Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë numri 2, partive të reja u mungon koherenca

12 January 2026 at 21:10

TIRANË- Jani Marka nga “Shqipëria Bëhet” deklaroi në “Real Story” se detyra e forcave të reja politike është të artikulojnë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar.

Ai shtoi se Partia Demokratike duket se e ka zgjedhur strategjikisht të mbetet forcë e dytë në skenën politike.

Sipas Markës, partia e Sali Berishës është e mobilizuar për këtë qëllim dhe nuk synon realisht ndryshimin. Ai shtoi se përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme në seancat parlamentare nuk përbëjnë opozitë efektive dhe normale.

“Detyra jonë të artikulojmë të vërtetën me zë të lartë dhe në mënyrë të qytetëruar. Partia e Sali Berishës është që do të jetë numër dy, e ka këtë strategji dhe ka mobilizuar militantët e vet.Por nëse vazhdon opozita që përplasen me karrige në çdo seancë…”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se opozita e di shumë mirë se si bëhet një opozitë normale, por sipas tij problemi është se nuk dëshiron ta bëjë. Ai theksoi se partitë e reja ndodhen nën presionin e publikut, i cili kërkon prej tyre më shumë sesa mund të mbajnë.

Sipas Mërtirit, kjo i shtyn shpesh drejt ekzagjerimit, duke përmendur se Adriatik Lapaj tenton të mbajë një peshë më të madhe sesa ka realisht.

“Mjafton të thuash të vërtetën. Këta jo që nuk e dini si bëhet. Dinë të bëjnë opozitë normale, problemi është se nuk duan të bëjnë. Partitë e reja janë në një presion, i cili është presioni i publikut, i cili kërkon që këta të marrin më shumë barrë se çkanë dhe duke bërë këtë shpeshherë ata ekzagjerojnë. Për Mua Lapaj, tenton të mbajë më shumë peshë se c ‘mban. Në fund fare nuk i kërkojmë Lapajt të shpëtojë Shqipërisë, se nuk shpëtohet Shqipëria as nga Lapaj, as nga Berisha dhe as nga njeri tjetri””, tha analisti.

Pedagogia Arsejda Gjyli ngriti pikëpyetje mbi pretendimin e disa forcave të reja për t’u konsoliduar si forcë e tretë politike. Ajo tha se ka vërejtur inkoherencë në qëndrime dhe theksoi se për partitë e reja është thelbësore koherenca dhe shmangia e qasjeve të reja me “fytyrë të vjetër”. Sipas saj, besueshmëria politike ndërtohet vetëm përmes qartësisë dhe qëndrueshmërisë në ide dhe veprime.

“Pretendimi për të qenë forcë e tretë. I kam ngritur disa pyetje Lapajt. Ka një inkoherencë. E parë pretendimi për të qenë dhe për tu fuqizuar si forcë e tretë. Të partitë e reja, më e rëndësishme është  te këtë koherencë dhe të mos vijmë si qasje e re me fytyrë të vjetër”, tha ajo./abcnews.al

“Ka shumë pakënaqësi në shoqëri”/ Jani Marka: ‘Lëvizja Bashkë’ kërkon zgjedhje të parakohshme

12 January 2026 at 20:49

Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë”, u shpreh se në shoqëri ka shumë pakënaqësi dhe se kjo duhet të kthehet në reagim kundër mungesës së përgjegjësisë së institucioneve.

Gjithashtu ai theksoi se Lëvizja Bashkë ndryshe nga partitë e tjera kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Qytetarët siç e shikojnë personal mungesën e ujit duhet të shikojnë personale edhe vjedhjen e taksave. Ka shumë pakënaqësi në shoqëri. Kur doli rasti i korrupsionit të Ballukut, nuk kemi dalë fare në media. Lëvizja Bashkë të hënën tjetër do jetë seanca e parë në Parlament, ne do jemi sërish aty për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Partitë e tjera kërkojnë qeveri teknike për t’i zgjatur jetën politike Edi Ramës. Duhet të rritet presioni qytetar që ai të detyrohet të japë dorëheqjen”, tha ai.

Kush po i saboton protestat e opozitës?/ Prethi nga ‘Shqipëria Bëhet’: Ne na votojnë të gjithë! Njerëzit në protesta po shtohen…

12 January 2026 at 20:43

Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë për emisionin “Real Story” se në zgjedhjet e fundit në Cërrik, ata dyfishuan votat e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar situatën.

