Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një garazh i transformuar në një shtëpi në Londër është vënë në shitje për rreth 575,000 funte

16 December 2025 at 12:25


Një garazh i transformuar në një shtëpi një dhomëshe në Putney, jugperëndim të Londrës, është vendosur në shitje për 675,000 euro (rreth £575,000).

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, prona me sipërfaqe 57 metra katrorë është dizajnuar në tre kate, me dhomën kryesore në katin e parë që ka garderoba të integruara, dush stili “rainforest” dhe tualet të veçantë.

Pronari, Paul Crowther, i kërkoi dizajnerit që të mendonte për të maksimizuar hapësirën e magazinimit.

Ky projekt unik shfaq kreativitet dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës në një ambient të vogël.

Shtëpia është tani në treg, duke ofruar një opsion të veçantë për blerësit që kërkojnë një pronë moderne dhe komode në Londër. /Telegrafi/

SHBA – Kamala Harris shpreh ambicien për një tjetër kandidim drejt Shtëpisë së Bardhë.

15 December 2025 at 09:31

UASHINGTON, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ish zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris po përgatitet për një tjetër kandidaturë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Axios raporton se këtë javë ish-nënpresidentja ua bëri të qartë rivalëve të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2028 se ‘’po punon për të mbajtur gjallë mundësinë e një kandidimi të ri presidencial’’.

Pavarësisht shqetësimeve nga udhëheqësit e partisë dhe donatorët në lidhje me aftësinë e saj për të fituar, Harris mbetet në krye të shumicës së sondazheve për zgjedhjet paraprake Demokratike të vitit 2028.

Ajo gjithashtu gëzon mbështetje të fortë midis votuesve afrikano-amerikanë, blloku më i rëndësishëm votues në zgjedhjet e fundit paraprake presidenciale Demokratike.

Pas një periudhe me profil të ulët në gjysmën e parë të vitit dhe një turneu promovues për librin e saj të përqendruar në zgjedhjet e vitit 2024, Harris bëri disa lëvizje këtë javë që shumë demokratë po i interpretojnë si fillimin e fushatës së saj të vitit 2028.   /os/

 

The post SHBA – Kamala Harris shpreh ambicien për një tjetër kandidim drejt Shtëpisë së Bardhë. appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer nga Ukraina dhe Rusia, dëshiron veprime jo ​​fjalë

11 December 2025 at 20:12

UASHINGTON, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti Trump nuk dëshiron më të flasë për situatën në Ukrainë dhe Rusi, ai dëshiron veprime konkrete, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

‘’Ai është i frustruar nga Ukraina dhe Rusia. Nëse ka një shans të vërtetë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje, nëse mendojmë se këto takime janë të denja për dikë, ne do të dërgojmë një përfaqësues’’, shtoi ajo.

‘’Presidenti është i ngopur me takime vetëm për hir të takimeve. Ai nuk dëshiron më të flasë, ai dëshiron të veprojë jo fjalë”, shtoi zëdhënësja Leavitt në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes gjatë fundjavës në Ukrainë.   /os/

 

The post SHBA – Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer nga Ukraina dhe Rusia, dëshiron veprime jo ​​fjalë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dendura të shiut/ Shembet shtëpia në Maliq, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

By: V K
29 November 2025 at 15:17

Shirat dhe përmbytja pak ditë me parë në juglindje, ka sjellë jo pak dëme në banesa.

Në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, kjo banesë u rrënua dhe ra pasi uji depërtoi brenda saj, duke rrezikuar jetën e atyre që jetonin brenda saj.

“Ditën e enjte në darkë ra shi gjithë natën, burri jashtë, shtëpia u mbush me ujë, sa ramë të flemë u shemb shtëpia. Dollapi I ra vjehrrës përsipër. Dolëm të gjithë të frikësuar. Ne jemi në qiell të hapur, dimri erdhi, fëmijët ku ti çojmë? Po bëjmë kasolle me plastmas. Duam ndihmë nga shteti, siç i shihni gjërat. Nuk bëjmë dot me 60 mijë lek asistencë. Uji ishte i madh nuk kishte c bënim. U zbuten muret e ranë”, shprehet Vjollca Brahimllari.

Në kushte të tilla, kryefamiljari është i detyruar të ndërtojë një kasolle për të jetuar, pasi shtëpia është e pabanueshme dhe e rrezikshme për fëmijët dhe ta.

