Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi

By: M C
23 December 2025 at 17:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Maliq. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një të moshuar i cili lëvizte me biçikletë.

I.S., 65 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Ndërsa drejtuesi i automjetit “Volksëagen”, B.M., është shoqëruar nga policia në komisariat ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi appeared first on Albeu.com.

“Skoda” del nga rruga në Maliq/ Plagosen dy persona, mes tyre një fëmijë

By: Brisi
20 December 2025 at 16:31

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Maliq, në afërsi të fshatit Rrëmbec. Një 38 vjeçar, me iniciale K.D, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë në mjet, shtetasi V. D., 36 vjeç, dhe një […]

The post “Skoda” del nga rruga në Maliq/ Plagosen dy persona, mes tyre një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerë mes tyre një fëmijë

By: M C
20 December 2025 at 17:03

Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Rëmbec, të Maliqit, me pasojë dy të plagosur mes tyre një fëmijë.

Policia ka bërë me dije se shoferi e inicuialet K.D, 38 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasi V. D., 36 vjeç, dhe një 11-vjeçar, banues në Tiranë, të cilët u dërguan për mjekim në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerë mes tyre një fëmijë appeared first on Albeu.com.

Landfilli i Maliqit siguron menaxhim e mbetjeve për 20 vjet

13 December 2025 at 14:50

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Pika fundore e trajtimit të mbetjeve në Maliq i shërben të gjitha bashkive të qarkut Korçë dhe është shembull i bashkëpunimit ndërbashkiak, inovacionit dhe edukimit mjedisor.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj vizitoi nga afër këtë pikë fundore.

“Me administrimin efikas, teknologjinë e duhur dhe programet e ndërgjegjësimit për të rinjtë, puna për trajtimin e mbetjeve në Maliq vijon sipas standardeve më të larta”, theksoi Jaupaj.

Jaupaj bëri të ditur se krijimi i Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, do të mbështesë bashkitë në menaxhimin e pikave fundore, duke u lënë më shumë hapësirë të fokusohen në ndarjen e mbetjeve në burim dhe riciklim.

“Me programin e ri të Ministrisë së Mjedisit dhe Bankës Gjermane për Zhvillim në landfillin e Maliqit do të ketë një paketë investimesh, duke shtuar dy qeliza të reja të trajtimit të mbetjeve për të siguruar kapacitetet për një periudhë 20-vjeçare në zonën e menaxhimit të mbetjeve të Korçës”, tha Jaupaj.

Landfilli i Maliqit është një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në qarkun e Korçës. Ai shërben si vendgrumbullimi kryesor për mbetjet e bashkive të qarkut dhe funksionon sipas standardeve bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit.

Në këtë landfill janë ndërmarrë masa të posaçme për izolimin e shtresave të tokës, grumbullimin e ujërave të ndotura dhe trajtimin e gazrave që krijohen nga mbetjet, duke rritur sigurinë mjedisore dhe shëndetësore për komunitetin.

/k.s/r.e/

The post Landfilli i Maliqit siguron menaxhim e mbetjeve për 20 vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit, babai: Jemi të shkatërruar

By: armand
5 December 2025 at 16:50

Lidhur me vrasjen e 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit. Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit, babai: Jemi të shkatërruar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident me vdekje në Maliq

2 December 2025 at 18:33

MALIQ– Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq.

Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Viktimë ka mbetur 67 vjeçari Bashkim Hida.

Drejtuesi i automjetit i cili mësohet se është punonjës policie është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Reshjet e dendura të shiut/ Shembet shtëpia në Maliq, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

By: V K
29 November 2025 at 15:17

Shirat dhe përmbytja pak ditë me parë në juglindje, ka sjellë jo pak dëme në banesa.

Në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, kjo banesë u rrënua dhe ra pasi uji depërtoi brenda saj, duke rrezikuar jetën e atyre që jetonin brenda saj.

“Ditën e enjte në darkë ra shi gjithë natën, burri jashtë, shtëpia u mbush me ujë, sa ramë të flemë u shemb shtëpia. Dollapi I ra vjehrrës përsipër. Dolëm të gjithë të frikësuar. Ne jemi në qiell të hapur, dimri erdhi, fëmijët ku ti çojmë? Po bëjmë kasolle me plastmas. Duam ndihmë nga shteti, siç i shihni gjërat. Nuk bëjmë dot me 60 mijë lek asistencë. Uji ishte i madh nuk kishte c bënim. U zbuten muret e ranë”, shprehet Vjollca Brahimllari.

Në kushte të tilla, kryefamiljari është i detyruar të ndërtojë një kasolle për të jetuar, pasi shtëpia është e pabanueshme dhe e rrezikshme për fëmijët dhe ta.

