❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet

22 December 2025 at 00:02

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri janë në rënie gjatë vitit 2025, pas katër vitesh radhazi në rritje. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e tretë të vitit 2025, të ardhurat e investitorëve të huaj kishin vlerën e 253 milionë eurove, në rënie me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shuma e të ardhurave nga investimi përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 802 milionë eurove, në rënie me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që fitimet nga investimet e huaja në Shqipëri janë në rënie. Në vitet e fundit, rritja e fitimeve është mbështetur nga rimëkëmbja e shpejtë ekonomike pas pandemisë dhe nga rritja e vazhdueshme e investimeve të reja.

Megjithatë, pjesërisht ajo është ndikuar edhe nga ecuria e kursit të këmbimit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron nga ndikuar pozitivisht të ardhurat e investitorëve të huaj, të shprehura në monedhën europiane. Gjatë 2025, ecuria e kursit të këmbimit Euro-Lek është më e stabilizuar, me një ndryshim vjetor pranë nivelit të 2%, gjithmonë në kahun rënës. Stabilizimi i kursit po e redukton efektin e tij statistikor në ecurinë e të ardhurave nga investimet për investitorët e huaj në Shqipëri.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për 9-mujorin 2025 ranë në 228 milionë euro, 2.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bilanci neto i të ardhurave nga investimet për ekonominë shqiptare ngelet gjerësisht negativ, në vlerën e 575 milionë eurove. Megjithatë, deficiti në këtë zë u tkurr lehtë me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit dhe për këtë arsye bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Të dhënat progresive tregojnë se, edhe për vitin 2025, investimet e huaja direkte vazhdojnë të regjistrojnë nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 1.208 miliardë euro, shifër kjo 4.4% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshë gjithnjë e më të rëndësishme në strukturën e investimeve të huaja direkte. Për 9-mujorin 2025, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 632 milionë euro, 0.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 52% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 9-mujorin 2025./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Fitimet e investitorëve të huaj po ulen për herë të parë në pesë vjet appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Rukiqi publikon shifra: Kosova është në nevojë për investime

18 December 2025 at 22:06


Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësim të kushteve jetësore në vend.

Në një reagim publik, Rukiqi tha se Kosova ka nevojë urgjente për investime, ndërsa, sipas tij, qeveria po krenohet me uljen e borxhit publik, pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve dhe varësisë së shtuar nga importet.

Ai theksoi se çmimet mesatare në vend janë rritur rreth 30 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve mbi 50 për qind.

Sipas Rukiqit, deficiti tregtar është rritur nga rreth 2 miliardë euro në mbi 5 miliardë euro, çka, siç u shpreh ai, nënkupton dalje të rreth 5 miliardë eurove nga Kosova çdo vit.

Rukiqi kritikoi edhe sektorin e energjisë, duke deklaruar se faturat e rrymës janë katërfishuar dhe se vendi është kthyer në peng të importeve të energjisë. Ai shtoi se, sipas tij, nuk është ndërtuar asnjë megavat i ri energjetik gjatë kësaj qeverisjeje.

Tutje, ai tha se ndërkohë që qeveria flet për qëndrime të forta politike, sistemi shëndetësor përballet me mungesa elementare, përfshirë edhe materiale bazike për operacione.

“Pa asnjĂ« ndjenjĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie, kryeministri flet pĂ«r ekonomi dhe zhvillim, ndonĂ«se nuk e njeh as bazĂ«n e ekonomisĂ«â€, ka deklaruar Rukiqi.

Programi i reformave: Nevojiten 914 mln euro investime private në energji, priten në 2026-2027

15 December 2025 at 14:00

Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotësohen me investime shtesë që në dy vitet e ardhshme pritet të jetë të vrullshme ose të paktën kështu e parashikon program i reformave ekonomike 2026-2028.

Drafti i nxjerrë për konsultim nënvizon se janë të paktën 600 MW kapacitete të instaluara që parashikohet të plotësohen nga investimet private duke u afruar në vlerën rreth 1 miliardë eurove.

Kështu sipas dokumentit ankandet e zhvilluara për projektet e energjisë ishin hallka e parë për kapacitetin e burimeve të rinovueshme  dhe zhvillimin e tregut.

“Plani i ankandit bazuar nĂ« sasi pĂ«r burimet e ripĂ«rtĂ«ritshme tregon vĂ«mendje tĂ« kujdesshme ndaj kapacitetit tĂ« pĂ«rthithjes sĂ« tregut dhe sfidave tĂ« integrimit tĂ« sistemit. Shtimi i planifikuar prej tĂ« paktĂ«n 600 MW kapacitet tĂ« ri tĂ« ripĂ«rtĂ«ritshĂ«m Ă«shtĂ« kalibruar pĂ«r t’u pĂ«rputhur me zhvillimin e rrjetit dhe pjekurinĂ« e tregut.

Ndikimi ekonomik i kĂ«saj reforme pĂ«r periudhĂ«n afatmesme pĂ«rqendrohet kryesisht nĂ« nevojat pĂ«r investime pĂ«r tĂ« gjeneruar kapacitetet e synuara (600 MW). PĂ«r tĂ« arritur kĂ«tĂ« objektiv tĂ« investimeve shtesĂ« nĂ« kapacitetet e gjenerimit tĂ« energjisĂ« diellore dhe tĂ« erĂ«s, nevojiten investime private prej rreth 914 milionĂ« euro” thuhet nĂ« program.

I njëjti nënvizon se vlerësimet e investimeve gjenerohen duke përdorur kostot e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA) për investimet në energjinë e rinovueshme.

“Ky investim shtesĂ« Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« ndodhĂ« nĂ« vitet 2026 dhe 2027 dhe Ă«shtĂ« futur si njĂ« shok i jashtĂ«m nĂ« skenarin bazĂ« makroekonomik” thuhet nĂ« program.

Programi prek gjithashtu reformĂ«n e tarifave duke nĂ«nvizuar nevojĂ«n pĂ«r balancimin mes nevojĂ«s sĂ« tregut dhe mbrojtjes sociale. “Masat kundĂ«r varfĂ«risĂ« energjetike shkojnĂ« pĂ«rtej subvencioneve tĂ« thjeshta pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« pĂ«rmirĂ«simet e eficiencĂ«s energjetike dhe mbĂ«shtetjen e zgjidhjeve tĂ« burimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«ritshme tĂ« shpĂ«rndara.