 

 

“Komplet oborri deri në gju në ujë. Ishte ora 5 e mëngjesit, sa u shtriva, u shemb Shtëpia. Mora fëmijët mamanë nusen dola jashtë. Shtëpi e 1994. E gjithë shtëpia është e pabanueshme. Janë hapur muret edhe nga poshtë, themelet, jemi në qiell të hapur.

Nuk kam ku të fut fëmijët e nënë pa për vete do bëj si do bëj. 5 veta jetojmë. Erdhën këta të bashkisë I panë, na thanë këtu mos jetoni se është e pabanueshme. Mund të shembet në çasti në çast. Kam bërë një kasolle, do e mbuloj me plasma e do rri atje”, thotë Gentian Brahimllari.

Deri sa dikush nga institucionet të kujtohet për familjen Brahimllari, 5 anëtarë të kësaj familje do të duhet të jetojnë në kushte tejet të vështira. /A2CNN

The post Reshjet e dendura të shiut/ Shembet shtëpia në Maliq, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur appeared first on Albeu.com.

Shembet shtëpia në Maliq nga reshjet, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

By: armand
29 November 2025 at 14:55

Shirat dhe përmbytja e para pak ditëve në juglindje ka sjellë jo pak dëme në banesa. Në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, kjo banesë u rrënua dhe ra pasi uji depërtoi brenda saj, duke rrezikuar jetën e atyre që jetonin brenda saj. “Ditën e enjte në darkë ra shi gjithë natën, burri jashtë, shtëpia u […]

The post Shembet shtëpia në Maliq nga reshjet, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur appeared first on BoldNews.al.

Gruaja mbeti ‘pa fjalë’ pasi zbuloi çfarë fshihej pas derës misterioze në pronën e saj të re

29 November 2025 at 10:00


Një grua që po e transformon pronën e saj të sapoblerë në një furrë buke ka zbuluar diçka pas shkurreve në pjesën e prapme të tokës.

Që kur bleu ndërtesën, Nelly ka ndarë rinovimin e saj në rrjete sociale.

"Pesë vjet më parë, u dashurova me këtë pronë... dhe sot, më në fund është imja", zbuloi ajo në një video në TikTok në tetor.

"Nuk ishte në shitje atëherë, por nuk pushova kurrë së ëndërruari. Kur më në fund doli në treg , mora një shans dhe e bleva! Tani, po e shndërroj në furrën e ëndrrave të mia - një vend të ndërtuar nga durimi, pasioni dhe besimi i pastër."

Në një përditësim mbi projektin, Nelly rrëfeu se mbeti "pa fjalë" nga ajo që fshihej pas një dere misterioze të bardhë në oborr.

"Më në fund e pastruam hapësirën përreth asaj dere misterioze... Isha shumë e paduruar ta hapja, por me pak ndihmë, ia dola - dhe ajo që gjetëm na la pa fjalë", tha ajo.

"Një dhomë tjetër, ne nuk e dinim dhe as shitësit nuk do ta kishin ditur? Absolutisht e pabesueshme."

Në fakt, ajo e kuptoi shpejt se dhoma ishte e madhe dhe e mbushur me mobilje të vjetra.

"Ka kaq shumë mbeturina por uau!", tha Nelly, duke vënë re se dhoma kishte edhe oxhakun e vet.

Zbulimi i shtyu të tjerët të spekulonin rreth përdorimit të saj në të kaluarën.

"Ndoshta një lavanderi e vjetër ku laheshin rrobat", sugjeroi një përdorues i TikTok. /Telegrafi/

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

By: D Marku
22 October 2025 at 23:02

Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregullta në zonën e “5 Majit”, u detyrua të firmoste një kontratë dhurimi për Bashkinë Tiranë, të cilën nuk e pranoi.

Megjithatë shtëpia iu shemb dhe ai fitoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa çështja u apelua në dhjetor 2024.
Pas shembjes, Mziu kërkoi bonus qiraje për periudhën 2021-2025, por drejtoria e strehimit e refuzoi duke argumentuar, se ai nuk mund të përfitonte pasi në korrik 2025 përfitoi banesë të re.

“Problematika ime nis me Bashkinë Tiranë, që në tetor të vitit 2021, ku vjen një njoftim për prishjen e banesës, të cilën e kam me dokumente të rregulla dhe me hipotekë.

