Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

By: V K
14 January 2026 at 10:04

Detaje të reja mësohen në lidhje me arratisjen spektakolare nga Spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci.

Gazetari raporton për Klan News se plani i arratisjes, dyshohet se ka qenë i mirë-organizuar. Ai tha se në pamje, ai shikohet se shoqërohet në spital pa pranga, gjë e cila nuk lejohet sipas protokollit të policisë.

“Altin Ndoci dyshohet se ka ikur drejt Vorës, pasi është marrë nga një makinë tip Audi. Ai ka dyshime se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Arratisja ka qenë e mirë-organizuar. Dy efektivë të burgjeve kanë shoqëruar Ndocin. Ai ecën pa pranga. Autoritetet janë duke verifikuar të gjitha lëvizjet dhe dje u pezullua gjithë zinxhiri komandues i policisë në Durrës”, tha ai.

Personat që kanë bërë planin e arratisjes, dyshohet se kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

“Policia është e rezervuar në këtë situatë, në lidhje me ngjarjen. Dje ka pasur shkelje të rregullave dhe protokolleve nga ana e efektiëveve të Burgut të Durrësit. Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve po vijon hetimet e do të shohim nëse do ketë përgjegjësi penale për këtë rast. Polici që ka qëlluar dje gjatë arratisjes është efektivi, që është nën hetim nga SPAK. Personat që kanë bërë planin për arratisje, dyshohet se kanë komunikuar gjithashtu dhe me njëri-tjetrin”.

Altin Ndoci, dyshohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale, ndërsa ka qenë pjesë e grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

The post Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar appeared first on Albeu.com.

Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale

By: D Marku
30 December 2025 at 13:44

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Në postimet e fundit, Gjesti shihet me tatuazhe të reja, përfshirë një ku ka shkruar fjalën “Reaggeton”, duke lënë të kuptohet rikthimi i tij në muzikë dhe lidhja me stilin e tij artistik.

Kjo ka nxitur komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e tij aktiv online.

Një detaj tjetër i dukshëm është se reperi ka fshirë disa fotografi personale, përfshirë ato ku shfaqej me familjen e tij, përfshirë edhe vëllanë e ndjerë, Eldionin.

Ky veprim shihet si një mënyrë për të menaxhuar emocionet dhe për të përgatitur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij.

Fansat kanë komentuar se rikthimi i Gjestit në rrjetet sociale mund të shënojë fillimin e një faze të re kreative dhe muzikore, ndërsa reperi duket i përqendruar në projekte të reja dhe në rikthimin e lidhjes me publikun e tij.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Gjestin, duke pasur parasysh humbjen e rëndë të vëllait të tij dhe sfidat personale që e shoqëruan pas famës së fituar nga Big Brother VIP.

The post Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

Skandalet te AKSHI, gazetarja Klodiana Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon

By: V K
17 December 2025 at 15:51

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.

Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje.

“Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.

Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH.

Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit.

The post Skandalet te AKSHI, gazetarja Klodiana Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon appeared first on Albeu.com.

Sherri të rinjve në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër, të tre përfunduan në spital

By: V K
12 December 2025 at 12:12

Këtë të premte rreth orës 11:10, një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

The post Sherri të rinjve në Shkodër, policia jep detaje: Një person u konfliktua me dy vëllezër, të tre përfunduan në spital appeared first on Albeu.com.

DETAJET NGA DOSJA/ “S’i dorëzohemi policisë të gjallë, vetëm Allahut, të vd*kur”/ “Erzeni më tha: “Lutu për ne””

By: D Marku
8 December 2025 at 21:02

“… nuk i dorëzohemi policisë të gjallë, i dorëzohemi vetëm Allahut të vdekur…Allahu Ekber…”. Këta janë fjalët që Julian Cumraku i ka pohuar punojësve të policisë së Pukës, sapo ka konstatuar se banesa e tyre në fshatin Orosh ishte rrethur nga forca të shumta policie.

Pavarësisht bindjes së tyre për të mos u dorëzuar dhe luftuar me forcat RENEA, mbërritja në vendgjarje e Besnik Ukës, vëllait të Erzen Ukës, ka sjellë zbutjen e reagimit të tyre, duke çuar në daljen nga banesa të paarmatosur dhe dorëzuar policisë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se është bërë përpjekje, për të bërë intervistimin e personave nën hetim Erzen Uka dhe Julian Cumtaku, por ata kanë refuzuar për t’u përgjigjur dhe për të firmosur.

