, as Lulzim Bashën nuk e konsideroi kundërshtar.”, tha ai./abcnews.al

Dash Sula: Pas shkarkimit, Veliaj mund të lirohet! Nuk është çudi që të ketë patur një marrëveshje

23 September 2025 at 21:59

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula teksa komentoi shkarkimin e Erion Veliajt, tha se ky vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës mund të jetë një marrëveshje për ta liruar atë nga qelia. I ftuar në emisionin “Log.”, ai tha se ekziston një pikëpyetje e madhe për rolin e Veliajt dhe sugjeron […]

The post Dash Sula: Pas shkarkimit, Veliaj mund të lirohet! Nuk është çudi që të ketë patur një marrëveshje appeared first on BoldNews.al.

“Berisha, në luftë me kauzat imagjinare”/ Gara për Tiranën, Sula: Vokshi, përballë Manastirliut? Një lajthitje!

22 September 2025 at 18:33

Zhvillimet politike në vend janë komentuar në “Tirana Live” në ABC News. I ftuar, për të folur për këto zhvillime ishte ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili u shpreh me kritika ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve të opozitës në seancat në Kuvend.

I ndalur tek paralajmërimet e Berishës për protesta, Sula theksoi se ish-kryeministrin vazhdon në rrugën e tij në “luftë ma kauzat imagjinare”.

“Berisha e nisi duke thënë se nuk do të vepronte si kryetari Basha, por doli që ishin të gjitha mashtrime të pastra. Berisha është mjeshtër i mohimeve, duke mos i bërë fare përshtypje për deklaratat e tij. Atij i intereson perspektiva për veten e tij se si do të qëndrojë në PD. Po të donte të fitonte, duhet të zgjidhte ekipin më të mirë, por nuk e bën një gjë të tillë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Sula nënvizoi se mazharonca rrëzohet vetëm me votë, ndërsa u shpreh kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke thënë se qëllimi i tij është vetëm personal dhe jo të kthejë PD në pushtet, duke e cilësuar ish-kryeministrin si një pushtues të PD.

Ish-deputeti i PD, u ndal edhe tek gara për Tiranën, duke thënë se ato që mund të jenë figura serioze për një garë të denjë nuk e marrin mundimin të bëhen pjesë e lojës së Berishës.

“Albana Vokshi mendoj që e fiton këtë garë përballë Ogerta Manastirliun”, u shpreh duke ironizuar ish-deputeti Sula. Më tej theksoi se shpreson që Berisha të mos arrijë ta bëjë një “lajthitje të tillë”.

I pyetur nëse do të kandidonte si Avokat i Popullit, Sula tha se është njeri i hapur dhe se në rast se nuk do të vazhdojë kontributin e tij në politikë, mund t’i kthehet edhe drejtësisë.

“Unë kam dëshirë të vazhdoj të kontribuoj në politikë, nëse nuk do jetë kjo mundësi për shkak të rrethanave të caktuar, them që jam i hapur. Rëndësi ka integriteti që ka një drejtues institucioni dhe mua kjo nuk më ka munguar. Pra nuk jam njeri i “vathit”, ligji është ligj”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

“Grupet parlamentare, vetëm për para”, Sula: Halli i opozitës, të gllabërojë sa më shumë

27 August 2025 at 18:33

TIRANË- Demokrati Dashnor Sula ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në radhët e opozitës, duke akuzuar drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike për mungesë vizioni dhe interes të theksuar për përfitime financiare.

Sipas tij, grupet parlamentare janë kthyer në instrumente për të “gllabëruar” sa më shumë para dhe jo për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Sa i takon deklaratave të Berishës për hyrjen apo jo në Kuvend në shtator, Sula tha se ato janë kontradiktore.

“E kemi thënë, e kemi stërthënë se deklaratat e Berishës dhe të tjerëve janë shumë kontradiktore. Do ishte një gabim i madh nëse opozita nuk do ishte në parlament, që nis punimet në shtator. Kam frikë dhe dyshoj se qasja e Berishës si drejtues i PD, thjesht do vazhdojë në fyerje, sharje dhe akuza. Është për të ardhur keq. Halli më i madh i opozitës është se ku ka financa dhe para, i gjëmon ato.Kjo nuk ka sens dhe nuk përbën logjikë politike”, tha ai.

Ai theksoi se kryetari i grupit parlamentar të PD do jetë padiskutim një “kamikaz”, që i bindet urdhrit të Sali Berishës.

