Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore

By: V K
9 December 2025 at 09:34

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen ‘Balluku’.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra.

Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve, çdo deklaratë në lidhje me çështjet e gjyqësorit, është presion politik.

“Ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të Kryeministrit të vendit lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme. Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.

Shoqata rithekson se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë, prandaj pavarësia e pushtetit gjyqësor, arbitrit final për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, përbën një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut dhe, në këtë mënyrë, minon besimin e tij tek këto organe. Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve e si të tillë qëllimi i misionit të tyre nuk është fitimi i pëlqimit të shumicës së publikut apo një pjese të tij, por zbatimi me fanatizëm i vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte. Vendimet gjyqësore mund të jenë të papëlqyeshme për disa subjekte, por kjo nuk i bën ato ilegjitime, pasi sistemi demokratik i qeverisjes vepron brenda kufijve që i përcaktohen nga standardet e shtetit të së drejtës dhe zbatuesit finalë të këtyre standardeve janë gjyqtarët. Në këtë kuadër, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë fton dhe i kërkon secilit zyrtar të lartë të dy pushteteve të tjera që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohet nga çdo sjellje që e cenon atë. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit.

The post Deklaratat e Ramës për Ballukun, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore appeared first on Albeu.com.

Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së 15-vjeçarit në Durrësi: M’u trondit shpirti, mos na i merrni fëmijët

By: V K
5 December 2025 at 14:48

Florina Cani, nëna e Martinit, të miturit i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një vit më parë në Tiranë, ka reaguar e tronditur pas lajmit se ka ndërruar jetë sot 15-vjeçari që u plagos me thikë në Durrës.

Në një reagim për gazetaren Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë dhe të marrin masa.

Këto ngjarje thotë ajo, janë alarm për gjithë shoqërinë.

“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni.

Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë.

Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë”, thuhet në mesazh.

I mituri Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ndërroi jetë.

Ai nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën.

The post Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së 15-vjeçarit në Durrësi: M’u trondit shpirti, mos na i merrni fëmijët appeared first on Albeu.com.

Vdekja e Shpat Kasapit/ Berisha i shpreh ngushëllime familjes së këngëtarit: Nga skena e koncertit fluturoi në qiell, ishte një nga yjet më të shndritshëm të muzikës

By: V K
26 November 2025 at 15:23

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetin social “Facebook”, përmes të cilit shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit të këngëtarit, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, ka shkruar Berisha.

 

 

Këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.

Shpat Kasapi, ka lënë pas djalin e tij, Roel, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

Kush ishte Shpat Kasapi?

I lindur më 1 maj të vitit 1985 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në një familje me traditë muzikore, Shpat Kasapi nisi karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pati prezantime në festivalet për fëmijë, dhe në moshën 13 vjeçare u shpall fitues i festivalit “Bletëzat 98”.

Rreth viteve 2000, ai u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern. Në vitin 2002, mori çmimin e parë në festivalin “Këngët e Stinës” në Tiranë, dhe një vit më vonë do të merrte çmimin e publikut në festivalin “Nota Fest” dhe në “Albafest”, në Shkup.

Ndër hitet më të famshme të tijat janë “A më do”?, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ e shumë të tjera.

Ai bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore dhe publikoi një sër albumesh, prej të cilave mund të përmendim Do te vije nje dite (2004), Pa ty s’jetoj (2005), Kush të ndau prej meje (2006), Medikament(2010) e të tjera.

The post Vdekja e Shpat Kasapit/ Berisha i shpreh ngushëllime familjes së këngëtarit: Nga skena e koncertit fluturoi në qiell, ishte një nga yjet më të shndritshëm të muzikës appeared first on Albeu.com.

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit/ Reagon ish-bashkëshortja: Ndërrove jetë në krahët e mi, nuk prite sa djali të të thoshte babi…

By: V K
26 November 2025 at 11:52

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gruaja e Shpat Kasapit, ka treguar momentet e fundit të këngëtarit, ndërsa ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Selvije Jao, tregon se këngëtari ka ndërruar jetë në krahët e saj.

