Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli

18 December 2025 at 18:01

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për prokurorin u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Në njoftimin e KPA-së, thuhet se në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/e.i/a.f/r.e/

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqtari: Punoja në tre gjykata njëkohësisht, nuk i zbardh dot vendimet se kam 600 çështje

By: D Marku
22 October 2025 at 21:40

BIRN
Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër të konsiderueshëm vendimesh dhe aktesh, me të cilët mbështet kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për procedim disiplinor lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve.

Në seancën parardhëse më 1 tetor, ILD kërkoi fillimin e procedimin disiplinor ndaj Liçajt dhe caktimin e masës “ulje e pagës” me 40%, deri në një vit.

Sipas përfaqësuesit të ILD-së, hetimi administrativ është bazuar në 13 ankesa për vonesa në arsyetimin e vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vjet dhe të përsëritura, gjatë viteve 2021, 2022, 2023.

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj deklaroi në seancën e 1 tetorit se e kishte filluar detyrën në vitin 2020 në Gjykatën e Sarandës, ku asnjëherë në atë periudhë, organika nuk kishte qenë e plotë.

Ai pohoi se në momentin e fillimit të detyrës i ishin dhënë 145 çështje përveç atyre të shortuara, duke e konsideruar numër të lartë për një fillestar.

Gjyqtari shtoi se në atë periudhë kishte pasur ndëprerje të punës dhe për shkak të pandemisë dhe kur kishin rifilluar, ngarkesa e tij kishte shkuar mbi 600 çështje.

Po ashtu, nënvizoi se gjykonte jo vetëm në Sarandë, por edhe në Përmet e në Gjirokastër. Dhe më vonë kur ishte kryer caktimi përkohshëm në Durrës, Liçaj tha se kishte vijuar të gjykonte edhe në Sarandë.

Ai deklaroi të mërkurën se kishte sjellë akte e vendime për çështjet që kishte gjykuar në Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër, duke pretenduar se kishte ndjekur një numër të madh të çështjeve në këto gjykata.

“Ka pasur ditë që në Sarandë nuk kam zhvilluar ndonjë gjyq, por kam zhvilluar në Përmet e në Gjirokastër.

Po ashtu, ka pasur raste kur kam zhvilluar gjyqe në të tre gjykatat”, parashtroi Liçaj dhe shtoi se kishte sjellë prova që kanë të bëjnë edhe me gjykimet që kishte zhvilluar kur ishte transferuar përkohësisht në Durrës.

Edhe për këtë periudhë, ai evidentoi se ka pasur raste kur ka zhvilluar gjyqe në të dy gjykatat.

Liçaj tha se kishte sjellë edhe certifikatën familjare që tregon sipas tij kohën kur është bërë me djalë, si dhe për adresën e banimit.

Përfaqësuesi i ILD-së kërkoi që të njihet me aktet për t’i vlerësuar në hartimin e konkluzioneve përfundimtare që do t’i paraqesin në seancën dëgjimore pasardhëse.

The post Gjyqtari: Punoja në tre gjykata njëkohësisht, nuk i zbardh dot vendimet se kam 600 çështje appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

20 October 2025 at 22:16

Eugen Beçi, avokat dhe ish-prokuror i Krimeve të Rënda, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në gjykatën e Elbasanit, u shpreh se në raste se  ky nuk vendos as prokurori dhe as polici, por gjyqtari nëse konstatohet vepër penale në sallën e gjyqit. Beçi deklaroi se vetëm gjyqtari duhet të […]

The post Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari appeared first on BoldNews.al.

Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

By: fjori
14 October 2025 at 15:45

Më 6 tetor, në sallën nr. 3 të Gjykatës së Apelit në Tiranë, drejtësia shqiptare u trondit nga një akt i paprecedentë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës, gjatë ushtrimit të detyrës. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi një krim që sfidon sigurinë institucionale […]

The post Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

By: fjori
13 October 2025 at 10:42

Gazeta amerikane “New York Post” publikoi një shkrim ku theksohet se në Shqipëri ka shpërthyer zemërimi kundër reformës në drejtësi pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit. Gazeta e njohur publikoi një lajm të përgatitur nga televizioni më i madh në SHBA, Fox News. Sipas medias amerikane “më 6 tetor, gjyqtari i Gjykatës […]

The post “Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

12 October 2025 at 21:05

Në orën 15:35 të datës 6 tetor 2025, Astrit Kalaja goditi për herë të fundit çekiçin e gjyqtarit. Ende nuk kishte përfunduar leximin e vendimit, kur u qëllua me 3 plumba në gjoks. Plumba që e lanë të vdekur në vend, në prezencë të sekretares dhe të pranishmëve në sallën e vogël të Gjykatës së […]

The post Drejtësia që prodhoi padrejtësinë appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

9 October 2025 at 22:56

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”ka folur për reagimet e publikut pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku vrasësi u glorifikua gjerësisht në rrjetet sociale. Bushati tha se vrasësit e vërtetë të gjyqtarit janë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, pra “arkitektët” e reformës në drejtësi, që sot “kanë ikur në drejtim […]

The post Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin appeared first on BoldNews.al.

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

9 October 2025 at 18:11

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor. Avokati Ibra ka deklaruar në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të. Ai tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera […]

The post “Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi

By: V K
9 October 2025 at 14:24

Gjyqtari rumun Istvan Kovaks, do të vendosë drejtësi në përballje Serbi-Shqipëri. UEFA-a ia ka besuar 41-vjeçarit gjykimin e kësaj përballjeje delikate.

Kovash është një ndër arbitrat më të mirë në Europës, teksa po ashtu atij iu besua edhe gjykimi i finales së Champions Ligës mes Paris Sent Zhermenit dhe Interit.

Në një atmosferë të ngarkuar nga tensionet politike dhe kujtimet e përplasjeve të kaluara, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, UEFA ia ka besuar drejtësinë e kësaj përballjeje një arbitri ekspert dhe me eksperiencë.

Institucioni më i lartë i futbollit në kontinent, ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka përzgjedhur një nga arbitrat më të besuar të saj, për të vendosur drejtësi në fushën e lojës.

Rumuni Istvan Kovaks, është caktuar nga UEFA për të drejtuar këtë përballje të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. 41-vjeçari, i njohur për profesionalizmin dhe autoritetin në fushë, është ndër arbitrat më të mirë të kontinentit.

Më herët, Kovacs ka gjykuar finale të rëndësishme në arenën europiane, përfshirë edhe atë të Champions League, mes PSG-së dhe Inter-it.

Krahas Kovacs, në këtë sfidë do të jenë të pranishëm edhe tre gjyqtarë të tjerë rumunë. Bëhet fjalë për Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi si asistentë, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Horatiu Feșnic.

Në dhomën e VAR-it do të operojnë gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Muller, duke garantuar kontroll maksimal mbi vendimet e fushës.

Për shkak të klimës së tensionuar dhe frikës nga huliganët, ndeshja është zhvendosur nga Beogradi në Leskovac. Qyteti në jug të Serbisë, ofron një ambient më të kontrolluar për organizimin e sfidës.

Stadiumi “Dubocica”, i cili zakonisht pret ndeshje me një publik modest, këtë herë do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Federata Serbe e Futbollit, ka vendosur që të mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për këtë përballje.

Në tribunat e stadiumit do të jenë të pranishëm vetëm 6500 tifozë, të gjithë me ftesa të përzgjedhura, shumica prej tyre të rinj nga akademitë e futbollit dhe përfaqësues të institucioneve sportive.

Serbia gjithashtu, është e ndëshkuar nga FIFA me një reduktim të 20% të kapacitetit të stadiumit, si pasojë e incidenteve të mëparshme, të shkaktuara nga huliganët serb.

Për të garantuar mbarëvajtjen e takimit, FIFA ka dërguar edhe dy oficerë ndërkombëtarë sigurie, të cilët do të asistojnë autoritetet vendase në monitorimin e çdo detaji organizativ dhe të rendit.

