Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij

By: V K
12 January 2026 at 14:47

Policia e Lezhës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit, ku ka mbetur i plagosur Nikolin Marku dhe kushëriri i tij.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, 41 vjeç (kushërinj), ku dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi me iniciale Gj. M. dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Sipas policisë, vijojnë kërkimet për kapjen Gëzim Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS-së dhe djali të tij.

Nikolin Marku akuzon Gëzim Ndokën se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë. Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.

Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

The post Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Alen Sherri sërish pjesë e Serisë A, Cagliari e rikthen nga huazimi

30 December 2025 at 20:08

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Alen Sherri është rikthyer më herët se sa ishte planifikuar te Cagliari në Serinë A të futbollit në Itali, kjo sipas Sky Sport. Portieri i kombëtares shqiptare kishte kaluar në huazim te Frosinone në Serinë B për një sezon, por marrëveshja mes klubeve është ndërprerë.

Vendimi i klubit nga Sardenja lidhet me largimin e portierit të dytë, Boris Radunovic, i cili është transferuar te Spezia për të pasur më shumë hapësira aktivizimi. Në këto kushte, drejtuesit e Cagliarit kanë vendosur të mos investojnë në një portier të ri, por të rikthejnë Sherrin, kartonin e të cilit e blenë nga Egnatia në verën e vitit 2024.

Eksperienca e Sherrit te Frosinone nuk rezultoi pozitive, pasi ai u aktivizua vetëm në një ndeshje kundër Monzës duke sepse u dëmtuar rëndë në fytyrë dhe qëndruar gjatë jashtë fushave të blerta.

Gjithçka është mbyllur mes palëve, ndërsa rikthimi i portierit shqiptar te Cagliari pritet të zyrtarizohet pas 2 janarit, me hapjen e merkatos dimërore në Itali.

/m.q/r.e/a.f/

The post Alen Sherri sërish pjesë e Serisë A, Cagliari e rikthen nga huazimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adoleshentët në Shkodër

By: V K
15 December 2025 at 12:05

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19-vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”.

Ngjarja përfshiu rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht 17–18 vjeç, të cilët u konfliktuan fillimisht me grushte dhe më pas me sende të forta, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë).

Si pasojë e këtij konflikti, tre adoleshentë mbetën të dëmtuar lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari, i identifikuar si Doronesto Kulla dyshohet se ka shkuar në ndihmë të vëllait të tij, një 17-vjeçari nxënës i shkollës “Shejnaze Juka” duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur dy grupet bashkohen dhe nisin përplasjen fizike, e cila zgjat rreth një minutë, përpara se të shpërndahen.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Shkodrës dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe duke nisur hetimet.

Fillimisht u arrestuan dy të rinjtë e dyshuar si organizatorë, Klevin Thepi dhe Doronesto Kulla. Për pesë shtetas të mitur (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) u nis procedimi penal në gjendje të lirë.

Paralelisht, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori për një prej 17-vjeçarëve, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Policia ka identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Arsyet e sakta të rrahjes mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet për një konflikt për motive të dobta.

The post Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adoleshentët në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Sherri mes Rozana Radit dhe këngëtarit grek Sany, si u përfshinë në debat dy artistët

By: V K
13 December 2025 at 12:55

Një vit më parë, artistja Rozana Radi dhe këngëtari Sany Dimitri, prekën suksesin, duke rrëmbyer çmimin e parë tek “Kënga Magjike” me këngën “Akoma”.

Por duket se pas një viti gjërat jo vetëm kanë ndryshuar për ta, por duhet thënë raportit i ka ardhur fundi.

Duket se shkaku lidhet me financat. Ka qenë këngëtarja, ajo që është shprehur se Sany ka përdorur foton e saj për të shtuar koncertet, duke nënkuptuar se në këtë mënyrë artisti ka përfituar më shumë para.

Pak ditë më parë, Rozana zgjodhi të flasë hapur për prishjen e marrëdhënies, duke deklaruar se me Sanyn nuk ka më asnjë kontakt dhe duke e cilësuar atë “mosmirënjohës”.

