Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Bumi i kullave’/ Teliti: Sektori i ndërtimit po ushqehet nga injektimi i “narko-eurove”

By: Brisi
3 January 2026 at 17:35

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, ka komentuar ditën e sotme bumin e ndërtimeve në vendin tonë. I ftuar në Syri TV, ai është shprehur se sektori i ndërtimit, i cili shfaqet si i vetmi që nuk njeh krizë, nuk po ushqehet nga kërkesa reale e tregut, por nga injektimi masiv i “narko-eurove” në ekonomi. Sipas […]

The post ‘Bumi i kullave’/ Teliti: Sektori i ndërtimit po ushqehet nga injektimi i “narko-eurove” appeared first on BoldNews.al.

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

By: Ela
20 December 2025 at 15:27

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak duke e cilësuar si një akt arrogant dhe antidemokratik. Ai theksoi se mazhoranca refuzoi amendamentet e opozitës që synonin uljen e taksave dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Teliti e quajti këtë buxhet një instrument […]

The post Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Teliti: Në 10 muaj, Bashkia Tiranë shpenzoi 80 mln euro për pagat, vetëm 70 mln për investimet

By: Ela
22 November 2025 at 19:29

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka denoncuar drejtpërdrejt gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit raportin 10-mujor të performancës së Bashkisë. Në një postim në Facebook, Teliti ka cituar drejtpërdrejt nga raporti i hartuar dhe i firmosur nga vetë drejtuesit e Bashkisë: “Ky është raportimi 10-mujor që nuk e kemi […]

The post Teliti: Në 10 muaj, Bashkia Tiranë shpenzoi 80 mln euro për pagat, vetëm 70 mln për investimet appeared first on BoldNews.al.

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

By: Brisi
16 November 2025 at 09:23

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka dhënë detaje në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme para Kryeministrisë. Ai thotë se kjo protestë ka ardhur për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë. Teliti shton se para Kryeministrisë përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet dhe qëndrimet e tyre mbi […]

The post Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet appeared first on BoldNews.al.

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

By: Ela
15 November 2025 at 19:25

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka ngritur akuza të forta ndaj administrimit financiar të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se, megjithëse kryeqyteti ka një buxhet mbi 500 milionë euro, vazhdon të vuajë për investime bazike në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Teliti tha për Syri TV se qytetarët dhe bizneset e Tiranës […]

The post Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve? appeared first on BoldNews.al.

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

By: Ela
11 November 2025 at 11:05

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike dhe zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shprehet se kryeqytetit nuk i nevojiten drita dekori por sipas tij transparence. Pasi Veliaj dha urdhrin nga qelia për dekorimin e Tiranës me rastin e festave të fundvitit, Teliti i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës që të nxjerrë […]

The post Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

By: Ela
9 November 2025 at 11:01

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, mbeten në fund të prioritetve. Teliti shprehet se, ndonëse qeveria Rama kishte premtuar një financim prej 5% të PBB-së, projekti i […]

The post Buxheti 2026/ Teliti: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë! appeared first on BoldNews.al.

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

By: armand
26 October 2025 at 18:35

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti shprehet se në 34 muaj, 100 milionë euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar për llogari të biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Në një reagim në platformën sociale, Facebook, Teliti thotë se fitorja e Beccettit ndaj qeverisë shqiptare është një faturë e rëndë për qytetarët, si pasojë e […]

The post ‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli! appeared first on BoldNews.al.