Në atë kohë na u paraqit një kontratë nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që unë ta dhuroj banesën në mënyrë vullnetarë në hipotekë.

Unë këtë gjë nuk e kam firmosur dhe nuk kam ndërmend ta firmos. Pasi më hoqën nga shtëpia me forcë, banesa u prish siç ishte.

Pas kësaj ia jam drejtuat gjykatës dhe procesi gjyqësor zgjati gati 3 vjet e gjysmë.

Gjykata më dha të drejtë për të gjitha ato ankesa që kisha dhe bashkia e Tiranës e hodhi në Apel, dihet që procedurat zgjasin.

Më pas me anë të avokatit i jam drejtuar bashkisë për të përfituar bonusin e qirasë, ashtu siç e përcaktonte VKM.

Më vjen një përgjigje që më thotë se jemi përfitues të bonusit të qirasë nga vitit 2021 deri në momentin që do të marrësh banesën.”, tha Fadil Mziu.

The post Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë appeared first on Albeu.com.

Shtëpia e Zooey Deschanel dhe bashkëshortit të saj mahniti të gjithë – çdo detaj duket si në film

20 October 2025 at 21:06


Zooey Deschanel dhe Jonathan Scott i kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre të re në Nju Jork, të cilin e kanë rinovuar nga themeli në bashkëpunim me dizajneren e interierit Young Huh

Edhe pse banesa e tyre kryesore ndodhet në Los Angeles, në lagjen Brentwood, ku jetojnë me dy fëmijët e saj, Elsie dhe Charlie, ky apartament në Nju Jork është konceptuar si një bazë qytetare për qëndrime të shkurtra dhe pritje miqsh.

Si të bëhet maksimalizmi elegant

Shtëpinë e tyre në Los Angeles çifti e kishte rinovuar vetë, por për projektin në Nju Jork vendosën të bashkëpunojnë me dizajneren Huh, e njohur për interieret e saj plot ngjyra, por të menduara me kujdes.

Jonathan Scott, sipërmarrës ndërtimi dhe prezantues i emisionit Property Brothers, u mor me pjesën teknike dhe konstruktive, ndërsa Huh drejtoi aspektin estetik, nga përzgjedhja e ngjyrave dhe tapeteve deri te ndriçimi dhe mobilimi. Rezultati është një hapësirë që ndërthur arkitekturën klasike me tekstura të pasura dhe ngjyra të ngrohta, transmeton Telegrafi.

Muret janë të mbuluara me tapete artizanale të markës House of Hackney, ndërsa hapësirat ndriçohen nga lustra Murano dhe dritare vintage, të cilat krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pothuajse filmike.

Veçanërisht mbresëlënëse është dhoma e fëmijëve, e frymëzuar nga natyra me murale pemësh, krevate me gdhendje në formë gjetheje dhe sirtarë të fshehtë, si dhe kuzhina në nuancë baby blue, që tërheq menjëherë vëmendjen.

Shtëpia ka tre tarraca të vogla të rrethuara me bimësi, që sjellin një prekje kaliforniane në zemër të Manhatanit.

Detajet personale i japin shtëpisë shpirt

Dhoma e ndenjjes është më e thjeshtë dhe funksionale, me mobilie të integruara dhe televizor të fshehur, por me një element karakteristik: një aparat karaoke, që kujton momentin kur çifti u njoh për herë të parë gjatë xhirimeve të Carpool Karaoke në vitin 2019.

Shtëpia pasqyron në mënyrë të përkryer bashkimin e personaliteteve të tyre, ndjeshmërinë e saj për ngjyra, modele dhe stil retro, dhe precizionin e tij ndërtimor. Në fund, siç shpjegojnë vetë ata, ky apartament është një zgjatim i shtëpisë së tyre në Los Angeles, por me identitet të fortë njujorkez.

- YouTube

/Telegrafi/

Një shtëpi u pa duke “notuar” në det në Alaska, pas tajfunit - dhe ajo nuk ishte e vetmja

15 October 2025 at 20:32


Një shtëpi u filmua duke “notuar” në det në Alaska pas tajfunit Halong gjatë fundjavës.

Stuhia, e cila kaloi Oqeanin Paqësor, solli erëra me forcë uragani që shkaktuan një viktimë dhe dy persona të zhdukur.

Autoritetet shpëtuan disa njerëz nga shtëpitë që lëviznin në det, ndërsa rreth 1,300 banorë u zhvendosën.