Kjo qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se synon trajtimin e shkaqeve rrĂ«njĂ«sore tĂ« varfĂ«risĂ« energjetike duke mbĂ«shtetur njĂ«kohĂ«sisht objektivat e gjerĂ« tĂ« tranzicionit energjetik. Programi pĂ«rfshin mbĂ«shtetje tĂ« synuar pĂ«r rinovime ndĂ«rtesash, pajisje efiçente dhe instalime tĂ« vogla tĂ« burimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«ritshme pĂ«r ekonomitĂ« familjare vulnerabĂ«l”, sqaron nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« detajuar dokumenti i qeverisĂ« i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim.

 

 

The post Programi i reformave: Nevojiten 914 mln euro investime private në energji, priten në 2026-2027 appeared first on Revista Monitor.

Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë

13 December 2025 at 11:27

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Tregu i SipĂ«rmarrjeve tĂ« Investimeve Kolektive ka vijuar zgjerimin edhe gjatĂ« vitit 2025, duke reflektuar rritje tĂ« aseteve, numrit tĂ« investitorĂ«ve dhe vlerĂ«s sĂ« investimeve, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare.

Analiza e tregut tregon se vlera neto e aseteve u rrit ndjeshëm, duke arritur rreth 68.13 miliardë lekë, ose rreth 704 milionë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6.77 miliardë lekësh, ose 11,03%.

Në të njëjtën periudhë është zgjeruar edhe baza e investitorëve. Numri i tyre arriti në 41,686, me një rritje prej 10,32% krahasuar me 31 dhjetorin 2024, çka tregon interes në rritje të publikut për investimet kolektive.

Fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur dhe ofertë publike u përkasin asetet më të mëdha të tregut, me një vlerë neto prej rreth 62 miliardë lekësh, ose 640 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 11,69% në raport me fundin e vitit të kaluar.

Në fund të tremujorit të tretë të vitit, më 30 shtator 2025, në tregun SIK operonin 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF, nga të cilat 4 me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj. Numri i fondeve të investimit arriti në 16, ku 4 prej tyre janë fonde investimi alternative.

Struktura e investimeve vijon të dominohet nga titujt qeveritarë, bono thesari dhe obligacione, të cilat përbëjnë 81,21% të totalit të investimeve. Ndërkohë, 6,24% e portofolit është e orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare.

Sipas AMF-së, këto zhvillime konfirmojnë stabilitetin dhe rritjen graduale të tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, duke e konsoliduar atë si një alternativë gjithnjë e më të rëndësishme investimi në tregun financiar shqiptar. /j.p/

1 nga 3

The post Tregu i investimeve kolektive zgjeron asetet në 68,1 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RrugĂ«t nĂ« TiranĂ«, lidhet kontrata, rreth 1 mln euro pĂ«r lidhjen e Dajtit me rrugĂ«n “Myslym Qefalia”

12 December 2025 at 14:30

Bashkia e TiranĂ«s lidhi sĂ« fundmi kontratĂ«n pĂ«r njĂ« investim qĂ« synon tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« rrugĂ«n qĂ« lidh rrugĂ«n Dajti me rrugĂ«n Myslym Qefalia Shish TufinĂ« (RrugĂ«t Hasan Lici, Sefer Lika)”.

Vlera e kontratës është rreth 98 milionë lekë apo rreth 1 milionë euro dhe parashikon të ndërhyjë në një segment me gjatësi rreth 2.5 kilometra. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën nënvizohet se ndërhyrja është e nevojshme në kushtet kur ka një sërë aspektesh që mungojnë duke nisur nga trotuaret në pothuajse të gjithë gjatësinë.

“Pas azhornimit nĂ« terren dhe rilevimit topografik do te pĂ«rshkruajmĂ« gjendjen ekzistuese: Ky segment ka njĂ« gjatĂ«si prej 2500ml. GjerĂ«sia e rrugĂ«s varion nga 2.5-7m dhe kufizohet nga te dyja anĂ«t me rrethime me mur ose gardh dhe ne disa segmente ka disa skarpata me pjerrĂ«si te mĂ«dha. Shtresa e çakallit Ă«shtĂ« e dĂ«mtuar dhe gjate kohĂ«s me shi krijohen gropa ne rruge te cilat e bĂ«jnĂ« te vĂ«shtirĂ« kalimin.

Ky segment lidh rrugĂ«n Dajti me rrugĂ«n Myslym Qefalia, Shish TufinĂ« (RrugĂ«t Hasan Lici, Sefer Lika)”, nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Dajt. – Nuk kishte kanalizime te ujerave te bardha dhe te zeza. -Ndriçim nuk kishte. -Kishte linje ujĂ«sjellĂ«si. JanĂ« matur pusetat ne trup te rrugĂ«s. -Mungonin hapĂ«sirat e gjelbra dhe trotuaret pĂ«r kalimin e kĂ«mbĂ«soreve. -Nuk kishte parking dhe as pika VGM. Gjate matjeve ne terren u ve re se mungonte thuajse e gjithĂ« infrastruktura e nevojshme. Nga ana jone Ă«shtĂ« bere kĂ«rkesa pĂ«r azhornime e te gjitha rrjeteve, te cilat do te merren parasysh gjate fazĂ«s se projektimit” thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

NdĂ«rhyrja parashikohet qĂ« tĂ« kryhet brenda 7 muajsh nga lidhja e kontratĂ«s. Projekti sipas BashkisĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e Planit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Vendor qĂ« thekson nevojĂ«n pĂ«r rizhvillimin e zonĂ«s. “NdĂ«rhyrja nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« me pĂ«rmirĂ«sim tĂ« infrastrukturĂ«s rrugore synon nĂ« njĂ« pĂ«rqasje tĂ« integruar tĂ« zhvillimit social, kulturor, ekonomik, pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« studenteve por edhe qytetarĂ«ve, si dhe mbrojtjes sĂ« ambientit” thuhet nĂ« dokument./ N.Maho

The post RrugĂ«t nĂ« TiranĂ«, lidhet kontrata, rreth 1 mln euro pĂ«r lidhjen e Dajtit me rrugĂ«n “Myslym Qefalia” appeared first on Revista Monitor.

Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në!

