Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

9 February 2026 at 23:18

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme në polici pas shpalljes fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim.

Memolla u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Kavajës, pas vendimit të shpallur sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dënimin me 1 vit burg, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare). Gjithashtu u la në fuqi vendimi për heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për Edison Memollën për një periudhë 5-vjeçare.

Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Për Prokurorinë e Posaçme, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

/a.f/r.e/

The post Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rënia e Euros: Ekspertët mendojnë se ka ardhur sidomos nga turizmi, publiku nga paratë e pista

9 February 2026 at 23:03

Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë.

Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare. Paneli i ekspertëve e ka vlerësuar këtë faktor me një ndikim 4.5 (nga një shkallë maksimale 5).

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit. Për të gjithë 9-mujorin 2025, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Në perceptimin e përgjithshëm, flukset informale dhe të paligjshme kanë pasur gjithmonë një ndikim të konsiderueshëm në tendencat e kursit të këmbimit. Një perceptim të tillë duket se e ndajnë edhe ekspertët, që i rendisin ndër faktorët me ndikim në kursin e këmbimit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen gjithashtu ndër faktorët me ndikim, me një nivel mesatar 3.66.

Sektori i pasurive të paluajtshme dominoi investimet e huaja për të katërtin vit radhazi në 2025, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Në renditjen e vlerësimit mesatar të ekspertëve për faktorët që kanë ndikuar kursin e këmbimit, vijon bilanci tregtar, me një mesatare vlerësimi 3.25 dhe ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në nivelin 2.83.

Publiku mendon se euro ra nga flukset informale

Për të ballafaquar mendimin e ekspertëve me mendimin e një publiku më të gjerë, “Monitor” realizoi mes fundit të muajit janar dhe fillimit të muajit shkurt një sondazh në faqen e saj të internetit. Pjesëmarrësit u pyetën për faktorët kryesorë që, sipas tyre, kanë përcaktuar rënien e kursit të Euros ndaj Lekut, me të njëjtat alternativa që iu parashtruan edhe ekspertëve.

Sipas përgjigjeve të sondazhit, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Por, ngadalësimi i rënies së kursit mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe. / Ersuin Shehu

Burimi: Anketimi i “Monitor” me ekspertët

Burimi: Sondazhi i “Monitor” me publikun

The post Rënia e Euros: Ekspertët mendojnë se ka ardhur sidomos nga turizmi, publiku nga paratë e pista appeared first on Revista Monitor.

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

9 February 2026 at 23:01

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore. Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore. Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi më barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%. Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ B.Hoxha

The post 75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor appeared first on Revista Monitor.

Interneti fiks, kontratat e shërbimit duhet të përcaktojnë edhe shpejtësinë minimale

9 February 2026 at 23:00

Ofruesit e shërbimit të internetit duhet të përcaktojnë në kontratën e shërbimit edhe shpejtësinë minimale për shkarkimin dhe ngarkimin e të dhënave.

Një detyrim i tillë parashikohet në ligjin e ri “Për komunikimet elektronike”, i miratuar në fund të vitit 2024 dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) e ka përfshirë në rregulloren e re për “Përcaktimin e modelit të përmbledhjes së kontratës për t’u përdorur nga ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.

Sipas anekseve të rregullores, për shërbimin e aksesit në internet në rrjet fiks në kontratë duhet të përfshihet shpejtësia minimale, normalisht e disponueshme dhe maksimale e shkarkimit dhe ngarkimit, ndërsa në rastin e rrjeteve celulare do përfshihet shpejtësia maksimale e vlerësuar e shkarkimit dhe ngarkimit të shërbimit të aksesit në internet.

Deri më sot, shpejtësia e përcaktuar në kontratat e shërbimit të internetit me linja fikse i referohet shpejtësisë maksimale, përkatësisht për shkarkimin dhe ngarkimin e të dhënave.

Por, në praktikë, shpejtësia reale e internetit është e ndryshueshme dhe shpeshherë larg asaj maksimale të parashikuar në kontratë. Tashmë, kuadri i ri ligjor përcakton edhe detyrimin për të specifikuar një shpejtësi minimale të lidhjes.

