Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Opozita buzëqesh në Amerikë, Rama “dridhet” në Shqipëri

By: Elva
6 February 2026 at 18:21

Nga Boldnews.al Nëntë deputetë të rëndësishëm dhe një krybashkiak, po aq i rëndësishëm, (që të gjithë opozitarë), u gjendën në SHBA për disa ditë. Nga Mëngjesi i Lutjeve, tek lutjet për të ardhur në pushtet, opozita i ka varur shpresat tek Amerika. Beson se ditë më të mira do të vijnë dhe ajo ditë thuhet […]

The post Opozita buzëqesh në Amerikë, Rama “dridhet” në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Bejko krahason Salianjin me Berishën: Të dy të qartë! Njëri kërkon parti të hapur e moderne, tjetri parti personale

By: Rovena
5 February 2026 at 20:45

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News analizoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar të qarta dhe të kundërta qëndrimet e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Sipas Bejkos, Salianji përfaqëson një vizion për një PD të hapur, të bashkuar dhe moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë dhe me një agjendë të qartë drejt pushtetit, ndërsa Berisha synon mbajtjen e kontrollit personal mbi partinë, përmes mekanizmave të dominimit dhe përjashtimit të rivalëve.

Bejko theksoi se reagimet dhe sulmet e Berishës ndaj lëvizjeve të Salianjit kanë prodhuar këtë herë efekt të kundërt, duke rritur mbështetjen për këtë të fundit, ndërsa paralajmëroi se përpjekjet për ta penguar Salianjin të kandidojë pritet të vazhdojnë.

“Unë them që të dy janë të qartë, si Saliu ashtu edhe Salianji. Janë të qartë sepse Salianji është i qartë sepse kërkon një PD të hapur, të bashkuar, moderne, të mbështetur te meritokracia dhe të ketë një agjendë të qartë politike drejt pushtetit. Kurse Sali Berisha, kërkon të kundërtën e kësaj, kërkon një parti personale dhe e ka bërë, kërkon një parti që ta kontrollojë dhe ta dominojë, edhe këtë e ka arritur, sepse me vendosjen e deputetëve në listën e mbyllur të atyre që ka më besnikë dhe më protagonistë sot në aktivitetin publik dhe politik, janë pikërisht njerëzit e tij.

Me daljen e Salianjit nëpër takime ne e shikojmë Sali Berishën vërtet në pasqyrë, doli Berisha që njerëzit mendonin se e kishte kapërcyer dhe nuk ekzistonte më si i tillë, si një pulist i vjetër, që nuk heq dorë nga kurthet, planet dhe shpallja e armiqve të brendshëm. Për këtë arsye, sapo u pi kafja, ai hodhi menjëherë në lojë taktikat e tij, të rekrutimit. Rekrutoi ata të cilët mund të largonte nga linja e Salianjit, nëpërmjet joshjes. Në taktikën e dytë, kur nuk ecën joshja, nëpërmjet mesazherëve, që jam i bindur që edhe Salianji duhen të kenë shkuar. Dhe kur nuk i funksionojnë mesazherët, hedh furtuna me shpifje, gjë që e pamë.  Dhe kur pa që hasi rezistencë dhe që ky e kishte seriozisht këtë punë, atëherë lëshoi sulmet, duke i quajtur si aktivitete që organizohen në mbështetje të grupeve kriminale. Demokratët që ishin në sallë, nuk i quajti demokratë dhe Saliu menjëherë kërkoi që ta mbyllte këtë derë, ta mbyllte diskutimin dhe kjo histori të mbyllej këtu.

Mirëpo kjo krijoi efekt të kundërt, ndryshe nga herët e tjera, ku shantazhi, sulmet dhe denigrimet Saliut i kanë shkuar, kanë bërë efekt dhe kanë krijuar atë braktisjen e atij që ka marrë iniciativa politike, kësaj here nuk i eci dhe pamë që të gjitha këto sulme që ka lëshuar Saliu, kanë mbushur sallat gjithnjë dhe më shumë. Për mendimin tim të dy janë të qartë, Salianji në objektivat e tij dhe Saliu në objektivat e tij, që ta mbajë partinë pa rival. Jam i bindur që nuk do e mbyllë lojën me kaq, por do të bëjë të pamundurën që Salianji të mos kandidojë”, tha Bejko.

Salianji kritika lidershipit të PD-së: Po tentojnë të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë!