- YouTube youtube.com

Brea Paul, e cila filmoi ngjarjen më 12 tetor në Kipnuk, tha se kishte parë rreth 20 shtëpi të tjera “duke u larguar”.

Banorët po përpiqen të sigurojnë pronat e tyre ndërsa stuhia vazhdon të shkaktojë dëme.

Autoritetet paralajmërojnë për rreziqe të mëtejshme dhe kërkojnë që komunitetet të jenë të kujdesshme. /Telegrafi/

Google sjell versionin e ri të “Gemini for Home” – asistenti që kujdeset për shumëçka shtëpi

10 October 2025 at 17:35


Google ka prezantuar versionin e ri të asistentit të tij virtual, “Gemini for Home”, i cili premton ndërveprim më natyral dhe më inteligjent me përdoruesit.

Asistenti i përmirësuar mund të ndihmojë në detyra të përditshme si kontrollimi i makinës larëse të enëve, zbulimi i orës kur fëmijët kanë fjetur apo nëse dera e makinës ka mbetur hapur.

“Gemini for Home” do të zëvendësojë Google Assistant në pajisjet e zgjuara si altoparlantët, kamerat dhe zile elektronike të reja.

Sipas kompanisë, Gemini ofron dhjetë zëra të rinj më natyralë dhe ruan kontekstin e bisedës për komunikim më të rrjedhshëm.

Google theksoi se tashmë nuk do të nevojiten “komanda të ngurta”, por biseda të ngjashme me ato njerëzore.

Përmes këtij përditësimi, kompania synon ta bëjë jetën në shtëpi më të thjeshtë. /Telegrafi/

Miley Cyrus zbulon se rindërtoi shtëpinë që u dogj në Malibu: Më ndryshoi jetën

By: D Marku
30 September 2025 at 14:46

Miley Cyrus ka zbuluar se shtëpia e saj në Malibu është rinovuar pothuajse plotësisht pas shtatë vitesh.

Ndërsa po bisedonte me Pamela Anderson për numrin e ri të CR Fashion Book, Cyrus zbuloi se shtëpia është pothuajse e përfunduar pasi u shkatërrua nga një seri zjarresh në vitin 2018.
“Po punoj për rindërtimin. Humba shtëpinë time në zjarrin e Woolsey dhe e kam rindërtuar atë për pesë vjet. Duket se do të jetë gati për mua në javët e ardhshme”, tha ajo.
Ajo më parë e ndante këtë shtëpi me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Cyrus ishte në Afrikën e Jugut kur shpërtheu zjarri.

“Ajo shtëpi kishte shumë magji. Regjistrova albumin tim të parë atje dhe, në fund, gjithçka ma ndryshoi vërtet jetën. Më vonë, e kuptova se ishte bekimi më i madh. Humbja e gjithçkaje, mundësia për të rindërtuar dhe zgjedhur çdo mobilie. Kur kjo ndodhi, shumë nga lidhjet e mia me njerëzit u zhdukën dhe kjo më solli përsëri në një magji dhe mirënjohje të tillë”, tha tutje.
Cyrus gjithashtu thekson se zëri i saj ndryshoi pas shkatërrimit të shtëpisë.

“Jam shumë ndryshe, zëri im ndryshoi shumë pas zjarrit. Fillova të këndoja më mirë, sikur diçka brenda meje u çlirua”, shtoi mes tjerash.

The post Miley Cyrus zbulon se rindërtoi shtëpinë që u dogj në Malibu: Më ndryshoi jetën appeared first on Albeu.com.

Gjesti publikon video nga shtëpia e tij: Siç po e shihni sivjet i kam mbytur pushimet

By: D Marku
8 September 2025 at 17:27

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka bërë një rikthim të vogël në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga shtëpia e tij në Pavlan të Pejës.

Në video, reperi ndan me ndjekësit një moment nga përditshmëria dhe nuk nguron të tregojë me humor se nuk ka pasur ende mundësi për pushime këtë vit.

“Sivjet e kam mbytur pushimin, gjithçka kam qenë siç po e shihni edhe ju”, tha Gjesti, duke ironizuar mbi faktin se angazhimet e shumta e kanë mbajtur të zënë.

Ai ka punuar në projekte të reja, ka realizuar këngë dhe ka marrë pjesë në koncerte të shumta, duke e lënë pak hapësirë për relaksim.