“Unë nuk kam asnjë lloj komunikimi. Nuk më pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se shkak i konfliktit ishte përdorimi i emrit dhe imazhit të saj në promocionin e disa koncerteve, ku ajo nuk ishte e ftuar dhe nuk merrte pjesë. Sipas saj, publiku ka prerë bileta duke menduar se do ta shihte live në skenë.

“Dy muaj pasi dola nga ‘Big Brother’, pashë veten në një poster koncerti ku nuk merrja pjesë. Është përdorur emri im, njerëzit kanë prerë bileta për mua”, – tha Rozana, duke e cilësuar situatën të padrejtë dhe të pakëndshme.

Pas këtyre deklaratave, reagimi i Sanyt erdhi në një intervistë për “Living Day”, ku ai e pranoi se komunikimi mes tyre është ndërprerë, por mohoi kategorikisht etiketimin si “mosmirënjohës”.

“Kam dëgjuar që ka thënë që jam mosmirënjohës, por nuk mendoj se jam dhe as kam qenë. Këtë e tregojnë edhe postimet e mia, ku gjithmonë kam falënderuar çdo njeri që ka kontribuar”, – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se, nga ana e tij, kontributi i Rozanës nuk është harruar.

Lidhur me përdorimin e fotos së përbashkët në posterë koncertesh, Sany dha këtë sqarim: “Fotoja është publike dhe mund të përdoret nga kushdo. Nëse kjo çon në keqinterpretim, unë nuk di çfarë të them.”

Këngëtari dhe artisti grek Sany Dimitri, ishte këtë pak kohë më parë në emisionin “Fitstation” me moderatoren Çenkuela Hasa. Ndërkohë të tjera në këtë intervistë ai foli për artisten Rozana Radi.

“Siç e thashë dhe në fillim, edhe bashkëpunimi me Rozanën ishte një koicidencë, por jo aq e rastësishme, pasi kontaktet që unë kma në Shqipëri, njerëz nga Shqipëria e kanë pëlqyer punën time dhe mua si artist dhe më thanë që një artiste e njohur në Shqipëri po tenton të bëjë një këngë një bashkëpunim me një artist grek dhe unë isha kandidati i duhur, kështu më zgjodhën mua për të bërë atë bashkëpunim. Kimia me Rozanën ishte shumë e mirë, kjo mund të vihet re lehtësisht te performanca ‘Akoma’. Mund të më duhet kohë për të njohur njerëzit dhe për të dalë në konkluzione, por impakti i parë ishte i mirë. Ajo është një grua dinamike, e zgjuar dhe s’kam pasur kohë ta takoj më shpesh, por faleminderit Zotit që nuk kuptoj asgjë në shqip dhe çfarë po ndodh, pasi do isha duke parë televizor gjithë ditën. Por miqtë e mi më kanë thënë që është një lojë interesante ku njihen disa aspekte të personalitetit të një personi, tani mbetet për të parë se çfarë do votojë publiku, kush është i preferuari i publikut dhe kush do të marrë fitoren”, – shprehet Sany.

The post Sherri mes Rozana Radit dhe këngëtarit grek Sany, si u përfshinë në debat dy artistët appeared first on Albeu.com.

Sherri i dhunshëm me tre të plagosur në Shkodër, policia arreston dy të rinj, procedon pesë të tjerë

By: V K
13 December 2025 at 10:01

Policia e Shkodrës, ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku tre persona mbetën të plagosur lehtë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa të rinj të zonës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24-vjeç, dhe D. K., 19-vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. D., 59-vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

The post Sherri i dhunshëm me tre të plagosur në Shkodër, policia arreston dy të rinj, procedon pesë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Grushte dhe shkelma, publikohen pamjet nga sherri i dhunshëm mes nxënësve në Shkodër (VIDEO)

By: V K
12 December 2025 at 14:31

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme, tregojnë momentin e sherrit mes një grupi të miturisht në Shkodër, ku tre prej tyre mbetën të lënduar.

