Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

12 December 2025 at 18:02

Prej 8 dhjetorit, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj, po mban një protestë të vazhdueshme para Kryeministrisë.

Ata kundërshtojnë qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.

Lëvizja e konsideron këtë qasje shembull të degradimit të qeverisjes dhe për këtë kërkon detyrimin për ta larguar qeverinë aktuale, vendosjen e një qeverie teknike dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Qëndresa e përditshme para Kryeministrisë

Grupi i aktivistëve dhe qytetarëve është vendosur në mjedis të hapur, në trotuarin buzë Kryeministrisë dhe e vazhdon protestën pavarësisht temperaturave të ulëta.

Protesta nisi më “8 Dhjetor”, ditën që përkujton lëvizjen e dhjetorit 1990, e cila shënoi nisjen e fundit të diktaturës në Shqipëri. Edona Haklaj, tregoi për Citizens.al se vendimi për protestën erdhi pas diskutimeve dhe dakordësisë në lëvizje se përballë përshkallëzimit të çështjeve korruptive në qeveri, nevojitej medoemos një reagim.

Ajo vetë mundi t’i bashkohej plotësisht protestës ditën e dytë, por tregoi se gjendja ishte e vështirë pasi në ditët e para përpjekja për të ngritur çadra kampingu, të cilat do të përdoreshin nga aktivistet vajza u ndalua nga punonjësit e policisë.

“Arsyetimi ishte absurd kinse ne pengonim qarkullimin e rrugës, në një kohë kur ne jemi vendosur në trotuar,” theksoi Haklaj.

Me kalimin e ditëve, angazhimit iu bashkuan edhe aktivistë dhe qytetarë të tjerë. Mëngjesin e së premtes, grupi ishte me të paktën 10 protestues të cilët e kishin kaluar natën e katërt jashtë.

Për t’u mbrojtur nga i ftohti kishin improvizuar një rrethim me kartonë, të cilët mbaheshin nga karriget. Qytetarë të ndryshëm u kishin sjellë ushqime, ujë, batenie, teksa tre arka me mandarina qëndronin krah megafonit.

“Vështirësia më e madhe është gjatë netëve, pas orës 2-3 ku bëhet shumë ftohtë,” tregoi Haklaj.

Por sipas Haklajt, mbështetja që po u vjen nga qytetarët i ka inkurajuar ata të vijojnë më tej.

Gjatë ditës, qytetarë të ndryshëm ndalen dhe shkëmbejnë biseda me Lapajn dhe aktivsitë të tjerë, ndërsa çdo mbrëmje ora 17:00 shënon momentin kryesor të tubimit, ku fjalime dhe thirrje të ndryshme përcillen “Live!” edhe në rrjetet sociale.

Lapaj tha për Citizens.al se numri i pjesëmarrësve në këto tubime të pasditeve është në rritje. Ai beson se qëndresa e zgjatur mund të krijojë presion të mjaftueshëm për dorëheqjen e Kryeministrit.

Në këtë këndvështrim, ai e përshkruan sheshin si hapësirë të hapur për të gjithë qytetarët pa logo partie, ku secili ta shprehë hallin e vet përballë “autokracisë”, siç e cilëson ai qeverisjen aktuale.

Kërkesa: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Për protestuesit, mosveprimi i Kryeministrit ndaj zëvendëskryeministres Balluku tregon normalizimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Lapaj argumenton se një qeveri që mban në detyrë një zyrtare nën hetim penal ka humbur legjitimitetin moral. Sipas tij, ky rast është simbol i krizës më të gjerë të llogaridhënies dhe transparencës në qeveri.

Përballë kësaj gjendjeje, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, propozon ngritjen e një qeveria teknike njëvjeçare, të përbërë nga intelektualë brenda dhe jashtë vendit, me mandat për reformim të kuadrit zgjedhor.

Qëllimi final, sipas Lapajt, është mbajtja e “zgjedhjeve të para realisht të lira dhe të ndershme pas 34 vitesh pluralizëm”.

