Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

By: armand
21 February 2026 at 14:40

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë takimi. Nga njëra anë është Shqipëria virtuale, ngjashëm si ministreshë Diella, një Shqipëri që shkëlqen në podiumet ndërkombëtare përmes eksportit të saj kryesor- kryeministrin, një Shqipëri e 11 milionë e kusur turistëve, e gratacielave […]

The post Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër appeared first on BoldNews.al.

Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht

16 February 2026 at 18:02

Poshtë Qytetit Studenti, jo shumë larg Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ndodhet një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Për dekada ajo ka qenë ndër hapësirat e vilave dhe rezidencave më të kërkuara në kryeqytet.

Një kompleks banesash i ndërtuar gjatë diktaturës për diplomatët e Gjermanisë Lindore u kthye në pikë referimi aq sa sot rruga që kalon aty njihet zyrtarisht si “Vilat Gjermane”.

Pas viteve ’90 ndërtesat u përdorën nga institucione dhe agjenci shtetërore, ndërsa toka mbi të cilën ndodheshin hyri në një proces që rëndomtë preku mijëra familje shqiptare dhe që vazhdon prej tre dekadash: kthimin e pronave.

Sot ky kompleks është në qendër të një konflikti tjetër juridik, që lidhet me një nga mekanizmat më të diskutueshëm të zhvillimit urban të qeverisë: Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

Në pamje të parë duket si histori tipike pronarësh kundër shtetit. Por dokumentet e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë një realitet më kompleks. 

E drejta e pronës e njohur ligjërisht, që mund të bëhej pengesë për projektet e Korporatës në zonë, u anashkalua duke shmangur privatizimin dhe shpronësimin.

1995: Zanafilla e njohjes së pronësisë

Gjatë diktaturës, shteti konfiskoi dhe zotëroi thuajse çdo pronë. Ish-pronarët ishin klasa që u përndoq më së shumti politikisht. 

Pas rrëzimit të sistemit, në vitin 1991, Shqipëria hyri në tranzicionin drejt demokracisë kapitaliste ku fillimisht synoi kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Për këtë u ngrit Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KKKP).

Planvendosja sipas vendimit të KKKP në zonën e Qytetit Studenti dhe ish-Vilat Gjermane/Citizens.al

Në serinë e vendimeve, KKKP u shpreh edhe për zonën poshtë Qytetit Studenti (konvikti Nr.4; kinoklubi dhe fushat e klubit “Studenti”). Në vendimin Nr. 461, të datës 8 nëntor 1995, të cilin Citizens.al e disponon, KKKP njohu pronësinë e rreth 72,000 m2 tokë për trashëgimtarët e familjes së Ismail Surelit.

Lexo: “Një masterplan privat”: Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar

Vendimi përmbante edhe një element thelbësor. Familjes i njihej e drejta e parablerjes për ndërtesat shtetërore të ngritura mbi këtë truall, përfshirë ish-Vilat Gjermane, ish-kinoklubin, konviktin, magazinat përreth etj.

Hipoteka e regjistroi këtë të drejtë në regjistrin e pasurive po atë vit: 1995. Nga verifikimet e mëvonshme të regjistrave nga trashëgimtarët, atyre u është konfirmuar sërish deri në vitin 2014 se i njihej “e drejta e parablerjes në momentin e privatizimit të vilave, ish-klubit dhe ish-magazinave.”

Në praktikë kjo nënkuptonte se shteti mund t’i përdorte ndërtesat mbi truallin e familjes Sureli, por në momentin që do të vendoste t’i privatizonte, pronari i tokës do të kishte përparësi absolute për t’i blerë ato.

Pra shteti nuk ishte pronar i plotë, ishte vetëm zotërues i ndërtesave mbi tokën private.

“Strategjia e mosveprimit”

Gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, shumë objekte shtetërore u privatizuan, por ish-Vilat Gjermane, jo.

Shteti vazhdoi t’i përdorte, ose t’i jepte me qira për zyra, qendra, apo funksione të tjera. Në këtë mënyrë u shmang privatizimi i plotë, pasi nëse do të kishte nisur një procedurë të tillë, e drejta e parablerjes nga trashëgimtarët e familjes Sureli do të aktivizohej automatikisht.

Në një shkresë të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, theksohet se ato janë të domosdoshme për funksionin shtetëror, prandaj “nuk mund të jepet as miratimi për privatizim”. Deri në vitin 2018 çështja mbetej pezull mes njohjes si pronarë, por refuzimit të privatizimit.

Ilustrim referuar hartave nga ASIG/Citizens.al

Rreth dy dekada nga vendimi i KKKP-së, qeveria socialiste e Kryeministrit Edi Rama ngriti një instrument të ri që do të merrej me zhvillimin e pronave shtetërore: Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

Lexo: Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

Prej vitit 2024 Korporata ka nisur t’i zhvillojë pronat shtetërore përmes partneritetit publik-privat (PPP). Kryesisht, ajo ka vënë si incentivë mundësinë që privatët të ndërtojnë kulla në troje publike dhe në këmbim të japin sipërfaqe nga objektet që do të ndërtojnë. Paralelisht ata marrin përsipër zhvillimin e projekteve për zyra administrate apo institucionesh.