 

 

“Komplet oborri deri në gju në ujë. Ishte ora 5 e mëngjesit, sa u shtriva, u shemb Shtëpia. Mora fëmijët mamanë nusen dola jashtë. Shtëpi e 1994. E gjithë shtëpia është e pabanueshme. Janë hapur muret edhe nga poshtë, themelet, jemi në qiell të hapur.

Nuk kam ku të fut fëmijët e nënë pa për vete do bëj si do bëj. 5 veta jetojmë. Erdhën këta të bashkisë I panë, na thanë këtu mos jetoni se është e pabanueshme. Mund të shembet në çasti në çast. Kam bërë një kasolle, do e mbuloj me plasma e do rri atje”, thotë Gentian Brahimllari.

Deri sa dikush nga institucionet të kujtohet për familjen Brahimllari, 5 anëtarë të kësaj familje do të duhet të jetojnë në kushte tejet të vështira. /A2CNN

The post Reshjet e dendura të shiut/ Shembet shtëpia në Maliq, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur appeared first on Albeu.com.

Shembet shtëpia në Maliq nga reshjet, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

By: armand
29 November 2025 at 14:55

Shirat dhe përmbytja e para pak ditëve në juglindje ka sjellë jo pak dëme në banesa. Në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, kjo banesë u rrënua dhe ra pasi uji depërtoi brenda saj, duke rrezikuar jetën e atyre që jetonin brenda saj. “Ditën e enjte në darkë ra shi gjithë natën, burri jashtë, shtëpia u […]

The post Shembet shtëpia në Maliq nga reshjet, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur appeared first on BoldNews.al.

Salla: Po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit

24 November 2025 at 18:12


TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me bashkinë e Devollit dhe Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit.

Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me prefektin, Nertil Jole, kryetarin e bashkisë, Gëzim Topçiu, zëvendësministrin Arian Jaupllari dhe drejtorin e UK Korçë, Gentian Aliçkolli, inspektuan zonën e Sheqerasit, ku ekipet e DUK Korçë po punojnë për rehabilitimin e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Ministri Salla bëri të ditur se ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në Fushën e Maliqit dhe ka krijuar kushtet që, gjatë këtyre ditëve pa reshje, uji të tërhiqet nëpërmjet rrjetit kullues, ndërsa vijohet me mbylljen përfundimtare të argjinaturës.

“Prioritet absolut mbetet mbyllja e çarjes për të shmangur çdo përmbytje të mundshme. Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe puna po zhvillohet me intensitet maksimal, 24 orë në 24. Çdo orë që fitojmë është e rëndësishme për sigurinë e zonës përpara reshjeve të radhës”, deklaroi ministri Salla gjatë inspektimit.

Në zonën e prekur janë shtuar mjetet e rënda dhe kapacitetet logjistike, ndërsa po vendosen masivisht gurë dhe materiale të tjera mbushëse për të garantuar stabilizimin e argjinaturës.

/m.q/r.e/

The post Salla: Po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Vengu në Maliq: Ndërhyrje urgjente në terren, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas stabilizimit

23 November 2025 at 22:07

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Prefektin e Qarkut të Korçës, Nertil Jole dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbërritën sot në Maliq për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe për të inspektuar dëmtimet në disa argjinatura të zonës.

Gjatë verifikimeve në terren, ministri Salla bëri të ditur se ekipet teknike të bordit të kullimit, në bashkëpunim me bashkinë dhe strukturat vendore, po punojnë pa ndërprerje për riparimin e tyre.

Në zonat e Sheqerasit dhe Drithasit vijon përforcimi i argjinaturës, ndërkohë që ekipet e emergjencave civile, Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit dhe efektivët e Forcave të Armatosura nga Reparti i Drenovës janë të pranishëm në terren dhe në gatishmëri të plotë pranë banorëve.

“Kemi bërë devijimin e ujërave drejt shtratit të lumit, duke shmangur rrezikun e përmbytjes së tokave bujqësore. Rruga në të cilën po ndërhyjmë po përforcohet për të garantuar transport të sigurt të materialeve drejt pikës së çarjes, me qëllim që ndërhyrjet të përfundojnë brenda mbrëmjes së sotme ose nesër në mëngjes”, tha ministri Salla gjatë inspektimit.

Ai bëri të ditur se situata po monitorohet paralelisht edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.

“Në Sarandë, Fier dhe Lezhë ndërhyrjet janë drejt përfundimit. Prioritet mbetet stabilizimi i situatës dhe mbrojtja e komuniteteve”, deklaroi ministri.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve emergjente në të gjithë territorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të nisë procesin e plotë të evidentimit të dëmeve. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.

“Jemi në fazën e mbylljes së problematikave më urgjente. Më pas do të vijojmë me evidentimin e çdo dëmi, duke garantuar që asnjë fermer të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.

