Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive

21 December 2025 at 13:49

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Ismet Bellova duke vlerësuar figurën e tij si një prej zërave më emblematikë, themelues i gazetarisë sportive në Shqipëri dhe njeri i mirë.

“Me zërin e tij karakteristik dhe fjalorin e kulluar shqip, Ismet Bellova për 70 vjet ka komentuar ngjarjet më të rëndësishme sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit”, thuhet në njoftimin e KOKSH.

Po ashtu, vlerësohet se kontributi i tij në sportin shqiptar, jo vetëm si gazetar, por edhe si drejtues i Olimpikut Special, kanë lënë gjurmë të rëndësishme

“Në emër të Presidentit të KOKSH, Fidel Ylli dhe Komitetit Olimpik KOmbëtar, i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërme. Pusho në paqe Mjeshtët i Madh”, përfundon reagimi i KOKSH.

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova mbetet një nga figurat më të spikatura të komentimit sportiv në Shqipëri, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta vlerësimi dhe respekti në botën e sportit.

/gj.m/j.p/

The post KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta komentatori legjendar sportiv, Ismet Bellova

21 December 2025 at 08:59

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, për t’iu përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik dhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, në vitin 1948, kur u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo–Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, Bellova u nderua me tituj dhe dekorata të shumta, mes tyre: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së tij u vlerësua me një sërë çmimesh prestigjioze. Në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive. Ai mori Çmimin e Karrierës në RTSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe “Mikrofonin e Artë”.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës përbën një humbje të madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën ndër vite dhe në historinë e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.

/gj.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta komentatori legjendar sportiv, Ismet Bellova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

By: armand
31 October 2025 at 16:24

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Ai vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, […]

The post Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike

31 October 2025 at 15:17

“Institucioni i dorëheqjes,” shkroi në një rast në vitin 2011 shkrimtari Ismail Kadare, “në shtetin shqiptar është themeluar nga Ismail Qemali.” Kadare iu referua në këtë mënyrë vendimit të themeluesit të shtetit të sotëm shqiptar më 1913 për të dhënë dorëheqjen si kryetar dhe për t’i hapur rrugën zbatimit të vendimit të Fuqive të Mëdha […]

The post Ndahet nga jeta Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike appeared first on Reporter.al.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare

By: V K
31 October 2025 at 15:04

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Braçe shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e Nanos, duke e cilësuar atë si njeriun që ribëri të majtën shqiptare.

“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!”, shkruan Braçe.

Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, ka drejtuar disa herë qeverinë dhe ka qenë themelues e udhëheqës i Partisë Socialiste për më shumë se një dekadë.

The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

By: Iconstyle
31 October 2025 at 14:53

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare.

Prej disa kohësh ai ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.

Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet dhe kulmin e karrierës së tij përpara se të rrëzohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, nën varësinë e ish-gruas së diktatorit, Nexhimije Hoxha.

Ai ishte pjesë aktive e zhvillimeve të vrullshme politike që ndodhën në Shqipëri si edhe në çdo vend tjetër të bllokut të Lindjes.

E shpejtë ishte edhe ngritja e tij në detyrë. Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua në zyrën e Prokurorit,[21] dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg.

Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin: në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.

Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normaltitet në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale.

E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite.

U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani.

Jeta e tij familjare ka qenë e trazuar po aq sa ajo politike. Fillimisht konsumoi një martesë 25 vjeçare me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.

Në vitin 2002, pak muaj pas divorcit ai njoftoi martesën me Xhoanën.

I konsideruar si figurë liberale brenda të majtës shqiptare ai e shndërroi PS-në nga një parti bolshevike në një formacion të së majtës progresive.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.

The post Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano appeared first on iconstyle.al.

Zjarri tragjik në Maliq, ndërron jetë edhe 6 vjeçarja

24 October 2025 at 20:56

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Gjashtë vjeçarja e djegur nga zjarri në shtëpinë e saj në Maliq ka ndërruar jetë sot në QSUT.

Vajza 6-vjeçare, e cila ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës,  pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq, raportojnë mediet.

Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllai 13-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre 40-vjeçarja pikasi tymin e zjarrit dhe mundi të nxirrte fëmijët, ndërsa vetë mbeti e vdekur në banesë.

13-vjeçari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën kurse 6-vjeçarja kishte të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua  në QSUT në Tiranë.

E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe u intubua në reanimacion, por nuk mundi t’ia dalë, duke qenë viktima e tretë në familje.