Në këto kushte, nuk është përpiluar proces-verbal për pyetjen e personave ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Në pyetje është marë vetëm vëllai i Erzen Ukës, Besnik Uka, i cili ka deklaruar para policisë se:

“…është telefonuar nga i vëllai Erzeni, duke i thënë se janë rrethuar nga policia dhe të lutej për të. Më pas Besniku ka kontaktuar policinë duke pranuar të bëhet pjesë e negocimit për t’u dorëzuar. Pasi ka shkuar në vendngjarje ai ka bërë të mundur që pas disa minutash negocim të bindë për t’u dorëzuar personat…”.

Ajo që nisi si një operacion i zakonshëm i krehjes së zonës me qëllim zbulimin e kultivimit të lëndëve narkotike, përfundoi në rrethimin e një banese të braktisur në fshatin Orosh, ku brenda saj ishin dy persona me prirje të theksuara të Islamit Radikal, Erzen Uka dhe Jylian Cumraku.

Njësia e antiterorit i ka evidentuar edhe më parë të dy personat si individë që bëjnë propagandë për “ISIS” dhe ekspozojnë simbolet e tij, por vetëm njërin prej tyre Erzen Ukën e ka arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Nxitjes, urrejtjes dhe konfliktit fetar”.

Aktualisht ndaj dy personave të mësipërm është rregjistruar në prokurorinë e Shkodrës dosja penale me Nr.1837, për akuzën e “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas dosjes hetimore rezultoi e provuar se:

“…në 24 nëntor 2025, rreth orës 09:00, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin ekultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit në ambiente të hapura dhe ambienteve të mbyllura, në vendin e quajtur fshati Orosh, Njësia Administrative “Qafë-Mali”, është konstatuar një person, fillimisht i paidentifikuar, i cili është larguar sapo ka parë forcat e policisë, duke hyrë në një banesë të braktisur, pronë e Pjetër Cumraku…”.

Nga ana e punonjësve të policisë i është bërë thirrje që të dalë nga banesa, por personi në fjalë ka kundërshtuar duke kërcënuar punonjësit e policisë dhe duke deklaruar se:

“…Nuk i dorëzohem policisë i gjallë, i dorëzohem vetëm Allahut i vdekur…” dhe ka vijuar duke lëshuar thitjet: “…Allahu Ekber…”.

Më tej personi në fjalë është prezantuar si Adem Cumraku dhe ka vijuar me kërcënime ndaj punonjësve të policisë.

Nga ana e punonjësve të policisë është mbajtur në mbikqyrje banesa dhe është kërkuarmbështetje nga forcat speciale “Renea”, duke marrë në konsideratë rrezikshmërinëqë paraqiste personi në fjalë dhe gjendjen e tensionuar të tij. Gjatë negociatave është arritur të identifikohet personi që ndodhej brenda banesës sishtetasi Juljan Cumraku.

Pasi kanë mbërritur forcat speciale “Renea” në vendngjarje dhe janë vendosur në pozicione, kanë rrethuar menjëherë objektin kundodheshin personat e ngujuar dhe u kanë bërë thirrje personave me megafon “…Policia e Shtetit…”, “…Forcat RENEA…”, “…Duhet të dilni dhe të dorëzoheni…”.

Por menjëherë pas këtyre fjalëve nga brenda banesës janë lëshuar disa breshëri automatiku, duke bërë që policia të pozicionohet për sulm.

Ndërkohë gjatë negociatave për t’u dorëzuar është identifikuar personi tjetër, Erzen Uka. Negociatat kanë vijuar deri rreth orës 20:00, moment kur personat e lartpërmendur pas negociatave të zhvilluara edhe me famijarë të tyre të thirrur për t’i bindur që të dorëzohen, kanë pranuar të dorëzohen duke dalë nga banesa.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, e cila ndodhej në ambientet e brendshme të banesës së braktisur të Pjetër Cumrakut, konkretisht në dhomën që ndodhej në anën jug-lindore të katit të parë, në faqen e murit të anës lindore, u konstatuan të varur në mur pesë armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe në qendër të tyre ishte vendosur një flamur me ngjyrë të zezë, me shkronja Arabe, si ai i përdorur nga Organizata Terroriste ISIS.

