Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 May 2026Main stream

Protestojnë banorët e fshatit Besi, tensionohet situata - ndërhyjnë policia

3 May 2026 at 13:37


Banorët e fshatit Besi të komunës së Prishtinës edhe sot kanë dalur për të protestuar.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe më herët, duke kërkuar një rrethrrotullim në këtë zonë.

Në pamjet e siguruara nga KlanKosova shihet se si policët tentojnë ta arrestojnë njërin nga protestuesit, por nuk arritën të bëjnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët policorë nga Njësia Speciale.

Arsyeja e kërkesës së këtij rrethrrotullimi, sipas banorëve, është se rruga që është me 4 shirita, është me rrezik dhe vështirë për t’u kyçur sepse nuk ka sinjalistikë. /KlanKosova/

Before yesterdayMain stream

“18 muaj pa asnjë ditë pushimi”, dëshmitë e punonjësve në Prishtinë

PRISHTINË, 1 maj/ATSH/ Pagat e ulëta, mungesë pushimi dhe pasiguria në punë janë shqetësimet kryesore që punëtorët e sektorit privat i kanë në Kosovë. Për KosovaPress, ata theksuan se realiteti i përditshëm i tyre mbetet larg standardeve minimale të dinjitetit dhe sigurisë në punë.

Hajriz Kadriu, punonjës në sektorin privat shprehet se pjesëmarrja e tij në protestë ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, të cilat sipas tij, po shkelen vazhdimisht. Ai ngriti shqetësimin për keqtrajtim dhe kushte të rënda ekonomike.

“Punëtorët janë duke u keqtrajtu, po edhe diçka tjetër për gjendjen ekonomike, pagesat i kanë shumë të ulëta. Një kompani e jep sot një tender për gjashtë muaj, domethënë punëtorët mbesin krejt ato gjashtë muaj pa pushim. I jepet kompanisë tjetër prapë, prapë pa pushim. Edhe të treta, tri kompanitë si i përcjell unë me shokë, domethënë jemi 18 muaj pa një ditë pushimi. Nëse ka ndonjë të sëmurë në shtëpi, domethënë duhet me shtri dorën ose me bë kërkesa humanitare me pasë dikush që i ndihmon. Kjo është jeta e punëtorit sot. Sa punëtorë u mbytën nëpër vendet e punës, kërkush s’ndërmerr masa. Nuk i intereson çka po ndodh me popull, te punëtori”, deklaroi Kadriu.

Ai shtoi se mungesa e reagimit institucional ndaj aksidenteve në vendin e punës është shqetësuese.

Edhe Jetmir Krasniqi, kryetar i sindikatës në QKUK, theksoi problemin e mungesës së pushimit vjetor për punëtorët e sigurimit. Sipas tij, kontratat e shkurtra nga kompani të ndryshme po i lënë punëtorët pa të drejtën për pushim.

Ndërkaq, punëtori tjetër i sektorit privat, Hamit Berisha, theksoi se ndër shqetësimet kryesore mbeten pagat e ulëta dhe mungesa e stabilitetit në punë.

Ndërkaq Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat mbajti një protestë duke ngritur shqetësimet për kushtet e rënda të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi.

Punëtorët kërkuan ndërhyrje urgjente nga institucionet për të garantuar të drejtat e tyre, përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurimin e një jete dinjitoze.

/Kosovapress/

The post “18 muaj pa asnjë ditë pushimi”, dëshmitë e punonjësve në Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Përplasje me policinë e qindra të arrestuar në Stamboll, qytetarët marshim në ditën e 1 majit

1 May 2026 at 14:02

STAMBOLL –1 Maji në Stamboll u shoqërua me marshime e protesta, duke sjellë edhe përplasje me policinë.

Qindra demonstrues dolën të marshonin drejt Sheshit Taksim, një simbol i protestave në Turqi.

Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës, gjë që shkaktoi përplasje dhe reagime nga protestuesit.

Sipas Shoqatës së Avokatëve, rreth 120 persona u arrestuan gjatë incidenteve në qytet, ndërsa 40 të tjerë u ndaluan gjatë një marshimi në Urën e Bosforit.

