Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosova zgjedh për herë të parë një grua në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve!

By: armand
19 December 2025 at 18:56

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën. Gjatë mbledhjes më 19 dhjetor, ASHAK zgjodhi edhe kryesinë e saj, ku Fejzullah Krasniqi u zgjodh nënkryetar, ndërkaq Bardh […]

The post Kosova zgjedh për herë të parë një grua në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve! appeared first on BoldNews.al.

Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike, diskutohen mes kërkuesve shkencor dhe përfaqësuesve të institucioneve

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/- Njësia e Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Fakultetin Gjeologji Miniera, Tiranë dhe Universitetin e Mitrovicës kanë organizuar Konferencën e parë kombëtare, “Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike”.

Kjo konferencës e cila nisi punimet një ditë më parë në Tiranë, mblodhi bashkë profesorë dhe kërkues shkencorë, përfaqësues të 21 institucioneve shtetërore, arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, si dhe përfaqësues të sektorit privat nga Shqipëria, Kosova, dhe vende të tjera të Europës dhe u drejtua nga akademiku Rrapo Ormëni, drejtues i Njësisë së Gjeoshkencave dhe Gerta Lubonja, drejtoreshë e Entit Rregullator të Ujit.

Ormëni vlerësoi bashkëpunimin me grupin kërkimor “Gjeorreziqet” dhe me grupin kërkimor “Hidrogjeologji” brenda Njësisë së Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive, si dhe bashkëpunimet me komisione e njësi të tjera pranë Akademisë së Shkencave e institucioneve kërkimore në Shqipëri, Kosovë, Austri, Itali etj.

Ai vuri në dukje se tematika specifike e rreziqeve gjeologjike dhe hidrogjeologjike ka marrë një vëmendje të veçantë në kërkimin shkencor, në politikat publike dhe në ndërgjegjësimin shoqëror, falë punës së ekspertëve të njohur në fushat e gjeologjisë, hidrogjeologjisë, inxhinierisë, arkeologjisë dhe gjeoinformacionit apo kompanive që operojnë në sektorët gjeoteknikë, ndërtimor, gjeofizik dhe mjedisor, duke sjellë aspektin praktik dhe aplikativ të dijes shkencore.

“Shqipëria është një laborator natyror i gjerë gjeologjik dhe hidrogjeologjik – një vend ku bukuria natyrore bashkëjeton me rreziqe të shumta gjeodinamike. Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike nuk janë thjesht fenomene natyrore, por sfida ndërdisiplinore që kërkojnë vizion, koordinim dhe përgjegjësi”,- tha akademiku Ormëni.

Skënder Sallahi, drejtor i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës dhe  Gerta Lubonja theksuan emergjencën ndaj rreziqeve të frenimeve gjeologjike dhe natyrore dhe shprehën gatishmërinë për kontribute dhe bashkëpunime të mëtejshme për të ndërtuar strategji të përbashkëta për të ulur cenueshmërinë dhe për të rritur mbrojtjen ndaj rreziqeve, si dhe për të integruar në politikat institucionale praktikat më të mira europiane.

Seanca plenare u hap nga Christoph Hauer, Universiteti BOKU i Vjenës  Austri, i cili paraqiti punimin shkencor me temën: Rëndësia e marrjes në konsideratë të proceseve morfodinamike në analizën e rrezikut nga përmbytjet.

Gjatë Konferencës u zhvilluan katër sesione tematike: rreziqet gjeologjike (tërmetet, rrëshqitjet, fundosjet, errozioni dhe rreziqet nga aktivitetet minerare); prezantimi i temave në poster dhe ekspozita teknologjike; rreziqet hidrogjeologjike dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike; gjeoarkeologjia (ndërthurja e gjeoshkencave me arkeologjinë).

Në 30 punimet shkencore, që u prezantuan në kuadër të kësaj konference, u analizuan situatat aktuale të rreziqeve gjeologjike dhe hidrogjeologjike në vend nëpërmjet praktikave bashkëkohore të monitorimit e menaxhimit, si dhe u prezantuan gjetjet e reja kërkimore, me synim nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërdisiplinor dhe ndërgjegjësimin publik e institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.

Ndërsa dita e sotme e Konferecës do t’i kushtohet një vizite në terren për të kuptuar nga afër rolin e gjeoinxhinierive dhe gjeoshkencave në fushën e gjeo-hidrorreziqeve, ku si rast ilustrimi do të shërbejë vizita në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.

The post Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike, diskutohen mes kërkuesve shkencor dhe përfaqësuesve të institucioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfaqësuesit e 15 akademive shkencore evropiane, takim vjetor në Tiranë

22 October 2025 at 12:53

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Për herë të parë në Shqipëri u mbajt takimi vjetor i Grupit Evropian të Këshillit Ndërkombëtar të Shkencës (ISC).

Ky ishte takimi i 8-të vjetor i përfaqësuesve të akademive dhe institucioneve të tjera kërkimore shkencore evropiane, në kuadër të Grupit Evropian të Këshillit Ndërkombëtar të Shkencës (ISC) ku Akademia e Shkencave e Shqipërisë është anëtare prej vitit 2009.

Akad. Tarmo Soomere, kryetar i Grupit ISC Europe, anëtar i Akademisë së Shkencave të Estonisë, në hapje të takimit falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që mikpriti këtë organizim.