Konkretisht gjatë këqyrjes sëvendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materialesendet si më poshtë:

Një armë zjarri automatik model 56, së bashku me tre krëhëra me 88 (tetëdhjetë e tetë) fishekë, e cila u gjet e varur në murin e anës lindore të dhomës së ndenjës së katit tëparë të banesës

Një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “ZASTAVA CAL6.35”, me një krëhër me 4 fishekë.

Një armë zjarri automatik model 56, së bashku me tre krëhëra me 89 copë fishekë, e cila u gjet e varur në murin e anës lindore të dhomës së ndenjës së katit të parë të banesës.

Një armë zjarri automatik (model Sharz),

Një flamur me ngjyre te zezë dhe nderoj Arabe,si ai i Organizatës Terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Ndërkohë u gjetën dhe 5 çanta sportive brenda të cilave u gjetën rroba dhe libra fetarë të titulluar: “44 mënyra për ta përkrahur xhihadin”, “Disa çështje me rëndësi”, “Katër rregullat”, “Dhjetë anuluesit e islamit”, “Rruga e Shëptimit”, “Kurani”, “Mburoja e Muslimanit”.

The post DETAJET NGA DOSJA/ “S’i dorëzohemi policisë të gjallë, vetëm Allahut, të vd*kur”/ “Erzeni më tha: “Lutu për ne”” appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Edmond Mehalla në Elbasan/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë

By: V K
1 December 2025 at 11:55

Policia e Elbasanit, ka zbardhur dinamikën e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, i njohur edhe me emrin Mondi Mëhalla.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se sapo biznesmeni 43-vjeçar, ka dalë nga zyra dhe ka hyrë në makinë e tij Range Rover, autorët me makinën Audi i afrohen.

Raportohet se njëri prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar Mehallës, duke e qëlluar me pistoletë. Ndërsa personi tjetër që kishte rolin e shoferit ka qëndruar në mjet.

Kamerat e sigurisë kamë zbuluar po ashtu se autorët kanë lëvizur edhe disa herë të tjera përgjatë zonës, pasi duket se kanë pasur dijeni të plotë për objektivin e tyre që ndodhej në karburant.

Pasi vranë Mehallën, autorët u larguan me makinën Audi drejt Librazhdit dhe në fshatin Mirakë dogjën mjetit, brenda të cilit nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.

Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43-vjeçari Mehalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor.

Policia ka mbledhur prova të rëndësishme në vendngjarje që pritet të çojnë në zbardhjen e vrasjes.

The post Zbardhen detaje nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Edmond Mehalla në Elbasan/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Detaje nga vdekja e parakohshme e Shpat Kasapit, ishte në koncert në Bologna teksa…

By: V K
26 November 2025 at 10:44

Këtë të mërkurë 26 Nëntor 2025, u nda nga jeta këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Shpat Kasapi.

Këngëtari i pop-muzikës, ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.

Mësohet se Shpat Kasapi, ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.

Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.

The post Detaje nga vdekja e parakohshme e Shpat Kasapit, ishte në koncert në Bologna teksa… appeared first on Albeu.com.

Tre persona i zunë pritë sapo doli nga banesa/ Zbardhen detaje nga atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje: Autorët ishin në këmbë dhe…

By: V K
25 November 2025 at 13:05

Paraditen e sotme, një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Lushnje, ku objektiv ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”. Gazetari Elton Syno, mëson se Sula po lëvizte me makinën e tij, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ishte vetëm në automjet.

Sipas raportimeve, tre persona që ndodheshin në rrugë, në këmbë e kanë qëlluar me automatik, duke lëshuar rreth 7 plumba drejt tij. Bëhet me dije se asnjë prej plumbave nuk e ka prekur drejtpërdrejt Sulën.

Një plagë e lehtë që ai ka në gishtat e këmbës, dyshohet se është shkaktuar gjatë largimit me vrap dhe do të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se në vendin ku është djegur makina e autorëve, është gjetur një automatik tip Kallashnikov, i cili besohet se është përdorur gjatë atentatit.

Identiteti i tre personave mbetet i paqartë, ndërsa ata kanë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet dhe më pas e kanë djegur atë, duke u drejtuar drejt fshatrave përreth Lushnjes.

The post Tre persona i zunë pritë sapo doli nga banesa/ Zbardhen detaje nga atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje: Autorët ishin në këmbë dhe… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë

By: V K
24 November 2025 at 14:55

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Mësohet se banesa i përket gjyshit të një prej personave të kërkuar nga policia.

Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës, ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se policia ka kërkuar që personat të dorëzohen.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personave të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

The post Zbardhen detaje nga aksioni në Pukë, dy persona të armatosur të fshehur prej një muaji në banesë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas/ Nga doli “Toyota” e atentatorëve? Banesa e kthyer në bazë armësh në Nikël…

By: V K
14 November 2025 at 10:09

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin mafioz që ndodhi në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani.

Këtë të premte, në banesën e kontrolluar në zonën e Niklës ku u gjet një arsenal armësh, besohet se ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, i cili është përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ylli Zalla, janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

The post Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas/ Nga doli “Toyota” e atentatorëve? Banesa e kthyer në bazë armësh në Nikël… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur…

By: V K
12 November 2025 at 10:37

Ditën e djeshme, një atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, i mori jetën shtetasit Gilmando Dani, si dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili ndodhet në intubim në spitalin e Traumës.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhjje me gjarjen e rëndë, ku sipas informacioneve targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar.

Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese është e vjedhur apo jo, për shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.

Autorët të cilët kanë qenë 4 ( 3 qitës dhe 1 shofer), kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.

Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, një prej autorëve ka përdorur dy armë.

Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës Benz.

The post Zbardhen detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej armëve të gjetura në automjetin e djegur… appeared first on Albeu.com.

Detaje nga tragjedia në Maliq/ Dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, nëna dhe djali u bllokuan

By: V K
19 October 2025 at 15:44

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë i regjistrua në Maliq, ku një banesë  u përfshi nga zjarri, duke i marrë jetën një nëne dhe djalit të saj adoleshent.

Viktimat janë 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeç, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinja e familjes, Benereta Pashollari, në një prononcim për mediat, rrëfen momentet tragjike dhe jep detaje tronditëse mbi ngjarjen.

Raportohet se kryefamiljari i banesës së djegur në Maliq nuk ndodhej në shtëpi për arsye se ishte në punë, dhe sipas saj , është marrë në pyetje nga efektivët e policisë.

Sipas deklaratës së një fqinje e cila ishte dëshmitare në këtë ngjarje, deklaroi se vajza ka arritur të shpëtojë për shkak se u hodh nga dritarja e banesës në momentin e zjarrit.

Kurse nëna dhe djali u bllokuan brenda banesës. Ajo tha se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të djegies të një materiali sfungjeri, që ata e përdornin si krevat.

“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim “laji, shpëlaji”. E ndihmonim, çdo gjë i çonim.

Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.

Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur”, tha fqinja e dy viktimave, Benereta Pashollari.

The post Detaje nga tragjedia në Maliq/ Dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, nëna dhe djali u bllokuan appeared first on Albeu.com.

Plagosja me armë tek “Megatek”, detaje të reja rreth ngjarjes! Gjendet një makinë e braktisur

By: armand
16 October 2025 at 16:51

Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e 25-vjeçarit Fabjo Arifaj dhe me dhunimit me sende të forta e shokut të tij, Grisjan Latifaj tek qendra tregtare “Megatek”, në Tiranë. Policia ka rindërtuar dinamikën e sherrit të ndodhur mes të rinjve në parkingun e qendrës tregtare “Megatek” nga këqyrja e kamerave të […]

The post Plagosja me armë tek “Megatek”, detaje të reja rreth ngjarjes! Gjendet një makinë e braktisur appeared first on BoldNews.al.

Plagosja me armë zjarri tek “Megatek”/ Policia jep detaje: U qëllua një 25-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij (EMRAT)

By: V K
16 October 2025 at 15:25

Këtë të enjte, një plagosje me armë zjarri, ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Burime bëjnë me dije se; një person ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek.

Policia e Tiranës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen te mbikalimi i Domjes, ku gjatë një konflikti për motive dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Uniformat Blu, njoftojnë se i plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, mësohet se është dëmtuar me sende të forta edhe Grisjan Latifaj, rreth 22-vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Vorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Plagosja me armë zjarri tek “Megatek”/ Policia jep detaje: U qëllua një 25-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga atentati me tritol në Sarandë ku mbeti i vrarë Isuf Jaçaj, shoqërohen 10 persona

By: V K
5 October 2025 at 15:22

Ditën e sotme, janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me atentatin e një nate më parë në Sarandë (4 tetor), ku nga shpërthimi me eksploziv në makinë mbeti i vdekur 58-vjeçari Isuf Jaçaj, person me precedent penal.

Ndërsa djali i tij ndodhet në burg për një plagosje të dyfishtë, dy muaj më parë.