Prethi gjithashtu paralajmëroi se fryma e protestës po rritet dhe qytetarët po ngrejnë zërin për të kërkuar ndryshim.

“Është e njëjta situatë. Në Shqipëri është krijuar e njëjta apati, edhe qasja “pse nuk bashkoheni?”. Është një tentativë për ta lënë përgjegjësinë te partitë e reja. Çfarë të mirash kanë sjellë partitë e reja, kjo është çështja. Ne na votojnë të gjithë, sepse pas zgjedhjeve kemi bërë fushatën falënderuese dhe kanë qenë të gjithë. Ne kemi një mundësi me fakte: në zgjedhjet në Cërrik dyfishuam votat tona. Nuk është e mjaftueshme!

PS ushtron trysni tek qytetarët. Ne kishim tre civilë që filmonin qytetarët në protestën e fundit. Nëse nuk sjell pesë emra të firmosur, babai do të pushohet nga puna. Në protestën e fundit kishim mbi 3 mijë vetë, njerëzit po shtohen. Nuk jemi të kënaqur, por duhet të shohim vazhdimin. Po ngrihet fryma e protestës, fryma e qytetarit që duhet të ngrejë zërin.”  / abcnews.al /

“Lëvizja Bashkë synon votuesit e majtë”, Jani Marka: Duam progresin, jo kthim pas në histori tek Sali Berisha

12 January 2026 at 20:38

TIRANË- Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë” u shpreh se formacioni politik ku ai bën pjesë ka si synim të bindë votuesit e majtë, që vota e tyre të shkojë drejt tyre. Ai theksoi se kjo është beteja kryesore e Lëvizjes Bashkë.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, Marka u shpreh se Lëvizja Bashkë nuk është për ta kthyer historinë pas tek Sali Berisha, por aspiron progresin dhe për këtë shtoi ai duhet fillimisht të fitojnë besimin e qytetarëve.

“Ne si Lëvizje Bashkë, që identifikohemi si të majtë në ideologji, ne duhet të bindim sa më shumë qytetarë  që deri dje kanë votuar PS, ta braktisin atë parti, kjo është zgjidhja. Duhet të fitojmë besimin e tyre, që në këtë mënyrë nuk shkohet më. Nuk mund të kthehemi pas në histori. Ne jemi për progres, ne nuk jemi që ta kthejmë historinë pas tek Sali Berisha”, tha ai./abcnews.al

Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet”: Kodi Zgjedhor i pabarabartë, mijëra qytetarë mbeten pa përfaqësim

12 January 2026 at 20:29

TIRANË- Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet”, e ftuar në “Real Story” ka kritikuar Kodin Zgjedhor, duke theksuar se sistemi aktual prodhon pabarazi në përfaqësim.

Sipas Prethit, me rreth 64 mijë vota, Partia Socialiste ka marrë 9 mandate në qarkun e Vlorës, dhe Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një mandat dhe kjo përllogaritje tha ajo tregon qartë pabarazinë e sistemit.

 Ajo theksoi se “Shqipëria Bëhet” ishte e vetmja forcë që kërkoi bashkëpunim dhe bashkim mes subjekteve politike opozitare.

“E dinim Kodin Zgjedhor dhe e dimë sot se nuk kemi marrë vota për një mandat, sepse me 64 mijë vota, PS ka marrë 9 mandate në Vlorë. Sistemi është i pabarabartë, jo për ne që duhet të jemi në Kuvend, por për njerëzit, që janë të papërfaqësuar në Kuvend.

Kodi Zgjedhor nuk i lejon koalicionet. Kodi Zgjedhor kërkon një logo. Kështu nuk mund të ruhet identitetit. Ne jemi të vetmit, që kërkuam bashkëpunim dhe bashkim”, tha ajo./abcnews.al

Të rinj me (pa) perspektivë/ Mërtiri: Partitë e reja, mungesë besimi të ndërsjelltë. Ende të papjekur…

12 January 2026 at 20:19

Zgjedhjet e majit për pushtetin vendor dukeshin se do të sillnin risi nga partitë e reja, në pamje të parë premtuese e në brendësi me probleme mes njëri-tjetrit.