Gjithashtu, ligji parashikon se, çdo mospërputhje e rëndësishme, e vazhdueshme ose e përsëritur rregullisht, midis cilësisë aktuale të shërbimit të aksesit në internet dhe asaj të parashikuar në kushtet e kontratës do të konsiderohet se përbën mospërputhje të performancës për qëllime të nxitjes së mjeteve juridike të disponueshme për konsumatorin, në përputhje me legjislacionin kombëtar. Një parashikim i tillë synon të mbrojë konsumatorin, në rastet kur operatori nuk ofron atë cilësi shërbimi të parashikuar në kontratë.

Sipas të dhënave më të fundit nga AKEP, numri i abonentëve të internetit me linja fikse në fund të muajit shtator 2025 arriti në rreth 710 mijë, në rritje me 2.4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i internetit nga linjat fikse vazhdon të ndjekë një tendencë të qëndrueshme në rritje, duke ngushtuar pjesërisht prapambetjen në depërtimin e linjave fikse të komunikimit.

Tregu në përgjithësi po shfaq rritje dhe konkurrencë të lartë, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i madh. Operatorët e kanë rinovuar gradualisht infrastrukturën drejt teknologjive më të reja, të fibrës optike, që ka ndikuar në rritjen e shpejtësisë mesatare të lidhjes për përdoruesit.

Sipas të dhënave më të fundit për shpejtësinë e internetit, në fund të vitit 2024, rreth 84% e pajtimtarëve kishin linja me shpejtësi më të madhe se 30 Mbps (megabit për sekondë), nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

Gjithmonë duke iu referuar shifrave të 2024, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike./ E.Shehu

 

 

The post Interneti fiks, kontratat e shërbimit duhet të përcaktojnë edhe shpejtësinë minimale appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 9 February 2026Main stream

Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së është e pabazuar

9 February 2026 at 22:40

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot lidhur me paraqitjen e aktakuzës nga Prokuroria në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës.

Berisha u shpreh se Prokuroria Speciale e Gjykatës së Kosovës në Hagë paraqiti akuza të rënda dhe kërkoi dënime me vite të gjata burgimi për drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se, ndonëse është i bindur se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për çdo krim dhe për këdo që e ka kryer atë, pas ndjekjes së procesit shumëvjeçar të gjykimit, para opinionit publik nuk është paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument që të provojë krime konkrete të kryera nga të akuzuarit.

Berisha e cilësoi aktakuzën si një ripërsëritje të shpifjeve të propagandës së ultranacionalistëve serbë dhe trillimeve të ish-prokurorit serb Vladimir Vukçeviç, duke iu referuar akuzave për trafik organesh, përfshirë edhe pretendime për veprime të tilla në territorin e Shqipërisë.

Në këtë kontekst, kreu i PD i bëri thirrje Gjykatës që vendimet e saj të mos ndikohen nga akuza që ai i cilësoi si propagandistike dhe të pashembullta në historinë e drejtësisë ndërkombëtare, duke kërkuar që, në emër të ligjit, të konfirmohet pafajësia e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës.

/a.f/

The post Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së është e pabazuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës të martën

9 February 2026 at 22:20

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka kërkuar personelit dhe qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në lidhje me protestën e thirrur nga opozita, e cila pritet të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, në orën 17:00, përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Ambasada informoi se pritet prani e shtuar e Policisë së Shtetit, si dhe mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa zona të qendrës së kryeqytetit.

Ambasada sjell në vëmendje se se Policia e Shtetit ka bërë me dije se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit.

Ambasada amerikane u ka rekomanduar personelit dhe shtetasve të saj të shmangin zonën e protestës, të monitorojnë median lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore për informacionet më të fundit.

Në njoftim theksohet se, ndonëse protestat dhe tubimet e mëdha zakonisht zhvillohen në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt, duke u shoqëruar me devijime të qarkullimit dhe mbyllje rrugësh në zonat përreth.

/a.f/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës të martën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

9 February 2026 at 21:01

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Takimi shërben si një mundësi për të diskutuar sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

Vizita konfirmon angazhimin e palëve për të forcuar bashkëpunimin dhe për të adresuar çështjet prioritare të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vjetërisa e punës, shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat/ Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e shëndetësisë?

