Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Do t’i mungojë ekranit”, drejtuesi i “Real Story” Sokol Balla kujton Artur Zhejin në nisje të sezonit të ri në ABC NEWS

8 September 2025 at 21:41

TIRANË- Në nisje të sezonit të ri televiziv, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Real Story” Sokol Balla ka kujtuar kolegun e ndjerë Artur Zhejin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 65-vjeçare.

Në mesazhin përkujtues, gazetari Balla tha se Artur Zheji nuk do t’i mungojë vetëm familjes dhe miqve, por edhe ekranit të televizionit ABC News, te i cili drejtoi emisionin “360 gradë”.

“Çdo të hënë dhe të enjte i lija stafetën Zhejit. Për fat të keq, jeta është e tillë. Arturi u nda shumë shpejt nga jeta.

Unë kam qenë jashtë dhe nuk kam patur mundësinë dhe këto sekonda të fundit do doja të ndaja publikisht, megjithëse me vonesë dhimbjen me familjarët, të afërmit dhe miqtë e Zhejit.

Zheji padyshim u mungon atyre, por Arturi do t’i mungojë sigurisht dhe këtij ekrani”, theksoi gazetari Sokol Balla./abcnews.al

Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

By: Elva
29 August 2025 at 15:40

Nga Avokat Arben Llangozi Një nga shkaqet që çuan drejt humbjes së jetës së publicistit të njohur Artur Zheji lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni. Pas njoftimit për gjendjen e rëndë të pacientit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e […]

The post Vdekja e Zhejit/Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës appeared first on BoldNews.al.

“Një njeri që e ktheu fjalën në art”/ Timo Flloko për humbjen e Artur Zhejit: Personalitet i jashtëzakonshëm!

By: D Marku
27 August 2025 at 14:46

Gazetari dhe analisti Artur Zheji mbylli sytë përgjithmonë mesditën e së shtunës, duke lënë pas një boshllëk të madh në fushën e mendimit dhe debatit intelektual.

Në një intervistë në podcastin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demaliaj, aktori dhe regjisori i madh Timo Flloko rrëfeu njohjen e tij Artur Zheji, duke e cilësuar atë si një personalitet të rrallë dhe të paharrueshëm.
Ilir Demaliaj: Artur Zheji është nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen, një të tillë e ka lënë dhe Ardian Klosi. E them këtë sepse ne si shoqëri jo vetëm që po na i merr Zoti, por edhe po i largojmë nga vetja vlerat që ka pasur dhe ka ky vend akoma dhe që kanë mbetur shumë pak.

Artur Zheji ishte një model i qytetarisë, me një elokuencë shumë të rrallë. Sigurisht kur vinte fjala ai ishte djali i Petro Zhejit, gjuhëtarit të famshëm dhe përkthyesit ekselent; e po ashtu ai ishte edhe djali i Besa Imamit, një tjetre mjeshtre e fjalës dhe nipi i Gjergj dhe Vera Zhejit. Pra, Artur Zheji nuk kishte si të ishte ndryshe dhe që e kthente fjalën në art dhe e trajtonte atë me bukurinë më të madhe.

Zheji ishte një njeri elokuent, ishte që njihte shumë mirë politikën dhe gjeopolitikën. E kujtoj që fëmi, kur ishte në moshën 15 vjeç që gjithmonë- gjithmonë kur kalonte tek “Rruga e Durrësit” ai gjithmonë kishte një libër me vete. Dhe për të folur për këtë njeri shumëdimensional kam ftuar aktorin e madh që i ka dhuruar shumë e shumë filma publikut shqiptar, Timo Fllokon. Unë do jua lë fjalën juve , pasi e keni pasur me të vërtetë mik, student dhe koleg.

Timo Flloko: Me të vërtetë Artur Zheji ishte në substancë një personalitet i jashtëzakonshëm, ku veprimtaria e tij shtrihej në shumë fusha dhe dimensione të jetës si në art, në analizë, si shkencëtar i mendimit, si politolog, si opinionist dhe në shumë gjëra të tjera.

Unë nuk jam i vetmi që mund të flas për të, sepse rrezja e tij është shumë më e madhe se ç’mund të flasë njëri apo tjetri përfshi dhe ne të dy. Dhe këtë e pamë edhe dje në homazhe, ku valenca e tij është shumë e madhe.

Ai ishte një shembull i qytetarisë, ishte njeriu i televizioneve, ishte personaliteti që në një mënyrë apo një tjetër i bënte kritikë vulgaritetit të shoqërisë dhe mediave shqiptare. Tek ai fjala ishte kult. Sigurisht!