Postimi:

Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.

The post Vdekja e papritur e Shpat Kasapit/ Reagon ish-bashkëshortja: Ndërrove jetë në krahët e mi, nuk prite sa djali të të thoshte babi… appeared first on Albeu.com.

Ndarja papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapit, reagon Vesa Luma: Na trishtove shumë, dritë pastë shpirti yt

By: V K
26 November 2025 at 10:27

Këngëtarja enjohur Vesa Luma, ka reaguar për ndarjen papritur nga jeta të artistit të famshëm, Shpat Kasapi.

Artistja shprehet se lajmi për vdekjen e tij e trishtoi shumë, duke shtuar se ishte njerëzit më të mirë e pozitiv që ka njohur.

Vesa Luma, i ka shprehur ngushëllimet familjes së këngëtarit të ndjerë, duke shtuar “Dritë pastë shpirti yt”.

“Na trishtove shumeee Shpat.. Ishe nje nga njerezit me te mire e me pozitiv qe kam njohur!

Nje djale fisnik e plot jete, ashtu sic i kishe dhe kenget qe rriten kete brez! Drite paste shpirti yt Ngushellime familjes miqve dhe kolegeve”, shkroi Vesa Luma.

Shpat Kasapi, u shua papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak gjatë qëndrimit në Itali.

The post Ndarja papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapit, reagon Vesa Luma: Na trishtove shumë, dritë pastë shpirti yt appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

By: V K
21 November 2025 at 13:07

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, reagoi për herë të parë, pasi me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, u pezullua nga detyra dhe iu ndalua largimi jashtë vendit.

Rama u shpreh se; “Ne nuk i përgjigjemi një arbitrit të këtyre përmasave me arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë retorike”.

Sipas kreut të qeverisë, me vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun, u cënua pavarësia e ekzekutivit.

“Duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem”, tha Rama.

Edi Rama: Faleminderit për pyetjen dua të them se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndër disa arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë. Këtë epokë të re e ka futuar kjo shumicë me mua në krye.

Sa i takon rastit konkret dua të them tre gjëra:

Pavarësia e gjyqësorit nuk është një manovër politike dhe asnjë eksperiment i përkohshëm, por shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi i ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pakundërshtueshëm, varrosja e pandëshkueshmërisë. Por ka shfaqur edhe dobësitë e një pushteti të ri, fëminor për nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemorkatike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte. Para kushte për cdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur, ‘kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë’.

Këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri dhe në këtë rast zv kryeministri, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart, të një pushteti krejt të ri dhe refleksve antidemokratike.

Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset integruese, që nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie. Por nëse një prokuror dhe gjykatës special, i shkallës së parë kanë vendosur të pezullojnë një ministre.

Duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem.

Ne nuk i përgjigjemi një arbitrit të këtyre përmasave me arbitraritet dhe as do angazhohemi në një betejë retorike.

The post Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama appeared first on Albeu.com.

700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona/ Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që…

By: V K
19 November 2025 at 10:43

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Shabana Mahmood, e cila përmendi “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit pas kërkesave të dështuara për azil, si argument për rifillimin e kthimit të familjeve.

Rama e cilësoi këtë deklaratë “zhgënjyese” dhe kritikoi faktin që një përfaqësuese e qeverisë laburiste po “i bën jehonë retorikës së së djathtës ekstreme populiste”, duke veçuar shqiptarët në një moment kur, sipas tij, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar një nga partneritetet më efektive në Europë për luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Kryeministri kujtoi se falë bashkëpunimit intensiv mes dy vendeve që prej fundit të vitit 2022, mbërritjet e parregullta të shtetasve shqiptarë në Britani janë “pothuajse të zhdukura”, duke theksuar se “kontrolli i migracionit ka funksionuar”.