Videoja duket si një mënyrë për të komunikuar me ndjekësit dhe për të treguar se, edhe pse jeta e tij është e ngarkuar, ai nuk e harron humorin dhe komunikimin me fansat.

Ky moment është një tjetër dëshmi se edhe pas fitimit të një formati siç është Big Brother, jeta e një reperi mbetet dinamike dhe plot sfida, ku puna dhe pasionet personale ndonjëherë zënë vendin e pushimeve.

The post Gjesti publikon video nga shtëpia e tij: Siç po e shihni sivjet i kam mbytur pushimet appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Brad Pitt blen shtëpi luksoze 12 milionë dollarë në Hollywood Hills

By: D Marku
3 September 2025 at 12:39

Aktori i njohur Brad Pitt ka blerë një super vilë në Hollywood Hills, Kaliforni, me një histori interesante dhe masa të shtuara sigurie. Lajmi u konfirmua të martën nga “The Post”.

Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka gjithçka që mund të ëndërrojë një yll i Hollywood-it: 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë,kinema brenda në shtëpi, dhe kopsht me perime të freskëta etj.

Brad Pitt, i cili është 61 vjeç, e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning, dhe bashkëshortja e tij, Emilie.

Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe më pas e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë – por Pitt e siguroi për 12 milionë.

Vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor. Ndërtuar fillimisht në vitin 1989, ajo ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe emra të njohur si Orlando Bloom dhe Ben Affleck.

The post FOTO/ Brad Pitt blen shtëpi luksoze 12 milionë dollarë në Hollywood Hills appeared first on Albeu.com.

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje/ Pronarët kërkojnë prishjen, por përballen me kundërshtime ligjore

By: V K
30 August 2025 at 09:46

Shtëpia në të cilën Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj, në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit, është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë ndërmarrë hapa për ta rrënuar ndërtesën historike.

Sipas një raportimi të Bloomberg, plani i tyre ka shkaktuar kundërshtime ligjore dhe ndërhyrje nga autoritetet lokale.

Milstein, vajza e një manjati pasurish të patundshme nga Cleveland dhe Bank, producent i televizioneve reality, blenë pronën historike në adresën 12305 Fifth Helena Drive vitin e kaluar, duke paguar 8.4 milionë dollarë në vitin 2023.

Kjo pronë ndodhet ngjitur me rezidencën e tyre ekzistuese, të cilën e zotërojnë që nga viti 2016.

Pas blerjes, çifti siguroi leje për prishjen e shtëpisë, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet e Los Anxhelosit që të klasifikojnë ndërtesën si monument historik-kulturor, duke ndaluar përkohësisht çdo ndërhyrje ndërtimore.

Tashmë, Milstein dhe Bank presin një vendim nga Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit, për të ditur nëse do të lejohen të vazhdojnë me planet e tyre për të bashkuar pronën me shtëpinë e tyre ekzistuese.

Megjithatë, statusi i monumentit historik, kufizon ndjeshëm të drejtat e tyre si pronarë.

“Shteti i Kalifornisë ka mijëra shtëpi ku kanë jetuar ose vdekur njerëz të famshëm”, deklaroi avokati i tyre, Peter Sheridan, për Bloomberg.

“A do të thotë kjo që çdo ndërtesë e tillë duhet të ruhet si ‘monument’? Sigurisht që jo”. Në padinë e paraqitur, ata pretendojnë se; “nuk ka asnjë provë konkrete që Monroe ka kaluar qoftë edhe një ditë aty”.

Marilyn Monroe’s last home faces demolition in battle over landmarkshttps://t.co/i3g1miPAkS pic.twitter.com/bnG7NM6ni0

— Edmonton Sun (@Edmontonsun) August 29, 2025

 

Megjithatë, faktet historike tregojnë ndryshe. Monroe e bleu shtëpinë për 75.000 dollarë në atë kohë, vlerë që sot do të barazohej me rreth 800.000 dollarë dhe ishte prona e parë që bleu vetë pas divorcit me Joe DiMaggio dhe Arthur Miller.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo fitoi një Golden Globe dhe dha performancën e famshme “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy.

Që nga vdekja e saj, shtëpia ka kaluar në duart e 14 pronarëve të ndryshëm, ndërsa janë bërë shtesa të shumta, përfshirë një dhomë rekreacioni dhe një studio.