Mësohet se krimi mund të jetë kryer nga dy persona, ndërsa policia deri tani ka shoqëruar 10 persona dhe janë marrë në pyetje banorë të lagjes 3 në Sarandë.

Viktima, me precedent penal

Viktima, e njohur edhe me nofkën “Bushi”, kishte një të kaluar të ngarkuar penale, me episode të dhunshme që datojnë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë. Në korrik 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri.

Në vitet e fundit, Jacaj ishte angazhuar në sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Pista kryesore e hetimit, hakmarrje për djalin

Një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes, në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut 2025, ku djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale. Në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht. Rasti mbetet ende i pazbardhur dhe autorët nuk janë identifikuar.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

The post Zbardhen detaje të reja nga atentati me tritol në Sarandë ku mbeti i vrarë Isuf Jaçaj, shoqërohen 10 persona appeared first on Albeu.com.

Sherri mes të miturve në Kamëz/ Policia zbardh detaje: Tre të plagosur, dy në pranga

By: V K
3 October 2025 at 09:12

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet jashtë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku disa nxënës janë përfshirë në një konflikt që ka degraduar në përdorimin e dhunës.

Uniformat blu, kanë zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve.

Policia bën me dije se janë arrestuar 2 të mitur që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë.

Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Sherri mes të miturve në Kamëz/ Policia zbardh detaje: Tre të plagosur, dy në pranga appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit italian/ Dëshmia e Gazmend Braçit: Eduardo Sarchi u qëllua nga 120 metra distancë

By: M C
1 October 2025 at 19:56

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës (27 shtator) në Salari të Tepelenës, ku humbi jetën biznesmeni italian Eduardo Sarchi, 44 vjeç. Ai u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, nga Kamber Sulçe, tashmë i shpallur në kërkim nga policia.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit, i cili është 48 vjeç dhe ndodhet aktualisht në arrati.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës. Hetimet për kapjen e tij vazhdojnë.

The post Zbardhet dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit italian/ Dëshmia e Gazmend Braçit: Eduardo Sarchi u qëllua nga 120 metra distancë appeared first on Albeu.com.

Detaje nga ngjarja në Këlcyrë/ 16-vjeçarja pranon se u abuzua nga njerku, punonjës i policisë

By: M C
18 September 2025 at 19:53

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me skandalin në Këlcyrë, ku u raportua se një 16-vjeçare u abuzua seksualisht. sipas hetimeve e mitura ka qenë në kontakt me disa prej personave të përfshirë, përfshirë edhe dy efektivë policie. Fillimisht hetimet nisën pas publikimit të një informacioni në një faqe lokale lajmesh, që solli në vëmendjen publike dyshime për ngacmim ndaj një të miture. Pas verifikimeve të menjëhershme, policia identifikoi njërin nga efektivët e përmendur në publikim, A. A., oficer i patrullës së përgjithshme në Tepelenë.

Më pas ai është marrë në pyetje dhe gjithashtu i është sekuestruar edhe telefoni, por më pas ai u la i lirë dhe është arrestisur drejt Greqisë. Por policia e ka shpallur në kërkim. Në këtë skandal është përfshirë edhe njerju i të miturës, i cili është punonjës policie. Nga dëshmia e të miturës në polici, ai dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj saj. Ajo ka deklaruar se është ngacmuar në mënyrë të përsëritur.

Gjithashtu e mitura ka qenë në lidhje me person i cili bashkë me një shok të tij dyshohet se ka ushtruar shantazh ndaj policit A.A., duke i kërkuar një shumë prej 12 milion lekësh të vjetra në këmbim të mos-publikimit të një videoje intime, të regjistruar përmes telefonit. Personat në fjalë janë vënë në prnga nga policia. Raportohet se më shumë se një muaj më parë, efektivi A.A. është përpjekur ta “mbyllë” historinë përmes kontakteve me familjen e të dashurit të vajzës, por pas publikimit skandali u zbardh.

The post Detaje nga ngjarja në Këlcyrë/ 16-vjeçarja pranon se u abuzua nga njerku, punonjës i policisë appeared first on Albeu.com.

Selena Gomez në prag të dasmës? Zbulohen detaje të papritura nga të ftuarit

By: gaze tare
9 September 2025 at 14:50

Duket se dasma e Selena Gomez është më pranë se kurrë! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare, aktualisht e angazhuar në promovimin e sezonit të ri të serialit “Only Murders in the Building”, po përgatitet paralelisht edhe për një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj: martesën me producentin e njohur muzikor, Benny Blanco.