Pa diskutim dhe në duart e Berishës të jetë i verbër, Bardhi do detyrohet ta luajë atë rol. Pa ikur fytyrat e urryera nga demokratët, njerëz që nuk kanë asnjë vlerë në PD”, tha ai në “Tirana Live”.

Ai kritikoi ashpër rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtimin e PD-së, duke e konsideruar atë një pengesë serioze për reformimin e partisë dhe për rikthimin e saj në pushtet.

“Ne po flasim  për një reformim të PD, me njerëz të rinj, të pakontestuara dhe që i duan qytetarët shqiptarë. Berisha nuk mund ta sjellë kurrë në pushtet PD. Berisha është garancia dhe siguracioni për Ramën, që PS të rrijë në pushtet aq sa t’i dojë qejfi”

Sula theksoi se zgjidhja qëndron te një reformim i thellë i Partisë Demokratike, me figura të reja, të pakonsumuara dhe të pranueshme për qytetarët shqiptarë.

“Do duhet figura, të reja dhe të pakonsumuara dhe që japin shpresë për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai.

Projekti i Sulës: Krizën në PD e zgjidh Berisha, duke ikur

By: redi
4 August 2025 at 18:16

Dashnor Sula sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD-së. Për të demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Ish-deputeti thekson se Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë procesit. Një krizë të vazhdueshme që ka nisur me largimin nga pushteti në vitin…

Source

Sula kundër Nokës: Fyerje ndaj demokratëve që një figurë me këtë nivel të jetë numri dy i PD-së

By: redi
31 July 2025 at 16:52

Dashnor Sula nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit, por kjo nuk e ndalon që të komentojë zhvillimet politike. Ai e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy. ”Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha…

Source

Në sherrin Lapaj-Shabani, në mes futet deputeti Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

By: redi
16 July 2025 at 20:07

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është përfshirë në përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën e krijuar, Sula shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai rikthen në kujtesë një bisedë të zhvilluar me Lapajn në momentin që po pretendonte…

Source

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

16 July 2025 at 20:39

Lidhur me sherrin mes Adriatik Lapajat dhe Endrit Shabanin për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka ardhur një reagim edhe nga Dashnor Sula. Ky i fundit u fut fillimisht në listat e këtij koalicioni për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 Majit dhe më pas u tërhoq pasi nuk e mori garancinë se […]

The post Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda appeared first on BoldNews.al.

Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

3 July 2025 at 22:33

TIRANË-  Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.

Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “360 gradë” thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.

“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën  lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë.  Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.

Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.

“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha ai/ abcnews.al

“Beteja që janë shuar”/ Pse Berisha lyp qeveri teknike, edhe pse humbi zgjedhjet, plas deputeti: ‘Këngë’ e vjetër

3 July 2025 at 22:43

Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në një studio televizive thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.

“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë. Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.”

Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.

“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha Sula.

The post “Beteja që janë shuar”/ Pse Berisha lyp qeveri teknike, edhe pse humbi zgjedhjet, plas deputeti: ‘Këngë’ e vjetër appeared first on Sot News | Lajme.

“Më prenë kokën në kulm të karrierës”, Dashnor Sula shpërthen:Nuk jam hakmarrës, por nuk hesht,do luftoj për shërimin..

29 June 2025 at 21:57

I ftuar në  një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur hapur për presionet që ka pasur brenda PD-së.

Sula deklaroi se është përballur me qasje intimidimi dhe tentativa për t’i “prerë kokën” në kulmin e karrierës së tij politike.

“Ndaj meje ka pasur sjellje apo qasje, apo intimidim, ose mënyra për të më frenuar, por unë kam përdorur një shprehje me njerëzit lart në PD: Unë jam person që edhe në jetën e përditshme nuk i shkel vijat e kuqe. Çfarë kam parë, çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam folur brenda ambienteve të PD-së dhe me individë të lartë të PD-së, nuk jam nga ata që e nxjerr në pazar gjënë,” tha Sula.

Megjithatë, deputeti demokrat theksoi se nuk do të qëndrojë i heshtur kur bëhet fjalë për të vërtetën dhe për të pastruar plagët brenda partisë. “Por nga pikëpamja politike do t’iu qis ujët e zi për respekt të demokratëve, në respekt të integritetit tim dhe të familjes sime, të cilët ju që jeni lart në PD deshët të shkatërronit karrierën time politike dhe që e arritët duke më prerë kokën në kulmin tim të karrierës,” deklaroi ai.

