Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Viktimat e trafikimit, shteti merr përgjegjësinë e mbrojtjes edhe pa dëshmuar në gjykatë

27 December 2025 at 07:50

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e rregullave të reja për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, duke vendosur shtetin përpara përgjegjësisë direkte financiare dhe operacionale.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, për “Procedurat standarde të veprimit”, thuhet se një nga pikat më të rëndësishme të udhëzimit të ri është shkëputja e ndihmës humanitare nga procesi gjyqësor.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se “mbrojtja dhe riintegrimi ofrohen pavarësisht gatishmërisë apo aftësisë së viktimës për të dëshmuar në gjykatë”.

Në këtë vendim, sanksionohet fakti që një grua apo vajzë që është viktimë e trafikimit, do të marrë ushqim, strehim dhe rehabilitim nga shteti, pavarësisht faktit nëse çështja do të trajtohet në gjykatë. Shteti e njeh rehabilitimin jo thjesht si detyrim ligjor, por si masë parandaluese që viktima të mos bjerë sërish pre e rrjetit.

“Çdo personi të identifikuar si viktimë apo viktimë të mundshme të trafikimit do t’i ofrohet ndihmë dhe mbrojtje falas, dhe do t’i garantohet në kohë ndihma dhe mbrojtja e zgjedhur prej tij/saj. Të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit do të kryhen në çdo moment, duke marrë masa serioze të ruajtjes së sigurisë”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se procedurat standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave të trafikimit kanë për qëllim të ofrojnë një kuadër të qartë, të harmonizuar dhe funksional për të gjitha hallkat institucionale shtetërore dhe joshtetërore të përfshira në trajtimin e këtij fenomeni kompleks dhe të ndjeshëm.

“Këto procedura janë ndërtuar mbi parimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vendosin në qendër të veprimit viktimën, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj gjinisë, aftësisë së kufizuar dhe moshës, si dhe të përshtatur me nevojat individuale të çdo rasti. Ato synojnë jo vetëm parandalimin e trafikimit, por edhe një përgjigje efektive dhe të koordinuar për identifikimin, mbrojtjen, asistencën, kthimin vullnetar të asistuar dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme, pavarësisht nëse janë shtetas shqiptarë apo të huaj, dhe pavarësisht nëse janë të identifikuar brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, cilësohet në njoftim.

Vendimi shfuqizon aktin e mëparshëm të vitit 2018 dhe vendos theks të veçantë te mbrojtja e fëmijëve, duke parashikuar që në çdo rast vendimmarrja të bazohet në parimin e “interesit më të lartë të fëmijës”.

Po ashtu, parashikohet trajtim i specializuar për kategori specifike si gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara apo ata që kanë pësuar trauma të rënda psikologjike.

Për viktimat e huaja në Shqipëri ose shqiptarët jashtë, kthimi në shtëpi do të bëhet vetëm nëse është “vullnetar dhe i asistuar”, dhe pasi të jetë vlerësuar se jeta e tyre nuk është në rrezik në vendin e origjinës.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Arsimit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

/e.i/a.f/r.e/

The post Viktimat e trafikimit, shteti merr përgjegjësinë e mbrojtjes edhe pa dëshmuar në gjykatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Njoftimet për punësim në administratën publike do të shpallen edhe në AKPA

19 December 2025 at 18:58

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Vendet e lira të punës në administratën publike do të publikohen edhe në portalin online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Vendimi i marrë sot nga qeveria i hap rrugë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për publikimin në faqen zyrtare online të vendeve të lira të punës jo vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik, çka më herët realizohej përmes faqeve të institucioneve përkatëse ose Departamentit të Administratës Publike (DPA).

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua mënyra e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Në mbështetje të ligjit “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi që AKPA të jetë agjencia që mbledh dhe administron informacionin mbi vendet e lira të punës të shpallura nga punëdhënësit e sektorit publik dhe privat.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Më herët, lidhur me këtë vendim, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se nga 1 janari Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të funksionojë si portali i vetëm unik ku do të shpallen të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike.

Ky sistem nuk do të shërbejë vetëm për shërbimin civil, por do të përfshijë të gjitha strukturat dhe institucionet shtetërore.

“Ky hap do të rrisë transparencën dhe aksesin e barabartë në administratën publike, duke e bërë më të thjeshtë për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët të aplikojnë për vendet e punës që u takojnë”, u shpreh Ibrahimaj, gjatë një takimi me të rinjtë e punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

/e.i/a.f/r.e/

The post Njoftimet për punësim në administratën publike do të shpallen edhe në AKPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nesër merret vendimi për imunitetin e Ballukut, prokurori i SPAK kërkesë Kuvendit: Seanca të jetë me dyer të mbyllura!

