Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministrja Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim

By: redi
19 December 2025 at 19:39

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal. Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës…

Source

Ibrahimaj: Të ndërtojmë një ekonomi të përafruar me standardet e BE-së

5 December 2025 at 15:55

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e  bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogun me komunitetin e biznesit, me synim lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Në këtë takim u prezantuan dy dokumente strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit: Planin e Veprimit për reduktimin e barrierave jotarifore sipas neneve 34-36 të TFBE dhe Programin Kombëtar të Eksporteve 2025-2030.

Plani i Veprimit synon të eliminojë procedura të panevojshme dhe barriera që kufizojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe duke përgatitur vendin për hapin e radhës në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, Programi Kombëtar i Nxitjes dhe Lehtësimit të Eksporteve vendos drejtimin për zhvillimin ekonomik të vendit në pesë vitet e ardhshme,  rritje eksporteve, rritje vlere të shtuar dhe diversifikim të tregjeve shqiptare. Ai përfshin instrumente konkrete financiare, teknike dhe të certifikimit për të mbështetur biznesin që të jetë më i fortë dhe më i integruar në tregjet globale.

“Synimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi moderne, prodhuese dhe eksportuese, të përafruar me standardet e BE-së. Kjo kërkon angazhim, koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë. Ju falënderoj për praninë dhe kontributet që do të sillni në këtë proces”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Në deklaratën e zyrës së shtypit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, theksohet se “referuar objektivave dhe programit të qeverisë rezultatet e synuara deri në vitin 2030, janë rritje reale e eksporteve, diversifikim të tregjeve dhe reduktim të varësive së zinxhirëve të prodhimit, transformim industrial dhe rritje të produktivitetit, rritje punësimi në sektorët prodhues dhe digjitalë, si dhe përshpejtim të përafrimit me standardet e BE-së”.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit mbetet e angazhuar për zbatimin e këtyre dy dokumenteve strategjike, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Nga takimi i Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë
1 nga 12

/e.i/a.f/r.e/

The post Ibrahimaj: Të ndërtojmë një ekonomi të përafruar me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: 1.7 mld lekë në total për pensionistët

24 November 2025 at 18:07

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se me buxhetin e vitit 2026, synohet nxitja e ekonomisë dhe dhënia e më shumë mbështetjeje për familjet shqiptare përmes shpërndarjes së të ardhurave.

Ministrja Ibrahimaj e bëri këtë deklaratë gjatë dëgjesës publike për buxhetin 2026 me banorë të njësisë 11 dhe të Kasharit në Tiranë, ku të pranishme ishin edhe drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu dhe nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Vasilika Vjero.

“Për herë të parë jemi shumë krenarë që me këtë buxhet kemi një vëmendje ndaj mirëqenies dhe ndaj të ardhurave. Vëmendja në buxhetin e vitit 2026 për pensionistët do të jetë krejt ndryshe. Dëshira jonë ka qenë e madhe që të bënim një hap cilësor në të ardhurat e pensionistëve, por vetëm tani na është krijuar mundësia për shkak të të ardhurave të shtuara, rritjes ekonomike, që të mund të bëjmë diçka të konsiderueshme për të gjithë ata të moshuar që kanë punuar gjithë jetën dhe meritojnë të kenë të ardhura më të denja”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, në buxhetin e vitit 2026, por edhe në atë të vitit 2027 dhe 2028 janë parashikuar respektivisht 10 miliardë, 20 miliardë dhe 30 miliardë lekë.

Ministrja deklaroi se bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar.

Ibrahimaj theksoi se 1.7 miliard euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, për bonuse dhe indeksim.

“Çdo muaj, nga muaji janar, çdo pensionist do të marrë një bonus shtesë bashkë me pensionin. Duke filluar nga pensioni urban i plotë, i cili sot mesatarisht është 27 mijë lekë, deri në 2030 do të shkojë 40 mijë lekë. Çdo pensionist që ka vitet e plota do të marrë një shtesë prej 1800 lekë në muaj dhe kjo është pavarësisht indeksimit që është një procedurë që do të jetë atje gjithmonë”, vijoi Ibrahimaj.

“Pensionet e pjesshme urbane do të kenë një rritje prej 8000 lekë (të vjetra – shën. i red.) në muaj përveç indeksimit, pensionet rurale do të kenë një rritje prej 10 mijë lekë në muaj, pensionet familjare do të kenë një rritje prej 7 mijë lekë në muaj dhe pensionet e invaliditetit do të kenë një rritje prej 6 mijë lekë në muaj”, theksoi ajo.

Ibrahimaj pohoi se në vitin 2027, këto shifra do dyfishohen dhe në vitin 2028 këto shifra do të trefishohen deri sa të arrijë nivelet 40 mijë lekë për pensionin urban, 22 mijë lekë për pensionin e pjesshëm, 18 mijë lekë për pensionin rural, 18 mijë për pensionin familjar dhe 30 mijë për pensionin e invaliditetit.