Analisti Ergys Mërtiri tha se partitë e reja kanë një mungesë besimi të ndërsjelltë mes tyre dhe se ideologjikisht kanë qëllime të ndryshme.

“ Nuk e vret karakterin ideologjik bashkimi mes palëve. Ato janë shumë parti sepse, parimisht, kanë qëllime të ndryshme. Janë të rinj dhe të papjekur, janë në një nivel ku po testojnë limitet e tyre.

Ka një lloj mungese besimi të ndërsjellë mes tyre, si rasti i Lapajt dhe Shabanit. Në thelb, kush merret me politikë pa egoizëm nuk ecën.”  / abcnews.al /

Dorina Prethi: Nuk i bashkohemi partive të mëdha, elektorati na ka votuar sepse nuk do asnjërën

12 January 2026 at 20:14

Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet”, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se shqiptarët nuk përfaqësohen.

Gjatë intervistës, Prethi nënvizoi se Lëvizja Bashkë ka zgjedhur të mos i bashkohet partive të mëdha, pasi shqiptarët i kanë votuar sepse nuk duan asnjë nga ato parti, as PS dhe as PD.

“Fajet për Shqipërinë e sotme nuk janë vetëm të PS, por të Sali Berishës dhe Edi Ramës. E gjithë perdja ra në zgjedhjet e 11 majit dhe e pamë që qytetarët nuk përfaqësohen. Pra ne nuk i bashkohemi logove të partive sepse jemi vet një parti dhe elektorati na ka votuar sepse nuk do asnjë nga këto dy parti”, tha ajo.

 

Before yesterdayMain stream

Pse u përmbyt Durrësi? Meçe: Mbipopullimi, tubacionet kaluan kapacitetet. Nuk kanë lidhje hidrovorët

By: Rovena
8 January 2026 at 21:07

Moti i keq ka vijuar edhe sot, më 8 janar, duke shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve kryesorë.

Lajmi më i keq erdhi këtë të enjte, nga Durrësi ku u shënua edhe viktima e parë. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi pasi e mori rrjedha e ujit. Qyteti bregdetar vijon të jetë në situatë kritike pasi reshjet nuk kanë pushuar.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, shpjegoi arsyet pas përmbytjeve të përsëritura në Durrës. Sipas tij, hidrovoret nuk janë të lidhura me situatën në qytet, ndërsa bashkimi i ujërave të zeza me ujërat e bardha ka shkaktuar bllokime të tubacioneve.

Meçe theksoi se ky problem ka ekzistuar që nga viti 2002 dhe vazhdon, duke u përkeqësuar për shkak të rritjes së qytetit dhe kapaciteteve të pamjaftueshme të rrjetit të kanalizimeve. Ai paralajmëroi se zgjidhjet radikale janë të vështira dhe kërkojnë ndërhyrje të mëdha, përfshirë shpronësime, ndërsa menaxhimi i Kënetës mbetet i mundur vetëm përmes kanaleve ekzistuese.

“Hidrovoret nuk kanë të bëjnë me Durrësin. Ujërat e zeza janë bashkuar me ujërat e bardha. Këneta ka punë me hidrovorit. Në Veliera është govatë dhe te stacioni është govatë, ku mbajnë ujin dhe bllokojnë gjithë Durrësit. Që nga 2002 dhe deri tani ky problem ka mbetur dhe vazhdon. Durrësi është rritur si qytet, kapaciteti i tubacioneve të tij i ka kaluar kapacitetet, nuk ka të bëjë me pustetat.

Bashkimi i ujërave të zeza dhe ujërat e bardha ka sjellë bllokim, të tubacioneve. Zgjedhja radikale në Durrës është shumë e vështirë, nëse do të bëhet një sistem kanalizimesh do të bëhen shpronësime. Durrësi është përmbytur dhe do të përmbytet më tej. Nuk ka mekanizëm teknik që të zhbllokojë Kënetën. Këneta do të menaxhohet vetëm përmes kanaleve”, tha Meçe.

Reshje ekstreme apo ndërtime pa kritere?/ Debati në Real Story, ish-prefekti: Nuk është bërë nami! Meçe: Prurje biblike!

8 January 2026 at 21:06

Shqipëria prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit, me qindra shtëpi të përmbytura dhe dhjetëra familje të evakuuara.