Vendimi për monopatinat/ Teliti: Asgjë nuk bëhet me studim, gjithçka njoftohet në “Facebook”

By: armand
15 October 2025 at 15:54

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kritikuar mënyrën sesi Bashkia dhe qeveria qendrore po menaxhojnë çështjen e monopatinave elektrike në kryeqytet. Në një intervistë në Syri TV, Teliti tha se ndalimi i përdorimit të tyre është bërë në mënyrë të paorganizuar, pa një vendim të mirëstudiuar dhe thjesht si reagim ndaj presioneve […]

The post Vendimi për monopatinat/ Teliti: Asgjë nuk bëhet me studim, gjithçka njoftohet në “Facebook” appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

24 September 2025 at 12:51

Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës të martën nga Këshilli Bashkiak i qytetit, në një lëvizje që do të sjellë zgjedhje të reja për kryetar bashkie dhe që përbën një tjetër goditje për karrierën e një politikani, që dikur shihej […]

The post Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi i Veliajt/ Teliti: Mori atë që meritonte, të ndiqen hapat ligjorë për zgjedhjet në Tiranë

By: armand
23 September 2025 at 17:39

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një prononcim për mediat pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt, deklaroi se kryebashkiaku socialist mori atë që meritonte. Teliti tha se për shkarkimin e tij, bashkuan votat të gjithë këshilltarët dhe tani i takon qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për t’i hapur rrugën […]

The post Shkarkimi i Veliajt/ Teliti: Mori atë që meritonte, të ndiqen hapat ligjorë për zgjedhjet në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja për shkarkimin/ Teliti: Gjyqin do ia bëjë Gjykata, por Veliaj duhej të ishte këtu

By: armand
23 September 2025 at 17:01

Këshilltari opozitar Dorian Teliti tha se PD do të japë votën për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Teliti u tha këshilltarëve socialistë se po ngrihen në lartësinë e detyrës pas 7 muajsh. Teliti tha se Veliajt gjyqin do ia bëjë Gjykata, por sot duhej të […]

The post Mbledhja për shkarkimin/ Teliti: Gjyqin do ia bëjë Gjykata, por Veliaj duhej të ishte këtu appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

By: Ela
23 September 2025 at 11:44

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale në Bashki se vendimi i PS-së për të mos lejuar praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij është i padrejtë dhe i jep mundësinë atij të rikthehet […]

The post Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim appeared first on BoldNews.al.

“Mazhoranca po i mohon një të drejtë Kushtetuese/ Teliti: PD, votë pro shkarkimit të Veliajt, por ai ka të drejtë të flasë!

22 September 2025 at 20:17

Nënkryetar i Këshillit bashkiak, Dorian Teliti është shprehur se Erion Veliaj ka të drejtë të flasë dhe se fjala e tij është një e drejtë Kushtetuese.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Teliti renditi disa arsye pse sipas tij është e rëndësishme sipas tij që Erion Veliaj të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ditën e nesërme. Teliti e cilëson Veliajn si kundërshtar politik, por thekson se shkarkimi i tij duhet të bëhet sipas ligjit, në mënyrë që në të ardhmen të mos kthehet në një “barrë për qytetarët, për një mungesë procedurale”.

“Kërkesa jonë që Veliaj të flasë është në zbatim të Kushtetutës dhe një e drejtë që e ka çdo kush. Veliajt nuk i është mbyllur goja, për është mbyllur fizikisht. Politikisht qëndrimi ynë është të largohet, por me procedurë ligjore që nesër të mos kthehet barrë për qytetarët e Tiranës, për një mungesë të vogël procedurale. Dhe më pas nga kemi paguar me taksat tona qindra mijëra euro. Mazhoranca në këtë rast po vepron gabim, po i mohonte një të drejtë kushtetuese një të pandehuri, ne opozita ngremë zërin për zbatimin e të drejtës kushtetuese në këtë rast është zoti Veliaj. Ne nesër e duam Veliajn përballë, politikisht flasim. Ka një procedurë. Këshilli Bashkiak do të duhej të mblidhte Kryesinë e Këshillit që ka detyrë mbarëvajtjen e punëve dhe ka për detyrë të ngrejë çdo problematike. Nuk u mblodh kurrë. Morëm njoftimin me ema-il që mbledhja do bëhej të martën në 16:00. Ne kemi bërë kërkesë para katër muajsh për shkarkimin e Veliajt, por nuk u mor parasysh nga PS. Ata nuk pranojnë të përfshijnë opozitën në hartimin e projektvendimit. Kanë përsipër të veprimin për të gjithë pjesën procedurale”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës shtoi se nesër do të votojnë, siç edhe e kanë deklaruar, pro shkarkimit të Veliajt.

