Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ka shtëpinë me vendim gjykate, por jo leje riparimi! Qytetari 10 vjet pritje për dokumente

By: Elva
3 December 2025 at 22:32

David Shkurtaj, banor i lagjes “Mark Lula” në Shkodër, jeton prej 25 vitesh në Itali, por shtëpia e tij me certifikatë pronësie të vitit 1994, ende nuk e lejon, të ndërtojë katin e dytë. Sipas tij, shtëpia është e amortizuar dhe uji ka filluar të depërtojë në të gjitha anët, por Bashkia Shkodër refuzon të […]

The post Ka shtëpinë me vendim gjykate, por jo leje riparimi! Qytetari 10 vjet pritje për dokumente appeared first on BoldNews.al.

Gruaja mbeti ‘pa fjalë’ pasi zbuloi çfarë fshihej pas derës misterioze në pronën e saj të re

29 November 2025 at 10:00


Një grua që po e transformon pronën e saj të sapoblerë në një furrë buke ka zbuluar diçka pas shkurreve në pjesën e prapme të tokës.

Që kur bleu ndërtesën, Nelly ka ndarë rinovimin e saj në rrjete sociale.

"Pesë vjet më parë, u dashurova me këtë pronë... dhe sot, më në fund është imja", zbuloi ajo në një video në TikTok në tetor.

"Nuk ishte në shitje atëherë, por nuk pushova kurrë së ëndërruari. Kur më në fund doli në treg , mora një shans dhe e bleva! Tani, po e shndërroj në furrën e ëndrrave të mia - një vend të ndërtuar nga durimi, pasioni dhe besimi i pastër."

Në një përditësim mbi projektin, Nelly rrëfeu se mbeti "pa fjalë" nga ajo që fshihej pas një dere misterioze të bardhë në oborr.

"Më në fund e pastruam hapësirën përreth asaj dere misterioze... Isha shumë e paduruar ta hapja, por me pak ndihmë, ia dola - dhe ajo që gjetëm na la pa fjalë", tha ajo.

"Një dhomë tjetër, ne nuk e dinim dhe as shitësit nuk do ta kishin ditur? Absolutisht e pabesueshme."

Në fakt, ajo e kuptoi shpejt se dhoma ishte e madhe dhe e mbushur me mobilje të vjetra.

"Ka kaq shumë mbeturina por uau!", tha Nelly, duke vënë re se dhoma kishte edhe oxhakun e vet.

Zbulimi i shtyu të tjerët të spekulonin rreth përdorimit të saj në të kaluarën.

"Ndoshta një lavanderi e vjetër ku laheshin rrobat", sugjeroi një përdorues i TikTok. /Telegrafi/

Skandali në Durrës/ Kadastra regjistron pronat e qytetarit në emrin e një të panjohuri

By: Brisi
27 November 2025 at 21:19

Qytetari nga Durrësi Hysni Hushi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ndërsa dy prona të tij janë certifikuar normalisht, pjesa tjetër e pasurive ka rezultuar në emër të një personi krejt tjetër. Sipas përgjigjes së ASHK Durrës, pronat figurojnë me pronar Përparim Selimusain, banor i Qerretit. Por ky i fundit, para noterit ka […]

The post Skandali në Durrës/ Kadastra regjistron pronat e qytetarit në emrin e një të panjohuri appeared first on BoldNews.al.

Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta

By: Ela
26 November 2025 at 14:20

Nga një prej më të pasurve të drejtësisë, Gjin Gjoni tashmë rezulton mes deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i njohur si sheiku i drejtësisë, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet (deklarimi i plotë i pasurisë […]

The post Pasuria e deputetit Gjin Gjoni, dy vila 1.3 milion euro, disa hua të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria e Fierit sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve

By: V K
21 November 2025 at 11:34

Prokuroria e Fierit, ka sekuestruar 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për drogë. Shkak është bërë fakti se ata nuk kanë justifikuar dot pasuritë e krijuara ndër vite.

Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shrewsbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekuestron 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit N.B. dhe familjarëve të tij, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.270 të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025.

Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shrewsbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.

Mbëshetur në këto të dhëna, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;

2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;

3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;

4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;

5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

7. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

8. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;

9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;

10. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;

11. Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;

12. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;

13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;

14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe

15. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

The post Prokuroria e Fierit sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve appeared first on Albeu.com.

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme

By: V K
21 November 2025 at 08:20

Në vitin 2026, parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme, që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare.

Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.

Numri i pronave të regjistruara, parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme.

Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë.

Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023, parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026.

Por nga Ministria e Financave, zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave, u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028.

Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme.

Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet.

Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%.

Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

Gjithashtu, edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. / Monitor

The post Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme appeared first on Albeu.com.

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

By: Elva
7 November 2025 at 22:39

Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiell të hapur, na bënë që të udhëtonim këtë të premte drejt Shkozetit, në Durrës, për të takuar Sonila Gegën. Kjo e fundit na pret në ndërtesën e përfituar në vitin 2002 nga […]

The post Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega appeared first on BoldNews.al.