Në studion e ‘Real Story’ debati mes dy të ftuarve konsistoi në shkakun e përmbytjeve, a ishin ato për shkak të ndërtime pa kriter dhe menaxhimit të dobët pre dhe post shirave, apo reshjet ishin të përmasave të jashtëzakonshme dhe përmbytjet ishin të paevitueshme?

Ish prefekti i Vlorës Plator Nesturi tha se reshjet nuk ishin të përmasave ekstreme dhe se ka të bëjë me menaxhimin e situatës, ndërsa inxhinieri Arben Meçe tha se reshjet ishin të përmasave biblike.

Nesturi: Kjo ka të bëjë me menaxhimin; çdo prefekt jep detyrat për pushtetin vendor. Për këto çështje ka fonde; nëse nuk bëhen veprimet nga shteti, si hapja e digave apo zgjidhja e problematikave të tjera, dhe deklarohet që janë kryer pa u bërë realisht, krijohet problem tjetër. Nëse themi që bordet duhet të hapin kanalet, është një çështje tjetër. Nuk është bërë nami! Nuk është çështje që të rrjedhin qiellërat.

Mece: Kesaj situate këtu, më thuaj çfarë do të bësh. Kjo është ajo që po studiojmë; gjithë zona në Fier që nga 2017 ka qenë plot me ujë, tani është e thatë për shkak të digës që u ndërtua. Ndodhin situata të tilla sepse prurjet janë biblike, nuk janë të zakonshme.Nesturi: E di çfarë do të thotë të dalë uji në autostradë; kjo do të thotë që Novoselë të jetë e përmbytur.

Mece: Kur është projektuar, analizat që kemi bërë kishin parashikuar prurjet që do të vinin, por nuk u morën parasysh për autostradën që u ndërtua tani. Ka pasur gabime. Tek përmbytja te City Park ndodhi për shkak se ishin vendosur prita nga blloqe betoni. Ne bëjmë ndërtime që cenojnë raportin natyror të ujërave.

Platori: Prapë po them që nuk janë përmasa biblike.  / abcnews.al /

“Nuk është fatkeqësi natyrore, është keqmenaxhim”/ Shqipëria nën ujë, Softa: Ka tre fajtorë…

By: Rovena
8 January 2026 at 20:51

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se përmbytjet nuk duhet të konsiderohen gjithmonë si fatkeqësi natyrore, duke vënë theksin te mungesa e menaxhimit dhe parandalimit.

Sipas tij, situata përsëritet çdo vit sa herë që ka reshje shiu, njësoj si zjarret gjatë verës, çka tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë të pushtetit lokal, qeverisë qendrore dhe subjekteve private.

Softa nënvizoi se ndërhyrjet e pakontrolluara në lumenj, përfshirë edhe Vjosën, si dhe mungesa e masave ligjore për mbrojtjen e tyre, sjellin kosto të larta përmbytjesh, duke e bërë të domosdoshëm fokusin te parandalimi dhe menaxhimi afatgjatë i ujërave.

“Jo çdo përmbytje nuk është një fatkeqësi natyrore. Këtu sa herë që bie shi, kemi të njëjtën situatë. Në luftë me zjarret në vetë dhe në dimër përmbytjet. Është një përgjegjësi e madhe me pushtetin lokal. Nëse nuk dimë të menaxhojmë ujërat, do të kemi kostot e përmbytjeve. Ne duhet të merremi me parandalimin. Vjosa është një lumë i egër dhe i gjerë, por problemi është a ka një ndërhyrje një lumë.

Nëse ne marrim masa është që të ndalohet me ligj ndërhyrja. Kam tre linja ku duhet vënë përgjegjësia: pushteti lokal, qeveria e vendit dhe më pas janë edhe privatët. Nëse ka raste që mund të jetë dora e njeriut, të gjitha këto janë që duhet të ketë një lloj shqetësimi. Kjo situatë është e përvitshme, prandaj duhet të këtë ndërhyrje”, tha Softa.

Tërbimi i motit/ Meçe: Viktima e Durrësit nga përmbytjet, të shpallet dëshmor!

8 January 2026 at 20:45

Reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje,evakuime dhe fatkeqësisht një jetë të humbur në bilancin paraprak në vend.

