Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja) për masë më të butë sigurie. Kjo ishte hera e dytë që ai i drejtohej Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por edhe këtë herë kërkesa e tij është rrëzuar […]
Xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Tiranë i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”. Kjo është hera e dytë që ai i drejtohet Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga […]
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit, Francesk Shkambi dy ditë më parë në SHBA. Sipas raportimeve, 44-vjeçari ishte i afërm i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor. Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë […]
Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shakmbi, në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.
Gjithashtu, ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes, ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm.
“Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, vendimi ishte më shumë se skandaloz”, thekson ai.
“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.
Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar. Po ashtu ai shpreh ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit. Ai shprehet se ajo çfarë ndodhi në ditën e ngjarjes ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi […]
Dy aparate telefonike të sekuestruara Gjon dhe Elvis Shkambit, janë çuar për ekspertim në laboratorin e ekspertizës kompjuterike në prokurorinë e posaçme SPAK. Kërkesa për asistencën kompjuterike me qëllim kryerjen e një ekspertize të avancuar në SPAK të dy telefonave, është bërë nga prokuroria e Tiranës, e cila kërkon të përftojë të dhënat mbi komunikimet […]
Këtë të hënë 27 Tetor 2025, Gjykata e Apelit, ka dhënë vendimin për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i dyshuar si vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja, si edhe rojen e sigurisë, Banush Koxhaj, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në përfundim të seancës, togat e zeza lanë në fuqi masën e caktuar ndaj tyre nga Shkalla e Parë, duke lënë pas hekurave Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj.
“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:
Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në vendim.
Krimi ndodhi më 06 tetor 2025, rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor.
30-vjeçari Elvis Shkambi (palë në proces), dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve Ragip e Ervis Kurtaj, baba e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë humbi jetën gjyqtari i Apelit dhe mbetën të plagosur baba e bir.
VENDIMI I PLOTË:
Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.
Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:
– personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”, parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
– personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.
-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg […]
Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për […]
Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.
Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj.
Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën, nuk qëllon më. Drejtohet drejt rojës së sigurisë dhe ia dorëzon atij pistoletën i qetë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba të tjerë. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova së qëlluari dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë, dola jashtë dhe prita të vinte policia që të dorëzohesha”, u shpreh Shkambi.
Patrulla e parë mbërriti në vendngjarje 6 minuta më pas. Elvis Shkambi ndodhej ende në oborr, në këmbë, duke pritur uniformat blu. Jo vetëm që nuk bëri rezistencë, por u thërriste policëve të çorientuar ta arrestonin, pasi ishte pikërisht ai autori i krimit.
Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, që në ato momente fliste në telefon me dikë.Dëshmitarët okularë tregojnë se pas të shtënave çdo gjë u kthye në kaos, ku asnjë s’po kuptonte çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmitarëve, në ambientet e ngushta të koridorit, avokatë, palë në procese të tjera, por edhe punonjës të administratës, të terrorizuar, dolën jashtë gjykatës. Të tjerë u futën në dhomën e pritjeve.
Dëshmia e autorit të aktit të rëndë përpara oficerëve të policisë gjyqësore Tiranë është tronditëse.
I pyetur për armën e krimit, ai ka treguar se e mbante me vete prej kohësh. Më tronditës është fakti që ai nuk e ka pasur për herë të parë që ka hyrë në gjykatë i armatosur.
“Pistoletën e mbaj prej kohësh. E mbaj sepse ashtu kam disa punë të mijat. Unë kam hyrë edhe herë të tjera në ambientet e gjykatës i armatosur, kjo nuk është hera e parë. Në shumicën e rasteve e kam pasur armën me vete”, tha Shkambi në dëshminë e tij.
Në fillim, ngjarja u duk si një shpërthim i papritur zemërimi, një reagim emocional ndaj një vendimi gjyqësor. Por hetimi që pasoi zbuloi një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan deri te akti ekstrem. Jo ndaj gjyqtarit të ndjerë, por ndaj sistemit. Ai ishte viktima e pafat e sistemit. Në atë sallë nuk ishte vetëm një autor. Ishte një sistem i tërë që nuk funksionoi.
“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar. Mendoj se edhe ndaj gjykatës u drejtua kjo armë, sepse ekzekutimi u realizua në momentin më solemn. Kur gjykata flet, palët duhet të heshtin. Nuk heshtën, por goditën me plumb dhe morën një jetë, një jetë që sakrifikohet për mëkatet e të gjithë sistemit”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.
“Kjo histori neglizhence tregon se krimi dhe lënia në mëshirë të fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk është një histori e re që zbulohet tani që u vra Astrit Kalaja, i cili nga e gjithë dinamika e zbardhur, tregon se sistemi i kontrollit për të hyrë kishte dështuar, për sa kohë që edhe vetë drejtësia e pranoi dy vite më parë se kishte probleme”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Sipas hetimeve të prokurorisë, Elvis Shkambi nuk hyri rastësisht me armë në gjykatë.
Fakti që autori kishte hyrë edhe herë të tjera në atë gjykatë i armatosur e çon në dyshimin e arsyeshëm se çdo gjë ka qenë e planifikuar, bashkë me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, i cili është edhe përfaqësuesi i familjes Shkambi në të gjitha proceset gjyqësore.