Ai tha se qëllimi kryesor i Këshillit të Shkencës është të shprehë dhe të përcjellë zërin e shkencëtarëve në çështjet që kanë të bëjnë me mirëqenien publike globale. I mbështetur nga anëtarët e tij dhe organizata të shumta partnere ndërkombëtare, Këshilli merr pjesë në formësimin e politikës ndërkombëtare të kërkimit dhe promovon ofrimin e këshillave shkencore dhe hartimin e politikave të bazuara në njohuri shkencore.

Si rrallëherë, pas samitit të akademive të rajonit e më gjerë në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvilluar tre vjet më parë, mblidhen në këtë sallë të ASHSH, përfaqësues të mbi 15 akademive.

Në emër të Kryesisë, fjalën përshëndetëse e mbajti akad. Anila Hoda, sekretare shkencore e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akad. Hoda vuri në dukje se ky organizim është një mundësi e vyer për shkëmbim përvoje e për forcimin e bashkëpunimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me akademitë simotra, duke ndihmuar në afrimin e komunitetit shkencor shqiptar me atë europian në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe globalizimit.

Takimin e përshëndetën dr. Robert Dumi, drejtor i Programeve Ndërkombëtare pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI); prof. dr. Ilir Kapaj, zëvendësrektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës; prof. dr. Anila Paparisto, zëvendësrektore për anën kërkimore-shkencore Universiteti i Tiranës; prof. dr. Belfjore Qose, kryetare e Akademisë së Rinjve ASHSH; prof. Suela Këlliçi, zëvendësrektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë; dr. Redion Luli, drejtor i shkollës së doktoraturës në Universitetin Mesdhetar, të cilët e vlerësuan veprimtarinë si një urë komunikimi mes komunitetit shkencor shqiptar me atë europian.

Në takimin e grupit evropian të ISC-së në Tiranë u paraqitën punime shkencore, lidhur me historinë e shkencës në Europë dhe lirinë shkencore, si dhe përballja me sfidat e ndryshimeve mjedisore, klimatike dhe teknologjike.

Pjesëmarrësit u përfshinë në debate shkencore, ku u trajtuan sfidat e shkencës, si një e mirë publike globale, me vëmendje në vendet me burime të pakta, roli i teknologjive digjitale, si tendencat që janë intensifikuar vitet e fundit në papajtueshmëri me shkencën, që në thelb është e hapur për ide të reja.

Dita e dytë vijoi me një takim pune vetëm me anëtarët e ISC-së nën drejtimin e akad. Tarmo Soomere.

Veprimtaria u mbyll me diskutime për dokumentin “Liria shkencore” dhe vërejtje e sugjerime nga përfaqësuesit e organizatave anëtare të ISC-së Evropiane. /j.p/

The post Përfaqësuesit e 15 akademive shkencore evropiane, takim vjetor në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave, në konferencën shkencore të Procesit të Berlinit

22 October 2025 at 12:45

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, u mbajt Konferenca e 9-të e Përbashkët Shkencore në kuadër të Procesit të Berlinit 2025.

Tema e edicionit të këtij viti ishte: “Shkenca nën presion – sfidat dhe mundësitë”. Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Anila Hoda dhe prof. asoc. dr. Elda Zotaj.

Që nga viti 2015, Procesi i Berlinit përfshin një shtyllë të dedikuar për shkencën, arsimin, kërkimin, inovacionin dhe transferimin e njohurive, e cila koordinohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave “Leopoldina”. Konferenca 3-ditore reflektoi mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti shkencor në të gjitha vendet e Procesit të Berlinit, si dhe mbi pritshmëritë e larta që i adresohen shkencës në shoqëri.

Tematikat kryesore të trajtuara në punimet e konferencës ishin:

– Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale, përfshirë rolin e tyre si hapësira të sigurta për demokracinë dhe mbrojtëse të sundimit të ligjit dhe barazisë;

– Kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë;

– Reformat kyçe për përshpejtimin e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së, me vëmendje të veçantë ndaj pritshmërive të brezit të ri.

Në përfundim të konferencës u hartua një Deklaratë e Përbashkët me rekomandime konkrete për Samitin e 11-të të Ballkanit Perëndimor të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, i cili do të mbahet më 22 tetor 2025 në Londër. /j.p/

The post Akademia e Shkencave, në konferencën shkencore të Procesit të Berlinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

7 October 2025 at 09:14

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së […]

The post Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha appeared first on Reporter.al.

Seminar ndërkombëtar për dialogun kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore

1 October 2025 at 15:23

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tetovës u zhvilluan punimet e edicionit të 19-të të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë: “Dialogu kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Marenglen Verli. Në kuadër të këtij seminari u hap edhe Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, duke sjellë botimet më të fundit nga fusha e studimeve shkencore dhe universitare.

Akad. Marenglen Verli paraqiti studimin shkencor me temë: “Trajtimi në dokumentacionin diplomatik të Austro-Hungarisë i disa momenteve kulmore të historisë sonë kombëtare (1878-1891, 1912-1914)”.

Institutet e ASHSH-së, u përfaqësuan nga dr. Eduart Cakra (Instituti i Historisë), i cili paraqiti studimin me temë “Faktori historik te letërsia shqiptare e periudhës së Rilindjes Kombëtare: rasti i Thimi Mitkos” dhe dr. Rovena Vata Mikeli (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë), e cila paraqiti kumtesën “Figura e gruas në krijimtarinë poetike të Dritëro Agollit”.