By: M C
18 December 2025 at 20:30

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër në orën 10:30 në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ku do të kërkohet zëvendimi i masës së sigurisë “Ndalimit te daljes jashte shtetit”, me arrest në burg ose në shtëpi.

Prokurori i çështjes së Ballukut, Dritan Prençi, i është drejtuar me një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon që seanca e ditës së nesërme të zhvillohet me për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Sipas prokurorit të SPAK, diçka e tillë kërkohet që të bëhet për shkak se nga hetimi do të dalin fakte të tjera penale dhe persona te tjerë të implikuar ndodhjen e këtyre fakteve.

Kërkesa e Prençit drejtuar Kuvendit:

1. Dhënia e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin heqjen e lira nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit te daljes jashte shtetir parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit te nje detyre a sherba publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, K.Pr.P në atë të arrest në burg në shtëpi.

2. Shqyrtimin e kësaj kërkese, në çdo procedurë që do të zhvillohet nga Kuvendi i Republik së Shqipërisë. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në seancë me dyer mbyllura, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, pasur parasysh se hetimi i procedimit pen nr.136 të vitit 2025 ka si objekt edhe fakte të tjera penale dhe persona te tjerë të implikuar ndodhjen e këtyre fakteve.

The post Nesër merret vendimi për imunitetin e Ballukut, prokurori i SPAK kërkesë Kuvendit: Seanca të jetë me dyer të mbyllura! appeared first on Albeu.com.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli

18 December 2025 at 18:01

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për prokurorin u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Në njoftimin e KPA-së, thuhet se në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/e.i/a.f/r.e/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese ktheu Ballukun në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi

By: M C
12 December 2025 at 21:23

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ndërkohë vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikua edhe në Fletoren Zyrtare.

Me shumicë votash të gjyqtarëve kushtetues, u vendos shfuqizimi i pezullimit të Ballukut, pra pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Ramës, ndërsa tre të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të Ballukut.

Në vendimin e plotë, thuhet se në mbledhjen e gjyqtarëve votuan pro vendimit të GJKKO gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.

Ndërkohë më 22 janar, në një seancë publike që do të nisë në orën 10:00, Kushtetuesja do të shqyrtojë ankimin e Ramës për të cilin do duhet të shprehet nëse GJKKO e ka fuqinë apo jo të pezullojë një anëtar të Këshillit të Ministrave. Në këtë seancë, përveç qeverisë që është palë në çështje, Kushtetuesja ka thirrur edhe përfaqësues nga SPAK, GJKKO, Kuvendi dhe Presidenti si subjekte të interesuara.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Por sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO dhe riktheu në detyrë Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

The post Gjykata Kushtetuese ktheu Ballukun në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi i Gjykatësve Kushtetuese që hoqi pezullimin e Belinda Ballukut! Kush ishin pro dhe kush votoi kundër kërkesës së Kryeministrit

By: M C
12 December 2025 at 19:15

Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër të pezullojë vendimet e GJKKO që ndalonin ushtrimin e detyrës nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferat me tenderat me vlerë 210 milionë euro.

Në vendimin e plotë, thuhet se gjyqtarët që votuan pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra, ishin Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.

Vendimi i plotë

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Mbledhja e Gjyqtarëve), e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Kryesuese Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare, Ilir Toska, Anëtar, Genti Ibrahimi, Anëtar, Marjana Semini, Anëtare, Asim Vokshi, Anëtar, Sandër Beci, Anëtar në datën 12.12.2025 mori në shqyrtim kërkesën paraprake të paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë (kërkuesi) për pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKКО-ja e Shkallës së Parë) për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji organik i Gjykatës).

Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45, pika 1, të ligjit organik të Gjykatës dhe nenin 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (Gjykata).

VËREN:

1. Në datën 21.11.2025 kërkuesi, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, i është drejtuar Gjykatës me kërkesë, duke pretenduar: (i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë; (ii) shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Belinda Balluku dhe pezullimin e këtij vendimi; (iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës.