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:50

Këshilli i Ministrave miratoi javën e shkuar një paketë ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor, duke ndryshuar pagën bazë, shtesat për vjetërsi, urgjencat dhe shërbimet kritike, si dhe kompensimet për punën larg vendbanimit.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me riformulimin e shtesës për vjetërsi në punë, e cila tashmë do të llogaritet mbi pagën e pozicionit dhe do të pësojë rritje progresive sipas viteve të shërbimit. Konkretisht, punonjësit e sistemit shëndetësor do të përfitojnë një shtesë prej 0.6% për çdo vit pune për 10 vitet e para, 0.8% për 20 vite dhe 1% për 30 vite shërbim. Kjo formulë synon të vlerësojë përvojën dhe qëndrueshmërinë në sistem.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa mujore të posaçme për shërbimet kritike dhe më të ngarkuara të spitaleve. Mjekëtq ë punojnë në urgjencë, reanimacion, hemodinamikë, në njësitë e aksidenteve cerebrale dhe në neonatologji, do të përfitojnë një shtesë prej 18 mijë lekësh në muaj. Ndërkaq, infermierët, teknikët e imazherisë dhe laboratorit në këto shërbime, si dhe mjekët dhe infermierët e urgjencës mjekësore paraspitalore në Qendrën Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, do të marrin një shtesë mujore prej 12 mijë lekësh.

Një tjetër element i rëndësishëm i vendimit lidhet me pagesat për shërbimin e urgjencës dhe të rojës, të cilat janë rritur dhe diferencuar sipas orarit të punës dhe ditëve të javës. Për shërbimet 24-orëshe, pagesat variojnë nga 2,700 lekë në ditët e zakonshme, deri në 3,200 lekë për ditët e diel dhe festat zyrtare, ndërsa parashikohen tarifa të veçanta edhe për sistemet 16 dhe 12-orarëshe.

Vendimi rikonfirmon gjithashtu kompensimin mujor për mjekët dhe personelin teknik që punojnë larg vendbanimit të tyre, një masë që synon të mbulojë vështirësitë e shërbimit në zona të largëta ose me mungesë personeli shëndetësor.

Në kuadër të politikës së përgjithshme të pagave, skema e re përfshin edhe indeksimin me 2.5% të pagave të pozicioneve në sistemin shëndetësor, si pjesë e rregullimit vjetor të pagave në sektorin publik për vitin 2026.

Ndryshimet gjithashtu prekin apektet organizative të insitucioneve shtetërore, duke u dhënë titullarëve mundësinë të kontraktojnë deri në tre këshilltarë të jashtëm, shqiptarë ose të huaj, me pagesë mujore deri në 112.750 lekë pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi i ri i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026 dhe zbatohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike, përfshirë ato në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura, sistemin e burgjeve dhe Policinë e Shtetit.

Forcat “RENEA” dhurojnë gjak për pacientët me talasemi

9 February 2026 at 20:57

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Forcat e Repartit “RENA” kanë dhuruar gjak për pacientët me talasemi.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ndau pamje nga procesi i dhurimit të gjakut nga Forcat RENEA dhe theksoi se: “Të shpëtosh jetë nuk kërkon gjithmonë forcë fizike, ndonjëherë kërkon thjesht humanizëm dhe solidaritet”.

“Forcat Speciale RENEA e dëshmuan këtë duke iu përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi. Të jesh pjesë e Policisë do të thotë, para së gjithash, të jesh njeri në shërbim të komunitetit”, vijoi Koçiu.

“Mirënjohje për efektivët tanë që, si në operacione, ashtu edhe në akte humanitare, mbeten gjithmonë në lartësinë e detyrës”, përfundoi ministrja Koçiu.

/a.f/

The post Forcat “RENEA” dhurojnë gjak për pacientët me talasemi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 

9 February 2026 at 20:51

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) u zhvillua sot mbledhja e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030.

Zëvendësministrja Miriam Shyti theksoi rëndësinë e angazhimit të Qeverisë për forcimin e rolit të diasporës në zhvillimin kombëtar dhe procesin e integrimit evropian.