Seminari i vijoi punimet me sesione shkencore, tryeza të rrumbullakëta dhe prezantime studimore, duke krijuar hapësira për dialog e bashkëpunim mes studiuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë.

1 nga 5

/r.e/

The post Seminar ndërkombëtar për dialogun kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Revista “Studime për artin” indeksohet në CEEOL

1 October 2025 at 11:06

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Revista “Studime për artin”, organi shkencor i Qendrës së Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është indeksuar në Central and Eastern European Online Library (CEEOL).

Studiuesi Stefan Çapaliku përmes një komunikimi publik ka njoftuar se revista “Studime për artin” tashmë është indeksuar në CEEOL. Indeksimi në CEEOL do t’i sjellë një dukshmëri më të madhe revistës dhe veprimtarive kërkimore të Qendrës së Studimit të Arteve.

“Studime për artin”, që sivjet feston 30-vjetorin e botimit, është organi shkencor i Qendrës së Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe njëherazi periodiku më i rëndësishëm shkencor kushtuar çështjeve që kanë të bëjnë me teorinë, praktikën dhe historinë e artit në Shqipëri.

Ndërsa CEEOL është një ndër burimet kryesore të literaturës shkencore nga dhe mbi Evropën Qendrore, Lindore e Juglindore në lëmin e shkencave humane dhe sociale. Databaza e CEEOL numëron mijëra tituj, ku përfshihen, krahas revistave elektronike, edhe librat elektronikë si dhe dokumente të të ashtuquajturës “literaturë gri”.

/r.e/

The post Revista “Studime për artin” indeksohet në CEEOL appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca II Ndërkombëtare e Studimeve Ballkanike, si urë bashkëpunimi akademik

30 September 2025 at 10:52

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Në Baku të Azerbajxhanit u mbajt Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Studimeve Ballkanike, me pjesëmarrjen e personaliteteve akademike e shkencore nga vende të ndryshme të botës.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Gëzim Hoxha, kryetar i seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike.

Akademiku shqiptar mbajti fjalën përshëndetëse me temën “Perspektivat e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit Sllav të Bakusë”. Ai theksoi angazhimin e palëve për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të frytshëm në fushën e shkencës dhe arsimit ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, me fokus të veçantë nxitjen dhe zhvillimin e studimeve të gjuhës shqipe në kontekstin shumë të pasur linguistik të vendeve të Ballkanit.

“Rajoni ynë, me shumëllojshmërinë e tij gjuhësore, kulturore dhe historike, mbetet një laborator i pasur për kërkime ndërdisiplinore, ku ndërthuren traditat e lashta me sfidat bashkëkohore”, u shpreh akad. Hoxha.

Ai shtoi se, kërkimet bashkëkohore në shkencat sociale në Ballkan kanë një mision të dyfishtë: nga njëra anë, të kuptojnë më thellë proceset historike dhe kulturore që na kanë formuar dhe nga ana tjetër, të japin përgjigje ndaj dinamikave të reja të shoqërisë (migracionet, transformimet urbane, dialogu ndërkulturor e tjerë).

ASHSH bashkëpunon veçanërisht me katedrat e gjuhës shqipe në universitetet e Napolit, Mynihut, Beogradit dhe Pekinit, si edhe me një numër studiuesish të gjuhësisë indoevropiane që merren me këtë gjuhë të lashtë të Ballkanit.

Akad. Hoxha bëri të ditur se, aktualisht, ASHSH është në fazën përfundimtare të një projekti madhor shkencor, siç është hartimi i “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”.

Akad. Gëzim Hoxha shprehu bindjen se, kjo konferencë do të shërbejë jo vetëm si hapësirë reflektimi dhe debati mbi problematikat dhe arritjet, por edhe si urë bashkëpunimi për të ndërtuar projekte të reja, të dobishme për komunitetin akademik ndërkombëtar.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Konferenca II Ndërkombëtare e Studimeve Ballkanike, si urë bashkëpunimi akademik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës, Mina Naqo

23 September 2025 at 14:44

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ U nda nga jeta profesor Mina Naqo, figurë e shquar e matematikës shqiptare dhe personalitet me kontribute të vyera në arsimin dhe shkencën kombëtare.

Mina Naqo, lindi më 12 janar 1939, në qytetin e Vlorës. Në vitin 1955 nisi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës në degën matematikë-fizikë, ku shkëlqeu.

Në vitin 1959 u emërua pedagog në Katedrën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Karriera e tij u lidh ngushtë me Departamentin e Matematikës në Universitetin e Tiranës, ku për dekada me radhë shërbeu jo vetëm si pedagog, por edhe udhëheqës shpirtëror i brezave të rinj. Me qetësinë dhe autoritetin e tij shkencor, ai frymëzoi studentë e kolegë, duke u bërë figurë model për përkushtim, integritet dhe dashuri për dijen.

Si specialist i lëndës së statistikës prof. Naqo ka ndërtuar programe dhe ka mbajtur kursin përkatës edhe në universitete të tjera. Botoi librin “Hyrje në Statistikë me exel”.

Ai ishte autor dhe bashkautor i teksteve të shumta universitare dhe shkollore, të cilat për vite u shndërruan në bazë të formimit të mijëra nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Me punën e tij kërkimore dhe botimet shkencore, ai la gjurmë të çmuara në zhvillimin e matematikës dhe në ngritjen e standardeve akademike në vend.