Kjo qasje rezultoi kritike për fatin e pronave të familjes Sureli te ish-Vilat Gjermane. Ndërsa për autoritetet shtetërore ishte një justifikim më shumë për të mos ua kthyer më.

Teksa privatizimi aktivizonte të drejtën e parablerjes, zhvillimi, jo domosdoshmërisht e bënte këtë gjë.

Me veprimet dhe mosveprimet e saj, qeveria nënkupton se mund ta përdorë truallin e familjes Sureli si “mall shkëmbimi” për projekte investimi, pa e kaluar pronësinë e drejtpërdrejtë tek privatët dhe pa aktivizuar automatikisht të drejtën e njohur që në 1995.

Projekti i parë: Biblioteka Kombëtare

Në fillim të vitit 2025, Korporata hapi thirrje për partnerë privatë për ndërtimin e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare.

Projekti i studios XDGA shoqërohej me një komponent shtesë: Investitori privat që do të merrte përsipër realizimin, përfitonte të drejtën për të shfrytëzuar 5,219 m2 truall të ish-vilave gjermane për ndërtimin e një objekt me sipërfaqe deri në 60,000 m2 – praktikisht një kullë mbi 20 kate.

Me këtë ide, qeveria nuk po i privatizonte dhe as shiste vilat, por po i rrafshonte për t’i hapur rrugë një “kompensimi urbanistik për qëllime publike”.

Specifikimi i truallit si pronë shtetërore në thirrjen e Korporatës për Bibliotekën/Citizens.al

Në fakt, me vendim të qeverisë trualli te ish-vilat gjermane rezultonte pronë shtetërore, pa kushte, dhe i i kalonte Korporatës së Investimeve.

Lexo: Dështon thirrja, qeveria s’gjen dot investitorë për Bibliotekën Kombëtare

Kjo u kuptua vetëm në atë periudhë nga familja Sureli, e cila pasi u interesua mori zyrtarisht si përgjigje nga Kadastra se “origjina e pasurisë […] regjistruar në shkurt 2012 […] nuk kishte shënime për të drejtë parablerjeje”.

Përgjigja ishte shqetësuese. Familja kishte dokumente të nxjerra nga Kadastra të vitit 2014 në të cilat shënimet ishin prezente.

Nën dyshimin se, në rastin më të mirë titulli i pronësisë nuk ishte pasqyruar si duhet, ose në rastin më të keq mund të ishte fshirë, zhdukur apo manipuluar në regjistrat fizikë dhe elektronikë të Kadastrës, ajo përthelloi kërkesat.

Tashmë çështja kishte kaluar jo vetëm në refuzim privatizimi, por edhe refuzim njohjeje si pronarë. 

Teksa familja Sureli angazhohej për të marrë informacione, thirrja për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare dhe kullës te ish-Vilat Gjermane u anulua. Njësoj edhe thirrja e dytë.

Zyrtarisht Korporata tha se nuk pati interesime, por gjasat janë që kjo të ketë lidhje me lëvizjen e familjes Sureli dhe problemet që do të kishte investitori privat në të ardhmen në rast se do ta zhvillonte kullën mbi truallin e pretenduar prej saj.

Ndryshimi i planit: Kulla mbi shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

Në shtator 2025, Korporata e kaloi në plan të dytë Bibliotekën Kombëtare dhe hapi një thirrje tjetër që përfshinte sërish zonën e ish-vilave. Kjo thirrje parashikonte ndërtimin aty të mjediseve të reja të jetimores “Zyber Hallulli”.

Në pamje të parë, po zhvillohej një projekt social. Por nga ana ligjore dhe urbane, ky veprim prodhonte një efekt të rëndësishëm, shembjen e godinës aktuale të jetimores, duke e liruar truallin tek rruga e Elbasanit për ndërtime kullash.

Lexo: Një kullë pritet të zëvendësojë jetimoren “Zyber Hallulli”

Nga ana tjetër, sikurse tregojnë dokumentet e shqyrtuara nga Citizens.al, kjo thirrje vijoi t’i mohonte të drejtën e pronës familjes Sureli, e cila vijoi një seri të gjatë korrespondence me Kadastrën dhe qeverinë.

Në parim, me thirrjen e re qeveria nënkuptonte se nuk po e privatizonte kompleksin e ish-Vilave Gjermane dhe se funksioni i zonës do të mbetej sërish publik pas ndërhryjeve – pavarësisht se ato parashikojnë qartësisht, edhe në dokumente, shembjen e ndërtesave aktuale.

Specifikimi i se ish-vilat gjermane do të prishen në dokumentet e thirrjes për Zyber Hallulli/Citizens.al

Por, për sa kohë ish-vilat janë objekte mbi të cilat familja Sureli gëzonte të drejtën e parablerjes që prej vitit 1995, qeveria nuk mundet t’i prishë, zhdukë apo tjetërsojë ato për t’u hapur rrugë projekteve të reja, pa i ofruar paraprakisht ushtrimin e së drejtës së parablerjes.

Familja pretendon se nuk ka pasur asnjë kontakt, konsultim apo bisedim paraprak, qoftë për thirrjen e parë që parashikonte ndërtimin e një kulle si formë incentive për zhvillimin e Bibliotekës, qoftë në rastin e dytë.