Ky proces, i mbështetur teknikisht nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si dhe nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë, synon të zhvillohet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ndërinstitucionalisht. Strategjia do të diskutohet më gjerësisht gjatë takimeve të dedikuara në Samitin e Diasporës që pritet të mbahet në prill 2026.

Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030 do të jetë në përputhje me Programin e Qeverisë 2025-2029, Kompaktin Global për Migracionin, Agjendën 2030 dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Ajo synon konsolidimin e kuadrit ekzistues strategjik kombëtar dhe trajtimin e diasporës jo vetëm si burim remitancash, por si partner strategjik dhe aktor kyç i zhvillimit dhe diplomacisë publike të vendit.

Zv.ministrja Shyti theksoi se deri në vitin 2030, diaspora shqiptare synohet të jetë një partner i institucionalizuar, bashkëkrijues i politikave publike dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor dhe demokratik të vendit, duke kontribuar gjithashtu në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Ky proces përfaqëson një qasje të re strategjike për angazhimin e diasporës shqiptare, duke krijuar mundësi për përfshirjen e saj aktive në vendimmarrje dhe projekte zhvillimore që lidhen me ekonominë, arsimin, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Nis puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berati, qyteti i “një mbi një dritareve”, merr ngjyrat e dashurisë në prag të Shën Valentinit

9 February 2026 at 20:42

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është veshur me zbukurime të veçanta në prag të Ditës së Shën Valentinit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për banorët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.

Zbukurimet përfshijnë zemra të mëdha të ndriçuara, fenerë ngjyrë të kuq, si dhe instalime artistike që nxisin vizitorët të kapin momentet më të bukura të qytetit historik.

Qyteti i Beratit, i njohur për arkitekturën e tij karakteristike me shtëpi të vjetra të bardha dhe dritare të shumta që duket sikur janë të vendosura njëra mbi tjetrën, ofron një sfond perfekt për festimin e dashurisë dhe promovimin e turizmit lokal.

/a.f/r.e/

The post Berati, qyteti i “një mbi një dritareve”, merr ngjyrat e dashurisë në prag të Shën Valentinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reagon Kryeministri Rama pas pretencës së Prokurorisë së Hagës për ish-krerët e UÇK-së

9 February 2026 at 22:52

 

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së pretencës së Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, e cila kërkoi një dënim total prej 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së: Hashim  Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në reagimin e tij, Rama u shpreh se ende nuk gjen “fillin logjik” të arsyetimit të Prokurorisë për të dalë me një kërkesë kaq të rëndë.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosjen për së gjalli të katër burrave”, shkruan kryeministri, duke shtuar se “si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur”.

Rama thekson se reagimi i tij është shtyrë pasi “i duhet kohë të gëlltisë gjithë atë që prokuroria nxori sot në zemër të Europës demokratike”.

Pretenca e sotme është një nga fazat më të rëndësishme të procesit ndaj ish-liderëve të UÇK-së, të cilët vijojnë të deklarojnë pafajësinë e tyre.

 

 

/r.e/a.f/

The post Reagon Kryeministri Rama pas pretencës së Prokurorisë së Hagës për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Pengimi i drejtësisë është kërcënim për integrimin, të gjithë në shesh nesër

9 February 2026 at 20:20

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se nesër do të jetë një ditë vendimtare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për pengimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e korrupsionit.

Në protestën e përjavshme sot para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja, Berisha u shpreh se vendimi i Ramës për të mos dorëzuar imunitetet dhe për të mbrojtur interesat personale dhe të të afërmve përbën një kërcënim për shqiptarët dhe për rrugën europiane të vendit.

“Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë”, tha Berisha.

Berisha kujtoi se integrimi në BE ka qenë një ëndërr e gjeneratave shqiptare, që filloi me rininë e viteve ’90 dhe vazhdoi me proceset e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të kandidatit.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë lokomotiva e këtyre proceseve, duke garantuar progresin e vendit drejt standardeve evropiane.

Sipas Berishës, qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin dhe funksionon në shkelje të votës dhe të interesit të qytetarëve.

“Dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sotË shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi administratën për lidhje me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, që sipas tij kanë pasuruar një grup të vogël individësh, ndërsa gjysma e shqiptarëve ndodhen në varfëri ose rrezik varfërie, pa mundësi për të siguruar jetesën e familjeve të tyre.

Ish-kryeministri bëri thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në protesta, duke i cilësuar ato si të ligjshme dhe të domosdoshme për mbrojtjen e shtetit ligjor, drejtësisë dhe rrugës europiane të Shqipërisë.

”Dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Kreu i PD-së, Berisha komentoi edhe deklaratën e Komisionit Europian, i cili në një reagim për mediet bënte thirrje për të mos penduar drejtësinë.

“Le të bëhemi ne përmbaruesit e vendimit. Nesër, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Tirana në bulevardet dhe rrugët e saj”, u shpreh Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Pengimi i drejtësisë është kërcënim për integrimin, të gjithë në shesh nesër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e turpshme dhe e papranueshme

9 February 2026 at 20:07

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj pretencës së paraqitur sot në Hagë kundër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe si një goditje të rëndë ndaj pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Sipas Ballës, kjo pretencë përbën një batërdi të tmerrshme kundër së vërtetës historike dhe përpjekjeve të drejta të popullit të Kosovës për liri. Ai thekson se qëndresa paqësore shumëvjeçare e kosovarëve, lufta e drejtë e UÇK-së dhe eksodi masiv i civilëve që i shpëtuan spastrimit etnik, po anashkalohen duke u zëvendësuar me trillime.

“Pretenca e sotme është një alarm serioz, ndaj të cilit duhet të reagojmë me përgjegjësi për të mbrojtur legjitimitetin e luftës heroike të UÇK-së dhe të drejtën e patjetërsueshme të Kosovës për liri”, është shprehur Balla.

Ai nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe të vërtetës historike, duke mbrojtur vlerat e lirisë dhe drejtësisë.

/a.f/r.e/

The post Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e turpshme dhe e papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krujë, afro pesë mijë vizitorë në Muzeun Historik dhe Etnografik gjatë janarit

9 February 2026 at 19:50


TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës vazhdon të tërheqë vizitorë vendas e të huaj, duke shërbyer si një urë mes historisë dhe traditës shqiptare.
Vetëm gjatë muajit janar 2026, ky muze priti rreth 4948 vizitorë, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Muzeu Etnografik, i vendosur brenda kalasë së Krujës, funksionon në shtëpinë e familjes Toptani, një ndërtesë tip “çardak” e vitit 1764 dhe e kategorizuar si monument kulture i kategorisë së parë.

Brenda këtij muzeu, vizitorët mund të shohin një pamje të plotë të zejeve tradicionale shqiptare dhe të mënyrës së jetesës së paraardhësve tanë, që arrin deri 300 vite më parë.

Rreth 90% e objekteve të ekspozuara janë origjinale dhe 100% funksionale, duke përfshirë sende prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi dhe leshi.

Ekspozita përfshin qëndisma dhe punime artizanale të mjeshtërisë shqiptare, me moshë që varion nga 60 deri në 500 vjet. Muzeu u përurua më 20 nëntor 1989 dhe që atëherë është një pikë referimi për kulturën dhe traditën e Krujës dhe të gjithë Shqipërisë.

/r.e/a.f/

The post Krujë, afro pesë mijë vizitorë në Muzeun Historik dhe Etnografik gjatë janarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ka ardhur dita ‘O Sot, O Kurrë'”/ Meta: Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin Rama

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:37

Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh“.

Kështu e nis postimin e tij të fundit Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Referuar ngjarjeve të fundit të aktualitetit në vend, Meta nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian. E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?”, shkruan Meta.

Sipas tij, ka ardhur koha për të ndaluar këtë njeri.

Tani ka ardhur dita “O Sot, O Kurrë!” për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian”.