Atmosfera në shesh përfshin edhe qytetarë të paorganzuar që kërkojnë ndryshime politike.

“Pretendojmë të hyjmë në Evropë, por kështu [me këtë nivel korrupsioni] nuk na pranon njeri,” tha një qytetar pas takimit mbështetës që pati me Lapajn.

Ai deklaroi se mbështeste çdo protestë, pavarësisht numrit, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj premtimeve politike dhe nevojën për standarde europiane të qeverisjes aktuale.

Protesta e përditshme e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” është ndryshe nga të gjitha protestat e deritanishme nga kampi opozitar.

Ajo synon të kthehet në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër korrupsionit dhe mungesës së llogaridhënies. Megjithatë, suksesi i saj do të varet nga aftësia për të ruajtur pjesëmarrjen, për të shmangur mbi-politizimin e lëvizjes dhe për të prodhuar presion real ndaj pushtetit.

Në një moment të polarizuar politik, kjo protestë po teston hapësirën që qytetarët kanë për të ndikuar vendimmarrjen qeveritare jashtë mekanizmave të partive tradicionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

10 December 2025 at 09:02


Gjykata Kushtetuese sot ka hapur dyert në aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

"Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta".

Tutje bëhet e ditur se para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë).

Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës. /Telegrafi/

Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush në Finiq

By: Elva
5 December 2025 at 21:15

Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale. Aty ku duhej të kishin mbërritur ndihma, ka mbërritur balta. Aty ku duhej të ishin shteti dhe strukturat, ka […]

The post Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush në Finiq appeared first on BoldNews.al.

Prekazi mbushet me vizitorë në 28 Nëntor, nderohet komandanti Adem Jashari

28 November 2025 at 14:21


Në përvjetorin e ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari ditën e pavarësisë se Shqipërisë, dhe daljës për herë të parë të UÇK-së qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në këtë ditë, qytetarë të shumtë nga Shqipërisë ishin aty për të nderuar komandantin Adem Jashari.

Qytetari nga Tirana, Elidon Gramçi tha për KosovaPress se ky ëahtë viti i pestë radhazi që viziton Prekazin për të nderuar familjen Jashari që dhanë jetën për atdhe.

Ai u shpreh se Kosova e Shqipëria është një komb.

“Është viti i pestë radhazi që vi, i nderojmë dëshmorët e atdheut, jemi një.. Për me nderua familied Jashari sepse kanë dhënë jetën e tyre, një festë është, është dhe ajo e Vlorës, por është dhe kjo këtu”, tha ai.

Qytetari tjetër, nga Elbasani Fitim Beqiri shpreson që një ditë Shqipëria e Kosova të bëhen një komb.

Me emocione të shumta, Beqiri i cili vizitoi për here të parë Prekazin, u ndje krenarë për familjen Jashari.

“Ndjej një krenari të madhe, jam për here të parë këtu për fisin e Jasharve kam emocione kanë kontribu për çlirimin e Kosovës. Ishalla arrijmë një ditë që të bashkohemi të bëhemi një komb, trojet etnike shqiptare”, tha Beqiri.

Veterani nga brigada 111 “Tigrat e Zi” Bekim Shyti shtoi se kjo festë e veçantë bashkon shqiptarët nga Leposaviqi e në Vlorë.
Ai tha se këtë datë të rëndësishme duhet të përcillen te gjeneratat e reja, që të jenë të vetëdijshëm për luftën e UÇK-së.

“Festa e 28 Nëntorit datë e veçantë e cila na bashkon të gjithë shqiptarëve nga Leposaviqi deri në Vlorë, datë që duhet ta përfjellin të gjithë gjeneratat. Dalja e UÇK-së, ditëlindja e Adem Jasharit, këto data duhet patjetër t’i përcjellim te gjeneratat e ardhshme që janë data historike”, shtoi Shyti.

Ndërsa, Ragim Emrushi nga komuna e Shtimës tha se kjo është dita më e gëzueshme e kombit shqiptarë.