Siç shfaqet edhe në pamje, në sherrin masiv janë përfshirë një grup i madh adoleshentësh, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, ndërsa një prej të rinjve ka nxjerrë një thikë.

Ai ka qëlluar disa herë disa prej të rinjve të përfshirë në sherr.

 

The post Grushte dhe shkelma, publikohen pamjet nga sherri i dhunshëm mes nxënësve në Shkodër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sherri të rinjve në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër, të tre përfunduan në spital

By: V K
12 December 2025 at 12:12

Këtë të premte rreth orës 11:10, një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

The post Sherri të rinjve në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër, të tre përfunduan në spital appeared first on Albeu.com.

I mituri u plagos nga bashkëmoshatari në Durrës, spitali: Zemra kishte dy çarje nga 2 cm, po trajtohet në Reanimacion

By: V K
26 November 2025 at 14:12

Këtë të mërkurë, një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zemrës, gjatë një sherri mes disa gjimnazistëve të tjerë në Durrës.

Spitali Rajonal i Durrësit, njofton se ndaj të miturit është realizuar një ndërhyrje e vështirë, por fatmirësisht 15-vjeçari aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

The post I mituri u plagos nga bashkëmoshatari në Durrës, spitali: Zemra kishte dy çarje nga 2 cm, po trajtohet në Reanimacion appeared first on Albeu.com.

Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Flet qytetari që u konfliktua me këshilltarin: U ngrit dhe na kërcënoi…

By: V K
10 November 2025 at 15:32

Kevi Muçllari, i përfshirë në sherrin me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, ka folur për mediat pas incidentit.

Ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve.

Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti , keshilltar u ngrit dhe na kërcenoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.

Kryetari i bashkisë tha , këto janë teka kjo eshtë e pavërtetë deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.

Në këto momente kryetari i bashkise tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi per ta lenë ketu kete punë. Edhe keshilltarët turp të kenë qe mbajten këtë qëndrim që nga fillimi , edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndrruar edhe bindjet e tyre.

Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti eshtë i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë’, tha ai.

The post Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Flet qytetari që u konfliktua me këshilltarin: U ngrit dhe na kërcënoi… appeared first on Albeu.com.

Deputeti Nallbati në SPAK/ Pyetet për sherrin me një drejtues kamioni në Bilisht disa muaj më parë

27 October 2025 at 11:44

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, paraditen e kësaj të hëne.

Ai është marrë në pyetje nga prokurori për një sherr fizik, i cila ka ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku dhunoi me grushte bashkë me të vëllain shoferin e një kamioni në Bilisht.

Ngjarja ndodhi më 3 maj, tetë ditë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në video momenti kur deputeti demokrat godiste drejtuesin e kamionit

Deputeti i Sali Berishës bashkë me të vëllain Alti Nallbati u konfliktuan një shofer kamioni dhe më pas e qëlluan me grushte.

Nallbati pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë godiste drejtuesin e kamionit.

Pas daljes nga  SPAK, deputeti i PD u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni për këtë konflikt.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko [referuar Niko Peleshit] dhe çerrat e tij për të cenuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai. /abcnews.al

Po e bën veten të ndyrë, si degradoi sherri mes Lautaros dhe Kontes, incidenti daton që nga viti 2021 (VIDEO)

By: V K
26 October 2025 at 10:49

Napoli mposhti Interin me shifrat 3-1 mbrëmë në “Maradona”, duke i marrë Milanit kreun e Serisë A. Por kjo ndeshje nuk mund të kalonte pa incidente, ku protagonistë u bënë Lautaro Martinez dhe trajneri Antonio Konte.

Në minutën e 60-të të sfidës, lojtari i Napolit bën faull ndaj Dumfris, ky i fundit u rrëzua në fushë duke u ankuar për një goditje të fortë.

Konte, duke qëndruar përpara stolit disa metra larg fushës së lojës, e nxiti holandezin të ngrihej pa e shtuar kontaktin.