Me njohuritë e thelluara dhe kreativitetin e tij mbi teorinë e probabiliteteve ai përcaktoi temat e studimit dhe udhëhoqi në përgatitjen e disertacioneve një numër pedagogësh të matematikës në universitet. Ai dha kontribut në Akademinë e Shkencave, si dhe në institucione të tjera. /j.p/

The post Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës, Mina Naqo appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave përzgjedh 5 ide novatore të studentëve për biondërmarrje

11 September 2025 at 09:15

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Akademia e Shkencave bëri me dije se u përmbyll me sukses shkolla ndërkombëtare e trajnimit për nxitjen e biosipërmarrjes në bioteknologji (“Training school: Fostering bioentrepreneurship in biotechnology”).

Shkolla e trajnimit u mbështet nga Projekti BiosenstoxicWater-2025, i drejtuar nga prof. dr. Ariola Bacu (ASHSH) dhe a prof. dr. Robert Marks (Universiteti “Ben Gurion of Negev”, Izrael). Gjatë tri ditëve, ekspertët nga Izraeli, Holanda, Australia etj., dhanë orientime dhe vlerësime për projektet e studentëve në lëndën “Hyrje në biondërmarrje”. ASHSH tha se, në përfundim të kësaj veprimtarie u përzgjodhën dhe u zhvilluan 5 ide inovatore nga studentët: Alesia Brunga, Alkea Braho, Denada Bozhiqi, Ersi Qazolli e Ilian Lati.

Idetë e përzgjedhura premtojnë zhvillim të mëtejshëm në fushën e biznesit.

Ky projekt financohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe realizohet në bashkëpunim nga Universitetin e Tiranës Departamentin e Bioteknologjisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Vlorës, dhe Universitetin Ben Gurion të Negevit në Izrael. /j.p/

The post Akademia e Shkencave përzgjedh 5 ide novatore të studentëve për biondërmarrje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes

7 September 2025 at 11:04

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Akademia e Shkencave përkujtoi sot 115-vjetorin e lindjes së akademikut Aleks Buda. Ai ishte kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitet (1972-1993).

Më 7 shtator 1910 lindi historiani dhe akademiku Aleks Buda.  Mësimet e para, i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Leçe të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg. Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vienës, në Institutin Ballkanistik, në vitet 1930-1935 ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Paç, Reiniger dhe Norbert Jokl.

Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie.

Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri. Punoi së pari, si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës. U lidh me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit Antifashist të qarkut të Elbasanit.

Në vitin 1955 u bë njëri nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, A. Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet.

Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë, më 7 korrik 1993.

/a.f/

The post Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

6 September 2025 at 11:18

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Studiuesi i shquar i etnografisë shqiptare, dr. Agim Bido është ndarë dje nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Akademia e Shkencave bëri të ditur se dr. Agim Bido (1956-2025), etnograf, ish-punonjës kërkimor shkencor i Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundoi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.

Agim Bido ishte studiues dhe etnograf i shquar shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

Autor i veprës së rëndësishme “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991), Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare për të cilën ai është shprehur se Xhubleta shqiptare, është enciklopedi kulturore e gjallë.

Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s.

Trashëgimia kërkimore shkencore e dr. Bidos, përveç monografive përfshin mbi treqind shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur një thesar i pazëvendësueshëm në këtë fushë.

Jeta, puna dhe pasioni i dr. Bidos për historinë, artin popullor dhe etnografinë shqiptare do të mbeten një udhërrëfyes i çmuar për studiuesit dhe brezat që vijnë.

Akademia e Shkencave, Instituti i Antropologjisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët si dhe për botën akademike shqiptare.

/m.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Albanologu i njohur Brian D. Joseph, vizitë në Akademinë e Shkencave

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, priti në mjediset e ASHSH-së, prof. emeritus Brian D. Joseph, bashkautorin e veprës “The Balkan languages”.

Takimi u mbajt përpara prezantimit të “The Balkan languages” në veprimtarinë shkencore të organizuar në ASHSH “Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”.

Autorët e librit, prof. emeritus Brian D. Joseph dhe prof. emeritus Victor A. Friedman, kanë dhënë kontribut shkencor mbi 25-vjeçar. Ata janë albanologë të mirënjohur, si dhe anëtarë nderi të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akad. Gjinushi e falënderoi prof. emeritus Joseph-in për punën e palodhur në hulumtimet akademike dhe kërkimet në terren me kontribute të vlerësuara botërisht në studimet indoeuropeistike dhe albanologjike, si edhe për faktin që autorët zgjodhën Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për të bërë përurimin e parë të veprës së tyre.

Në takim ishin të pranishëm sekretarja shkencore e ASHSH-së, akad. Anila Hoda; kryetari i Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë, akad. Valter Memishaj; prof. asoc. Aristotel Spiro; shefja e marrëdhënieve me jashtë, prof. asoc. Elda Zotaj. /j.p/

1 nga 3

The post Albanologu i njohur Brian D. Joseph, vizitë në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Civici: Universitetet 4.0, si po e revolucionarizon teknologjia dhe IA edukimin

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Komisioni i përhershëm i Ekonomisë, çështjeve Sociale dhe Juridike në Akademinë e Shkencave zhvilloi sot, mbledhjen e radhës për gjendjen dhe sfidat e përdorimit të inteligjencës artificiale në edukim.