Anglia kryeson grupin K me 15 pikë të plota. Shqipëria mban vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë. Në fund të grupit renditen Letonia me 4 pikë dhe Andorra, ende pa asnjë pikë.

 

The post Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Ministri i Drejtësisë përplaset me opozitën: Ngjallët gjuhë urrejtje, turp t’ju vijë…

By: V K
9 October 2025 at 11:13

Ditën e sotme, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është përplasur me opozitën në Kuvend lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, krim i ndodhur më 6 Tetor.

Lamallari u shpreh se po bëhet politikë me vrasjen e gjyqtarit, duke shtuar se opozita ka ngjallur gjuhë urrejtje ndaj magjistratëve.

“Urrejtja prodhon urrejtje e dhunë, e këtë keni bërë ju gjithë këto vite”, iu drejtua ai, duke theksuar se “lërini të bëjnë punën e tyre derisa të vijnë tek pasuritë që i keni vjedhur këtij populli”.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari: Të bësh politikë me vrasjen e një gjyqtari dhe me një rast tragjik. Mos më ndërprisni, sapo kam filluar (I drejtohet Gazment Bardhit që flet nga vendi), është e rëndë, akoma nuk janë bërë të 7-tat. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, nga daljet në ballkon që keni sharë e telendisur, SPAK e SKRAI, për gjuhën që keni përdorur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nga Altin Dumani e Altin Troplini, tek Dum Zumani, këto janë të gjithë akuzat.

Keni ngjallur gjuhë urrejtje ndaj gjyqësorit dhe sigurisht që do të ndodhin ngjarje të tilla. Keni ndërsyer militantët tuaj patjetër. Mos bëj zhurmë ( I drejtohet Bardhit). Keni qenë këtu gjithë kohës dhe s’keni lënë gjë, keni anatemuar partnerët strategjikë. Nuk keni turp, shqiptarët e dinë ndaj ju kanë lënë aty ku ju kanë lënë, Mos linçoni prokurorët, gjyqtarët. Urrejtja prodhon urrejtje e dhunë, e këtë keni bërë ju gjithë këto vite.

Trup t’ju vijë ju. Lërini gjyqtarët e prokurorët të bëjnë punën e tyre derisa të vijnë tek ju, tek pasuritë që i keni vjedhur këtij populli.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Ministri i Drejtësisë përplaset me opozitën: Ngjallët gjuhë urrejtje, turp t’ju vijë… appeared first on Albeu.com.

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

8 October 2025 at 19:49

Nga Elton Qyno Detaje të reja kanë dalë nga hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se autori kryesor i krimit, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë prodhim Gjerman kalibër 7.65 mm të quajtur “Welt Waffen Browning”. Gjatë marjes në […]

The post Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit, Orinda Huta: Që 15 vite jam në një proces, nuk e besoj që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror

By: D Marku
8 October 2025 at 15:10

Moderatorja e njohur, Orinda Huta, ka reaguar me indinjatë pas vrasjes së gjyqtarit në Shqipëri duke e cilësuar ngjarjen si një “këmbanë alarmi” për shoqërinë dhe mënyrën se si njerëzit po reagojnë ndaj dhunës.

“Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror”, shkruan ajo në një postim në Instagram, duke theksuar se reagimet e tilla janë po aq shqetësuese sa vetë ngjarja.

Orinda tregoi se vetë është pjesë e një procesi gjyqësor që zvarritet prej 15 vitesh pa marrë ende zgjidhje.
“Zoti e di se sa do zgjasë, pasi akoma nuk ka kaluar në shkallë të parë mes palëve. Jemi ende me shtetin. Por janë tokat e mamasë time dhe do i marr njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë”, shkruan moderatorja.

Ajo shton se ndër vite ka marrë kërcënime nga persona të afërt për shkak të kërkesës së saj për drejtësi.

“Kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’, që pse po kërkoja të drejtën e familjes time”.
Në fund, Huta shprehet se e kupton frustrimin që vjen nga proceset gjyqësore të pafund, por nënvizon se kjo nuk justifikon dhunën apo krimin.