“Të gjithë pensionistët që kanë pension më të vogël se 200 mijë lekë (të vjetra – shën. i red.) do marrin 150 mijë lekë bonus, ata që kanë pension më të madh se 200 do marrin 100 mijë lekë bonus. Sot, paga mesatare në administratën publike është 1 milion lekë dhe falë gjithë kësaj reforme paga u rrit dhe do të rritet përsëri, nga 35% në 60% dhe përveç rritjes çdo dy vite do bëjmë indeksim të pagave. Në buxhetin 2026 kemi parashikuar indeksim të pagave me 2,5% dhe një rritje të diferencuar për disa kataegori që i kanë më të ulta që përfshijnë specialistët, ushtarakët, policët, sistemin shëndetësor që për herë të parë këtë vit jo vetëm rritje dhe indeksim, por do njihen dhe vitet e punës”, theksoi Ibrahimaj.

/e.i/r.e/

The post Ibrahimaj: 1.7 mld lekë në total për pensionistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ministrja Ibrahimaj zbulon kur nis shpërndarja

By: redi
24 November 2025 at 18:40

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Ajo tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra…

Source

Greva e Spaçit diskutohet në Kuvend: Deputetët krah minatorëve, ministria mban rol neutral

19 November 2025 at 16:22

Greva një mujore e minatorëve të Spaçit, e shoqëruar me akuza për shkelje dhe presion mbi aktivitetin sindikal, e detyroi ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të raportojë para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ndërsa deputetët u rreshtuan hapur krah minatorëve, ministrja Ibrahimaj zgjodhi një rol neutral, duke theksuar vetëm ndërmjetësimin institucional, një qëndrim që la pezull pyetjet kyçe mbi përgjegjësitë e shtetit në këtë konflikt të zgjatur.

Ministrja Ibrahimaj solli para komisionit një panoramë të përgjithshme të situatës. Ajo tha se koncesionarit turk “Tete Albania” dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) iu ishte kërkuar kthimi në punë i grevistëve me qëllim që të mos përkeqësohej situata financiare për të dyja palët.

“Përfaqësuesit e kompanisë shprehën gadishmërinë për takimin me minatorët ndërkohë që ranë dakord të rikthejnë menjëherë në punë 45 minatorë, ndërsa për pjesën tjetër të tyre (22), të vlerësohej rast pas rasti,” tregoi ministrja për takimin e fundit të kryer në Spaç, ku minatorët nuk pranuan të merrnin pjesë.

“U njoftuan paraprakisht të gjithë ish-të punësuarit dhe KSSH, pasi takimi në kushtet kur nuk ka një kontratë kolektive duhet të ishte ndërmjet punonjësve, ministrisë dhe kompanisë,” vijoi ministrja Ibrahimaj.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, theksoi që në fillim se e drejta e punës është e drejtë kushtetuese për të cilën nuk negociohet. Për këtë, ajo e konsideroi grevën e minatorëve si një e drejtë e ligjshme.

“Ajo që ka ndodhur me pushimin e 67 minatorëve në minierën e Spaçit është në shkelje jo vetëm e kushtetutës, ligjeve të këtij vendi, por edhe i çdo parimi normal, moral dhe etik i një biznesi që operon me një leje dhe licencë në Shqipëri”, tha Tabaku.

Ministrja, në raportimin e situatës, u përqendrua edhe te informimi nga ana e Inspektoratit të Punës, duke deklaruar se konflikti ka të bëjë me “mos-dakordësinë me dokumentacionin përfaqësues sindikal dhe procedurat për nisjen e negociatave për shpalljen e grevës”.

“Greva nisi pa njoftim paraprak,” vijoi ministrja Ibrahimaj, sipas së cilës kjo kërkonte vlerësim të mëtejshëm teksa aktiviteti në minierë vijon të jetë pjesërisht i ndërprerë, me vonesa teknike dhe në rrezik për sigurinë.

Në këtë çështje, deputetët u bënë bashkë, si nga opozita ashtu edhe nga pozita duke u rreshtuar krah minatorëve si një rast që ka të bëjë me pasurinë kombëtare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti tha se përfaqësuesit e ministrisë kanë kërcënuar minatorët duke iu thënë të rikthehen në punë, “përndryshe mbeten pa bukë”.

Ajo pyeti më tej ministren nëse ishte në dijeni për kushtet e punës dhe për raportimet se minatorët janë detyruar të firmosin deklarata ku heqin dorë nga çdo e drejtë.

Ministrja u shpreh se nuk kishte dijeni për to dhe se do të kërkonte informacione konkrete për vërtetësinë e tyre.

Deputeti Erion Braçe u shpreh se nuk duhej lejuar që koncesionari turk të shkelë Kushtetutën, pasi nuk është lejuar anëtarësimi në sindikatë i minatorëve.

“Nëse pronari do të ketë sindikatë të vetën ta bëjë diku tjetër, është vullneti i punëtorëve për të zgjedhur sindikatën. Konfederatën e keni në këshillin e punës, kush është ajo kompani që e vë në dyshim?! Kur ai thotë nuk të njoh se s’dua sindikatë, çfarë negociate do të bësh?! Nuk negociohet Kushtetuta me pronarin e një kompanie!” theksoi Braçe.