By: Brisi
12 December 2025 at 14:44

The Economist PĂ«r Edi RamĂ«n, kĂ«to janĂ« kohĂ«t mĂ« tĂ« mira dhe mĂ« tĂ« kĂ«qija, por kryesisht mĂ« tĂ« mirat. NĂ« maj, kryeministri i ShqipĂ«risĂ« u zgjodh pĂ«r mandatin e tij tĂ« katĂ«rt radhazi. Lufta nĂ« UkrainĂ« ka pĂ«rshpejtuar pĂ«rpjekjen prej vitesh tĂ« ngrirĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r t’iu bashkuar Bashkimit Europian, sĂ« bashku me ato tĂ« [
]

The post Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në! appeared first on BoldNews.al.

Shteg turistik në Dumre, projekti 3 kilometra lidh zonat pranë liqeneve

10 December 2025 at 15:00

Një shteg turistik prej 3 kilometrash në zonë e Dumresë synon të lidhë disa zona pranë liqeneve në funksion të lehtësimit të aksesit për vizitorët.

Projekti i Bashkisë Belsh me një vlerë 160 mijë euro parashikon të paktën tre zona të cilat do të lidhen përmes tij.

“Ky projekt ka pĂ«r qĂ«llim ndĂ«rtimin e njĂ« shtegu turistik me gjatĂ«si totale 3 kilometra, qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« si rrugĂ« lidhĂ«se midis zonave turistike “Eco Park”, “Liqeni i DegĂ«s” dhe “Liqeni i ParaskĂ«s”.

Shtegu do tĂ« ketĂ« njĂ« gjerĂ«si prej 3 metrash dhe Ă«shtĂ« konceptuar pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nga kĂ«mbĂ«sorĂ«, biçikleta dhe mjete tĂ« vogla tĂ« mirĂ«mbajtjes” thuhet nĂ« raportin teknik tĂ« projektit.

Sipas të njëjtit dokument ndërtimi i shtegut do të lehtësojë aksesin që aktualisht mbetet e kufizuar në zonën e Dumresë nga më interesantet në vend edhe si rrjedhojë e liqeneve karstike të saj. Viteve të fundit zona është orientuar ndër të tjera edhe në investime të sektorit të turizmit duke shfrytëzuar bukuritë natyrore që ofron.

“Dumreja Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r peizazhin e saj tĂ« veçantĂ« natyror, tĂ« ndĂ«rtuar nga njĂ« seri liqenesh karstike tĂ« shpĂ«rndara nĂ« gjithĂ« territorin, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« aset tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r zhvillimin e turizmit natyror dhe ekologjik.

Rruga turistike e planifikuar lidh tre pika me interes tĂ« lartĂ« rekreativ – Eco Park, Liqenin e DegĂ«s dhe Liqenin e ParaskĂ«s – duke kaluar nĂ«pĂ«r njĂ« terren me bimĂ«si tĂ« ulĂ«t, toka bujqĂ«sore e pyjore dhe zona me pjerrĂ«si tĂ« moderuar.

AksesueshmĂ«ria ekzistuese Ă«shtĂ« e kufizuar, ndaj ndĂ«rtimi i kĂ«tij shtegu synon pĂ«rmirĂ«simin e ndjeshĂ«m tĂ« lidhjes midis kĂ«tyre zonave natyrore, duke krijuar njĂ« itinerar tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r vizitorĂ« e banorĂ« vendas” nĂ«nvizon dokumenti.

Projekti parashikon gjithashtu vendosjen e sinjalistikës orientuese e informuese për turistët dhe vizitorët, si dhe rehabilitimin e anësive të rrugës me elementë natyrorë dekorativë.

 

The post Shteg turistik në Dumre, projekti 3 kilometra lidh zonat pranë liqeneve appeared first on Revista Monitor.

Investimet e huaja nĂ« “lupĂ«â€/ Qeveria gati draftin, kontrolle pĂ«r investimet nĂ« sektor strategjik

By: xhir jeta
8 December 2025 at 14:03

Investimet e huaja me ndikim në  sektore  strategjike do të kalojnë në një filtër të vecantë kontrollesh. Projektligji është hedhur për konsultim dhe parashikon që të kalojnë në lupë investime të huaja direkte në sektorë të ndjeshëm që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë.Po ashtu edhe një nënkategori tjetër e cila është vlerësuar si Investime të huaja direkte në sektorë veçanërisht të ndjeshëm dhe aktiviteti i ndërmarrjes lidhet me infrastrukturat, asetet, teknologjitë, mallrat ose shërbimet, duke përfshirë shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit.

Kjo masĂ« Ă«shĂ«t marĂ« pasi Çështjet e lidhura me sigurinĂ« kombĂ«tare dhe rendin publik kanĂ« evoluar pĂ«rgjatĂ« viteve dhe aktualisht po i kushtohet njĂ« vĂ«mendje gjithnjĂ« e nĂ« rritje kĂ«rcĂ«nimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo rrjedhjet e tĂ« dhĂ«nave personale, tĂ« cilat shihen si mjete pĂ«r cĂ«nimin e sigurisĂ« kombĂ«tare apo rendit publik tĂ« njĂ« vendi. Gjithashtu, sektorĂ«t kritikĂ« tĂ« medias dhe informacionit sensitiv ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt transparencĂ«n dhe demokracinĂ« e vendit.

Kontrolli  dhe hetimi i  investimeve të huaja do të realizohet nga  Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe ku marrin pjesë përfaqësues nga financat, infrastruktura dhe energjia, mbrojtja, rendi, diplomacia, drejtësia, Agjencia e Inteligjencës, AKSHI, Agjencia Kombëtare e Falimentimit, si dhe institucione të tjera sipas rastit.

Në rats të mos zbatimit të rregullave apo mos dhënies së informacionit parashikohen edhe një sërë masash administratavite. Për të gjitha ato subjekte që nuk zbatojnë ligjin parashikohet vendosja e gjobave që varion nga 5 -10 mijë euro në rast të mosdorëzimit të informacionit të kërkuar, ndërsa për paraqitje të qëllimshme të informacionit të rremë, parashikohet gjobë 50 mijë euro./abcnews.al

Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë çdo verë, Rama përrallis sërish: Do rrisim financimet

By: armand
5 December 2025 at 11:45

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfida mĂ« e madhe e vendit gjatĂ« verĂ«s mbeten zjarret, duke theksuar nevojĂ«n pĂ«r rritje tĂ« financimeve dhe kapaciteteve nĂ« sektorin e pyjeve. PĂ«r dĂ«met e mĂ«dha tĂ« shkaktuara nga flakĂ«t ai u justifikua se askush “nuk i ka gjetur ilaçin zjarreve”, dhe sipas tij, vendi duhet tĂ« forcojĂ« sistemet [
]

The post Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë çdo verë, Rama përrallis sërish: Do rrisim financimet appeared first on BoldNews.al.