Inxhinieri Arben Mece deklaroi se pjesa jugore drejt Vlorës është përmbytur, por fokusin e ndërhyrjes e kanë fshatrat ku ka njerëz. Mece shtoi se punonjësit që kanë dhënë jetën në krye të detyrës duhet të shpallen dëshmorë për guximin dhe sakrificën e tyre.

“Pjesa jugore, drejt Vlorës, është përmbytur, por fokusi ynë është tek fshatrat, sepse aty ka njerëz. Faza e parë e ndërhyrjes është vendosja në lëvizje e Emergjencës Civile, ku situatën e merr nën kontroll Emergjenca Civile, me mbështetje nga Policia, pushteti lokal dhe ushtria. Të gjithë vihen në dispozicion për të shpëtuar jetë njerëzish.

A e kemi Emergjencën Civile në lëvizje? Nëse do të prisja analizat sot, do të isha për këtë pikë. Unë e kam parë EC-në në Lezhë, ku kryetari i bashkisë, i cili kishte përvojë ushtarake, dinte ta disiplinonte ekipin. E njëjta gjë u vërejt edhe në Mifol. Fakti është se deri më sot nuk kemi pasur humbje të bagëtive, por kemi humbje jete.

Ata punonjës që morën përsipër të shpëtojnë njerëz duhet të shpallen dëshmorë, sepse kanë dhënë jetën në krye të detyrës. Ai punonjës që humbi jetën në Durrës duhet të shpallet dëshmorë.

Ura e Mifolit nën ujë/ Meçe: Shkak elementet teknikë. Nesturi: Në shkurt do kemi sërish përmbytje

By: Rovena
8 January 2026 at 20:38

Emisioni “Real Story” në ABC News u ndal këtë të enjte te situata emergjente e krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve, duke sjellë në vëmendje shkaqet teknike dhe problematikat në menaxhimin e tyre.

Analisti Arben Meçe theksoi se rritja e nivelit të ujit lidhet me ndërhyrje artificiale në infrastrukturë, ndërsa ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, paralajmëroi se përveç problemeve me autostradën dhe kullimet, ekziston rreziku i përsëritjes së përmbytjeve në muajt në vijim, duke kërkuar vëmendje dhe masa të menjëhershme parandaluese.

Analisti Arben Meçe: Një shkak pse është ngritur niveli i ujit, është elementi teknik. Gjëja më urgjente është gjë kjo urë të hapet dhe të zhduket autostrada, e cila është bërë shkak kryesor. Pasi ngrihet në mënyrë artificiale uji.

Ish Perfekti i Vlorës, Plator Nesturi: Çështja e autostradës dhe kullimeve janë problematike, por ne kemi problematika në mënyrat e menaxhimit, por jo të situatës emergjente që është sot. Sot që po themi, duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të përsëritet. Në shkurt mund të ketë përsëri përmbytje. Këtë e thonë edhe specialistët.

“Fenomeni i ‘taposjes’ shkaktoi përmbytjet”, ish-Prefekti: 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë

8 January 2026 at 20:34

Ish prefekti i Vlorës Plator Nesturi komentoi për ‘Real Story’ situatën me reshjet dhe përmbytjet në vendin tonë, duke krahasuar reshjet e nëntorit me të tanishmet.

Nesturi nënvizoi se fenomeni i “taposjes” po mban ujin në vend, por niveli pritet të ulet gradualisht.

Ish -prefekt i Vlorës deklaroi se 13 banesat në shtratin e lumit në Novoselë janë të rrezikuara dhe çdo përmbytje e ardhshme do të sjellë dëme të përsëritura. Ai theksoi se ndërtesat janë të reja dhe të legalizuara, ndërsa shteti ka përgjegjësi të dyfishtë për dëmshpërblimin.

“Gjatë muajit nëntor, niveli i prurjeve ka qenë më i lartë se tani. Era fryn me forcë nga perëndimi, duke shkaktuar efektin e “taposjes”, ku uji grumbullohet dhe bën që prurjet të lëvizin ngadalë drejt lumenjve. Prurjet kanë qenë kryesisht të shkaktuara nga reshjet; gjatë nëntorit ka pasur edhe reshje dhe hapje digash, por rrjedhja ka qenë e lirë dhe nuk ka pasur pasoja të mëdha.