“E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh… Ky është fundi”.

The post Vrasja e gjyqtarit, Orinda Huta: Që 15 vite jam në një proces, nuk e besoj që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

By: V K
8 October 2025 at 08:03

Këtë të mërkurë 8 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja, do të përcillet për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u ekzekutua me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.

Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.

Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi, nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit, duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.

NGJARJA:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por Banush Koxha, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3).

Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkamb që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, autori i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

The post U ekzekutua në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja appeared first on Albeu.com.

Kolegë dhe miq nderuan gjyqtarin Astrit Kalaja, njeriun që humbi jetën ndërsa jepte drejtësinë (VIDEO)

By: V K
7 October 2025 at 15:05

Lule në vendin ku plumbat vranë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja. Kolegë, qytetarë e miq, nderuan njeriun e drejtësisë, ndërsa theksuan se nën kërcënimet e armëve nuk mund të ketë vendime të pavarura.

Sa i përket konfliktit që solli veprimin esktrem, togat e zeza shprehen se lindi në vitet e para të demokracisë, kur familja Shkambi mori truallin dhe privatizoi objektin, por aty bashkia kishte strehuar mbi 30 familje

Në këtë tavolinë do të duhej të ulej sot gjyqtari Astrit Kalaja.

Kolegët kanë vendosur lule në tryezën që do të trokiste vendimin e fundit, por që u shndërrua në vrasje në sallën e drejtësisë.

Për kryetarin e Unionit të Gjyqtarëve, e hëna shënoi një ngjarje tejet të dhimbshme.

Gert Hoxha, kërkon marrjen e masave, për të lejuar tempullin e drejtësisë të funksionojë.

 

The post Kolegë dhe miq nderuan gjyqtarin Astrit Kalaja, njeriun që humbi jetën ndërsa jepte drejtësinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I kërkuar për krime mafioze, merr fund arratia e të shumëkërkuarit në Itali

7 October 2025 at 15:14

TIRANË- Policia italiane arrestoi sot një shef të mafies, që kishte qenë në arrati për pesë vjet, duke e kapur në qytetin Foggia, në rajonin e Apulias, në juglindje të Italisë.

Sipas policisë, 39-vjeçari Leonardo Gesualdo u lokalizua në periferi të qytetit pas disa muajsh hetime dhe një operacioni të gjerë policor.

I dyshuari ka lidhje me organizatën mafioze “Società Foggiana”, një grup që vepron në zonën e Foggias dhe rrethinave të saj, i përfshirë në grumbullimin e mbetjeve, tregtinë e armëve dhe prostitucionin. Organizata kryen gjithashtu grabitje të armatosura.

Sipas policisë, shefi i mafies u kap në gjumë dhe u dorëzua pa rezistencë. Gjatë arrestimit, pranë tij u gjet një pistoletë me numrin serial të fshirë dhe me gjashtë fishekë në tytë. Ai ishte dënuar më parë me 12 vjet burg për krime mafioze.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

By: fjori
7 October 2025 at 11:20

Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës njoftuan se kanë pezulluar të gjitha seancat nga data 7-10 tetor për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. Në reagim ndaj ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri në sallën e Gjykatës së Apelit, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës […]

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat appeared first on BoldNews.al.

Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend!

By: D Marku
7 October 2025 at 11:12

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Mikela Pupa, ka reaguar në rrjete sociale pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me katër plumba pas një seance gjyqësore për një çështje pronësie.

Në një postim emocional, Mikela tregoi se ndodhej në trafik në momentin kur pa një autokolonë policore dhe ambulanca që po lëviznin me urgjencë drejt vendngjarjes. Fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një aksident, por më vonë mësoi nga rrjetet sociale për atentatin ndaj gjyqtarit.