Përmirësimi estetik i bregdetit të Durrësit dhe tregu i Milotit, FSHZH tender 8.8 milionë euro

4 December 2025 at 13:00

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndërhyrje në dy destinacione të ndryshme përmes dy procedurave të prokurimit të hapura këtë të enjte në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik ku fondi total llogaritet në 874 milionë lekë apo rreth 8.8 milionë euro.

Konkretisht bĂ«het fjalĂ« pĂ«r kontratĂ«n me objekt “Investime pĂ«r infrastrukturĂ«n e tregjeve, hapĂ«sirave tregtare, multifunksionale, rrugĂ« tregtare nĂ« zona model zhvillimi, etj. Faza III Rajonet 1 & 2: NdĂ«rhyrje pĂ«r rritjen e ofertĂ«s turistike dhe pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin funksional dhe estetik tĂ« bregdetit, Bashkia e DurrĂ«sit” me fond limit 540 milionĂ« lekĂ«, apo 5.5 milionĂ« euro.

Kontrata e dytĂ« Ă«shtĂ« ajo me objekt “Investime pĂ«r InfrastrukturĂ«n e tregjeve, hapĂ«sirave tregtare, multifunksionale, rruge tregtare nĂ« zona model zhvillimi, etj. Faza II: Tregu Milot” me fond limit 330 milionĂ« lekĂ« apo 3.3 milionĂ« euro.

Ndërhyrja në Durrës

FSHZH parashikon të ndërhyjë në Durrës që përfshin rivelimin e një sipërfaqeje rreth 544 mijë m2, e cila përfshin zonën nga porti i Durrësit deri tek Kavalishenca.

“Ky projekt ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« transformojĂ« zonĂ«n bregdetare tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit nĂ« njĂ« destinacion bashkĂ«kohor turistik, rekreativ dhe urban, pĂ«rmes ndĂ«rhyrjeve arkitekturore dhe urbane tĂ« planifikuara me kujdes.

Ai përfshin zgjerimin e plazhit ekzistues, krijimin e një parku linear të gjelbër përgjatë vijës bregdetare, zhvillimin e hapësirave publike shumë funksionale dhe integrimin e infrastrukturave të reja rekreative dhe sportive.

GjatĂ«sia e zonĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes Ă«shtĂ« rreth 2.8 km, me njĂ« zgjerim tĂ« vijĂ«s bregdetare deri nĂ« 100 metra drejt detit, duke krijuar hapĂ«sira tĂ« reja publike pĂ«r banorĂ«t dhe vizitorĂ«â€, thuhet nĂ« dokument.

Ndërhyrja në Milot

Ndërhyrja në Milot parashikon ndryshimin e atij që sot është tregu aktual i Milotit. Sipas dokumenteve ky treg ka një histori të gjatë, i cili sipas edhe tregtarëve është mbi 200-vjeçar si treg i cili u shërben tregtarëve dhe blerësve çdo të dielë.

“Ai shtrihet pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu”, nĂ« njĂ« pozitĂ« shumĂ« tĂ« favorshme gjeografike dhe strategjike, ku ngjitur ka RrugĂ«n e “Kombit”, lumin Mat, hekurudhĂ«n si dhe qytezĂ«n e Milotit me rrethinat pĂ«rreth, pikĂ« shumĂ« kyçe pĂ«r gjithĂ« tregtarĂ«t e gjithĂ« veriut dhe jo vetĂ«m. Gjendja e tregut aktual Ă«shtĂ« e mjerueshme” thuhet nĂ« raportin teknik tĂ« projektit.

Ndërhyrjet e propozuara në këtë projekt përfshijnë pesë zona kryesore, të cilat do të trajtohen gjatë fazës së parë, si dhe një zonë shtesë, e cila do të realizohet në një fazë të dytë. Përveç këtyre zonave, projekti përfshin edhe ndërhyrjen në rrugë, si boshti kryesor i qarkullimit dhe organizimit të hapësirës.

Për ta përmbledhur, projekti përfshin disa zona funksionale të tregut, secila me karakteristikat dhe rolin e saj specifik:

· Zonat e parkimit dhe magazinimit (Zona 1 dhe 2),

· Kompleksi i shërbimeve (Zona 3),

· Hapësira rekreative (Zona 4),

· Tregu i gjësë së gjallë dhe thertorja (Zona 5),

· Rruga dhe tregu industrial, dhe

· Kapanonet e stacionit të trenit.

The post Përmirësimi estetik i bregdetit të Durrësit dhe tregu i Milotit, FSHZH tender 8.8 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Llatja: Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore

1 December 2025 at 15:43

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ NĂ« 116-vjetorin e hapjes sĂ« Normales sĂ« ParĂ« nĂ« Elbasan, njĂ« nga institucionet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« historinĂ« e arsimit shqiptar, Bashkia e Elbasanit nderoi traditĂ«n arsimore tĂ« qytetit dhe vizionin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« cilĂ«sore pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe tĂ« rinjtĂ«.

Kryetari i BashkisĂ« sĂ« Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se “arsimi Ă«shtĂ« themeli mbi tĂ« cilin Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar qyteti ynĂ« dhe ku projektohet e ardhmja jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t nga tradita tek vizioni ku duam tĂ« shkojmĂ«â€. Sipas tij, investimet qĂ« po kryhen nĂ« infrastrukturĂ«n shkollore synojnĂ« krijimin e njĂ« rrjeti institucionesh moderne, tĂ« sigurta dhe frymĂ«zuese.

“Arsimi Ă«shtĂ« themeli i sĂ« ardhmes sonĂ«. Me investimet qĂ« po ndĂ«rmarrim duam tĂ« shkojmĂ« nga tradita drejt vizionit tonĂ« pĂ«r shkolla tĂ« sigurta, moderne dhe frymĂ«zuese pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ«. Mbi 600 nxĂ«nĂ«s nĂ« Elbasan mĂ«sojnĂ« sot nĂ« ambiente tĂ« reja shkollore, me hapĂ«sira bashkĂ«kohore sportive dhe fusha tĂ« rindĂ«rtuara” deklaroi Llatja.