Por, më pas deputeti socialist këmbënguli që minatorët të kthehen në punë dhe më tej të negociojnë për kontratat kolektive, duke sjellë në vëmendje faktin se minatorët në minierën e bakrit në Spaç punonin 26 ditë në muaj, më shumë nga sa e parashikon ligji.

Pyetjes nëse ka pasur inspektime në këtë kompani iu përgjigj kreu i Inspektoratit të Punës, Eljo Muçaj, i cili tha se “nuk ishin konstatuar shkelje”.

“Tete Albania është inspektuar 10 herë, ka vetëm një denoncim për orët shtesë në vitin 2023. Tete është gjobitur dy herë në vitin 2024, me nga 400 mijë lekë, aksidentet nuk kanë qenë me pasoja për jetë”, u shpreh Muçaj.

Më tej ai deklaroi se edhe për një aksident të dhjetorit 2024 është gjobitur nënkontraktori, ndërsa kushtet në minierë “janë normale” dhe “pagat janë 20-30% më ta larta se pagat që ka kjo industri”.

Në këtë pikë, deputeti socialist Ardit Bido solli në pah diferencimin e punonjësve shqiptarë nga ata turq sa i takon pagave.

“Në këtë listpagesë që kemi përpara, një inxhinier gjeolog shqiptar paguhet me 272 mijë lekë, ndërsa një turk paguhet 459 mijë lekë”, tregoi Bido.

Ndërsa të njëjtën çështje solli edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

“Ka diferencime të frikshme mes punonjësve shqiptarë dhe turq. Ata që janë punëtorë turq për të njëjtën punë marrin dy-tre herë më shumë”, tha Bardhi.

Gjatë raportimit, ministrja Ibrahimaj nuk u ndal te shqetësimet e minatorëve dhe as te kërkesat e tyre gjatë kësaj periudhe, sikurse organizimi sindikal, nënshkrimi i një kontrate kolektive, kushte më të mira në punë, siguri dhe paga më të mira.

Sot, përpos kushteve atmosferike minatorët vijojnë të jenë në grevë, e cila nisi më 13 tetor, ndërsa protesta dhe bojkoti i punës kishte nisur që pesë ditë më herët, më 8 tetor.

Përpos negociatave dhe takimeve në zyrën e pajtimit dhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit ende nuk ka një dakordësi për zgjidhjen e situatës.

Pikënisja dhe organizimi i minatorëve të Spaçit

Më 8 dhe 9 tetor rreth 70 minatorë të Spaçit bojkotuan punën dhe u mblodhën në protestë para ambienteve të minierës së bakrit dhe kompanisë “Tete Albania” për kushte më të mira, siguri dhe nënshkrim të kontratës kolektive duke njohur sindikatën e tyre të formuar më 16 gusht 2025.

KSSH-ja iu drejtua kompanisë për të filluar diskutimin e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës.

Më 7 tetor, kompania iu drejtua KSSH-së me shkresë duke i thënë se ka mungesë dokumentacioni.

Sipas saj sindikata e re nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe se KSSH nuk kishte paraqitur listën e anëtarëve apo vendimin e krijimit të saj.

Më 8 tetor, KSSH njoftoi kompanisë “Tete Albania” për nisjen e grevës së përgjithshme pa afat më 13 tetor.

Me një shkresë, kompania iu drejtua KSSH-së më 9 tetor ku i theksoi paligjshmërinë e grevës.

“KSSH-ja nuk ka provuar që anëtarët e konfederatës janë punëmarrës të shoqërisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë tagër dhe të drejtë për të zhvilluar bisedime në emrin e tyre”, thuhej në shkresën e kompanisë drejtuar KSSH-së.

Më 10 tetor u mbajt një takim ndërmjetësues mes KSSH-së dhe “Tete Albania” në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Lezhë. Takimi nuk pati asnjë dakordësim.

“Ndërmjetësi konstaton se nuk ekziston aktualisht frymë bashkëpunimi midis palëve; palët nuk janë të gatshme të vijojnë negociata në kuadër të procesit të ndërmjetësimit”, u tha në procesverbalin e mbajtur nga kjo drejtori rajonale.

Më 13 tetor minatorët nisën grevën e përgjithshme dhe tetë ditë më vonë, më 21 tetor, përfaqësuesit zhvillojnë takim ndërmjetësues në Ministrisë e Ekonomisë.

Minatorët kërkuan kthimin në punë të 17 kolegëve të tyre që u pushuan javët e fundit dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, por këto kërkesa si dhe 8 pika të tjera nuk u morën parasysh nga përfaqësuesit e kompanisë, të cilët vijuan ta konsiderojnë grevën të paligjshme dhe sindikatën përfaqësuese “pa mandat ligjor”.

Edhe ky takim ishte pa rezultat.

Më 30 tetor, minatorët e zhvendosën grevën dhe protestën para Kuvendit, ku përsëritën kërkesat me thirrjen që ato të marrin zë edhe në Kuvend.