Një nga kushtet për të zhvilluar projektin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore” është që fillimisht të krijohen hapësirat e reja për jetimoren (në këtë rast te ish-Vilat Gjermane) dhe më pas të hapet sheshi për ndërtim për privatin te “Zyber Hallulli”.

“Modeli i zhvillimit” që po shtyn qeveria

Në qershor 2025 familja Sureli kërkoi zyrtarisht nisjen e procedurave të privatizimit. Një kërkesë e ngjashme në 2018 ishte refuzuar me argumentin se “objektet ishin të nevojshme për funksion shtetëror.”

Në gusht 2025 ajo iu drejtua edhe Korporatës për t’u përfshirë në zhvillim, ndërsa paralelisht nisi ankesa pranë Avokatit të Popullit, KLSH-së dhe një padi në Gjykatën Administrative.

Çështja mori kthesë vetëm në dhjetor 2025 kur Kadastra pranoi probleme në regjistra. Nënkontraktori i dixhitalizimit nuk kishte pasqyruar plotësisht transkriptimet historike të pronave, ndaj më 26 janar 2026 ajo e (ri)regjistroi të drejtën e parablerjes në kartelën e pasurisë.

Por, pavarësisht këtij zhvillimi, thirrja e Korporatës për të “zhvilluar” jetimoren te ish-vilat gjermane nuk u ndal. Përkundrazi, tre ditë më vonë u shpallën fituesit e konkursit: tre kulla deri në 35 kate në truallin aktual të jetimores dhe struktura të reja në zonën e ish-vilave gjermane.

“Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë drejtimeve të reja për të ardhmen, […] duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët,” tha në fillim të konkursit Kryeministri Rama.

Lexo: Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Pas kësaj, familja Sureli shtoi në padinë gjyqësore edhe kompaninë fituese. Çështja mund të bllokojë kështu zhvillimin e mjediseve të reja të jetimores, duke vënë në pikëpyetje qëllimin e justifikuar nga qeveria.

A ishte ky varianti më i mirë për t’iu dhënë zgjidhje nevojave të jetimores? A nuk ka qeveria mjaftueshëm fonde, fjala bie, për ta zhvilluar vetë në prona publike dhe të pakontestuara një hapësirë të re për ta?

Kjo histori nuk është më vetëm një konflikt pronësor, por me gjasë, rasti i parë i një përplasjeje konkrete me modelin e ri dhe të rrezikshëm të zhvillimit të shtyrë përpara nga qeveria përmes Korporatës së Investimeve. Prona private po përdoret si “mall shkëmbimi” për t’i hapr rrugë kullave.

Ngjan si lojë fjalësh, por realiteti që po hasim është i tillë: një lojë ku po favorizohen investime të caktuara në kurriz të të drejtave të ish-pronarëve.

Pyetja që mbetet nuk është vetëm nëse familja Sureli ka të drejtë, por: A mund të shmanget një e drejtë pronësore duke mos e shitur pronën, por duke e (ri)zhvilluar atë?

Përgjigjja e kësaj çështjeje nuk do të ndikojë një zonë të vetme të Tiranës. Ajo do të përcaktojë mënyrën se si do të trajtohen konfliktet mes zhvillimit urban dhe pronësisë private në Shqipëri për vitet që vijnë.

The post Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht appeared first on Citizens.al.

Tirana e mbuluar me llaç dhe kantiere ndërtimi, kullat bosh, çmimet në qiell

By: Elva
16 February 2026 at 18:58

Nga Francesca Barca dhe Federico Caruso, VOXEUROP Qendra e Tirana është e mbushur ngushtë me njerëz, makina, biçikleta, skuterë dhe një gamë të gjerë formash arkitekturore. Në orët e pikut, zona është kaq e mbushur me lëvizje saqë është e vështirë të vlerësosh gjerësinë e bulevardeve. Stilet arkitekturore nga periudha të ndryshme historike përplasen me njëra-tjetrën, […]

The post Tirana e mbuluar me llaç dhe kantiere ndërtimi, kullat bosh, çmimet në qiell appeared first on BoldNews.al.

Tirana – 106 vite kryeqytet, mes kullave dhe mungesës së shërbimeve

By: Ela
11 February 2026 at 12:58

Sot Tirana shënon 106-vjetorin si kryeqytet i Shqipërisë. Nga një qytet i vogël me pak mijëra banorë në vitin 1920, ajo është shndërruar në një metropol me mbi 1 milion banorë në zonën e zgjeruar urbane. Rritja ka qenë e shpejtë, e pandalshme dhe shpesh e pakontrolluar. Dhe nëse 106 vite më parë sfida ishte […]

The post Tirana – 106 vite kryeqytet, mes kullave dhe mungesës së shërbimeve appeared first on BoldNews.al.