Postimi i plotë:

𝐑𝐞𝐜𝐢𝐝𝐢𝐯𝐢𝐬𝐭𝐢 𝐯𝐞𝐭ë𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ësisë

Kur turpi nuk ka më turp nga turpi çdo gjë mund të dëgjosh. Sot rrëmbyesi i Reformës në Drejtësi, që nga zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku në datë 18 dhjetor 2017 (me 69 vota nga 84 vota që sanksiononte Kushtetua e miratuar me 140 vota), që nga minimet që i bënte Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke e lënë Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, që nga shpikja e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që e mori përgjigjen në mitingun historik të 2 Marsit, që nga kapja e vettingut që e kontrolloi bashkë me Agaçin duke përjashtuar prokurorët e “Dosjes 184” të Dibrës, sot vendosi të kapë prapë drejtësinë.

Por tani, përmes ndryshimit të ligjeve në mënyrë të njëanshme, pas dështimit të kontrollit punëtor-fshatar (parlamentar) të SPAK-ut.

Po ky nuk është recidivist vetëm për kapjen e drejtësisë, por edhe për bllokimin e integrimit europian.

E harruat si e injoroi apelin e Bundestagut në maj 2019 për të mos bërë zgjedhje njëpartiake në mënyrë që të mos hapeshin negociatat në tetor 2019?

Prapë të njëjtën gjë po bën. Atëherë i mashtronte shqiptarët edhe me McGonigalët dhe Mogerinët e tij, por edhe me larvat pseudo-opozitare.

Tani ka ardhur dita “O Sot, O Kurrë!” për ta vendosur recidivistin përballë llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë dhe bllokimit te integrimit europian prej tij, që e nisi që me kushtin e Kryetarit të Qarkut të Fierit, që në vitin 2012.

Drejtësia dhe integrimi kanë armikun më të betuar Narko-recidivistin, që ka tmerr nga drejtësia dhe nga vota e popullit.
Çdo gjë që nuk e ble dot, e llahtaris recidivistin, ndaj popullin dhe zemërimin popullor ai e ka frikë pa fund.

Kërkohen nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK/ Reagon Rama: Më duhet kohë të gëlltis…

By: Fax Web
9 February 2026 at 20:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m** që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike“, shkruan Rama.

LEXO EDHE“Ashpërsi e njëanshme”/ Prokuroria kërkon 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK, Spiropali: Po e ndjekim me shqetësim të thellë

Në Hagë po vijon procesi i radhës kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjatë seancës së sotme, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West e ka nisur fjalën e saj duke thënë se Gjykata Speciale është bërë “trup funksional, i suksesshëm në një periudhë relativisht të shkurtër”.

“Pavarësisht frikës, stigmës dhe situatave me të cilat janë përballur dëshmitarët dhe familjarët e tyre nga një grup i kufizuar, por me zë, në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dalë në pah, prandaj pavarësisht kësaj kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time dhe të japin dëshmi para kësaj gjykate”.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Prokurorja West ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”.

Qytetet më të preferuara për pensionistët e huaj

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:58

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri.

Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë një rritje të kërkesës për qira afatgjata nga amerikanët.

Për shumicën, periudha fillestare e qëndrimit varion nga 1 deri në 2 muaj, për të provuar mundësinë e jetës në Shqipëri, dhe më pas zgjedhin periudha më të gjata 1-2-vjeçare. Agjentët imobiliarë pohojnë se pensionistët amerikanë zgjidhnin prona me qira nga 350 deri në 400 USD në muaj, por në disa raste parapëlqehen edhe prona me qira mbi këto vlera.

Eron Çumani, nga “Saranda Property”, thotë se këtë vit është rritur numri i shtetasve amerikanë që po parapëlqejnë të qëndrojnë me qira në qytetin e Sarandës.

Çumani pohoi se arsyet për ardhjen e tyre janë të shumta, që nga qëndrimi proamerikan i popullit shqiptar, kostoja më e ulët e jetesës dhe qiratë e ulëta të apartamenteve krahasuar me çmimet në SHBA.

Sivjet ka pasur një ‘dallgë’ të ardhjes së shtetasve amerikanë që po kërkojnë qëndrim afatgjatë në Sarandë, përfshirë pensionistë, por edhe shtetas të moshave të ndryshme.

Së pari, shumë prej tyre po testojnë qëndrimin në Shqipëri, duke provuar të jetojnë një apo dy muaj, duke përfituar edhe nga lehtësia për mosaplikim për leje qëndrimi për një vit.