“Sot është 28 Nëntori dita më e gëzueshme e jona, betimin ushtarët e kanë dhënë këtë ditë. Këtyre këtu ju qoftë lavdi të gjithëve”, tha ai.

Në këtë datë të rëndësishme shqiptarët festojnë tre ngjarje kryesore, daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë, ditëlindjen e heroit, komandantit legjendar Adem Jashari dhe 113 vjetorin e pavarësisë se Shqipërisë.

Tirana në ditë me shi, ndikimi në transportin publik

27 November 2025 at 11:55

TIRANË, 27 nëntor /ATSH-Ermira Isufaj/ Reshjet e shiut i përballin qytetarët e Tiranës me trafik të rënduar, duke nxjerrë në pah një problematikë të vazhdueshme, ku rrugët bllokohen veçanërisht në orët e para të ditës dhe të pasdites.

Mbërritja në kohë në destinacion, në punë apo dërgimi i fëmijëve në çerdhe, kopshte e shkolla bëhet akoma më e vështirë sa herë kryeqyteti përballet me përkeqësim të kushteve të motit për shkak edhe të rritjes së numrit të mjeteve dhe përdoruesve të tyre.

Situata shfaqet e njëjtë pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës, trafik i rënduar, punonjës të policisë në kryqëzime dhe akse rrugore për menaxhimin e situatës si dhe qytetarë që u duhet të presin për disa minuta në stacionet e autobusëve.

Më e vështirë bëhet situata në ditët me shi për drejtuesit e linjave të transportit publik edhe për shkak të mungesës së korsive të dedikuara në disa akse për autobusë dhe parkimet vend e pa vend nga ana e shoferëve të papërgjegjshëm.

Rajmond Shkëmbi, shofer i linjës së autobusëve “Qendër-Ish-Uzina e Autotraktorëve”, që prej 16 vitesh operon në këtë linjë, thotë se “moti me shi ndikon jashtëzakonisht keq në qarkullimin e mjeteve dhe në mbërritjen në kohë në destinacion”.

“Moti ndikon shumë sepse ka edhe shumë makina. Problem mbetet edhe parkimi nga ana e makinave në korsitë e dedikuara për autobusët. Jemi ankuar, edhe te Policia dhe me thënë të drejtën kemi pasur mbështetjen e tyre për të larguar këto makina dhe për të liruar trafikun”, tha Shkëmbi.

Ai thotë se ankesat nga ana e qytetarëve janë të përditshme, pasi vonohen për të shkuar në punë, në shkollë apo kudo tjetër që kanë programuar ditën e tyre.

Një tjetër drejtues i autobusëve i linjës “Qendër –Maternitet i Ri” thotë se moti me shi ndikon “100% në rëndimin e trafikut të Tiranës”.

“Sa herë që ka shi, kjo punë është me trafikun në Tiranë. Ne na vështirësohet edhe më shumë puna, pasi duhet të menaxhojmë trafikun, këtej ankesat e pasagjerëve që duan të mbërrijnë në kohë dhe plot probleme të tjera. Rrugët e ngushta ndoshta, makinat e shumta, por edhe parkimet vend e pa vend janë të gjithë elementë që ndikojnë”, shprehet Shpëtim Lani.

Nga ana tjetër, janë qytetarët të cilët ngrenë zërin për vonesa.

“Jemi vonë për punë. Mos na vononi më shumë. Ju e shikoni se sa keq është situata me trafikun sa herë që bie shi”, ishin disa nga shqetësimet e qytetarëve të linjës së Autotraktorëve.

Tashmë Tirana ka hyrë në javën e dytë me reshje të vazhdueshme shiu dhe apeli i vazhdueshëm i punonjësve të policisë është respektimi i sinjalistikës dhe i rregullave të qarkullimit për të mos penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.

Krahas menaxhimit të situatës për lirimin e trafikut, efektivët e Policisë së Shtetit në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake vijojnë kontrollet për ndalimin e parkimeve të dyfishta, largimin e automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.