Veprimtarinë e çeli Anastas Angjeli. Ai foli për domosdoshmërinë e rritjes së performancës së sistemit universitar dhe kërkimit shkencor, si rrjedhojë e ndikimit që ka zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, me synimin për të shkuar drejt formatimit të universitetit 4.0.

Akademik Adrian Civici mbajti një referat me temën: “Drejt universiteteve 4.0. – Si po e revolucionarizon teknologjia dhe inteligjenca artificiale edukimin”.

Civici bëri një analizë për rolin dhe vendin e universiteteve në shoqërinë tonë në shek. XXI, për misionin e universiteteve në funksion të përhapjes së dijes, cilësisë së studentëve të diplomuar, kërkimit shkencor, inovacionit dhe revolucionit 4.0, si dhe për ndikimin e globalizimit dhe revolucionit teknologjik në “formatimin” e universiteteve të së ardhmes. Ky formatim mbështetet në katër forcat e mëdha të ndryshimit të botës moderne: stimulimin e teknologjive të reja; përballimin dhe përfitimin nga efektet e globalizimit; formimin e kapitalit social cilësor; përmirësimin e mirëqeverisjes.

Civici paraqiti modelet më të mira të organizimit, si dhe elementet e ndikimit të IA-së në transformimin e universiteteve nëpërmjet një historiku të shkurtër të revolucioneve të universiteteve (1.0; 2.0; 3,0). Ai u ndal në rëndësinë e revolucionit të katërt dhe “Universitetet e së ardhmes 2050”, duke e përcaktuar si një epokë në të cilën do të sfidohen hierarkitë tradicionale të statusit të universiteteve. Universiteti 4.0 synon të zbatojë paradigmën e industrisë 4.0 dhe “spiralen e katërfishtë” në universitete për të nxitur automatizimin, përshtatjen dhe personalizimin e proceseve të të nxënit.

Në fund, Civici dha disa konkluzione të rëndësishme, që dëshmojnë nevojën e vendit tonë për përmirësimin e universiteteve apo kolegjeve profesionale, të cilat janë ende shumë larg modelit të universiteteve 4.0. Në shumicën dërrmuese të rasteve mbizotërojnë format dhe modelet klasike të organizimit dhe funksionimit të universiteteve me elemente të modeleve 2.0 dhe 3.0. Në këtë drejtim mungojnë njohuritë e duhura dhe përvojat e përparuara, si dhe politikat specifike për transformimin e universiteteve shqiptare sipas modelit 4.0. Kjo situatë po ndikon dhe në performancën dhe përfitimet nga bashkëpunimi ndërkombëtar e procesi i ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare.

/m.q/a.f/r.e/

The post Civici: Universitetet 4.0, si po e revolucionarizon teknologjia dhe IA edukimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave, konferencë kushtuar Luan Omarit në 100-vjetorin e lindjes

11 June 2025 at 09:51

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademikut Luan Omari, Akademia e Shkencave zhvilloi një konferencë shkencore me titull “Shteti dhe e drejta në veprën e akademikut Luan Omarit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes”.

Veprimtaria u zhvillua në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Konferenca u drejtua nga akad. Gëzim Hoxha, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe akad. Aurela Anastasi.

Në emër të Kryesisë së ASHSH-së, përshëndeti të pranishmit akad. Vasil Tole. Ai u shpreh se Luan Omari është i pari akademik që feston 100-vjetorin mes nesh, e njëherazi i fundit nga akademikët që themeluan Akademinë tonë të Shkencave në vitin 1972.

“Ne, nuk nderojmë thjesht një jetë të gjatë, por një jetë të shkrirë me shkencën, me mendimin shkencor, vlerësojmë një jetë të tërë të lidhur me sistemin universitar dhe me ndërgjegjen juridike të këtij vendi”, u shpreh akad. Tole.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbajti një fjalë përshëndetëse në emër të Qeverisë së Shqipërisë dhe të institucioneve të drejtësisë. Ai e vlerësoi akad. Omarin si një prej figurave më të mëdha të mendimit juridik dhe të shkencës kushtetuese shqiptare si dhe shprehu mirënjohje të thellë për kontributet e jashtëzakonshme të cilat kanë lënë gjurmë të thella në historinë e shtetit shqiptar, në sistemin tonë juridik në formimin e mendimit demokratik në vend, si dhe për formimin e brezave të juristëve.

Një letër urimi erdhi për 100-vjetorin e akad. Omarit në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga kryetari i saj akad. Mehmet Kraja. Përmes kësaj letre, Kryesia e ASHAK-ut shpreh mirënjohjen për kontributin e veçantë shkencor të akad. Omarit, i cili përveç kontributeve të tjera, në vitin 2009 botoi veprën “Kushtetuta e Kosovës në një vështrim krahasues”.

Pas fjalëve përshëndetëse, akad. Aurela Anastasi drejtoi punimet e konferencës. Seanca nisi me kumtesën me temën “Shteti dhe e drejta në veprën e prof. Luan Omarit” nga prof. dr. Arta Mandro. Ajo shprehu vlerësim dhe përulësi ndaj punës dhe kontributit të akad. Omarit në edukimin ligjor si institucion dhe në atë të shtetit dhe të së drejtës si përbërësit e domosdoshëm të demokracisë.