By: armand
3 February 2026 at 18:37

Ervin Salianji ka bërë kritika ndaj lidershipit të opozitës nga Fieri, pasi sipas tij, ata që janë motori që demokratët po përjashtohen dhe po vendosen në poste drejtuese ata që do lidershipi dhe jo ata që do baza. Gjithashtu ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë parti politike dhe se bashkimi i opozitës po […]

The post Salianji kritika lidershipit të PD-së: Po tentojnë të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë! appeared first on BoldNews.al.

E djathta duhet të nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë Botërore

By: armand
3 February 2026 at 17:35

Nga Ermal Hasimja Disa sqarime për nismën e Forumit të Dialogut Politik për mundësimin e një bashkëpunimi opozitar: 1. Nisma jonë synon BASHKEPUNIMIN. Secila parti ruan identitetin e vet, madje edhe pakënaqësitë a konfliktet me partitë e tjera. Ama bashkëpunojnë për disa qëllime të përbashkëta të tyre që janë edhe qëllime të çdo qytetari të […]

The post E djathta duhet të nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on BoldNews.al.

Deputetë të opozitës takojnë presidentin e IRI dhe NDI në ShBA

3 February 2026 at 14:29

TIRANË, 3 shkurt/ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso po zhvillojnë një vizitë zyrtare në ShBA, ku janë takuar me drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) Daniel Twining dhe presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) Tamara Cofman Wittes.

Përfaqësuesit e opozitës kanë shkëmbyer informacionet e tyre mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe regresin që po bën vendi në drejtim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve kanë qenë tema e diskutimit në këto dy takime.

Deputetët e opozitës kërkuan mbështetjen e IRI dhe NDI për opozitën dhe proceset demokratike në Shqipëri.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe funksionimi demokratik i institucioneve janë çështje me interes të përbashkët. Shqipëria e ka jetike partneritetin me ShBA dhe mbështetjen për të sjellë standardet evropiane në qeverisje.

“IRI dhe NDI kanë ndihmuar ndër vite që Shqipëria të bëjë proges në standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë dhe jam i lumtur të dëgjojë që do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim. Në emër të opozitës i falenderuam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për të gjithë mbështetjen që kanë dhënë ndër vite”, shkruan Bardhi.

1 nga 2

/m.q/r.e/a.f/

The post Deputetë të opozitës takojnë presidentin e IRI dhe NDI në ShBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon fotoalbumin e javës

1 February 2026 at 15:56

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve të tij gjatë javës.

Gjatë kësaj jave, kreu i qeverisë zhvilloi vizitë pune në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ishte në Nova Site, një vend simbolik i kthyer në hapësirë reflektimi pas ngjarjeve tragjike nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Më pas, Rama u prit në takim nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjithashtu, Rama gjatë vizitës së tij në Izrael u prit nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme si dhe iu adresuar parlamentit.

Kreu i Qeverisë, mori pjesën në aktivitetin e organizuar nga AIDA, ku u prezantua platforma “Export ON”, e cila do të merret me matjen e indikatorëve të punës së përditshme të kompanive eksportuese dhe çdo vit do të publikojë raportin e vet mbi lëvizjen e volumit eksportues.

Gjatë javës, Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij edhe në aktivitetin e organizuar për përzgjedhjen e kompanive arkitekturore fituese me projektet e Shtëpisë së Fëmijëve dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore.

Njëherësh, Rama mori pjesë në ekspozitën “Spaces in Dialogue” e çelur në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), një ekspozitë që sjell në vëmendje hapësirat, arkitekturën, kujtesën dhe përjetimin njerëzor.

Kreu i Ekzekutivit, mori pjesë edhe në një dëgjesë publike me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. Rama u shpreh se fermerët duhet të orientohen drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit.

/e.i/j.p/

The post Rama publikon fotoalbumin e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Në pritje të opozitës së përsosur’

By: Brisi
1 February 2026 at 15:13

Ermal Hasimja, ka reaguar me ironi ndaj përpjekjeve për krijimin e një fronti të bashkuar opozitar, duke thënë se sot ishte tentuar të ndërtohej një front masiv për ndryshimin e qeverisjes dhe “shpëtimin e vendit”. Sipas tij, nisma kishte nisur me një listë prej rreth 2 milionë shqiptarësh, por gjatë procesit të përzgjedhjes ishin përjashtuar […]

The post ‘Në pritje të opozitës së përsosur’ appeared first on BoldNews.al.