2. Në mbështetje të kërkesës për pezullim, kërkuesi ka pretenduar se vendimi i GJKKКОsë së Shkallës së Parë prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve. Sipas tij, pezullimi mbron sistemin e qeverisjes, duke ruajtur funksionalitetin e plotë të Këshillit të Ministrave, i cili ushtron çdo funksion shtetëror që nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore. Kërkuesi ka pretenduar se vendimi sjell pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Gjithashtu, ai ka pretenduar se është në interes shtetëror që kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit dhe të Kuvendit të vazhdojnë të prodhojnë efektet juridike, ndërsa lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së do të thellonte konfliktin e kompetencave ndërmjet pushtetit gjyqësor, në njërën anë, dhe pushteteve legjislative dhe ekzekutive, në anën tjetër, duke cenuar më tej parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve. Sipas tij, pezullimi i një ministri ose zëvendëskryeministri njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë të ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar. e

3. Në datën 27.11.2025 kërkuesi i është drejtuar sërish Gjykatës me kërkesë për shtimin objektit të kërkesës, duke kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Belinda Balluku. Në kushtet kur këto dy vendime, në thelb, shprehen për të njëjtën masë ndaluese, ndonëse kërkuesi nuk ka kërkuar në kërkesën për shtesë objekti edhe pezullimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon t’i vlerësojë pretendimet për vendosjen e masës së pezullimit edhe për këtë vendim.

4. Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit organik të saj, Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur vlerëson, ndër të tjera, se zbatimi i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve urdhëron pezullimin e tij. Sipas kësaj dispozite, së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërorë, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund të bëhet nga Gjykata edhe përpara seancës plenare.

5. Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit organik të Gjykatës. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve, zbatimi i vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, si dhe vazhdimi i masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore.

PËR KËTO ARSYE

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës.

Gjyqtarët që votuan pro

Sonila Bejtja

Fiona Papajorgji

Genti Ibrahimi

Sandër Beci

Marjana Semini

Gjyqtarët që votuan kundër

Marsida Xhaferllari

Ilir Toska

Asim Vokshi

MENDIM PAKICE

1. Në shqyrtimin e çështjes që i përket kërkesës së Kryeministrit të Shqipërisë, me objekt zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë; interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës; si dhe shfuqizimin e dy vendimeve gjyqësore për caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ne, gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi jemi kundër vendimit të shumicës për pezullimin e vendimeve gjyqësore, për arsyet e mëposhtme.

2. Kërkuesi ka parashtruar se masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve. Sipas kërkuesit, masa duhet pezulluar për të mbrojtur sistemin e qeverisjes dhe për të ruajtur funksionalitetin e plotë të Këshillit të Ministrave, i cili ushtron çdo funksion shtetëror, që nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore. Sipas tij, masa e pezullimit nga detyra sjell pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv.

Gjithashtu, ka argumentuar kërkuesi, është në interes shtetëror që kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit dhe të Kuvendit të vazhdojnë të prodhojnë efektet juridike. Lënia në fuqi e vendimit gjyqësor do të thellonte konfliktin e kompetencave ndërmjet pushtetit gjyqësor, në njërën anë, dhe pushteteve legjislative dhe ekzekutive, në anën tjetër, duke cenuar më tej parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve. Pezullimi i një ministri ose zëvendëskryeministri njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë së ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar.

Ai krijon vakum institucional në realizimin e pushtetit ekzekutiv, por edhe të vetë pushtetit legjislativ, pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian. Po kështu, ka argumentuar kërkuesi, vendimi prek edhe interesat individualë të qytetarëve, të cilët preken në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pezullimi i funksionimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe të vetë Këshillit të Ministrave.

3. Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit organik të Gjykatës, kjo e fundit kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve, sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose në seancë plenare urdhëron pezullimin e tij. Ky rregullim ligjor është elaboruar nga Gjykata, e cila në jurisprudencën e saj ka pohuar se në kushtet kur pezullimi është një masë e jashtëzakonshme, vendosja e tij lidhet me vlerësimin e pasojave ose efekteve të zbatimit të aktit. Këto pasoja jo vetëm duhet të jenë reale, pra në realizim e sipër, por edhe të rënda, në atë masë që shkojnë tej masës normale të kufizimit, në veçanti në pikëpamje të urgjencës (shih vendimin nr. 1, datë 25.01.2024 të Gjykatës Kushtetuese).

4. Për sa më lart, përkundër vlerësimit të shumicës për pezullimin e vendimeve gjyqësore, ne, gjyqtarët në pakicë, çmojmë se nuk plotësohen kushtet e nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës, pasi nuk verifikohet prania e pasojave të pariparueshme në masë të rëndë, pra në atë masë që të shkojë përtej masës normale të kufizimit, në veçanti në pikëpamje të urgjencës. Në këtë kuptim, argumenti i kërkuesit se Këshilli i Ministrave del jashtë funksionit për shkak të pezullimit nga detyra të një prej anëtarëve të tij nuk është bindës për sa kohë bëhet fjalë për organ kolegjial, i cili i merr vendimet në mënyrë kolegjiale, me shumicën e votave. Po kështu, jemi të mendimit se kërkuesi nuk tregon që nuk ka mjete të tjera në dispozicion më pak të dëmshme për të adresuar situatën e krijuar.