The post Salla dhe Vengu në Maliq: Ndërhyrje urgjente në terren, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas stabilizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Janë dëmtuar 15 ura, 1500 ha tokë bujqësore nën ujë

23 November 2025 at 19:21


TIRANË, 23 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Maliq, ku pa nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe masat që po merren për përballimin e situatës.

Në një prononcim për mediet, Vengu bëri të ditur se “në argjinaturën në Sheqeras ka patur dëmtime të konsiderueshme, ndaj po kryhen punime rehabilituese”.

“Nga ana tjetër edhe në zonën e Pyllit të Fazanëve kemi një dëmtim argjinature, e cila vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar dhe angazhim shtesë nga Forcat e Armatosura”, tha ai.

Vengu theksoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë.

“Po vijnë mjete vetëshkarkuese të ndihmojnë me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime. Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat, por duhet të kuptojmë që kemi situata edhe të rrëshqitjes së dherave e masiveve malore, ku në Qafë Plloçë kishte një problematikë të madhe që na bëri të angazhohemi fuqimisht për të bërë një devijim përmes operatorëve të zonës”, shtoi ai.

Gjithsesi, Vengu informoi se Ministria e Mbrojtjes po shton forcat në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në rreshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen.

Ministri bëri të ditur se në rang vendi janë 15 ura të dëmtuara.

“Një pjesë prej tyre është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është të qëndrojmë pranë banorëve. Pas kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë”, shtoi ai.

Ministri theksoi se priten akoma reshje ndaj nuk jemi jashtë rrezikut.

“Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se 3 frontet e para meteorologjike, por edhe basenet ujore në jug të vendit do vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë”, shtoi ai.

Sipas të dhënave paraprake, Vengu informoi se rezulton që janë rreth 1500 hektarë tokë nën ujë.

“Niveli i ujërat po ulet në mbarë vendin e kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat. Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre qe nuk kanë patur mundësi të bëjnë investime”, shtoi ai.

Ndërkohë, Vengu u shpreh se në projektbuxhetin 2026 ka një qasje të re për sa i përket mbështetjes së bashkive, sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile. “Buxheti parashikon që t’i mbështesë me fonde shtesë dhe me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluarën”, tha Vengu.

1 nga 4

/m.m/a.f/

The post Vengu: Janë dëmtuar 15 ura, 1500 ha tokë bujqësore nën ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolonja pa ujë të pijshëm, 133 banesa nën ujë në Maliq

By: Ela
22 November 2025 at 22:13

Problematika të mëdha ka shkaktuar moti i keq me reshje të dendura shiu në qarkun e Korçës. Në Bashkinë e Kolonjës janë marrë masa për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Aktualisht ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht. Ndërkohë po kryhet shkarkimi i depos […]

The post Kolonja pa ujë të pijshëm, 133 banesa nën ujë në Maliq appeared first on BoldNews.al.

Shiu bën kërdinë në Maliq, përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore

By: Brisi
22 November 2025 at 12:12

Reshjet intesive të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në Maliq. Raportohet se Fushat e Maliqit janë të mbuluara nga uji teksa janë dëmtuar dhjetëra hektarë tokë bujqësore duke prekur rëndë ekonominë e fermerëve lokalë. Tokat bujqësore janë mbuluar nga uji si rezultat i rritjes së nivelit të lumenjve Devoll dhe Dunavec. Sakaq përmbytje janë […]

The post Shiu bën kërdinë në Maliq, përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore appeared first on BoldNews.al.

Pamje me dron/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Maliq

By: Re Nato
22 November 2025 at 11:51

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq.

Në Maliq, përmes pamjeve me dron, shihen dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Toka bujqësore janë përmbytur, teksa në Pogradec, raportohet për prezencë uji në banesa dhe rrugë.

Sipas prefekturës në Pogradec, janë 50 banesa të dëmtuara dhe 5 ura. Në gjithë qarkun e Korçës janë 15 ura të dëmtuara./abcnews.al

Reshjet izolojnë fshatra në Maliq e Pogradec, dhjetëra banorë të bllokuar

22 November 2025 at 12:05


Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale të Bashkisë Maliq dhe njësitë administrative të Pogradecit. Për pasojë, qarkullimi është vështirësuar, ndërkohë dhjetëra banorë kanë mbetur të izoluar.

Në fshatin Dushar raportohen rreth 30 familje të bllokuara, pasi rruga është bërë e pakalueshme. Për një rast emergjent, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë, duke hapur përkohësisht rrugën për të mundësuar kalimin dhe duke shmangur një situatë edhe më të rëndë.

Sipas verifikimeve në terren dhe kontakteve me kryepleqtë, në njësinë Dardhas janë konstatuar problematika serioze, konkretisht:

Në fshatin Stropckë, një lagje është bllokuar nga shembja dheut.