Fenomeni i “taposjes” po mban ujin në vend, por niveli pritet të ulet gradualisht. Ndryshimi i drejtimit dhe intensitetit të erës gjithashtu ndikon në situatë.

Sa herë që ndodhin emergjenca të tilla, nxirren detyra dhe përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Aktualisht, 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë. Në këto zona, problemet që evidentohen nuk janë zgjidhur ende. Banorët e këtyre 13 banesave do të përballen me përmbytje sa herë që situata përsëritet.

Ndërtesat janë të reja dhe të legalizuara, dhe shteti ka përgjegjësi të dyfishtë. Sa herë që dëmtohen, shteti duhet t’i dëmshpërblejë, por përmbytjet mund të përsëriten në të njëjtin vend.

Në krahasim me nëntorin, tani niveli i shtratit të lumit është më i ulët. Aktualisht po ndodh fenomeni i taposjes, por ka lajme të mira, sepse nuk ka shkarkime nga Greqia dhe prurjet vijnë vetëm nga reshjet aktuale.”  / abcnews.al /

“Të gjithë banorët e fshatit Ferras të evakuuar”/ Gazetarja e ABC News: Situata disi më e qetë

By: Rovena
8 January 2026 at 20:24

Situata e shkaktuar nga moti i keq në fshatin Ferras paraqitet kritike. Gazetarja Bleona Prengezaj, e cila ndodhet në terren, raportoi për emisionin “Real Story” në ABC News se bëhet fjalë për rrugën e vjetër Fier–Vlorë, ku uji ka vërshuar në rrugë, duke shkaktuar edhe dëmtime në argjinaturën e Martinës.

Sipas saj, gjendja në zonë ka qenë e rënduar, çka ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente. Të gjithë banorët e Ferrasit janë evakuuar dhe janë akomoduar përkohësisht në një konvikt në qytetin e Fierit. Prioritet në evakuim kanë pasur të moshuarit dhe fëmijët.

Aktualisht raportohet një rënie e nivelit të ujit dhe situata është drejt normalizimit, por shqetësimi për banorët mbetet i lartë për shkak të pasojave të motit të keq dhe rrezikut të mundshëm nga reshjet. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën në zonë.

Shqipëria në pushtetin e ujit/ Gazetari tregon si tregon si është situata në Urën e Mifolit

By: Rovena
8 January 2026 at 20:15

Situata në Urën e Mifolit vijon të mbetet kritike si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura. Gazetari i ABC News, Ertvin Leka, raportoi për emisionin “Real Story” se, megjithëse matjet e fundit tregojnë një rënie të lehtë të nivelit të ujit, rreziku mbetet i lartë.

Sipas tij, shpresat lidhen me ndërprerjen e reshjeve, çka do të sillte uljen e prurjeve nga Memaliaj drejt Urës së Mifolit. Aktualisht, rrjedha e ujit është e rrëmbyer dhe po shkakton gërryerje të argjinaturave, duke shtuar frikën për qëndrueshmërinë e tyre.

Forcat e emergjencave civile dhe gomonet janë në gatishmëri deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, raportohet se disa banorë kanë refuzuar të evakuohen, pavarësisht rrezikut. Shqetësimi kryesor në këto momente mbetet nëse argjinaturat do të arrijnë të përballojnë presionin e ujit./abcnews.al

Përmbytjet paralizojnë energjinë/ Drejtori i OSSH: Nga 22 linja në avari, u reduktua në 5. Nënstacioni i Kajanit u rikthye në funksion

7 January 2026 at 21:30

Prej dy ditësh, i gjithë vendi ndodhet nën pushtetin e ujit, me qindra shtëpi të përmbytura dhe familje të evakuuara, ndërsa krahas kësaj një problem kryesor mbetet edhe furnizimi me energji elektrike.

Drejtori i Menaxhimit të OSSH-së, Llambi Miti, deklaroi se si pasojë e kushteve të vështira atmosferike janë evidentuar disa avari në rrjetin elektrik. Ai theksoi se falë mobilizimit maksimal të grupeve në terren, numri i abonentëve pa energji u reduktua ndjeshëm brenda ditës. Miti shtoi se avaria më e madhe në nënstacionin e Kajanit u riparua dhe furnizimi me energji u rikthye me efikasitet të plotë.