5. Në këtë pikë, vëmë në dukje se në asnjë rast më parë, Gjykata nuk ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore jo vetëm kur janë ende në ankim e sipër nga palët sipas mjeteve të zakonshme të ankimit në dispozicion të tyre, por edhe kur ato janë bërë përfundimtare për efekt të kontrollit kushtetues, pra kur kanë ezauruar rrugën e rregullt të ankimit gjyqësor në gjykatat më të larta. Megjithatë, rasti konkret është edhe më delikat, pasi bëhet fjalë për vendime gjyqësore të cilat janë ende në proces kontrolli nga sistemi i gjykatave të zakonshme, aktualisht në gjykatën e posaçme të shkallës së dytë. Në këtë pikëpamje, vendimet gjyqësore duhet të ndjekin rrugën ligjore procedurale të ankimit në gjykatat e zakonshme dhe ndërhyrja nga Gjykata me vendim për pezullimin e efekteve të tyre në vetvete dëmton miradministrimin e drejtësisë. Me fjalë të tjera, vendimi i shumicës prima facie ndërhyn në veprimtarinë e gjykatave, duke krijuar një situatë që nuk pajtohet me nenin 145, pika 3, të Kushtetutës që mbron në nivel kushtetues integritetin e veprimtarisë së gjykatave nga çdo ndërhyrje gjatë kohës që çështja është në juridiksion gjyqësor, me pasojë sanksionimin sipas ligjit. Gjykata ka theksuar se nën frymën e dispozitave të Kushtetutës për pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve, elementet e pavarësisë, të cilat në thelb prekin vetë funksionin e dhënies së drejtësisë nuk duhet të cenohen (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Pavarësia nënkupton jo vetëm një qëndrim të caktuar ndaj ushtrimit të funksionit gjyqësor, por një pozitë ose marrëdhënie në raport me të tjerët që bazohet në ekzistencën e kushteve dhe garancive objektive (shih vendimin nr. 14, datë 22.05.2006 të Gjykatës Kushtetuese).

6. Nën këtë optikë, ne, gjyqtarët në pakicë, çmojmë se në kontekstin e fakteve të paraqitura nga kërkuesi, pezullimi i vendimeve gjyqësore të shkallës së parë, që presin të shqyrtohen në apel shkakton pasoja të tilla, që jo vetëm nuk zgjidhin ndonjë mosmarrëveshje kushtetuese, por dëmtojnë ekuilibrin e drejtë kushtetues që duhet të ekzistojë midis interesave që janë të pranishëm në çështjen konkrete (nga njëra anë miradministrimi dhe pavarësia e pushtetit gjyqësor, ndërsa nga ana tjetër ushtrimi i rregullt i kompetencave nga organet kushtetuese, Kryeministri, Këshilli i Ministrave, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme).

Për rrjedhojë, jemi të mendimit se Mbledhja e Gjyqtarëve duhet të kishte vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, objekt kundërshtimi.

7. Përveç sa më sipër, ne, gjyqtarët Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi, çmojmë se vendimet gjyqësore nuk duhet të ishin pezulluar edhe për faktin se jemi kundër kalimit të çështjes për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotësohen kriteret paraprake të pranueshmërisë.

The post Zbardhet vendimi i Gjykatësve Kushtetuese që hoqi pezullimin e Belinda Ballukut! Kush ishin pro dhe kush votoi kundër kërkesës së Kryeministrit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 December 2025 at 17:58

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të rikthehet në detyrë, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO me 5 vota pro dhe 3 kundër, ndërsa ka pranuar ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për çështjen.

Seanca për shqyrtimin e ankimit do të jetë publike dhe do të zhvillohet më datë 22 janar. Votimi i anëtarëve të Kushtetueses ka qenë 5 me 3.

Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Gjykata Kushtetetuese vendosi me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare”.

Trupa vendosi me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, masa e GJKKO për ndalimin e daljes së Belinda Ballukut jashtë shtetit mbetet në fuqi.

/e.i/j.p/

The post Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i papritur i Benzema, e ardhmja e tij merr një kthesë tjetër…

By: V K
10 December 2025 at 15:24

Prej muajsh, emri i Karim Benzemas. ishte rikthyer në qendër të vëmendjes. Tifozët e Lyonit, dhe jo vetëm, po ushqenin shpresën se ai mund të kthehej aty ku nisi gjithçka.

Kontrata e tij me Al Ittihad po shkonte drejt fundit dhe çdo ditë sillte thashetheme të reja, si një kapitull i hapur që priste vetëm faqen e fundit.