Më pas prof. dr. Ksenofon Krisafi mbajti një kumtesë me temën “Minoritetet në analizat juridike të prof. Luan Omaritt”. Ai e vlerësoi akad. Omarin si një figurë emblematike në fushën e së drejtës dhe si një zë të rëndësishëm në debatin publik mbi çështjet kushtetuese dhe administrative në promovimin e vlerave demokratike dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri, për reformën në gjyqësor, qeverisjen demokratike e më gjerë.

Studentë të Fakultetit të Drejtësisë së UT-së lexuan citate të përzgjedhura nga vepra e prof. Luan Omarit, duke shprehur mirënjohjen për njohuritë që përcjell në brezin e ri.

Në fund, vajza e akad. Omarit, prof. dr. Anila Omari, mbajti një fjalë falënderuese për zhvillimin e kësaj veprimtarie duke shprehur mirënjohjen për Kryesinë e ASHSH-së, përfaqësuesit e qeverisë, organizatorët, si dhe për personalitetet, profesorët e nderuar të jurisprudencës e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët vlerësuan kontributin e akad Omarit në këto fusha.

/a.f/

The post Akademia e Shkencave, konferencë kushtuar Luan Omarit në 100-vjetorin e lindjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forumi shkencor në ASHSH, programet e studimit të doktoraturës në fizikë e kimi

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave u mbajt forumi shkencor me temën “Programet e studimit të doktoraturës në fizikë e kimi; Vlerësime e mendime për të ardhmen”.

Veprimtaria u organizua nga Komisioni i fizikës e kimisë, pjesë e Akademisë së Shkencave, në kuadër të procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesave për të aplikuar në studimet pasuniversitare, cikli i tretë (shkollat e doktoraturës), në drejtimet përkatëse të departamenteve të fizikës, kimisë, kimisë industrial dhe inxhinierisë fizike.

Seanca nisi me punimin e prof. asoc. Dhurata Premti e prof. dr. Spiro Drushku, të cilët trajtuan informacionet aktuale lidhur me standardet, arritjet dhe problematikat potenciale të kërkimeve shkencore në studimet e doktoratës.

Gjatë këtij forumi prof. dr. Ilirjana Boçi, prof. asoc. Gerti Xhixha, prof. as. Altin Gjevori, prof. asoc. Anila Dhroso trajtuan eksperiencat aktuale të departamenteve, mbi metodologjinë e vlerësimit të aplikantëve në programet e doktoraturës në fiizikë, kimi, prodhim industrial & inxhinieri dhe inxhinieri fizike.

Prof. dr. Rozana Troja paraqiti një këndvështrim mbi të kaluarën e përzgjedhjes dhe vlerësimit të kandidatëve për doktoraturë, për të ofruar qasje të ndryshme pozitive, kontribuuese edhe për të ardhmen.

Prof. dr. Luljeta Pinguli, prof. dr. Ilirjana Boci, msc. Megi Çaushi, msc. P. Drazho ofruan eksperiencat e doktorantëve në proces dhe udhëheqësve respektivë, për të promovuar arritjet dhe propozuar zgjidhje për problematikat e evidentuara.

Prof.dr. Margarita Ifti, prof. prof. dr. Altin Mele, prof. dr. Arjan Korpa paraqitën punimin “Shkollimi i doktoratës në BE, strukturat dhe modelet e reja”. Akad. emeritus Floran Vila paraqiti një punim për doktoraturat e përbashkëta ndërkombëtare. Prof. dr. Partizan Malkaj paraqiti punimin me temën “Njohja me eksperiencat individuale të doktoraturave jashtë vendit, në BE dhe vende të tjera.

Në fund, u zgjodh një komision që do të bëjë përmbledhjen e të gjitha propozimeve dhe problematikave të trajtuara.

 

/a.f/

The post Forumi shkencor në ASHSH, programet e studimit të doktoraturës në fizikë e kimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Menaxhimi i integruar i burimeve ujore”, konferencë në Akademinë e Shkencave

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave u mbajt konferenca ndërkombëtare “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit”.

Konferenca ishte një bashkorganizim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) nëpërmjet Njësisë kërkimore “Burimet ujore”, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM).

Përveç akademikëve e lektorëve nga Shqipëria dhe Kosova, pati dhe lektorë të ftuar nga Austria dhe Polonia. Në fjalën hapëse, dr. Roza Allabashi, theksoi rëndësinë e kësaj platforme si një urë bashkëpunimi ndërshqiptar e ndërkombëtar për çështjet e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi sfidat e menaxhimit të burimeve ujore në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme institucionale.

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, theksoi se zhvillimi i turizmit duhet të jetë i pandarë nga menaxhimi i integruar i burimeve ujore dhe se përmbushja e kërkesave të Kapitullit 27 të Acquis Communautaire i cili trajton mjedisin dhe ndryshimet klimatike, në kontekstin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, kërkon investime të mëdha dhe bashkëpunim ndërsektorial e ndërkufitar.

Ndërkohë, akad. asoc. Besnik Baraj vuri në dukje rolin kyç të komunitetit shkencor në përballimin e sfidave të menaxhimit të ujërave, veçanërisht në kushtet e presioneve nga ndotja, urbanizimi dhe ndryshimet klimatike. Baraj theksoi rëndësinë e përdorimit të informacionit shkencor për ndërtimin e politikave efektive dhe të qëndrueshme, si dhe rolin e edukimit për ndërgjegjësimin publik dhe forcimin e kapaciteteve vendimmarrëse.