Autoritetet kishin bllokuar paraprakisht Sheshin Taksim dhe disa zona qendrore të Stambollit, për të parandaluar grumbullimet masive.

Ndërkohë, në qytete të tjera të vendit, si Ankaraja dhe Izmiri, aktivitetet e 1 Majit u zhvilluan në mënyrë paqësore.

 

1 Mayıs’ta Taksim’e yürümek isteyenlere polis müdahalesi! Mecidiyeköy’den #canlı yayın https://t.co/m8Vk3fM8HY

— Cumhuriyet (@cumhuriyetgzt) May 1, 2026

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bllokon një rrugë në Prishtinë: Punëtorët përballen me jetë gjithnjë e më të pajetueshme

1 May 2026 at 10:22


Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në Ditën Ndërkombëtare të Punës e shënuan me një bllokadë në rrugë për siç thanë “për të kumtuar të vërtetën e klasës tonë punëtore”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se punëtorët sot përballen me jetë që po bëhet çdo herë e më e pajetueshme, duke kryer punë të shumëfishta, pa siguri sociale, me çmime të papërballueshme.

Po ashtu në njoftim thuhet se: “Gratë amvise që e kryejnë punën kyçe që e mundëson shfrytëzimin kapitalist mbesin të stërlodhura e pa të ardhura bazë, pensionistet/ët marrin lëmosha që as barnat nuk ua mbulojnë, punëtorët/et në sektorin privat keqpaguhen, keqtrajtohen e edhe vriten në vendin e punës, personat e etnive të racializuara keqtrajtohen e përjashtohen, gratë punëtore abuzohen seksualisht, shtypen shumëfish, personat queer shpesh përjashtohen komplet prej tregut, personat neurodivergjentë e me aftësi të kufizuara ose keqpërdoren, ose shndërrohen në kartë të marketingut korporativ që i shfrytëzon kapitali për fitim”.

Për më shumë lexoni njoftimin e Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist:

Majin sot e nisëm me bllokadë në rrugë për të kumtuar të vërtetën e klasës tonë punëtore: ne punojmë për ta ndërtuar një shtet që nuk na përket neve, por kapitalistëve në publik e privat. Jemi ne dhe shumë para nesh që kanë ndërtuar të mirat që sot na vidhen dhe përdoren kundër nesh, duke na mbajtur shumë prej nesh veç me trosha buke e lëmoshë, në një ekonomi që po rritet me djersën e gjakun e punëtorëve/eve, për të na varfëruar edhe më tej shumicën prej nesh.

Punëtorja e punëtori sot përballet me jetë që po bëhet çdo herë e më e pajetueshme, duke kryer punë të shumëfishta, pa siguri sociale, me çmime të papërballueshme, shpërfillje shtetërore e shfrytëzim privato-publik. Gratë amvise që e kryejnë punën kyçe që e mundëson shfrytëzimin kapitalist mbesin të stërlodhura e pa të ardhura bazë, pensionistet/ët marrin lëmosha që as barnat nuk ua mbulojnë, punëtorët/et në sektorin privat keqpaguhen, keqtrajtohen e edhe vriten në vendin e punës, personat e etnive të racializuara keqtrajtohen e përjashtohen, gratë punëtore abuzohen seksualisht, shtypen shumëfish, personat queer shpesh përjashtohen komplet prej tregut, personat neurodivergjentë e me aftësi të kufizuara ose keqpërdoren, ose shndërrohen në kartë të marketingut korporativ që i shfrytëzon kapitali për fitim. Pra, shumica dërrmuese, jetojmë dhe punojmë në kushte që na tëhuajësojnë nga qenësia, puna dhe komuniteti jonë. Ne po jetojmë për të punuar për shefat dhe pushtetin politik, në një ekonomi e cila çdo herë e më shumë po bëhet më e egër, më ndëshkuese dhe më zhvatëse. Krejt kjo, falë partneritetit të shtetit me kapitalin që bashkë funksionojnë për të na shtypur dhe shpartalluar.