Të hënën në mëngjes, Selena u pa në dy dalje të ndryshme publike në New York City, ku shkëlqeu me stilin e saj dhe buzëqeshjen karakteristike. Por ajo që tërhoqi vëmendje të madhe nuk ishte vetëm prania e saj, por një zbulim i papritur që bëri xhiron e rrjetit.

Gjatë një episodi të podcastit të Paris dhe Nicky Hilton, dyshja nisi të fliste për evente të ardhshme, kur papritur Nicky përmendi dasmën e Selenës. Paris, disi e zënë ngushtë, e pranoi:
“Po, [jam e ftuar]… por nuk doja ta thoja këtë.”
Nicky vazhdoi me humor:
“E di vetëm sepse e pashë në kalendarin tënd nga asistentja jote. S’ka gjë! Ajo është një vajzë shumë e fshehtë.”

Ky moment i pakujdesshëm i konfirmoi indirekt angazhimin e Selenës dhe përforcoi thashethemet që qarkullojnë prej muajsh. Fansat tani janë në pritje të një konfirmimi zyrtar dhe sigurisht, të një dasme magjike që pritet të jetë një nga më të komentuara të vitit.

The post Selena Gomez në prag të dasmës? Zbulohen detaje të papritura nga të ftuarit appeared first on iconstyle.al.

Besa Kokëdhima martohet së shpejti, zbulohen detaje nga dasma private/ Kush është djali që i ka fituar zemrën këngëtares?

By: V K
30 August 2025 at 11:41

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima po martohet. Prej kohësh ka folur për jetën e saj private, duke bërë me dije se është e lumtur dhe më e dashuruar se kurrë.

Ndonëse një ndër personazhet më diskrete kur vjen puna te jeta sentimentale, gjithnjë këngëtarja e ka pranuar hapur raportin e saj të konsoliduar tanimë.

Dhe më në fund gjithçka duket gati për dasmën e shumëpritur. Këngëtarja ka bërë gati të gjitha detajet, për martesën që do të bëhet me 14 shtator.

Edhe në ditën e saj të shënuar, artistja ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete. Ajo dhe Tedi, do t’i thonë njëri-tjetrit “Po”, në një lokacion shumë të veçantë, larg Tiranës.

 

 

Dasma është projektuar të jetë sa më private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm. Vetë këngëtarja ka kërkuar që të ftuarit të mos postojnë asgjë nga dasma e saj, duke preferuar që edhe ceremonia të kalojë pa u zbuluar në media, apo në rrjetet sociale.

Ajo dhe Tedi, janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut.

 

 

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Tedi është një emër i njohur si ekspert juridik dhe ka preferuar që të mbajë një profil të ulët edhe në profesionin e tij. Pas disa vitesh në një lidhje, çifti më në fund ka vendosur që të bëjë edhe dasmën e tyre.

Me miqtë e ngushtë dhe të afërmit e tyre, çifti ka zgjedhur një resort lart kryeqytetit për të festuar dashurinë. Disa nga emrat më të njohur të skenës, do të jenë të ftuar për të performuar live në festë. E deri me 14 shtator, mendojmë se do të jetë e pashmangshme, që disa foto, apo pamje nga ceremonia mos të ‘rrëshqasin’ në rrjetet sociale.

Në një dalje të saj mediatike, Besa rrëfeu se është më e dashuruar se kurrë dhe se partneri i saj është mbështetja më e madhe në ditët e ngarkuara.

“Kur jam e stresuar, ai është i vetmi që më qetëson. Kuptimi i jetës për mua është dashuria”, – u shpreh këngëtarja, duke treguar se ndjenjat janë në qendër të gjithçkaje për të. Por surprizat nuk përfunduan këtu. Besa la të kuptohet se dasma është shumë afër. “Po, themi që së shpejti do të kemi dasmë”, – tha ajo me entuziazëm, duke shtuar se do të ketë më shumë se një fustan. “Jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng”, – përfundoi artistja.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se gjithmonë ka pasur frikë për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm si martesa. “Kam frikë të futem tek diçka nga e cila s’dal dot”, – tha ajo.

 

The post Besa Kokëdhima martohet së shpejti, zbulohen detaje nga dasma private/ Kush është djali që i ka fituar zemrën këngëtares? appeared first on Albeu.com.

❌
❌