Por së fundi, sulmuesi ka marrë një vendim që i ka befasuar shumë. Ai ka zgjedhur një rrugë paksa ndryshe nga ajo që prisnin tifozët e Lyonit, duke mbyllur me qetësi një mundësi që dukej e afërt.

Burime pranë klubit saudit, thonë se Benzema ka vendosur të vazhdojë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite, një zgjedhje që tregon se ai ndjehet mirë atje ku është dhe kërkon stabilitet në këtë fazë të karrierës.

Edhe pse për disa ky lajm mund të sjellë pak zhgënjim, në fund të ditës është një vendim personal, i mbushur me mendim, qetësi dhe respekt për rrugën që ai vetë dëshiron të ndjekë.

Ëndrra e një rikthimi romantik në Lyon mbetet kështu pezull—jo e harruar, por e vendosur përkohësisht në një cep të zemrës së tifozëve.

The post Vendimi i papritur i Benzema, e ardhmja e tij merr një kthesë tjetër… appeared first on Albeu.com.

Gjykata dënoi me 16 vite burg vrasësin e djalit, flet babai i Martin Canit: Shkolla jo vetëm heshti, por as ndjesë nuk ka kërkuar

By: V K
9 December 2025 at 14:37

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn, adoleshentin që vrau me thikë të riun Martin Canin një vit më parë.

Babai i Martin Canit, ka folur për mediat dhe kritikuar heshtjen e shkollës për ngjarjen e rëndë.

DEKLARATË PËR SHTYP – FAMILJA CANI

Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.

Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.

Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.

Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.

 

The post Gjykata dënoi me 16 vite burg vrasësin e djalit, flet babai i Martin Canit: Shkolla jo vetëm heshti, por as ndjesë nuk ka kërkuar appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Belinda Ballukut për skandalet korruptive/ Reagon Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë

By: V K
2 December 2025 at 14:21

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, njoftoi se Kolegji i këtij institucioni u mblodh për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut.

Gjykata Kushtetuese, sqaron se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

The post Pezullimi i Belinda Ballukut për skandalet korruptive/ Reagon Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë appeared first on Albeu.com.

Tetë gjyqtarë të “Kushtetueses” do të vendosin për pezullimin e të pandehurës Belinda Balluku, kur pritet të merret një vendim

By: V K
2 December 2025 at 12:47

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, ka pranuar të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO.

Por vendimi final nëse e pandehura Balluku do të qëndrojë e pezulluar apo do të rikthehet në detyrë, i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gazetarja Klodiana Lala, tha se tashmë filtri i parë për këtë çështje kaloi në Kolegjin e Kushtetueses.

Sipas Lalës, që 8 gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjen do të duhet të jenë të njohur me aktet e dosjes të paktën 48 orë para, siç u përdor me zonjën Xhaferrllari.

Gjithashtu, gazetarja pohoi se nëse do të kemi një vendimmarrje sot, ajo do të duhet të jepet para orës 17:00.

“Mund të kalojë në seancë mbi bazë dokumentesh, ku palët sjellin pretendimet e tyre apo dhe për një seancë plenare publike, ku palët sillen në seancë. Thelbi i të gjithë kësaj historie ka rëndësi vetëm në një pikë, a do të mblidhet sot mbledhja e gjyqtarëve”? – tha Lala.

The post Tetë gjyqtarë të “Kushtetueses” do të vendosin për pezullimin e të pandehurës Belinda Balluku, kur pritet të merret një vendim appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Kushtetuesja/ Shqyrtimi i padisë së Kryeministrit, më 2 dhjetor

27 November 2025 at 13:05

TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të shtyjë më 2 dhjetor shqyrtimin për të caktuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama për masën e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Arsyet e kësaj shtyrjeje i ka njoftuar vetë Gjykata Kushtetuese.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata, nisur nga interesi mediatik për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, bën me dije si vijon:

Në datën 21.11.2025, në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur kërkesa me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.

Kjo çështje për shkak të interesit publik që paraqet është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi, sipas praktikës së ndjekur në raste të ngjashme.

Kërkesa është regjistruar me numër 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar në datën 21.11.2025, ora 14.00. Me shortin e po kësaj date, ora 15.00, për shqyrtimin paraprak të kësaj çështjeje është caktuar Kolegji me përbërje gjyqtarët: Holta Zaçaj, kryetare dhe anëtarë Sonila Bejtja dhe Sandër Beci (relator). Paralelisht me këto veprime, Njësia e Shërbimit Ligjor u ngarkua me përgatitjen e akteve paraprake për shqyrtimin e çështjes dhe i ka shpërndarë ato për njohje anëtarëve të kolegjit, i cili kishte planifikuar për të diskutuar këtë çështje në datën 27.11.2025.