The post “Një njeri që e ktheu fjalën në art”/ Timo Flloko për humbjen e Artur Zhejit: Personalitet i jashtëzakonshëm! appeared first on Albeu.com.

Artur Zheji nuk mohoi ndërhyrjen në Gjermani para vdekjes

26 August 2025 at 16:51

Pretendimi: Gazetari shqiptar Artur Zheji mohoi sëmundjen pak para se të ndërronte jetë

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————–

Në vazhdën e lajmeve për vdekjen e papritur të gazetarit shqiptar Artur Zheji më 23 gusht 2025, një artikull i Gazeta Dita pretendon se ky i fundit kishte “bërë një ndërhyrje kirurgjikale në Gjermani disa muaj më parë. Por ai i mohoi lajmet se ishte sëmurë.”

Në brendinë e tij , artikulli citon një intervistë ku Zheji “ka pohuar se ndodhet në Sarandë me familjen dhe se lajmet që qarkullojnë për semundjen e tij të janë si “puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës”. Ai pranoi se ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale në Gjermani, por sipas tij këto tre muaj ka preferuar të kujdeset për vetën, duke hequr “prizat’ nga zhvillimet e përditshme.”

Megjithatë, një kërkim i tekstit të intervistës së cituar shpejt zbulon se “operacioni në Gjermani dhe mohimi i sëmundjes” nuk ka ndodhur së fundmi, por mbi 6 vite më parë.

Kështu, në gusht 2019, Zheji tha për Ora News: 

“Këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmëndje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti.

Porse fill pas kësaj, kam parapëlqyer të heq “prizat”, nga e përditshmja mediatike dhe politike shqiptare, për të ulur stresin dhe kotësinë e rënies në kurthin e lajmeve të verës, që shpesh janë të ngjashme me puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës.”

The post Artur Zheji nuk mohoi ndërhyrjen në Gjermani para vdekjes appeared first on Faktoje.al.

I pabazë dyshimi për vdekjen nga vaksinimi i Artur Zhejit

26 August 2025 at 16:11

Pretendimi: Gazetari shqiptar Artur Zheji nuk vdiq nga zemra, por nga vaksinat

Verdikti: E paprovuar

———————————————

Gjatë viteve të fundit grupet anti-vaksinë shfrytëzojnë vdekjen e kujtdo për të pretenduar se shkaku është e ashtuquajtura ‘vraksina’ anti-Covid. Viktima më e fundit e kësaj teorie është publicisti shqiptar Artur Zheji, i cili ndërroi jetë më 23 gusht 2025.

Kështu, një artikull i portalit Patriotik Media Albania parashtron pretendimin e jashtëzakonshëm se Zheji, në të vërtetë, nuk ka vdekur nga një arrest kardiak, siç u raportua, por nga “vaksinat dhe nga sistemi që fsheh të vërtetën.”

Ajo që sillet si ‘provë’ për këtë pretendim është fakti se Zheji “e ka pranuar se kishte bërë një numër të madh vaksinash,” duke e shoqëruar këtë pretendim me një citim të shkëputur nga një pyetje apo koment të Zhejit, ku kërkohet më shumë transparencë, gjatë një emisioni televiziv. Artikulli nuk sqaron se cilat vaksina, dhe nuk provon asnjë lidhje mes vaksinave, të pakta apo të shumta, dhe vdekjes.

Artikulli pretendon se “Zheji ishte i ekspozuar ndaj pasojave të vaksinave që, sipas studimeve ndërkombëtare, mund të shkaktojnë dëmtime kardiovaskulare edhe tek personat që më parë nuk kishin sëmundje të zemrës.” Megjithatë, “studimet ndërkombëtare” në fjalë nuk citohen.

Artikulli ngre dyshime mbi versionin zyrtar të atakut kardiak, duke pretenduar se Artur Zhehi nuk kishte histori sëmundjesh të zemrës. Përkundër këtij pretendimi, publicisti i ndjerë kishte deklaruar edhe publikisht kryerjen e një ndërhyrjeje në Gjermani në vitin 2019, pra përpara shpërthimit të Covid-19 dhe fushatave të vaksinimit, dhe që prej këtij momenti ishte këshilluar nga mjekët që të kryente sa më shumë aktivitet sportiv. 

Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, rreziku (i panjohur) nga miokarditi dhe perikarditi pas marrjes së vaksinës anti-Covid ekziston kryesisht tek meshkujt adoleshentë dhe të rinj. Kur vdiq, Zheji ishte 63 vjeç.