Për ne Kosova, e ndërtuar prej djersës punëtore, po bëhet çdo ditë e më shumë parajsa e pushtetarëve e kapitalistëve e ferri ynë. Frytet e punës tonë dhe të tjerave/ëve para nesh nuk po i gëzojmë ne, por një pakicë e pushteteve që kanë lidhur aleancë për të shtruar zullumin kundrejt nesh me qëllim të grumbullimit kapitalist.

Sot, ne si klasë jemi e stërlodhur, copëtuar e subjekte të tentativave depolitizuese që vijnë prej lart dhe që duan të na mbajnë të hutuar, të rraskapitur, të varfër dhe të pashpresë. Nëpërmjet këtij breshëri sulmesh po lulëzojnë pushteti e kapitali që na shndërrojnë në mjete rritjeje e pasurimi, duke na zhveshur nga njerëzia dhe dinjiteti ynë.

Sot, ne e kemi suspenduar protestën si grumbullim simbolik si pikë reflektimi për të instituar ta kthejmë materialen dhe potencialin ndryshues të protestës, si rezistencë e jona ndaj tentativave për depolitizim të protestës dhe shndërrimit të saj në shëtitje simbolike që më së shumti alienon punëtoren/in që është në qoshe të sistemit. Këtë 1 Maj kumtojmë që është koha që protesta të paraqes prapë rrezik për pushtetin. Për ta bërë këtë, na duhet të besojmë te ndryshimi dhe forca e organizimit tonë si klasë punëtore të të gjitha sektoreve. /Telegrafi/

Paga më të larta, jo festë, por protestë/ Unioni i Sindikatave proteston para ministrisë së Ekonomisë: Duam siguri në punë

By: V K
1 May 2026 at 10:57

Sot në Ditën e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave, ka dalë në protestë para ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar paga më të larta dhe siguri në punë.

Një nga përfaqësuesit e Unionit, kërkoi nga qeveria që të marrë masa dhe të mendojë për punëtorët dhe për shtresat në nevojë.

“Siguri në punë, minimum jetik. Sot më shumë se kurrë kjo qeveri, këto institucione duhet të mendojnë për punëtorët dhe shtresat në nevojë. Çfarë kosto jetesë është të jetosh në Shqipëri? Kostoja është si të jetosh në Francë, por pagat janë shumë më të ulëta”, tha përfaqësuesi i Unionit.

Një thirrje kishte për të gjithë punëtorët, duke i bërë thirrje që të “vrasin frikën”.

The post Paga më të larta, jo festë, por protestë/ Unioni i Sindikatave proteston para ministrisë së Ekonomisë: Duam siguri në punë appeared first on Albeu.com.

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë u zhvilluan protesta për të kërkuar kushte më të mira pune.

Unioni i Sindikatave organizoi një tubim përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa një protestë tjetër u zhvillua paralelisht përpara Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Me pankarta në duar si “Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi” dhe “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar”, qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj kushteve aktuale të punës.

Protestuesit adresuan disa kërkesa kryesore, mes tyre krijimin e një ministrie të posaçme për Punën.

Një nga protestuesit u shpreh se 1 Maji duhet të shihet si ditë proteste dhe jo feste. Ai ngriti shqetësimin për rritjen e aksidenteve në vendin e punës dhe mungesën e kontrolleve nga institucionet përgjegjëse.

“Sot është rritur numri i vdekjeve në vendin e punës me 45% krahasuar me një vit më parë. Është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale. Duhet të ketë një ministri Pune, veçanërisht për punëtorët. Duam siguri”, tha ai.

Sindikatat kërkuan gjithashtu që Parlamenti të miratojë sa më parë një minimum jetik, duke theksuar se shumë punëtorë në vend jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

/m.q/

The post 1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mendo për punëtorët, jo për oligarkët”, protestë para Kryeministrisë për 1 Majin

By: Brisi
1 May 2026 at 10:44

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar këtë të premte, një protestë tek Kryeministria. Në ditën e punëtorëve (1 maj), konfederata ka kërkuar drejtësi dhe siguri për çdo punëtor, ndërsa kanë lexuar edhe një letër drejtuar Edi Ramës. “Kemi një kërkesë zyrtare për Kryeministrin për t’u ulur dhe dialogur me ne. Ne kërkojmë drejtësi, siguri […]

The post “Mendo për punëtorët, jo për oligarkët”, protestë para Kryeministrisë për 1 Majin appeared first on BoldNews.al.