“Spaces in Dialogue”, 22 vite projekte arkitekturore në një ekspozitë

29 January 2026 at 20:54

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është çelur ekspozita “Spaces in Dialogue”, një ekspozitë që sjell në vëmendje hapësirat, arkitekturën, kujtesën dhe përjetimin njerëzor.

Në çeljen e ekspozitës, i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “Spaces in Dialogue” është një udhëtim në 22 vite projekte (2003–2025), të sjella si një arkiv i përbashkët.

Rama tha se “projektet konkurruese dhe fituese janë të integruara në skulpturën e sallës, ndërsa botimet origjinale mund të shihen në hapësirën tjetër”.

Sipas Ramës, ekspozita frymëzohet nga vepra e artistit konceptual gjerman Thomas Demand, që eksploron kujtesën kolektive përmes hapësirave dhe momenteve të rikrijuara.

Ekspozita “Spaces in Dialogue”, përcjellë te vizitorët një arkiv që nuk qëndron i heshtur, por ndërtohet, diskutohet dhe riformësohet.

Nëpërmjet tullave, mermerëve dhe dokumenteve arkitekturore, COD sjell në këtë ekspozitë 22 vite konkurse arkitekturore që kanë lindur nga dialogu dhe përgjegjësia kolektive.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 shkurt.

/e.i/r.e/a.f/

The post “Spaces in Dialogue”, 22 vite projekte arkitekturore në një ekspozitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ironia e Dervishit: Rama ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

By: armand
28 January 2026 at 19:58

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar klimën politike në vend, duke kritikuar njëkohësisht mazhorancën dhe opozitën. I ftuar në emisionin “Off The Record” përballë sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës, Dervishi u shpreh se dobësimi i qeverisë nuk ka prodhuar forcim të opozitës, por përkundrazi ka ekspozuar krizën e të gjithë klasës politike. Sipas tij, […]

The post Ironia e Dervishit: Rama ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën appeared first on BoldNews.al.

“Detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit për dhunë në protestën e opozitës

27 January 2026 at 15:49

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për 19 protestues të arrestuar gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e 24 janarit, raportojnë mediet.

Ata dyshohet se hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë dhe më pas qëlluan me gurë dhe sende të forta drejt Kuvendit, ku për pasojë mbetën të plagosur 11 efektivë.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën e arrestit në burg për 5 persona, arrest shtëpie për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 9 protestues.

Të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës, ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilin ishin në mbështetje të protestuesve.

Deputeti Klevis Balliu i quajti akuzat shpifje, ndërsa deklaroi se, policia do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

“Arrestimi i patolerueshëm, kriminal, terrorist, i një 10 vjeçari i cili u mor zvarrë nga 5 narkopolicë të Ilir Prodës, që është një turp për Policinë e Shtetit dhe gjithë shtetin, faktoi përfundimisht se këta të kapur nga frika që i ka pllakosur, nuk dinë më çfarë bëjnë aq sa shoqëruan dhe arrestuan edhe një njeri të vetin, që ishte pjesë e strukturave të PS-së. Sepse këta nën frikën e sovranit nuk shikojnë më nga sytë. I garantoj se për dhunën dhe gazin e hedhur në rrugët e Tiranës, ata do të mbajnë përgjegjësi direkte”, deklaroi Balliu.

Avokatja Eda Grimçi tha se nuk kishte asnjë provë specifike që faktonte veprimet penale për asnjërin prej tyre.

“Pasi u njohëm me dosjet, pamë që nuk kishte asnjë provë ndaj tyre. Bëhej fjalë për prova të marra nga pamje filmike, që nuk kishin lidhje me të arrestuarit. Por edhe kjo ishte vetëm për 5 raste, për 14 raste të tjera nuk kishte as pamje filmike, as foto, por kishte vetëm një raport shërbimi ku në një rast firmosin 4 oficerë policie dhe në një rast 7 vetë dhe këto konsideroheshin si provë. Por këto nuk mund të konsiderohen të tilla, pasi në një vendim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut kundër Shqipërisë, ka saktësuar se masat nuk duhet të tejkalojë faktin dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e ligjshme, dhe nuk mund të kërkohet ‘arrest me burg’ kur nuk ka asnjë provë që fakton veprimin konkret. Bëhej fjalë për dyshime’, theksoi ajo.