Përmbaruesi mashtrues, i zhvati qytetares 10 milionë leke për banesë sociale

By: Elva
3 February 2026 at 22:30

Në 8 janar transmetuam rastin e qytetares nga Korça, Zamira Kulla, e cila ka një vendim gjykate në dorë, por jo një zgjidhje. Në vitin 2013, Zamira ra pre e një skeme mashtrimi, pasi qytetari Andi Janko dhe përmbaruesi privat Andrea Katundi i premtuan banesë sociale nga Bashkia e Korçës, duke i marrë 10 milionë […]

The post Përmbaruesi mashtrues, i zhvati qytetares 10 milionë leke për banesë sociale appeared first on BoldNews.al.

Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit”

By: Ela
9 January 2026 at 11:35

Nga Boldnews.al Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi mbrëmjen e së Enjtes se zjarri në Tregun e Lirë në zonën e “5 Majit” ishte vendosur nën kontroll, megjithëse flakët masive kanë vijuar gjatë të gjithë natës dhe vijonin deri në orët e para të mëngjesit. Tregu i Lirë është nën administrimin […]

The post Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit” appeared first on BoldNews.al.

‘Bumi i kullave’/ Teliti: Sektori i ndërtimit po ushqehet nga injektimi i “narko-eurove”

By: Brisi
3 January 2026 at 17:35

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, ka komentuar ditën e sotme bumin e ndërtimeve në vendin tonë. I ftuar në Syri TV, ai është shprehur se sektori i ndërtimit, i cili shfaqet si i vetmi që nuk njeh krizë, nuk po ushqehet nga kërkesa reale e tregut, por nga injektimi masiv i “narko-eurove” në ekonomi. Sipas […]

The post ‘Bumi i kullave’/ Teliti: Sektori i ndërtimit po ushqehet nga injektimi i “narko-eurove” appeared first on BoldNews.al.

Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet

30 December 2025 at 12:00

Transformimi urban në Shqipëri vijoi të prodhojë konflikte përgjatë vitit 2025. Zakonisht, debati ndahet mes atyre që e shohin këtë zhvillim si modernizim estetik dhe atyre që e kritikojnë atë kryesisht nën dyshimin për interesa të errëta ekonomike.

Por përtej këtij polarizimi, një fakt mbetet i padiskutueshëm, ndikimi i thellë që ky transformim urban ka dhënë dhe po jep te komunitetet lokale. Citizens.al është munduar t’u japë gjithmonë vëmendje zërave qytetarë dhe të përcjellë të parin shqetësimet e tyre.

Projektet e ndërtimeve masive, rikualifikimeve urbane dhe infrastrukturore në Shqipëri zhvillohen shpesh pa konsultime me banorët që preken prej tyre. Objektet nuk vlerësohen si duhet për shpronësim, nuk respektohet trashëgimia, hapësirat, distancat me godinat ekzistuese, shpesh ndërtohet në tejkalim të lejeve etj.

Për rrjedhojë, ky zhvillim ka nxitur pasiguri mbi pronën dhe strehimin duke ngjallur rezistencë qytetare në zona të ndryshme të vendit në rastet kur projektet trokasin dyerve të shtëpive apo institucioneve.

Të tilla ishin rastet e banorëve pranë qendrës kulturore “Ten”, shkollës “Emin Duraku” dhe ata të një pallati te Astiri në Tiranë, banorët e lagjes historike dhe zonës së ish-kabinave të plazhit në Durrës, apo dhe banorët e zonës së Rrjollit në Velipojë.

Mes dëbimit dhe pasigurisë së strehimit

Dy komunitete në Durrës u përballën me largim nga shtëpitë e tyre, për arsye të ndryshme. Në “lagjen 13”, 32 familje u gjetën në rrugë në prag të festave, pasi godinat ku banonin që nga vitet ’90 iu kalua pronarit me një proces të cilin ata e kontestojnë.

Banorët, të cilët u vendosën te ish-kabinat e plazhit rreth 30 vite më parë si përfitues nga statusi pastrehë, thonë se morën vesh vonë vendimin e bashkisë për t’ia kaluar objektin me banorë brenda”. Vetëm një person, me aftësi të kufizuara, mori mbështetje për qira. Të tjerët mbetën pa ndihmë.

Ndryshe është situata në lagjen e Kalasë. Mbi 70 familje mund të shpërngulen për shkak të projektit të rikualifikimit urban të zonës, njohur ndryshe dhe si “TID Durrës”.

Parashikohet dëmshpërblim, por shumica e banorëve e konsiderojnë si të pamjaftueshëm për një zonë kaq strategjike, për më tepër vlera e përllogaritur i referohet çmimeve të 10-15 viteve më parë.

Projekti zbatohet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Durrës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Banorët i kanë paditur në Gjykatën Administrative. Paralelisht, kanë bërë kallëzim edhe në SPAK.

Ndërtimet “fasadë më fasadë”

Rindërtimi i qendrës kulturore “Ten” në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, parashikoi rritjen e godinës nga dy në katër kate. Banorët përreth u alarmuan. Ata u ankuan për mungesën e konsultimit dhe rrezikun që ndërtesat e tyre të dëmtoheshin nga ana strukturore ose të mbeteshin pa dritë dhe ajrim.

Ata iu drejtuan Citizens.al. Bashkia Tiranë deklaroi se projekti përputhej me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe nuk dëmtonte ndërtesat afër. Megjithatë, punimet u ndërprenë në mars, për arsye të paqarta. Sot, banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë dhe kompaninë zbatuese.