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve

By: V K
1 May 2026 at 08:56

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore këtë të premte, më 1 maj 2026, në Prishtinë, në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Punës.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 10:00, me vendgrumbullim në Sheshi Zahir Pajaziti, për të vijuar më pas drejt zonës ndërmjet ish-objektit të Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.

Sindikatat bëjnë të ditur se mobilizimi organizohet në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, duke theksuar nevojën për kushte më të mira pune dhe zbatim të standardeve ligjore.

1 Maji njihet në mbarë botën, si dita e punëtorëve dhe simbol i përpjekjeve për të drejta ekonomike e sociale. Kjo ditë lidhet historikisht me protestat për orarin 8-orësh të punës, që kulmuan me ngjarjet e Haymarket Affair në Chicago.

Sot, kjo ditë përkujtohet në shumë vende përmes protestave dhe aktiviteteve që synojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve.

The post Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve appeared first on Albeu.com.

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve

By: Brisi
1 May 2026 at 08:53

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore këtë të premte, më 1 maj 2026, në Prishtinë, në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Punës. Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 10:00, me vendgrumbullim në Sheshi Zahir Pajaziti, për të vijuar më pas drejt zonës ndërmjet ish-objektit të […]

The post Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve appeared first on BoldNews.al.

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

By: Brisi
28 April 2026 at 10:24

Banorët e lagjes Fushmbret në Elbasan kanë dalë sot në protestë për të denoncuar mungesën e energjisë elektrike, një problem që sipas tyre vijon prej afro dy javësh. Sipas banorëve, furnizimi me energji në zonë është i kufizuar vetëm në disa orë gjatë ditës, ndërsa nga mëngjesi deri rreth orës 17:00 mungon plotësisht. Në këtë […]

The post Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Protesta e 8 majit ka të bëjë me dy çështje themelore, farsën elektorale dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga Edi Rama

By: M C
27 April 2026 at 19:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zvillon një takimin me drejtuesit e rinj të degëve. Gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e rinj të degëve, Berisha u shpreh se një çështje me të rëndësishme gjatë kësaj mbledhje është protesta e datës 8 maj.

Lideri demokrat tha se protesta e datës 8 maj ka të bëjë me dy çështje themelore. E para ka të bëjë me atë çfarë ai e quan ‘farsë elektorale’ dhe e dyta me vjedhjen dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga ana e Ramës.

“Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për të gjithë ata që janë zgjedhur apo rizgjedhur në procesin zgjedhor, të bazuar në votën, vullnetin e anëtarëve të PD, proces pra që bazohet në vlerat më themelore të vendimmarrjes demokratike, në dallim nga partia e krimit, në dallim nga organizata kriminale që udhëhiqet nga vrasës, nga trafikantë, nga plaçkitës, nga antishqiptarë të vërtetë, e cila nga viti 2009 deri sot, nuk e di se ç’do të thotë më votë.

E tëra e shndërruar në funksion të një njeriu, të cilit për të mos prishur gojën, por i shkon çdo epitet i merituar. Të një njeriu, që ka shndërruar atë parti në një leckë të veten. Të një njeriu, që ka shndërruar atë parti, ajo parti ka lindur në krim, është ushqyer me krim dhe sot është kriminele jo vetëm në gen, por edhe në veprimtarinë e saj ndaj qytetarëve shqiptarë. Në veprimtarëinë e saj ndaj Shqipërisë. Por kemi thirrur këtë mbledhje me ju për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Dhe kjo çështje është protesta e datës 8 maj. Protesta e datës 8 maj ka të bëjë me dy çështje themelore të narkoregjimit të sotëm.