Prof. Thomas Ertl, nga Austria, paraqiti risitë e Direktivës së re të BE-së për trajtimin e ujërave të zeza urbane (2025), e cila promovon një qasje të integruar dhe të qëndrueshme, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Gjatë dy ditëve të konferencës u zhvilluan pesë sesione shkencore që trajtuan çështje kyçe për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. Temat u prezantuan në mënyrë ndërdisiplinore, duke përfshirë qasje nga shkencat natyrore, inxhinierike, mjedisore dhe sociale.

Konferenca e radhës do të mbahet në Prishtinë, në maj të vitit 2026. /j.p/

The post “Menaxhimi i integruar i burimeve ujore”, konferencë në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave, simpozium mbi “Lëvizjen e 1968-s” në Shqipëri

By: Kult Plus
30 May 2025 at 19:15

Në Akademinë e Shkencave u mbajt simpoziumi “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri”.

Veprimtaria u organizua nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Komisioni i përhershëm i antropologjisë dhe i trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me Departamentin e shkencave politike, Universiteti i Tiranës, dhe Autoritetin e Dosjeve (AIDSSH).

Simpoziumi synon njohjen e dinamikave dhe studimeve të kryera deri më sot mbi ndikimin që ka pasur Lëvizja e 1968-s në Shqipëri; vështrimin analitik të ndikimit të Revolucionit Kulturor Kinez (mëvetësia e rastit shqiptar), si dhe paraqitjen e disa rasteve studimore mbi këtë argument, përfshi dhe risitë e sjella nga botimi “Antikultura e ‘68-s në Shqipëri” të autorit Albert Nikolla.

Akad. Gëzim Hoxha, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike vlerësoi programin e simpoziumit për interesin dhe rëndësinë që kanë tematikat e trajtuara për ta analizuar fenomenin në kuptimin e studimit shkencor antropologjik.

Kryetari i Komisionit të përhershëm të antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore, akad. Albert Doja, tha se kjo është veprimtaria e parë e këtij komisioni të ri. Me këtë rast, ai e falënderoi autorin për nismën e tij për organizimin e simpoziumit “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri” dhe për kontributin që sjell trajtimi i kësaj tematike në zgjerimin e fokusit të qasjeve antropologjike.

Seanca nisi me kumtesën e prof. dr. Enika Abazit, e cila vuri në dukje se gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, kultura u rikonceptua si një superstrukturë e kontrolluar nga shteti, duke u fokusuar në ndërtimin e një identiteti kolektiv në përputhje me doktrinën marksiste-leniniste.

Më tej, prof. asoc. Klodiana Beshku mbajti një kumtesë të përgatitur në bashkëpunim me prof. as. Klejd Këlliçin me temën “Viti 1968: Vala e dytë e feminizmit në Perëndim dhe ‘emancipimi si sakrificë’ në Shqipëri”.

Prof. asoc. Albert Nikolla paraqiti një analizë për tragjedinë e imitimit të revolucionit kulturor kinez në kontekstin shqiptar, dhe posaçërisht në shkatërrimin e kishës katolike, si dhe dokumentet që nxjerrin në dritë qëndrimin e regjimeve komuniste ndaj kishës katolike. Më tej, ai paraqiti një rast studimor antropologjik në fshatin Hajmel të Shkodrës. Pikënisja e studimit zuri fill nga një botim i vitit 1967, ku grupe njerëzish nga krahina të ndryshme të vendit i shkruanin Enver Hoxhës mbi vendimet që kishin marrë për shkatërrimin e kishave dhe “demaskimin” e priftërinjve. Ai vuri në dukje se veprat e E. Hoxhës përbëjnë një burim interesant antropologjik, pasi qëllimi i tyre, më shumë sesa njohje teorike e zhvillimeve të socializmit shqiptar, ishte “të udhëzonin mënyrën e sjelljes” së “njerëzve të rinj të socializmit”, ku përgjatë hulumtimit dalin në pah udhëzimet konkrete se si duhen sulmuar kishat dhe si duhen “demaskuar” priftërinjtë.

Prof. asoc. Majlinda Keta mbajti një kumtesë për profilin filozofik të njeriut të ri në socializëm përballë demokracisë postkomuniste të viteve ’90 në Shqipëri. Mrs. Elona Baçi bëri një paraqitje interesante të disa dosjeve të Arkivit të Dosjeve mbi Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, ku veçoi rastin e dosjeve të përpunuara për këngëtarin Sherif Merdani, një ndër artistët e dënuar me burg për frymën moderne të këtij festivali./atsh/KultPlus.com

Akademia e Shkencave, simpozium mbi “Lëvizjen e 1968-s” në Shqipëri

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave u mbajt simpoziumi “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri”.

Veprimtaria u organizua nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Komisioni i përhershëm i antropologjisë dhe i trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me Departamentin e shkencave politike, Universiteti i Tiranës, dhe Autoritetin e Dosjeve (AIDSSH).

Simpoziumi synon njohjen e dinamikave dhe studimeve të kryera deri më sot mbi ndikimin që ka pasur Lëvizja e 1968-s në Shqipëri; vështrimin analitik të ndikimit të Revolucionit Kulturor Kinez (mëvetësia e rastit shqiptar), si dhe paraqitjen e disa rasteve studimore mbi këtë argument, përfshi dhe risitë e sjella nga botimi “Antikultura e ‘68-s në Shqipëri” të autorit Albert Nikolla.