Lexo edhe :
Në dritën e Parisit: Çfarë fshihet pas lidhjes së Leonardo dhe Vittorias?
Në dritën e Parisit: Çfarë fshihet pas lidhjes së Leonardo dhe Vittorias?
10:17 07/10/25
Disa njerëz të japin thërrime dashurie, pastaj zhduken, kujdes nga këto shenja të zodiakut
Disa njerëz të japin thërrime dashurie, pastaj zhduken, kujdes nga këto shenja të zodiakut
09:50 07/10/25
Postimi i plotë i Mikelës:

“Sot si çdo ditë tjetër, isha në rrugët e Tiranës, në kulmin e trafikut, mes zhurmës së borive që biën sapo hapet semafori, duke u munduar të mbaja korsinë time, edhe pse makinat ishin në garë se kush të kalonte e para. Papritur pashë një ndodhi që nuk e kisha hasur më parë. E hutuar në makinë, ndërsa i këndoja Aurës, po vinin një varg motorësh policie. Njëri prej tyre më ra në xham që të hapja krahun. Në panikun e tyre, hyra edhe unë dhe u spostova sa munda. Ishin shumë motorë, dy ambulanca dhe makina të blinduara. “Zot çfarë ka ndodhur?”, thashë më vete. Mendova se ndoshta kishte ndodhur ndonjë aksident dhe u luta të ishin gjallë. Por kur hapa rrjetet sociale, pashë që kishte ndodhur një ngjarje tragjike, e frikshme: në dyert e drejtësisë, pikërisht në sallën e gjyqit, ishte vrarë gjyqtari. U trishtova, u ligështova. “Zot ç’bëhet në këtë vend”?, thashë përsëri.Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend”.

 

The post Mikela Pupa reagon pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Pashë vajzën time dhe ndjeva keqardhje ta rris në këtë vend! appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja jehonë në mediat e huaja, shkrimi i CNN për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit

By: V K
7 October 2025 at 08:48

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit nga një person i përfshirë në procesin gjyqësor, ka marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare.

CNN ka raportuar për ngjarjen e paprecedentë, duke theksuar se sulmi ndodhi në një vend që ka ndërmarrë prej vitesh reforma të thella në drejtësi, por që përballet ende me sfida të mëdha në funksionimin e sistemit.

Sipas CNN, vrasja ka ndodhur në një moment kur tensionet lidhur me konfliktet e pronësisë, zvarritjet e proceseve dhe besimi ndaj sistemit gjyqësor janë ende të larta.

Shkrimi nga CNN:

Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një gjyq, njoftoi policia shqiptare.

Astrit Kalaja, gjyqtar i njohur në sistemin e drejtësisë, u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E.Sh. Kalaja ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit, si pasojë e plagëve të marra.

Sipas autoriteteve, autori i armatosur qëlloi edhe dy persona të tjerë të pranishëm në sallë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se autori u largua me vrap nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më vonë, ndërsa iu gjet dhe arma e përdorur në krim – një revole.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi motivin e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake të publikuara në faqen e gjykatës, rezulton se çështja kishte lidhje me një konflikt prone.

Ngjarja ka ndodhur në një kontekst ku Shqipëria, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ka ndërmarrë reforma të thella në sistemin gjyqësor që nga viti 2016.

Megjithatë, sistemi vijon të përballet me sfida serioze, përfshirë vonesat shumëvjeçare të mijëra çështjeve, por edhe tensionet e rritura në çështje delikate si ato të pronave.

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe për klimën e tensionuar që vijon të shoqërojë procese të caktuara gjyqësore në vend.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja jehonë në mediat e huaja, shkrimi i CNN për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

6 October 2025 at 22:49

Në pamjet e mëposhtme është momenti kur 30-vjeçari Elvis Shkambi, i shoqëruar nga forca të Policisë dhe me pranga në duar, futet në Drejtorionë e Policisë së Tiranës. Bashkë me të është shoqëruar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. . Pasditen e sotme, 30-vjeçari ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së […]

The post VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

6 October 2025 at 22:28

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme, ku u ekzekutua në krye të detyrë gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Autori i krimit është Elvis Shkambi, i cili e kreu aktin, pasi humbi gjyqin për një çështje pronësie në Shkodër. Bëhet fjalë për një godinë në […]

The post “Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