Në Dardhas ka shembje dhe gërryerje të rrugës që kërkon ndërhyrje. Rruga që lidh Dardhasin me fshatrat e sipërm është bërë e pakalueshme duke izoluar gati 6 fshatra të Gorës. (Osnat, Dërdushë, Niçë, Prenisht, Lekas, Stërkanj)

Në Dërdushë është bllokuar një përrua nga inertet.

Në Osnat, ura pranë lumit është e pakalueshme, ndërsa në dalje të fshatit ka shembje dherash që kërkojnë pastrim.

Në Niçë është bllokuar një urë nga prurjet e shumta dhe është e pakalueshme.

Në Stërkanj ka dëmtime të mëdha të rrugës dhe kalimi mundësohet vetëm me mjete të rënda.

Në njësinë Proptisht nevojitet ndërhyrje me fadromë për hapjen e rrugëve në fshatrat Selishtë, Zall Torrë, Rrodokal Sipër dhe Kriçkovë.

Ndërkohë, në njësinë Çërravë, rruga që lidh Çërravën me Lumasin kërkon ndërhyrje për hedhje çakulli, pasi është dëmtuar dhe vështirëson qarkullimin. /euronews.al/

Jole: Situata në Sheqeras është stabilizuar, prurjet e Devollit bien me 1 metër

21 November 2025 at 22:12

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Prefekti i Korçës, Nertil Jole bëri të ditur sot se situata si pasojë e motit të keq në fshatin Sheqeras, paraqitet më e qëndrueshme pas shqetësimeve për rritjen e nivelit të ujit në kanale si pasojë e prurjeve të vrullshme të lumit Devoll.

Jole u shpreh se bashkë me kryetarin e bashkisë po kryejnë një monitorim të detajuar të zonës, pas disa sinjalizimeve të marra më herët.

“Me kryetarin e bashkisë e gjykuam që të bëjmë një monitorim më të detajuar këtu në Sheqeras, prej disa sinjalizimeve që morëm duke qenë se kuotat e kanaleve kishin një lloj rritje si pasojë të prurjeve shumë të vrullshme të lumit Devoll. Lajmi i mirë nga informacionet është që kemi tani nga punonjësit e digës së Zëmblakut, në këtë një orë të fundit ka një ulje përafërsisht 1 metër të thellësisë së lumit, në këtë kuptim është qetësuar situata”, tha ai.

Megjithatë ai theksoi se po vijojnë marrjen e masave parandaluese për shkak të mundësisë së shtimit të reshjeve gjatë natës.

“Janë duke u marrë masat për të evituar nëse do të këtë ndonjë rast precipitimi në kushte që mund të kemi edhe reshje gjatë natës, çdo risk që mund të atakonte edhe të prektë situatën e fshatit dhe në këtë kuptim jemi duke vlerësuar dhe gjykuar me gjithë ekspertët mënyrës se si do e adresojmë situatën në një raste precipitimi dhe reshjeve intensive në vazhdim. Nuk ka rrezik për evakuim edhe në kushtet e motit aktualisht nuk është ky rrezik”, tha Jole.

/m.q/r.e/a.f/

The post Jole: Situata në Sheqeras është stabilizuar, prurjet e Devollit bien me 1 metër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq/ Përmbyten 50 hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

By: Brisi
20 November 2025 at 08:54

Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar përmbytjen e 50 ha toke bujqësore në fushën e Maliqit. Sipas raportimeve përmbytja ka ardhur edhe për shkak të fryrjes se lumit Dunavec, duke paraqitur më tepër rrezik në pjesën ku bashkohet me lumin Devoll. Probleme ka patur edhe në rrugën nacionale Maliq-Gramsh, ku në fshatin […]

The post Moti i keq/ Përmbyten 50 hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës

By: Elva
19 November 2025 at 20:37

Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qarkun e Korçës, ku fushat e Maliqit janë ndër më të goditurat. Sipas fermerëve të zonës, rreth 10–15 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Prurjet e shtuara të lumenjve Devoll dhe Dunavec kanë mbuluar të mbjellat me misër dhe patate, ndërsa dëmet […]

The post Moti i keq, 15 hektarë nën ujë në qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

49-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, banorët: Pinte raki! U kthye në fshat pas divorcit

By: Ela
11 November 2025 at 10:40

Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit. Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale. […]

The post 49-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, banorët: Pinte raki! U kthye në fshat pas divorcit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Gjendet i pajetë 45-vjeçari në Maliq, dyshimet paraprake

11 November 2025 at 09:16

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Plase, në Maliq.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari Eduard Çarçani është gjetur i varur në kangjellat e një banese që nuk ka qenë e tij. Burime nga policia thonë se po hetohet për vdekje aksidentale.

Në gjendje të dehur 45-vjeçari, dyshohet se ka tentuar të hyjë në një banesë, por ka mbetur i varur të kangjellat.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/abcnews.al/

❌
❌