Përballë presionit publik dhe interesit të madh turistik, çifti Milstein dhe Bank janë shprehur të hapur për të ruajtur ndërtesën, por kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik.

Ata theksojnë se privatësia e tyre është cënuar rëndë, për shkak të fluksit të turistëve dhe përdorimit të dronëve, që mbërrijnë vazhdimisht për të fotografuar shtëpinë e ikonës së Hollywood-it.

 

The post Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje/ Pronarët kërkojnë prishjen, por përballen me kundërshtime ligjore appeared first on Albeu.com.

Sekreti që s’e prisnit: vetëm 20 minuta gjumë ju bëjnë më të zgjuar e më produktiv

28 August 2025 at 21:30

Një gjumë i shpejtë, produktivitet i dyfishtë

Në disa kultura, dremitja është pjesë e jetës së përditshme. Në Kinë, gjumi në tavolinë është një e drejtë kushtetuese; në Japoni, praktika e njohur si inemuri (“fjetje ndërsa je i pranishëm”) shihet si shenjë e punës së palodhur; ndërsa në Spanjë, siesta është e endur thellë në strukturën shoqërore.

Në vendet perëndimore, përkundrazi, dremitjet kanë patur një problem të madh imazhi: ato shpesh lidhen me përtacinë dhe me mungesën e vullnetit për të përballuar ditën. Por studimet moderne po e përmbysin këtë perceptim, gjumi i shkurtër gjatë ditës është një mjet i fuqishëm për rritjen e produktivitetit, kreativitetit dhe shëndetit.

Nga stigma tek “mjeti i suksesit”

Pandemia dhe puna nga shtëpia i kanë dhënë hapësirë njerëzve që ta fusin dremitjen në rutinë. Një sondazh në SHBA tregoi se 33% e amerikanëve dremisnin çdo ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar kjo shifër ishte 25%. Në rrjete sociale, profesionistë nga Los Anxhelosi deri në Manila, gazetarë, juristë, madje edhe menaxherë marketingu, e kanë pranuar hapur se një gjumë 20-minutësh i bën më të kthjellët e më produktivë.

Historikisht, dremitja ka qenë e respektuar. Aristoteli, Salvador Dalí, Winston Churchill, Eleanor Roosevelt e Margaret Thatcher ishin adhurues të saj. Edhe romakët kishin sexta hora, gjumin e mesditës që më vonë u bë siesta. Por me shpikjen e llambës elektrike dhe zgjerimin e orareve të punës, dremitja humbi vendin e vet natyral. Sot, ekspertët e quajnë rikthimin e saj një “epokë të artë të gjumit të shpejtë”, shkruan Guardian, përcjell Telegrafi.

Çfarë thotë shkenca për dremitjet?

Dr. Sara Mednick, neuropsikologe në Universitetin e Kalifornisë, ka zbuluar se një gjumë i shkurtër mund të përmirësojë mësimin dhe kujtesën po aq sa një natë e tërë gjumi. Ajo shpjegon se dremitja është në harmoni me ritmet cirkadiane: pas mesditës, temperatura e trupit bie dhe funksionet njohëse dobësohen – momenti perfekt për një pushim.

Studime të tjera tregojnë se:

▪ Një “sy gjumë i shpejtë” 15-20 minuta mprehtëson kujtesën dhe fokusin.
▪ Një gjumë 40-minutësh rrit vigjilencën deri në 100%, sipas NASA-s.
▪ Një cikël i plotë gjumi (90 minuta) përfshin fazat e thella dhe REM, duke nxitur kreativitetin.
▪ Gjumi i shkurtër gjithashtu balancon sistemin nervor simpatik (aktiv) me atë parasimpatik (rikuperues), forcon imunitetin dhe redukton stresin.

Nga divani te “nap pods”

Teknologjia dhe kultura e punës po adaptohen. Facebook ka instaluar “nap pods”, ndërsa Google ka krijuar “zona heshtjeje” për pushime. Në sport, trajneri i gjumit Nick Littlehales, që ka punuar me Manchester United, Real Madrid dhe ekipin britanik të çiklizmit, rekomandon një qasje multiphasike: kombinim të gjumit të natës me pushime të kontrolluara gjatë ditës për performancë optimale.

“Gjumi i ditës duhet parë si një periudhë rikuperimi e kontrolluar, jo si shenjë dembelie”, thotë ai. Në një botë ku “koha është para” dhe gjithçka është 24/7, një pushim 20-minutësh mund të jetë arma sekrete e suksesit modern.

