Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave

By: Ela
27 October 2025 at 14:52

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u pyet sot në Kuvend lidhur me përfitimin e tenderave publikë nga persona me rekorde kriminale dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës. Në përgjigje, Çela deklaroi se Prokuroria nuk disponon të dhëna specifike për raste të tilla, duke theksuar se informacionet aktuale janë të natyrës statistikore dhe se çdo […]

The post Tabaku-Kryeprokurorit: Në prokurorinë e Tiranës janë 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë për pastrimin e parave appeared first on BoldNews.al.

Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota

By: armand
27 October 2025 at 14:50

Në një deklaratë në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar dështimin e task-forcës së posaçme të ngritur për të luftuar manipulimin zgjedhor. T Task-forca, e përbërë nga drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe rendit Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia e Shtetit  sipas Gjekmarkajt, rezultoi tërësisht e pafuqishme […]

The post Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri penal, Olsian Çela kundër: Nëse ashpërsojmë dënimet kemi ecur në drejtimin e kundërt!

By: armand
27 October 2025 at 14:42

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj propozimeve për ashpërsimin e Kodit të ri Penal, duke theksuar se legjislacioni aktual është mjaftueshëm i rreptë dhe në përputhje me standardet evropiane. Sipas tij, shtimi i dënimeve dhe kriminalizimi i masave administrative nuk janë qasje efektive për një shoqëri demokratike. Ai nënvizoi se […]

The post Kodi i ri penal, Olsian Çela kundër: Nëse ashpërsojmë dënimet kemi ecur në drejtimin e kundërt! appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme

By: Ela
27 October 2025 at 14:35

Kryeprokurori Olsian Çela vijon tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Pyetjes në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, ai tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme. “Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta lidh me atë që e përmenda në Komisionin e Ligjeve. […]

The post Arrestimi i avokatit në Elbasan, kryeprokurori Çela në Kuvend: Ekstreme dhe e pajustifikueshme appeared first on BoldNews.al.

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

By: armand
27 October 2025 at 14:29

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u pyet sot në Kuvend lidhur me përfitimin e tenderave publikë nga persona me rekorde kriminale dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës. Në përgjigje, Çela deklaroi se Prokuroria nuk disponon të dhëna specifike për raste të tilla, duke theksuar se informacionet aktuale janë të natyrës statistikore dhe se çdo […]

The post Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna! appeared first on BoldNews.al.

Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, kryeprokurori Çela: Duhet vepruar urgjentisht

By: redi
27 October 2025 at 14:42

Kryeprokurori Olsian Çela është pyetur për sigurinë në institucionet e drejtësisë, pas vrasjes në sallën e Gjykatës së Apelit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Nga fjala në seancën plenare në Kuvend, Çela tha se ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht, duke theksuar se sa i përket sigurisë ka shumë vend për të përmirësuar. ”Nisur nga çështja që është diskutuar dhe ka të bëjë…

Source

“U përdor administrata për zgjedhjet”/ Kryeprokurori Çela i përgjigjet deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

By: armand
27 October 2025 at 13:59

Në seancën plenare të Kuvendit ku Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi mbi punën vjetore të institucionit që drejton. Referuar raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, deputeti i PD, Gjekmarkaj kërkoi llogari për mungesën e veprimeve konkrete nga organet e drejtësisë, veçanërisht për përdorimin e administratës publike dhe fondeve shtetërore në fushatë. Në përgjigje, […]

The post “U përdor administrata për zgjedhjet”/ Kryeprokurori Çela i përgjigjet deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime appeared first on BoldNews.al.

Kryeprokurori Çela raporton në Parlament: Kemi pak prokurorë, 2024 ishte vit i vështirë

By: armand
27 October 2025 at 13:52

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në Kuvend mbi raportin vjetor për vitin 2024, deklaroi se për shkak të vetting-ut, ka qenë vit i vështirë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2024 në Kuvend, vlerësoi vitin si një periudhë të vështirë për prokuroritë e juridiksionit të […]

The post Kryeprokurori Çela raporton në Parlament: Kemi pak prokurorë, 2024 ishte vit i vështirë appeared first on BoldNews.al.

Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur

By: armand
27 October 2025 at 13:40

Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, çka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra […]

The post Raportimi në Kuvend, kryeprokurori Çela: Kriminaliteti në Shqipëri është rritur appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit

20 October 2025 at 11:48

Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg […]

The post Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit appeared first on Reporter.al.

“Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal

15 October 2025 at 18:13

Duke raportuar të martën para Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Çela, tha se Kodi Penal në fuqi mund të ketë pasur nevojë për përmirësime, por jo ndryshim të bazave të tij, duke e gjetur të pabazuar argumentin e përdorur nga nismëtarët se kodi në fuqi është i vjetëruar pasi është miratuar nga viti 1995 “Fryma […]

The post “Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal appeared first on Reporter.al.

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

14 October 2025 at 13:03

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se ka pasur një rritje të procedimeve penale me 4,79% në krahasim me vitin 2023.

“Gjatë vitit 2024 në organin e prokurorisë janë trajtuar 61 167 materiale në shqyrtim, që përbën një rritje prej 10,52% në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47 576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79% në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24 956 janë procedime penale të regjistruara, 22 441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara”, tha Çela.

Sipas Çelës, numri më i madh i procedimeve penale rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.

Sa i përket tendencave të kriminalitetit, Çela tha se “procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59%, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48%, krimet në fushën e doganave afër 40% si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33%”.

Çela shtoi se ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje, me 21,72%; për veprat kundër lirisë së personit 30,59%; për krimet seksuale gati 30%; për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29%; për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18%.

“Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë”, tha Çela.

I ndalur tek eficienca në hetimet paraprake dhe ndjekjen penale, Çela tha se gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24 591 çështje, që përbën rritje prej 5% të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72% janë dërguar për gjykim (janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10 759 të pandehurve), 33,89% janë pushuar, 26,91% janë pezulluar.

“Ka një tendencë të rritjes së çështjeve të pushuara në krahasim me vitin paraardhës për shkak të zbatimit të ligjit ‘Për amnistinë’”, shtoi Çela.

Sipas Çelës janë paraqitur në gjykatë 13062 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal.

Çela tha më tej se gjatë vitit 2024 nga prokuroritë pranë gjykatës të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit shqiptar për 9052 procedime penale me 10 781 të pandehur.

Në lidhje me vendimet e gjykatës, Çela tha se nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10 001 të pandehur, që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje me 37,87% të numrit të të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm.

Çela tha se evidentohet se në vitin 2024 janë filluar kryesisht 155 procedime penale që përbën rritje 12,32% të numrit të procedimeve të filluara kryesisht krahasuar me vitin 2023.

Më tej Çela theksoi se prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 19 procedime penale dhe në kryerjen e hetime proaktive, në 34 procedime penale.

Çela shtoi gjithashtu se nga një analizë e kryer mbi të dhënat e përcjella nga prokuroritë dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë vitit 2024, rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara në total me vlerë të përcaktuar mbi 290 milionë lekë dhe 48 milionë euro.

Sa i përket procesit të dekriminalizmit, Çela tha se gjatë vitit 2024 janë përfunduar 77 procese për verifikim të thelluar, nga të cilat 39 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2024 dhe 38 vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017-2023.

I ndalur te zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe përmirësimi i infrastrukturës për rritjen e eficiencës në prokurori, Çela tha se Prokuroria e Përgjithshme ka vazhduar koordinimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për zgjidhjen e çështjeve në drejtim të infrastrukturës.

“Ka përfunduar detyra e projektimit në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara.

“Së bashku më Këshillin e Lartë Gjyqësor i kemi drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për sigurimin e një sheshi ndërtimi, në mënyrë që të vijohet me hartimin e projektit, por si çështja e terrenit dhe e financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për marrjen e masave konkrete është tejet urgjente”, tha Çela.

Çela shtoi se gjatë vitit 2024 përfundoi me sukses rikonstruksioni i Prokurorisë Dibër, që ofron tashmë hapësira të mjaftueshme për ushtrimin normal të aktivitetit.