/m.q/

The post “Detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit për dhunë në protestën e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

27 January 2026 at 19:20

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot se Policia e Shtetit veproi në përputhje me ligjin gjatë protestës së organizuar nga opozita më 24 janar.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për dhunë ndaj protestuesve, nga foltorja e Kuvendit, Koçiu nënvizoi se Policia e Shtetit kreu detyrën e saj më së miri dhe me përpikëri dhe se nuk ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

“Ajo që ndodhi ishte se policia u përball me dhunën gjatë tubimit politik të thirrur nga opozita. Punonjësit e policisë së shtetit u sulmuan me molotov, me lëndë piroteknike dhe sende të forta në zemër të kryeqytetit para institucioneve publike të rëndësishme dhe si pasojë e këtyre akteve pati edhe lëndime, ku  11 punonjës të policisë së shtetit u lënduan dhe u trajtuan pranë strukturave spitalore”, theksoi Ministrja e Brendshme.

“Policia e Shtetit ka vepruar në përmbajtje të plotë të rregullave të ligjit të standardeve të profesionalizmit ka bërë thirrje të vazhdueshme për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e  karakterit paqësor të protestës dhe vetëm pasi këto thirre u shpërfillën dhe rreziku për jetën e punonjësve e të policisë u bë evident, atëherë institucionet dhe qytetarët gjithashtu ndihen të kërcënuar në këtë situatë, u ndërmorën masa për shpërndarjen e turmës sipas parashikimeve ligjore”, tha ajo.

Koçiu shtoi se akuza se policia ka përdorur forcë të tepruar apo mjete përtej nevojës janë të pavërteta dhe të pabazuara.

Sipas saj çdo veprim është kryer mbi parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë ashtu siç e kërkon ligji.

“E drejta për protestë është një e drejtë kushtetuese dhe pacenueshme për këdo, por dhuna nuk është një e drejtë politike. Hedhja e molotovëve sulmi ndaj policisë dhe institucioneve nuk është protestë pro shkelje e ligjit dhe e cenimit të rendit demokratik”, tha ajo.

Koçiu shtoi se opozita duhet të dënojë dhunën e ushtruar dhe jo të mbrojë autorët.

“Sot duhet të kemi të gjithë guximin politik për të dënuar dhunën dhe mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe jo të mbrohen autorët e dhunës apo të hodhën akuza ndaj punonjësve të policisë që kryen detyrën e tyre”, tha ajo.

Ministrja u ndal edhe tek shoqërimi i një të mituri në komisariat, ku sqaroi se ai është trajtuar siç e parashikon ligji për trajtimin e të miturve.

“Faktet janë këto, gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit, siç edhe është njoftuar, shërbimet kanë konstatuar një të mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të policisë së shtetit, për këtë arsye për të mbrojtur jetën e efektivëve, por edhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim ashtu siç e parashikon ligji”, informoi ministrja.

“I mituri nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshëm apo çnjerëzore, nuk është marrë në ambiente të përbashkëta me persona të rritur, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm për ta trajtuar me kujdes të plotë, në përputhje me garancinë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor i mituri është lënë i lirë”, tha Koçiu.

Ajo shtoi se “askush nuk duhet t’i përdorë fëmijët si mburojë politike për të justifikuar dhunën. Të gjithë biem dakord që demokracia nuk ndërtohet me molotov, kush nxit dhe përdor dhunë duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike. Policia e Shtetit ka për detyrë të garantojë rendin e sigurinë dhe të mbrojë jetën e qytetarëve”.

/m.q/j.p/r.e/

The post Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Qytetarët kundër kryeministrit Rama”/ Prestigjiozja gjermane FAZ: Trazira në protestën antiqeveritare në Tiranë

By: armand
25 January 2026 at 18:20

Gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ),  i ka kushtuar vëmendje të veçantë protestës së opozitës shqiptare në Tiranë, duke e pasqyruar atë si një zhvillim me rëndësi në skenën politike të vendit. Sipas raportimit, mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës, u mblodhën përpara godinës së qeverisë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta u […]

The post “Qytetarët kundër kryeministrit Rama”/ Prestigjiozja gjermane FAZ: Trazira në protestën antiqeveritare në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit

24 January 2026 at 19:26

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Dhjetëra kokteje molotov u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, duke shpërthyer në flakë, gjatë protestës kombëtare të thirrur nga opozita.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhej në podium gjatë kohës që hidheshin koktejet me molotovë, të cilat rrezikuan forcat e rendit që ishin mbledhur kordon, në ruajtje të institucionit.