Pas periudhës së testimit vihet re që shumë prej tyre më pas kërkojnë për qëndrim më afatgjatë. Shumica e tyre qëndrojnë në apartamente me qira me çmime nga 350 euro deri në 400 euro në muaj. Zakonisht parapëlqehen zonat e periferisë të Sarandës, pasi çmimet e qirave janë të ulëta.

Arsyeja kryesore pse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri është siguria, pasi gjejnë një popull miqësor ndaj shtetasve amerikanë.

Shumë prej tyre shohin si avantazh qëndrimin për një vit pa leje qëndrimi në Shqipëri që mundëson legjislacioni shqiptar për shtetasit amerikanë. Ky avantazh po shfrytëzohet edhe nga shtetasit ukrainas.

Arsye tjetër, por mjaft e rëndësishme, është kostoja e ulët e jetesës dhe çmimet e qirave krahasuar me shtetet amerikane.

Ne kemi parë se si ka ndryshuar mënyra e jetesës për shumë prej të huajve që prej vitesh jetojnë në Sarandë. Fillimisht banojnë në shtëpi me qira, më pas disa prej tyre blejnë apartamente me çmime ekonomike, blejnë makina deri edhe mbajnë kujdestare për shtëpinë”.

Eron Çumani thekson se amerikanët parapëlqejnë qytete bregdetare që ofrojnë qetësi, klimë të mirë dhe infrastrukturë të mjaftueshme për jetesë. Kostoja e ulët e jetesës, klima, deti dhe mikpritja e banorëve lokalë janë faktorë që ndikojnë më shumë në vendimin e tyre për të jetuar në Shqipëri.

Por, përveç shtetasve amerikanë, ai thotë se në Sarandë po vijnë për të jetuar edhe pensionistë nga vende të Europës Perëndimore, si Zvicra apo Gjermania.

Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionistë me të ardhura relativisht të ulëta, prej 1.500 apo 2.000 euro në muaj, por edhe për pensionistë të pasur, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e tërheqjes së fondeve nga skemat private të pensionit.

Për shembull, një shtetas zviceran ka tërhequr një shumë prej rreth 350 mijë eurosh për të jetuar në Sarandë”, – shprehet Çumani.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

Përveç shtetasve amerikanë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i parapëlqyer edhe për pensionistët britanikë. Një artikull i publikuar më herët nga “MailOnline”, website i tabloidit të njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore që tërheq pensionistët janë kostoja e ulët e jetesës, qiratë e përballueshme të apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet.

Ekspertët shpjegojnë se pensionistët britanikë mund të aplikojnë për “opsionin e dedikuar të vizave të daljes në pension të Shqipërisë për qytetarët jo anëtarë të BE”.

William Cooper, drejtor marketingu në kompaninë britanike të sigurimeve shëndetësore shpjegon se hapat përfshijnë marrjen e një vize ‘D’, e cila lejon qëndrim të zgjatur, dhe më pas aplikimin për leje qëndrimi përmes portalit e-Albania, duke paraqitur akomodimin, të ardhurat dhe sigurimin shëndetësor. Për të siguruar vizën, të ardhurat minimale mujore nga pensioni duhet të jenë të paktën 120,000 lekë (apo rreth 1,011 paund ose 1,271 USD).

Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare në shkrim theksohet se qytetet më të preferuara për pensionistët britanikë janë Tirana, Vlora dhe Saranda.

Tirana ofron infrastrukturën më të mirë, investime të shumta dhe shërbime shëndetësore dhe arsimore, si dhe një stil jetese aktiv me kafene, bare dhe aktivitete kulturore. Një apartament 1+1 në qendër kushton 400-700 euro në muaj, ndërsa jashtë qendrës 250-500 euro.

Ndërsa çmimet e shitjes së pronave shkojnë nga 1,500 deri në 3,000 euro për metër katror.

Vlora përgjatë Rivierës shqiptare, më e qetë se Tirana, është një qytet me një komunitet në rritje dhe akses të lehtë në plazhet më të bukura.