Ai kritikoi gjithashtu kufizimet e lëvizshmërisë dhe vizave të vendosura nga Londra, duke i cilësuar si “relike të dështimeve të epokës Braverman”, të cilat, sipas tij, dëmtojnë jo vetëm lirinë e lëvizjes, por edhe vetë ekonominë britanike.

Rama nënvizoi se shqiptarët janë “kontribuues neto në ekonominë britanike” dhe se përfitimet që ata marrin nga shteti britanik janë shumë më të ulëta krahasuar me komunitete të tjera.

T’i veçosh vazhdimisht nuk është politikë — është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se Shqipëria mbetet një aleat kyç i Britanisë në çështjet e sigurisë dhe kontrollit të migracionit në Ballkan, dhe se në vend të fajësimit të shqiptarëve, Londra duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

The post 700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona/ Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që… appeared first on Albeu.com.

Sulme personale dhe denigruese/ Akuzat ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Cenohet dinjiteti i magjistratëve, jo presione publike

By: V K
11 November 2025 at 10:48

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar pas publikimeve të fundit në media që lidhen me kandidimin e magjistratit Asim Vokshi, për pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratë, Shoqata teksa i del në mbrojtje gjyqtarit shprehet se disa raportime në media “kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme” dhe janë shndërruar në “sulme personale e denigruese”, të cilat cenojnë dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

“Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë”, theksohet në reagim.

Shoqata e gjyqtarëve deklaron se; “vlerëson rolin e medias në një shoqëri demokratike si garantuese e transparencës dhe llogaridhënies publike, por ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme dhe etike, në respekt të së vërtetës”.

SHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DEKLARATË PUBLIKE

Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit.

Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike. Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cënimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve.

Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik.

Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske.

Ritheksojmë se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi.

Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë.

Tiranë, më 10 nëntor 2025

Në emër të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

Z.Engert Pëllumbi

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

The post Sulme personale dhe denigruese/ Akuzat ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Cenohet dinjiteti i magjistratëve, jo presione publike appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri Rama reagon pas rezultatit

By: V K
10 November 2025 at 10:34

Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, Kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke përgëzuar Partinë Socialiste për fitoren në pesë bashki.

Sipas Kryeministrit Rama, pesë fitore në pesë bashki janë edhe pesë arsye për të falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë së opozitës, motit me shi gjatë ditës së djeshme dhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk stimulojnë gjithmonë pjesëmarrjen.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

5 bashki

5 fitore

dhe 5 arsye më shumë

për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri Rama reagon pas rezultatit appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon kryeministri Rama: Lamtumirë kryetar!

By: V K
31 October 2025 at 15:17

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nanos.

Nano ishte shtruar në një spital privat prej 8 tetorit, ndërsa kishte pësuar arrest kardiocirkulator.

Fatos Nano, 73-vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte themelues i PS-së.

 

The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon kryeministri Rama: Lamtumirë kryetar! appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare

By: V K
31 October 2025 at 15:04

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Braçe shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e Nanos, duke e cilësuar atë si njeriun që ribëri të majtën shqiptare.

“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!”, shkruan Braçe.

Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, ka drejtuar disa herë qeverinë dhe ka qenë themelues e udhëheqës i Partisë Socialiste për më shumë se një dekadë.

The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare appeared first on Albeu.com.

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, reagon Berisha: Shqipëria, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në BE

By: V K
13 October 2025 at 13:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë, pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Berisha e ka cilësuar këtë vizitë si të rëndësishme dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

Megjithatë, Berisha u shpreh kritik ndaj qeverisë, duke theksuar se Shqipëria aktualisht nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrim përveç atij gjeostrategjik dhe politikës së jashtme.

“Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera”, tha Berisha ne konference me gazetaret.

Deklarata:

Në fakt sot është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë.

Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj.

Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë.

Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve.

Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE.

Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi.

The post Vizita e Von der Leyen në Tiranë, reagon Berisha: Shqipëria, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në BE appeared first on Albeu.com.