Vetë Dumfris, sapo loja rifilloi, u përball me trajnerin kundërshtar për të shpjeguar arsyet e tij. Një përleshje pasoi përpara stolit të Napolit, me lojtarët e Interit që nxituan për të mbrojtur shokun e tyre të skuadrës.

Midis tyre ishte kapiteni Lautaro Martinez, ish-lojtari i Kontes te zikaltërit midis viteve 2019 dhe 2021. Argjentinasi, ende pranë rrethit të qendrës, tërhoqi vëmendjen e ish-trajnerit të tij me një gjest dramatik, duke mbyllur dorën dhe duke treguar organet gjenitale.

Buzët e tij dukeshin sikur po bënin shprehjen argjentinase “cagòn” (frikacak), e bërë e famshme nga debati midis Tevez dhe Alegrit disa vite më parë. Ai iu drejtua Kontes: “Je i tmerruar tani, po, po e tepron nga frika. Po e bën vetën të ndyrë!”.

Përgjigja po aq dramatike e Kontes ishte e menjëhershme, trajneri i Napolit i hodhi një fyerje të qartë kapitenit të Interit, duke marrë gjithashtu një karton të verdhë nga gjyqtari Mariani (ai me sa duket i “Shko shëno! Shëno! Shëno, o copë mu*i!” dhe pastaj “duhet të më respektosh” gjyqtarit).

 

🧨 A totally crazy altercation between Antonio Conte and Lautaro Martinez!

Lautaro Martinez shouted at Antonio Conte:

“You’re terrified right now, yeah, you’re p*ssing yourself with fear!”

Antonio Conte furiously replied:

“Go score! Score! Score, you piece of sh*t!”

There… pic.twitter.com/R8wRor4BbJ

— Ramy (@Ramy_Stats) October 25, 2025

 

Precedenti i vitit 2021— Kjo nuk është hera e parë që Lautaro Martinez dhe Konte kanë pasur një debat gjatë një ndeshjeje, në vitin 2021, pasi u zëvendësua në fund të ndeshjes midis Interit dhe Romës, argjentinasi goditi një shishe, duke provokuar zemërimin e Kontes.

Me stadiumin bosh për shkak të kufizimeve të Covidit, Konte shpërtheu: “Je një gjeni i mallkuar”.

Argjentinasi më pas e ftoi trajnerin e tij në një përballje në dhomën e zhveshjes, përpara se trajneri i ekipit Oriali të ndërhynte dhe ta shuante polemikat. Të paktën deri mbrëmë…

The post Po e bën veten të ndyrë, si degradoi sherri mes Lautaros dhe Kontes, incidenti daton që nga viti 2021 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

By: fjori
13 October 2025 at 15:27

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Bathorës në Kamëz, ku për pasojë mbetën të lënduar 5 persona, të moshave kryesisht të mitura. Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, që dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në […]

The post Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Sherri mes të miturve në Kamëz, arrestohen dy persona

By: V K
13 October 2025 at 15:58

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Bathorës në Kamëz, ku për pasojë mbetën të lënduar 5 persona, të moshave kryesisht të mitura.

Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, që dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në 19-vjeç, dy prej të cilëve këtë të hënë iu është komunikuar arresti dhe pritet të dalin para gjykatës.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21-vjeç, A. A., 25-vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur.

Gjithçka nisi pas një konfrontimi mes dy të miturve, që vunë në dijeni edhe shokët e të afërmit e tyre, mbi motive banale. Në orët e mbrëmjes së kaluar, lihet takim në Bathore, bulevardin kryesor Institut-Kamëz. Sherri ka agravuar në debat, përplasje fizike e deri në përdorim të mjeteve prerëse dhe sendeve të forta, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Pas ngjarjes, drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, u nisën për të marrë ndihmë mjekësore shtetasit: R .B. dhe J.H. me plagë në shpinë; K. A. plagë në krahë; S.P plagë në bark dhe E.P. plagë në kokë.

The post Sherri mes të miturve në Kamëz, arrestohen dy persona appeared first on Albeu.com.