Po në këtë ditë ata zhvilluan takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj. Pas pasqyrimit të siutatës nga ana e përfaqësuesve të minatorëve dhe Konfederatës së Sindikatave ministrja kërkoi evidentimin e argumentave ligjorë për mbrojtjen e pretendimeve që konfederata kishte.

Më 4 nëntor 2025, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit zhvilloi takim me kompaninë turke “Tete Albania”.

Më 7 nëntor 2025 u njoftua për një tjetër takim në Spaç, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Takimi nuk u realizua pasi minatorët nuk pranuan të merrnin pjesë pa përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave.

Lexoni gjithashtu:

The post Greva e Spaçit diskutohet në Kuvend: Deputetët krah minatorëve, ministria mban rol neutral appeared first on Citizens.al.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Jemi më pranë BE-së, Shqipëria është rritur, paga mesatare ka arritur në 850 euro

By: V K
19 November 2025 at 15:33

Ditën e sotme, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka mbajtur fjalën e saj në Parlament, ku theksoi se arsyeja pse Partia Socialiste fiton zgjedhjet lidhet me faktin se; “thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, duke shtuar se shqiptarët e kanë vërtetuar këtë ndër vite.

Ibrahimaj rikujtoi premtimet e bëra gjatë zgjedhjeve të këtij viti, duke nënvizuar se progresi në anëtarësimin në Bashkimin Europian, rritja e pensioneve dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve kanë qenë angazhime të përmbushura, të cilat, sipas saj, përbëjnë shtyllat kryesore të buxhetit të prezantuar nga qeveria.

Ministrja e cilësoi këtë javë si një moment historik në marrëdhënien e Shqipërisë me BE-në, duke theksuar se komisionerja Marta Kos e ka përshkruar progresin e vendit si “mbresëlënës”.

Sipas Ibrahimajt, Shqipëria sot është “më pranë se kurrë BE-së”, ndërsa theksoi se të ardhurat janë shtuar, paga mesatare ka arritur në 850 euro, ekonomia është konsoliduar dhe mirëqenia vijon të rritet.

The post Ministrja Delina Ibrahimaj: Jemi më pranë BE-së, Shqipëria është rritur, paga mesatare ka arritur në 850 euro appeared first on Albeu.com.

Ibrahimaj: Puna, rritja e pagës minimale dhe mbështetja për bizneset prioritete në pr.buxhetin e 2026-ës

18 November 2025 at 18:45

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi sot me banorë të njësive bashkiake 8 dhe 9 në Tiranë deklaroi se në projektbuxhetin për vitin 2026 parashikohen një sërë masash të rëndësishme që do të kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, përfshirë rritjen e pensioneve, të ardhurave për punëmarrësit dhe mbështetje për bizneset.

Në kuadër të këtij buxheti, një nga ndryshimet më të dukshme është rritja e pensioneve për kategoritë urbane dhe rurale.

Ibrahimaj informoi se pensioni urban do të rritet nga 27 mijë lekë në 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm do të shkojë mesatarisht në 22 mijë lekë. Kjo rritje do të jetë progresive duke vazhduar çdo vit deri në 2030-ën. Po ashtu, pensionistët e zonave rurale do të përfitojnë një rritje të konsiderueshme, duke arritur mesatarisht 18 mijë lekë.

Një tjetër nismë e rëndësishme është rritja e pagës minimale, e cila, sipas Ibrahimaj, do të arrijë 500 euro nga 1 janari dhe do të shkojë në 700 euro deri në përfundim të mandatit.

“Kjo rritje do të mbështesë rreth 300 mijë punonjës që përfitojnë pagë minimale dhe do të përmirësojnë ndjeshëm të ardhurat e tyre”, tha ministrja.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se qeveria do të mbështesë bizneset për rritjen e pagës minimale përmes subvencionimit të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për bizneset dhe ndërmarrjet e vogla.

“Ne kemi ndjekur një politikë mbështetjeje për bizneset e vogla që na ka bërë liderë në rajon. 90% e bizneseve në Shqipëri nuk paguajnë tatimfitimi, duke përfituar 1,7 miliardë lekë të cilat çdo vit qëndrojnë në buxhetet e familjeve shqiptare si mbështetje për të rritur të ardhurat e tyre dhe për të stimuluar zhvillimin e ekonomisë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja tha se nga 1 janari hapet një kapitull i ri mes shtetit dhe sipërmarrjes.

“Nuk duam që marrëdhënien me biznesin ta lidhim përmes forcës, por duam të nënshkruajmë një kontratë me biznesin. Tatimet i ofrojnë biznesit të paguajë një tatim bazuar mbi të ardhurat e viteve të kaluara dhe çdo e ardhur shtesë mbi këtë masë do të ketë një tatim prej vetëm 5%, nga 15% që është tatimi zyrtar”, u shpreh ajo.

Ibrahimaj tha se përmes paketës së re fiskale ndihmojmë bizneset të rregullojnë pasqyrat e tyre financiare pas një periudhe të gjatë tranzicioni.