“Erion Veliaj në të kaluarën ka bërë me dhjetëra herë kërkesë për të qenë në mbledhjen e Këshillit. Por kur është Këshilli që i drejtohet SPAK dhe thotë qytetari Erion Veliaj që do trajtohet statusi i tij i mandatit nga këshilli Bashkiak ka të drejtë të dëgjohet para Këshilli Bashkiak. Kjo iniciativë duhet të ishte marrë nga mazhoranca. Në momentin që kjo gjë nuk ka ndodhur, ne politikisht duam të kemi përballë. Ai të thotë të drejtat e veta në të drejtat tona”, tha ai.

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

17 September 2025 at 21:59

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se objektivi i parë i opozitës është largimi sa më parë i Erion Veliajt zyrtarisht. Nisur nga ky objektiv, Teliti u shpreh se këshilltarët e djathtë do të votojnë pa hezitim për shkarkimin e Veliajt kur propozimi i mazhorancës të sillet në Këshillin Bashkiak. “Qëllimi ynë […]

The post Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak appeared first on BoldNews.al.

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

By: armand
9 September 2025 at 20:30

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, akuzon mazhorancën për uzurpim të funksioneve të pushtetit vendor dhe për shmangie totale nga problemet reale të qytetarëve. Në një intervistë për Syri TV, pas mbledhjes së fundit të këshillit, Teliti tha se opozita do të vazhdojë të ushtrojë rolin e saj në garantimin e transparencës, përballë […]

The post Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike appeared first on BoldNews.al.

Teliti: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara

23 August 2025 at 13:14

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti deklaroi sot se, Bashkia e Tiranës ka realizuar vetëm 20% të investimeve publike.

“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca”, u shpreh ai në një deklaratë për mediet.

“Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve. 13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur. Kjo administratë është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa asnjë reflektim mbi eficiencën apo nevojën për shërbim publik më cilësor”, theksoi Teliti.

Ndërkohë, shtoi ai, “investimet publike, thelbi i çdo qeverisjeje vendore që funksionon në shërbim të komunitetit, janë neglizhuar plotësisht. Në këtë 7-mujor vetëm 35 milionë euro investime janë realizuar, që përbëjnë vetëm 20% të planifikimit për periudhën janar-korrik, duke lënë qytetarët pa infrastrukturë, pa shërbime dhe pa zhvillim”.

Teliti u shpreh se, Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci.

“Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje”, përfundoi Teliti.

/gj.m/

The post Teliti: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj do të shkarkohet? Teliti: Zgjidhja e duhur për kryebashkiakun e ri janë zgjedhjet vendore

By: redi
5 August 2025 at 18:16

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti komenton lëvizjet pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit. Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik. Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga vetë Edi Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Source

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi

By: V K
20 July 2025 at 11:58

Ditën e sotme, përmes një reagimi në “Facebook”, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.

Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.

Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.

“Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone”, shkruan Teliti.

“Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.

“Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”, përfundon ai.

Reagimi i Dorian Telitit:

DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?

Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.

Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.

Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.

Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.

Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.

🇦🇱Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.

 

The post Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

“Zgjidhja është qeveria teknike”/ Reagon ashpër Nënkryetari i Këshillit bashkiak: Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit

4 July 2025 at 16:19

Në një deklaratë për shtyp, Teliti akuzoi Qeverinë se bën premtime për qytetarët, por nuk i mban.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ngriti sot shqetësimin mbi çmimet dhe fuqinë blerëse. Sipas Telitit, zgjidhja e vetme e kësaj krize është qeveria teknike.

“Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Evropë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Evropës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ultë në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja evropiane është të paktën tre herë më e ulët.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë. Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian”,-deklaroi Teliti.

The post “Zgjidhja është qeveria teknike”/ Reagon ashpër Nënkryetari i Këshillit bashkiak: Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