Ai theksoi se vitet e fundit janĂ« rikonstruktuar njĂ« sĂ«rĂ« shkollash tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« qytet. NĂ« bashkĂ«punim me MinistrinĂ« e Arsimit, Bashkia e Elbasanit ka realizuar ndĂ«rhyrje tĂ« thella pĂ«r t’i sjellĂ« shkollat nĂ« standardet e institucioneve moderne evropiane.

NĂ« listĂ«n e shkollave tĂ« rikonstruktuara pĂ«rfshihen: “Onufri”, “Fadil Gurmani”, “Jorgji Dilo”, “Europa”, “Abdyl Paralloi”, “Ptoleme Xhuvani”, “Luigj Gurakuqi”, “Mengel”, “Jonuz Carshiu”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe disa tĂ« tjera, tĂ« cilat tashmĂ« ofrojnĂ« klasa tĂ« ngrohta, laboratorĂ« teknologjikĂ«, ambiente tĂ« pĂ«rmirĂ«suara mĂ«simore dhe terrene sportive tĂ« hapura pĂ«r komunitetin.

Llatja bëri të ditur se investimet do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Brenda vitit 2026, shkollat ‘Dhaskal Todri’, ‘Naim FrashĂ«ri’, ‘Fejzulla Guranjaku’ dhe shkolla e ShushicĂ«s do tĂ« jenĂ« tĂ« rikonstruktuara sipas standardeve mĂ« tĂ« larta. Do tĂ« vazhdojmĂ« me tĂ« njĂ«jtin ritĂ«m nĂ« tĂ« gjitha shkollat e BashkisĂ« Elbasan, duke investuar nĂ« hapĂ«sira sportive, laboratorĂ« teknologjikĂ« dhe programe qĂ« rrisin aftĂ«sitĂ« e fĂ«mijĂ«ve” theksoi ai.

Kryetari Llatja u shpreh se përmirësimi i cilësisë së arsimit është angazhim afatgjatë dhe premtim për brezat që rriten në këto klasa.

“Sepse tĂ« investosh nĂ« arsim do tĂ« thotĂ« tĂ« investosh nĂ« tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve tanĂ« tĂ« Elbasanit dhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€ pĂ«rfundoi ai.

/e.xh/a.f/

 

The post Llatja: Mbi 600 nxënës në Elbasan mësojnë në ambiente të reja me kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

1 December 2025 at 11:00

Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku investimet publike janë rritur më shumë, edhe ekonomia është rritur më fort se në të tjerat.

Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2023 tregojnë se Qarku i Vlorës kishte rritjen më të fortë të PBB-së, me 5.2% në krahasim me vitin 2022, duke kryesuar ndaj 11 qarqeve të tjera. Në të kundërt, Qarku i Shkodrës kishte rritjen më të dobët, vetëm 1.3%, ose rreth një të katërtën e rritjes prej 4% në rang kombëtar.

Ndër qarqet me rritjen më të lartë ekonomike pas Vlorës ishin Tirana dhe Durrësi, përkatësisht me 4.7% dhe 4.1%, të ndjekura nga Lezha dhe Korça. Në anën tjetër, qarqet e veriut, Shkodra (1.3%) dhe Dibra (2.1%), të ndjekura nga Elbasani (2.6%), Berati (2.7%) dhe Kukësi (2.8%), janë rritur nën mesataren kombëtare.

Harta e rritjes ekonomike rajonale tregon se qarqet me rritjen më të fortë kanë zhvilluar turizmin ose kanë përfituar nga projekte të mëdha të infrastrukturës publike.

Vitet e fundit, qeveria ka veçuar Vlorën si një qark ku investimet publike janë shumë më të larta se në të tjerat. Një bypass i ri në Vlorë u ndërtua nga e para, rruga e Lumit të Vlorës, Tuneli i Llogorasë, që kanë nxitur bumin e ndërtimit të fshatrave turistike dhe aeroporti i ri  është drejt përfundimit.

Në të kundërt, Shkodra, që në vijë ajrore është shumë afër me qendrën e vendit dhe e pasur me burime natyrore e turistike, po dobësohet në të gjithë treguesit demografikë dhe ekonomikë.

Krahasuar me rajonet e tjera të veriut, performanca e Shkodrës është dukshëm më e dobët. Durrësi ka pasur një rritje prej 4.02%, Lezha 3.67% dhe Kukësi 2.76%. Në të njëjtën kohë, Dibra ka pasur një rritje më të ngadaltë prej 2.13%, por megjithatë më të lartë se ajo e Shkodrës.

Ritmi i ulët i zgjerimit ekonomik në Shkodër tregon se, ndonëse rajoni verior në tërësi u rrit me 3.05% në vitin 2023, ka mbetur pas mesatares së rajonit dhe ndjeshëm poshtë mesatares kombëtare.

Ekonomia e qarkut mbetet e përqendruar kryesisht në sektorë tradicionalë, si bujqësia, tregtia me pakicë dhe shërbimet bazike, të cilët kanë produktivitet më të ulët dhe janë më pak të lidhur me dinamikën e tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mungesa e diversifikimit ekonomik dhe e investimeve të mëdha private e publike e ka bërë Shkodrën të ketë më pak rritje.

Turizmi, ndonëse ka potencial të madh, nuk ka arritur ende të krijojë ndikim të qëndrueshëm në rritjen ekonomike.

Infrastruktura e transportit, lidhjet e kufizuara rrugore me zonat e tjera ekonomike të vendit dhe mungesa e investimeve në logjistikë kanë kufizuar flukset tregtare dhe turistike të Shkodrës.

Një tjetër faktor është emigracioni i vazhdueshëm, sidomos i të rinjve dhe i forcës së kualifikuar të punës, që ka tkurrur bazën aktive ekonomike dhe ka vështirësuar zhvillimin e bizneseve në zonë./ B.Hoxha

Burimi. INSTAT

The post Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023 appeared first on Revista Monitor.

OSSH plan pesëvjeçar investimesh, siguri furnizimi dhe ulje e humbjeve në rrjet

1 December 2025 at 12:02

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Operatori i Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes ka dorĂ«zuar pranĂ« Entit Rregullator tĂ« EnergjisĂ« planin 5-vjeçar tĂ« investimeve 2023–2027, me njĂ« vlerĂ« totale mbi 48 miliardĂ« lekĂ«. Nga kĂ«to, 42,4 miliardĂ« lekĂ« janĂ« fonde tĂ« OSSH-sĂ«, ndĂ«rsa rreth 6 miliardĂ« lekĂ« sigurohen nga projekte me kapital tĂ« huaj, tĂ« mbĂ«shtetura nga KfW, BERZH dhe Kooperacioni Italian.