Në datën 25.11.2025, ora 10.00, Presidenti i Republikës ka organizuar ceremoninë e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi, i cili ka zëvendësuar gjyqtaren Holta Zaçaj që ka përfunduar mandatin e saj.

Në këto kushte, në datën 25.11.2025, Kolegji i caktuar për shqyrtimin e çështjes mbeti i paplotë në përbërje të tij. Të nesërmen, më 26.11.2025, ora 11.00, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur plotësimin e kolegjit me gjyqtaren Marsida Xhaferllari. Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025. Vendimmarrja e Kolegjit do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese”, thekson Kushtetuesja.

Në këtë mbledhje. 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, verifikon kriteret e padisë, nëse përmbushen apo jo, për ta çuar çështjen në Mbledhje Gjyqtarësh në vijim. Mes 3-shes së gjyqtarëve është dhe Sandër Beci, që është caktuar relator i padisë së kryeministrit për rastin Balluku dhe përgatit dokumentacionin për trupën e gjyqtarëve.

Sipas burimeve të ABC News, seanca më e shpejtë pritet të zhvillohet në datën 2 dhjetor, të martën e javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje, gjyqtarët duhet të shprehen mbi kërkesën e kryeministrit për të hequr masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Balluku, e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sikundër dhe në kërkesën dorëzuar Kushtetuese, qeveria ka argumentuar se kjo masë ndaj Ballukut pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Pas Ramës dhe vetëm zëvëndëskryeministri që mund të nënshkruaj aktet që miratohen në Këshillin e Ministrave, në mungesë të kryeministrit.

Në padi gjithashtu theksohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, duke penguar punën e një anëtari të Këshillit të Ministrave që gëzon imunitet njësoj si deputeti.

Kryeministri e ka cilësuar vendimin e GJKKO për Ballukun anti-kushtetues pasi cenon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, si dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë.

Mbi bazën e këtyre argumenteve, qeveria kërkon prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë masën e Gjykatës së Posaçme mbi zv.kryeministren/abcnews.al

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

25 November 2025 at 19:46

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi gjatë bisedimeve përfundimtare shkaqeve të ankimit në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani dhe kërkoi shkarkimin e tij për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Pollozhani kundërshtoi gjetjet për deklarime kontradiktore, si dhe pretendoi se kishte provuar burimet e ligjshme të […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on Reporter.al.

Specialja pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

24 November 2025 at 17:34

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë një datë të saktë se kur do të shpallet vendimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zëdhënësi i gjykatës me seli në Hagë, Michael Doyle, tha në një konferencë me gazetarë se, sipas rregullave, supozohet që vendimi të merret brenda tre muajsh pasi të përmbyllet procesi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

“Është në duart e gjyqtarëve. Por, ka afate të përcaktuara. Deklaratat përmbyllëse pritet të përmbyllen më 13 shkurt [2026]. Rregullat thonë se gjykatësit më pas kanë 90 ditë kohë për të marrë vendimin dhe për ta shpallur atë. Pas kësaj, ka një nen edhe për një zgjatje tjetër prej dy muajsh për marrje të vendimit dhe në raste të jashtëzakonshme mund të jetë edhe më gjatë. Nuk kam arsye specifike të pres që të jetë më gjatë se kaq, por thjesht nuk e dimë. Supozimi, sipas rregullave, është tre muaj dhe nëse do të ketë zgjatje të afatit, atëherë gjykatësit do të jepnin një shpjegim dhe arsye”, tha Doyle.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

Në shtator të këtij viti, mbrojtja e Thaçit nisi paraqitjen e provave, ndërkaq ajo e Krasniqit kishte paralajmëruar dy dëshmitarë në sallë dhe dy dëshmi me shkrim. Veseli dhe Selimi nuk do të paraqesin prova.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë me njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Aty u përfshin ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Para deklaratave përmbyllëse, palët do të dorëzojnë dosjet përfundimtare deri më 30 janar.

Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë. Michael Doyle tha se përderisa nuk dihet ende numri i dëshmitarëve është e vështirë të dihet se sa mund të zgjasë gjykimi. Ai tha se “nuk pres” që gjykimi të jetë i gjatë sa ai për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

/REL/

The post Specialja pa datë konkrete për vendimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës, sa vite burg do vuajë secili (EMRAT)

By: V K
21 November 2025 at 15:27

Këtë të premte, GJKKO ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe Gëzim Çela, i konsideruar si “baron i drogës”.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë. Pjesa më e madhe janë dënuar gjithashtu edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje apo prodhim të armëve pa leje.

Në total të gjithë të pandehurit janë dënuar me 107.8 vite burg.