The post I pabazë dyshimi për vdekjen nga vaksinimi i Artur Zhejit appeared first on Faktoje.al.

POSTMORTUM PER ARTUR ZHEJIN – Vdekja që vjen për të na treguar se si duhet jetuar

By: berti
26 August 2025 at 09:31

Nga Albert Vataj Një zemër pushoi, por jo një zë, një prej atyre zërave të gjëmimshëm, mëtimeve të përkora dhe mendimeve të shuguruara në dritën e dijes. Një trup u nda nga fryma. Një mendim që s’u këput nga kafshimi i terratisës i Amokut. Një jetë u mbyll, por jo jehona e saj, ajo që kaploi krejtkund mendimi i shpirtit të bukur bëhet qiell për krahët e çdo fluturimi, buzë për këngët e çdo…

Source

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

By: Ela
25 August 2025 at 13:16

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës. Familjarë, miq e kolegë vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë […]

The post Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

By: V K
25 August 2025 at 13:49

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.

Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.

Familjarë, miq e kolegë, vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë lamtumirën.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Me një karrierë të gjatë në media, Artur Zheji, ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

 

The post Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

By: Ela
25 August 2025 at 12:09

Homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve. Zheji, 64 vjeç, u nda nga jeta para dy ditësh në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen. Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues […]

The post I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

By: V K
25 August 2025 at 12:23

Ditën e sotme në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

 

 

Në një deklaratë për mediat ne homazhet e mbajtura ndaj tij, kreu i PD-së Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit.

Berisha vlerësoi figurën e Zhejit, si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike.

Gjithashtu, ai shprehet se ndan dhimbjen me familjen dhe të afërmit e Zhejit në këtë moment të vështirë, duke i uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.

 

 

Regjisori Kiço Londo, ndau një mesazh të ndjerë, duke kujtuar figurën e mikut të tij: “Vijmë nga i njëjti ajër, nga e njëjta krahinë, nga një gjak e nga i njëjti kurs në këtë shkollë të mrekullueshme. Sot është një ditë zie e thellë. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për mendimin e thellë që nuk do ta kemi më, për Arturin që jo vetëm trashëgonte një gjen gjeniu, por mbante edhe një damar të fortë gjeniu brenda vetes. Dritë e madhe që humbëm, por shpresa është që dita që Arturi po lë pas të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”.

The post U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji

By: V K
25 August 2025 at 11:14

Këtë të hënë në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Ai njihej si një nga figurat më të spikatura të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

The post U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Homazhet për gazetarin, këtë të hënë në Universitetin e Arteve

25 August 2025 at 09:22

Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një arresti kardiak. Zheji u nda nga jeta të shtunën në moshën 64-vjeçare, ndërsa ishte në Sarandë me pushime me familjen.

Analisti i njohur në median shqiptare, Artur Zheji do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë.

Homazhet do të mbahen në Akademinë e Arteve nga ora 10 deri në orën 12 dhe më pas do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Artur Zheji ka një kontribut të çmuar në mediat shqiptare si gazetar, analist dhe gjithashtu drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News.

Prej shkurtit 2024 dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti, kur pati programin e fundit, ai drejtoi emisionin “360 gradë” në televizionin ABC News, një tryezë debati dhe analize për çështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.

Më herët Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe në televizione të tjera shqiptare apo ka qenë pjesë e paneleve të analistëve në studio televizive. Po ashtu Zheji për shume vite ka shkruar si gazetar e publicist në gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese në media.

Artur Zheji ishte djali i përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami.

/abcnews.al/

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ish-ambasadori Arvizu: Ti me të vërtetë dëgjoje

24 August 2025 at 16:50

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, reagoi sot me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Në një postim në rrjetet sociale, Arvizu shpreh dhimbjen për humbjen e një figure që, sipas tij, kishte aftësinë e rrallë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të kuptuar thellë zhvillimet në shoqëri.

“‘Zheji i Madh’, ti dije të dëgjoje. U prehsh në paqe,” u shpreh Arvizu në postim.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Mesazhi i plotë:

I dashur Artur,

Së pari, i jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët që më dha një zë në këtë moment të ndjeshëm, pasi nuk mund të jem në Shqipëri për t’u ndarë me ty personalisht.

Gjatë këtyre dy ditëve ditëve të fundit kam parë qindra—madje mijëra—lamtumira të përzemërta nga njerëz që të kanë njohur dhe dashur. Atyre me siguri do t’u mungosh. Ka pasur kaq shumë mesazhe prekëse, shpesh të përmbledhura në një fjalë të vetme: Ngushëllime. RIP. Lamtumirë.