U aludua për vdekjen e tij në rrjetet sociale, reagon fituesi i dy Championsve me Barcelonën

By: V K
15 September 2025 at 15:02

Në orët e fundit, lajmi për vdekjen e supozuar të Erik Abidal, ka qarkulluar në mediat sociale. Sipas thashethemeve të përhapura veçanërisht në rrjetin social “X” , ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i ekipit kombëtar të Francës vdiq për shkak të komplikimeve nga një transplant i dytë i mëlçisë, pasojë e betejës së tij të gjatë me kancerin.

Lajmi, megjithatë, rezultoi të ishte krejtësisht i pabazuar dhe u mohua nga vetë Abidal. Përmes një story të postuar në profilin e tij në Instagram, qetësoi të gjithë tifozët e tij dhe ata që e njohin.

“Disa thashetheme nuk duhet të ekzistojnë kurrë. Unë jam këtu, me familjen time, dhe gjithçka është mirë. Respekti është themelor, pas kësaj qëndron një familje dhe fëmijët e mi. Për të qenë i qartë, jam mirë, gjallë dhe me shëndet të mirë. Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet tuaja shqetësuese. Le të përqendrohemi në atë që ka vërtet rëndësi”, shkruan ai.

Fjalët e Abidalit i dhanë fund një vale spekulimesh që kishin shkaktuar shpejt shqetësim midis tifozëve dhe entuziastëve të futbollit. Francezi është përballur me kohë të vështira të lidhura me sëmundje në të kaluarën, duke u bërë një simbol i qëndrueshmërisë dhe guximit.

Me këtë rast, ai donte të riafirmonte forcën e tij, duke kërkuar respekt dhe duke i nxitur të gjithë të shmangin përhapjen e lajmeve të rreme dhe të dëmshme.

The post U aludua për vdekjen e tij në rrjetet sociale, reagon fituesi i dy Championsve me Barcelonën appeared first on Albeu.com.

Berisha reagon për atentatin me dy viktima: Shkodra në mëshirën e krimit, qytetin po e sundojnë bandat

By: V K
8 September 2025 at 12:39

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Berisha shkruan se autori i vrasjeve, ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim.

Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit.

Reagimi i Sali Berishës:

Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë.

Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.

The post Berisha reagon për atentatin me dy viktima: Shkodra në mëshirën e krimit, qytetin po e sundojnë bandat appeared first on Albeu.com.

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon kryebashkiaku Benet Beci: Ngjarja duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit, qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla

By: V K
8 September 2025 at 11:46

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, lidhur me atentatin e rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës.

Teksa shpreh tronditjen për ngjarjen, Beci kërkoi ndëshkim të ashpër ligjor për autorët.

Reagimi:

“Të dashur qytetarë, ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit. Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla”, shkruan Benet Beci në Facebook.

Në atentatin në Shkodër, u vranë me automatik, Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja,  (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi).

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi Erogen Vaso (Brajoviç), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja Meri Kaceri., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

The post Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon kryebashkiaku Benet Beci: Ngjarja duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit, qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla appeared first on Albeu.com.

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

By: V K
17 August 2025 at 12:21

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë.

Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale, për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe familja e Martin Canit, ku një deklaratë për mediat thekson se djali i tyre, Martini, ashtu si edhe bashkëmoshatari i tij, 14-vjeçari në Maliq, nuk u vranë nga rrjetet sociale, por nga mungesa e theksuar e sigurisë, papërgjegjësia institucionale dhe dështimi i sistemit që duhet të mbrojë fëmijët.

“Mbyllja e TikTok-ut nuk ishte zgjidhje, por një pretekst politik”, thuhet në deklaratë.

Familja ngre shqetësimin se përpjekjet e qeverisë janë më shumë simbolike sesa efektive dhe se vendimet e fundit, si bllokimi i një aplikacioni, nuk adresojnë thelbin e problemit.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga një sistem që nuk funksionon, nga një realitet ku fëmijët nuk ndihen të sigurt as në shkollë, as në rrugë, as në komunitet”, vazhdon deklarata.