Një tjetër konflikt shpërtheu pranë shkollës “Emin Duraku”, në ish-Bllok. Këtë herë bëhej fjalë për një kullë 16-katëshe, me katër kate nën tokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi.

Banorët protestuan, duke nxjerrë si shqetësim kryesor jo vetëm humbjen e hapësirave të përbashkëta, por edhe rrezikun e një ndërtimi të tillë pranë një shkolle që frekuentohet nga fëmijë të shumtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, rezistenca u zbeh.

“Pjesa më e madhe e banorëve është tërhequr, edhe pse çështja është në Gjykatën e Tiranës”, tha avokati Redon Meksi për Citizens.al.

Ky grup banorësh duket se e ka pasur të vështirë të gjejë një inxhinier të gatshëm të angazhohet si ekspert për të analizuar parregullsitë e projektit e që përmes saj më pas të kërkohej sigurimi i padisë.

Megjithatë ky vit pati edhe raste ku komunitetet arritën fitore, qoftë dhe të pjesshme. I tillë ishte rasti i një grupi prej 24 familjesh, të cilët me mbështetjen e organizatës “Drejtësi Sociale”, siguroi legalizimin e banesave pas protestave para Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Përmes avokatit Gentian Serjani, grupi i zonës së Astirit, ia ka dalë që të ndërhyjë dhe përshpejtojë procedurat duke i dhënë fund një anashkalimi prej rreth 20-vitesh.

Ndërkohë, në Rrjoll të Velipojës, banorët panë pezullimin e projektit të resortit turistik “Blue Borgo”. Ata protestuan, madje dhe u përplasën me policinë duke iu drejtuar më pas dhe SPAK-ut për çështjen e pronësisë.

Prek Molla, banor i zonës, tregoi se prej marsit nuk ka pasur tentativa për rikthim të punimeve.

“Pati një tentativë për marrëveshje, por pas skandalit [të korrupsionit] me [ministren Belinda] Ballukun, investitori u tërhoq”, tha ai.

Këto raste të hasura këtë vit, tregojnë edhe njëherë se konfliktet e përsëritura urbane fshehin pas modelin e projekteve të mëdha që aplikohen me përgjegjësi dhe kosto sociale të paqarta dhe pa konsultim publik.

Rezistenca qytetare mbetet një nga pak mekanizmat që duket se i vë frenë proceseve të tilla.

The post Zërat qytetarë kundër betonit frymëzuan komunitetet appeared first on Citizens.al.

Teatri i Kukullave rikthehet në Gjirokastër pas 34 vitesh mungesë

25 December 2025 at 18:46

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Në qytetin e Gjirokastrës në këtë fundvit janë rikthyer pas 34 viteve mungesë shfaqjet e Teatrit të Kukullave për fëmijë.

Rikthimi i traditës së shfaqjeve synon argëtimin dhe edukimin e fëmijëve gjirokastritë.

Aktori Bujar Sulejmani, i cili ka pasur një karrierë të gjatë prej 55 vitesh në Teatrin e Kukullave të Gjirokastrës tha për mediet se prej disa ditësh po japim shfaqje dhe fëmijët gjirokastritë po argëtohen në këto festa të fundvitit.

“Fëmijët duhet të heqin dorë nga telefoni të vijnë në teatër se ka shumë gjëra të bukura, shfaqjet janë argëtuese dhe edukative dhe ju bën shumë mirë”, tha aktori Niko Ura.

Ndërsa aktori Fredi Beqo shprehet se “shfaqjet na kishin munguar shumë edhe ne aktorëve, por edhe fëmijëve të vegjël, pasi këtu vijnë dhe argëtohen. Po t’i shikosh sa të kënaqur dalin kur përfundon shfaqja është një emocion i madh për ne”.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi thekson se “përgjatë fundjavave me bashkëpunimin e aktorëve të vjetër të qytetit, në skenën e ngritur rishtazi do të shfaqen pjesë për fëmijë”.

Shfaqjet po jepen me rastin e festave të fundvitit, ndërsa në vijim fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe shkollave do të kenë mundësi të ndjekin shfaqje çdo fundjavë.

/k.s/a.f/

The post Teatri i Kukullave rikthehet në Gjirokastër pas 34 vitesh mungesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së

By: Ela
24 December 2025 at 08:36

Një projekt tjetër kontrovers po zhvillohet në qendrën historike të Durrësit, shumë afër monumenteve të kulturës. Qeveria ka dhënë një super leje, për të ndërtuar ngjitur me njëra tjetrën jo 1 por plot 4 kulla, më e larta nga të cilat do të jetë plot 30 kate. Një paradoks tepër i madh, pasi nga njëra […]

The post Përparim Cena 4 kulla deri në 30 kate në qendrën historike të Durrësit, mln € tendera nga Agolli i FSHZH-së appeared first on BoldNews.al.

Kulla 200-vjeçare e Krujës/ Monumenti i harruar dhe historia e një çifti të moshuarish që jetojnë aty

13 December 2025 at 20:43

KRUJË- Në një nga lagjet e vjetra të Krujës, aty ku kalldrëmet mbajnë ende hapat e historisë, ngrihet një kullë rreth 200-vjeçare. E përkulur nga koha, por ende krenare, ajo mban në gjirin e saj jetën e dy të moshuarve: Xhevat Gjana dhe bashkëshortes së tij, Lirijes, trashëgimtare e familjes Kuqi, dikur ndër tregtarët më të njohur të qytetit.