Në këtë kuptim, merr rëndësi transporti publik efikas në mënyrë që të mos penalizohen qytetarët në arritjen e orarit të punës apo dërgimin në kohë të fëmijëve në kopshte e çerdhe.

Ditët me shi tregojnë se edhe transporti publik vuan trafikun.

Fotoreporter: Andrin Hoxha

/e.i/

The post Tirana në ditë me shi, ndikimi në transportin publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha iu përgjigjet qytetarëve: Do të nisim takimet në çdo qytet!

By: D Marku
15 November 2025 at 15:13

Kreu i Partisë Demokratike iu përgjigj kryeministrit Edi Rama teksa ky I fundit tha para pak ditësh se Berisha është e keqja më e madhe e ketij vendi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në komente në rrjetete sociale, kryedemokrati dha këtë përgjigje:

“Në fakt, më kanë nderuar me këtë sepse Rama dhe altroparlantët e tij shqiptarë dhe ndërkombëtarë, më konsiderojnë mua të tillë vetëm për një fakt, se unë mbroj interesat e qytetarëve.”

Krahas protestave të përjavshme përpara kryeministrisë të quajtura parlamenti I qytetarëve dhe analizës së brendshme për zgjedhjet e 11 majit ,kryedemokrati paralajmëroj edhe një tur takimesh në të gjithë vendin.

Berisha komentoj edhe marrjen e pandehur nga ana e SPAK të kryetares socialiste të Roskovecit Majlinda Bufi!

I pyetur nëse PD bëri gabim që nuk doli me emra partiak në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Berisha tha se nuk ishte asnjë gabim. Sipas tij Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje.

The post Berisha iu përgjigjet qytetarëve: Do të nisim takimet në çdo qytet! appeared first on Albeu.com.

Rama: Biznesi i vogël vijon me zero tatim mbi fitimin, paqe fiskale me sipërmarrjen

14 November 2025 at 18:19

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste tha sot se të gjitha rritjet e pagave dhe investimet e parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2026, do të bëhen pa prekur dhe pa rritur asnjë taksë.

Gjatë një dëgjese me banorët e kryeqytetit të njësisë 2, Rama tha është marrë një zotim dhe Qeveria do t’i qëndrojë deri në fund atij zotimi, duke bërë që Shqipëria të jetë i vetmi vend në rajon, ku nuk ka tatim mbi fitimin për biznesin e vogël.

“Më saktë biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetmet kontribute që biznesi do të paguajë janë kontributet për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ato nuk janë taksa, ato janë çka i takon çdo punonjësi për të siguruar shëndetin dhe pensionin”, tha Rama.

“Ne do të bëjmë një hap shumë domethënës në drejtim të sipërmarrjes përmes paqes fiskale. E kemi aktualisht në projektin e ri të buxhetit dhe paketës fiskale të 2026 që do të thotë që të gjitha kompanive do t’u ofrojmë mundësinë që të merren vesh me administratën tatimore për të përcaktuar në mënyrë të ndershme rritjen e të ardhurave dhe për të rënë dakord për tatimin që do të paguajnë mbi fitimin. Kjo do të thotë që kështu ata do të shmangin kontrollet, do të vazhdojnë qetësisht punën pa pasur ngarkesa të tjera të natyrës burokratike dhe po ashtu sa i përket Qeverisë do të jetë në gjendje të ketë një stabilitet në mbledhjen dhe realizimin e të ardhurave që do t’i përgjigjet rritjes së ekonomisë dhe do të sjellë më shumë mundësi për të investuar më shumë”, theksoi Kryeministri Rama.

Kreu i Ekzekutimit nënvizoi njëherësh edhe faktin që investimet do të rriten si në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim etj.

Sipas Ramës, projektbuxheti 2026 është një projekt, i cili e shpreh në të gjithë arkitekturën e vet atë që u tha për rritjen e ekonomisë, qëndrueshmërinë e rritjes dhe rritjen e kapacitetit të vendit dhe mundësive për të shpërndarë më shumë.