Familja Cani, kërkon masa konkrete dhe të menjëhershme: rritjen e sigurisë në shkolla, angazhim më të madh të komunitetit dhe prindërve, si dhe fuqizimin e sistemit të shëndetësisë mendore dhe sociale për të identifikuar dhe parandaluar raste të tilla përpara se të shndërrohen në tragjedi.

“Nëse dje ishte fajtor TikTok-u, sot kush është radhës? Snapchat? Instagrami? Apo do të gjejmë një tjetër justifikim për të shmangur përgjegjësinë reale”?, ngre pyetjen me familja.

Në fund të deklaratës, ata shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit të vrarë dhe bëjnë thirrje për drejtësi dhe ndryshim të vërtetë: “Asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj”.

Deklarata e plotë:

“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?

Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.

Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.

Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.

Familja Cani!”.

The post Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët appeared first on Albeu.com.

Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë

By: V K
16 August 2025 at 12:34

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar indiferencën e policisë së shtetit ndaj ndërtimeve pa leje që po kryhen në Tiranë.

Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, tha se një prej këtyre rasteve është objekti në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’.

Vangjeli tha se ky rast u denoncua nga qytetarët pranë PD-së, përmes fotove që tregojnë mungesën e reagimit të policisë së shtetit, megjithëse janë njoftuar nga qytetarët.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë. Sipas informacioneve të tyre, objekti ndodhet në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’.

Këto pamje të siguruara nga banorët tregojnë qartë ndërtimin e paligjshëm.

Ata shprehen se kanë njoftuar disa herë Policinë e Shtetit, por nuk ka pasur asnjë reagim.

E njëjta situatë përsëritet edhe me strukturat kryesore inspektuese në nivel kombëtar për evidentimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilave u është bërë me dije shkelja, por pa asnjë ndërhyrje nga ana e tyre.

Sipas qytetarëve, zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të verifikojnë situatën dhe veprojnë menjëherë, në mënyrë që të ndalohen abuzimet dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa mbrojtje për shkelësit.

 

 

Sipas qytetarëve, zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të verifikojnë situatën dhe veprojnë menjëherë, në mënyrë që të ndalohen abuzimet dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa mbrojtje për shkelësit.

The post Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj News24/ Reagon Ilir Meta: Akt kriminal i regjimit të “Ramaduros”

By: V K
9 August 2025 at 15:21

Ditën e sotme, policia rrethoi godinën e televizionit News24, duke ndaluar hyrjen e gazetarëve, pasi godina rezulton pronë shtetërore dhe do të përdoret për prodhimin e armëve.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar nga qelia Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i cili e quan “një akt kriminal të regjimit të “Ramaduros”.

“Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.

Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.

U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar”, shkruan Meta.

The post Sulmi ndaj News24/ Reagon Ilir Meta: Akt kriminal i regjimit të “Ramaduros” appeared first on Albeu.com.

Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033

By: V K
9 August 2025 at 12:52

Pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, ka reaguar  shoqëria “Panorama Group” sh.a.        Në reagim thuhet se “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033.

Në reagim gjithashtu, theksohet se çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Shoqëria “Panorama Group” sh.a. shton se; ambientet janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga Ardi Veliu-shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur, sipas tyre, të drejtat kontraktuale dhe ligjore.

Sipas deklaratës, vendimi i Këshillit të Ministrave nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Gjithashtu, “Panorama Group” sh.a. thotë se ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët të hyjnë në ambientet e tyre të punës.

““Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

“Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.

“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.

The post Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033 appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias!

By: V K
9 August 2025 at 11:24

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj medias News24.

Pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24 nga autoritetet, lideri demokrat Berisha, ka reaguar ashpër duke u shprehur; “Regjimi ndërpret sinjalin e News24, sulm ndaj lirisë së medias”.

 

 

The post Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias! appeared first on Albeu.com.

❌
❌