“Do t’i japim mundësinë biznesit duke e ditur se vijmë nga një periudhë e gjatë tranzicioni të shkojë mbrapsht dhe të rregullojë pasqyrat financiare dhe ato problematika që mund të ketë pasur në të kaluarën. Rishikimi i pasqyrave financiare do të jetë në nivelin 5% nga 1 % që paguhet nga rishikimet sot”, tha Ibrahimaj.

Ministrja gjithashtu bëri të ditur se një tjetër masë do të jetë mbështetja për programet e trajnimit dhe vetëpunësimit. Në buxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 12 milionë euro për nxitjen e punësimit dhe zhvillimin e aftësive që kërkon tregu i punës.

“Qëllimi është që të ndjekim kërkesat që tregu i punës kërkon dhe të financojmë një pjesë të atyre aftësive që biznesi sot kërkon”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, projektbuxheti i vitit 2026 synon të mbështesë të gjithë shtresat e shoqërisë, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta, dhe të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike për të gjithë.

Nga 1 janari do të ketë edhe indeksim të pagave për të gjithë punonjësit e administratës publike në nivel qendror e vendor.

“Në fakt sot paga mesatare në sektorin publik ka arritur në 1000 euro, që është një nivel më i lartë se ai në sektorin privat. Për ne është thelbësore të rritet pagesa për punën dhe të arrijmë nivelin e vendeve europiane në një të ardhme të afërt”, tha Ibrahimaj.

/r.e/

The post Ibrahimaj: Puna, rritja e pagës minimale dhe mbështetja për bizneset prioritete në pr.buxhetin e 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja Ibrahimaj: Paketa fiskale lehtëson korporatat që financojnë për ekosistemin e start up-eve

By: redi
17 November 2025 at 15:56

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Java globale e Sipërmarrjes”, që po zhvillohet nga 17-23 Nëntor në Tiranë, me moton “Së bashku ndërtojmë”. Java Globale e Sipërmarrjes është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore si politik-modernizimi ekonomik përmes inovacionit; ekosistem-Shqipëria si qendër inovacioni në rajon…

Source

Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë

11 November 2025 at 10:36

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë.

Deklarata e drejtueses së FMN-së, erdhi gjatë aktivitetit të organizuar sot me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë aktivitet, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si edhe akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e shtete të huaja.

Georgieva theksoi se ky përvjetor i Bankës së Shqipërisë nuk përbën vetëm një rast për të festuar jetëgjatësinë e institucionit, por edhe një testament të reformimit të qëndrueshëm të institucionit dhe vizionit të tij.

“Nga themelimi në vitin 1925, duke kaluar nëpër dekada nga transformimi, standardi i arit, planifikimi i centralizuar dhe objektivi bashkëkohor i shënjestrimit të inflacionit, Banka e Shqipërisë ka pasqyruar evoluimin e shtetit shqiptar. Vendi është përballur me ndryshime politike, goditje ekonomike dhe ndikime të zhvillime globale”, tha ajo.

“Duke pasur në krahë Bankën e Shqipërisë, gjithmonë të përkushtuar për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë e publikut. Sot, Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë, testamenti i progresit të palëkundur dhe qëndrueshmërisë gjithnjë në rritje. Në këtë arritje, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol kyç, falë angazhimit ndaj politikave monetare të qëndrueshme, kuadrit rregullativ dhe transparencës institucionale”, vijoi drejtoresha e FMN-së.

Georgieva theksoi në videomesazhin e saj, se ky përkushtim ka shërbyer për mirë në kohë të trazuara, duke forcuar stabilitetin financiar dhe besimin e publikut.

“Reagimi ndaj krizës botërore financiare të rritjes së kredive me probleme apo ndërmarrja e operacioneve të shpejta dhe të shënjestruara gjatë pandemisë. Banka ka hedhur një themel të fortë për rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e vendit. Rrugëtimi i Shqipërisë na ofron një mësim kyç se pavarësia ekonomike e bankave qendrore është shumë më tepër se një teknikalitet, ajo është gur themeli i qëndrueshmërisë kombëtare. Bankat qendrore të pavarura janë të përqendruara më mirë për të ruajtur stabilitetin financiar, për të mbrojtur integritetin financiar dhe për t’iu përgjigjur krizave”, tha Georgieva.

“Përvoja e Shqipërisë e ilustron qartë këtë realitet. Pavarësia nuk mund të merret si e mirëqenë. Ajo duhet mbrojtur dhe kultivuar. Kjo kërkon mandat të qartë dhe kuadër ligjor të qartë, transparencë, llogaridhënie dhe komunikim me publikun”, pohoi ajo.

Në fund të videomesazhit, shefja e FMN-së u shpreh se me vështrimin nga e ardhmja, Shqipëria përballet me sfida si fragmentimi gjeopolitik në rritje, transformimi digjital, roli i Inteligjencës Artificiale dhe zhvendosja demografike.