/e.i/j.p/

The post Rama: Biznesi i vogël vijon me zero tatim mbi fitimin, paqe fiskale me sipërmarrjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

100 vjeçares nuk i lejohet të votojë në Fushë Kosovë

9 November 2025 at 11:08


Një qytetare 100-vjeçare nga Fushë Kosova nuk ka arritur të ushtrojë të drejtën e saj të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas deklaratës së djalit të saj, asaj nuk iu lejua të votojë për shkak të mungesës së një asistenti që do ta ndihmonte gjatë procesit të votimit.

“Nëna është e lindur në vitin 1931, mirëpo është më vonë e regjistruar, i ka 100 vjet. Është e aftë, por nuk di të shkruaj. Një Alija që ishte në komision tha se nuk ka të drejtë të votojë pa e sjellë një asistent. Unë i thashë që do të votoj për nënën time, sepse askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë”, ka thënë djali i saj për RTV21. /Telegrafi/

VIDEOLAJM/ Belinda Balluku futet në SPAK, revoltohen qytetarët: O hajdute, o hajdute…

By: V K
31 October 2025 at 15:54

Teksa Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat, ajo është përballur edhe me disa qytetarët, të cilët të revoltuar kanë bërtitur, duke e quajtur Ballukun ‘hajdute’.

“O hajdute, o hajdute”,– dëgjohen të thërrasin qytetarët e pranishëm para SPAK.

Balluku u paraqit në SPAK këtë të premte, ku do t`i komunikohen edhe akuzat për shkelje të barazisë në tendera.

Ministrja njëherësh edhe zv.kryeministri përfaqësohet me avokat, motrën e saj, Pamela Qirko.

 

The post VIDEOLAJM/ Belinda Balluku futet në SPAK, revoltohen qytetarët: O hajdute, o hajdute… appeared first on Albeu.com.

Mbikalimi pranë Shkollës “Ali Sokoli” në gjendje të rëndë – aromë e keqe, mbeturina dhe mungesë sigurie

16 October 2025 at 13:02


Mbikalimet dhe nënkalimet në Prishtinë, të ndërtuara për të garantuar kalimin e sigurt të qytetarëve, prej vitesh po përballen me mungesë mirëmbajtjeje.

Shumë prej tyre janë bërë të papërdorshme për shkak të aromave të pakëndshme, mungesës së ndriçimit dhe problemeve të sigurisë.

Një prej shqetësimeve kryesore mbetet qasja e vështirë për nënat me karroca, të cilat nuk kanë mundësi të ngjiten në mbikalime për shkak të mungesës së infrastrukturës së objektit.



Një tjetër problem që përsëritet janë mbeturinat e shumta që kanë pushtuar këto hapësira, duke krijuar ndotje dhe kundërmime të forta.

Pas ankesave të shumta të qytetarëve, ekipi i Telegrafit vizitoi mbikalimin pranë Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”, zonë kjo e njohur ndryshe si “rrethi me Flamur”.

Pamjet nga terreni tregojnë se ky mbikalim është në gjendje të rënduar – me shkallë të dëmtuara, dysheme të çara, mbeturina të shpërndara dhe persona të pastrehë që qëndrojnë aty gjatë natës.

Përveç mungesës së higjienës, edhe aspekti i sigurisë mbetet shqetësues, pasi hapësirat e dëmtuara mund të paraqesin rrezik për fëmijët dhe kalimtarët.

Telegrafi ka kontaktuar me komunën e Prishtinës në lidhje me mirëmbajtjen e këtij mbikalimi, ndonëse të njoftuar me situatën – nuk kemi marrë përgjigje deri në kohën e publikimit të lajmit.