/gj.m/a.f/

The post Zjarri tragjik në Maliq, ndërron jetë edhe 6 vjeçarja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta

19 September 2025 at 18:38

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Abdi Baleta, një nga figurat e para të pluralizmit politik në Shqipëri dhe ish-diplomat i karrierës, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Politikan, diplomat dhe akademik Baleta ishte edhe themelues i Partisë Demokratike.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941 studioi për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA. Kreu detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

/gj.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane, shuhet në moshën 89-vjeçare

By: gaze tare
16 September 2025 at 15:26

Robert Redford, një nga figurat më ikonike të historisë së kinemasë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore. Aktori, regjisor dhe producenti i njohur u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Utah, siç konfirmoi publicisti i tij.

Redford u bë i famshëm në vitet ’60 dhe ’70 me filma të paharrueshëm si Butch Cassidy and the Sundance Kid, The Sting, The Way We Were dhe All the President’s Men. Me sharmin e tij të veçantë dhe përkushtimin ndaj cilësisë kinematografike, ai u shndërrua në një nga figurat më të dashura të ekranit të madh.

Përveç karrierës si aktor, ai shkëlqeu edhe pas kamerës. Debutoi si regjisor me filmin Ordinary People në vitin 1980, i cili fitoi katër çmime Oscar, përfshirë atë për regjisorin më të mirë. Në vitin 1981, themeloi Sundance Film Festival, duke u bërë një nxitës i madh i kinemasë së pavarur dhe një mbështetës i talenteve të rinj në industrinë e filmit.

Aktiv në çështje sociale dhe mjedisore, Redford ishte zëri i ndërgjegjes në Hollivud, duke përdorur famën për të nxitur ndryshime pozitive.

Me humbjen e tij, kinemaja botërore humbi jo vetëm një yll, por një njeri që e ndryshoi përfundimisht rrjedhën e saj. Robert Redford mbetet një emër i përjetshëm në historinë e artit dhe kulturës botërore.

The post Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane, shuhet në moshën 89-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

6 September 2025 at 11:18

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Studiuesi i shquar i etnografisë shqiptare, dr. Agim Bido është ndarë dje nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Akademia e Shkencave bëri të ditur se dr. Agim Bido (1956-2025), etnograf, ish-punonjës kërkimor shkencor i Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundoi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.

Agim Bido ishte studiues dhe etnograf i shquar shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

Autor i veprës së rëndësishme “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991), Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare për të cilën ai është shprehur se Xhubleta shqiptare, është enciklopedi kulturore e gjallë.

Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s.

Trashëgimia kërkimore shkencore e dr. Bidos, përveç monografive përfshin mbi treqind shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur një thesar i pazëvendësueshëm në këtë fushë.

Jeta, puna dhe pasioni i dr. Bidos për historinë, artin popullor dhe etnografinë shqiptare do të mbeten një udhërrëfyes i çmuar për studiuesit dhe brezat që vijnë.

Akademia e Shkencave, Instituti i Antropologjisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët si dhe për botën akademike shqiptare.

/m.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i serenatave korçare, Astrit Koçibelli

By: armand
5 September 2025 at 20:34

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Lamtumirë Astrit Koçibelli.Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin […]

The post Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i serenatave korçare, Astrit Koçibelli appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ish-ambasadori Arvizu: Ti me të vërtetë dëgjoje

24 August 2025 at 16:50

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, reagoi sot me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Në një postim në rrjetet sociale, Arvizu shpreh dhimbjen për humbjen e një figure që, sipas tij, kishte aftësinë e rrallë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të kuptuar thellë zhvillimet në shoqëri.

“‘Zheji i Madh’, ti dije të dëgjoje. U prehsh në paqe,” u shpreh Arvizu në postim.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Mesazhi i plotë:

I dashur Artur,

Së pari, i jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët që më dha një zë në këtë moment të ndjeshëm, pasi nuk mund të jem në Shqipëri për t’u ndarë me ty personalisht.

Gjatë këtyre dy ditëve ditëve të fundit kam parë qindra—madje mijëra—lamtumira të përzemërta nga njerëz që të kanë njohur dhe dashur. Atyre me siguri do t’u mungosh. Ka pasur kaq shumë mesazhe prekëse, shpesh të përmbledhura në një fjalë të vetme: Ngushëllime. RIP. Lamtumirë.

Edhe unë ndiej trishtim. Kanë kaluar disa vite që kur u takuam për herë të fundit, bashkë me disa miq të dashur shqiptarë. Të tre ju ishit/jeni gazetarë profesionistë. Njerëz të mirë.

Më mungon Gazeta Mapo. E di që ti arrite shumë gjëra të tjera në jetën dhe karrierën tënde, por ajo ishte një gazetë e mirë—që ia vlen të kujtohet.

Gjatë katër viteve kur isha mysafir në vendin tuaj, takova kaq shumë shqiptarë të jashtëzakonshëm. Me disa prej tyre vazhdoj të jem ende në kontakt, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh që u largova. Miqësitë që fitova dhe kujtimet që mora me vete do të zgjasin gjithë jetën.