Ka të bëjë gjithnjë me farsën e tij elektorale dhe ka të bëjë gjithnjë me vjedhjen dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga ana e tij. Të nderuar drejtues politikë të qarqeve, kryetarë të degëve. Për secilin prej jush, për çdo drejtues të PD, çdo anëtare dhe anëtar të saj, duhet të jetë e qartë si drita e diellit se me vendimet qëmori për Lubi Ballukun me përdorimin e 81 mandateve në mburojë të saj, Edi Rama është bërë më i rrezikshëm se kurrë për këtë vend. Me vendimin që Edi Rama mori për të mbrojtur veten e tij në dosjen Balluku, dhe Ballukun, doli para shqiptarëve dhe botës si njeriu që tashmë ka në duart e tij çdo pushtet.

Si njeriu i pushtetit absolut në Shqipëri. Doli si njeriu që është i vendosur për të mbrojtur lëkurën e tij të marrë çdo vendim kundër qytetarëve shqiptarë. Të marrë çdo vendim kundër Shqipërisë. Kundër gjithçkaje tjetër sepse në ligjin e diktatorëve, lidhjet e tyre të krimit janë lidhjet e tyre më të fuqishme, për të cilat ata janë të gatshëm të japin gjithçka dhe të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre,” tha Berisha.

The post Berisha: Protesta e 8 majit ka të bëjë me dy çështje themelore, farsën elektorale dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Banorët protestojnë në Sarandë për ndryshimin e krahut të parkimeve në rrugën “Lefter Talo”

By: Uesli
27 April 2026 at 12:55

Banorët protestojnë në Sarandë për ndryshimin e krahut të parkimeve në rrugën “Lefter Talo” Banorët e lagjes nr. 1 në Sarandë kanë dalë sot në protestë përpara Bashkisë, duke kundërshtuar ndryshimin e kahut të vendparkimeve në rrugën “Lefter Talo”, pas përfundimit të rikonstruksionit të saj.     Sipas tyre, zhvendosja e parkimit nga krahu i […]

The post Banorët protestojnë në Sarandë për ndryshimin e krahut të parkimeve në rrugën “Lefter Talo” appeared first on Saranda Web.

Qytetarë nga e mbarë Shqipëria zbarkuan sot në Rrjoll, dy makina policie që largohen në mes të protestës

By: M C
25 April 2026 at 17:15

Qytetarë nga e mbarë Shqipëria kanë marrë pjesë në protestën e sotme të zhvilluar në Rrjoll nga ku bënë thirrje që të vijonë tubimet kundër resortit turistik në zonë, për të cilin shprehen se po u rrëmben nga duart tokat banorëve të zonës.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, një qytetar tha sot se banorët e Rrjolit të cilët kanë mbajtur rezistencë prej 3 muajsh ndaj Policisë së Shtetit, janë shembuj që duhen ndjekur të cilët luftojnë për tokat dhe atdheun e tyre.

“Banorët e Rrjollit janë heronj, janë shembull për mua e për shumë njerëz që duhet ndjekur se si ta shpëtojmë atdheun nga kjo klasë politike që ka zaptuar vendin. U kërkojmë falje të gjithëve që ne heshtëm por mjaft më!” tha qytetari.

Nga ana tjetër, avokati i cili prej kohësh ndjek nga afër cështjen e Rrjollit dhe u ka dalë krah banaorëve, Ndue Pjetra bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të gjejnë një ditë kohë nga java e tyre dhe të bashkohen në Rrjoll.

Duke shtuar se sot janë “në lufutë”me drejtësinë banorët e Rrjollit por nesër mund të jetë dikush tjetër, ndaj sipas Pjetrës shqiptarët duhet të bëhen bashkë pa dallime nëse janë nga veriu apo jugu i vendit.