Plani, synon rritjen e sigurisë së furnizimit, uljen e humbjeve dhe modernizimin e infrastrukturës në të gjithë vendin. Investimet e vetë kompanisë janë rreth 50% më të larta se plani i mëparshëm.

Sipas relacionit, një pjesë e konsiderueshme e investimeve do të shkojë për fuqizimin e nënstacioneve ekzistuese dhe ndërtimin e nënstacioneve të reja, zgjerimin e rrjetit 35 kV, rikonstruksionin e rrjetit 20 kV si dhe kalimin gradual nga rrjetet 10 kV dhe 6 kV në standardin 20 kV, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e furnizimit. Po ashtu, parashikohen investime në rrjetet e tensionit të mesëm dhe të ulët, ndërtimi i kabinave të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese.

Komponent i rëndësishëm i planit është modernizimi teknologjik dhe përmirësimi i sistemit të matjes, përmes pajisjeve të reja që rrisin saktësinë, sigurinë dhe reduktojnë humbjet komerciale.

Investimet me kapital tĂ« huaj pĂ«rfshijnĂ« zgjerimin e sistemit SCADA, rikonstruksionin e nĂ«nstacioneve 110 kV nĂ« rajonin Tiranë–DurrĂ«s dhe ndĂ«rtimin e nĂ«nstacionit tĂ« KamzĂ«s.

OSSH vlerĂ«son se plani 2023–2027 Ă«shtĂ« strategjik pĂ«r rritjen e sigurisĂ« sĂ« furnizimit, digjitalizimin e rrjetit dhe pĂ«rgatitjen e sektorit tĂ« shpĂ«rndarjes pĂ«r integrim tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« tregjet rajonale tĂ« energjisĂ«. /j.p/

The post OSSH plan pesëvjeçar investimesh, siguri furnizimi dhe ulje e humbjeve në rrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria akumulon 500 mln euro suficit në tetor, por vonon investimet dhe rrit borxhin

28 November 2025 at 00:01

“MĂ« mirĂ« tĂ« dish sesa tĂ« kesh” konfirmohet plotĂ«sisht nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin publik.

Cikli i mbarë tek të ardhurat buxhetore nuk po shfrytëzohet me maturi në anën e shpenzimeve. Efikasiteti i dobët i shpenzimeve publike, mosrealizimi i objektivave siç janë planifikuar dhe përdorimi i buxhetit në fund të vitit ul edhe më tej efikasitetin, të konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor arriti në mbi 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo shumë ishte 73 për qind më e lartë se plani i suficitit në këtë periudhë prej 28 miliardë lekësh. Akumulimi i suficitit gjithashtu po shoqërohet me marrjen e borxhit të ri, edhe pse rreth 2 miliardë euro nga kreditë e nënshkruara nuk janë disbursuar.

Të dhënat tregojnë se ky suficit vjen kryesisht nga mosrealizimi i shpenzimeve, si në këtë rast me rreth 22 miliardë lekë, ku shumica e fondeve janë mosrealizim nga investimet kapitale dhe shpenzimet operative.

Buxheti është efektiv kur fondet që janë planifikuar përdoren ashtu siç është parashikuar për të ndikuar në ekonomi, për të përmirësuar shërbimet dhe objektivat e qeverisë. Akumulimi i likuiditeteve lajmëron pasoja edhe për ekonominë e gjerë, sepse shpenzimet publike, sidomos ato të investimeve, kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Praktikat e viteve të kaluara kanë treguar se i gjithë suficiti i akumuluar gjatë vitit bashkë me deficitin e planifikuar prej 60 miliardë lekësh, që përbëjnë një shumë prej 108 miliardë lekësh rreth 1.1 miliardë euro, përdoren në dhjetor.

Përdorimi i buxhetit në dhjetor shoqërohet me mungesë transparence dhe financimin e qindra projekteve pas afateve të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë dhe u karakterizuan nga një administrim i dobët.

Sipas KLSH, dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

VetĂ«m nĂ« periudhĂ«n shtator–dhjetor janĂ« detajuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« 245 projekte investimi me vlerĂ« totale 14.8 miliardĂ« lekĂ«, ku njĂ« pjesĂ« e fondeve rezulton tĂ« jetĂ« pĂ«rdorur pĂ«r shlyerjen e detyrimeve tĂ« prapambetura.

Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Qeveria akumulon 500 mln euro suficit në tetor, por vonon investimet dhe rrit borxhin appeared first on Revista Monitor.

Pas rishikimit të dokumenteve, KPP heq pezullimin për tenderin 2.3 mln euro të Transballkanikes

21 November 2025 at 11:00

Komisioni i Prokurimit Publik hoqi pezullimin nga tenderi për kanalizimet në rrugët Transballkanike në Vlorë që përfshin disa lote dhe ka një fond limit prej 232 milionë lekë apo 2.3 milionë euro.

Në fillim të nëntorit kjo procedurë u ankimua nga një operator dhe me një verifikim të bërë nga vetë KPP rezultoi se dokumentet e tenderit duhet të modifikoheshin për të qenë brenda kuadrit ligjor.

“Autoriteti kontraktor tĂ« modifikojĂ« dokumentet e tenderit nĂ« pĂ«rputhje me konstatimet e mĂ«sipĂ«rme tĂ« Komisionit tĂ« Prokurimit Publik, si dhe tĂ« publikojĂ« tĂ« gjitha ndryshimet dhe sqarimet nĂ« Sistemin Elektronik tĂ« Prokurimeve” do tĂ« kĂ«rkonte KPP nĂ« vendimin e saj tĂ« 7 nĂ«ntorit.

Me një shkresë të datës 12 nëntor Bashkia Vlorë ka njoftuar se ka bërë ndryshimet e kërkuara në dokumente sipas vlerësimit të dhënë më herët nga Komisioni.