Gjatë atyre viteve njoha shumë gazetarë dhe politikanë. Disa ishin miq të vërtetë, si ti. Shumë të tjerë ishin “të ashtuquajtur miq”, secili me agjendën e vet. Kjo është diçka që ndodh shpesh.

Në politikë, ashtu si në diplomaci, shpesh është e vështirë të shmangësh cinizmin. Ti gjete kohë për të më ndihmuar të kuptoja disa të vërteta të ftohta e të ashpra mbi jetën dhe politikën shqiptare—se si luhet loja. Sigurisht që bëra disa gabime, por ti u përpoqe të më bëje të kuptoja gjërat që më duheshin për ta kryer punën time më mirë.

Ajo që vlerësova më shumë ishte se ti me të vërtetë dëgjoje. Bëje përpjekje të sinqerta për të kuptuar pse unë po përpiqesha të thosha ose të bëja diçka, dhe e bëje këtë pa gjykim. Për këtë, jam thellësisht mirënjohës.

Nuk do ta harroj kurrë atë takim të fundit, kur të përshëndeta duke të thënë: “Zheji i Madh!” Qeshëm të dy—dhe ti e kuptove menjëherë se çfarë kisha parasysh.

Herën tjetër kur të vizitoj vendin e takimit tonë të fundit, do të mendoj për ty.

Deri atëherë, paqe dhe bekime për të gjithë ne.

Alex Arvizu

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ish-ambasadori Arvizu: Ti me të vërtetë dëgjoje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

By: Ardit
24 August 2025 at 16:02

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeç. Lajmi i vdekjes u konfirmua nga familja dhe miku i tij Frank J. Reilly, i cili e përshkroi Adlerin si “aktorin e madh” dhe kujtoi se ai filloi të aktronte […]

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 August 2025 at 14:57

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, policia jep detaje: Shfaqi probleme shëndetësore në një restorant

By: Ardit
23 August 2025 at 17:38

Policia e Sarandës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji, i cili ndërroi jetën ditën e sotme. Policia bën me dije se Zheji shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant. Ndërsa në njoftim theksohet se gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, gazetari ka ndërruar jetë. “Sarandë/ Infomacion paraprak […]

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, policia jep detaje: Shfaqi probleme shëndetësore në një restorant appeared first on BoldNews.al.

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

By: Ardit
23 August 2025 at 16:58

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e medias, teksa gazetari dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë. Mediat shkruajnë se Zheji ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në qytetin e Sarandës. U raportua se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën […]

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi

TIRANË, 17, gusht /ATSH/ Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Zija Grapshi, i cili njihej nga publiku si “gjyshi i përrallave”.

Ai lindi në Gjirokastër dhe përfundoi Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1952.

Grapshi nisi karrierën e tij artistike në vitin 1949 në grupin filodramatik pranë Radio Tiranës. Gjatë viteve interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite. Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Zëri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, me aftësitë imituese, kujdesi për të qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët, kanë qenë disa nga cilësitë e tij interpretative më të zëshme në krijimin e figurave.

Më së shumti u bë i njohur dhe i dashur si aktor i Teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe dha kontributin më të madh.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe përkrahja e artit të kukullave e bëri atë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar.

The post Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian

By: armand
16 August 2025 at 21:48

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Pippo Baudo, një nga figurat më të dashura dhe më të rëndësishme të televizionit italian. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë familjes dhe nga avokati i tij historik dhe mik i ngushtë, Giorgio Assumma. Baudo ka qenë mjaft i njohur dhe i ndjekur edhe në Shqipëri, ku emisionet […]

The post Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian appeared first on BoldNews.al.

U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku

By: M C
14 August 2025 at 23:11

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik.

Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj.

Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.

“Jeta dhe tregimi i Saimir Malokut janë dëshmi të gjalla të mizorisë dhe dhunës së diktaturës komuniste. Ai përfaqëson rezistencën dhe guximin e shqiptarëve për liri dhe dinjitet” shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë.

Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i shquar, një inxhinier i talentuar dhe një qytetar që luftoi për lirinë e medias dhe të qytetarëve gjatë një periudhe të errët të historisë shqiptare.

Reagimi i plote i Besim Ndregjonit

U SHUA INGJ. SAJMIR MALOKU, ISH-I BURGOSUR POLITIK BURREL-SPAÇ!

U nda nga ne bashkëvuajtësit e tij, nga Tirana e dashur, tiranasi inxhinier Sajmir Maloku, ai që i solli Tiranës me shpikjen e tij Kanaçen, kur qytetarët e Tiranës shihnin kanalet televizive italiane! U shua studenti që mbaroi me medalje ari arsimin e lartë, inxhinieri i talentuar që e nisi jetën e tij me dije dhe në fund regjimi diktatorial e burgosi në Burrel dhe Spaç! Tirana ka një intelektual më pak, një qendrestar antikomunist më pak, një tiranas të mirë e të ditur më pak! Ai që u printe para bashkëvuajtësve të vet në shkurt të ’91 në rrëzimin e monumentit të diktatorit!