Sherri mes të miturve në Kamëz/ Policia zbardh detaje: Tre të plagosur, dy në pranga

By: V K
3 October 2025 at 09:12

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet jashtë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku disa nxënës janë përfshirë në një konflikt që ka degraduar në përdorimin e dhunës.

Uniformat blu, kanë zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve.

Policia bën me dije se janë arrestuar 2 të mitur që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë.

Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Sherri mes të miturve në Kamëz/ Policia zbardh detaje: Tre të plagosur, dy në pranga appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

25 September 2025 at 21:49

Tashmë ka nisur ‘fushata’ për zgjedhjen e ri të kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa në dhjetor përfundon mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani. E ftuar në emisionin “Top Story”, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, teksa ka folur për takimin e Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, me drejtuesen […]

The post Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale appeared first on BoldNews.al.

Sherri në Rinas/ Policia mbron Qefalinë: Nuk i proceduam se kërkuan falje, s’janë familjarë të ish-deputetit

24 September 2025 at 15:45

Policia e komisariatit të Rinasit ka reaguar me shpejtësi në mbrojtje të ish-deputetit sociaslist Xhemal Qefalia, në lidhje me një video të publikuuar në media ku tregonte një sherr brutal në aeroport. Më konkretisht, një grup personash, të dyshuar si nipa të Xhemal Qefalisë, u përleshën me grushte me punonjësit e sigurisë dhe policinë e […]

The post Sherri në Rinas/ Policia mbron Qefalinë: Nuk i proceduam se kërkuan falje, s’janë familjarë të ish-deputetit appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja e rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Ky është mjeku radiolog që plagosi kolegun

By: V K
23 September 2025 at 14:10

Ky është mjeku radiolog Dashamir Çajka, i cili mesditën e sotme goditi me thikë infermierin Mikel Osmani, brenda ambientit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku të dy punonin.

Çajka, i cili ndodhet aktualisht në arrati, është gjithashtu president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës.

Infermieri 32-vjeçar Mikel Osmani, ka marrë plagë nga mjeti prerës dhe po merr kujdes mjekësor, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

The post Ngjarja e rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Ky është mjeku radiolog që plagosi kolegun appeared first on Albeu.com.

Sherri mes punonjësve brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur

By: V K
23 September 2025 at 13:15

Këtë të martë rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës (thikë).

Sipas informacioneve, shtetasi Mikel Osmani, me detyrë infermier, ka mbetur i plagosur nga kolegu i tij Dashamir Çajka,  me detyrë laborant radiolog.

E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar dëshminë e Mikel Osmanit, i cili rrëfeu para oficerëve të policisë se sherri nisi për motive banale.

“Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale”, mësohet të jetë shprehur ai.

Sakaq, Policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient.

Ndërkohë, autori është identifikuar si Dashamir Çajka me detyrë mjek radiolog, i cili rezulton dhe president i ekipit të peshengritjes së Kamzës.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes është arratisur.

Mësohet se Çajka, ka pasur më herët edhe një debat të ashpër me Presidentin e Peshëngritjes, Elez Gjozaj.

 

 

 

The post Sherri mes punonjësve brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur appeared first on Albeu.com.

Detaje nga ngjarja në spitalin “Shefqet Ndroqi”, identifikohet autori dhe i plagosuri (EMRAT)

By: V K
23 September 2025 at 12:43

Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në një spital shtetëror në Tiranë.

Raportohet se personi i plagosur, është shtetasi Mikel Osmani, me detyre infermier.

Ndërkohë, autori është identifikuar si Dashamir Çajka, me detyre laborant radiolog.

Çajka është shpallur në kërkim pasi menjëherë pas ngjarjes është arratisur.

The post Detaje nga ngjarja në spitalin “Shefqet Ndroqi”, identifikohet autori dhe i plagosuri (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

4 September 2025 at 13:23

Gjykata e Korçës ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 10 të arrestuarit për sherrin masiv të regjistruar mes dy grupimeve në një lokal, pranë parkut të qytetit mbrëmjen e 31 Gushtit, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë. Vetëm njërit prej tyre i është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest […]

The post Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