“Shqipëria është e vendosur që t’i bashkohet BE-së dhe vendi ka bërë përparime të qëndrueshme drejt këtij objektivi. Banka e Shqipërisë ka një rol thelbësor të përkushtuar dhe me vizion të qartë në këtë rrugë sfiduese, për të mbështetur vendin në shfrytëzimin e mundësive që ofron anëtarësimi në BE. FMN do të vijojë të jetë partnere e palëkundur në këtë udhëtim duke mbështetur Shqipërinë lidhur me politikat, kërkimin dhe zhvillimin e kapaciteteve”, tha Georgieva.

/e.i/a.f/r.e/

The post Georgieva: Shqipëria mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja Ibrahimaj: Qeveria e angazhuar për një klimë biznesi të drejtë

By: redi
5 November 2025 at 15:37

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat. Ibrahimaj nënvizoi progresin e arritur në disa fusha, përfshirë transparencën e procedurave…

Source

Ibrahimaj: Hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale

10 October 2025 at 21:46

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës, sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon” bëri bashkë akademikë të shquar dhe personalitete politike nga vendi dhe Kosova.

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit, Delina Ibrahimaj e vlerësoi konferencën si një ngjarje me rëndësi për shpresat dhe zgjedhjet e qytetarëve tanë dhe shoqërisë sonë për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve që po ndodhin, të cilat kërkojnë një qasje të re politike, që të lidh arsimin, trajnimin profesional, inovacionin dhe punësimin në një sistem të vetëm dinamik dhe elastik.

“Në këtë frymë, Shqipëria ka ndërmarrë hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale. Janë përditësuar kurrikulat profesionale, janë zhvilluar programe të reja për aftësi në energji të rinovueshme, siguri kibernetike, turizëm dhe teknologji informacioni, ndërsa bashkëpunimi me biznesin është bërë tashmë pjesë e qeverisjes së arsimit profesional”, tha Ibrahimaj.

“Ky bashkëpunim, shtoj ajo, është thelbësor sepse asnjë sistem arsimor nuk mund të funksionojë i shkëputur nga ekonomia që kërkon t’i shërbejë. Puna dhe arsimi janë bërë pjesë e një cikli të pandarë që kërkon mësim të vazhdueshëm, rikualifikim dhe përmirësim të aftësive. Në këtë drejtim, po promovojmë një kulturë të të nxënit gjatë gjithë jetës, me programe për aftësi digjitale, soft skills, si dhe përfshirjen e “mikro-kualifikimeve” që u japin njerëzve më shumë fleksibilitet për t’u zhvilluar profesionalisht”.

“Në partneritet me sektorin privat, po zgjerojmë aksesin në trajnime praktike, ndërsa digjitalizimi po e bën procesin më gjithëpërfshirës. Platforma puna.gov.al po i lidh qytetarët me vendet e punës në kohë reale, ndërsa aplikacionet e reja me inteligjencë artificiale po ndihmojnë të rinjtë të orientojnë karrierën e tyre me më shumë vetëdije dhe efikasitet. E ardhmja jonë varet nga mënyra si do të investojmë sot në njerëz; në aftësi, dije dhe mundësi”, tha Ibrahimaj.

Punimet shkencore trajtuan çështjen e krizës demografike, potencialin e zhvillimit ekonomik në dekadat e ardhshme, integrimin në Bashkimin Europian dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, dijes dhe kapitaleve; sfidat dhe mundësitë për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu u paraqitën kërkime ndërdisiplinore, që nga ekonomia e sociologjia, tek politikat e arsimit, teknologjisë dhe punësimit; dixhitalizimi, automatizimi dhe inteligjenca artificiale e më gjerë, në kuadrin e një një debati më të gjerë mbi vetë kuptimin e zhvillimit, në një kohë kur ekonomia globale përballet me pasiguri, me kriza energjetike, klimaterike e gjeopolitike, si një domosdoshmëri për të rishikuar mënyrën se si e matim dhe e kuptojmë progresin.

Pas sesionit të sotëm, punimet do të vazhdojnë në disa panele të tjera tematike gjatë dy ditëve të konferencës në mjediset e Akademisë së Shkencave.

68 kumtues: profesorë, studiues dhe ekspertë nga 10 universitete dhe institute kërkimore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi , do të paraqesin rezultatet e kërkimeve të tyre shkencore dhe propozime për politika të reja zhvillimore.

/e.i/a.f/

The post Ibrahimaj: Hapa konkretë për të forcuar lidhjen midis arsimit dhe ekonomisë reale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja Ibrahimaj në Abu Dhabi: Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit

By: redi
25 September 2025 at 19:12

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot nga Abu-Dabi (Abu Dhabi) se “Shqipëria synon të bëhet nyja digjitale e rajonit”, ndërsa për këtë qëllim po vendos partneritete me kompani lidere në fushën e inteligjencës artificiale. Ibrahimaj po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me drejtuesit e MGX, një prej kompanive më inovative në fushën e…

Source

Nga janari paga minimale në Shqipëri 500 euro

21 September 2025 at 20:07


Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.

Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.

“Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në Vizion Plus.

Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.

Administrata publike do të vijë të ketë një rritje të mëtejshme të pagës, çka mendohet se gradualisht paga mesatare në shtet të arrijë në 1.200 euro në fund të mandatit.

Inovacioni dhe teknologjia/ “95 % e shërbimeve tona në formë digjitale”, Ibrahimaj: Do vazhdojmë të investojmë!

19 September 2025 at 20:39

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ministrja e re e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, si zhvillimi i ekonomisë, tregu i punës, duke u ndalur edhe tek teknologjia.

“Inteligjenca Artificiale” u shpreh Ibrahimaj tashmë ka marrë një vëmendje të lartë.  ‘Pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale’ , tha Ibrahimaj gjatë intervistës, do të përmirësojë edhe proceset e qeverisjes.

“Ne po jetojmë në një epokë ku Inteligjenca Artificiale sapo ka filluar të adaptohet në proceset e prodhimit, të punës dhe tregon për një rritje të eficences jashtëzakonisht të lartë. Përdorimi i Inteligjencës Artificile tregon për reduktim të kohës së prodhimit, qoftë të shërbimeve të informacionit shumë të lartë. Ndaj dhe ne, kryeministri ka vendosur që pjesë e kabinetit qeveritar të jetë një ministër për Inteligjencës Artificiale në të gjitha proceset tona. Diella nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. Diella ka qenë asistenti virtual i shërbimeve të E-Albania dhe besoj që me hyrjen e Diellës, individët e kanë më të lehtë t’i marrin shërbimet.

Unë besoj që pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale do të përmirësojë proceset e qeverisjes. AI është më e drejtë më transparente…dhe patjetër që ka edhe një marzh gabimi dhe për këtë arsye është kryeministri, që është përgjegjës për të. Dhe jo çdo gjë në fazat e para do t’i lihet Inteligjencës Artificiale, janë gjëra që po testohen.

Është një inovacion që po e përqafojmë shumë më herët se të tjerët, kemi treguar dhe më parë…Do ta fusim në procesin e Prokurimit që kanë domosdoshmëri të automatizimit dhe të heqjes së vendimmarrjes njerëzore në procese dhe do fusim së shpejti Inteligjencën Artificiale në analizën e drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, të riskut dhe në shumë sektorë të tjerë. Dhe pse jo ne të kemi një mendim për të gjitha aktet ligjore për të gjitha procedurat që qeveria bën dhe nga Diella që personifikon Inteligjencën Artificiale.

Inovacioni teknologjia e informacionit kërkon shumë financime, por qeveria shqiptare që në 2013 e ka pasur vizionin shumë të qartë për të investuar në inovacion dhe teknologji dhe jemi ndër të paktat vende me një numër kaq të lartë shërbimesh digjitale. 95 % e shërbimeve tona ofrohen dixhitalisht. Sigurisht që ne kemi bazat dhe patjetër që do vazhdojmë të investojmë dhe të kemi kapacitetin e duhur për të përballuar të gjithë fuqinë e Inteligjencës Artificiale”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Ibrahimaj në “Sheshi i Dollarit”: Me programin e “garancisë rinore” synojmë të punësojmë 40 mijë të rinj!

19 September 2025 at 20:33

“Që prej vitit të kaluar ka nisur programi i “garancisë rinore” dhe çdo i ri do të ketë mundësi pune apo mundësi formimi profesional për ta përgatitur për tregun e punës”, kështu u shpreh Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një intervistë në “Sheshi i Dollarit”, në ABC News.

Me një rëndësi të veçantë dhe fokus për të rinjtë, Brahimaj theksoi se nëpërmjet këtij programi të “garancisë rinore”, synohet që të punësohen rreth 40 mijë të rinj.

Po ashtu shtoi se rritja ekonomike është një faktor i rëndësishëm dhe ndihmon në zhvillimin e reformave.

“Që prej vitit të kaluar ka nisur programi i “garancisë rinore” dhe çdo i ri do të ketë mundësi pune apo mundësi formimi profesional për ta përgatitur për tregun e punës. Nëpërmjet këtij programi synojmë të punësojmë rreth 40 mijë të rinj. Rritja ekonomike dhe ajo që parashikojmë për zhvillimin e biznesit është ajo që do të na çojë në këto shifra dhe besojmë që janë shifra të arritshme. Ka një diferencë ndërmjet ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë është ai që shtyn për më shumë buxhet, për më shumë shpenzime apo investime, ndërsa ministri i Financave është ai që të balancojë buxhetin. Unë jam në anën e nxitjes, shpenzimeve por kam dhe detyrën që të mendoj si do gjenerohet ekonomi dhe nëpërmjet institucioneve publike, por dhe në sektorin privat. Duke gjeneruar më shumë ekonomi padiskutim që do të vijnë edhe më shumë të ardhura”, tha ministrja Ibrahimaj.