Gjithashtu protestuesit hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë edhe një mori me fishekzjarrë.

Në përgjigje të lëndëve piroteknike të hedhura nga protestuesit, policia reagoi duke hedhur gaz lotësjellës si dhe ujë me presion përmes një autoboti, për të shpërndarë protestuesit.

Pas këtyre momenteve të tensionuara, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në drejtim të Kuvendit.

Pasi mbërritën para ambienteve të Kuvendit, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, mes tyre edhe deputetë të PD-së si Luciano Boçi, Flamur Noka dhe Besart Xhaferri. Gjatë tensioneve, policia hodhi sërish gaz lotësjellës duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i bëri thirrje policisë që mos të prekë qytetarët.

“Mos merrni urdhra për të mbrojtur kartelet e drogës dhe korrupsionit, por bëhuni besnikë të qytetarëve dhe të ligjit dhe Kushtetutës. Çdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit. I bëj thirrje të bëjnë kujdes, mos të prekin asnjë qytetarë kjo është një protestë qytetare, është një revoltë qytetare. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik”, tha Noka.

Protesta e thirrur nga opozita përfundoi pas rreth tre orêsh ku pati edhe të shoqëruar nga policia pas akteve të dhunës.

Kjo ishte protesta e dytë kombëtare e PD-së në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të përmbysim këtë qeveri dhe të krijojmë një qeveri teknike

24 January 2026 at 19:24

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po protestojnë për ndërgjegjen kombëtare si shqiptarë pasi “nuk duam që Shqipëria vithiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj”.

“Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se opozita proteston “se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të përmbysin këtë qeverisë për të krijuar një qeveri teknike.

“Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre.

“Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Evropë. Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores”, tha ai në mbyllje të fjalës së tij gjatë protestës.

/m.q/r.e/

The post Berisha: Të përmbysim këtë qeveri dhe të krijojmë një qeveri teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë

24 January 2026 at 18:12

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e dytë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Një pjesë e protestuesve u grumbulluan tek selia e PD-së dhe së bashku me kryetarin Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD-së, iu bashkuan protestës duke marshuar drejt bulevardit.

Përballë godinës së qeverisë, në podiumin e ngritur për protestën, eksponentë të PD-së mbajtën fjalimet para qytetarëve, pasi u luajt edhe himni kombëtar.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij tha se po protestojnë sepse “Shqipëria nuk e duron dot faktin të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe pronë të bandave të krimit të organizuar dhe që tallet me fatet e shqiptarëve”.

“Duhet ta shembim këtë pushtet, aty nuk është vendi i qeverisë, po i hajnisë që kafshon paratë e shqiptarëve. Shembja e tyre është detyra para historisë dhe vendit. Jemi këtu me një numër të madh protestuesish për të shprehur këtë revoltë dhe zemërim”, tha ai.

Deputeti demokrat tha se “kryeministri Edi Rama është armiku i shqiptarëve”. Sipas tij vendi ka një alternativë dhe ajo është Partia Demokratike. Boçi nënvizoi se fitorja e PD-së nuk vjen nga qielli, as nga ndërkombëtarët dhe as nga drejtësia hibride, por nga rezistenca.

“Nga këmbëngulja jonë, nga lufta jonë dhe qëllimi i kësaj lufte për ta çuar deri në fund. Historia ndryshohet nga njerëzit që luftojnë”, tha ai.

Në fjalën e tij, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se kërkojnë liri, demokraci dhe një shtet ligjor me drejtësi të barabartë për të gjithë.

“Ky regjim që mbron interesat mafioze të pakicës, nuk mund të përfaqësojë më Republikën e Shqipërisë, ne do t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Sot jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politik. Duhet ta kthejmë lirinë në misionin tonë kombëtar”, tha ai.

Në tubim e morën fjalën edhe aktivistja Eva Metaj, aktorja Juli Emiri dhe kreu i departamentin Brain Gain Tedi Kopliku.

Gjatë ditës së sotme, pati prani të shtuar të policisë dhe ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas medieve, 1350 efektivë janë në terren.

Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

(Vijon…)

/m.q/r.e/

The post PD protestë kombëtare para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga opozita denoncuese te ajo propozuese

By: armand
23 January 2026 at 19:50

Nga Ilir Kalemaj Temperatura politike në vend, njëjtë me atë ndërkombëtare por për shkaqe të ndryshme, nuk po njeh kurbë ulëse. Objektivisht kjo është e kushtëzuar nga një mazhorancë jo legjitime për shkak të procesit të parregullt zgjedhor, që sillet me forcë arrogante deri aty sa të përjashtojë opozitën nga komisionet ad hoc në parlament, si […]

The post Nga opozita denoncuese te ajo propozuese appeared first on BoldNews.al.

Opozita vetëofrohet për tu “kastruar” nga Rama!

By: Elva
22 January 2026 at 22:04

Nga Boldnews.al Deliri dhe tallja për opozitën ishin dy element të cilët kryeministri Edi Rama jo vetëm i shfrytëzoi, por e çoi deri në fund për të denigruar një subjekt politik që lindi si shpresë në vigjilje të rënies së komunizmit dhe është kthyer në kushte mbijetese, e abonuar për një kohë të gjatë dhe […]

The post Opozita vetëofrohet për tu “kastruar” nga Rama! appeared first on BoldNews.al.

Rama – opozitës: Me votën tuaj do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë si anëtar i Bordit të Paqes

22 January 2026 at 15:40

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot opozitës gjatë seancës plenare, ku tha se ai nuk tallet asnjëherë me “fitoret” e tyre.

“Tani, më e mira do të kishte qenë që për një herë të vetme të pushonte avazi i të gjitha herëve dhe pse kjo e sotmja është një herë e ndryshme nga shumë herë për këtë vend dhe për këtë Kuvend. Po si duket humbësit kronikë nuk duan ta humbasin as këtë rast për të bërë të vetmen gjë që dinë të bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë, të humbin, të humbin përsëri rastin, duke vazhduar t’i bindin shqiptarët se nuk vlejnë për asgjë tjetër përveç se për të përfaqësuar dhe mishëruar humbjen në të gjitha format dhe në të gjitha dimensionet e saj”, tha Rama.

“Është vërtetë për të ardhur keq po të mendosh se sot në fakt ju kishit mundësinë të deklaronit fitoren. Fitoren tuaj më domethënëse sepse në fakt, si gjithmonë, ju prapë fituat. Ju fituat sepse për muaj me radhë thatë që Amerika do të më bënte mua gjyqin e ëndërruar prej jush për t’ju kthyer ju në ato karrige, ku nuk do ktheheni kurrë po s’dolët nga poshtë karriges ku qëndrojnë hijerënda të ndenjurat e stërgjyshit tuaj”, pohoi Rama.

Duke iu drejtuar opozitës, Rama tha se ata paralajmëruan popullin se Kryeministri i Shqipërisë do të thirrej në Amerikë në datën 20 janar.

“Por, ky ishte lapsus për t’u paraqitur në Prokurorinë Federale. Madje ju e vulosët fitoren kur festuat rrëmbimin me forcë të Maduros nga shtëpia e tij në Karakas dhe iu thatë shqiptarëve se ajo ishte vetëm një provë gjenerale e ushtrisë amerikane për rrëmbimin e Ramaduros nga ajo zyra në Kryeministri – që e keni fiksim 12 vjet – dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë të vetme”, pohoi ai.

Rama tha në Kuvend, se opozita paralajmëroi popullin shqiptar që ShBA do t’i bënin atij gjyqin.

“Sot ju do votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj ushtrinë amerikane t’i bashkohet protestës suaj nga tarraca e Kryeministrisë se do të dorëzohem vetë, paqësisht, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane që do të vijnë në aeroport në Uashington dhe do më marrin me eskortë për të më çuar në Shtëpinë e Bardhë si anëtar i Bordit të Paqes”, tha Rama.

“Ka vetëm një nuancë në dështimin tuaj. Ju prisnit të fitonit me helikopterët e ushtrisë amerikane dhe nuk e prisnit që unë do dorëzohesha vetë. Kjo është fitorja juaj! Fituat edhe këtë herë dhe falë jush që mbushët dynjanë duke thënë se nuk ka ftesë; kur doli ftesa, thatë po këtë e ka gjithë bota; tani thoni, nuk je te Bordi”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se ka një organigramë në mënyrën sesi strukturohen grupet ndërkombëtare.

“Rëndësi ka që do të ngrini kartonin, me votën tuaj do miratoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpinë e Bardhë”, pohoi Rama.