Ndërtesa, dikur një nga më të veçantat e Krujës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i gjashtë viteve më parë. Që atëherë, asnjë dorë restaurimi nuk ka prekur muret e saj, edhe pse objekti ka vlera të jashtëzakonshme historike.

Xhevati , ish-mësues, i qetë në fjalë, por i fortë në kujtime tregon se fati e solli në këtë shtëpi pas shumë vështirësish.

“Më solli halli këtu. Dola nga burgu, hoqën dorë nga internimet, por quheshin dëbime. U kombinova me operativin… këtu ishte kufi, më thanë gjej futu thellësi. Me ndërmjetësi, Bajram Berlikën, mbaruam ushtrinë dhe më tha ‘do shkojmë në Krujë’. Me atë ndërhyrje u martova me Lirijen. 45 vite kemi qëndruar bashkë.”

Historia e kullës e ka rrënjën te familja e Lirijes.

“E ka ndërtuar gjyshi i Lirijes, pastaj djemtë e vet. Dy trashëgimtarë ka kjo kullë.”

Por vitet e komunizmit lanë gjurmën e tyre.

“Ka qenë monument kulture. Shteti e sekuestroi. Xheladinin, trashëgimtarin, e pushkatuan. E quajtën shfrytëzues të popullit… se ka përfaqësuar kapitalizmin”

Sot, Xhevati tregon çdo dhomë të kullës me një pasion që duket sikur ringjall historinë. Ai hap derën e parë, tashmë të dëmtuar, dhe tregon dokumentet e vjetra të gjetura dikur.

“E pata gjetur vendimin e kësaj shtëpie, projektin me shumë sqarime. Ka qenë monument kulture i kategorisë së parë. Jo për bukuri, por për histori. Tregon jetën e një qytetari, të një krutani”

Sipër, dhomat janë si një libër i hapur i traditës së Krujës: dhoma e mysafirëve, dhoma ku flinin vajzat, hapësira ku gratë qëndronin të fshehura që të mos i shihnin të huajt.

“Gratë rrinin të fshehura. Këtu vinin miqtë, shtroheshin dyshekët, jorganet, gjithçka e sistemuar. Kjo është e veçanta. Burrat futeshin këtu, luanin, bënin pazare. Muhabetet nuk bëheshin në praninë e familjarëve të tjerë. Kjo quhej dhoma e miqve. Në këto dritare mbanin kafen”

Pamja origjinale e jashtme e godinës është e bukur, por brenda është shkatërruar, e megjithatë, çifti nuk e braktis dot.

“Gruaja merret me lulet… unë me profesion jam mësues.”

Për t’u rikthyer në shkëlqimin e dikurshëm, kjo kullë kërkon ndërhyrje të specializuar, ndaj Xhevati apelon ndaj institucioneve që të investojnë dhe rindërtojnë këtë godinë me vlerë historike për Krujën/abcnews.al

Halucinacione dhe depresion/ Detaje nga vdekja e nipit të Nehat Kullës, familja e trajtoi tek një Hoxhë

By: Brisi
10 December 2025 at 08:51

Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja e regjistruar ditën e djeshme po hetohet nga policia si vetëvrasje në kushtet e depresionit kronik. Gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës, ka marë kontakte me familjarë […]

The post Halucinacione dhe depresion/ Detaje nga vdekja e nipit të Nehat Kullës, familja e trajtoi tek një Hoxhë appeared first on BoldNews.al.

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit, viktima nipi i Nehat Kullës

By: Fax Web
9 December 2025 at 09:02

Një 39-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Fshat në Klos dhe për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës , i cili njihej ndryshe si “Gjenerali”.

Banda e drejtuar prej tij veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes

FOTO/ Ky është nipi i Nehat Kullës që i dha fund jetës në Mat

By: Brisi
9 December 2025 at 08:46

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës i cili u hodh mbrëmjen e kaluar nga ura duke i dhënë fund jetës. Sipas policisë, dyshohet se Kulla është hedhur nga ura rreth orës 23:40, dhe trupi i tij i pajetë është gjetur pak orë më vonë, ndërsa nuk […]

The post FOTO/ Ky është nipi i Nehat Kullës që i dha fund jetës në Mat appeared first on BoldNews.al.

U hodh nga ura në Mat/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, mister shkaqet

By: Brisi
9 December 2025 at 08:37

Është nxjerrë nga humnera trupi i 39-vjeçarit, Klodian Kulla, i cili mbrëmjen e kaluar u hodh nga ura në Mat për arsye ende të paqarta. Sipas policisë, 39-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:40, ndërsa trupi i tij i pajetë është gjetur […]

The post U hodh nga ura në Mat/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, mister shkaqet appeared first on BoldNews.al.

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

9 December 2025 at 08:27

KLOS– Një 39-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Fshat në Klos dhe për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës , i cili njihej ndryshe si “Gjenerali”.