Akad. Gëzim Hoxha, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike vlerësoi programin e simpoziumit për interesin dhe rëndësinë që kanë tematikat e trajtuara për ta analizuar fenomenin në kuptimin e studimit shkencor antropologjik.

Kryetari i Komisionit të përhershëm të antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore, akad. Albert Doja, tha se kjo është veprimtaria e parë e këtij komisioni të ri. Me këtë rast, ai e falënderoi autorin për nismën e tij për organizimin e simpoziumit “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri” dhe për kontributin që sjell trajtimi i kësaj tematike në zgjerimin e fokusit të qasjeve antropologjike.

Seanca nisi me kumtesën e prof. dr. Enika Abazit, e cila vuri në dukje se gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, kultura u rikonceptua si një superstrukturë e kontrolluar nga shteti, duke u fokusuar në ndërtimin e një identiteti kolektiv në përputhje me doktrinën marksiste-leniniste.

Më tej, prof. asoc. Klodiana Beshku mbajti një kumtesë të përgatitur në bashkëpunim me prof. as. Klejd Këlliçin me temën “Viti 1968: Vala e dytë e feminizmit në Perëndim dhe ‘emancipimi si sakrificë’ në Shqipëri”.

Prof. asoc. Albert Nikolla paraqiti një analizë për tragjedinë e imitimit të revolucionit kulturor kinez në kontekstin shqiptar, dhe posaçërisht në shkatërrimin e kishës katolike, si dhe dokumentet që nxjerrin në dritë qëndrimin e regjimeve komuniste ndaj kishës katolike. Më tej, ai paraqiti një rast studimor antropologjik në fshatin Hajmel të Shkodrës. Pikënisja e studimit zuri fill nga një botim i vitit 1967, ku grupe njerëzish nga krahina të ndryshme të vendit i shkruanin Enver Hoxhës mbi vendimet që kishin marrë për shkatërrimin e kishave dhe “demaskimin” e priftërinjve. Ai vuri në dukje se veprat e E. Hoxhës përbëjnë një burim interesant antropologjik, pasi qëllimi i tyre, më shumë sesa njohje teorike e zhvillimeve të socializmit shqiptar, ishte “të udhëzonin mënyrën e sjelljes” së “njerëzve të rinj të socializmit”, ku përgjatë hulumtimit dalin në pah udhëzimet konkrete se si duhen sulmuar kishat dhe si duhen “demaskuar” priftërinjtë.

Prof. asoc. Majlinda Keta mbajti një kumtesë për profilin filozofik të njeriut të ri në socializëm përballë demokracisë postkomuniste të viteve ’90 në Shqipëri. Mrs. Elona Baçi bëri një paraqitje interesante të disa dosjeve të Arkivit të Dosjeve mbi Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, ku veçoi rastin e dosjeve të përpunuara për këngëtarin Sherif Merdani, një ndër artistët e dënuar me burg për frymën moderne të këtij festivali.

1 nga 5

/a/f/

The post Akademia e Shkencave, simpozium mbi “Lëvizjen e 1968-s” në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave, veprimtari kushtuar poetit Lasgush Poradeci

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt një ligjëratë me temën “Zog i qiejve – Lasgush Poradeci ndërmjet pikturës dhe poezisë”.

Veprimtaria u organizua nga Komisioni i Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave, dhe u moderua nga gazetarja Anisa Ymeri.

Studiuesja e artit Suzana Varvarica solli në vëmendjen e të pranishmëve vlerësimin që i ka bërë Lasgushit, shkrimtari i madh Ismail Kadare.

“Gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm, më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur… Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister”, shkruante Kadareja.

Varvarica theksoi se Lasgush Poradeci në vitet ’30 të shekullit XX ishte poeti më i njohur shqiptar. Vargjet e tij poetike lexoheshin ethshëm nga rinia studentore e kohës. Më tej, studiuesja paraqiti një vështrim të shpejtë mbi kohën e jetës së Lasgush Poradecit dhe në kohët e krijimtarisë së tij në artet pamore, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për poetin artist. Këto kohë përfshijnë krijimtaritë e kryera gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Rumani, Austri, Shqipëri në vitet ’40 e në vijim.

Studiuesja e njohur spikati në ligjëratën e saj fijet që i lidhin zhanret e artit të Lasgushit me njëri-tjetrin. Ajo vuri në dukje se të gjitha subjektet e personazheve femërore që pikturoi e vizatoi, e gjejnë psikën e tyre në vargjet e derdhura në poezitë e cikleve “Ylli i zemrës” dhe “Zemra e ime”, duke mos i anashkaluar të gjitha ciklet e tjera të botuara në veprat madhore të poezive filozofike dhe baladave.

Gjatë ligjërimit u lexuan poezi të Poradecit nga e bija, Maria Gusho dhe moderatorja Anisa Ymeri.

Ligjërata u mbyll me diskutimet për persekutimin e heshtur dhe indiferentizmin shtetëror ndaj personalitetit të tij si doktor i shkencave filozofike dhe si një poet brilant i ndjenjave njerëzore të derdhura në vargje, ku psikologjia njerëzore është kryefjala e tyre.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Akademia e Shkencave, veprimtari kushtuar poetit Lasgush Poradeci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