“Dje në mëngjes nisëm me 22 linja në avari dhe, si pasojë e punës në terren, duke marrë parasysh vështirësitë e mëdha dhe prezencën e shkarkimeve, disa prej të cilave ishin të rrezikshme, falë organizimit dhe punës arritëm që dje në darkë nga 29 827 abonentë pa energji të mbeteshin vetëm 4 441.

Për sot, e nisëm ditën me 17 linja në avari dhe aktualisht jemi me 5 filtra në avari, që prekin 3 555 abonentë. Avarinë më të madhe e kishim në nënstacionin e Kajanit, që furnizon Belshin, për shkak të dëmtimeve atmosferike.

Mobilizimi maksimal bëri të mundur që në orën 18:00 nënstacioni të vihej në punë me efikasitet të plotë.”  / abcnews.al /

“Qukës-Qafë Plloçë sabotazh i qeverisë 2009”/ Meçe: SPAK të hetojë. Berisha u vendos në shërbimit të interesave greke…

By: Rovena
7 January 2026 at 21:22

Për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin tonë në të dytën ditë radhazi, ka pasur probleme të shumta në shumë qarqe të vendit, rrugë, toka bujqësore nën ujë, banesa të përmbytura dhe familje të evakuuara.

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut është bllokuar përkohësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Duke u ndalur gjerësisht te kjo problematike, analisti Arben Meçe tha për emisionin “Real Story” në ABC News se problemi qëndron që te projektimi i rrugës në vitin 2009, ku sipas tij SPAK duhet të nisë një hetim.

Meçe thotë se rruga do të jetë jashtë funksionit për shkak të faktorëve gjeologjikë të papërshtatshëm dhe Berisha, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi pasi u vendos në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8.

“Qoftë në planin gjeostrategjik dhe të interesave kombëtare, qoftë edhe në mënyrën e projektimin ajo rrugë quhet sabotazh në sistemin rrugor në Republikën e Shqipërisë. Në mënyrë më të posaçme, problemi më serioz i saj është mos marrja fare në konsideratë e informacioneve gjeologjike në të cilat ajo është zhvilluar. Nuk po them në gjeometrinë e trupit dhe në gjeometrinë e aksit të lëvizjes. Është ndërtuar në formacione gjeologjike, që kanë për ta nxjerrë ashtë funksionit atë rrugë.

Që në momentin që është nisur projektimi, unë kam thënë që SPAK duhet të fillojë një hetim që në gjenezë, që në vitin 2009 se kush janë projektuesit e asaj rrugës dhe cili ishte synimi final i asaj rruge. 300 milionë euro janë hedhur në kosh në atë rrugë. Në një kohë shumë të shkurtër do të shohim shkarje masive. Aksi Qukës -Qafë Plloçë është rasti më i pastër dhe më ideal ku Sali Berisha vendoset në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8”, tha Meçe./abcnews.al

Kurbini prag katastrofe, 50 familje rrezikohen nga përmbytjet/ Banorët për “Real Story”: Jemi të bllokuar nga të gjitha anët. Zoti na ka në dorë

By: Rovena
7 January 2026 at 20:42

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur reshje të dendura të shiut. Kurbini ka dëme të shtuara nga përmbytjeve. Shihet një prani e lartë të ujit, që arrit deri në 1 metra.

7 familje nga Bashkia e Kurbinit janë evakuuar. Sipas situatës së paraqitur në fshatra, dëmet janë të konsiderueshme janë në fushat bujqësore dhe në ato blegtorale.

Ndërkohë gazetarja e ABC Neës e cila ndodhet në terren, Xhoana Çallaku për emisionin “Real Story” tha se rrezikohen nga përmbytjet afërsisht 50 familje. Banorët e fshatit Adriatik, ku ndodhet dhe gazetarja për mikrofonin e ABC News treguar se si është situata në banesat e tyre.

“Jam banor i fshatit Adriatik, jemi të bllokuar nga të gjitha anët. Uji ka arritur deri në 1 metra. Zoti na ka në dorë, shpresojmë të mos sëmuret ndonjë fëmijë sepse nuk kemi nga i çojmë”, tha një banor për mikrofonin e ABC News.

“Në banesën time uji ka hyrë brenda. Jemi pesë anëtarë në familje. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk kemi çfarë të kërkojmë tani, duhet t’i bëhet pritë para kohe”, thotë një banor tjetër.

❌
❌