Si të bëni një gjumë të shëndetshëm gjatë ditës

▪ Koha ideale: mes orës 13:00 dhe 15:00, jo më vonë se 16:00.
▪ Mos synoni të “flini me patjetër” – edhe mbyllja e syve dhe relaksimi sjell përfitime.
▪ Për gjumë të shkurtër, është më mirë të qëndroni gjysmë shtrirë ose mbi batanije, jo nën to, për të shmangur gjumin e thellë.
▪ Vendosni një alarm që të mos zgjoheni të përgjumur.
▪ Mund të pini një kafe, flini për 20 minuta, dhe zgjoheni me dyfish energji.

Përfundim

Nga Romakët e lashtë deri te gjigantët e Silicon Valley, dremitja ka treguar se është më shumë se një “luks”: është një strategji për jetë të shëndetshme dhe produktive. Në vend që ta shohim si shenjë përtacie, duhet ta pranojmë si një investim në mirëqenie dhe sukses. /Telegrafi/

The post Sekreti që s’e prisnit: vetëm 20 minuta gjumë ju bëjnë më të zgjuar e më produktiv appeared first on Telegrafi.

Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por duhet të paguaj 400 mijë lekë konsum uji

By: Ardit
30 July 2025 at 20:47

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Kol Ndoj, nga Lezha, i cili thotë se ka një banesë në lagjen “Skëndërbej”. “E kam blerë në vitet ’90 po s’kam jetuar asnjë ditë të vetme. Erdhi gruaja e pa shtëpinë dhe s’donte të jetonte në këtë banesë, për arsyet e veta. Më pas kemi emigruar […]

The post Shtëpia e mbyllur dhe kyçur prej 20 vitesh, pa sahat por duhet të paguaj 400 mijë lekë konsum uji appeared first on BoldNews.al.

Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë

By: Oldi
24 July 2025 at 21:11

Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavijë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek. Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën […]

The post Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

By: armand
18 July 2025 at 15:53

Shtëpia e Michel Platini në Bouches-du-Rhône në Francën jugore është grabitur. Sipas RTL, legjenda e kombëtares franceze vuri re një burrë me kapuç të veshur me të zeza jashtë dritares së tij franceze rreth orës 5:30 të mëngjesit. Pak më pas, ai kuptoi se mungonin rreth njëzet trofe dhe medalje. Zyra e prokurorit të Marsejës […]

The post Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO

By: Oldi
10 July 2025 at 16:23

Pasditen e së enjtes është përfshirë nga flakët një banesë private në Tiranë, pranë zonës së Pazarit të Ri. Siç shikohet nga pamjet, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën e cila po shkrumbohet. Nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

The post Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz

By: D Marku
25 June 2025 at 13:28

Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video mjaft të veçantë dhe emocionale, ku dokumenton transformimin e shtëpisë që ndan me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.

Videoja tregon rrugëtimin nga një hapësirë bosh e paformuar, në një shtëpi moderne, të ngrohtë dhe të personalizuar, që reflekton stilin e çiftit.

Në fillim të videos, Kiara shfaq pamjet e para të shtëpisë – një ambient i zbrazët, me mure të thjeshta dhe pa mobilie. Hapësira dukej neutrale dhe pa jetë, duke i dhënë ndjekësve një ide të qartë të gjendjes në të cilën e kanë marrë shtëpinë.

Me kalimin e sekondave, vjen transformimi – një proces që duket se është bërë me kujdes. Ngjyra të buta, mobilie elegante, ndriçim i menduar mirë dhe elemente dekorative minimaliste janë ndër detajet që e kanë shndërruar ambientin në një vend të rehatshëm. Shtimi i elementeve si tapete moderne, vazo me lule, pasqyra dhe art muror, krijojnë një ndjesi të qartë qetësie dhe përkatësie.

Kiara dhe Luizi vazhdojnë të ruajnë një lidhje të fortë me publikun, jo vetëm përmes projekteve të tyre, por edhe përmes momenteve personale që zgjedhin t’i ndajnë me ndjekësit.

Transformimi i shtëpisë së tyre është më shumë se thjesht një ndryshim vizual, është një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe jetës së re që po ndërtojnë së bashku

The post Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz appeared first on Albeu.com.

❌
❌