Sula shtoi se nuk e bën këtë për hakmarrje, por për të ndihmuar në shërimin e plagëve që po e mbysin Partinë Demokratike. “Kjo nuk është çështje hakmarrjeje absolutisht, por sa të kem frymë unë do të luftoj që të shëroj ato plagë,” tha ai.

Deputeti tha se nuk ka frikë të përballet me të vërtetën: “I kam thënë se nuk kam frikë, jo se jam me muskuj, por kam trimërinë e së vërtetës.”

 

 

The post “Më prenë kokën në kulm të karrierës”, Dashnor Sula shpërthen:Nuk jam hakmarrës, por nuk hesht,do luftoj për shërimin.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Partia e ndarë në tre pjesë”, Sula zbulon përçarjen në PD: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet”

29 June 2025 at 20:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në  një emision televiziv, foli për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore.

Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje të qartë dhe nuhatje politike.

“Jam i bindur se Berisha me këtë rinumërim i bëri një sfidë në heshtje atyre që pretendonin se u janë marrë votat, por edhe atyre që kanë lobime brenda PD. Ai e ka të qartë kush janë personat që lëvizin fijet në parti,” u shpreh Sula.

Ai zbuloi se, sipas bisedave me kolegët e tij, brenda Partisë Demokratike janë formuar tre grupe: grupi i Gazment Bardhit, grupi i atyre që kanë qenë tradicionalisht me zotin Berisha dhe një grup i tretë i të rinjve që tashmë ka një bazë të konsiderueshme votash.

Sula theksoi gjithashtu se në PD ka edhe figura të cilat nuk kanë pasur kurrë ambicie për të dalë kundër Berishës, ndërsa nënvizoi se jo të gjithë elementët brenda partisë angazhohen në prapaskena.

“Ka elementë brenda PD-së që nuk bëjnë kulisa. Kjo është e vërteta,” përfundoi deputeti i PD-së.

 

 

 

The post “Partia e ndarë në tre pjesë”, Sula zbulon përçarjen në PD: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” appeared first on Sot News | Lajme.

“Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe

27 June 2025 at 19:23

Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit.

Rinumërimi shërbeu për të evidentuar disa pasaktësi në administrimin e votave, por pa ndikim në ndarjen e mandateve.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur për një emision televiziv deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ai tha se Partia Demokratike bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

“Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika.” -tha Sula

Nga ana tjetër, ai tha se asnjë numërues apo komisioner nuk ka marrë direktivë për deformim, me përjashtim të ndonjë rasti shumë sporadik, që ia kanë dhënë individë të caktuar.

“Unë mendoj që asnjë komisioner dhe asnjë numërues të ketë trafikuar, shitur as blerë vota, por thjesht edhe për shkak të një gabimi njerëzor. Por thjesht, edhe nëse ka pasur, ka pasur për shkak të një urdhri politik, i cili mund të ketë qenë nga një individ politik i PD-së.”-tha Sula.

Më tej, Sula tha se ky proces vërtetoi se alibia e Berishës, se i janë vjedhur zgjedhjet, nuk qëndron.

“Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.”- tha Sula.

Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

“Po mos të ishte për të njohur zgjedhjet, ata nuk hynin në zgjedhje fare dhe nuk kishin shkuar në parlament tani. Vijnë në parlament tani dhe disa ‘kokrra‘ i fusin nga një të qeshme dhe në normalitet situata. Po ta shikoje dhe dje, i vetmi njeri, nuk është çështje mburrje, por i përgjegjshëm në përmbushje të detyrës kushtetuese që qëndrova deri në fund isha unë. Ata qëndruan dje sa foli Berisha, u bë ajo rrëmujë gjysmë ore dhe shkuan te kafja, ca për drekë, ca nëpër shtëpi dhe ca, sikur thonë shkodranët, një gjumë zheg.” – tha Sula

Në fund, Sula thotë se do të prezantojë një platformë për të ndihmuar PD-në dhe jep sugjerimet e tij në lidhje me të ardhmen e PD-së.

“Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në. Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur.” – përfundoi Sula.

The post “Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe appeared first on Sot News | Lajme.

Dashnor Sula: Doli llafi i Ramës kur thoshte: Rahmet pastë për LSI, tani kjo kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin

18 June 2025 at 21:21

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.

“Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori.

Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë.”, tha ai.

Ai theksoi se në fushatën e 11 majit nuk ka punuar fare për PD-në.

“Skam punuar për PD. Është refuzim pjesa e madhe”, tha ai./abcnews.al

 

❌
❌