“Gjatë vitit 2025 do të përfundojnë investimet në prokuroritë Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës, ku janë zgjeruar ambientet në këto prokurori në zbatim të marrëveshjes me KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambientet ekzistuese janë të pamjaftueshme, nëse do të plotësoheshin organikat”, tha Çela.

Sipas Çelës, problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata vazhdon të rëndohet, edhe pse nga ana e institucionit janë marrë masa administrative në këtë drejtim.

Sa i përket sistemit të menaxhimit të çështjeve, gjatë vitit 2025, Çela shtoi se do të nisë puna për ngritjen e tij me fonde të BE, proces i cili do të përfundojë në vitin 2028.

/m.q/r.e/a.f/

The post Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeprokurori Olsian Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen

By: Ela
14 October 2025 at 13:16

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, teksa po raporton në Komisionet Parlamentare, u pyet edhe për draftin e Kodit të ri Penal, për të cilin shprehu kritika dhe tha se nuk vlen. Sipas tij, në vite nuk është bërë një analizë e thellë se çfarë nuk shkon me Kodin aktual dhe se argumenti se është i […]

The post Kryeprokurori Olsian Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen appeared first on BoldNews.al.

Olsian Çela raporton te “Ligjet”: Problematike numri i ulët i prokurorëve dhe mbipopullimi i burgjeve

By: Ela
14 October 2025 at 13:02

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore raportin mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024. Çela deklaroi se viti 2024 vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit […]

The post Olsian Çela raporton te “Ligjet”: Problematike numri i ulët i prokurorëve dhe mbipopullimi i burgjeve appeared first on BoldNews.al.

85 prokurorë kërkojnë mbledhje urgjente për rishikimin e standardeve të sigurisë

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, 85 prokurorë të vendit i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi sigurinë fizike dhe mbrojtjen e dinjitetit të magjistratëve.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve.

Konkretisht mbledhja do të fokusohet në “sigurinë fizike në ambientet e prokurorive; kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin; rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë; marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës”.

“Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në shkresë.

Prokurorët synojnë që vendimet e mbledhjes të shërbejnë si bazë për propozime konkrete ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme për forcimin e sigurisë në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu nesër është parashikuar të zhvillohet edhe Mbledhja e Gjyqtarëve të Shqipërisë, ku pritet të diskutohet për sigurinë në institucionet e drejtësisë.

/m.q/j.p/

The post 85 prokurorë kërkojnë mbledhje urgjente për rishikimin e standardeve të sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çela – Nenadiç: Hetime të përbashkëta kundër krimit ndërkufitar

15 September 2025 at 15:19

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.

Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.

Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë.

/r.e//a.f/

The post Çela – Nenadiç: Hetime të përbashkëta kundër krimit ndërkufitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeprokurori Olsian Çela takim me homologun serb, zbulohen detajet

By: redi
15 September 2025 at 15:18

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u takua këtë të hënë me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç. Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe…

Source

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

12 September 2025 at 11:08

Paraditen e kësaj të premte është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Demokratike, Sali Berisha, refuzoi të hapte punimet, vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu. Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti […]

The post Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse appeared first on BoldNews.al.

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

By: V K
12 September 2025 at 11:31

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sali Berisha, refuzoi të hapte punimet, vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu.

Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si më i vjetri pas dy demokratëve.

Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve fetare, ndërsa në sallë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Mes tyre, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe.

Vëmendje tërhoqi mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani.

Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në hapjen e legjislaturës së XI të parlamentit.

The post Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse appeared first on Albeu.com.

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen

12 August 2025 at 12:00

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë sapo ka zbuluar një draft të Kodit të ri Penal të vendit, por qeveria tashmë po përpiqet të distancohet nga teksti mes kritikave nga sistemi i drejtësisë dhe organizatat mbikëqyrëse të medias. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e prezantoi draftin në korrik, rreth gjashtë vjet pasi qeveria nisi një nismë […]

The post Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen appeared first on Reporter.al.

❌
❌