“Referuar shkresĂ«s sĂ« mĂ«sipĂ«rme, tĂ« dorĂ«zuar nga autoriteti kontraktor pranĂ« Komisionit tĂ« Prokurimit Publik, dokumentacionit bashkĂ«lidhur saj, si dhe verifikimeve tĂ« kryera nĂ« sistemin e prokurimeve elektronike, konstatohet se autoriteti kontraktor ka modifikuar dokumentet e tenderit sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« Vendimit K.P.P Nr. 1618/2025, datĂ« 07.11.2025 tĂ« Komisionit tĂ« Prokurimit Publik, si dhe ka publikuar nĂ« sistemin e prokurimeve elektronike shtojcĂ«n pĂ«rkatĂ«se pĂ«r modifikimin e dokumenteve tĂ« tenderit” thuhet nĂ« vendimin e fundit tĂ« KPP qĂ« nĂ«nvizon se Ă«shtĂ« heqje pezullimi e procedurĂ«s.

Duke pasur parasysh zbatimin e kĂ«tyre hallkave Komisioni njoftoi se tashmĂ« autoriteti kontraktor Ă«shtĂ« i lirĂ« pĂ«r tĂ« vijuar me hapat e tjerĂ« tĂ« tenderit i cili ishte skeduluar pĂ«r t’u zhvilluar nĂ« datĂ« 30 tetor 2025.

Projekti

Procedura me objekt “KUB VlorĂ« (Kanalizimet e UjĂ«rave tĂ« Bardha) – RindĂ«rtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorĂ«ve kryesorĂ« pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s Transballkanike, sipas loteve: nga rruga e SkelĂ«s deri te rruga Hasan Kushta (Albano dhe Romina), rruga Odise Grillo parashikon ndĂ«rhyrje nĂ« njĂ« nga zonat qĂ« pĂ«son pĂ«rmbytje tĂ« vazhdueshme.

Kapacitetet e linjave të transmetimit të ujit në ketë zonë i përkasin parashikimeve të disa dekadave më parë ndërkohë që urbanizimi ka bërë të nevojshëm rritjen e tyre dhe rishikimin e projekteve në terren./ N.Maho

 

 

The post Pas rishikimit të dokumenteve, KPP heq pezullimin për tenderin 2.3 mln euro të Transballkanikes appeared first on Revista Monitor.

UASHINGTON – Princi saudit Salman i premton Trumpit njĂ« trilion dollarĂ« investime nĂ« SHBA

18 November 2025 at 19:30

UASHINGTON, 18 nĂ«ntor /ATSH-AFP-ANSA/ – Princi i KurorĂ«s Saudite, Mohammed bin Salman i premtoi sot presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump se do tĂ« investonte njĂ« trilion dollarĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara.

“Ne besojmĂ« nĂ« tĂ« ardhmen e AmerikĂ«s. UnĂ« besoj, zoti president, se sot dhe nesĂ«r, mund tĂ« njoftojmĂ« se do ta rrisim kĂ«tĂ« investim prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh nĂ« gati njĂ« trilion dollarĂ«â€, tha ai nĂ« ZyrĂ«n Ovale, njĂ« gjest i mirĂ«pritur nga presidenti i SHBA-sĂ«.

“Mund tĂ« mbĂ«shtetemi te 600 miliardĂ« dollarĂ«t qĂ« Riadi do tĂ« investojĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara”, tha nga ana e tij presidenti Trump.

”Por shifra mund tĂ« rritet edhe mĂ« tej”, theksoi ai./ a.jor.

The post UASHINGTON – Princi saudit Salman i premton Trumpit njĂ« trilion dollarĂ« investime nĂ« SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHZH shpall fituesin për inkubatorin e biznesit në arkitekturë dhe ndërtim në Tiranë

17 November 2025 at 14:00

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« fituesin pĂ«r kontratĂ«n me objekt “Inkubatori i biznesit nĂ« arkitekturĂ« dhe ndĂ«rtim nĂ« TiranĂ«: Mobilimi”.

Fondi limit vetëm për këtë ndarje ishte 130 mijë euro ndërsa oferta fituese rezulton 89 mijë euro dhënë nga kompania Ro-Al.

Sipas dokumenteve qëllimi i këtij inkubatori biznesi është krijimi i një qendre moderne dhe multifunksionale që fokusohet në kërkimin, zhvillimin dhe eksperimentimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në fushën e ndërtimit, teknologjisë dhe projektimit.

“Kjo qendĂ«r do tĂ« veprojĂ« si njĂ« inkubator qĂ« trajton probleme reale tĂ« komunitetit dhe teston zgjidhje nĂ« ambiente autentike, duke u mundĂ«suar studiuesve dhe profesionistĂ«ve tĂ« kuptojnĂ« mĂ« mirĂ« sfidat dhe tĂ« zhvillojnĂ« zgjidhje tĂ« pĂ«rshtatshme” thuhet nĂ« dokument.

Sipas FSHZH objektivat kryesore të ndërhyrjes janë disa duke nisur nga rehabilitimi i ish-objektit të ISTN dhe i zonës përreth, duke e transformuar në një hapësirë funksionale për inovacion në ndërtim dhe dizajn.

Së dyti krijimi i një qendre kërkimore dhe projektimi që promovon bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm në fusha si zhvillimi urban, teknologjia dhe aspektet sociale.

Së treti zhvillimi i hapësirave për testim dhe prototipim, ku do të eksperimentohen ide të reja dhe zgjidhje për probleme konkrete, me qëllim gjenerimin e parimeve të reja për teknologjitë ndërtimore.

Së katërti trajnimi i brezave të rinj, duke i pajisur ata me njohuri bashkëkohore në projektim, ndërtim dhe teknologji përmes metodave të avancuara të të mësuarit. Qasja që kërkohet është gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, duke përdorur asetet hapësinore, njerëzore, teknologjike dhe akademike për të fuqizuar komunitetin profesional përballë sfidave të kohës.

Inkubatori/Mobilimi

Ambienti parashikohet të ketë disa hapësira ku në katin zero hyrja dhe recepsioni. Po kështu është parashikuar një ambient për studio projektimi, një për VR dhe sallë eventesh, laboratori i teknologjisë dhe ndërtimit FAB Lab dhe së fundmi edhe një depo.

 

The post FSHZH shpall fituesin për inkubatorin e biznesit në arkitekturë dhe ndërtim në Tiranë appeared first on Revista Monitor.