Saimir Maloku sot përbën një dëshmi të gjallë të vuajtjes dhe mbijetesës në ferrin komunist shqiptar. Maloku, me ekzistencën dhe tregimin e ferrit të tij, përpiqet të na rrëfejë e dëshmojë mizorinë e komunizmit, pashpirtmërinë, ligësinë, çmendurinë, paligjshmërinë e sistemit, torturën e dhunën dhe mbi të gjitha ashpërsinë e egërsinë deri në kafshëri të sistemit komunist që tmerroi shqiptarët për 50 vjet.

Saimir Maloku u akuzua prej regjimit komunist si spiun i 17 vendeve kapitaliste dhe agjent i anglezëve në veçanti. Me profesion inxhinier elektronik në ushtri, Saimir Maloku u përndoq, u hetua, u shantazhua nga 120 spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 9 hetues të regjimit. Saimir Maloku vuajti 9 vjet në burgjet më të egra dhe më të frikshme të diktaturës.

Përveç dënimit, Maloku familjarisht vuajti po kaq vite survejim, gjurmim, përgjime dhe inskenime nga Sigurimi i Shtetit, bisha e tmerrshme që mbante në këmbë diktaturën staliniste nëpërmjet frikës, panikut, përndjekjes, dhunës, arrestimeve dhe tmerrit që ajo shkaktonte ngado. Pas gjyqit të fals, Saimir Maloku u mbajt për 200 ditë nën tokë, nën ujë e baltë, i fshehur prej komunistëve, në një kohë që familja e kërkonte në të gjitha burgjet e Shqipërisë.

Saimir Maloku u burgos për 9 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës për shkak të shpikjes së një pajisjeje Kanoçe që shërbente si antenë televizioni për të parë stacione të huaja, për të cilat komunizmi i ndalonte rreptësisht. Në komunizëm duhej parë dhe ndjekur vetëm ato që thoshte Partia e Punës. Çdo tentativë tjetër të dërgonte direkt në burg. Nëse nuk i bindeshe partisë, ishe armiku më i poshtër i klasës dhe pushtetit, partisë e popullit.

Komunizmi kontrollonte gjithçka e çdo gjë, deri edhe te shijet e njerëzve. Gjithçka që nuk mirtohej nga partia-shtet shpallej e ndaluar, e rrezikshme dhe e dënueshme. Bashkëvuajtës të Saimir Malokut ishin Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi, Imzot Frano Ilia, Dom Ndoc Sahatçija, Kardinal Ernest Simoni, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikollë Mazreku etj. Dëshmi persekutimi në ferrin komunist si e Saimir Malokut e shumë shqiptarëve që vuajtën padrejtësisht janë pasqyrë e errët e tmerrit diktatorial.

Nxjerrja në dritë e kësaj errësire makabre është një çlirim jo vetëm për shpirtin e atyre që vdiqën, por edhe të atyre që qëndruan heroikisht si Saimir Maloku e mijëra bashkëvuajtës të kohës!

Lamtumirë mik, bashkëvuajtës qendrestar, Sajmiri ynë!

Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë

The post U burgos padrejtësisht nga regjimi komunist, ndërron jetë inxhinieri Saimir Maloku appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e kryeinspektor Gazmen Metës, Manja: Punonjës i devotshëm, mik i çmuar për kolegët

12 August 2025 at 18:21

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryeinspektor Gazmen Nazmi Metës.

“Sot, Policia e Burgjeve ka një Kryeinspektor më pak… Si pasojë e një arresti kardiak, u nda nga jeta një punonjës i devotshëm, korrekt dhe një mik i çmuar për kolegët: Kryeinspektor Gazmen Nazmi Meta, i cili këtë gradë e mori me meritë vetëm dje”, theksoi Manja.

“Që nga viti 2014, Gazmeni shërbeu për 11 vite me përkushtim pranë IEVP “Ali Demi” si punonjës i rolit bazë, duke u bërë shembull i ndershmërisë, korrektësisë dhe dashurisë për detyrën”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Ministri Manja nënvizoi se, bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël të Gazmenit do të jenë gjithmonë nën kujdesin dhe mbështetjen e institucionit.

“Në këto çaste të rënda për familjen dhe kolegët e tij, si Ministër i Drejtësisë siguroj se bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël të Gazmenit do të jenë gjithmonë nën kujdesin dhe mbështetjen e institucionit tonë. U prehsh në paqe, Gazmen! Mirënjohje e përjetshme për shërbimin dhe kontributin tënd për sistemin e burgjeve në Shqipëri”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Ndarja nga jeta e kryeinspektor Gazmen Metës, Manja: Punonjës i devotshëm, mik i çmuar për kolegët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