Banda e drejtuar prej tij veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes/abcnews.al

Kullë 20-katëshe te Pallati i Kongreseve

1 December 2025 at 18:20

Truall dhe leje për një kullë 20-katëshe në “këmbim” të rikonstruksionit të Pallatit të Kongreseve. Ky është modeli që ka zgjedhur qeveria për të financuar ndërhyrjen në një objekt që mban statusin Monument Kulture, kategoria II-të.

Rasti përforcon serinë e gjatë të projekteve të ngjashme ku interesi publik zbehet në sfond të zhvillimeve intensive, të cilat favorizojnë interesat tregtare të ndërtuesve privatë në Tiranë.

Thirrja e Korporatës

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) hapi më 27 nëntor thirrjen “duo, projektim dhe ofertë për investim” për projektin “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, e cila do të presë propozime deri më 26 janar 2026. Thirrja parashikon rikonceptimin e hapësirave të brendshme e të jashtme dhe ndërtimin e një kulle me funksione të kombinuara: hoteleri, shërbime, qendër tregtare, banim.

Privati përfiton 4,760 m² truall publik rreth Pallatit dhe të drejtën për të ngritur deri në 50,000 m² sipërfaqe ndërtimi mbi tokë. Me koeficientin tipik të shfrytëzimit 30-50%, kjo përkthehet në një ndërtesë deri 20 kate, që sipas planimetrisë së zonës ka gjasë të ngrihet në lulishten pas objektit, pranë rrethrrotullimit të rrugës “Papa Gjon Pali II”, pronësia e truallit, që sot shërben si park, iu kalua KISH-së nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në muajin korrik.

Projektuesve u jepet liri të ndërtojnë parking të përbashkët për godinën ekzistuese dhe kullën, ndërsa kushti i vetëm për Pallatin është “ruajtja e elementëve arkitektonikë origjinalë, pa tjetërsuar volumin ekzistues”.

Lexo: Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Ndërhyrjet e kërkuara që në janar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila e administron Pallatin e Kongreseve, përfshijnë mjedise pune për Drejtorinë, ambiente zyrash, konferencash dhe hapësira multifunksionale për evente artistike dhe kulturore.

Edhe pse godina është restauruar dy herë brenda dhjetë vitesh, gjatë vizitës së Papa Françeskut (2014) dhe për Samitin e Berlinit (2024), KISH argumenton në thirrjen e saj se ato nuk mjaftojnë për ta sjellë objektin në standarde bashkëkohore.

Institucioni e justifikon ndërhyrjen me raportet e Institutit të Ndërtimit, që evidentojnë probleme me vërshimin e ujërave në katet nëntokë, ajrin e kondicionuar, hidrosanitaret dhe impiantet teknike.

Proces i mjegullt, vendimmarrje pa transparencë

Sinjalet për një kullë të re u dhanë që më 24 korrik, kur Këshilli Bashkiak miratoi kalimin në administrim të KISH të lulishtes 2,261 m² pas Pallatit të Kongreseve – thuajse gjysma e totalit të truallit që sot po i ofrohet privatit.

Në debatet e asaj seance, shumica socialiste pranoi se nuk kishte asnjë informacion teknik për propozimin. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, deklaroi se nuk e dinte nëse do të ndërtohej ndonjë kullë, nëse do të ndodhnin rikonceptime apo dhe vetë shembje e mundshme e Pallatit të Kongreseve. Megjithatë, vota e kolegëve të saj u dha.

Sikurse raportoi asokohe Citizens.al, thirrja e parë e KISH, publikuar më 1 prill si “Rikonstruksion i Pallatit të Kongreseve”, ishte tërësisht boshe: pa relacione, pa vlerësime, pa planimetri. Kjo qasje ushqeu dyshimet e opozitës se procesi synonte t’i ofronte privatëve truall publik nën idenë e mjegullt të “rikonstruksionit”.

Kështu, kalimi i lulishtes u bë me procedurë të shpejtuar, pa transparencë mbi planet e ndërtimit, pa konsultim publik dhe pa garanci për ruajtjen e hapësirës së gjelbër. Thirrja e KISH e konfirmon hapur modelin e zgjedhur: përmbushjen e interesit privat përpara interesit qytetar, edhe në objekte me vlerë arkitektonike dhe historike për Tiranën.

Qeveria duket se nuk gjen dot para as për rikonstruksionin e një ndërtese historike si “Pallati i Kongreseve”, buxheti për të cilin mund të përballohej lehtësisht pa qenë nevoja të jepet në këmbim asgjë.

Por kjo nuk është hera e parë që qeveria aplikon të njëjtën formulë.

Rastet e ndjekura dhe kritikuara vazhdimisht nga Citizens.al me Stadiumin “Selman Stermasi”; Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, “Bibliotekën Kombëtare“, ish-Agjencinë Telegrafike Shqiptare etj – e theksojnë edhe më tej këtë gjë.

Lexoni gjithashtu:

The post Kullë 20-katëshe te Pallati i Kongreseve appeared first on Citizens.al.

“Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

By: Ela
27 November 2025 at 13:55

Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT. Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave […]

The post “Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj appeared first on BoldNews.al.