Çmimet e pronave buzë detit variojnë nga 1,200-2,500 euro për metër katror, ndërsa qiratë janë 20-30% më të ulëta se në kryeqytet. Saranda, qyteti më i ngrohtë nga të tre, mbetet një destinacion i preferuar për pensionistët për bukurinë bregdetare.

Kostoja e jetesës në Shqipëri është rreth 11% më e ulët se në Spanjë, një destinacion tjetër popullor për pensionistët britanikë.

Një vakt në restorant mund të kushtojë 8-15 euro për person, kafeja rreth 1 euro, dhe një çift mund të shpenzojë 250-400 euro në muaj për ushqim, ndërsa energjia, uji dhe interneti rreth 100 euro”, theksohet në shkrim.

Më tej në artikull shkruhet se Shqipëria ka një sistem shëndetësor universal, i financuar nga kontributet e detyrueshme dhe vullnetare, i plotësuar nga buxheti i shtetit. Kujdesi privat shëndetësor ka njohur përmirësim të dukshëm, duke siguruar standarde të larta për banorët dhe pensionistët e huaj.

Ekspertët dhe pensionistët e huaj vlerësojnë se Shqipëria ofron një kombinim unik: kosto të ulët, cilësi të lartë jetese, klimë e këndshme dhe komunitete mikpritëse, duke e bërë atë një opsion tërheqës për jetesën pas daljes në pension. /Monitor

“Nesër, beteja për integrimin e Shqipërisë në BE”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga foltorja që zhvillon çdo javë opozita nga Kryeministria se kreu i qeverisë ka sfiduar Europën me vendimin që mori sot Partia Socialiste. Sipas tij, mazhoranca është e gatshme të japë integrimin europian, për të mbrojtur veten.

Sipas tij, kjo është një arsye e fortë që nesër, qytetarët ti bashkohen protestës kombëtare të Opozitës.

“Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë”, tha Berisha. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Miq, në Bruksel, Edi Ramës do i transmetohej një mesazh: Mos pengo drejtësinë se ne të mbyllim derën.
Ishte i thjeshtë. Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj, se po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time. Pra, sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm, madhor.

LEXO EDHE: “Foltore” një ditë para protestës kombëtare, Berisha: Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës

Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Por veten tonë, lëkurën tonë nuk e dorëzojmë. Në këtë kuadër, protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndrrën që nuk ishte vetëm e jona, nuk është vetëm e jona, nuk ishte vetëm e studentëve të viteve ’90, por atë ëndërr që ishte e formësuar nga Rilindja jonë, të cilët për Shqipërinë parajsë, konsideronin ta shihnin zonjë mdis kombeve të tjera evropiane.

Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë shqiptare në vitet ’90, u bë motiv kryesor i asaj në luftën kundër diktaturës komuniste. Në ndjekje të saj, PD, lokomotivë e proceseve të integrimit, ia doli të firmosë MSA-në. Ia doli të liberalizojë vizat. Ia doli të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit. Pra, ne ishim lokomotiva e integrimit në BE. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE. Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE.

Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë. Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli”.

Kujtojmë se nesër, ora 17:00, opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare. Ndërkohë sot, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije se  pezullimi nuk është një parashikim kushtetues, ndaj socialistët do të bëjnë ndryshime ligjore, duke nënkuptuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

LEXO EDHE: Protesta e Opozitës, Policia: Ja rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Gazetarja publikon VIDEON/ Polici nxjerr armën e shërbimit gjatë sherrit

By: Fax Web
9 February 2026 at 19:25

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një ngjarje të pazakontë, ku sipas saj një efektiv policie është përfshirë në një sherr, jashtë orarit të punës.

Në pamjet e publikuara, polici shfaqet me pistoletë në dorë duke kërcënuar.

“Jam polic unë ore budallenj, e nxjerr koburen kur të dua!”, shkruan gazetarja krahas videos, pa specifikuar se për cilin qytet dhe zonë bëhet fjalë.

Lala shton me ironi dhe kritikë ndaj autoriteteve: “Ilir Proda ku je? Apo ke halle të tjera?  Edhe zaptuesit e hapësirave publike duhen ndëshkuar, se janë kthyer në gjobevënës”.

❌
❌