Edhe unë ndiej trishtim. Kanë kaluar disa vite që kur u takuam për herë të fundit, bashkë me disa miq të dashur shqiptarë. Të tre ju ishit/jeni gazetarë profesionistë. Njerëz të mirë.

Më mungon Gazeta Mapo. E di që ti arrite shumë gjëra të tjera në jetën dhe karrierën tënde, por ajo ishte një gazetë e mirë—që ia vlen të kujtohet.

Gjatë katër viteve kur isha mysafir në vendin tuaj, takova kaq shumë shqiptarë të jashtëzakonshëm. Me disa prej tyre vazhdoj të jem ende në kontakt, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh që u largova. Miqësitë që fitova dhe kujtimet që mora me vete do të zgjasin gjithë jetën.

Gjatë atyre viteve njoha shumë gazetarë dhe politikanë. Disa ishin miq të vërtetë, si ti. Shumë të tjerë ishin “të ashtuquajtur miq”, secili me agjendën e vet. Kjo është diçka që ndodh shpesh.

Në politikë, ashtu si në diplomaci, shpesh është e vështirë të shmangësh cinizmin. Ti gjete kohë për të më ndihmuar të kuptoja disa të vërteta të ftohta e të ashpra mbi jetën dhe politikën shqiptare—se si luhet loja. Sigurisht që bëra disa gabime, por ti u përpoqe të më bëje të kuptoja gjërat që më duheshin për ta kryer punën time më mirë.

Ajo që vlerësova më shumë ishte se ti me të vërtetë dëgjoje. Bëje përpjekje të sinqerta për të kuptuar pse unë po përpiqesha të thosha ose të bëja diçka, dhe e bëje këtë pa gjykim. Për këtë, jam thellësisht mirënjohës.

Nuk do ta harroj kurrë atë takim të fundit, kur të përshëndeta duke të thënë: “Zheji i Madh!” Qeshëm të dy—dhe ti e kuptove menjëherë se çfarë kisha parasysh.

Herën tjetër kur të vizitoj vendin e takimit tonë të fundit, do të mendoj për ty.

Deri atëherë, paqe dhe bekime për të gjithë ne.

Alex Arvizu

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ish-ambasadori Arvizu: Ti me të vërtetë dëgjoje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 August 2025 at 14:57

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ndër zërat më të spikatur të mendimit të lirë

24 August 2025 at 14:56

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përcolli sot mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Presidentja Osmani shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe dhe e cilëson Zhejin si një nga zërat më të guximshëm dhe më të spikatur të mendimit të lirë në hapësirën shqiptare.

 

Ajo thekson se Zheji la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, si dhe një trashëgimi të vyer profesionale dhe morale.

Në veçanti, Presidentja vlerëson kontributin e tij në dokumentimin dhe pasqyrimin e pasojave të regjimit gjenocidal serb në Kosovë, duke e cilësuar si një zë të vërtetës dhe një mbrojtës të dinjitetit njerëzor.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zheji, miqtë, kolegët dhe komunitetin mediatik, duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u ndaj dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

The post Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ndër zërat më të spikatur të mendimit të lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesazh ngushëllimi nga Vjosa Osmani për Artur Zhejin: Humbje për jetën intelektuale

By: danieli
24 August 2025 at 15:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë. Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Zhejin si një figurë të pazëvendësueshme të jetës publike, mediatike dhe intelektuale në Shqipëri, duke e përshkruar si “një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të…

Source

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: Kult Plus
24 August 2025 at 15:04

Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi./atsh/KultPlus.com

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Kurti: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

24 August 2025 at 10:23

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përcolli sot vlerësimin e tij për sigurën e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Kurti e cilësoi Artur Zhejin, personalitet të medias së shkruar e asaj televizive.

“I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Kurti solli në kujtesë se “i ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami”.

“Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri”, përfundoi Kurti duke përcjellë i ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut për këtë humbje të madhe.

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Kurti: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: Ela
24 August 2025 at 10:13

Nesër, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke […]

The post Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on BoldNews.al.

Ndarja e papritur e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: danieli
24 August 2025 at 10:15

Gazetari dhe publicisti i njohur, Artur Zheji, u nda papritur nga jeta më 23 gusht 2025 në Sarandë, si pasojë e një arresti kardiak. Nesër, më 25 gusht, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura do të zhvillohen homazhe për të, duke ofruar mundësinë që miqtë, kolegët dhe qytetarët ta nderojnë kujtimin e tij. Zheji ka pasur një karrierë të gjatë në gazetari…

Source

❌
❌