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

By: Brisi
7 November 2025 at 18:37

 “Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të […]

The post “Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit

By: Elva
4 November 2025 at 20:48

30 familje krutane kanë protestuar paraditen e kësaj të marte përpara gjykatës së Apelit, ku kërkuan përshpëjtim të seancave gjyqësore lidhur me një ankim që është depozituar ndaj tyre në këtë gjykatë nga Nikolin Lleshi, person ky që ka humbur betejën ligjore për një çështje pronësie ndaj këtyre familjeve në Gjykatën e Shkallës së Parë […]

The post Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit appeared first on BoldNews.al.

Pritje e gjatë në Apel/ Prej 17 vitesh nuk marrin dot pronën, saga e 30 familjeve krutane

By: xhir jeta
4 November 2025 at 15:29

Disa familje krutane protestuan përpara Gjykatës së Apelit, ku kërkuan përshpejtim të seancave gjyqësore lidhur me një ankim që është depozituar ndaj tyre në këtë gjykatë nga Nikolin Lleshi, i cili ka humbur betejën ligjore për një çeshtje pronësie ndaj këtyre familjeve në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Prej korrikut 2023, këta banorë janë në pritje të nisjes së procesit gjyqsor në Apelin e Tiranës. Vendimi i gjyqtarëve që i dha të drejtë 30 familjeve, duke kaluar në favor të tyre 3 godina pallatesh, u ankimua në Apel nga pala tjetër.

Prej më shumë se dy vitesh, në Apelin e Tiranës nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqsore, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm.

Banorët paralajmëruan se në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga gjykata, ata do protestojnë sërish, deri ne momentin qe do të fitojnë drejtësi madje disa prej tyre shprehen se janë në moshë të thyer dhe ende nuk po gëzojnë banesat e tyre.

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

1 November 2025 at 09:40

Vendi strategjik i Porto Palermos, buzë detit Jon në Himarë, ku ka qenë baza ushtarake dhe tunelet nënujorë për anijet, do t’i jepet privatit për të ndërtuar resort. Projekti është nisur nga Korporata e Investimeve Shqiptare para 3 vitesh, por asnjëherë nuk është bërë publik. Një vendimmarrje tepër e guximshme e drejtuesve të kësaj Korporate, […]

The post Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

30 October 2025 at 22:55

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në A2 CNN komentoi “Paketën e Maleve”, duke thënë se ky ligj është një 7501 i dytë. Sipas kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” me këtë ligj të gjitha maleve në Shqipëri do t’u dalë pronari. “Është miratuar një ligj për paketën e maleve. Paketa e maleve […]

The post Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet appeared first on BoldNews.al.

Tjetërsim i pronave në zonën e Lezhës, lëshohen nëntë urdhër arreste - mes tyre zyrtarë dhe policë

29 October 2025 at 09:30


Në Lezhë janë lëshuar 10 urdhër-arreste për shkak të akuzave për tjetërsim pronash.

Mes personave që është kërkuar arresti janë zyrtarë publik dhe policë.

Me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, deri më tani janë ndaluar disa persona.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë. Ende nuk ka detaje dhe emra të personave të përfshirë.

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

By: Elva
20 October 2025 at 21:33

Refat Tuke një qytetar nga Korça tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka fituar me vendim të formës së prerë pronësinë mbi një truall prej rreth 7,000 m² dhe 4,000 m² ndërtesë, të cilat më parë ishin të Ndërmarrjes së N.sh.n-së dhe aktualisht administrohen nga Bashkia Korçë. Gjykata ka detyruar bashkinë, të paguajë […]

The post Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

By: Ela
17 October 2025 at 08:42

Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të […]

The post Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave appeared first on BoldNews.al.

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

14 October 2025 at 21:50

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave. Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri. Ai lindi në […]

The post Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi? appeared first on BoldNews.al.

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

7 October 2025 at 20:58

Një nga rastet flagrante të falsifikimit të pronave në bregdet, u publikua këtë të martë në emisionin “Në Shënjestër”, dhe i referohet personave Vlash dhe Gjon Brahja nga Biza, të cilët u përdorën nga grupi kriminal i “Rrumit”. Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, jo vetëm u bënë me tokë, kur nuk e kishin […]

The post “Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut appeared first on BoldNews.al.

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

By: Elva
7 October 2025 at 20:23

Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati.  Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT. Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin […]

The post Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit” appeared first on BoldNews.al.

Avokati Visha: Të shfuqizohet ligji vr*star 7501 që të zgjidhet çështja e pronave në Shqipëri

By: redi
7 October 2025 at 17:00

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka shokuar vendin, në një kohë që çështja e pronësisë vijon të shkaktojë viktima. Avokati Saimir Visha thotë se problemet dhe konfliktet për pronat në Shqipëri do të marrin fund kur të hiqet apo të shfuqizohet ligji 7501. Për të Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka në Kushtetutë se çfarë është e drejta e pronës. “Pa shfuqizuar ligjin 7501, ka shumë probleme.

Source

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

6 October 2025 at 22:28

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër. Bëhet fjalë për një godinë në […]

The post “Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