/e.i/a.f/r.e/

The post Rama – opozitës: Me votën tuaj do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë si anëtar i Bordit të Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: SPAK është bërë si sportel ku lihen letrat e popullit, lali Eri në burg pa gjyq

22 January 2026 at 14:45

TIRANË, 22 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Kuvend, kur iu drejtua opozitës, se SPAK është bërë stacioni i fundit i shpresës për pushtet nga ana e tyre.

“Mos e ulni vigjilencën, që të jeni brenda çojeni në SPAK Bordin e Paqes për praninë time aty. Se SPAK tani është bërë si një sportel. Ka qenë një sportel prapa Kryeministrisë, kur ne bënim stërvitje basketbolli tek fusha e zezë, ishte një sportel ku shkruhej “letra nga populli”. Kështu është bërë SPAK-u. Çojeni dhe këtë letër dhe meqë e çuat një herë se këta, e dini, kanë çuar Tony Blair në SPAK dhe nuk doli gjë. Tani çojeni prapë Tony Blair se kushedi del ndonjë provë, si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin, për të cilin deri tani janë shkruar 3 volume të një romani policor, por provë për korrupsion për kryebashkiakun e Tiranës nuk ka”, tha Rama.

“Prandaj juve as mos e vrisni mendjen fare. Punë e madhe shumë se Tony Blair s’ka marrë kurrë një qindarkë nga shteti shqiptar. Punë e madhe shumë se pa Tony Blair nuk do kishte ndodhur bombardimi i Beogradit dhe futja e NATO-s në Kosovë – që ju e doni aq shumë atë Kosovë – dhe prandaj nuk ndaluat së çuari naftë te Sllobodani dhe nuk latë gur pa luajtur të sabotonit Rambujenë dhe nuk latë fjalë të poshtër pa thënë për UÇK-në, nga dashuria për Kosovën e kishit. Çojeni në SPAK se tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK-u është stacioni i fundit i rrugës së shpresës suaj për pushtet”, vijoi ai.

Rama iu përgjigj opozitës dhe për lajmin se palestinezët do vijnë në Shqipëri, duke nënvizuar se një gjië e tillë nuk do të ndodh.

“Ju fituat edhe për një arsye tjetër, “ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinezët”, se denoncuat një komplot në kurriz të popullit shqiptar, që bashkë me 1 miliard që do merrja unë nga taksat për të shkuar atje tek Bordi i Paqes, se ju mendoni se Amerika blihet, siç doni ta blini ju me ato milionat tuaja që ua japin patriotët. Janë ca patriotë atje që shesin hamburger dhe paguajnë që juve të shpëlani atë që nuk shpëlahet dot”, tha Rama.

Rama tha se “palestinezët nuk do vijnë, nuk do vijnë nga Gaza në Shqipëri”.  Por, duke iu drejtuar sërish opozitës, ai me ironi u kërkoi atyre që këtë çështje ta çojnë në SPAK.

“Projektin e kampusit të Universitetit të Durrësit, se e di si thanë apo jo? Po bëhet kampus në Universitetin e Durrësit për të sjellë palestinezët. Një kokë e madhe nga radhët tuaja tha: dy milionë palestinezë do vendoseshin tek kampusi i Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Se Luli iku, po 7×7 mbeti, aritmetika, edhe kur bëni llogari të eksporteve, ajo është”, tha ai.

“Tani çojani SPAK-ut dhe kërkojini menjëherë urgjent atyre që paguajnë në Amerikë. Ore, Latif magjistarin, ku e keni aman? Mos e lëshoni atë, se ai ja u merr humbjen fitimtare dhe në magji ia u bën më thellë dhe thuajini Latifit direkt gjithë këto denoncimet t’ia çojë atij kongresmenit, se e kanë në xhep atë kongresmenin që i merr nga ju dhe del i lexon atje, që Kongresi amerikan…”, pohoi Rama.

/e.i/r.e/a.f/

The post Rama: SPAK është bërë si sportel ku lihen letrat e popullit, lali Eri në burg pa gjyq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve

By: Elva
20 January 2026 at 19:31

Kryeministri Edi Rama po i përdor gjithnjë e më hapur rrjetet sociale si një mur propagande, ku vetëlavdërohet për nderimet që, sipas tij, i bëhen nga shtete të huaja dhe sulmon këdo që e kritikon: gjyqtarë, prokurorë, media, gazetarë, opozitë dhe madje edhe qytetarë. Reagimi i fundit i Ramës ishte ndaj seancës së sotme të […]

The post Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