Gjoni, i cili ishte gjithashtu prezent në seancë, akuzohet për bashkëpunim në ngjarje. Ai po hetohet për vrasje të funksionarëve publikë në bashkëpunim dhe për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Sekretarja e Gjykatës së Apelit ka dhënë një dëshmi të fortë për hetuesit, duke përshkruar momentet dramatike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. “Sapo shpalli vendimin, gjyqtari u ngrit për t’u drejtuar drejt dhomës së këshillimit. Në atë moment, Elvis Shkambi u afrua para podiumit dhe e qëlloi me pistoletë. Unë […]
Në orën 15:35 të datës 6 tetor 2025, Astrit Kalaja goditi për herë të fundit çekiçin e gjyqtarit. Ende nuk kishte përfunduar leximin e vendimit, kur u qëllua me 3 plumba në gjoks. Plumba që e lanë të vdekur në vend, në prezencë të sekretares dhe të pranishmëve në sallën e vogël të Gjykatës së […]
Ekspertët e policisë kriminale kanë arritur të ndërtojnë plan-vendosjen e dinamikës së krikmit të rëndë të ndodhur në Sallën Nr.3 në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku mbeti i vrarë me 3 plumba, gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën lehtë babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Ekspertët janë përqëndruar nga këqyrja e pamjeve […]
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër këtë të premte dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjovalin Shkambin, i cili deklaroi se do të vrasin edhe gjyqtarë të tjerë nëse dënohet nipi i tij Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja. ”Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën…
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” për Gjovalin Shkëmbin, xhaxhain e Elvis Shkambit.
Ky i fundit vra të hënën, 6 tetor, në sallën e Gjykatës së Apelit gjykatësin Astrit Kalaja, pas vendimit për një çështje pronash në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Pas arrestimit të nipit të tij. Gjovalin Shkambi kërcënoi publikisht gjykatësit se kush dënonte nipin e tij, do të përballej me plumba. Pas kësaj ai u arrestua, ku sot iu komunikua dhe masa e arrestit me burg.
Më herët, gjatë ditës së sotme, 10 tetor, familja e Gjovalin Shkambit kërkoi ndjesë, duke thënë se deklarata e tij ishte bërë në kushte të rënduara psikologjike./abcnews.al
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor. Avokati Ibra ka deklaruar në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të. Ai tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera […]
Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Elvis Shkambin, 30 vjeç, i akuzuar si autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, gjatë një seance gjyqësore. Masa e njëjtë është caktuar edhe për xhaxhain e tij, Gjon Shkambin, dhe për punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Seanca u zhvillua […]
Tre të arrestuarit për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, do të dalin sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë. Në bankën e të akuzuarve do të jenë Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes, xhaxhai i […]
Elvis e Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasi Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ‘Vrasje funksionarëve publikë’, mbi ta rëndon edhe akuza e ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ e mbetur në tentative ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë së Tiranës gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje nga Elvis Shkambi sapo ka lexuar vendimin për çështjen që po gjykonte mes familjes Kurtaj dhe një përmbaruesi.
Pasi ka shtrirë në tokë gjyqtarin me armën që mbante në brez Elvis Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të Ragip e Ervis Kurtajt të cilët po dilnin me urgjencë nga salla duke i lënë të plagosur.
Menjëherë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e komisariatit Nr.1, Tiranë.
Akuzën e vrasjes Prokuroria e Tiranës ja ka ngritur edhe Gjon Shkambit. Sipas saj megjithëse në dukje gjon shkëmbi nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, ai dyshohet fajtor pasi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij madje ka qëndruar i qetë kur ai vrau gjyqtarin dhe plagosi palën kundërshtare në proces, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij.
Sipas prokurorisë Gjon Shkambi ka rolin e shtytësit për tentativën e vrasjes së Ragip e Ervis Kurtajt nga i nipi, kjo bazuar në në sërë veprimesh të kryera nga Gjon Shkambi në seancat e mëpërparshme para dhënies së vendimit, por edhe në daljet televizive ose në kontaktet që ka pasur me banorët që pretendonte se i kanë zaptuar pronën.
Telashe me ligjin ka edhe punonjësi i sigurisë në gjykatë Banush Koxhaj i cili me neglizhencën e tij nuk mori në konsideratë dritën e dedektorit kur në të kaloi Elvis Shkambi dhe nuk bëri kontroll fizik të tij.
Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se autori u paraqit në gjykatë në orën 13:42, të së hënës në ambientet e sallës së pritjes për publikun.
Kur Gjon e Elvis Skambi kanë kaluar detektorin ai ka dhënë sinjal por Banush Koxhaj ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e gjykatës.
Për këtë shkelje ai akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Të tre të arrestuarit do të dalin mëngjesin e së enjte para gjykatës ku do të njihen me masat e sigurisë.
Elvis dhe Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ”Vrasje funksionarëve publikë”, mbi ta rëndon edhe akuza e ”Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje. Telashe me ligjin ka edhe punonjësi i sigurisë në…