Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli

By: Brisi
9 December 2025 at 10:29

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja) për masë më të butë sigurie. Kjo ishte hera e dytë që ai i drejtohej Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por edhe këtë herë kërkesa e tij është rrëzuar […]

The post Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit/ Apeli lë në qeli Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit

By: xhir jeta
9 December 2025 at 10:27

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për Gjon Shkambin, xhaxhin e Elvis Shkambit autorit i cili vrau pasditën e 6 tetorit gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

By: V K
9 December 2025 at 10:50

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit, konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi ndodhet në burg, pasi akuzohet për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë.

Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

Hetimet për rastin vijojnë.

The post Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet sërish Apelit, kërkon zbutje të masës së sigurisë

By: Brisi
8 December 2025 at 14:22

Xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Tiranë i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”. Kjo është hera e dytë që ai i drejtohet Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga […]

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Xhaxhai i Elvis Shkambit i drejtohet sërish Apelit, kërkon zbutje të masës së sigurisë appeared first on BoldNews.al.

U vra në një restorant në SHBA, 44-vjeçari i afërm i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

By: Brisi
18 November 2025 at 08:53

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit, Francesk Shkambi dy ditë më parë në SHBA. Sipas raportimeve, 44-vjeçari ishte i afërm i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor. Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë […]

The post U vra në një restorant në SHBA, 44-vjeçari i afërm i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

11 November 2025 at 16:33

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata. Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në […]

The post KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata appeared first on Reporter.al.

Vrasja e gjyqtarit/ “S’kisha dijeni për veprimet e nipit”, Gjykata rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirim nga qelia

By: xhir jeta
11 November 2025 at 12:57

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.

Me argumentin se nuk është ai autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës i rrwzoi kwrkeswn e parw.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që vrau me armë gjyqtarit Kalaja./abcnews.al

“Nuk e dija që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

By: Ela
11 November 2025 at 13:08

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për të dalë nga paraburgimi. Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar […]

The post “Nuk e dija që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit appeared first on BoldNews.al.

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar…

By: V K
10 November 2025 at 13:39

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shakmbi, në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.

Gjithashtu, ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes, ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm.

“Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, vendimi ishte më shumë se skandaloz”, thekson ai.

“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.

Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.

Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

 

The post Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar… appeared first on Albeu.com.

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi

By: Ela
10 November 2025 at 13:39

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar. Po ashtu ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit. Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi […]

The post Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi letër nga burgu: Mu bë padrejtësi appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

By: armand
5 November 2025 at 16:32

Dy aparate telefonike të sekuestruara Gjon dhe Elvis Shkambit, janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK. Kërkesa për asistencën kompjuterike me qëllim kryerjen e një ekspertize të avancuar në SPAK të dy telefonave, është bërë nga prokuroria e Tiranës, e cila kërkon të përftojë të dhënat mbi komunikimet […]

The post Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

By: Ela
28 October 2025 at 14:38

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 6 tetor. 30-vjeçari Elvis Shkambi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, teksa se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pasi ka menduar se i është bërë padrejtësi nga ana e gjyqtarit, pas […]

The post Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

By: V K
27 October 2025 at 14:59

Këtë të hënë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti, ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

“Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.

Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme.

“Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.

Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.

“Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

By: Ela
27 October 2025 at 10:50

Në Gjykatën e Apelit, u mbajt këtë të hënë seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku u dha masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndaj tyre u vendos masa e ‘arrestit në burg’. Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg. Gjon Shkambi […]

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Apeli lë në burg Gjon Shkambin

27 October 2025 at 10:40

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, i arrestuar bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Trupa gjykuese në Gjykatën e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg.

Po ashtu në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit ditën e krimit.

Gjyqtari Kalaja u ekzekutua me armë mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi, pasi shpalli një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Krahas gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor./abcnews.al

​Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lihen në burg Gjon Shkambi

27 October 2025 at 11:33


Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit la në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë. /Telegrafi/

Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit

20 October 2025 at 11:48

Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg […]

The post Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit appeared first on Reporter.al.

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

By: Elva
15 October 2025 at 22:36

Askush nuk mendonte se kjo godinë e vjetër që në kohë të monizimit ka qenë “Shkolla e Rezervës” sot pa frikë do quhej “Prona e Gjakut”, pasi në një vend ku drejtësia duhet të jetë mburojë, ajo u kthye vetë në viktimë. Ky truall prej 4 mijë metrash katrorë dhe kjo godinë e amortizuar u […]

The post Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve appeared first on BoldNews.al.

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

By: Elva
15 October 2025 at 22:24

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për […]

The post Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

“Ishin të mbytur në borxhe”/ Flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqtarit

By: M C
15 October 2025 at 22:33

Gjyqtari Astrit Kalaja, një emër me mbi 25 vite karrierë në sistemin e drejtësisë, mbeti i vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurt, në sallën e gjyqit. Salla numër 3 e Gjykatës së Apelit, ku pritej të zhvillohej një proces civil për çështje pronësie u shndërrua në një tragjedi.

Ajo që do të duhej të ishte një seancë e zakonshme, nxori edhe njëherë në sipërfaqe, mesazhin e fortë antisistem në Shqipërinë e zhytur në koma nga konfliktet e pronësisë. Një vendim gjyqësor u mbyll me krisma. Çështja që po shqyrtohej ishte një dosje që vinte nga saga e pronës të ashtuquajtur “Skënderbeg” në Shkodër. Një histori që kishte mbartur tensione për dekada, vendime të kundërta, përmbarues të kërcënuar, palë të gjobitura, institucione që nuk gjenin dot fundin e së drejtës.

Në atë seancë, ku palët ishin paditësit Rakip dhe Ervis Kurtaj, kundër përmbarueses gjyqësore të Shkodrës. Si palë të treta ishin regjistruar Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, dhe Elvis Shkambi, 30-vjeçari që do të vuloste me plumba fundin e një kapitulli tragjik.

“Në radhë të parë u shpreh ngushëllime familjarëve të Astrit Kalasë. Nuk e donim si ngjarje. Elvisi dhe Gjoni kanë qenë në hallet e veta. Kanë qenë të mbytur në borxhe. Kanë blerë godinën në truallin e tyre. Fajet ua ka Lorenc Luka, ish-kryetari i Bashkisë, i cili u ka shit godinën në një prone të kthyer në vitin 1996. Ai ua ka të gjitha fajet. Nuk e kanë konsultuar krimin me askënd” deklaroi Pal Shkambi, familjari i Elvis dhe Gjon Shkambit./Top Channel

The post “Ishin të mbytur në borxhe”/ Flet i afërmi i familjes Shkambi: Nuk e donim vrasjen e gjyqtarit appeared first on Albeu.com.

❌
❌