“U bëj thirrje të gjithë qytearëve të bashkohen në protestat në Rrjoll sepse i vetmi vend në rrezik është Rrjolli sot. Nuk jemi në vitin 1997 që të kërkohet të luftohet veri kundër jugut e anasjelltas. Sot jemi për t’ju bërë thirrje të gjithëve që të jemi të vijnë e të solidarizohen për këtë situatë e cila nuk është normale dhe mund të agravojë në veprime të rrezikshme. Unë bëj thirrje që cdo shqiptar ta ketë vëmendjen te Rrjolli, ta harxhojnë një ditë në cdo rast që ka protesta sepse do të jetë në të mirën e të gjithëve” tha Pjetra në fjalën e tij.

Ndërkohë në pamjet e siguruara nga newsbomb.al shikohet momenti kur dy makina policie largohen nga tokat e Rrjollit ndëkrohë që qytetarët vijojnë me protestën.

Në protestën e sotme banorja Luciana Kokaj u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të dëshmojnë në mënyrë që të zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e 18 prillit, ku në Rrjoll u dëgjuan krisma armësh.

Deklaratat e bëra nga protesta e sotme:

Avokati: U bëj thirrje të gjithë qytearëve të bashkohen në protestat në Rrjoll sepse i vetmi vend në rresik është Rrjolli sot. Nuk jemi në vitin 1997 që të kërkohet të luftohet veri kundër jugut e anasjelltas. Sot jemi për t’ju bërë thirrje të gjithëve që të jemi të vijnë e të solidarizohen për këtë situatë e cila nuk është normale dhe mund të agravpjë në veprime të rrezikshme. Unë bëj thirrje që cdo shqiptar ta ketë vëmendjen te Rrjolli, ta harxhojnë një ditë në cdo rast që ka protesta sepse do të jetë në të mirën e të gjithëve.

Qytetari: Banorët e Rrjollit janë heronj, janë shembull për mua e për shumë njerëz që duhet ndjekur se si ta shpëtojmë atdheun nga kjo klasë politike që ka zaptuar vendin. U kërkojmë falje të gjithëve që ne heshtëm por mjaft më!

The post Qytetarë nga e mbarë Shqipëria zbarkuan sot në Rrjoll, dy makina policie që largohen në mes të protestës appeared first on Albeu.com.

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

25 April 2026 at 12:55

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e opozitës do të vijojë pa ndërprerje deri në rrëzimin e qeverisë dhe ndryshimin e regjimit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh se forma e protestës së opozitës është një kryengritje paqësore, e cila sipas tij përfaqëson zgjedhjen politike të Partisë Demokratike.

“Nuk na dikton njeri taktikën tonë. Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë. Vija e kuqe është protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se protestat, pavarësisht vështirësive, janë të domosdoshme për të mbajtur gjallë opozitarizmin në vend.

“Protesta e Partisë Demokratike është zëri i qytetarëve që guxojnë të dalin në rrugë për çështje që prekin çdo qytetar të ndershëm”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi qeverinë se, sipas tij, ka krijuar një sistem ku opozita përballet me presion institucional dhe politik, duke përmendur edhe arrestime të figurave opozitare në periudha zgjedhore.

“Në asnjë vend normal nuk arrestohen liderë të opozitës në vit elektoral si persona nën hetim. Qëllimi është i qartë: manipulimi i zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Duke folur për Partinë Demokratike, Berisha tha se ajo ndodhet në një proces riorganizimi dhe hapjeje ndaj të rinjve, duke theksuar se drejtimi i saj do të vendoset vetëm përmes votës së anëtarëve.

“PD është në një proces ripërtëritjeje. Kryetarin e kësaj partie do ta caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe askush tjetër”, u shpregh ai.

Berisha theksoi se opozita do të vijojë aksionin e saj politik deri në realizimin e objektivave të deklaruara.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të bashkohemi më 8 maj në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria

25 April 2026 at 12:39

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri sot thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 majit në Tiranë.

“Të bashkohemi në datën 8 maj në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, në kryengritjen më të fuqishme paqësore kundër këtij regjimi”, tha Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Berisha deklaroi se vendi po përballet me një situatë të rëndë ekonomike dhe institucionale, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe mungesë reagimi ndaj krizave.

Berisha akuzoi qeverinë për mungesë masash mbështetëse ndaj qytetarëve përballë rritjes së çmimeve, duke theksuar se Shqipëria, sipas tij, është ndër të vetmet vende në Evropë që nuk ka ndërmarrë politika lehtësuese.