Po ashtu, GJKKO thote se armët e sekuestruara gjatë hetimit, përfshirë dy armë zjarri dhe një thikë, kalojnë në favor të shtetit, lënda narkotike e sekuestruar do të asgjësohet dhe sendet dhe provat e tjera materiale mbeten në ruajtje për efekt të procedimeve të tjera në vijim.

Dënimet e dhëna nga GJKKO

1-Arlind Ismajlukaj – 9 vite e 4 muaj burg (pas zbritjes së 1/3 së dënimit)

2-Gezim Çelaj – 10 vite burg

3-Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj burg

4-Armando Mema – 8 vite burg

5-Dritan Metaj – 8 vite burg

6-Ben Dalipaj – 8 vite burg

7-Besnik Brokeri – 8 vite burg

8-Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite burg

9-Selami Lushkaj – 8 vite burg

10-Ksenofon Bodo – 8 vite burg

11-Kyrylo Ponomarenko – 8 vite burg

12-Kostiantyn Biellon – 8 vite burg

13-Armando Papa – 8 vite burg

Sipas hetimeve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga nga Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa 12 pjesëtarët e bandës kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve, duke përfshirë organizatorët e veprimtarisë, kultivuesit e lëndës narkotike, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit, si dhe drejtuesit e mjeteve lundruese”, tha Prokuroria e Posaçme ne nje njoftim me korrik 2024.

The post GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës, sa vite burg do vuajë secili (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Me siguri, Rama do t’i kthejë faqen tjetër Drejtësisë

21 November 2025 at 14:54

Frrok Çupi

As që pritet tjetër gjë. E sigurt se Edi Rama nuk do të sillet si Drejtësia. Edhe kësaj here do t’i manifestojë parimësi, pavarësisht goditjes që i dhanë. Të vjen ndërmend sjellja e disa të urtëve përballë dëmeve që u kanë bërë në familje, tek thonë: ‘Ia lë në dorë Zotit!’’ .

Lordi i Edi Ramës, përballë absurdit, formulën kryesore ka ‘kthe faqen tjetër!’.  Dhe shiko përpara.

Gjithnjë kryeministri ka deklaruar se ‘Drejtësia ka punën e vet, ne tonën. Nuk ndërhyjmë, pranojmë vendimet e Drejtësisë’.

Por kësaj here, më shumë se kurrë, kryeministri i Shqipërisë ‘nga faqja tjetër’ ka një objektiv shumë të lartë. Ka bërë gati gjithçka që Shqipërinë ta ankorojë në Bashkimin Europian, që është ëndrra më e vjetër dhe më e lartë për kombin. Sot BE ka samitin e vet në Tiranë. Para qëllimit të madh kombëtar, Edi Rama me siguri që do të bëjë sikur nuk ndodhi gjë në ‘familjen e tij’. Ndryshe do të kacafytej me prokurorë e gjykatës që sot janë e nesër nuk janë, duke lënë në anë të rrugës qëllimin për në Bashkimin Europian, i cili është fat i përjetshëm.

Me sa duket nuk ka ndërmend, as kësaj here, që t’u japë shkas skeptikëve apo edhe nihilistë nëpër botë që duan të mbajnë si flamur të shkuarën e errët politike e juridike të vendit. Sikur një fjalë, sado të vërtetë, të thotë Edi Rama për padrejtësitë e Drejtësisë, ata andej dhe disa këtu do t’i suleshin: ‘Ja që ndërhyn në Drejtësi’.

Po të ishte në qeverinë belge apo holandeze, sigurisht që kryeministri  do të thoshte të vërtetat hapur për ndërhyrjet e Prokurorit dhe Gjykatësit në qeverisjen e vendit dhe në besimin e sovranit popull. Por jemi këtu, ku sapo tentohet të ngrihet një drejtësi normale. Kryetari i qeverisë është ‘i detyruar’ që të zbusë ose të durojë përbindëshin që rriti vetë’.

Nuk ke ç’i bën, ai tjetri përballë që është agresiv sepse është i dobët, ai do të cingërojë duke thënë ‘Ja, qeveria më preku!’.

Edhe këtë herë do të ndodhë që Edi Rama të kalojë nëpër ngushticat që i kanë krijuar vendimet e padrejta të Drejtësisë, për të çuar mesazhin në Bruksel.

Drejtësia e Re, kësaj here e goditi në krahun e djathtë të tij, në kokën e zëvendës kryeministres. ‘Balluku, pezullohet nga detyra1…’. Ky ishte urdhri. Më parë e kishte goditur te personalitete të tjerë politik të qeverisjes , duke mbërritur deri te kryetari i Bashkisë së kryeqytetit… Drejtësia ka vendosur të bëjë punët e kryeministrit, duke shkarkuar zëvendëskryeministren. Precedenti hap rrugë që të hënën të shkarkojë ministrat. Nga mesi i javës, sipas ‘të drejtës së precedentit’ gjykatësi dhe prokurori do të shkarkojnë presidentin e Republikës. Ndërsa një javë më vonë do të bëjnë sikur Shqipëria nuk ka as popull. ‘E shkarkuam’.