Për çdo problematikë që përballeni në baza ditor, mund të na shkruani në lokale@telegrafi.com./Telegrafi/

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

By: fjori
13 October 2025 at 11:40

Policia e Shtetit ka nisur një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Por pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e qytetarëve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregull. Shumë prej tyre janë […]

The post Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët ankohen për ndryshim të qendrës së votimit

12 October 2025 at 16:56


Zgjedhjet lokale që po mbahen në 38 komunat e vendit anise deri tani nuk ka pasur ndonjë incident të madh, qytetarët janë duke hasur në probleme me qendrat e votimit.

RTV Dukagjini po raporton nga nga terreni se shumë qytetarëve u janë ndërruar qendrat e vendvotimit e disa të tjerëve edhe komuna.

Ankesa nga qytetarët ka pasur pothuajse në të gjitha komunat e vendit.

- YouTube www.youtube.com


Person në kërkim, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave

9 October 2025 at 16:02


Policia e Kosovës me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar e që është identifikuar është Behar Çelaj i cili kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i rëndë trupor”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

22 September 2025 at 20:30

Pas prezantimit të parë të Kodit të Ri Penal më 25 korrik dhe diskutimeve të përsëritura nga Ministria e Drejtësisë, disa nga dispozitat e reja vijojnë të ngjallin debat, veçanërisht ato që prekin lirinë e shprehjes dhe shpifjen. Në një reagim zyrtar për Top Channel, Bashkimi Evropian konfirmon se aktualisht po analizon ndryshimet, por shpreh […]

The post BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Rrëfimi i të riut nga Librazhdi: Si u përfshiva në platformën XUEX dhe kush fshihet pas saj

15 September 2025 at 12:17

“Si nuk pritën dot dhe një javë këto mediat, sa të merrja edhe unë lekët…” , shfryu i riu nga Librazhdi. Në javën e fundit të gushtit 2025, ëndrra e tij për pasurim të shpejtë, e ushqyer për muaj të tërë nga premtimet e platformës XUEX, nisi të shembet si kështjellë rëre. Në dukje kishte […]

The post Rrëfimi i të riut nga Librazhdi: Si u përfshiva në platformën XUEX dhe kush fshihet pas saj appeared first on BoldNews.al.

140 km për të mbushur ujë për të pirë/ Qytetarët nga Durrësi udhëtojnë deri në Shkopet, shkak cilësia e keqe

By: D Marku
7 September 2025 at 18:51

Cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit ka bërë që qytetarët e këtij qyteti të udhëtojnë deri në 140 km për të mbushur ujë për konsum familjarë.

Çdo të dielë burimi i ujit në Shkopet është plot ku qytetar të shumtë nga Durrësi, Fushë Kruja apo Kurbini dynden për të mbushur ujë për familjen.

Qytetarët durrsakë që ishin këtë të dielë pranë burimit të ujit në Shkopet thanë se uji i rrjetit nuk konsumohet pasi në të hidhet shumë klor për shkak të amortizimit të tubacioneve. Ata deklarojnë se të paktën dy herë apo një herë në muaj udhëtojnë nga Durrësi në Shkopet për të mbushur ujë në këtë burim natyral.

Sipas qytetarëve propaganda e qeverisë për ujin e pijshëm që thuhet se është cilësor, nuk është e vërtetë. Uji i rrjetit sipas tyre mund të përdoret vetëm për larje dhe jo për tu pirë.

“Unë vij nga Durrësi vetëm të mbush ujë sepse uji këtu është pa klor, ndërsa atje i fusin klor për të pastruar tubat. Uji atje mund të përdoret vetëm për të larë. Gjithmonë këtu gjen të paktën 5-6 makina që mbushin ujë, dikush tjetër që ka mundësi ekonomike më të mira e blen në dyqan”, u shpreh një nga banorët.

Me të njëjtën situatë përballen edhe zona të tjera të vendit tonë ku ka rrjet ujësjellësi. Në pjesën më të madhe të tyren, uji nuk konsumohet, ndaj qytetarët gjejnë alternativa në burime natyrale.