“Çmimet po rriten për shkak të krizave ndërkombëtare, por në Shqipëri nuk ka asnjë masë mbështetëse. Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH-ja po rriten në kurriz të qytetarëve”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se fermerët, pensionistët dhe shtresat në nevojë përballen me vështirësi të shtuara ekonomike, duke përmendur uljen e mbështetjes dhe mungesën e subvencioneve.

/gj.m/a.f/

 

The post Berisha: Të bashkohemi më 8 maj në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Më 8 maj të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet, kryengritje paqësore në Tiranë

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sot të ditur se më 8 maj opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës.

Berisha tha se “shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij”.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se mazhoranca ka bllokuar drejtësinë dhe ka marrë në mbrojtje zyrtarë të përfshirë në afera korruptive.

“Shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare. Vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë. Gjithçka bëhet e pashpresë në qoftë se ne nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë”, tha Berisha.

Berisha bëri thirrje që më 8 maj të jetë dita e shqiptarëve, duke lënë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe pakënaqësi, për t’u bashkuar në një protestë masive kundër qeverisë.

Kreu i PD-së nënvizoi se kjo kryengritje paqësore synon të bashkojë të gjithë shqiptarët, pavarësisht moshës apo bindjeve politike.

“Të lëmë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe të bashkohemi në këtë kryengritje të fuqishme si shpresa e vetme e shqiptarëve”, bëri thirrje ai.

“Kryengritja e cila synon të bashkojë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga moshat, pavarësisht se mund të jenë të bindjeve të ndryshme politike, por që gjykojnë se vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë financat e tyre, po shkatërrojnë vendin e tyre. 8 maji duhet të jetë dita e shqiptarëve, e protestës së tyre më të fuqishme. Unë kam besim se do japim me 8 maj mesazhin më të fuqishëm ndaj këtij regjimi”, tha Berisha.

/m.q/j.p/r.e/

The post Berisha: Më 8 maj të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet, kryengritje paqësore në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha njofton datën për protestën e radhës

By: ela
24 April 2026 at 12:47

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar datën 8 maj për protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike. Berisha shprehet se kjo do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur vendi. “Në 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme, […]

The post Berisha njofton datën për protestën e radhës appeared first on BoldNews.al.

Dhuna në protestën e PD-së, Kalaja: Rama kërkon ‘të lajë hesapet’ njëherë e mirë!

By: Brisi
21 April 2026 at 22:56

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë në protestën e fundit, si një precedent të rrezikshëm për lirinë e tubimit. I ftuar në emisionin “A Krasta Show” në SYRI TV, ai theksoi se për herë të parë në historinë e protestave në Shqipëri, forcat e rendit kanë ndërhyrë […]

The post Dhuna në protestën e PD-së, Kalaja: Rama kërkon ‘të lajë hesapet’ njëherë e mirë! appeared first on BoldNews.al.

Shkullaku: Rama ka ngushtuar çdo hapsirë, urdhëron vetëm dhunë

By: Brisi
20 April 2026 at 22:39

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se, situata politike në vend është përkeqësuar ndjeshëm, duke akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj opozitës, edhe në mungesë të reagimeve agresive nga ana e saj. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se ndryshe nga disa vite më parë kur protestat e opozitës ishin […]

The post Shkullaku: Rama ka ngushtuar çdo hapsirë, urdhëron vetëm dhunë appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Ja pse Rama po ushtron dhunë ndaj PD-së

By: Brisi
20 April 2026 at 22:11

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se përshkallëzimi i dhunës ndaj protestave të opozitës lidhet drejtpërdrejt me krizën e legjitimitetit të qeverisë së Edi Ramës. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Bushati deklaron se reagimet e ashpra të policisë nuk janë të rastësishme, por pjesë e një qasjeje më të gjerë represive, […]

The post Bushati: Ja pse Rama po ushtron dhunë ndaj PD-së appeared first on BoldNews.al.

❌
❌