Investimet në hekurudhë 6,4 miliardë lekë në 2026-ën, synohet integrimi në rrjetin europian

16 November 2025 at 16:28


TIRANË, 16 nĂ«ntor/ATSH/ Qeveria synon tĂ« rikthejĂ« hekurudhĂ«n shqiptare nĂ« hartĂ«n moderne tĂ« transportit kombĂ«tar e rajonal, teksa projektbuxheti 2026 parashikon 6,4 miliardĂ« lekĂ« investime pĂ«r kĂ«tĂ« sektor.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se qëllimi është rilindja e infrastrukturës hekurudhore dhe integrimi i saj në rrjetin europian të transportit, për lëvizjen e pasagjerëve, mallrave, mjeteve dhe mekanizmave të mbrojtjes.

Si projekt kryesor, peshĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« investimit e zĂ« linja TiranĂ«-DurrĂ«s-Rinas, 50 kilometra e gjatĂ«, e cila pritet tĂ« funksionojĂ« me pesĂ« trena elektrikĂ«. Balluku u shpreh se ky aks do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« “fytyrĂ«n e re tĂ« hekurudhĂ«s shqiptare”, duke shĂ«nuar hapin mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt standardeve europiane.

Për vitin 2027 parashikohen investime prej 10 miliardë lekësh në sektorin hekurudhor, ndërsa në vitin 2028 buxheti planifikohet të arrijë në 11,1 miliardë lekë.

Një tjetër projekt madhor është linja Vorë-Hani i Hotit, me vlerë 360 milionë euro, ku 30% e financimit do të sigurohet në formë granti nga Bashkimi Europian, një mbështetje që tregon rëndësinë strategjike të korridorit hekurudhor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin TEN-T.

Në faza të avancuara janë edhe disa projekte të tjera si linja Durrës-Rrogozhinë (34 km), Rrogozhinë-Pogradec (140 km), Rrogozhinë-Vlorë (140 km), si dhe linja e re Vlorë-Aeroporti i Vlorës (15 km). Po ashtu, planifikohet ndërtimi i lidhjes hekurudhore Sukth-Porto Romano, që do të shërbejë për integrimin e portit të ri tregtar me rrjetin hekurudhor kombëtar.

Ministrja Balluku bëri të ditur se paralelisht me investimet infrastrukturore, po përgatitet një reformë strukturore që parashikon ndarjen e hekurudhës në dy operatorë: një për menaxhimin e infrastrukturës dhe një tjetër për shërbimet e transportit të pasagjerëve, me synimin për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit.

Sipas saj, këto investime do të shënojnë një kapitull të ri për hekurudhën shqiptare, duke i hapur rrugë transportit më të shpejtë, më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

/r.e/

The post Investimet në hekurudhë 6,4 miliardë lekë në 2026-ën, synohet integrimi në rrjetin europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

By: Ela
15 November 2025 at 19:25

NĂ«nkryetari i KĂ«shillit Bashkiak tĂ« TiranĂ«s, Dorian Teliti, ka ngritur akuza tĂ« forta ndaj administrimit financiar tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, duke u shprehur se, megjithĂ«se kryeqyteti ka njĂ« buxhet mbi 500 milionĂ« euro, vazhdon tĂ« vuajĂ« pĂ«r investime bazike nĂ« çerdhe, kopshte dhe shkolla. Teliti tha pĂ«r Syri TV se qytetarĂ«t dhe bizneset e TiranĂ«s [
]

The post Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve? appeared first on BoldNews.al.

Rama: Biznesi i vogël vijon me zero tatim mbi fitimin, paqe fiskale me sipërmarrjen

14 November 2025 at 18:19

TIRANË, 14 nĂ«ntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«herĂ«sh kryetari i PartisĂ« Socialiste tha sot se tĂ« gjitha rritjet e pagave dhe investimet e parashikuara nĂ« buxhetin e shtetit pĂ«r vitin 2026, do tĂ« bĂ«hen pa prekur dhe pa rritur asnjĂ« taksĂ«.

GjatĂ« njĂ« dĂ«gjese me banorĂ«t e kryeqytetit tĂ« njĂ«sisĂ« 2, Rama tha Ă«shtĂ« marrĂ« njĂ« zotim dhe Qeveria do t’i qĂ«ndrojĂ« deri nĂ« fund atij zotimi, duke bĂ«rĂ« qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« jetĂ« i vetmi vend nĂ« rajon, ku nuk ka tatim mbi fitimin pĂ«r biznesin e vogĂ«l.

“MĂ« saktĂ« biznesi i vogĂ«l deri nĂ« vitin 2029 do ta ketĂ« zero tatimin mbi fitimin dhe tĂ« vetmet kontribute qĂ« biznesi do tĂ« paguajĂ« janĂ« kontributet pĂ«r sigurimet shĂ«ndetĂ«sore dhe shoqĂ«rore. Ato nuk janĂ« taksa, ato janĂ« çka i takon çdo punonjĂ«si pĂ«r tĂ« siguruar shĂ«ndetin dhe pensionin”, tha Rama.

“Ne do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« hap shumĂ« domethĂ«nĂ«s nĂ« drejtim tĂ« sipĂ«rmarrjes pĂ«rmes paqes fiskale. E kemi aktualisht nĂ« projektin e ri tĂ« buxhetit dhe paketĂ«s fiskale tĂ« 2026 qĂ« do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« gjitha kompanive do t’u ofrojmĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« merren vesh me administratĂ«n tatimore pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ndershme rritjen e tĂ« ardhurave dhe pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r tatimin qĂ« do tĂ« paguajnĂ« mbi fitimin. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« kĂ«shtu ata do tĂ« shmangin kontrollet, do tĂ« vazhdojnĂ« qetĂ«sisht punĂ«n pa pasur ngarkesa tĂ« tjera tĂ« natyrĂ«s burokratike dhe po ashtu sa i pĂ«rket QeverisĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« ketĂ« njĂ« stabilitet nĂ« mbledhjen dhe realizimin e tĂ« ardhurave qĂ« do t’i pĂ«rgjigjet rritjes sĂ« ekonomisĂ« dhe do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« investuar mĂ« shumĂ«â€, theksoi Kryeministri Rama.

Kreu i Ekzekutimit nënvizoi njëherësh edhe faktin që investimet do të rriten si në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim etj.

Sipas Ramës, projektbuxheti 2026 është një projekt, i cili e shpreh në të gjithë arkitekturën e vet atë që u tha për rritjen e ekonomisë, qëndrueshmërinë e rritjes dhe rritjen e kapacitetit të vendit dhe mundësive për të shpërndarë më shumë.

/e.i/j.p/

The post Rama: Biznesi i vogël vijon me zero tatim mbi fitimin, paqe fiskale me sipërmarrjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