Konkursi “Kullat e Vrojtimit”, Jaupaj: Tre projektet fituese të studentëve realitet në parqet kombëtare

26 November 2025 at 22:30

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së bashku me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvilluan sot takimin e parë në kuadër të shpalljes së konkursit kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale & Kolektive”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili e cilësoi këtë konkurs si një nismë që bashkon kreativitetin e të rinjve me misionin për të mbrojtur natyrën.

“Idetë dhe projektet e tyre janë shembulli më i mirë se si imagjinata, shkenca dhe dashuria për mjedisin mund të krijojnë struktura që përçojnë ndjesitë për zonat tona të mbrojtura”, theksoi Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

Jaupaj tha se “nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës e me mbështetjen e UNDP përmes programit EU4Nature, tre projektet fituese të studentëve do të bëhen realitet në parqet tona kombëtare, duke u ofruar edhe një eksperiencë pune pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura si një mundësi e jashtëzakonshme që u jep të rinjve hapësirën për të projektuar, për të mësuar dhe për të ndikuar realisht në mbrojtjen e natyrës sonë”.

Turizmi në zonat e mbrojtura është bërë një ndër shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm në territorin shqiptar, duke sjellë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve vit pas viti.

Zonat e mbrojtura ofrojnë një alternativë të veçantë për turizmin natyror duke promovuar vlerat e peizazhit, biodiversitetit dhe trashëgimisë natyrore. Ky interes gjithnjë në rritje sjell me vete sfida të reja për menaxhimin e këtyre zonave, përfshirë nevojën për krijimin e infrastrukturës minimale që lehtëson aksesin, orientimin dhe përjetimin cilësor të natyrës.

Në këtë kontekst, është identifikuar nevoja për ngritjen e kullave të vrojtimit në pika të zgjedhura të territorit të zonave të mbrojtura, të cilat ofrojnë lehtësira për të përjetuar peizazhin që ofrojnë.

Kullat e Vrojtimit janë struktura të lehta, me ndikim minimal në mjedis, që u mundësojnë vizitorëve të përjetojnë natyrën në mënyrë të sigurt, të orientuar dhe të ndërgjegjshme.

Këto struktura kanë funksion të shumëfishtë: rrisin vlerën turistike të destinacionit dhe  ndihmojnë në monitorimin e biodiversitetit.

/k.s/r.e/

The post Konkursi “Kullat e Vrojtimit”, Jaupaj: Tre projektet fituese të studentëve realitet në parqet kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi i dy qeverive në Romë, Kulla: Të presim si do të reflektohet…

19 November 2025 at 22:56

Ilir Kulla, Drejtor i Qendrës Globale për Krizat, San Marino në një intervistë në emisionin “Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë”, në ABC News, foli për takimin mes dy qeverive në Romës, asaj shqiptare dhe italiane.

Gjatë intervistës, Kulla u shpreh se marrëdhëniet italo-shqiptare në këto 35 vite kanë qenë me ulje e ngritje.

“Italia ka qenë dhe mbetet për mua njëlloj atdheu i dytë. Çështja është që sa efektive do të jetë përtej aspektit të kuruar të imazhit që përcillnin të kryeministrat. Çështja në thelb është çfarë ka. Marrëdhëniet italo-shqiptare, kanë patur ngritjet dhe uljet e veta. Ka një integrim Shqipëri Itali që nuk është pasqyruar në atë nivel institucional që është realisht mes shqiptarëve dhe Italianëve. Faktet janë ato që mbeten në këto 35 vite përmendim investimin e parë serioz për coca colë-n…Për herë të parë flitet që janë bërë disa memorandume bashkëpunimi, për prezencën e grupeve dhe kapitalizmin të madh italiano-shqiptar”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, Kulla tha se në marrëdhëniet mes dy vendet duket se ka ndryshuar diçka, por mbetet ende për t’u parë se sa domethënëse do të jenë.

“Për shumë qeveri shqiptare që nga koha e Berlusconin që ishte i lidhur me Shqipërinë, ka dhe vazhdon të ketë në Shqipëri një nënvleftësim të faktorit italian. Deri tani unë kam parë memorandume bashkëpunimi, është tjetër gjë, jo marrëveshje. Ajo që ditë them është se nga drejtuesit e institucioneve të reja ushtarake në këtë vend, asnjë nuk ka studiuar në Itali. Kryeministri është dashamirës i Italisë, por mjafton të shohësh përbërjen e sotme të qeverisë shqiptare dhe qeverive të tjera që nuk është atje ku duhet të jetë. Sot Tirana është aeroporti i pestë i italianëve…Por ajo që mungon nuk është problemi i diplomacisë, çështja është që ne sot jemi gati një rajon italian. Këtë herë shpresoj të ketë një reflektim real. Sot ka mijëra e mijëra të rinj, dhe ndërmarrjet më të mëdha që i jepnin punë këtu rinisë, ishin ndërmarrjet italiane. Por unë nuk shoh në ushtrinë tonë gjeneralë që janë rritur dhe edukuar në Itali, në policisë tonë ka vetëm një apo dy njerëz dhe janë vendosur në periferi…A do të ketë vullnet këtë do ta shohim, por vullneti është i dyanshëm”, tha ai.

/abcnews.al/

❌
❌