/abcnews.al/

“Tregu i punës me performancë të mirë”/ Ibrahimaj: Papunësia është reduktuar, objektivi 6 % i arritshëm

19 September 2025 at 20:25

Gjashtëmbëdhjetë ministrja e rinj u betuan këtë të premte pranë Presidentit Bajram Begaj. Për të katërtën herë radhazi, Edi Rama u betua si kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mban që prej vitit 2013.

E ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ministrja e re e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, si zhvillimi i ekonomisë, tregu i punës, duke u ndalur edhe tek teknologjia.

Gjatë intervistës Ibrahimaj u shpreh se objektivi i rëndësishëm është për të çuar në 6 % papunësinë, deri në fund të këtij mandatit. Gjë për të cilën siç theksoi ministrja është shumë e arritshme pasi historiku i tregut të punës e mbështet.

“Detyra që më është lënë nuk lidhet me të ardhura që mblidhen tradicionale apo që mblidhen nga institucionet e varësisë të Ministrisë së Financave. Lidhet me një propozim që duhet të bëj që ende jam duke e punuar, për t’i bërë institucionet që të mund të gjenerojnë të ardhur dhe kur të jetë gati ta ndajmë me publikun. Tregu i punës, treguesit kanë treguar perfomancë shumë të mirë vitet e fundit. Zhvillimi ekonomik dhe perfomanca e biznesit ka bërë që të ketë kërkesë për të punësuar dhe papunësia është reduktuar në gjithë 10-vjeçarin e fundit. Sot jemi në nivelin 8.5 %. Jemi në kushte në të cilat nëse ekonomia do përformojë dhe të rritet me ritmin që është rritur, besojmë fort që 6 % është shumë i arritshëm dhe historiku i tregut të punës në të cilin gjendemi tregon që ne këtë mund ta arrijmë”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Arbi Bamllari, udhëheqësi i rrugëtimit të dronit të parë shqiptar

26 August 2025 at 12:47

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Arbi Bamllari, themelues i Skaitech, po udhëheq rrugëtimin e dronit të parë shqiptar, një hap i madh për robotikën dhe inteligjencën artificiale në vend

Ministrja e Shtetit për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, ky është rasti kur një ide guximtare kthehet në realitet teknologjik.

Ibrahimaj shtoi se falë “Grant 2025”, vizioni i tyre po shndërrohet në shërbime të reja si drone delivery, VR dhe modele inovative “Made in Albania” që synojnë tregjet botërore.

Ministrja nënvizoi se, ky është një shembull se si startup-et shqiptare mund të thyejnë kufijtë dhe të krijojnë histori suksesi globale

Bamllari thekson se ajo që e motivoi për projektin inovativ ishte, mungesa e teknologjive inovative si robotika, inteligjenca artificiale dhe dronëve në Shqipëri dhe aplikimet e tyre.

“Këto ishin shtysa kryesore për të nisur Skaitech. Por mbi të gjitha, pasioni për teknologjinë dhe robotikën”, theksoi ai.

Ai theksoi se “përmes “Grant 2025”, synojmë të sjellim disa shërbime të reja në gamën tonë, si shërbimi i drone delivery, batimetria, VR, si dhe ndërtimi i një modeli të ri të dronëve “Made in Albania”.

Sa i përket vështirësive më të mëdha që kanë hasur, Bamllari tha se, “vështirësitë më të mëdha lidhen me tregun e limituar në Shqipëri dhe edukimin e tij si një teknologji e re, përfshirë edhe mungesën e mbështetjes nga institucionet shtetërore, mungesën e profesionistëve, të rinjve dhe investimeve”.

Sa i përket përkufizimit të suksesit, ai theksoi se, “suksesi për mua është krijimi dhe ndërtimi i produkteve shqiptare dhe eksporti i tyre në tregje ndërkombëtare -në këtë rast, të dronëve apo robotikës. Përveç kësaj, edhe krijimi i një brandi shqiptar në nivel ndërkombëtar nga një skuadër vendase”.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Arbi Bamllari, udhëheqësi i rrugëtimit të dronit të parë shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

By: Ela
26 August 2025 at 11:29

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, është parë këtë të martë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, e shoqëruar nga ish-ministri i Financave, Ervin Mete. Vizita e tyre vjen pak ditë para formimit të kabinetit të ri qeveritar. Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta për ish-ministrin Mete, i cili është filmuar duke dalë i […]

The post Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re appeared first on BoldNews.al.

Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor

25 August 2025 at 12:17

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Ministrja e Shtetit për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se, autorizimi për regjim magazinimi doganor merret online, përmes e-Albania.

Ibrahimaj fton kompanitë që të aplikojnë në shërbimin “Autorizim për regjim të magazinimit doganor” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Pas shqyrtimit nga DPD-ja, aplikuesit do të njoftohen me e-mail: për miratimin e kërkesës, duke u pajisur me autorizimin me nënshkrim elektronik ose refuzimin e aplikimit, së bashku me arsyetimin.

Koha për marrjen e shërbimit është 120 ditë pune, ndërsa vlefshmëria është 1-vjeçare për pajisjen me autorizim për herë të parë dhe më pas pa afat kohor.

/gj.m/j.p/

The post Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