Disa vëzhgues po e quajnë një grusht shteti nga Drejtësia. Të tjerë kanë frikë se po nxiten atavizmat e një Shqipërie të prapambetur kur nuk e kishte mendjen nga Evropa por nga Lindja e Mesme. Të tjerë po flasin për defektet në ndërtimin e ‘Drejtësisë së Re’ si një kullë e vjetër me tunele të nëndheshme që marrin e japin me paratë e vjedhura nga zyrtarët e lartë gjatë këtyre 30 vjetëve.

Ligjvënësi nuk ia preu kanalet e pista ligj zbatuesit.

Sado të skajshme që duken, të gjitha paradigmat kanë baza reale. Përderisa Prokurori shkarkon nga detyra të zgjedhurit dhe të votuarit nga populli. Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, është e votuar dy herë: E para nga vetë sovrani për në altarin e mbajtësit të sovranitetit. E dyta, votuar për nënkryetare e qeverisë nga Parlamenti- si mbajtës i sovranitetit.

Megjithatë, Edi Rama, sigurisht do të kalojë nëpër ngushticë pa i lënë ‘të drejtë’ prokurorit që të hedhë edhe baltë, pas gurëve.

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon të arratiset…

By: V K
21 November 2025 at 10:46

Është zbardhur vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra si zv kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ju bllokua pashaporta.

Në vendimin e gjyktaës sqarohet se dy masat janë caktuar pasi Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave.

Gjykata sqaron se ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje.

Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset

“Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy here dhe në bashkëpunim.

Në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrimin e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë.

Në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku. (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës). por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyli, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Frald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare SH.A). ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet”,– sqarohet në vendimin e GJKKO.

The post U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Belinda Ballukun: Rrezikon të arratiset… appeared first on Albeu.com.

Akuza për korrupsion, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

By: V K
12 November 2025 at 10:55

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dhënë vendimin për çështjen penale në ngarkim të Ilir Nishanit, Gerson Tafa dhe Genci Hicka, procedim i nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vitin 2020.

Tre inspektorët e Ministrisë së Mjedisit akuzohen për korrupsion.

NJOFTIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal me nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, Gerson Tafa
dhe Genci Hicka”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe

Erjon Çela, me vendimin nr. 71, datë 11.11.2025 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ilir Nishani për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/1 dhe 25 të K.Penal (i ndryshuar
me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), për shkak se nuk provohet që e ka kryer veprën penale.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gerson Tafa për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/1 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë
23.03.2021), dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

3. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullimin e ekzekutimin të vendimit me burgim për të pandehurin Gerson Tafa dhe vënien në provë për 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër
penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gerson Tafa, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.

5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Genci Hicka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/1 dhe 25 të K.Penal (i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021), për shkak se nuk provohet që e ka kryer veprën penale.

6. Provat materiale të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur
t’i ngarkohen të pandehurit deklaruar fajtor Gerson Tafa. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar.

Tiranë, më datë 12.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Akuza për korrupsion, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit appeared first on Albeu.com.

Reagon Kryeministri Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Lirojeni Erion Veliaj të drejtojë Bashkinë!

By: lindita
4 November 2025 at 19:47

Nga Edi Rama “Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë, apo jo?! 2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje…

Source

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, reagon kryeministri Edi Rama

By: V K
4 November 2025 at 12:19

Në një postim në X, kreu i qeverisë, ironizoi duke u shprehur se “u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet”.

Rama shkruan se nëse Kushtetuesja ka vlerësuar Erion Veliajn dhe s’mund të largohet veçse me zgjedhje, ku sipas Kryeministrit, mbajtja e kryebashkiakut në burg, është në dëm të lirive e të drejtave të tij dhe të banorëve të Tiranës.

“Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo”, deklaron Rama.

Gjithashtu, Rama u shpreh se Gjykata Kushtetuese, kur të gjykojë paraburgimin e Erion Veliajt duhet ta kthejë në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë.

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo”, shkroi ai.

Kryeministri e ka konsideruar si një ngërç absurd, duke shtuar se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë.

“Ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, theksoi ai.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo🤷🏻‍♂️

2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo🤷🏻‍♂️

3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo🤷🏻‍♂️

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

 

— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025

The post Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, reagon kryeministri Edi Rama appeared first on Albeu.com.

❌
❌