The post 140 km për të mbushur ujë për të pirë/ Qytetarët nga Durrësi udhëtojnë deri në Shkopet, shkak cilësia e keqe appeared first on Albeu.com.

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

5 September 2025 at 14:42

Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për sigurimin e jetës, duke dëmtuar interesat e klientëve. Kjo është konstatuar nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës mbi mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin […]

The post “Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

By: V K
17 August 2025 at 15:03

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët.

Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara. Por kjo rritje çmimesh, duket se nuk shkon në proporcion me cilësinë, për të cilët qytetarët kanë jo pak ankesa.

Ata e vendosin theksin tek papastërtia e bregdetit apo menaxhimi i hapësirës publike në plazhe.

Ndërsa për emigrantët situata është krejt ndryshe. Me pagat apo pensionet që ata kanë në vendet e tyre të punës pushimet në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë janë të përballueshme.

Në Vlorë duke nisur nga muaj maji, çdo produkt jetësor, duke filluar nga ata bazë të shportës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Edhe produktet e servirura në bare dhe restorante vijnë sot me një çmim 30-40% më lartë se një vit më parë./ A2CNN

The post Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike appeared first on Albeu.com.

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, nënkryetari Sulaj: Sipërfaqet publike do t’u kthehen qytetarëve, masa për zaptuesit

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi, inspektuan zonën e njësisë 9 në kryeqytetit për të parë ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Nënkryetari Sulaj tha se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që të gjitha sipërfaqet publike të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin nga bizneset apo të tjerë, t’u rikthehen qytetarëve.

“Sot jemi në zonën e “Don Boskos”, në njësinë administrative nr. 9, ku vihet re që qytetarët kanë marrë masa, bizneset kanë marrë masa individualisht, për të larguar platformat që kanë zënë sipërfaqe publike, por ka edhe raste të tjera që janë pak me shumicë, që akoma nuk po e kuptojnë që kjo është një reformë që ka filluar dhe nuk ka për të mbaruar deri në largimin e platformave të fundit, që këto sipërfaqe publike t’u kthehen qytetarëve”, u shpreh Sulaj.

Gjatë inspektimit të një hapësire publike të shndërruar në parkim makinash, nënkryetari Sulaj tha se do merren masat e duhura për raste të tilla abuzive.

“Ky është një ndër qindra rastet abuzive që janë në Tiranë, por që në të gjithë sipërfaqen e madhe që është zënë vetëm nga ky tra këtu, për të përfituar disa dhe jo për të përfituar të gjithë qytetarët si një hapësirë publike. Mendoj që sot IMT, Policia Bashkiake, do marrin masat e duhura, që brenda kësaj jave të mos kemi më këtë tra dhe kjo sipërfaqe e madhe t’u kthehet në shërbim qytetarëve të Tiranës dhe njësisë 9.”

Nga ana e tij drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi u shpreh: “Jemi në njësinë nr. 9, në zonën me densitetin më të lartë të ndërtimeve dhe me numrin më të lartë të sipërfaqes së zënë, të hapësirës publike. Nga ana jonë është bërë identifikimi, është njoftuar në afat, kemi lënë një afat një javor për çmontim vullnetar. Shumica e tyre nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që nga ana jonë do të fillojmë nga sot të marrim masa, nga procedura administrative që do shoqërohen me vendim gjobe dhe prishje”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj në njësisë 9
1 nga 3

/e.i/

The post Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, nënkryetari Sulaj: Sipërfaqet publike do t’u kthehen qytetarëve, masa për zaptuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: Si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Puna për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të një tjetër aksioni për lirimin e hapësirave publike, ndërsa shkruan: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura! Vazhdojmë”.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet një fadromë që shemb strukturën metalike të një subjekti privat i llojit, bar-kafene. Struktura metalike dhe ajo e xhamit, ku më parë ishin pozicionuar tavolina dhe karrige, tashmë janë shembur, duke i rikthyer qytetarëve dhe komunitetit plotësisht hapësirën e trotuarit.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/e.i//a.f/

The post Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: Si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